Close
Faqja 26 prej 49 FillimFillim ... 16242526272836 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 251 deri 260 prej 486
  1. #251
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Keta „shqiptaret“,qe deshen te bejne akt terrorist ndaj amerikaneve,jane pjella ma e felliqur.
    Keta jane armiqet me te medhenje te shqiptareve ne pergjithsi,e te Kosoves ne vecanti.
    Ketyre ua paska hanger krimbi arsyen ne koken e tyre te pa tru.
    E vret shqiptari miqesine me mikun me te sinqerte, qe sot shqiptaret kane?!
    Vetem kur me zemer eshte bishe e pjelle e poshter dhe s`e ka as nje pike gjaku shqiptar.
    Pttu u`a humbte Zoti faren e flliqet.

  2. #252
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga Genesis


    Prandaj nuk mund te rri te bej sehir, e te shoh shkrimet e dikujt ketu qe me ndan "shqiptaret musliman" nga "politikat sllave". Politika sllave ESHTE PIKERISHT e qenderzuar tek muslimanizimi radikal i shqiptareve dhe paraqitja e tyre si ekstremiste ne Europe. Dhe akoma vazhdojme te themi qe nuk paska gisht UDB-ja ketu ?
    Vetem sa per konfirmim; derisa Serbi mbyllte Univerzitetin, shkollat, teatrin, sportin dhe cdo aktivitetet tjeter shoqror-kulturor-sportiv; Hoxha i paprekur dhe ndihmuar e kurajuar nga Serbi vazhdonte te shiste ders nga minarja e larte.

    Ilustrim; (e kam thene edhe me heret, po e them edhe 1 here) kur erdhi Sloba dhe hoqi autonomine e Kosoves, per te bindur boten se cfare te drejtash gezojne Shqipet e Kosoves, e beri te falet bajrami ne Prishtine. Ftoj CNN, BBC, Euronews, SKY news , e krejt news tjeter dhe xhiroj Shqipet duke faluar Bajramin. U thoshte, "Shiqo Shqipet, ushtrojne te papenguar te drejten e tyre te praktimit te Islamit" e kendej kishte debuar gjysmen e popllates nga puna.


    Autobusi ne Greqi, kjo tash ne Amerike; a ka fund kjo humnere? A do te ndalemi se reni ndonjehere?
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  3. #253
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Citim Postuar më parë nga Kandili 1
    Keta „shqiptaret“,qe deshen te bejne akt terrorist ndaj amerikaneve,jane pjella ma e felliqur.
    Keta jane armiqet me te medhenje te shqiptareve ne pergjithsi,e te Kosoves ne vecanti.
    Ketyre ua paska hanger krimbi arsyen ne koken e tyre te pa tru.
    E vret shqiptari miqesine me mikun me te sinqerte, qe sot shqiptaret kane?!
    Vetem kur me zemer eshte bishe e pjelle e poshter dhe s`e ka as nje pike gjaku shqiptar.
    Pttu u`a humbte Zoti faren e flliqet.
    Ju lutemi, te ruajm gjakeftohtesine mes veti....

    E thash me siper qe mbasi nuk ka viktima ne kampin amerikan atehere s'kemi pse te bejmi aqe buje....
    Mandej, çka mendoni se qenka aqe leht per te hyr ne nje zon ushtarake, aty ku as miza nuk mund te futet e le me 4 shqiptar....
    Tjeter eshte te gjykohet njeri me paramendim se gjoja ka dashur te beje kete apo ate gje e tjeter eshte kur e kryn dikush nje akte...
    Keta çuna, kalama te mjer, pa mend ne koke fare... me siguri qe nuk jane ne rregull mire me shendetin...

    Do e presim gjykimin, vetem kjo na mbetet e pstaj do flasim se njehere asgje nuk dijmi...mos te nxehemi kot me njeri tjetrin.

  4. #254
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Kreksi
    Deri ketu, asgje askujt nuk i besohet se si keta 4 shqiptar jane bourgosur por nje deshmi e vetme e nje antari ketu i cili e paska njohur njerin prej tyre me bene te besoje se fanatizmi dhe pak budalleku i tje kan bere qe te gjenden aty ku jane te mbyllur deri ne gjykim.
    Dhasht zoti e i lirojne sa me shpejta e ndoshta dalim faqebardh....
    Tjerat polemika duhet lene, me duket se u be e tepert !
    As peticionet nuk ndihmojn, as keto komente asgje nuk ndihmojne, vetem drejtesia e gjykates dhe pohimi i tyre me goje se a jane apo jo fajtor, deri atehere ne duhet te mbesim vetem spektator se po u munduam te arsyetohemi andej e kendej para amerikanve ne mund te rreshqasim si ne akull, pra droje se bejm edhe gabime tjera me te medhaja duke u munduar te permiresohemi.

    Drejtesija do dali, andaj permbahuni ju lutemi, mos u shani koti njeri me tjetrin.
    Un e thashe qe ne fillim, por e shof qe e paska shkrujt dhe njera nga Gazetat. Keta jane niprat e Murat Dukes, agjent UDB-ash shoket e Mille Panchevskit dhe ushunjzave te tjera qe kane henger kokat e shqiptareve te vertete.

    Si keta ekstremistet "muslimane" si ata "internacionalistet proletare" qe punojne per nje bote te "barabarte" me demek, jane te punsuar nga e njejta agjenci, vec ne departamente te ndryshme, per te shkaterruar dhe futur xixat ndermjet shqiptareve.

    Mua sme intereson fare fare se cfare behet me ata te katert, akoma nuk i varin. Na felliqen emrin. Kurre shqiptari nuk ka sulmuar dike tjeter, gjithmone ka sulmuar per vetmbrojtje nese e ka bere, jo mo te sulmoje SHOKUN, njeriun qe e ka ndihmuar. Keto jane gjera qe ne lashtesi paguheshin rende, por dhe tani sipas ligjieve tona kanunore.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #255
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Citim Postuar më parë nga Kreksi
    Ju lutemi, te ruajm gjakeftohtesine mes veti....

    E thash me siper qe mbasi nuk ka viktima ne kampin amerikan atehere s'kemi pse te bejmi aqe buje....
    Mandej, çka mendoni se qenka aqe leht per te hyr ne nje zon ushtarake, aty ku as miza nuk mund te futet e le me 4 shqiptar....
    Tjeter eshte te gjykohet njeri me paramendim se gjoja ka dashur te beje kete apo ate gje e tjeter eshte kur e kryn dikush nje akte...
    Keta çuna, kalama te mjer, pa mend ne koke fare... me siguri qe nuk jane ne rregull mire me shendetin...

    Do e presim gjykimin, vetem kjo na mbetet e pstaj do flasim se njehere asgje nuk dijmi...mos te nxehemi kot me njeri tjetrin.

    Si ta ruajme gjakeftohesine ne mes veti?!A po e akuzojme ne njeritjetrin, apo po i akuzojme armiqet e ceshtjes sone??!

    Pastaj,nuk ka rendesi prej kujt kane qene ata te paguar ,apo te shtyre.

  6. #256
    Larguar Maska e cunimartum
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    Bashkesite Myslimane Shqiptare si ne Kosove dhe ne Shqiperi e kane denuar kategorikisht nje akt te tille. Duhet patjeter te distancohemi krejtesisht jo vetem ato por te gjithe Shqiptaret pa dallim feje apo vendndodhje. Pasardhesit e Ilireve nuk e kane patur as tradite as zakon te sulmojne tjetrin ne shpi te vet, e aq me teper qe ky tjeter nuk ktheu kurrizin atehere kur duhej. E une jam Ilir qe i perkas fese Islame dhe si i tille shpresoj qe keta palacot ta marrin denimin sic e meritojne.

  7. #257
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2007
    Postime
    290
    Ene hoxh efenia i paska bo lanet terroristat. Merrni vesh ju ca bohet apo jo. Bravo i qofte hoxhallarve tone!

  8. #258
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Citim Postuar më parë nga cunimartum
    Bashkesite Myslimane Shqiptare si ne Kosove dhe ne Shqiperi e kane denuar kategorikisht nje akt te tille. Duhet patjeter te distancohemi krejtesisht jo vetem ato por te gjithe Shqiptaret pa dallim feje apo vendndodhje. Pasardhesit e Ilireve nuk e kane patur as tradite as zakon te sulmojne tjetrin ne shpi te vet, e aq me teper qe ky tjeter nuk ktheu kurrizin atehere kur duhej. E une jam Ilir qe i perkas fese Islame dhe si i tille shpresoj qe keta palacot ta marrin denimin sic e meritojne.

    Ndoshta ke shume te drejte per traditen e beses dhe zakonit te Ilireve/arberit/shqiptarit. Por kjo tradite nuk vlen 5 grosh dhe harrohet kur ne mes hyn myslimanizmi. Me islamin s'kemi me tradita shqiptare por ato arabe, ne rastin e te mire kemi nje hibrid te peshtire, pra nje tradite te nderthurur mes dy kulturave pa asnje lidhje me njera tjetren, asaj arabe dhe asaj Ilire. Me pak fjale e kemi qelbur racen, kulturen dhe identitetin tone me ate arabo-evgjit.

    Nuk qeverisin me ligjet apo zakonet e vendit por ato te islamit. Ne nuk sakrifikojme me per kombin por per Allahun, - allahu me i madh, eshte ajo shprehja e famshme arabisht dhe jo kombi apo identiteti i myslimanit. Kjo sepse myslimanet nuk kane komb e identitet, dhe keshtu duan te na bejne edhe ne.

    Edhe mishin e derrit nuk e hame me, edhe pse ne vendet tona ben ftohte dhe mishi i derrit eshte ushqim i keshillueshem tradicionalisht. Por ne fillojme te imitojme traditat arabe si me qene majmune.

  9. #259
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Do ta përmendja këtu shkrimtarin e respektuar Milazim Krasniqin, që kohëve të fundit
    ka shkuar një libër, argumentet e të cilit në esencë janë brenda skemave fundamentaliste
    të interpretimit të historisë. Aty thuhet se “civilizimi perëndimor është civilizim i
    dhunshëm, ndërsa historia e vërtetë njerëzore po filloka me islamin”. Një skemë bardh
    e zi, jodinjitoze për një intelektual…
    A ekziston problemi fetar në Kosovë? Kjo mund të jetë
    njëra nga pyetjet që do të mund t’i ketë shkuar në mendje
    qytetarëve kosovarë me të dëgjuar lajmin se në SHBA
    ishte kapur një grup terrorist, ku bënin pjesë edhe
    katër shqiptarë, e i cili planifikonte sulme, në emër të
    islamit, mbi një bazë ushtarake amerikane. Përgjigja
    në këtë pyetje varet nga përgjigja në një pyetje tjetër: a
    ekziston rreziku që grupe të tilla të shfaqen edhe në
    Kosovë? Ka pikëpamje të ndryshme lidhur me perceptimin
    e këtij rreziku. Njëra prej tyre është pikëpamja e
    cila thotë se në shoqërinë kosovare nuk ekziston një
    rrezik i tillë sepse kosovarët e kanë ndarë prej kohësh
    mendjen për orientimin e tyre perëndimor, si në rrafshin
    politik dhe atë kulturor. Si fakt shtesë për këtë përmenden
    ndjenjat e fuqishme kolektive proamerikane
    të shqiptarëve. Këto ndjenja pothuajse kanë tiparet e
    një kulti, e ky është kulti i shpëtimtarit. Një pikëpamje
    e tillë dominon në politikën kosovare, në institucionet
    qeveritare dhe në media. Por në anën tjetër janë
    disa indikatorë të tjerë të cilët na ftojnë të mos e bëjmë
    gjumin të qetë. Këta indikatorë kanë të bëjnë me aktivitetet
    e shumta fetare të cilat sot zhvillohen në Kosovë.
    Ka me dhjetëra organizata arabe që sot derdhin para
    në Kosovë, ku paralel me investimet humanitare realizohen
    edhe projekte të propagandës fetare, e cila kryesisht
    u adresohet të rinjve dhe fëmijëve të shkollave.
    Kam pasur rastin të bisedoj me mësues të cilët më kanë
    rrëfyer se si u ka ndodhur shumë herë që nxënësit e
    tyre i kanë lëshuar orët e mësimit në shkollë për të
    shkuar në ligjëratat fetare të mbajtura nëpër shtëpi private
    apo xhami. Kam dëgjuar prej këtyre mësuesve se
    si nxënësit janë ngritur për ti kundërshtuar shpjegimet
    e dhëna prej tyre me arsyetimet se këto shpjegime janë
    në kundërshtim me ato që thotë sheriati. Kam dëgjuar
    se si këta nxënës nuk kanë dashur ti thonë në gjuhën
    sociologjike emrat e pesë shtyllave të islamit, por vetën
    në gjuhën arabe.
    Këto rrëfime për këto raste do duhej të alarmonin
    Ministrinë e Arsimit, sepse këto raste nuk janë vetëm
    raste të izoluara. Ato janë simptomë e një dukurie e
    cila po përhapet masivisht në shoqërinë kosovare, larg
    syve të mediave dhe institucioneve. Fatkeqësisht ajo
    ka prekur edhe studentët dhe elitën intelektuale. Do
    ta përmendja këtu shkrimtarin e respektuar Milazim
    Krasniqin, që kohëve të fundit ka shkuar një libër, argumentet
    e të cilit në esencë janë brenda skemave fundamentaliste
    të interpretimit të historisë. Aty thuhet
    se “civilizimi perëndimor është civilizim i dhunshëm,
    ndërsa historia e vërtetë njerëzore po filloka me islamin”.
    Një skemë bardh e zi, jodinjitoze për një intelektual…
    I larguar nga mediat, nga sistemi arsimor dhe institucionet
    religjioni ka gjetur kanale të tjera për të depërtuar
    tek shtresat e shoqërisë kosovare.
    Këto janë kanalet informale të shoqërisë civile, të
    cilat normalisht nuk funksionojnë po qe se nuk ka para.
    Këto para sigurohen nga organizatat arabe, të cilat
    donacionin e tyre e kushtëzojnë me imponimin e modelit
    të tyre të islamit. Ky është modeli i islamit radikal,
    i cili ushqen pikëpamje negative për shoqërinë laike
    perëndimore, modelin e të cilës është duke e ndërtuar
    shoqëria kosovare, që tradicionalisht praktikon një
    islam minimal, falë të cilit kemi fenomenin e fuqishëm
    të tolerancës fetare. Këto organizata rekrutojnë klerik
    të rinj për të zhvilluar ligjërata dhe kurse fetare nëpër
    fshatrat dhe qytetet e Kosovës. Në këto kurse në rend
    të parë nuk është morali fetar, por temat aktuale politike
    të interpretuara me skema ekskluziviste fetare.
    Qëllimi i tyre është krejtësisht i qartë: të prodhohen
    ithtarë të rinj, të karakterizuar nga besimi i verbër fanatik,
    të cilët fillimisht duhet të angazhohen në sulme
    progandistike ndaj “vlerave materialiste perëndimore”.
    Kjo është faza e indoktrinimit, faza e kalitjes ideologjike,
    e cila krejt natyrshëm mund të pasohet nga faza e
    veprimit, në përputhje me mësimet e fazës së parë. Këto
    organizata të propagandës dhe indoktrinimit fetarë
    funksionojnë falë atij që quhet paradoks i demokracisë
    liberale. Ato i shfrytëzojnë vlerat e kësaj demokracie
    në aktivitetin e tyre kundër kësaj demokracie. I shfrytëzojnë
    liritë e shoqërisë civile për të promovuar modele
    sociale që e rrënojnë shoqërinë civile. E shfrytëzojnë
    lirinë e shprehjes për të folur kundër saj. E shfrytëzojnë
    tolerancën fetare për të folur kundër tolerancës
    fetare. Politika dhe institucionet kosovare duhet urgjentisht
    të ngrenë nivelin e vëmendjes ndaj një dukurie të
    tillë, e cila rrezikon seriozisht që religjionin në Kosovë
    ta shndërroj në problem kombëtar, problem të cilin
    nacionalizmi shqiptar e kishte zgjidhur që në fillet e tij
    para 120 vitesh. Nacionalizmat fqinj, si ai serb, ashtu
    edhe ai grek, janë munduar ti arrijnë efektet e tyre nga
    përpjekja për ta ringjallë këtë problem. Një nga mitet
    themelore të nacionalizmit serb ka qenë ai që Shoflin
    e quan “miti i misionit civilizues”. Serbët e kanë ndërtuar
    mitin se misioni i tyre është të mbrojnë krishterimin
    nga myslimanët. Në emër të këtij misioni të rrejshëm
    kisha e tyre ortodokse i ka bekuar në fushatat e
    tyre shfarosëse, në Bosnjë dhe Kosovë. Ne nuk duhet
    të lejojmë që ky mit të përligjet me raste reale të krijuara
    nga vetë ne. Është detyrë e politikës institucionale
    që të kujdeset për këtë dhe kjo detyrë lidhet direkt me
    interesat nacionale të Kosovës dhe shqiptarëve në tërësi.
    Ne nuk kemi nevojë për islam tjetër, përveç islamit
    minimalist, i cili është identik me atë quhet “islam
    evropian”.
    Kosova dhe religjioni
    Blerim Latifi

  10. #260
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Mjegulla e zezë e turpit
    Lumturie Beka

    ....

