Historia e Bajraktarit tė Kelmendit, Mark Toma Pllumbaj

Emri:  kelmend.jpg

Shikime: 20

Madhėsia:  90.4 KB

Prof. Gjon Frani Ivezaj

Sikurse na mėson nėna histori, Malėsia e Madhe gjithmonė nder shekuj ka qenė kryefjalė e luftrave tė njėpasnjėshme kundėr pushtuesve tė huaj, njė zonjė qė ka gjeneruar burra tė pushkws dhe besės, trimėrisė dhe atdhedashurisė.

Nė vėllimet me dokumente pėr historinė e popullit shqiptar, emri i Kelmendit na del qė nė shekujt e hershėm tė Mesjetės, nė disa gjuhė, nė disa trajta dhe nė disa pėrmasa hapėsinore, gjeografike, kulturore, historike, pėrmbajtesore dhe gjuhėsore: Clemens, Klementi, Klimenti, Clementiner, Klemen, Klemente, Kelmendi dhe madje shėn Pjetrit papa Clementi I etj. Trajtat gjuhėsore tė tij lidhen me emrin e krahinės etnografike tė Kelmendit nė Veri tė Shqipėrisė, me emrin e fisit Kelmend, i shtrirė mė tej nė gjithė hapėsirėn shqiptare dhe ballkanike Ėshtė jashtėzakonisht i madh numri i burimeve, dokumenteve, relacioneve, bulave etj., nė tė cilat bėhet fjalė pėr Shqipėrinė e Veriut nė pėrgjithėsi dhe Kelmendin e kelmendasit nė veēanti.

Dokumentet, qė trajtojnė thellėsisht historinė e Kelmendit, janė relacionet e vizitorėve apostolikė, qofshin ata klerikė shqiptarė apo tė huaj, nė njėrėn anė, ndėrsa, nė anėn tjetėr, janė dokumentet papnore tė lėshuara nga Selia e Shenjtė si, p.sh., dokumenti nga fondi Registri Lateranensi i datės 14 dhjetor 1401 me tė cilin papa Bonifacius IX i shkruan Migliarino Manfredi de Fontana, ipeshkvit tė sapozgjedhur tė Shkodrės qė tė ketė nė vėmendje tė veēantė trevėn e Kelmendit dhe veēanėrisht: “popullsinė kelmendase, e cila ėshtė shumė besnike dhe e pėrvuajtur nė besim, e virtytshme nė jetė dhe shumė mikpritėse.”

Me kėtė rast kėrkohet nga ipeshkvi i Shkodrės personalisht tė vizitojė kėtė trevė dhe tė “ndihmojė me tė gjitha mjetet qė atje tė ngrihen njė apo dy kuvende tė fretėrve franēeskanė, ku do tė mblidheshin tė rinjtė e interesuar pėr Kelmendi rezistoi rreth pesė shekuj kundėr Perandorisė Osmane.” Kjo qėndresė e kelmendasve ka vazhduar brez pas brezi deri nė ditėt tona duke i dhėnė lavdi dhe krenari emrit tė vendit tė tyre.
Nė Alpet e bukura tė Shqipėrisė ndodhet krahina me famė tė madhe e Kelmendit. Banorėt etnik tė kėtij fisi, kanė jetuar dhe vijojnė tė jetojnė rreth dy burimeve tė lumit Cem, Vuklit dhe Selcės dhe lumit tė Vermoshit.

Kelmendi, ndonėse njihet si njė mal, ai ka qenė i ndarė nė katėr bajraqe. Emri i fisit vjen nga fjala latine clemens(tis), qė do tė thotė i urtė, i thjeshtė, i mirė.

Pėr herė tė parė, nė kuptimin e sotėm, si emėr personal, e takojmė tek zėvendėsi i tretė i shėn Pjetrit papa Klementi e I-rė, cili duke predikuar fjalėn e Krishtit ndėr paganė, u martirizua.

Pas rėnies sė Medunit dhe Shkodrės mė 1457, ushtria pushtuese osmane ngadalė arriti qė pushtetin e vet ta shtrijė nė viset e Malėsisė sė Madhe.
Kelmendasit, me gjithė vėshtėrsitė e mėdha jetėsore me tė cilat ballafaqoheshin, qendruan tė panėnshtruar, duke mos paguar asnjė lloj detyrimi ndaj pushtuesit deri nė vitin 1664.

Por e gjithė kjo, si dhe shumė kercėnime e vrasje tė tjera qė iu bėnė kėtij fisi nga pushtuesit, nuk i zbrapsen kėta trima krah pėr krah me Hot, Grudė Kastrat, Shkrel e Shalė.

Bajraktari Mark Toma ka lindur nė Selcė tė Kelmendit, njė krahinė shumė e mirėnjohur pėr burra patriot, trima tė pushkės e besės, pėr mbrojtjen e trojeve etnike shqiptare dhe tė krahinės sė Kelmendit nga synimet grabiqare tė pushtuesve tė huaj turq dhe serbo – malazez.
Ky djalosh i ri, me prirje pozitive si atdhetar, i zgjuar, trim besnik me traditė, sikurse ishin tė parėt e tij, krahina e Kelmendit i dhuron titullin Bajraktari i Kelmendit.

Ai ishte dėshmitar dhe pjesėmarrės nė shumė luftra pėr liri dhe pavarėsi tė trojeve shqiptare.
Pėr me tepėr, mėsojmė nga burimet historike se bajraktari i Kelmendit Mark Toma, qysh nė moshėn 20-vjeēare ėshtė vėnė nė krye tė trimave dhe burrave tė shquar dhe me emėr tė Kelmendit, ku e ka njohur mbarė Malėsia.
Pėr kontributin e tij tė madh pėr ēėshtjen shqiptare, mbreti i shqiptarėve Ahmet Zogu I, duke parė aftėsitė e tij e gradon qysh i ri me titullin: Kapiteni i Klasės I-rė.

Mark Toma, i frymėzuar nga idetė atdhetare u tregua si njė trimi i pamposhtur, nuk iu trembur syri, duke luftuar gjithmonė me heroizėm tė pashoq kundėr ushtrive pushtuese mizore tė Perandorisė Osmane tė komanduar asokohe nga Et’hem Pasha nė Sukė tė Mkushtit, ku u bė njė luftė e pėrgjakshme me 25 prill tė vitit 1911.

Ushtria turke e armatosur shumė mirė, duke parė heroizmin e luftarėve vendas malėsorė, u detyruar tė tėrhiqen me turp, duke marrė arratinė nė drejtim tė qytetit tė Shkodrės, ku ishin tė stacionuar tė gjithė garnizonet turke tė komanduar nga Riza Pasha. Aty mbetėn tė vrarė me qindara ushtarė otoman, u plagosėn shumė prej tyre dhe njė pjesė u zunė rob lufte. Armatimet e tyre iu shpėrndanė malėsorėve trima.
Turqit, ishin kryefortė dhe donin tė bėnin atė qė dėshironin kundėr malėsorėve dhe Malėsisė sė Madhe. Si gjithmonė nėnshtrimi me ēdo kusht dhe mjet i krenarisė sė malėsorėve shqiptarė, ishte objektivi krysor i otomanėve pushtues.

Kėshtu ushtria turke e armatosur shumė mirė me armėt e kohės, nėn drejtimin e komandantit mizor Emim Pasha nga Gucia mė 28 prill 1911 u pėrpoq qė tė kthehet nė bazat e veta nė Qafen e Predalecit, por trimat malėsorė tė Selcės tė prirė nga Bajraktari i tyre Mark Toma i zunė nė pritė dhe i detytyruan tė kthehen mbrapa nga kishin ardhur.

Pushtuesit aziatik osman lanė mbi 150 ushtarė tė vrarė dhe shumė tė armatosen malėsorėt e tjerė, pėr tė qenė nė gatishmeri tė sulmeve tė tjera qė mund tė ndermerrte ushtria e Perandorisė nė fjalė nė zonėn e Kelmendit.

Qėndresa heroike e shqiptarėve malėsorė ishte shumė e madhe. Kėshtu trimat e Kelmendit me 19 mars 1911 me bajraktarėt trima Mark Toma, Prek Cali, bllokuan komandantin turk Et’hem Pashėn, qė vinte nga Gucia, pėr tu bashkuar me trupat e tjera otomane tė Shefqet Pashės.
Nė kėtė situatė tė krijuar u bė njė luftė e madhe, midis malėsorėve qė luftonin pėr tė mbrojtur trojet shqiptare dhe ushtrisė turke pushtuese nė zonėn malore Lepushė e Kashticė, ku pėrsėri ushtria otomane pėsoi humbje shumė tė mėdha nė njerėz dhe armatime.

Po ashtu edhe me datėn 5 qershor 1911, u zhvillua njė luftė e madhe dhe e pėrgjakshme nė Selcėn e Kelmendit, ku ushtria turke me forca tė shumta ishte shtrirė pergjatė lumit tė Cemit dhe Brojės sė Vuklit.

Si gjithėmonė edhe kėsaj radhe trimat e pamposhtur malėsorė tė Kelmendit, tė udhėhequr si pėrherė nga bajraktarėt e cituar mė lart e demtuan rėndė ushtrinė turke.

Historia e popullit tė Malėsisė, ėshtė e mbushur me shumė ngjarje dhe data, figura tė shquara, qė janė ndera dhe krenaria e Malėsisė dhe gjithė trojeve etnike shqiptare.
Luftra tė njėpasnjėshme pasuan edhe nė ditėt nė vijim. Kėshtu malėsorėt trima asnjėherė nuk i harrojnė luftrat heroike me datat 8, 9, 10, 13 dhe 14 qershor tė vitit 1911.

Malėsia ishte ngritur nė kėmbė dhe kishte rrokur pushkėt pėr tė mbrojtur Kelmedin, duke mos e lejuar turkun tė hyj brenda territorit tė tyre. Dhe shqiponjat e pamposhtur si gjithėmonė ia arritėn qėllimit final.

Bajraktari Mak Toma Pllumbaj me mbarė Malėsi, ka marrė pjesė aktive me pushkė nė dorė nė Kryengritjen e vitit 1911, tė drejtuar nga shumė trima tė
tjerė malėsorė, duke ngritur flamurin e kuq e zi tė lirisė me shkabėn dykrenare tė Heroit Kombėtar Gjergj Gjon Kastritotit nė majėn e istikamit tė Deēiqit. Tė gjithė ata malėsorė trima dhe fisnikė, bashkėluftėtarė tė tij tė afėrt, kujtojnė se ai ishte gjithnjė me flamurin kuq e zi nė dorė.
Shtėpia e tyre ka qenė e mirėnjohur nė tė gjithė Shqipėrinė e Veriut pėr bujari, pushkė, besė, trimėri, zgjuarėsi, atdhedashuri dhe mikpritje tipike shqiptare.

Tradita e atdhedashurisė, trimėrisė, bujarisė, besės dhe urtėsisė vjen nga fakti se Mark Toma dhe familja e tij brez mbas brezi ishte njė derė e madhe e Selcės sė Kelmendit.

Kushdo qė e ka takuar kėtė trim tė pamposhtur ka parė tek ai cilėsitė mė tė mira tė njė shqiptari me traditė, duke qenė njė mik e dashamir i madh pėr miqėt dhe tė afėrmit e tij dhe pushkė e ngrehur pėr liri dhe pavarėsi tė trojeve etnike shqiptare.
Bajraktari i Kelmendit Mark Toma Pllumbaj, ishte gjithėmonė nė ballin e kryengritjeve tė njė pas njėshme tė kelmendasve nė ndihmė tė qytetit tė Shkodrės nė luftėn kundėr Portės sė Lartė dhe sllaveve serbo-malazezė nė vitin 1913.

Por trimat malėsorė tė zbathur e tė zhveshur, pa ngrėnė e pa pirė, pa armatimin e duhur, nuk mundėn t’i bėnin ballė gjatė, betejave tė hordhive tė kuqe prosllave.
Bajraktari i shquar Mark Toma, mori pjesė nė kryengritjen e trimave tė Kelmendit kundėr ushtrisė sė Mark Milanit, pėr tė mbrojtur trojet tona iliro-arbėrore.

Simbas kujtimeve tė burrave tė moshuar tė Malėsisė, mėsojmė se Marku, ishte krahu i djathtė, i atdhetarit e patriotit tė shquar vėllezėrve nacionalistė shqiptarė Gjeto dhe Dedė Cokut dhe shumė e shumė luftėtarėve tė tjerė tė lirisė dhe pavarėsisė sė vendit tonė.
Bajraktari i shquar, ishte nė ballin e trimave malėsorėve nė Luftėn e Shkodrės nė vitin 1913, kundėr ushtrisė serbo malazeze, e cila kėrkonte tė pushtonte trojet shqiptare.

Shembuj tė lartė heroizmi Marku tregoi edhe nė betejėn tjetėr luftarake qė nė histori ka hyrė mė emrin Lufta e Koplikut e vitit 1920.
Bajraktari i Kelmendit Mark Toma, ishte gjithėmonė i gatshėm me pushkė nė dorė, pėr luftra dhe beteja reja, kundėr ēdo armiku. Ai mori pjesė nė tė gjithė mbledhjet me krerėt e shquar tė Malėsisė sė Madhe, tė cilėt diskutonin ēeshtjet e larta tė Atdheut dhe mbrojtjen e kufive nga synimet grabiqare tė fqinjėve serb e malazez.

Ai takohej shpesh dhe bisedonte me trimat e Shalės, Dukagjinit (Malėsi tė Madhe), Shkodrės, Lezhės etj., nė odat e burrave tė Malėsisė dhe nė qytetin e Shkodrės, ku ėshtė takuar dhe ka biseduar shpesh me parinė e lartė tė qytetit dhe pėrfaqsuesit e klerit katolik shqiptar.
Njė luftė tjetėr e pėrgjakshme mbahet mend shumė mirė nga malėsorėt dhe historia e popullit shqiptar. Kėshtu nė vitin 1923, ushtria e shkatėrruar ēdo gjė qė shihnin nė Malėsi.

Nė Luftėn e Dobrinės nė krye tė malėsorėve trima ishte prijėsi trim bajraktari i Kelmendit Mark Toma, ku tregoi njė heroizėm tė pashoq.
Nė atė betejė tė pėrgjashme u plagosėn rėndė shumė trima malėsorė, mdistė cilėve u plagos edhe trimi Uc Turku nga Selca e Kelmendit… Ngjarjet zhvilloheshin me shpejtėsi nė tokat shqiptare. Me ardhjen e komunizmit nė trojet shqiptare, Bajraktari Mark Toma ishte nė shenjestėr tė partisė komuniste, e cila kishte si qėllim kryesor tė arrestonte dhe vriste me gjyq dhe pa gjyq tė gjithė nacionalistėt e atdhetarėt e vėrtetė, pėr ta pasur mė tė lehtė qė tė nėnshtronte malėsorėt dhe Malėsinė.

Kėshtu, pas betejės sė pėrgjakshme tė janarit tė vitit 1945 tek Ura e Rrjollit, ku morėn pjesė trimat e Kelmendi, Kastratit, tė Hotit, Shkrelit dhe Bajzės etj., malėsorėt pėsuan disfata tė renda, dhe pėr ata filloi njė kalvar i ri ku me qindra malėsorė u pushkatuan me gjyq e pa gjyq, nga Kopliku, Bajza deri ne majat e Vermoshit. E gjithe Malėsia pothuajse u ngrit nė kėmbė dhe u organizua pėr rezistencė.

Kėshtu Kelmendit i printe bajraktari Mark Toma, Prek Cali etj., tė cilėt, mė 1 janar tė po kėtij viti, mblodhi tė tri bajraqet e
veta: Selcė, Nikē e Vukel, dhe me 150 burra zuri vend nė bregun e djathtė tė Urės sė Tamarės. Pėr rreth njė muaj, ai ndaloi hovin e tė ashtuquajturės Brigadė e Parė Partizane shqiptare, e cila, sė bashku me forcat aleate komuniste serbo-malazezė, bėnė kėrdi, duke derdhė gjak malėsorit shqiptar.

Ata si tė uritur vranė e shkatėrruen, dogjėn dhe prenė e pushkatuen me zjarr e me hekur popullin e princat e trimat e Kelmėndit, ndėr ta pushkatuen trimin e patriotin e kombit shqiptar qė luftou gjatė jetės tė tijė pėr lirinė e ekzistencėn e kombit shqiptar, kundėr anmiqėve tanė shekullorė, turke, serbo – malazeze, ku trimi e patrioti i kombit shqiptarė Prėk Cali, pushkatohet nė zallė tė Kirit mė 1945, prej diktaturės e terrorit Staleniste komuniste ku me gjakė e zjarrė dėshironin ta pushtonin mburojėn e hekurt tė racės shqiptare – Malėsinė.

Kėshtu shtėpia e bajraktarit nė Kelmėnd nė Malėsi pėrgjohej ditė e natė, se kush hynte dhe dilte, me ke fliste Marku dhe me cilin malėsor ai shoqėrohej. Jeta e tij dhe e familjes ēdo ditė e mė tepėr po bėhej mė e vėshtirė.

Nė kėto kushte jo tė favorshme dhe me rrezikshmėri pėr jetėn dhe familjen e tij, ai me disa shokė antikomuniste, menduan njė plan tė hollėsishėm, pėr tu arratisur nga Shqipėria dhe pėr tė ikur nė botėn e lirė, ku lirinė dhe demokracinė e gėzonin tė gjithė.
Sigurimi komunist i shtetit tė diktaturės sė proletariatit, ishte ngritur nė kėmbė, pėr tė arrestuar me ēdo kusht Markun dhe shumė shokė tė idealeve anti komuniste nė Shqipėri, Shkodrėr dhe Malėsi tė Madhe.

Me 50 burra tė tjerė nacionaliste malėsorė dhe qytetarė shkodranė, bajraktari i Kelmendit Mark Toma, nė vitin 1948 ėshtė arratisur nė drejtim tė Jugosllavisė.
Ai e donte shumė Atdheun dhe vendlindjen nė Malėsi. Marku, nuk kishte dėshirė tė shkonte jashtė shtetit, por rregjimi i egėr komunist ia imponoi atij largimin nga toka stėrgjyshore dhe familja. Markut i vinte shumė keq pėr popullin e tij, familjen e dashur, pėr tė cilin ishte pėrkujdesur pėr shumė vite me radhė.

Diktatori Enver Hoxha, i urrente malėsorėt, sepse e dinte shumė mire se ata nuk i ishin nėnshtruar asnjėherė asnjė pushtuesi dhe nuk kishin ndėmend ti nėnshtroheshin as rregjimit tė tij antishqiptar sado i egėr qė tė ishte.
Marku, shquhej pėr shkathtėsi, zgjuarėsi, urtėsi, mikpritje, besė dhe burrėri tipike malėsore. Bajraktarin e Kelmendit e nderonte e gjithė Malėsia, Shkodra dhe Shqipėria, sepse Krahina e Kelmendit ishtė nė ballin e luftės sė rezistencės kundėr rregjimit tė ri komunist tė diktatorit Enver Hoxha.

Bajraktari nė fillim shkoj nė Tuz tė Jugosllavisė. Aty ai gjeti mikėpritje, besė dhe bujari nga vėllezėrit e vet shqiptarė, tė cilėt e kuptonin gjendjen e rėndė nė tė cilin po kalonte Shqipėria nga vendosja e diktaturės komuniste, e cila ēdo ditė po vriste bijtė mė tė mirė tė popullit shqiptar, qė ishin kundėr ideologjisė komuniste bolshevike.
Marku, kishte kaluar kufirin shqiptaro- shqiptar sė bashku me dy djemtė Gjonin dhe Nikollėn, kurse dy djemtė tė tjerė Pashku dhe Rroku mbetėn nė Shqipėri.

Bajraktari Mark Toma nė tė gjithė Malėsinė e Madhe ishte shumė i nderuar dhe i respektuar, sikurse dhe nga krahinat e tjera si Plavė e Guci, Ulqin e Tivar.
Ai mori pjesė nė shumė raste pėr pajtimin e gjaqeve, mes malėsorėve, tė cilėt prej kohėsh ishin tė ngujuar nė shtėpi pėr hasmeri.
Ai pa vdekjen e djalit tė tij 30 vjeēar prej njė sėmundje tė pashėrueshme. Edhe pse me dhimbjen e madhe nė shpirt ai dhe familja e tij qėndruan si burrat, duke e kthyer dhimbjen nė forcė, njė traditė kjo e trashėguar nė tė gjithė Malėsinė.

Mark Toma si bajraktar vdiq nė moshėn 78-vjeēare nė Tuz tė Malėsisė sė Madhe, pa e pa lirinė e Shqipėrisė dhe rrėzimin e komunizmit tė zi.
Gjatė jetės sė tij plot luftra dhe mbijetese, ai e pėrjetoj Kelmendin nė gjak dhe litar e nė burgje, nė vuajtje e nė vėshtirėsi tė tjera tė jetės, tė shkaktuar nga diktatura komuniste e Enver Hoxhės.

Pėr vdekjen e Bajraktarit tė Kelmendit Mark Toma, derdhi lot e gjithė Malėsia. Ai u varros me nderime dhe ceremoni madhėshtore nga malėsorėt, tė cilėt e pėrcollėn pėr nė banesėn e fundit, nė vorrezat e Shipshanikut nė Tuz, ku edhe sot prehen tė lumnin e pasosun eshtrat e tij…
Rrugėn e derės sė mirėnjohur tė Bajraktarit tė Kelmendit Mark Toma Pllumbaj, e vijoi me nder, bujari, traditė dhe mikėpritje sipas zakonave e traditave shqiptare edhe djali i tij Nikollė Mark Toma, njė djalė i ri trim dhe zėmėr bujar. Pėr mė tepėr, djali i bajraktarit tė Kelmendit, ishte dėshmitar i shumė gėzimeve, si nė Malėsinė e madhe ashtu brenda komunitetit shqiptaro amerikanė.

Karakteristikė e shtepisė tė bajraktarit ėshtė se ata, gjithnjė kanė qenė tė dalluar pėr trimėri e bujari e shprehur nė ēdo rast, qė njerėzit i kanė kėrkuar ndihmė, mikpritje me zemėr tė pastėr shqiptari pėr tė gjithė miqtė, dashamirėsit dhe bujtėsit e rastit, qė kanė qėndruar nė konakun e mbushur ēdo mbrėmje me malėsorė, trimėri e shprehur nė ēdo luftė dhe pėrpjekje pėr tė ruejtur me dashuri trojet e tė parėve tanė etj.

Nikolla, qysh i ri nė Kelmend, sikurse kujtojnė shumė miq e shokėt tė tij, ka pasė pėr zemėr ndjenjat e zjarrta atdhetare, fliste me pasion dhe respekt pėr historinė e lavdishme tė burrave shquar tė Kelmendit, heroizmin e tyre ndėr shekuj, dėshirat e zjarrta pėr liri dhe pavarėsi.
Nikolla, si aktivist i madh e i palodhur i ēėshtjes shqiptare, mori pjesė aktive nė shumė demostrata antikomuniste, qė organizoheshin para OKB-sė dhe shtėpisė sė Bardhė nė Washington, D.C. Po ashtu ai mori pjesė nė demostrata pėr ēėshtjen e Kosovės, kundėr kolonizatorėve shumėshekullore serbmalazez.

Ai falė bujarisė sė madhe nė shpirt ka kontribuar shumė nė ndihma financiare dhe materiale, pėr tė rindėrtuar kishat, shkollat, si vatra tė dijės dhe kulturės shqiptare, sikurse dhe shumė ndihma tė tjera humanitare nė Malėsi dhe Shqipėri.
Bajraktari Nikollė Mark Toma, duke i dėgjuar vuatjet e familjes sė vet nė Kelmend nga tė arratisurit e tjerė malėsorė nga Shqipėria, ai nė ditėt mė tė vėshtira tė diktaturės, me mot tė ftoht tė dimėrit dhe ushtrisė, duke rrezikuar kokėn para ushtrisė sė armatosur tė Sigurimit tė Shtetit komunist.

Nikolla i armatos mirė dhe hyri nė kufirin e Shqipėrisė, nė Selcė tė Kelmendit. Ai mbas shumė pėrpjekjesh shkoj nė shtėpinė e vet, ku mori me vete tė vėllain Pashkun, e sėrisht mes veshtirėsinave tė mėdha tė motit me borė, dhe terrenit tė pa thyer malor tė Alpeve Shqiptare tė Veriut, e me njė kujdes tė madh qė tė mos zbulohet nga forcat e ndjekjes sė kufirit, ai mori rrugėn e kethimit nė Tuz tė Malėsisė.

Kėshtu kujtimet pėr jetėn dhe veprėn e Nikollės, janė pėrcjellė gojė mė gojė, nė odat e burrave tė Malėsisė brez mbas brezi deri nė ditėt tona.
Nė vitin 2015, nė New York tė SHBA-sė, mbyll sytė atdhetari i shquar bajraktari i Kelmendit Nikollė Mark Toma, ku nė ceremoninė e varimit tė tij morėn pjesė shumė klerikė katolik, ambasadori i Shqipėrisė ne SHBA, klerikė musliman, dhe shqiptarė tė tjerė pa dallim feje, krahine, ideje me banim nė New York, Detroit, etj., si dhe pjesėtarė dhe atdhetarė tė familjes dhe farefisit nga Shqipėria, Mali i Zi etj.

Sot eshtrat e tij prehen nė shtetin e New York-ut.

Burimi: Fjala