Liturgjia e Fjalės sė Zotit e dielės sė 2-tė tė Ardhjes “C”

Shėlbimi ėshtė i mundshėm!







Ja pėrsėri nė takimin tonė javor tė sė shtunės me Fjalėn e Zotit tė liturgjisė Hyjnore tė sė dielės. Kėsaj herėt do tė dėgjojmė dhe meditojmė sė bashku leximet biblike tė liturgjisė Hyjnore tė dielės sė dytė tė kohės kishtare tė Ardhjes, qė pėrgatit dhe paraprijnė festėn e Mishėrimit tė Zotit, festėn e Zotit me ne, Krishtlindjen.

Leximet biblike te dieles se dyte te kohes se Ardhjes:
Baruku 5,1-9: Zoti do tė tregojė shkėlqimin e vet nė ty.
Flipianėve 1,4-6.8-11: Jini tė ndershėm e tė patėmetė pėr ditėn e Krishtit.
Luka 3,1-6: Cdo njeri do ta shohė shėlbimin e Hyjit!


Nė dielėn e dytė tė kohės liturgjike tė Ardhjes, liturgjia na ofron si model – shembull tė pritjes sė Ardhjes sė Zotit, figurėn e Gjon Pagėzuesit. Gjoni na fton tė shprehim pėrmes shenjės sė pagėzimit, vendimin e kthimit tonė nė rrugėn e Zotit, tė tregojmė pėrcaktimin tonė pėr t’u kthyer tek Hyji, ēka edhe karakterizon kohėn e re, kohėn nė tė cilėn vjen shpėtimi jonė. Pėr tė krishterin, pikėrisht nė kujtimin e pagėzimit personal, gjendet zgjedhja dhe pėrcaktimi i besimit nė Zotin qė pėrfaqėson kėtė kthesė vendimtare.

Ne, prandaj pėrmes lutjes i kėrkojmė Zotit forcėn pėr ta orijentuar jetėn tonė drejt Tij. Lutja e dytė e Meshės sė kėsaj diele na ofron kėtė pėrmbajtje…
“…foli sot zemrės sė popullit tėnd, nė mėnyrė qė nė pastėrtinė e fesė e shenjtėrinė e jetės tė mund tė ecim drejt ditės nė cilėn do ta shfaqėsh plotėsisht lavdinė e emrit tėnd”.

Teksti i pjesės sė Ungjillit ( Lk 3,1-6) tė kėsaj sė diele ėshtė thirrje pėr tė pėrgatitur rrugėn, pėr tė rrafshuar shtigjet, nė perspektivėn e ardhjes sė Zotit. Figura e Gjon Pagėzuesit, paraqitur si pararendės i Mesisė, qė predikon pagėzimin e kthimit pėr tė pasur faljen e mėkateve, krijon njė situat tė re pritjeje, nė qendėr tė sė cilės delė nė pah figura e tė priturit: Jezusit, dėftimit tė Zotit, atij qė na zhytė nė Shpirtin e Hyjit.

Profetizimi i Izaisė, nė leximin e parė ( Bar 5,1-9), paraprijnė, anticipon kėshtu shpresėn dhe gėzimin tė cilit Ungjilli do ti japė plotėsimin: flitet pėr faljen e mėkateve e rivendosjen e miqėsisė ndėrmjet popullit e Zotit. Hyji kthehet e bėhėt bariu i popullit tė vet, bėhėt udhėheqėsi qė e fton e mbėshtet popullin nė kthimin e vet drejt Tij.

Kėrkesa e kthimit tek Zoti del nė pah edhe nė leximin e dytė ( Fil 1,4-6.8-11): nė pritje tė qiellit tė ri e tė tokės sė re, tė krishterėt janė tė thirrur tė jetojnė e tė kalojnė njė jetė tė shenjtė, tė ushtrojnė drejtėsinė e durimin, tė jetojnė nė paqe.
Porosia e leximeve biblike tė kėsaj sė diele ėshtė kjo: Zoti vjen pėr tė na shpėtuar. Ai na dhuron Shpirtin e vet nė mėnyrė qė tė mund ta orijentojmė jetėn tonė gjurmėve tė tija hyjnore.

Kumtimi i Gjon Pagėzuesit ėshtė i ngarkuar plotė me shpresė: “Cdo njeri do ta shohė shėlbimin e Hyjit” (Lk 3,6), qė ėshtė shfaqur nė Jezusin, tė Birin e tė Tejėlartit, ardhur, si njeri ndėr njerėz, pėr ti dhėnė fillim Shėlbimit tonė. Kremtimi i liturgjisė Hyjnore tė dielės sė dytė Ardhjes e shton nė ne fuqinė shpirtėrore pėr t’ia pėrgatitur sa mė mirė udhėt e jetės ardhjes sė Krishtit.Kėtu mund tė dėgjoni programin e plotė...