Close
Faqja 27 prej 107 FillimFillim ... 1725262728293777 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 270 prej 1068
  1. #261
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Maqedonia do të njohë e para pavarësinë e Kosovës

    Prishtina do ta shpallë pavarësinë pas 20 janarit, dhe Maqedonia pritet të jetë vendi i parë që do ta njohë atë”, - shkruan në numrin e sotëm gazeta e Beogradit, “Blic”. Sipas një burimi ndërkombëtar të kësaj gazete, më pas njohjen do ta bëjnë edhe Franca e Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në periudhën pas 10 dhjetorit, pritet që të zhvillohet diplomaci shëtitëse, më së largu deri më 1 shkurt, kohë kjo kur përfaqësuesit ndërkombëtarë do të provojnë që, megjithatë, një kompromis të arrihet. Sipas këtij burimi të gazetës “Blic”, secili prej përfaqësuesve të treshes do të hartojë një raport të vetin, dhe më pas do të duhej që ndërmjetësi evropian, Volfgang Ishinger ta hartojë një në emër të treshes. Pritej që në raport të theksohej edhe kush është fajtor për dështimin e negociatave, Beogradi apo Prishtina, por kjo nuk ka gjasa të ndodhë nëse raporti do të nënshkruhet nga të tre ndërmjetësit.
    Negociatat për statusin përfundimtar të Kosovës dështuan zyrtarisht të mërkurën paradite, kur palët nuk ranë dakord për një kompromis dhe Trojka negociatore bëri të ditur se nuk ka më shanse për marrëveshje. Tashmë, Prishtina përgatitet për shpalljen e pavarësisë në mënyrë të njëanshme dhe SHBA e shumë vende të Bashkimit Europian kanë bërë të ditur se do ta njohin pavarësinë e saj.

    News24
    Sui generis

  2. #262
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ambasadori britanik ne NATO porosi te qarta Maqedonise per anetaresim ne Aleance

    Ambasadori Britanik ne NATO, Stewart Eldon, pas takimeve me kreret e larte shteterore ka dhene porosi te qarta per detyrat qe duhet te permbushe Maqedonia nese deshiron te jete anetare e Aleances veriatlantike.
    Ne Maqedoni, per nje periudhe disa javore, perfaqesues te rendesishem te Aleances veriatlantike kane zhvilluar takime me zyrtaret e larte.
    I fundit ishte ambasadori britanik ne NATO, Stewart Eldon, i cili ne takimet me kreret e larte shteterore ka dhene mesazhe thuajse te ngjashme me ato te zyrtareve te tjere qe vizituan vendin.
    Prej Maqedonise kerkohet qe te permbushen ato parametra qe asaj po i perseriten vazhdimisht.
    "Ne parim ne shpresojme se ne Bukuresht, ne samitin e NATO-s do te mund te bejme tri kerkresa per anetaresi. Por kjo do te varet nese do te plotesohen standardet. Maqedonia duhet te beje ndryshimet e duhura dhe te pergatitet per maratonen qe e pret

    Nderkaq Presidenti, Branko Cervenkovski, ka shprehur gjithashtu shqetesime per mesazhet qe po merr nga perfaqesuesit e NATO-s. Nga kabineti i tij, pas takimit, thane se ambasadori britanik ne NATO, Eldon kishte shprehur verejtje se detyrimet kete vit nuk permbushen me dinamiken e duhur.
    Komente te ngjashme kabineti i Presidentit, Cervenkovski dha edhe pas vizites se ambasadores amerikane ne NATO, Viktoria Nuland.
    Qeveria nga ana tjeter eshte vene ne presion edhe per shkak te deklartave qe kryeministri, Nikolla Gruevski, i beri duke thene se vendi nese nuk merr ftese per anetaresim ne NATO do te jete per shkak te presionit grek rreth dallimit per emrin e Maqedonise.
    Keto konstatime u hodhen poshte nga perfaqesuesit nderkombetare te cilet vazhdimisht perserisin se te vetmet kritere per anetaresim ne NATO jane plotesimi i reformave.

    (BBC)
    Sui generis

  3. #263
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kur them un se shum e kishi dit ju politiken me qeshni

    Sa her deri sot e keni zru PDSH-en prej qeverije hahahhahah xdho nat e zroni nga nje her ne ender jeni mbledh te gjith ketu edhe beni propgand qe ti mashtroni njerzit edhe ti beni qefin vetes se nuk ben PDSH se PDSH eshte PDSH-VMRO
    Ateher cfar eshte bdi???




    bdi-sdsm

    Qent lehin Karavanet ecin
    E pash qe sa i ka ra rejtingu PDSH salla ishte e mbushur njerizt kan festuar jasht salles sepse ishte teper e mbushur.
    Sui generis

  4. #264
    i/e regjistruar Maska e shq_mussl
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    ATY KU JETOHET
    Postime
    91
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    o shoki ene luftetaret e UCK per vetvendosje kan luftu, edhe sot shumica e tyne i jan bashkangjit vetvendosjes

    mir te ka than biligoa vetvendosja asht e vetmja force sot per sot qe lufto per shqiptari te tjeret te tan luftojn per karrike

    ti nuk ba mire qe mjell percarje, un si shqiptar kam te drejte me fol ene per politiken ne kosove ene ne shqipri ene ne iliride perderisa tan kto troje jen te banume me shqiptar.
    kush tha qe luftetaret e UCK nuk kan luftu per vetevendosje , nuk e mohon askushi kete ...

    ku ma ka thene biligoa kete nuk kam par une . sa per ata qe luftojn per karige dihet se cka duhet per ta ...

    une sjelli percarje ??? a me tregon ne cilin shkrim , a mos eshte aty ku kam kritikuar disa partiak ??

    dmth ti si shqipetar ke te drejte per me fol per krejt politikat ne trojet shqipetare . kurse une kur jam kunder dickaje MJELL PERCARJE .

    hajt mirembetsh....
    DHASHTË ZOTI , KOSOVA SHTET ME I FORTË PER KREJT SHQIPËTARËT

  5. #265
    i/e regjistruar Maska e Erblir
    Anëtarësuar
    11-11-2007
    Postime
    10
    po ama te aj tubimi i pdsh-se mduket se ishte e ndalume hymje per persona mbi 16 vjet

  6. #266
    i/e regjistruar Maska e shq_mussl
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    ATY KU JETOHET
    Postime
    91
    Citim Postuar më parë nga Erblir Lexo Postimin
    po ama te aj tubimi i pdsh-se mduket se ishte e ndalume hymje per persona mbi 16 vjet
    heheheheheh dikushi nuk ka deshire ta kuptoje ose te pakten nuk i pelqen realiteti kur themi qe kan qene krejt adoleshent. edhe une pse e thash kete gje vjen dikushi e me thot se bej percarje ne popullin shqipetar..vetem se nuk e di kuj i thon shqipetar .. T'HACIT..
    DHASHTË ZOTI , KOSOVA SHTET ME I FORTË PER KREJT SHQIPËTARËT

  7. #267
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Angry

    „Thuhet se popujt e mëdhenj janë AJO që kanë bërë vetë prej historisë, por
    Ne, si popull i ndarë, ende jemi AJO që historia ka bërë prej nesh“.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  8. #268
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga shq_mussl Lexo Postimin
    mos na jepni mend neve ju te vetevendosjes por regullonja veten tuaj..duhet pikerisht ju ta mlidhni mendjen se jeni tu shkuar vetem ne te majte , jo qe jeni kunder kosoves por si duket jeni edhe kunder shteteve te perendimit te cilet duan pavarsin e KOSOVES. dhe jan pro pavarsis ..
    qe ku e ke or ti shoq

    mos u merr me punet tona me tha po merru me punet e tuja.
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  9. #269
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Problemet kufitare do te vonojne njohjen e pavarsise se Kosoves nga Maqedonia


    Problemet kufitare midis Maqedonise dhe Kosoves duket se do te jene pengesa kryesore qe nje njohje te shpejte te pavarsise se Kosoves nga Maqedonia. Kosova ka pretendime se Maqedonia i ka marre padrejtesisht mijra hektare toke. Presidenti Sejdiu nuk ka dhene asnje garanci lidhur me kete ceshtje. Ai ka perseritur gjate takimeve me Cervenkovskin dhe Gruevskin se kjo ceshtje do te zgjidhet pas pavarsise.
    Nderkaq varianti i ndarjes se Kosoves perben problemin e dyte te hezitmit te Maqedonise per te njohur pavarsine e Kosoves.
    Burime te sigurta thane per lajme.net se keto ceshtje jane biseduar ne takimnin mes Cervenkovskit dhe Sejdiut por ata kane qendruar ne pozicionet e tyre
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  10. #270
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Cervenkovski: Maqedonia nuk do ta njohe e para pavarsine e Kosoves


    Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski, deklaroi pas takimit me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, se vendi i tij nuk do jetë vendi i parë që do pranojë pavarësinë e Kosovës, por do të ndjekë politikën e NATO-s dhe BE-së.
    Ne nuk kemi ndërmend ta paragjykojmë vendimin e NATO-s dhe të BE-së, por do ta ndjekim politikën e tyre. Kjo është radha e vetme logjike e hapave që mund të zbatojmë, deklaroi presidenti i Maqedonisë pas takimit me presidentin e Kosovës, i cili sot po qëndron për vizitë njëditëshe në Maqedoni.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Faqja 27 prej 107 FillimFillim ... 1725262728293777 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Ndodhitë në Maqedoni
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1075
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 12:25
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •