Kastriot Myftaraj
Romani i Ismail Kadaresė Nėpunėsi i Pallatit tė Ėndėrrave, ose siē njihet me titullin me tė cilin ėshtė botuar jashtė vendit Pallati i ėndėrrave, mbahet prej ithtarėve tė Kadaresė si argumenti i fundit dhe decid pėr tė mbėshtetur pretendimin e tyre se Ismail Kadare ka bėrė disidentin ndaj regjimit komunist.Ata thonė: mirė pra, Kadare ka shkruar Shqiponjat fluturojnė lart, Dimri i madh etj. Por Ismail Kadare ka shkruar edhe Pallati i ėndėrrave. Mbi kėtė roman tė Kadaresė, mė tepėr se mbi ēdo vepėr tė tij, ėshtė ndėrtuar miti i Kadaresė-disident nė kohėn e regjimit komunist, aq mė tepėr qė ky roman, i botuar atėhere dy herė si pjesė e pėrmbledhjeve me tregime dhe novela, u kritikua pėr gjuhė ekuivoke dhe me nėntekste tė dyshimta nė Plenumin IV tė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė, nė mars 1982, nė raportin e kryetarit, Dritėro Agolli. Ėshtė pėr tu habitur se vetė Kadare, nė periudhėn paskomuniste, ndryshe nga ithtarėt e vet, kur ka folur e shkruar njė milion fjalė pėr tė mbrojtur librat e veta tė shkruara dhe botuara nė kohėn e diktaturės dhe pėr tė treguar se ku kanė qenė shenjat e disidencės nė to, megjithatė ka folur shumė pak pėr kėtė roman, ku Kadare mund tė tregonte fakte tė pakundėrshtueshme disidence. Sepse, pėr tė qenė luajalė, Nėpunėsi i Pallatit tė ėndėrrave, i botuar sė pari nė version tė shkurtuar, nė 1980 nė pėrmbledhjen me tregime dhe novela Gjakftohtėsia dhe nė version tė zgjeruar nė ribotimin e pėrmbledhjes me tregime dhe novela Emblema e dikurshme (1981) ėshtė njė njė roman (po e quaj roman, siē ka dėshirė ta quajė Kadare sot megjithėse ai atėhere u botua si novelė) me tė vėrtetė disident, sipas standardeve tė botės komuniste. Madje ai mund tė konsiderohet si romani mė disident i botuar nė Lindjen ish-komuniste.
Pallati i ėndėrrave (Tabir Saraj)- kjo nuk ėshtė e vėshtirė qė tė kuptohet- ėshtė njė aluzion pėr Komitetin Qendror tė PPSH. Madje Kadare nė roman tė krijon pėrshtypjen sikur nuk tenton qė ta kamuflojė alegorinė, por kėrkon qė ta bėjė atė sa mė tė dukshme. Dhe kėtė gjė e bėn me njė mjeshtėri prej gjeniu letrar, kjo duhet pranuar. E bėn kur pėrshkruan itinerarin qė ndjek personazhi kryesor i romanit, Ebu Qerimi pėr tė shkuar nga shtėpia nė punė, nėpėr rrugėt e kryeqytetit tė Perandorisė Osmane. Itinerari qė pėrshkruan Kadare pėrmban planimetrinė e kryeqytetit tė Shqipėrisė, Tiranės, qė nga shtėpia e Kadaresė tek selia e Komitetit Qendror, tė transplatuar nė kryeqytetin osman. Ja se si e pėrshkruan Kadare itinerarin qė bėn Ebu Qerimi pėr tė shkuar nė Tabir Saraj: Rruga gjer nė Tabir Saraj ishte mė e gjatė se ē e kishte menduar dhe, veē kėsaj, nė kėtė sotė mund tė rrėshqitje mbi kalldrėm. Po kalonte pėrpara Bankės Qendrore. Mė tutje dukeshin karroca tė shumta tė mbuluara me brymė pėrpara njė ngrehine tjetėr masive, qė kushedi e ē ministrie ishte Ra njė orė diku nga e majta, me njė tingull tė bronztė, si nė punė tė vet, larg nė mjegull Larg iu duk se dalloi njėrin krah tė Tabir Sarajit. Kur u afrua dhe pak e kuptoi se nuk kishte gabuar. Ishte vėrtet ai, me kupolat e zbehta, tė lyera me njė ngjyrė, qė dikur duhej tė kishte qenė e kaltėr, ose, sė paku, ngjyrė gurkali, dhe qė tani mezi dallohej nga sqota. Kjo ishte njė nga pjesėt anėsore tė tij, kurse hyrja duhej tė ishte nga rruga tjetėr.
Ebu Qerimi i erdhi rrotull njė sheshi gjysmė tė shkretė, ku ngrihej njė xhami me minare ēuditėrisht tė hollė. Hyrja ishte vėrtet nga rruga tjetėr. (Ismail Kadare: Emblema e dikurshme, Shtėpia botuese Naim Frashėri, Tiranė 1981, f. 271-272) Tash, pėrfytyrojeni veten sikur jeni nė qendėr tė Tiranės pranė Bankės sė Shtetit, nė trotuarin e djathtė tė Bulevardit tė Madh, duke ecur drejt korpusit qendror tė universitetit. Mė tutje janė ndėrtesat e ministrive, ndėrsa nė tė majtė ėshtė kulla e sahatit. Sa kalon harkun nė hyrje tė korpusit tė ministrive duket njėri krah i ndėrtesės sė ish-Komitetit Qendror, qė gjendet mė tutje nė Bulevardin Dėshmorėt e Kombit. Madje Kadare nuk mungon tė shtojė nė kėtė planimetri tė Tiranės tė transferuar nė kryeqytetin osman edhe Parkun Rinia qė gjendet nė mes tė rrugės midis ndėrtesės sė Bankės Qendrore. Kur Ebu Qerimi del nga Tabir Saraji dhe niset me karrocė nė shtėpi, Kadare bėn kėtė pėrshkrim: Mė nė fund, kundėr zakonit, e afroi kokėn dhe nėpėrmjet avullit tė lehtė qė sajoi frymėmarrja e tij mbi qelq, pa se po kalonin pėrskaj Parkut Qendror. (Ismail Kadare: Emblema e dikurshme, Shtėpia botuese Naim Frashėri, Tiranė 1981, f. 439) Dhe pėrshkrimi qė Kadare i bėn Pallatit tė Ėndėrrave, nuk tė le asnjė dyshim.
Kėtė pėrshkrim Kadare mund ta kishte vėnė fare mirė nė romanin Dimri i madh, kur pėrshkruan selinė e Komitetit Qendror: Ngrehinės sė madhe tė dy krahėt i humbisnin nė sqotė, kurse pjesa e saj qendrore ishte e tėrhequr pėrbrenda, sikur tė qe zmbrapsur pėrpara diēkaje. Ebu Qerimi ndjeu ankthin t i rritej me shpejtėsi pėrbrenda tij. Njė rresht i gjatė hyrjesh ngriheshin tė barabarta pėrskaj njėr-tjetrės, por, kur Ebu Qerimi u afrua, pa se ato nuk ishin hyrje, por portale tė mbyllura me kanate tė lagura, tė pahapura prej kohėsh. Ai eci pėr sė gjati, duke ndjekur me bisht tė syrit atė rresht portalesh tė shkreta. Njė njeri me xhybe se nga mbiu pėrpara tij. -Ku ėshtė hyrja?- pyeti Ebu Qerimi. Njeriu me xhybe tregoi me dorė drejtimin e djathtė. (Ismail Kadare: Emblema e dikurshme, Shtėpia botuese Naim Frashėri, Tiranė 1981, f. 272) Rreshti me portale me dyer tė mbyllura gjendet nė anėn perėndimore tė ndėrtesės ku dikur ka qenė ish-Komiteti Qendror i PPSH.
Nė rast se dikush qendron nė trotuarin e rrugės anėsore nė skaj tė krahut perėndimor tė ndėrtesės sė ish-Komitetit Qendror, me shpinė nga portalet dhe i duhet t i tregojė dikujt hyrjen kryesore tė ndėrtesės, atėhere kėtij i njeriut i duhet vėrtet qė tė tregojė djathtas, atje ku sot ėshtė dera ku hyjnė deputetėt (nė kėtė ndėrtesė sot janė zyrat e Kuvendit) dhe ku presin njerėzit e thjeshtė qė duan t i takojnė ata pėr ndonjė problem. Dhe Kadare nuk mjaftohet me kaq, por e ēon analogjinė deri nė detaje mė tė imtėsishme: Pas njė copė here ndjeu pėrsėri ca hapa pėrbri tij. Ishte prapė njeriu me xhybe. -Kėndej,- tha ai,- hyrja pėr nėpunėsit ėshtė kėndej. Ebu Qerimit i erdhi mirė qė tjetri e mori pėr nėpunės. Ai u gjend mė nė fund pėrpara hyrjes. Kanatet e portės dukeshin mė tė rėnda se ē ishin. Ato ishin katėr, tė gjitha njėlloj, me dorezat e rėnda prej bronzi. (Ismail Kadare: Emblema e dikurshme, Shtėpia botuese Naim Frashėri, Tiranė 1981, f. 273) Ky pėrshkrim pėrkon me atė tė krahut lindor tė ndėrtesės sė ish-Komitetit Qendror tė PPSH, pėrballė sė cilės sot gjenden kullat binjake.
Dhe qershia mbi tortė ėshtė kjo fjali qė Kadare e paraqet si meditim tė Ebu Qerimit: Ndėrmend solli shtėpinė e tij tė madhe nė Rrugėn Mbretėrore. (Ismail Kadare: Emblema e dikurshme, Shtėpia botuese Naim Frashėri, Tiranė 1981, f. 275) Rruga Mbretėrore ėshtė emri qė ka mbajtur para vitit 1944 ajo qė sot quhet Rruga e Barrikadave. Pikėrisht nė skaj tė kėsaj rruge, atje ku ajo prihet me Rrugėn e Dibrės, gjendet shtėpia ku Ismail Kadare banonte nė kohėn kur shkroi dhe botoi kėtė roman. Pas rėnies sė komunizmit duhej pritur qė Kadare mė sė shumti tė krenohej me kėto gjėra qė i ka shkruar nė kėtė roman. Duhej pritur qė Kadare tė bėrtiste me tė madhe: Merrni njė hartė tė planimetrisė urbane tė Tiranės dhe bėni itinerarin analogjik qė tė ēon nga shtėpia e Ebu Beqirit nė Tabir Saraj dhe do tė shikoni se ėshtė rruga pėr nė selinė e Komitetit Qendror, shkoni para selisė sė Komitetit Qendror me librin tim nė dorė dhe krahasoni kėtė ndėrtesė me pėrshkrimin e ndėrtesės sė Tabirit. Kadare kishte tė drejtė qė tė bėrtiste se derisa unė kam thėnė qartė se Tabir Saraji ėshtė Komiteti Qendror, atėhere dhe tė gjitha ato tė zeza qė kam thėnė pėr Tabir Sarajin i takojnė Komitetit Qendror. Por, Ismail Kadare nuk e ka bėrė kėtė.
Pikėrisht kjo gjė duhet konsideruar kur analizohet ky roman i Ismail Kadaresė. Enigma tjetėr ėshtė se si iu dha dy herė leja pėr botim njė romani, ose novele qė pėrmban njė pėrshkrim tė tillė, pasi ky pėrshkrim gjendet edhe nė versionin e parė tė Nėpunėsi i Pallatit tė Ėndėrrave qė u botua tek pėrmbledhja Gjakftohtėsia nė 1980. Pas zhurmės qė u bė pėr devijime ideologjike tė Kadaresė nė romanin Dimri i vetmisė sė madhe nė vitin 1973 dhe pėr vjershėn Nė mesditė Byroja Politike u mblodh (1975) pėr tė cilėn Kadare bėri dhe njė autokritikė nė mbledhjen e Sekretariatit tė Komitetit Qendror tė PPSH (tė vėrtetėn e kėsaj ēėshtjeje e kam shpjeguar nė njė artikull tė botuar vitin e kaluar), duket krejt e pabesueshme qė redaksia e shtėpisė botuese dhe drejtori dhe madje kryesia e Lidhjes sė shkrimtarėve dhe artistėve, qė sipas rregullave tė kohės u ēohej dorėshkrimi pėr tė dhėnė viston pėr botim, ta kalonin lehtė kėtė ēėshtje. Aluzionet qenė aq tė dukshme, sa qė mund t i kuptonte dhe njė student i gjuhė-letėrsisė i ardhur nga provinca qė i njihte minimalisht rrugėt e Tiranės. Nuk ėshtė e vėshtirė qė tė imagjinohet se si u ėshtė mbajtur fryma dhe u janė ngritur flokėt pėrpjetė burokratėve tė shtėpisė botuese dhe tė Lidhjes sė shkrimtarėve dhe artistėve qė lexuan dorėshkrimin e romanit.
Ta paraqisje Komitetin Qendror tė PPSH, tempullin e mistikės sė komunizmit shqiptar, si njė institucion represiv dhe mistik tė Imperisė Osmane, ky qe njė krim pėr tė cilin tė ikte koka. Dhe bashkė me kokat e autorėve iknin dhe kokat e atyre qė nuk qenė treguar vigjilentė dhe nuk e kishin vėnė re punėn armiqėsore tė autorit. Dhe tė mendosh se paralelizmi Tabir Saraj-Komiteti Qendror nuk qe e vetmja herezi e romanit. Nė roman kishte dhe shumė paragrafe me njė gjuhė ekuivoke qė mund tė interpretoheshin si kundėr regjimit komunist. Njė prej tyre ėshtė ajo qė u pėrmend nė raportin e mbajtur nga kryetari i Lidhjes sė shkrimtarėve dhe artistėve tė Shqipėrisė, nė Plenumin IV tė Lidhjes nė mars 1982, kur u kritikua romani: -Jo hyrja e ndikimeve tė jashtme, por, pėrkundrazi, mbyllja e tyre, jo depėrtimi, por izolimi, pra jo rekomandimi, por mosrekomandimi ėshtė njė nga kriteret bazė tė Tabir Sarajit.
Megjithatė qė sot ti pranohesh me punė nė kėtė pallat. (Ismail Kadare: Emblema e dikurshme, Shtėpia botuese Naim Frashėri, Tiranė 1981, f. 279) Kjo fjali mund tė quhej si njė epigram pėr politikėn izolacioniste tė regjimit komunist shqiptar tė kohės, qė projektohej nė Komitetin Qendror. Kjo sentencė pėr Tabir Sarajin, duke konsideruar analigjinė nė planimetrinė urbane, shndrrohej praktikisht nė njė sentencė pėr Komitetin Qendror tė PPSH. Aq mė tepėr qė pas analogjisė nė planimetrinė urbane, njė nga personazhet, Kurt Qyprilliu, thotė edhe kėto gjėra, qė mund t i atribuohen Komitetit Qendror: Ai nuk ėshtė vetėm njė nga institucionet mė tė vjetra tė shtetit; pėr mendimin tim, ai, pavarėsisht nga emri i bukur qė ka, ėshtė institucioni mė i tmerrshėm Pėr mendimin tim, midis gjithė mekanizmave tė shtetit, Pallati i Ėndėrrave ėshtė ai qė qėndron mė jashtė vullneteve njerėzore se gjithė tė tjerėt. Mė kuptoni ē dua tė them? Ai ėshtė mė impersonali i tė gjithėve, mė i verbri, mė fatali, pra edhe mė shtetėrori. (Ismail Kadare: Emblema e dikurshme, Shtėpia botuese Naim Frashėri, Tiranė 1981, f. 282)
Por, ēuditėrisht kėto fjali eksplozive, tė cilat nė kontekstin e dhėnė nuk do tė guxonte t i toleronte asnjė burokrat sado i trashė i shtėpisė botuese, kaloi nė heshtje gjatė dy botimeve dhe u bė ēėshtje vetėm njė vit pas botimit tė dytė, madje edhe atėhere pėr t u hapur e pėr t u mbyllur nė mėnyrė tė befasishme, sikur dikush hapte dhe mbyllte njė buton. Pse libri me planimetrinė paralele qė pėrbėnte skandal dhe krim pėr regjimin dhe paragrafin nė fjalė dhe tė tjerė kaloi dy herė pėr botim dhe nuk u ndalua, siē thotė Kadare, pasi libri mbeti nė qarkullim? Paradoksi ėshtė vetėm se ky roman, qė nuk do tė tolerohej as nė vendin komunist mė liberal, u botua nė vendin mė stalinist tė Europės Lindore.
Njė kritik letrar francez, Francois Nourissier, nė njė artikull mbi kėtė roman, tė botuar nė Figaro-Magazine, nė 10.9. 1990, shkruan: Nuk duhet harruar se ky roman i zymtė dhe ngashnjyes u tolerua nga njė regjim qė do tė kishte mundur tė ndėrkrehej. Ka, nė kėtė rast, njė mister qė mbetet i errėt pėr ne. (cituar sipas: Bashkim Kuēuku: Kadare nė gjuhėt e botės, Onufri, Tiranė 2005, f. 306)
(vijon) ...
Gazeta SOT
Krijoni Kontakt