    Komente në SHBA pas kapjes së terroristëve me prejardhje shqiptare: A është ky falënderimi?


    "Xhihadistët keqpërdorin mikpritjen tonë", thuhet në një koment të një kolumnistje konservatore amerikane e cila përkujton mikpritjen që Amerika u bëri shqiptarëve tetë vjet më parë, ndërsa thotë se ‘"ja, ky është falënderimi që ata po na e kthejnë”. Ngjashëm kanë komentuar edhe kanale televizive konservatore duke i shpallur fajtorë të arrestuarit ende të pagjykuar, ndërsa shqiptarët dhe fundamentalistët në mesin e tyre si një lloj i grupeve të reja terroriste që po linden.

    Tetë vjet më parë Amerika hapi krahët për të pranuar dhjetëra mijëra shqiptarë, refugjatë nga Kosova. Aeroplani i parë ateroi në Fort Dix, në New Jersey, ku baza po shndërrohej në një shtëpi të ngrohtë, sa më miqësore, me shërbime mjekësore, ushqim të bollshëm me psikologë në ndihmë njerëzve që kishin pësuar trauma, erdhën qindra ushtarë amerikanë nga shumë shtete, pjesëtarë nga Garda Kombëtare, Kryqi i Kuq, bile ju siguruam edhe hoxhallarë dhe vende për falje.

    Tetë vjet më parë me urdhër të administratës së Clintonit ky vend ju uroi mirëseardhje refugjatëve që po iknin nga një regjim gjenocidal… sot tetë vjet më pas kemi një plan sulmi xhihadist të kultivuar tek ne që ka vënë në shënjestër një nga bazat tona më fisnike… thuhet në këto komente.

    Edhe shtypi i moderuar amerikan ka njoftuar sot në faqet e para për arrestimet dhe akuzën ndaj gjashtë të pandehurve, ne mesin e të cilëve u indentifikuan katër individë me prejardhje shqiptare nga ish Jugosllavia. Ndonëse sërish nuk jepet me saktësi nga cili vend i ish Jugosllavisë janë, shqiptarët që jetojnë në Amerikë thanë se të arrestuarit ishin me prejardhje nga Dibra e Maqedonisë.

    Gazeta amerikane “The Washington Post” thotë se ata janë nga Kosova, ndërkaq për njërin prej tyre të identifikuar si Agron Abdullahu thuhet se paska qenë snajperist gjatë luftës në Kosovë. Sipas gazetës, zyrtarë amerikane të shërbimeve informative kanë theksuar se tashmë në Ballkan është identifikuar një strukturë mbështetëse për disa grupe terroriste ndërkombëtare, përfshirë edhe Al Kaidan. Dhe këta mbështetës, sipas gazetës, ekzistuakan në Shqipëri, në Bosnjë, në Kosovë dhe në Maqedoni. Këtu përmenden edhe organizatat joqeveritare, si ajo e shoqatës së Ringjalljes së Trashëgimisë Islamike e cila thuhet se është aktive në rajon që predikon formën e Vahabizmit të Islamit i cili e lartëson Al Kaidan.

    Sidoqoftë në akuzën lidhur me provat që kanë hetuesit për të akuzuarit deri tani, del se udhëheqës të këtij grupi qenkan dy individët me prejardhje nga Jordania dhe Turqia. Jordanezi e paska gruan shqiptare, ndërsa akuza i rëndon shqiptarët për atë që u kanë thënë informatorëve të infiltruar, që konsiston në konspiracion për të vrarë ushtarë amerikanë dhe në urrejtje ndaj atyre që gjoja po ua fyekan fenë duke i detyruar kësisoj të bëhen xhihadistë.

    ....

    IliriaPost
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

Faqja 26 prej 49 FillimFillim ... 16242526272836 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •