LEXO: KUSH JAM UNË?
Sipas informatave te fundit nje grup anetaresh te PPD,kundershtojn bashkimin e kesaj partie me partin e vojvodes.Behet fjal per anetar te vjeter te partis
Ndryshuar për herë të fundit nga Lioness : 03-06-2008 më 01:04
Milloshoski për BBC: Në Qeveri do të ketë parti të shqiptarëve etnikë
Në Qeveri do të ketë parti të shqiptarëve sepse kjo është "e drejtë tradite", tha ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Milloshoski në intervistën për redaksinë e BBC-së në gjuhën shqipe dhe në atë maqedonase.
Ai shtoi se VMRO-DPMNE do ta bëjë këtë edhe pse nuk ka nevojë për koalicion, pasi në zgjedhet e jashtëzakonshme parlamentare të dielën siguroi shumicë votash absolute në Kuvendin e Repubikës së Maqedonisë.
"Do të doja të theksoja se mënyra e pjesëmarrjes së tyre në zgjedhje edhe të njërës parti edhe të partisë tjetër, do të ketë rëndësi në vendimin tonë se kë do të zgjedhim ose nuk do të zgjedhim për partner koalicioni. Ky është edhe një tregues tjetër se ne, si parti qeveritare e cila e mban përgjegjësinë në këtë shtet, duam që të kemi partner koalicioni i cili demokracinë e kupton në mënyrë moderne dhe bashkëkohore", theksoi Milloshoski.
Në pyetjen nëse është e mundur që Maqedonia ta zgjidhë problemin e emrit me Greqinë deri më 9 korrik, datë që NATO-ja e theksoi si afat të fundit që vendi ta kapë inkuadrimin për anëtarësim së bashku me Kroacinë dhe Shqipërnë, shefi i diplomacisë së Maqedonisë u përgjigj se nëse Athina pranon që ta konfirmojë realitetin i cili shpesh kontestohet, për të drejtën e vetëpërcaktimit të kombit maqedonas i cili flet në gjuhën maqedonase, do ta lehtësojë mundësinë për një hap përpara lidhur me kontestin për emrin.
"Por nëse edhe më tej vazhdojnë që ta mohojnë të drejtën e vetëpërcakimit kombëtar, mendoj se kjo do t'i ndërlikojë rrethanat të cilat së bashku i kërkojmë për një zgjidhje. Për fat të keq, veprimtaritë e tyre nuk na japin ndonjë besim ose optimizëm të madh se në Athinë ekziston motimiv që të arrihet një vendim i duhur", tha ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Antonio Milloshoski në intervistën për redaksinë e BBC-së në gjuhë shqipe dhe maqedonase.
Mia
Sui generis
Shqiptaret dhe sfida e madhe e Gruevskit
Nëse kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski detyrohet të bëjë koalicion me një parti shqiptare, problemi qëndron në atë se, cilën parti do të zgjedhë ai?
Maqedonia shënoi një hap prapa në procesin e integrimit europian me zgjedhjet e fundit të përgjithshme, të cilat u përgjakën dhe u cilësuan botërisht të parregullta dhe jo normale për një shtet demokratik. Megjithatë e ardhmja e këtij vendi do të varet nga ajo që do të ndodhë në ditët në vazhdim, pikërisht nga lloji i koalicionit të ri qeveritar që do të krijohet. Një pauzë e gjatë do të krijohet në vend deri sa të përfundojë rivotimi në zonat ku u ushtrua dhunë dhe ku u vërejtën parregullsi. Në radhë të parë autoritetet maqedonase duhet të vënë në vend imazhin e dëmtuar nga zgjedhjet e 1 qershorit, duke u angazhuar seriozisht që zgjedhjet e pjesshme të zhvillohen brenda standarteve demokratike. Në rast se edhe në zonat ku do të rivotohet, do të konfirmohet fitorja e madhe e partisë VMRO-DPMNE e kryeministrit Nikolla Gruevski, atëherë gjithë vëmendja do fokusohet tek lëvizjet e tij. Gruevski pretendon se nëse merr mbi 60 vende ne parlamentin me 120 vende, ai mund të qeverisë i vetëm. Por sipas europarlamentares Doris Pak, e cila bwri njw deklaratw njw ditë më pare, Gruevski do të ketë dy tre vende më shumë se gjysma dhe kjo sërish nuk do të thotë shumicë, ndaj ai do detyrohet të bëjë koalicion me një parti shqiptare për të qeverisur i sigurt. Marrëveshja e Ohrit nuk thotë detyrimisht që shqiparët duhet të jenë në koalicionin qeveritar, por thotë se ata duhet të jenë përfaqësuar denjësisht në administratë në përputhje me proporcionin e popullsisë që ata zënë, pra përfaqësim të drejtë në polici, në administratën shtetërore në pushtetin lokal etj. E nëse Gruevski detyrohet të bëjë koalicion me një parti shqiptare, problemi qëndron në atë se cilën parti do të zgjedhë ai? Partinë Demokratike Shqiptare të Menduh Thaçit, me të cilën bëri koalicion në qeverinë e mëparshme apo Partinë Bashkimi Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit.
Le t’i kthehemi vitit 2006 dhe zgjedhjeve të përgjithshme të asaj kohe. Ishte BDI që fitoi shumicën e votave te shqiptareve, por Nikolla Gruevski zgjodhi PDSH-në për të bërë koalicion. Kjo solli dhe fillimin e trazirave në Maqedoni, gjë që paralajmëroi dhe këto votime të tensionuara të parakohshme. BDI e revoltuar që mbeti jashtë qeverisë ka krijuar pengesa për partinë shqiptare në pushtet, PDSH, dhe për gjithë punën e qeverisë. Tashmë BDI ka fituar sërish shumicën e votave të shqiptarëve, edhe pse me një diferencë të vogël krahasuar me PDSH (sipas rezultateve ende jo pwrfundimtare). Lideri i PDSH Menduh Thaci ka bërë të qartë se partia e tij do të jetë padiskutim në qeverinë e ardhshme të Gruevskit dhe këtë gjë e kishte diskutuar jozyrtarisht me kryeministrin e ardhshëm. Por si do të reagojë BDI në rast se ndodh sërish e njëjta gjë si në 2006? Ndërkombëtarët këmbëngulin që shqiptarët duhet të jenë të përfaqësuar patjetër në qeveri, por tashmë do t’i mbetet në dorë vetëm kryeministrit Nikolla Gruevski të bëjë zgjedhjen e tij për të mos lejuar që Maqedonia t’u largohet ëndrrave europiane
(d.b/Balkanweb)
Sui generis
Para disa viteve kur une nuk kam patur jetuar ne kete bote ne keto vise ku tash jeton populli shqiptare ku perkas edhe une i kan takuar nje regjimi komunist qe udhehiqeshte ne menyre profesionale nga Serbet dhe popujt tjere Sllav. Historia tregon se Komunizmi ka qene nje parti, nje udheheqes, nje popull, nje ideollogji dhe dhe mbi te gjitha nje urdher i rrept. Cdo kush qe ka kundershtuar kete urdher ka patur pasoja te medhaja ne cdo aspekt te jetes sociale te asaj kohe.
"Historia" qe une kam mesuar ne shkolle tregonte se populli shqiptare ka qene cdo here kunder keti regjimi dhe diktature qe udhehiqte populli sllav ne krye me Titon, por pa fuqia per te ju kundervu keti regjimi ka bere qe populli shqiptare ti nenshtrohet keti regjimi komunist dhe te zbaton rregullat e po te njejtit regjim.
Duke u vetedisuar, duke u ballafaquar me realitetin me shume siguri mund te konstatoj se "Historine" qe une e kam mesuar ka qene e rrejshme dhe nuk ka te bej me realitetin.
-"Historia" qe une kam mesuar (ndoshta e ka shkruar ndonje patriot, por ka gabuar ngase nuk ka treguar realitetin) tregon se populli Shqiptare ka punuar kunder keti regjimi komunist ku udheheqesi i partise se vetme pa asnje far vlere eshte kthyer ne mit dhe legjende te gjalle.
