Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Kadare: Shqipëria po përjeton vite të lumtura

    Vizita e revistës prestigjioze zvicerane në shtëpinë e shkrimtarit të njohur: Ishte përballë "makinerisë së terrorit"

    Shqipëria po përjeton vitet më të lumtura në historinë e saj. Kështu është shprehur shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare, shtëpinë e të cilit e ka vizituar një revistë prestigjioze zvicerane. Kadare, i cili ka folur kryesisht për krijimtarinë e tij, është shprehur shumë qartë: Nuk jam disident! "Në Shqipëri, regjimi stalinist nuk të linte hapësirë të ishe as disident. E vetmja disidencë e mundur ishte literatura...", është shprehur shkrimtari Kadare.

    Autori i intervistës, Michel Audetat, gazetar i revistës së njohur zvicerane "L‘Hebdo" i ka bërë një vizitë shkrimtarit shqiptar, jo larg qytetit të Sorbonës. Biseda me z.Kadare për revistën e njohur zvicerane nis me vlerësimin e veprave të tij madhështore, si "Gjenerali i ushtrisë së vdekur". Sipas revistës, ishin pikërisht këto vepra, plot vlera, që e radhisin Kadarenë mes autorëve me famë botërore. Ndaj, nënvizon "L‘Hebdo", ai meritoi vlerësim të veçantë nga akademikët suedezë të çmimit "Nobel" për literaturë.

    Shkrimtari Kadare ka biseduar gjithashtu edhe për aktualitetin në Shqipëri. Ai ka shprehur "satisfaksion për zhvillimet e hovshme ekonomike dhe demokratike në Shqipëri". "Deri dje, Shqipëria ishte ndër vendet më fatkeqe. Ndërsa sot, ky vend po përjeton vitet më të lumtura në historinë e saj", tha Kadare, i cituar nga revista e njohur zvicerane. Në vijim të intervistës dhe bisedës për aktualitetin shqiptar, Kadare ka pohuar se "armiqtë" e djeshëm të Shqipërisë, sot janë miqtë e vërtetë të saj. "NATO i ka hapur dyert asaj dhe Shqipëria po u kthehet integrimeve natyrale", thotë ai.

    Më tej, autori i intervistës shkruan se, për vite me radhë, Kadare ishte në shënjestër të regjimit stalinist, të drejtuar nga diktatori Enver Hoxha. Vazhdimisht ai ishte në ndjekje, nën censurë, - shkruan Michel Audetat. Deri në vitin 1990, para se të largohej nga Shqipëria në Francë, Shqipëria për Kadarenë ishte një vend komunist, i vështirë dhe paranojak. Ky regjim, sipas autorit të intervistës me shkrimtarin e madh shqiptar, e ndiqte vazhdimisht Kadarenë. "Shkrimtari ishte vazhdimisht në ndjekje të këtij regjimi, kërcënohej, censurohej, denoncohej si armik numër një i regjimit... Shumë vepra të tij, si poema "Pashallarët e Kuq", në vitin 1975, u ndaluan nga regjimi i Enver Hoxhës. Kadare ishte përballë një "makinerie të terrorit", shkruan "L‘Hebdo" për shkrimtarin e madh shqiptar.

    Shtypi


    Romani "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur" i Ismail Kadaresë ka tërhequr vëmendjen e kritikëve të letërsisë edhe në Shtetet e Bashkuara, pas ribotimit ditët e fundit në gjuhën angleze. Gazeta "New York Times" botonte ditë më parë artikullin "Një mision i errët në fushat me eshtra të Shqipërisë", në të cilin vlerësohej lart jo vetëm ky roman, por edhe vepra e shkrimtarit të madh në përgjithësi. Libri është botuar nga shtëpia botuese "Arcade", e cila ka sjellë edhe më parë vepra të shkrimtarit Kadare për publikun amerikan. Botimi i "Gjeneralit të Ushtrisë së Vdekur" është një rikthim në libraritë amerikane. Dick Seaver, shtëpia botuese e të cilit "Arcade", nxjerr librin, sqaroi arsyet: "Ka dy arsye për ribotimin e ‘Gjeneralit të Ushtrisë së Vdekur‘. Së pari, varianti i mëparshëm kishte dalë jashtë qarkullimit prej shumë vitesh, dhe së dyti, zoti Kadare nuk ishte plotësisht i kënaqur me përkthimin e atëhershëm. Edhe përkthimin e tanishëm ai e rishikoi dhe besoj se duhet të jetë i kënaqur me hedhjen në tregun amerikan të variantit të tanishëm". "Arcade" ka botuar edhe më parë libra të Kadaresë, përfshirë "Pasuesin" dhe "Vajzën e Agamemnonit". "Ne kemi botuar të paktën 12 libra të Kadaresë dhe i kemi botuar veprat e tij me shumë besnikëri, sepse besojmë se ai është një shkrimtar i madh botëror", thotë Seaver, sipas të cilit, vepra e Kadaresë nuk ka depërtuar akoma plotësisht në tregun amerikan, pasi, siç shprehet ai, lexuesit amerikanë kanë në përgjithësi paragjykime për shkrimtarët e huaj. Por ndërsa publiku amerikan në përgjithësi mund të dojë ende kohë për t‘u njohur me shkrimtarin e madh, vepra e zotit Kadare është jo vetëm e njohur, por e vlerësuar jashtëzakonisht nga kritikët letrarë. "Bota e Kadaresë është një lloj antimaterie. Shkatërron tonën. Vetëm se ndryshe nga ç‘ndodh me grimcat elementare në fizikë, bota e tij plotëson tonën, duke lënë gjurmë të jashtëzakonshme", shkruan Richard Eder, një prej kritikëve të njohur.


    Shqip
    Sui generis

  2. #2
    ***VIP***
    Anëtarësuar
    26-08-2008
    Postime
    800
    "Shqiperia po kalon vitet me te lumtura" - sa mire e vika re Kadareja nga Parisi gjendjen e Shqiperise. "Atdhetarit te madh i digjet zemra per Shqiperine" prandaj ka vendosur te qendroj ne Paris dhe te mos kthehet ne atdhe.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e NEOLK
    Anëtarësuar
    10-04-2006
    Vendndodhja
    vlore
    Postime
    331
    Citim Postuar më parë nga ^SHIU^ Lexo Postimin
    "Shqiperia po kalon vitet me te lumtura" - sa mire e vika re Kadareja nga Parisi gjendjen e Shqiperise. "Atdhetarit te madh i digjet zemra per Shqiperine" prandaj ka vendosur te qendroj ne Paris dhe te mos kthehet ne atdhe.


    Është nder për ne Shqiptaret figura e KADARES , shkrimtar me fame botërore . Tematika e gjere e veprave te këtij shkrimtari erudit është nder per njohjen e kombit Shqiptare dhe vlerësim për çdo shtetas . Ashtu siç krenohemi sot per Aleksander Moisiun , Ali Pashe TEPELENA , Fan NOLI , Elena GJIKA , Kostandin KRISTOFORIDHI , Vellezerit FRASHERI , Millosh Gjergj Nikolla , Viktor EFTIMIU , Kole IDROMENO , ASDRENI(Aleks Stavre Drenova , Gjon BUZUKU , Pjeter BOGDANI , Frang BARDHI , Gjovalin GJADRI , GONXHE BOJAXHIU , ISMAIL QEMALI , GJERGJ KASTRIOTI (SKENDER_BEU) ,LEK DUKAGJINI , Tefta Tashko KOCO , Xhejms Belushi ), Bekim Fehmiu , Ibrahim Kodra , e shume te tjere . Kesaj liste i jane shtuar dhe shtohen çdo vit figura te ndritura te kombit Shqiptar .

    ISMAIL KADARE .
    Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Ideja e romanit 'Gjenerali i ushtrisë së vdekur' (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin 'Kështjella' (1975). Në romanin 'Kronikë në gur' (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike. Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela 'Emblema e dikurshme' (1977), 'Ura me tri harqe' (1978) dhe 'Gjakftohtësia' (1980). E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t'i japë asaj. Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani 'Dimri i madh' (1977). Veprat më të mira të Ismail Kadaresë janë përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë nga publiku lexues.



    50 shqiptarët më të famshëm në botë
    ________________________________________
    Ata ia kanë dalë të fitojnë një emër në Shqipëri. Më pas ia kanë dalë që nëpërmjet këtij emri të përcjellin vlerat e kombit tonë në mbarë botën. Në të gjitha kohërat ka pasur shumë shqiptarë që kanë shërbyer si ambasadorë të kulturës dhe vlerave shqiptare në botë. Dhe në këtë kohë, ja cilët janë shqiptarët fama e të cilëve shkoi përtej kufijve të vendit tonë.

    1. Ismail Kadare – shkrimtar
    Shkrimtari me famë tashmë botërore dhe fitues i çmimit “Man Booker Prize”
    2. Inva Mula – soprano
    Sopranoja me famë ndërkombëtare, e cila përfaqëson denjësisht vendin tonë në skenat botërore
    3. Ana Oxa – këngëtare, Itali
    Këngëtarja e njohur italiane ka pranuar se babai i saj ka mbërritur në Itali nga Shqipëria dhe pikërisht nga Kruja
    4. Sandra Bullock, aktore SHBA
    Është bërë e ditur se babai i Sandra Bullock është me origjinë shqiptare
    5. James Belushi – aktor, SHBA
    Aktori i famshëm amerikan, James Belushi, dhe vëllai i të ndjerit John Belushi, është me origjinë shqiptare
    6. Eda Zari - këngërare, Gjermani
    Lindur në Tiranë, Eda Zari jeton prej vitesh në Gjermani, ku është një këngëtare, producente dhe kompozitore mjaft e famshme. Ajo është gjithashtu ambasadore e kulturës së Shqipërisë
    7. Ferid Murati
    Nobelisti me baba shqiptar dhe nënë amerikane, Ferid Murati, fitoi çmimin “Nobel” në mjekësi në vitin 1998
    8. Angjelin Prelocaj
    Balet maestro i Parisit, Angjelin Prelocaj është fitues i një sërë çmimesh ndërkombëtare
    9. Eliza Dushku – aktore, SHBA
    Aktorja e cila luajti përkrah Robert de Niros dhe Leonardo Di Caprio-s në filmin “Historia e një djali”, është me origjinë shqiptare
    10. Agim Kaba – aktor, SHBA
    Shumë pak e dinë se djaloshi simpatik që ka luajtur në telenovelën “Ndërsa bota rrotullohet”, është me origjinë shqiptare
    11. Stan Dragoti – regjisor, SHBA
    Regjisori dhe producenti hollivudian e bëri të ditur para disa vjetësh kur mbërriti në Shqipëri prejardhjen e tij shqiptare
    12. Richard Lukaj – ekonomist, Wall Street, SHBA
    I lindur në Itali nga prindër shqiptarë, Lukaj cilësohet si “magjistari” i Wall Street, duke mbetur një nga menaxherët më të rinj të një rangu aq të lartë
    13. Joseph DioGuardi – ish-kongresmen, SHBA
    Ish-kongresmeni amerikan, Joseph DioGuardi, i lindur në Bronks, Nju-Jork, njëkohësisht dhe lider i Ligës Civile Shqiptaro- Amerikane. Ai është me origjinë shqiptare dhe që prej vitit 1989 ka bërë 15 udhëtime në Ballkan
    14. Emina Cunmulaj – modele, SHBA
    Supermodelja me origjinë shqiptare, Emina Cunmulaj, është shpallur ylli i ri i revistës së famshme te fotomodeleve “Elite” dhe “Vogue” në SHBA
    15. Donald Lambro – gazetar, SHBA
    Ai është një gazetar amerikan me famë botërore dhe mbi të gjitha me origjinë shqiptare
    16. Tie (Tahir) Domi – lojtar hokeji, Kanada
    Ka lindur në Ontario, Kanada më 1 nëntor 1969 nga prindër shqiptarë. Është një lojtar hokeji mjaft i famshëm në Kanada
    17. James Biberi – aktor, SHBA
    Aktor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që prindërit e tij janë shqiptarë
    18. Tania Doko – këngëtare, Australi
    Ajo e ushtron aktivitetin e saj në Australi, por tashmë dihet se ajo është një këngëtare e suksesshme me rrënjë shqiptare
    19. Mirela Tafaj – soprano, Kanada
    Si shumë të tjerë, edhe Mirela Tafaj është një soprano shqiptare, e cila ka bërë emër edhe jashtë kufijve të Shqipërisë
    20. Elona Bojaxhi – aktore, modele, SHBA
    Elona Bojaxhi është modele dhe aktore me origjinë nga Berati. Ajo është zbuluar nga një regjisor, duke filluar më pas karrierën aktoriale
    21. Laureta Meci – aktore, SHBA
    Laureta Meci, e lindur në Kuçovë, ka përfunduar shkollën prestigjioze të aktrimit “Stella Adler” në Nju-Jork dhe po avancon me karrierën e saj
    22. Ilir Shaqiri – balerin, Itali
    Balerin i famshëm shqiptar në Itali, u bë i njohur nga programi televiziv “Amici”
    23. Kledi Kadiu – balerin, Itali
    Balerin shqiptar me famë të madhe në Itali, pas pjesëmarrjes dhe suksesit të tij në programin televiziv “Amici”
    24. Leon Cino – balerin, Itali
    Si shumë balerinë të tjerë shqiptarë, edhe Leon Cino u bë i njohur shumë shpejt në Itali
    25. Klajdi Selimi – balerin, Itali
    Sërish një balerin shqiptar që u bë shumë shpejt protagonist i programit “Amici”
    26. Marina Malota – aktore SHBA
    Ajo vjen nga një familje me prejardhje shqiptare dhe ka luajtur në shumë filma si “Til There was You”, “The Thin Red Line” etj., ndërkohë që edhe vëllai dhe motra e saj merren me aktrim
    27. Tedi Papavrami – violinist, Francë
    I lindur në Tiranë, ai studio në konservatorin kombëtar “Superieur de Musique” në Paris. Ai ka interpretuar në shumë skena të botës
    28. Erald Dervishi – kampion botëror shahu
    I lindur në Durrës, ai është një nga kampionët më të rinj në historinë botërore të Shahut
    29. Mirsa Adami – pianiste
    E lindur në Tiranë, Mirsa Adami fitoi në 1990-ën çmimin e parë në një konkurs për të rinjtë në Itali dhe një vit më vonë interpretoi në Roterdam, Holandë. Ajo luan si soliste në dhomën e muzikës dhe është shumë e suksesshme
    30. Saimir Pirgu – tenor
    Pavarësisht se në moshë të re, Saimir Pirgu u bë shumë shpejt i njohur si tenor, duke fituar një sërë çmimesh në Itali
    31. Nate Dushku – aktor, SHBA
    Ai është vëllai i Eliza Dushkut dhe njësoj si ajo rrjedh nga e njëjta familje me origjinë shqiptare dhe është njëkohësisht aktor
    32. Hila Popaj – ish-aktor, SHBA (Chinatown)
    Ata që kanë parë seritë e filmit “Ninja” duhet ta kenë parë pa e ditur se ai është shqiptar. Ai gjithashtu ka luajtur edhe në “Chinatown”
    33. Liria Begeja – regjisore, Francë
    Liria Begeja është regjisorja e njohur franko-shqiptare
    34. Elsa Lila – këngëtare, Itali
    Pasi korri mjaft sukses me çmimet e saj të para në Festivalin Kombëtar Shqiptar, ajo u bë e njohur edhe në Itali, ku mori pjesë në festivalin e Sanremos
    35. Astrit Zejnati – balerin, Arizona, SHBA
    Pasi ka studiuar në Shkollën e Baletit në Tiranë, Astrit Zejnati ka arritur të jetë balet maestro në Arizona
    36. Miriam Cani – këngëtare, Gjermani
    Vajza e grupit “Preluders”, Miriam Cani, tashmë e njohur në Gjermani dhe në vende të tjera evropiane, është nga Elbasani
    37. Stefi Gjine – teniste, Kanada
    Ajo është shumë e re, por një teniste me një të ardhme që premton shumë, me 124 trofe deri tani
    38. William Gregory – astronaut, SHBA
    William Gregory është një astronaut amerikan, paraardhësit e të cilit kanë emigruar nga Shqipëria në fillim të këtij shekulli
    39. Aurela Gaçe - këngëtare, SHBA
    Këngëtare shqipëtare që tashmë po korr sukses edhe në SHBA
    40. Igli Tare – futbollist, Itali
    Futbollisti shqiptar, i cili është mjaft i suksesshëm gjithashtu në Itali
    41. Ambeta Toromani – balerinë, Itali
    Si shumë balerinë të tjerë shqiptarë edhe Ambeta Toromani u bë shumë shpejt e njohur në Itali
    42. Oni Pustina – model, Itali
    I shfaqur në reklama të ndryshme, Oni Pustina është modeli i famshëm shqiptar që luan rolin e postierit në emisionin “Ce posta per te”
    43. Valbona Çoba – modele, aktore, SHBA
    Ajo u bë e njohur fillimisht në Shqipëri, më pas në Greqi si një modele e famshme, ndërsa tani është modele dhe aktore në SHBA
    44. Aris Golemi – balet maestro, koreograf
    I diplomuar në Shkollën e Baletit në Tiranë, ai ka performuar live me këngëtarin e muzikës kauntri, Dwight Yoakam, dhe gjithashtu ka qenë koreograf i disa pjesëve të grupit N’SYNC
    45. Masiela Lusha
    E lindur në Shqipëri, Masiela Lusha po vazhdon karrierën e saj prej aktoreje në SHBA. Ajo është shfaqur në shumë filma dhe spote publicitare
    46. Kristina O’Donnelly
    E lindur në Romë, Kristina O’Donnelly është e bija e një shqiptari të Maqedonisë. Ajo është shkrimtare mjaft e famshme
    47. Mariela Cingo
    Mariela është një pianiste e re shqiptare me banim në Londër, ku ka fituar shumë çmime për interpretimet e saj
    48. Laura Mersini Houghton
    Ajo është kozmologe dhe është shqiptare, si dhe një nga femrat e pakta në botë që merren me këtë shkencë
    49. Ardian Harri
    Ai është një profesor shqiptar në Universitetin e Shtetit të Misisipit në departamentin e ekonomisë bujqësore
    50. Luan Krasniqi, boksier
    Ai është tashmë një boksier më famë, i cili ka mbajtur deri vonë titullin Kampion i Evropës

