Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Vizita e kryeministrit Berisha në Romë

    Kryeministri shqiptar zhvillon një vizitë disa orëshe në Itali. Takohet me Finin, Kazinin dhe në San Egidio


    Berluskoni: Mendoj unë për BIA-n

    Kryeministri italian, batuta për kravatën e Berishës e femrat



    Anila Basha
    Italia do të vazhdojë të mbështesë dhe të ndërhyjë fuqishëm ekonomikisht në Shqipëri. Këtë premtim kryeministri shqiptar Sali Berisha i mori shefit të qeverisë italiane Silvio Berluskoni.

    Çështja e infrastrukturës, bankave, energjisë, krimit të organizuar e klandestinëve, integrimi i Shqipërisë në NATO e BE, turizmi e industria, ishin disa nga çështjet që u diskutuan mes Berluskonit dhe Berishës në takimin e zhvilluar mes tyre. Gjatë vizitës disa orëshe në Itali, Berisha u takua me Finin, Kazinin dhe në një ndalesë në San Egidio. Në konferencën e përbashkët për shtyp Berluskoni është treguar shumë miqësor me Berishën dhe shefi i qeverisë italiane, shumë shpesh ka bërë batuta. Herë i thërriste në emër “Sali” e herë-herë i kujtonte femrat shqiptare dhe kravatën e kuqe të Berishës. Ndërsa vetë kryeministri Berisha, i shtrëngonte dorën pothuajse përgjatë konferencës kryeministrit italian Berluskoni.

    Deklarata
    Luftarak dhe gjeneroz. Këto kanë qenë përcaktimet e Berluskonit për Berishën që në fillim të fjalës së tij, ndërsa ka vlerësuar edhe rolin e tij si lider i opozitës. “Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin me Shqipërinë, si për çështjet diplomatike ku garantuam mbështetjen për nisjen e negociatave me NATO dhe BE. Garantuam vazhdimësinë e ndihmës përsa i përket forcave të rendit dhe policisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve” tha Berluskoni. Biseda sipas tij ishte përqendruar edhe në mbështetjen për investimet në infrastrukturë, duke përmendur autostradat, e energjinë. “Kemi folur për zbritjen e turizmit italian në Shqipëri nëpërmjet agjencive” tha Berluskoni ndërsa shtoi se disa televizione italiane do të vijnë shumë shpejt në Shqipëri. “Pas turistëve, vijnë dhe sipërmarrësit dhe biznesmenët” tha Berluskoni. Kryeministri italian deklaroi se sapo mori vesh nga kryeministri Berisha për shitjen e bankës Italo-Shqiptare, aksionet e palës shqiptare tha se personalisht ai, do të merret me këtë çështje, për të ndërhyrë në sektorin bankar në Shqipëri. Ai i konsideroi rreth 200 mijë punëtorët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Itali, si njerëz shumë të vlerësuar nga populli italian dhe për këtë “do të rrisim kuotat për emigracionin e rregullt të punëtorëve shqiptarë”.

    Berisha
    Nga ana e tij shefi i qeverisë shqiptare shprehu mirënjohjen për angazhimin e kryeministrit italian për disa nga problemet. “Ne kemi nevojë për të luftuar krimin e organizuar dhe ndaj kemi nevojë për ndihmën e qeverisë italiane. Unë kam qëllimin madhor të shndërroj Shqipërinë në vendin më tërheqës për investimet e huaja” tha Berisha. Sipas tij, Berluskoni ka premtuar se edhe sipërmarrësit shqiptarë që janë në Itali, do të gjenden mundësi të stimulohen. Ai tha se Italia është treguar shumë e gatshme të ndihmojë Shqipërinë ndërkohë që e ka ftuar kryeministrin italian për një vizitë të afërt në Shqipëri.



    Batutat per femrat e kravatat

    “Unë dhe Sali i përkasim të njëjtës familje popullore evropiane. Megjithëse ai ka vënë këtë kravatë të kuqe sot në takimin me mua. Dhe unë i dhurova gjashtë kravata nga të miat, blu që të mos dalë në xhiro me një kravatë të kuqe. Pavarësisht se mund të them se i shkon shumë edhe kjo” i tha Berluskoni Berishës, duke i thirrur në emër, dhe duke i treguar me gisht përpara mediave edhe kravatën e kuqe që vetë Berisha kishte vënë në këtë takim zyrtar. Ndërsa vetë kryeministri Berisha vetëm qeshte me batutat e kryeministrit italian gjatë gjithë kohës. Por gjithçka ndryshoi kur Berluskoni shkoi më tej me batutat e tij, e pavarësisht se tha se po bënte shaka, pa edhe ndryshimin e fytyrës së Berishës gjatë kohës që shprehte batutat dhe mori edhe të qeshurat e sallës, por jo të qeshurat e kryeministrit shqiptar. “Sali më ftoi që të vija në Shqipëri. Por ka vetëm një kusht që unë të vij në Shqipëri. Socialistët deri më tani, nuk më kanë prezantuar asnjë vajzë të bukur. Nëse ai ma prezanton, atëherë unë vij që nesër në Shqipëri” tha Berluskoni, i cili qeshte vetë gjatë gjithë kohës, por pa u kthyer të qeshurat nga ana e kryeministrit Berisha.

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ska faj Berluskoni. Ske ci ben qe i ke nevojen ketyre shteteve pa ndryshe e deshte nje pergjigje te mire ai qe Italianet pas 90 ne shqiperi kan sjell vecse mafie, prostitucion dhe e kane bere shqiperine si qender drogashesh nga te kater anet. Me shume pune ka bere Mavrovo maqedonase me shtrimin e rrugeve se sa sipermarresit italian qe vinin e vijne akoma vetem per kurvlliqe ne shqiperi.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar më parë nga Cyclotomic
    Ska faj Berluskoni. Ske ci ben qe i ke nevojen ketyre shteteve pa ndryshe e deshte nje pergjigje te mire ai qe Italianet pas 90 ne shqiperi kan sjell vecse mafie, prostitucion dhe e kane bere shqiperine si qender drogashesh nga te kater anet. Me shume pune ka bere Mavrovo maqedonase me shtrimin e rrugeve se sa sipermarresit italian qe vinin e vijne akoma vetem per kurvlliqe ne shqiperi.
    E çfarë presim kur një kryeministër rri si HU dhe zgërdhihet me talljen që Berluskoni i bën për KOLLARET e tij. Çuditeni që i foli për ndonjë "vajzë" ??!!
    Ky magjyp nuk po di të mbrojë veten e tij nga tallja, e do presim të mbrojë Shqipërinë ??

  4. #4
    forever hers Maska e Eagle
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    Citim Postuar më parë nga Humdinger
    E çfarë presim kur një kryeministër rri si HU dhe zgërdhihet me talljen që Berluskoni i bën për KOLLARET e tij. Çuditeni që i foli për ndonjë "vajzë" ??!!
    Ky magjyp nuk po di të mbrojë veten e tij nga tallja, e do presim të mbrojë Shqipërinë ??

    horrave si pune e berluskonit vetem ndonje horr mund tu dale perballe...

    vazhdoni merruni akoma me kollaret e berishes ju... si duket s'jeni ngop me batuta akoma..qejfi i madh per tu zgerdhi si P*****
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  5. #5
    i/e c'regjistruar
    Anëtarësuar
    26-01-2005
    Postime
    170
    Albo, ku e ke marrë këtë artikull ti vëlla? Thjesht për kuriozitet.

    Lajme të tilla sjanë aspak informuese por shërbejn vetëm si lajme sensasionale.

    Edhe dicka, për ata qe vdiqën për të gjetur shansin ta shajn Berishën, cfarë reagimi prisni ju nga Berisha? Mos doni që ai te bjeri në atë nivel që ra Berluskoni? Jo mor miq se nuk është i asaj kategorie Berisha, por është dikush që duhet të mendohet njëmijë herë përpara se të flasi (nuk ka pse bëhet pre i provokimeve) sepse është përfaqësues i popullit Shqiptarë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Michigan2005 : 15-10-2005 më 17:47

  6. #6
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Bemat, karagjozlleqet e Berlusconit nuk kane te sosur. La nam kur Italia kishte presidencine e BE, dhe vazhdon akoma. Kryeminister qe nuk leshon celularin as ne intervista per shtypin, as ne mbledhje. Me gjithe operacionet kozmetike te nivelit me te larte, perseri dallohen floket fallco qe ka vene ne koke. Pffff .....

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2005
    Postime
    359
    Edhe Berisha do te duhej te ishte i gatshem t'i kthehej Berluskonit me ndonje batute qe do te kishte therre ate nga prapa. Kjo per punen e vajzave eshte shume e piste, dhe ul prestigjin e nje kryeministri shteti sic eshte Italia. Si nuk i tha Berisha: Nese Berluskoni me prezenton ndonje italiane, do te perpjekemi te t'ia kthejme me te mire kur te na vizitoje ky neve.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Kto te berluskonit nuk me duken si shaka po si shakaka.Kushedi perse ka qene i nxehur ai pepinua
    Ps Heren e fundit qe ishte berluskoni ne shqiperi shkoj dy ore me vones ne parlament se kishte pire shume raki dhe ja kishte futur gjumit.Kur erdhi te parlamenti tha qe une kam pire grapa ne itali po me ka dhembur koka nuk e kuptoj pse me raki po me djeg byca.Ne dhome e kishte cuar hajdari berluskonin. lol
    Ve bast qe do vije ne shqipri ai se i ka pelqyer rakia.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  9. #9
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Edhe dicka, për ata qe vdiqën për të gjetur shansin ta shajn Berishën, cfarë reagimi prisni ju nga Berisha? Mos doni që ai te bjeri në atë nivel që ra Berluskoni? Jo mor miq se nuk është i asaj kategorie Berisha, por është dikush që duhet të mendohet njëmijë herë përpara se të flasi (nuk ka pse bëhet pre i provokimeve) sepse është përfaqësues i popullit Shqiptarë.
    Me tere mend e kete ti kete apo po tallesh Michigan2005?

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-10-2005
    Postime
    85
    he cuna
    Nuk e kuptoj Cfare pritet nga Berisha ne kesoj rastesh. Gjendja jone eshte kritike dhe ai s'ka cfare ti bej budallalliqeve te Berluskonit. Pastaj Berisha nuk njihet per ndonje talent e te menduarit shpejte qe te kishte mundesi me ja kthyer nje batute atij mendjemadhit te berluskes. Nuk kam simpati per Berishen, por ne kete rast, nuk ka faj i shkreti, por keto bomba i bejne mire qe te mesoje qe ka kaluar koha e lypjes me duar te shtrira perpara botes dhe te tregoje se eshte nje politikan me alternativa si Nano, dhe jo nje qe ec e ngec. Bota njeh forcen dhe vetem ajo i terheq vemendjen. Bota duket e bute dhe ne dukemi te eger, por ne te vertete eshte e kunderta ne shume raste, edhe pse ne kemi nje pakice barbaresh dhe kriminelesh, qe jane kudo dhe jo vetem ne shqiperi, qe duket qe na perfaqesojne
    Ndryshuar për herë të fundit nga kocollari : 16-10-2005 më 04:54

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Vizita e rektorit Bexheti në Austri kurorëzohet me sukses
    Nga refik në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-02-2007, 07:32
  2. Nikolas Geixh, vizita në Himarë dhe fshatrat minoritare
    Nga forum126 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 22:36
  3. Vizita e kreut të opozitës Rama në Amerikë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 12-01-2006, 18:24
  4. Vizita e Varreve dhe kerkimi i ndihmes nga i Varrosuri
    Nga hasanii në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-07-2005, 06:44
  5. Vizita sekrete e Çe Guevarës në Shqipëri
    Nga Enri në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-07-2003, 16:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •