Liturgjia e Fjalės sė Zotit e solemnitetit tė Krishtit Mbret!“B“


' Jezu Krishti Mbret dashurie qė mbretėron nė zemra tona!'

Ja pėrsėri nė takimin tonė javor tė sė shtunės me Fjalėn e Zotit tė sė dielės, kėsaj herėt do tė lexojmė dhe meditojmė sė bashku leximet biblike tė Liturgjisė Hyjnore tė dielės sė 34-tė gjatė vitit kishtar, ciklit tė dytė, tė cilėn Kisha ia kushton solemnitetit tė Krishtit Mbret.

Forumista tė nderuar kemi mbėrijė nė tė dielėn e mbrame tė ‘Kohės sė Rėndomtė tė kėtij viti’ liturgjik kishtar qė mbyllet me kėtė tė diele. Para nesh kemi figurėn e Jezusit, Mbretit tė Gjithėsisė.

Qysh nė Besėlidhjen e Vjetėr Danieli profet fliste pėr njė bir tė njeriut tė cilit Zoti i jepė ēdo pushtet dhe tė cilit tė gjithė popujt, kombėt e gjuhėt i shėrbenin (krh Leximi I).

Kjo profeci u realizua nė Jezusin: ai ėshtė i vetėdijshėm se ėshtė Mbret, i paralajmėruar (profetizuar) dhe i pritur, dhe kėtė e dėshmon shumė qartė para Pilatit, por saktėson edhe faktin se Mbretėrinė e tij nuk duhet kėrkuar me dhe nė kategoritė njerėzore, pasiqė Mbretėria e tij nuk ėshtė kėtu poshtė mbi tokė, pra nuk ėshtė e kėsaj bote. (krh Ungjillin)

Mbretėria e Jezusit ėshtė njė Mbretėri ku ligji ėshtė dashuria ndaj Zotit e tė afėrmit; drejtėsia quhet mėshirė, pėrdėllim; i afėrmi e tė tjerėt nuk janė nėnshtetas e tė nėnshtruar por vėlla e vėllezėr sepse janė bijtė tė njėjtit Atė Qiellor; armėt e Jezusit janė Fjala, falja e urata.

Ne qė jemi tė pagėzuar, nė saje tė hirit tė Tij Hyjnor qė e kemi marrė dhuratė pėrmes Shpirtit Shenjtė Zot, qysh tani jemi pjesė e kėsaj Mbretėrie, mirėpo sot nga Liturgjia e Fjalės sė Zotit e kėsaj sė diele, jemi tė ftuar ta ripėrtėrijmė aderimin tonė tė brendshėm dhe impenjimin pėr tė punuar nė mėnyrė qė Mbretėria e Jezusit tė shtrihet e tė pėrhapet pėrherė e mė shumė nė botė, duke u nisura nga familjet e shtėpitė tona.

Kėtė, tė bindur se Jezusi ėshtė mbret i gjithėsisė, se Mbretėria e tij nuk ėshtė e kėsaj bote, nuk mund tė krahasohet me asnjė perandori historike, e megjithėkėte Mbretėria e Krishtit realizohet e ndėrtohet nė histori e kohė duke i shndėrruar ato. Nė pyetjen e drejtpėrdrejtė tė Pilatit “a je ti mbreti i judenjve?”, Jezusi pėrgjigjet, duke pohuar se ėshtė mbret, por nė mėnyrė absolutisht origjinale (Ungjilli). Kėshtu Gjoni ungjilltar shpjegon se mbretėria e tij qėndron nė dėftimin e Tij Hyjnor, dmth nė komunikimin e Zotit njerėzve. Nė tė vėrtetė, Jezusi i mundėson e lejon Zotit tė jetojė nė njeriun e njeriut i ofron mundėsinė tė ketė pjesė dhe tė jetojė nė bashkim mė Zotin.