- Shqiptaret ndonese kontribuan per shkatrimin e regjimit komunist, por kur shohim realitetin ndodh dicka krejt e kundert, popujt qe udhehiqnin me regjimin komunist (sllavet) sote kane ndryshuar dhe kan demokraci te plote ku fjala e lire perkrahet me shume se cdo gje, ku udheheqesi nuk mundohet te kthehet ne mit dhe legjend pa mos patur vlera te tilla (ne perjashtim te Serbise qe ende nuk i largohet dhimbja nga prishja e ish regjimit komunist), shqiptaret e Maqedonise nuk kan te drejten e fjales se lire, votes se lire, krijojne mite dhe legjenda te gjalla pa mos qene e arsyeshme te ndodh kjo, nuk kundershtojne fjalen e udhehqesit, i ulin udheheqesit e tyre ne nje tavoline dhe vete shendrohen ne piuna shahu, udheheqesit luajne nje loje te pergjakshme duke u munduar qe cili me mire do ta zevendeson Doktorin e shkencave te shahut Marshall Titon. Pa pritur ne te njejten tavoline afrohet edhe nje udheheqes i trete, te gjithe nga tavolina tjeter mendojne se ky do ta prish kete loje shahu, por i njejti nuk e haron lavdine e Marshallit te madh dhe kerkon te jete "sledece" ne po te njejten tavoline me po te njejtet figura shahu. Te shkretet figurat e shahut!! jane pergjakur, lodhur, stresuar dhe si druna shkojne nga nje kuadrant ne tjetrin ashtu si i uluri ne karike e leviz. Figura e shahut eshte "DRU" nuk mund ti vendojem faj, jane lyer me ngjyra te ndryshme dhe sa qe mundin mbyten ne mes veti duke haruar se keto "DRUNA" kane rrenje te perbashket dhe po te mbahen per rrenjet e tyre askush nuk do te mund ti levizte nga nje kuadrant ne tjetrin dhe keshtu te ulurit ne karike nuk do te mundeshin te jepnin urdhera qe "DRUNAT" te vriten ndermjet veti.
Realitit i popullit shqiptare ne Maqedoni eshte i hidhur njejti si kjo loje shahu qe ngjane shume me lojen e shahut qe luajne Marshallet qe kan ngelur ne Serbi.
"Historia" qe une kam mesuar ndonese eshte shkruar nga ndonje figure shahu prej "DRUNI" qe eshte mbajtur per rrenjet e veta, por ne fakt me ka mashtruar ngase shihet qarte se Marshallet Serb dhe disa Marshall shqiptare ne maqedoni ende vajtojne per lojen e shahut qe ne menyre te perkryer e luante Doktori i shkencave te shahut Marshall Tito. Kjo tregon se kush vajton ende per regjimin dhe shkollen e vjeter sllave.
Keto shahiste te maskuar ne sportist evropian dhe demokrat lere se nuk heqin dore nga ajo shkolle e vjeter, por vazhdojne qe afer tyre te mbajne te rri qe ne menyre perfekte(ashtu si va ka lene Marshalli amanet) i mesojne edhte disa figura shahu
(DRUNAT e vegjel) te rri me po te njejten shkolle. Per fat te keq kjo loje shahu do te vazhdon edhe me tej nese keta "Druna te vegjel" nuk u thiren rrenjeve te tyre dhe lojtaret e shahut i lene te vdesin dhe te zhduken per gjithmone nga vlerat dhe traditat shekullore te shqiptareve. Ju o figurat e shahut prej "DRUNI" kthehuni dhe kerkoni rrenjet e juaja se nuk ka patur njeri ne kete bote qe ju ka futur te vritni njeri tjetrin pervec ketyre marshalleve te maskuar qe nuk shohin 1 cm me larg se hunda e tyre, mos vritni njeri tjetrin, qendroni ne kembet e juaja mos e leni te vetem ate "DRUNIN" qe e ka shkruar "Historine" qe une e kam mesuar.
diskuto lidhur me kete teme: http://www.forumishqiptar.com/forumdisplay.php?f=88
SHBA e BE: Përsëritje zgjedhjesh në Maqedoni
Ambasadorja e SHBA i konsideron zgjedhjet e fundit në Maqedoni më të këqia se ato të vitit 2006
Ambasadorja e SHBA, Xhilian Millovanovic deklaroi se nëse zgjedhjet do të ishin të organizuara mirë do të forcohej pozicioni i Maqedonisë në planin e eurointegrimeve. Ajo vlerësoi se incidentet treguan se demokracia në Maqedoni është e thyer. Këto zgjedhje ishin më të këqija se ato të vitit 2006.
"Ajo që më së shumti më shokoi si vëzhguese ishte se njerëzit që bënin parregullsitë dhe mashtrimet ndiheshin krenarë", tha Milovanovic. Ambasadorja e SHBA tha me tej, se patjetër duhet të ketë rivotim në të gjitha vendvotimet ku janë evidentuar parregullsi. Ndersa kryeministri Nikolla Gruevski deklaroi se
nuk do ta formojë qeverinë e re, përderisa nuk sigurohet se në të gjtiha vendvotimet qytetarët kanë shprehur 100 për qind vullnetin e tyre të lirë. Gjithnjë sipas tij, përbërja e parlamentit të ri do të jetë shprehje e plotë e vullnetit dhe dëshirës së qytetarëve të Maqedonisë dhe jo e vullnetit të disa grupeve kriminale, të cilat kanë mbushur kutitë e votimit.
Presidenca e BE-së e kryesuar nga Sllovenia mbështet nismën e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe liderëve të tjerë politikë, që të përsëriten zgjedhjet në disa rajone të caktuara, për të ndikuar në legjitimitetin e zgjedhjeve.
Zëdhënësja e BDI-së, Ermira Mehmeti ka thënë se nëse nuk ka rivotime në njësinë zgjedhore 1, 2 dhe 6, kjo parti nuk do t'i njohë rezultatet e së dielës.
Nën presionin e ndërkombëtarëve , ministria e punëve të brendëshme ka arrestuar grupin e parë të të dyshuarve për incidentet e ditës së zgjedhjeve .Gjykata Themelore e Shkupit i caktoi paraburgim prej 30 ditësh ish-komandantit të UÇK-së, Agim Krasniqit dhe tetë personave të tjerë nga Kondova, për shkak të dyshimit se kishin përgatitur për të nxitur incidente zgjedhore në njësinë zgjedhore numër një.
" Policia ndaloi grupin nëntë anëtarësh të njohur si grupi i Kondovës, ndërsa pas një kontrolli në makinat e tyre janë gjetur armë, pesë pistoleta të kalibrave të ndryshëm, municion të lehtë, tre bomba dore, gjashtë granata dore, një pushkë si dhe disa pako marihuanë," thotë zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski
Sipas policisë bëhet fjalë për një grup personash të moshës prej 16 deri në 61 vjeç.
Lioness do te kete perseritje te zgjedhjeve ne zonat 1 dhe 6, kjo nuk dyshohet
Shpresojme kesaj radhe te jene te drejta dhe te fitoj e drejta, edhe pse ajo fitoi![]()
Sui generis
BDI ka siguruar 15 deputetë, PDSH 13, PPD një deputet. Te maqedonasit, partia e kryeministrit Nikolla Gruevski ka fituar 62 deputetë nga 120 sa numëron Parlamenti i Maqedonisë dhe mund të formojë qeveri pa asnjë parti tjetër
www.gazetalajm.info
Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!
C'e drejte fitoi mo Rapsoul. Me korrigjoni nese e kam gabim, por shqiptaret rrihen e vriten midis njeri-tjetrit, per te bere koalicion me te njejten parti "nacionaliste" sllave qe as Kosoven s'e njeh, e qe nje verre ne uje beri per marreveshjen e Ohrit. Une nuk e kuptoj kete eufori per nje fitore qe as metafora "pirro-ike" nuk i shkon per shtat.
Krijoni Kontakt