Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2

Tema: Uc Turku

  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,709
    Postimet nė Bllog
    18

    Uc Turku

    UC TURKU-Prijėsi i Kelmendit, mbrojtėsi i kufirit

    Emri:  Uc-turkuuu.jpg

Shikime: 18

Madhėsia:  37.7 KB

    Uc Turku u lind nė Selcė tė Kelmendit nė vitin 1860, nė njė familje fisnike me autoritet nė Malėsi tė Madhe. I ati i tij ishte Turk Shabi, prijės e vojvodė i fisit tė Kelmendit, detyrė tė cilėn, sipas kanunit dhe traditės ia trashėgoi tė birit, Uc Turkut, i cili e kreu me sukses duke i prirė popullit tė Kelmendit dhe Malėsisė nė tė gjitha ngjarjet e trazirat historike qė kaloi Malėsia e Madhe nė ato kohėra, kur fatet e atdheut ishin vėnė nė udhėkryq.

    Turk Shabi, i ati i Uc Turkut, qe pjesmarrės nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit dhe anėtar i Degės sė Lidhjes pėr Vilajetin e Shkodrės. Dhe nė kėtė detyrė, sipas Fishtės, Turk Shabi, shquhet nė mobilizimin e popullit nė luftė pėr mbrojtjen e trojeve shqiptare nga copėtimi.

    Ai lufton me armė nė dorė, sė bashku me tė birin 19-vjeēar, Uc Turkun, por edhe si prijės i Kelmendit, pėr mbrojtjen e Plavės e Gucisė si dhe tė Hotit e Grudės. Pėr kėtė veprimtari, poeti i madh Gjergj Fishta tek “Lahuta e Malėsisė” kryetrimin, Turk Shabin e penelaton tek kėnga e 19, kėnga 21 si dhe nė kėngėn 25, nė betejen mė tė pėrgjakshėm tė Nokshiqit, nė janar tė vitit1880. Mė kėtė frymė patriotike tė triumfit tė malėsisė, nėn drejtimin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, u rrit, u edukua dhe u sprovua prisji i Kelmendit Uc Turku, i cili qė nė moshė tė re, u detyrua tė luftonte pėr mbrojtjen e trojeve shqiptare nga pushtuesit malazez. Dekumentat historike flasin pėr Uc Turkun, si udhėheqes popullor i Kelmendit. Lufton me armė nė dorė kundėr forcave ushtarake malazeze si; nė “luften e Dobrisė”, qė u zhvillua nė qershor tė vitit 1880.

    Ishte njė luftė e pabarabartė, ku forcat malazeze u kthyen mbrapsht, pas njė beteje tė pėrgjakshme, pa realizuar qellimin e tyre pėr pushtimin e Kelmendit. Pati shumė tė vrarė e tė plagosur nga selianėt, ndėrsa prijėsi i tyre Uc Turku nė kėto luftime tė ashpėra u plagos rėndė, siē populli nė atė kohė, trimit i kėndon: “Ti Uc Turku ēka po thua/ vetė varrua fishektė mbarua”… Pėrpjekja tjetėr me forcat e rregullta malazeze, nė luftė pėr mbrojtjen e Selcės u bė nė vitin 1908, po nė luginėn e Dobries, i vetmi shteg ku armiku mund tė hynte nė Kelmend, por edhe kėtė radhė, pas njė rezistence sublime tė selianėve, armiku u detyrua tė tėrhiqet. Nė kėto luftime pati tė vrarė e tė varruar, ndėr tė cilėt edhe prijėsi Kelmendit, drejtuesi i betejes, Uc Turku pati mbetė i plagosur.

    Nė vitin 1902, pas vdekjes sė Turk Shabit, Uc Turku, zevendeson tė atin nė institucionin e xhibalit, duke u bėrė anėtar i gjykatės sė Maleve, pranė Valiut tė Shkodrės. Uc Turku, me kėtė funksion, ka bėrė njė punė tė devotshme pėr mbrojtjen e venomeve tė malėsorėve tė fituar me luftė. Si prijės i Kelmendit, Uc Turku bėhet krahu i djathtė i Ded Gjo’Lulit, nė kryengritjen antiosmane tė vitit 1911. Pėr kėtė Dr.Luigj Martini, nė librin e tij “Prek Cali, Kelmendi dhe kelmendasit”, Shkodėr 2005, f.50-51; shkruan se: ‘ndėrsa Turgut Pasha ndali hovin,…me 24 prill 1911, kelmendasit me nė krye Uc Turkun e Prek Calin i bien ushtrisė turke tė Ethem Pashės nė lugjet e Kelmendit. Maja e Golishit bėhet beteja e pashoqe. Aty trimat e Kelmendit grinė 150 ushtarė, u moren tetė ēadra e qindra armė. Turqit qė shpėtuan u kthyen prapė nė Guci”. Dhe mė tej dekumenti thekson se: “Uc Turku me krerėt e tjerė tė Kelmendit, dhanė njė kontribut maksimal nė mbarėvajtjen e Kuvendit historik tė Greēės”, ku u hartuan dhe u miratuan 12 kėrkesat tona nacionale. Merr pjesė nė ngritjen e flamurit kombėtar nė Deēiē me 6 maj 1911 si dhe ngritjen e flamurit tė pavarsisė me 4 dhjetor 1912 nė Lezhė. Uc Turku, me ngritjen e Qeverisė Rajonale tė Lezhės, zgjidhet anėtar i Komisionit nė Kėshillin e Qeverisė Lokale pė rajonin e Malit tė Kolės e Velipojes. Madje ai ėshtė vendimtar nė emrimin e Ded Cokut, me 13 tetor 1913, kryetar i kėsaj qeverie.

    Me autoritetin e tij arrinė tė evitoj seperatizmin provincial tė anėtarėve tė kėshillit. Pėr kėtė, Franc Nopēe, i derguari i posaēėm i KNK-sė pėr ngritjen e qeverisė lokale tė Lezhės, qė mori pjesė nė kėtė mbledhje, nė kujtimet e tij; tek libri “Udhėtim nėpėr Ballkan” (f.448-454) sqaron se; “ Kėtė e arrita (krijimin e qeverisė sė Lezhės) me qė unė Uc Turkut i cili kishte njė ndikim tė madh te Llan Turku, i premtova se nė rastė zgjedhje (tė qeverisė e Ded Cokut kryetar), unė do t’i jepja njė karabiner manhlicher me dylbi.

    Kėtė ai e mori pas tė dielės, kur Deda u zgjodh pothuajse njėzėri”, kryetar i qeverisė sė Lezhės. Kur erdhi Komisioni Ndėrkombėtar i Kufijve nė Shkodėr, Uc Turku ishte mjaft aktiv pranė kėtij komisioni, me qellim tė vetem qė tė mbronte tokat shqiptare duke i piketuar brenda kufirit shtetror tė Atdheut. Pėr kėtė, flasin mjaft dekumenta e kujtimet e asaj kohe. Si; Andrea Ordion, “Njė officer francez nė Ballkan”, ndėr tė tjera shtjellon “…Nė Vermosh shihja gjithmonė kryetarėt e fisit tė kelmendėve, Uc Turkun e Prek Calin, me tė cilėt kisha lidhur njė miqėsi tė vėrtetė. Analfabet por shumė patriot, tė dy mbronin mallin e tyre dhe atė tė fisit me njė ashpėrsi tė paparė, duke dhėnė argumente bindėse dhe qė mė kishin bėrė tė mendoja gjatė”.- “Kelmendasit kishin njė kokė qė i drejtonte dhe askush nuk vepronte pa lejen dhe miratimin e tij”.

    Dhe mė tej Andrea Ordioni, Komisari francez nė Komisionin e kufirit kujton: “Kryetaret e fisit tė Kelmendit, Uc Turku dhe Prek Cali, ishin shumė energjik dhe shumė tė qartė nė deponimet e tyre, ndėrsa Kuēėt dhe malazezet nuk ishin kaq pohues”. Ndėrsa Mehdi Frashėri, nė “Kujtime” e pėrcakton kėshtu prijėsin e Kelmendit; “Uc Turku vojvoda i Kelmendit, njė plak me kuptim tė kthjellėt e patriot”. Po kėshtu Gjon Karma, nė revisten “Ndėr malet tona, folklor, Shkodėr 1940” do tė shkruante: “Bjeshkėt e Vermoshit kje tui marrė Mali i Zi, po t’mos qendrojshin Uc Turku, Prek Cali me tė tjerė”.

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,709
    Postimet nė Bllog
    18

    Pėr: Uc Turku


Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-06-2016, 17:04
  2. Fjoralba Turku
    Nga shigjeta nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-01-2012, 20:29
  3. Turku dikur e kishte Evropėn te nenshtruar,tash po i nėnshtrohet Evropės!!!
    Nga fisniku-student nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 18-08-2007, 12:56

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •