Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 22 prej 22
  1. #21

    Anėtarėsuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792

    Sami Frashėri dhe Islami

    nga Namir Lapardhaja, Student i Gjuhės dhe i Letėrsisė


    Kur flasim pėr Sami Frashėrin menjėherė na vjen ndėrmend vepra e tij madhore, qė mė pas do tė bėhej dhe plan-programi i rilindasve tanė, "Shqipėria ēka qenė, ē'ėshtė dhe ē'do tė bėhet".
    --------------------------------------------------------------------------

    Kjo gjė jo pėr fajin tonė, sepse deri mė sot vetėm me anė tė kėsaj vepre ėshtė njohur ky dijetar dhe enciklopedist i madh.
    Po tė shikojmė veprat e Sami Frashėrit, do tė gjejmė njė larmi shkrimesh, duke filluar nga gjeografia, historia, filozofia etj. Jo mė kot e kanė quajtur Samiun, enciklopedi lėvizėse. Sa pėr ilustrim pėrmendim kėtu enciklopedinė e tij "Kamus el Alam" nė gjashtė vėllime me gjithsej 4830 faqe, ku ka me mijėra njėsi tė veēanta historike dhe gjeografike me karakteristika tė hollėsishme, qė shumė prej tyre nuk i gjen dot diku tjetėr. Samiu njihet gjithashtu edhe pėr temat qė preku ai nė shumė gjuhė tė ndryshme si turqisht, arabisht, persisht, frėngjisht, greqisht etj. Ai njihet edhe si autori i romanit tė parė tė turqishtes moderne "Dashuria e Talatit me Fitnetin" si dhe hedhėsi i themeleve pėr alfabetin e gjuhės turke. Por nė asnjė rast nuk pėrmendet kontributi i Sami Frashėrit qė dha nė fushėn e islamistikės. Kjo pėr dy arsye kryesore:

    E para ėshtė se ndoshta kjo gjė ėshtė lėnė pas dore me qėllim, dhe e dyta, ndoshta studiuesit tanė nuk e kanė ditur njė gjė tė tillė!

    Sami Frashėri ose siē njihet nė librat e tij Shemsedin Sami shkruajti dy libra nė fushėn e islamistikės: "Qytetėrimi Islam" dhe "Pėrpjekja e heronjve nė pėrhapjen e Islamit". Janė kėta dy libra, sado modest, tė cilėt Samiu i shkruajti. Nė fund tė veprės "Qytetėrimi Islam" ai na lajmėron edhe pėr dy libra tė tjerė nė kėtė fushė, pikėrisht: "Popujt Islamė, e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja" dhe " Qytetėrimi Evropian" nė tė cilin siē thotė Samiu do tė trajtonte se qytetėrimi i tanishėm evropian ka lindur nga qytetėrimi Islam. Pėr fat tė keq kėto dy vepra Samiu s'arriti t'i shkruante dot .
    Arsyeja e kėtij shkrimi ėshtė pėr ta paraqitur Sami Frashėrin ndryshe nga ē'ėshtė paraqitur ai deri mė sot, ku herė-herė ėshtė abuzuar me personalitetin e tij duke e quajtur edhe disa herė filozof me prirje epikurjane, si njeri kundra besimit te Zoti dhe te feja. Por, po tė shikojmė kėto dy libra do ta njohim Samiun e vėrtetė rreth kėtyre gjėrave dhe do tė shohim se thėniet e mėsipėrme janė tė pabaza dhe vetėm si produkt i periudhės se realizmit socialist, qė fatkeqėsisht vazhdojnė edhe sot.

    Po tė shikojmė librin "Pėrpjekja e heronjve nė pėrhapjen e Islamit", do tė shohim se Samiu e hap librin me falenderimet ndaj Allahut (xh.sh.) dhe me rėnien salavat mbi tė Dėrguarin e Allahut, Muhamedin (a.s.). Gjithashtu ai pėrmend edhe ajetin e Kur'anit nė tė cilin thuhet: "E vetmja fe e pranuar tek Allahu ėshtė Islami", gjithashtu ai nė tė kundėrt nga vėllai i tij, Naimi, qė del si bektashi hera-herės dhe panteist nė tė shumtėn e rasteve, na del njė musliman suni. Mė pas ai vazhdon: "Robi i varfėr, nevojtar, Sami Frashėri thotė: Gjuha arabe ėshtė gjuhe e gjithė muslimanėve, gjuhė shkencore e pėrbashkėt pėr gjithė dijetarėt. Pėr kėtė arsye, e pashė tė nevojshme ta shkruaj kėtė doracak tė shkurtėr nė kėtė gjuhė… Me kėtė doracak nuk kam pėr qėllim tė shfaq dijen dhe fuqinė time krijuese, por dua qė tė jetė i dobishėm pėr tė gjithė vėllezėrit e fesė sonė. Ky doracak, Allahu e ruajtė, bėn fjalė pėr mėnyrėn e pėrhapjes sė Islamit nėpėr vise tė ndryshme, pėr jetėn e popujve muslimanė, pėr viset ku popujt e tyre herėt a vonė e pranuan Islamin….".

    Ndėrsa pėr sa i pėrket pėrhapjes sė Islamit duke i bėrė njė krahasim me Krishtėrimin, Samiu thotė se, "Islami ndryshe nga Krishtėrimi nė pėrgjithėsi ėshtė hapur vetvetiu, pa pėrdorimin e forcės". Kėshtu vazhdon Samiu edhe mė poshtė duke dhėnė argumente dhe kundėrargumente pėr ata qė pretendojnė se Islami ėshtė pėrhapur me forcė.

    Po tė shikojmė librin e dytė, "Qytetėrimi Islam", do tė shohim njė Sami me njė kulturė tė gjerė, i cili nuk njeh vetėm qytetėrimin Islam por njeh edhe shumė qytetėrime tė Evropės Perėndimore dhe nė kėtė mėnyrė ai shtron shumė ēėshtje interesante. Nė fillim tė veprės Samiu jep shpjegime tė mjaftueshme dhe tė arsyeshme rreth dallimit tė njeriut nga kafshėt dhe dallimin e njerėzve midis tyre. Njeriu, thotė Samiu, ka diēka qė s'e ka askush: "Mendjen dhe inteligjencėn". Po dallimin mes njerėzve nuk e bėn ngjyra e lėkurės apo rroba qė ka veshur, por e bėn fuqia e tij mendore dhe shkencore, pra qytetėrimi i tij. Pėr Samiun, thelbi i qytetėrimit dhe masa e zhvillimit tė tij, ėshtė dituria. Pas kėtyre qė thamė pak mė lart Samiu futet nė thelbin e problemit. Ai u pėrgjigjet shumė pyetjeve qė qarkullonin me sė shumti nė kohėn e tij: ē'ėshtė qytetėrimi Islam, fryt dhe rezultat i kujt ėshtė ai? A mund tė quhet qytetėrim Islam, qytetėrimi arab? Si dhe sa ka ndikuar qytetėrimi Islam nė kulturėn evropiane? A ėshtė i kufizuar qytetėrimi Islam vetėm tek njė popull dhe te njė bashkėsi etj?
    Tezėn qė edhe sot shumė njerėz e ngatėrrojnė, qytetėrimin arab me atė Islam, Samiu e shpjegon shumė mirė dhe qartė. Ai thotė se, qytetėrimi Islam ėshtė fryt i fesė Islame dhe ėshtė paraqitur bashkė me paraqitjen e Islamit dhe nuk ėshtė produkt mendor dhe pėrpjekje e popullit arab, sepse po tė ishte ashtu, arabėt edhe para Islamit, thotė Samiu, do tė duhej tė ishin tė qytetėruar si dhe shton faktin se nė pėrparimin e qytetėrimit Islam marrin pjesė tė gjithė popujt qė e kanė pėrqafuar Islamin. Gjithashtu ai pėrmend se shumė dijetarė dhe personalitete tė qytetėrimit Islam janė joarabė si p.sh. Ibn Sinai ėshtė persian, Farabiu ėshtė turk, Salahudin Ejubi kurd e kėshtu me radhė.

    Samiu sqaron edhe ata shkencėtarė qė mendojnė se qytetėrimi evropian ka lindur nga qytetėrimi i lashtė grek dhe thotė se, Evropa u njoh me Platonin, Aristotelin, Ptolemeun, Euklidin, vetėm nga veprat e pėrkthyera nė gjuhėn arabe nga dijetarėt islamė.
    Qytetėrimi Islam, ndryshe nga qytetėrimet e tjera, ka disa karakteristika tė veēanta. Ai, thotė Samiu, nuk ėshtė ndėrprerė asnjėherė, ndonėse gjithmonė ka pasur pėrpjekje nga misionarė tė ndryshėm edhe pėr ta zhdukur atė, kjo ndodh, thotė Samiu, sepse ai mbėshtetet nė Fenė Islame e pikėrisht nė mėsimet e Kur'anit dhe tė Traditės Profetike.
    Pėr tė treguar shkallėn e qytetėrimit islam nė 8-9 shekujt e parė tė paraqitjes sė Islamit, Samiu, tregon pėr arritjet e muslimaneve nė fusha tė ndryshme tė shkencės: nė astronomi, matematikė, histori, gjeografi, nė shkencat natyrore, mjekėsi, filozofi, letėrsi etj. Kėtu ai pėrmend me qindra emra qė kanė dhėnė kontributin nė fushat e mėsipėrme. E tillė ka qenė bota Islame nė 8-9 shekujt e parė, bėnin garė nė dituri, shkencė, dije fetare etj., arriti puna sa nė kohėn e halifes sė njohur Ma'mun, veprat e dijetarėve tė peshoheshin me flori.
    Kėto ishin pak fjalė rreth Sami Frashėrit dhe kontributit qė ai ka dhėnė nė fushėn e islamistikės. Duke mos pandehur se me kėtė shkrim ne shterruam njė oqean tė madh, siē ėshtė edhe vetė Samiu, shpresojmė tė kemi hedhur pakėz dritė mbi fakte qė deri mė tani janė lėnė pas dore, ndoshta qėllimisht, nga studiuesit tanė.

    Zoti e di mė tė drejtėn!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #22

    Anėtarėsuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Kaligrafia Arabe.

    Bismilah
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •