Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Koha e Ardhjes

    Filloi Koha e Ardhjes


    Papa Benedikti XVI kremtoi sot, nė Bazilikėn e Shėn Pjetrit nė Vatikan, uratėt e para mbrėmėsore tė sė dielės sė parė tė Kohės sė Ardhjes, cikli i tretė sipas Kalendarit kishtar.

    Filloi, kėshtu, njė kohė hiri, nė tė cilėn rijetojmė pritjen e gjatė qė i parapriu Mishėrimit tė Zotit, kohė nė tė cilėn Kisha kremton, nė mister, pėrmbushjen e shėlbimit, nė pritje tė ardhjes sė fundit tė Zotit. Edhe nesėr nė Lutjen e Engjėllit tė Tenzot Ati i Shenjtė do tė kujtoi pikėrisht fillimin e Kohės sė Ardhjes. Krijimit tė atmosferės sė kėsaj Kohe liturgjike iu kushtua edhe projektimi i parė i filmit “Nativity” – “Lindja e Krishtit” e Katerinė Hardvik, nė sallėn e Palit VI nė Vatikan. Pėrmes tij transmetohet me mjete filmike misteri i Mishėrimit tė Krishtit, duke i qėndruar shumė besnik rrėfimit Ungjillor e duke u mbėshtetur nė traditėn e madhe ikonografike tė artistėve tė tė gjitha kohėrave, qė kanė pikturuar amėsinė e Virgjėrės Mari.

    “Varfanjakut tė Betlehemit” iu kushtua edhe lutja e shkruar me kėtė rast nga imzot Angelo Komastri:


    O Zot, nė sa koha i shkatėrron tė gjitha shpresat,
    e vetmja shpresė mbetesh Ti!
    Nė sa shekuj e shekuj me mijėra
    kalojnė e zhduken,
    Ti mbetesh pėrherė i ri.
    Ti ruan freskinė e lules e tė gurrės sė acartė.
    Nė sa pasuritė gjithnjė mė shumė zbulojnė
    njė fytyrė qė gėnjen e grimcohet,
    Ti prap na mahnit, na josh pėrsėri
    veē me varfėrinė e Betlehemit.
    O Zot, lodhur janė fjalėt,
    premtimet vijojnė tė pėrsėriten
    e tė kundėrshtojnė vetveten pambarim.
    Po flakėza e shpresės nė shpirt nuk na shuhet,
    etja pėr dritė rilind pambarim;
    e pritja lulėzon pėrsėri.
    Presim diēka, presim Dikė.
    Tė presim Ty, o Foshnje e varfėr e Betlehemit,
    je ti pėrgjigja qė nė shpirtin tonė jehon,
    Ferishte e Betlehemit,
    je pasuria qė ne s’e kuptojmė,
    Ti, varfanjak i Betlehemit,
    je paqja qė aq fort na mungon.
    O Zot, i lindur nė Betlehem,
    qytet i varfėrisė e i vogėlsisė sonė,
    vrapojmė pranė Marisė,
    tė tė shikojmė me sy,
    tė tė duam me zemėr,
    pėr tė qenė, mė nė fund, me Ty, tė lum,
    o Varfanjak i Betlehemit,
    se vetėm Ti mund tė na dhurosh,
    njė rreze drite nė errėsirėn tonė.
    Amen.

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Koha e Ardhjes na pėrgatit pėr Krishtlindje


    Me tė dielėn e parė tė Kohės sė Ardhjes, pėr Kishėn filloi viti i ri liturgjik.



    Imzot Angjelo Komastrin shpjegon se ē’ėshtė Viti Liturgjik?
    Pėrgjigje: - Viti liturgjik ėshtė rrugėtim, ėshtė kohė qė lėviz duke na bėrė ta rijetojmė jetėn e Jezusit. Pritjen, Lindjen, Mundimet, Ngjalljen, Rrėshajėt: pėr ne tė krishterėt koha nuk ka kuptim nė se nuk lėviz rreth Jezusit e, me qenė se mėsojmė gjithnjė nga Jezusi, kemi nevojė tė kthehemi vazhdimisht tek misterit i Krishtit, qė tė na hyjė nė shpirt deri nė atė pikė, sa tė mund tė themi me plot gojėn se jemi tė krishterė, qė do tė thotė njerėz tė cilėt kanė aromėn e Krishtit.

    Pyetje: - Kjo kohė, qė ka nė bazė fjalėn ‘Ardhje’, na bėn tė mendojmė se pritet diēka qė do tė ndodhė…?
    Pėrgjigje: - Ėshtė e vėrtetė se Koha e Ardhjes na shtyn tė mendojmė se do tė ndodhė diēka, por niset nga diēka qė ka ndodhur tashmė. Koha e Ardhjes niset nga Lindja e Zotit, nga ardhja e Jezusit nė histori pėr tė hapur brėnda kėsaj historie, tė njollosur nga mėkati, njė shteg shėlbimi. Ne e dimė se kjo tashmė ka ndodhur, Biri i Zotit ėshtė bėrė njeri, ka hyrė nė historinė tonė deri nė atė pikė, sa ne sot mund tė themi se jemi farefis me Zotin, sepse Zoti u bė njeri; por shėlbimi nuk ėshtė pėrmbushur, shėlbimi nuk ėshtė kryer, shėlbimi nuk ka pėrfunduar; shėlbimi ka filluar, ka nisur si tharm, si fryt i parė. Ne presim kthimin e Jezusit, qė tė pėrmbushet shėlbimi, qė njerėzimi tė ēlirohet plotėsisht nga pesha e fajit e bota tė ēlirohet nga skllavėria e mėkatit. Ne presim qiej tė rinj e tokė tė re, presim Jeruzalemin e ri e prandaj, ndėrsa kujtojmė ardhjen e Jezusit nė histori, ndezim kandilin, ose mė mirė tė themi e mbushim me vaj – pėr tė shkuar pastaj tė pėrgatitur si duhet nė takimin me Zotin qė vjen.

Tema tė Ngjashme

  1. Koha e Ardhjes - E Diela IV
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 20:05
  2. Koha e Ardhjes - E Diela III
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-12-2006, 15:10
  3. Koha e Ardhjes - E Diela II
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-12-2006, 15:59
  4. Koha e Ardhjes - E Diela I
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-12-2006, 07:42
  5. Ditėt e Ardhjes
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-12-2005, 18:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •