Close
View RSS Feed

Shpirt Shqiptari

Vendimi mė i rėndėsishėm nė jetė

Vlerėsoje Postimin
Njė djalosh student nė Universitetin e Selanikut, kish dėgjuar pėr njė murg plak qė ishte bėrė i famshėm nė Greqi nė fundin e viteve 1980 pasi kish folur hapur kundėr politikave evropiane tė qeverisė greke. Murgu e kish emrin Paisio dhe jetonte i vetmuar nė njė kasolle nė Malin e Shenjtė, Malin Athos. Djaloshi, me njė grup shokėsh studentė, mori rrugėn pėr nė Malin e Shenjtė, e pėr tė takuar nga afėr murgun. Djaloshi ishte kurioz pasi njerėzit flisnin se murgu Paisio ishte shenjtor, njeri i shenjtė. Ai nuk kish njohur mė parė ndonjėherė njė njeri tė shenjtė nė jetėn e tij. Dhe kjo e shtyu qė tė bėjė udhėtimin nė Malin e Shenjė.

Emri:  ShenPaisio.jpg

Shikime: 41

Madhėsia:  40.1 KB

Kur arriti nė majė tė malit tek kasollja e murgut, djaloshi e shokėt e tij e gjetėn veten pėrballė njė murgu plak tė imėt nė fytyrė e nė trup. Murgu i ftoi qė tė uleshin e ēlodheshin nė oborrin e tij, ku si karrike ishin trungjet e prera tė pemėve. Siē ishte tradita murgėrore, murgu i gostiti me llokume dhe ujė tė ftohtė. Dhe mė pas u ul sė bashku me ta dhe ia nguli sytė djaloshit e iu drejtua me fjalėt:

- Kosta, biri im, pse e more kėtė rrugė tė gjatė e erdhe tė mė takosh?

Kosta u hutua nga fjalėt e murgut. Si e dinte ai emrin e tij, kur ai nuk u prezantua me tė? Kosta u vu nė pozitė pasi ai nuk kish pregatitur ndonjė pyetje pėr murgun. E ndryshe nga shumė pelegrinėt e tjerė qė ndanin hallet e tyre me murgun e kėrkonin lutjet e tij, Kosta thjeshtė donte tė takonte nga afėr njė njeri tė shenjtė. Kosta e kish realizuar kėtė mision nė mendjen e tij qė nga momenti qė u takuan me murgun. Pas njė heshtje, Kosta i zėnė ngushtė e pyeti:

- Kam njė pyetje pėr ju. Cili ėshtė vendimi mė i rėndėsishėm nė jetė?

Murgu plak buzėqeshi sikur ta priste kėtė pyetje nga goja e Kostės. Dhe duke e parė nė sy, iu pėrgjigj:

- Biri im. Vendimi mė i rėndėsishėm qė marrim nė jetė ėshtė nėse zgjedhim tė bėjmė njė jetė me Perėndinė apo pa Perėndinė.

Kėto fjalė depėrtuan thellė nė zemrėn e Kostės e shokėve tė tij. Kosta ishte pagėzuar qė foshnjė nga prindėrit e tij orthodhoksė nė Kishėn Orthodhokse, por prej disa vitesh, ai nuk praktikonte besimin e tij dhe nuk shkonte as nė Kishė. Nė atė moment, ai u ndje keq kur dėgjoi pėrgjigjen e murgut plak. E kuptoi se jeta qė ai po bėnte ishte njė jetė pa Perėndinė. Gjatė gjithė rrugės nė kthim nė Selanik, Kosta pyeste veten: "Unė po bėj nė jetė pa Perėndinė. Por nuk mbaj mend ta kem marrė kėtė vendim vetė! Kush e mori kėtė vendim pėr mua?!"

Kuptimi i fjalėvė tė shenjtorit

Si njerėz, ne marrim shumė vendime nė jetė. Shpesh, edhe pendohemi pėr vendime tė gabuara qė marrim. Nė momentin qė i morėm kėto vendime, menduam se ishte njė vendim i drejtė. Por koha na provoi se ishte vendim i gabuar. Gati tė gjitha vendimet e jetės sonė mbi tokė janė tė parėndėsishme kur i vė pėrballė vendimit pėr tė cilin flet shenjtori: zgjedhjes pėr tė bėrė njė jetė me Perėndinė. Janė tė parėndėsishme pasi tė gjitha vendimet qė marrim ndikojnė vetėm jetėn tonė mbi tokė, nuk ndikojnė atė jetėn tjetėr, jetėn qė nuk ka fund pėrtej varrit, atė jetėn e pėrjetshme. Dhe me kėto fjalė, shenjtori na mėson se jeta e vėrtetė nuk ėshtė kėto pak vite qė ne je jetojmė mbi tokė. Jeta e vėrtetė nuk ka fund! Vdekja nuk i jep dot fund jetės. Vdekja merr vetėm trupin e njeriut qė i krijua nga balta, por jo shpirtin e tij qė ėshtė dhurata mė e ēmuar e Perėndisė pėr njeriun. Shpirti i njeriut ėshtė dhurata e jetės, dhurata e Frymės sė Shenjtė Jetėdhėnėse tė Zotit. Trupi vdes, shpirti nuk vdes!

Po ēfarė do tė thotė tė bėsh njė jetė me Perėndinė?

Kur Zoti i dha njeriut, krijesės sė tij tė dashur, frymė nga Fryma e Shenjtė e Tij, njeriu mori edhe dhuratėn e vullnetit tė lirė. Engjėjt nė qiej nuk kanė vullnet tė lirė. Kafshėt mbi tokė e nėn ujė nuk kanė vullnet tė lirė. Vetėm njeriu ka vullnet tė lirė pėr tė zgjedhur. Dhe si njerėz, me kėtė vullnet tė lirė, ne bėjmė zgjedhjet tona. Njerėzit qė zgjedhin tė bėjnė njė jetė me Perėndinė, ia nėnshtrojnė vullnetin e tyre Zotit e luten: "Le tė bėhet nė mua Vullneti Yt o Zot, e jo vullneti im!" Kjo ėshtė ftesa e njeriut pėr Zotin qė ai tė jetė i pranishėm nė jetėt tona, e tė na udhėzojė e ndriēojė mendjen e zemrėn nė ēdo vėshtirėsi qė hasim nė jetė.

Nga ana tjetėr ka njerėz qė e shikojnė vullnetin e lirė si njė mundėsi pėr t'u bėrė zot tė vetvetes, dhe duke e pėrzėnė Zotin nga jetėt e tyre. Kėta janė ata qė dėgjojnė vullnetin e tyre, mendjen e tyre, zemrėn e tyre, pa qenė nevoja qė tė besojnė nė Zot apo t'i luten atij. Zoti i respekton pėrzgjedhjet e secilit prej nesh dhe nuk na imponohet me forcė. Respekton vendimin e atij qė zgjedh tė hapi zemrėn e tij pėr Tė, ashtu siē respekton edhe vendimin e atij qė nuk do t'ia dijė fare pėr Zotin.

Ajo qė shenjtori nuk e thotė hapur mė lart, ėshtė se vendimi karshi Zotit ėshtė vendimi i pėrjetshėm! Ata njerėz qė zgjedhin tė besojnė nė Zot e praktikojnė besimin e tyre, pas vdekjes i pret njė jetė nė prani me Zotin. Ata njerėz qė zgjedhin tė mos besojnė nė Zot dhe tė shkelin tė gjitha urdhėrimet e Tij, pas vdekjes i pret njė jetė pa praninė e Zotit. Zoti ėshtė dritė. Tė jesh nė prani tė Zotit do tė thotė tė dalėsh nė dritė qė nuk pushon kurrė sė ndriēuari. Te mos jesh nė prani tė Zotit do tė thotė tė jetosh nė errėsirė tė pafund!

Sa tė vetėdijshėm jemi pėr vendimet qė marrim nė jetė?

Djaloshi grek teksa zbriste nga mali pėr tu kthyer nė Selanik, e mundonte mė shumė fakti se ai nuk mbante mend qė tė kish marrė njė vendim tė tillė. Si ka mundėsi qė njė vendim kaq me pasoja pėr mua, unė e kam lėnė nė dorėn e tė tjerėve pėr ta marrė pėr mua! Ai vėrtet nuk shkonte nė Kishė, por ai nuk e kish marrė njė ditė kėtė vendim pėr tė mos shkruar nė Kishė. Largimi i tij prej Kishės kish ndodhur vetvetiu, falė preokupimeve tė tjera tė tij: sporti, muzika, shoqėria, argėtimi, shkolla. Sa prej nesh e gjejmė veten nė tė njėjtat pozita si studenti Kosta?

Barėrat e kėqija ia marrin frymėn e ushqimin bimėve frutore, derisa ato thahen fare! E njėjta gjė ndodh me jetėt tona. Shpėrqėndrohemi lehtė nga ajo qė ėshtė e rėndėsishme nė jetė, falė preokupimeve tė shumta tė jetės moderne. E pėr ēudi, tė gjitha kėto preokupime kanė disa karakteristika tė pėrbashkėta: a) na largojnė vėmendjen nga gjėrat e rėndėsishme pėr jetėt tona b) me kalimin e kohės, na uzurpojnė vullnetin tonė tė lirė e nga imponohen me forcė.

Bota pėrballė Zotit dhe njeriu nė mes

Thėnė me pak fjalė, si njerėz ne e gjejmė veten nė udhėkryq. Njėra rrugė tė shpie tek Zoti. Rruga tjetėr tė shpie tek bota. Zoti tė ofron jetė tė pėrjetshme. Bota tė ofron para, famė, pushtet. Por asnjė prej tyre nuk e merrni dot me vete kur tė vdisni. Bėni zgjedhjen tuaj me vetėdije tė plotė pėr pasojat.

Rifreskuar nė datėn 29-04-2024 ora 10:13 nga Albo

Kategoritė
Feja , Familja

Komente

Trackbacks