    Tirana Observer
    Ndryshuar për herë të fundit nga NEOLK : 20-10-2008 më 21:18
    Rrug' e gjatë do ngare ngadalë (8204)

  4. #4
    Keta te Tirana Observer jane nje katastrofe. Pashe ate listen e shqiptareve me te shquar por se ca jane perzjere nje tufe me emra kot aty qe nje zot e di sesi mund te quhen te shquar duke lene pa hedhur fare ne liste ata qe me te vertete jane te shquar. Hajde gazetari qe kemi hajde...

  5. #5
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Keta te Tirana Observer jane nje katastrofe. Pashe ate listen e shqiptareve me te shquar por se ca jane perzjere nje tufe me emra kot aty qe nje zot e di sesi mund te quhen te shquar duke lene pa hedhur fare ne liste ata qe me te vertete jane te shquar. Hajde gazetari qe kemi hajde...

    Miku im Darius:

    Kjo eshte gazetaria e kamariereve te Rognerit dhe e analisteve te Sheratonit !

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  6. #6
    ***VIP***
    Anëtarësuar
    26-08-2008
    Postime
    800
    Citim Postuar më parë nga NEOLK Lexo Postimin
    Është nder për ne Shqiptaret figura e KADARES , shkrimtar me fame botërore . Tematika e gjere e veprave te këtij shkrimtari erudit është nder per njohjen e kombit Shqiptare dhe vlerësim për çdo shtetas . Ashtu siç krenohemi sot per Aleksander Moisiun , Ali Pashe TEPELENA , Fan NOLI , Elena GJIKA , Kostandin KRISTOFORIDHI , Vellezerit FRASHERI , Millosh Gjergj Nikolla , Viktor EFTIMIU , Kole IDROMENO , ASDRENI(Aleks Stavre Drenova , Gjon BUZUKU , Pjeter BOGDANI , Frang BARDHI , Gjovalin GJADRI , GONXHE BOJAXHIU , ISMAIL QEMALI , GJERGJ KASTRIOTI (SKENDER_BEU) ,LEK DUKAGJINI , Tefta Tashko KOCO , Xhejms Belushi ), Bekim Fehmiu , Ibrahim Kodra , e shume te tjere . Kesaj liste i jane shtuar dhe shtohen çdo vit figura te ndritura te kombit Shqiptar .

    ISMAIL KADARE .
    Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Ideja e romanit 'Gjenerali i ushtrisë së vdekur' (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin 'Kështjella' (1975). Në romanin 'Kronikë në gur' (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike. Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela 'Emblema e dikurshme' (1977), 'Ura me tri harqe' (1978) dhe 'Gjakftohtësia' (1980). E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t'i japë asaj. Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani 'Dimri i madh' (1977). Veprat më të mira të Ismail Kadaresë janë përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë nga publiku lexues.



    Une nuk po ja ul vlerat si shkrimtar por i them qe te mos flasi se si eshte situata ne shqiperi kur ai nuk jeton ne shqiperi. Duhet te jetosh ne shqiperi qe te flasesh nese shqiptaret po kalojne apo jo vitet me te lumtura.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 25-10-2008 më 19:12

  7. #7
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Dritero Agolli ka thene :

    "Ismail Kadare: Nje shkrimtar i madh ne Vepra por i vogel ne Shpirt!"

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  8. #8
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Pse qenka me lart Driteroi se Ismaili ?!? Pse duhen marre per baze fjalet e Driteroit ne kete rast ?!? Kush eshte Driteroi ?!?
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  9. #9
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Citim Postuar më parë nga skuthi_vogel Lexo Postimin
    Kush eshte Driteroi ?!?
    Nje njeri qe Ti nuk ke per ta patur KURRE shansin qe te jesh si Ai !!

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    u shtofshin keta bij te shqipes qe na nderojne..

    ne ate liste.. ambeta ..eshte me e dashur per mua.. po dhe kledi gjithashtu..

  11. #11
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga Shkelqesia_E_Tij Lexo Postimin
    Nje njeri qe Ti nuk ke per ta patur KURRE shansin qe te jesh si Ai !!

    ... Shyqyr o Zot them qe nuk e kam shansin te jem si Ai dhe Klani i Tij ppsh-ist ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  12. #12
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Citim Postuar më parë nga skuthi_vogel Lexo Postimin
    ... Shyqyr o Zot them qe nuk e kam shansin te jem si Ai dhe Klani i Tij ppsh-ist ...
    Me kete qe ke thene nuk po me dukesh si njeri i Tirona Fanatics por si nje 15-leksh dinamoviti

    Pyete njeher ate Kadarene se mos jeni "tifoz" per te njejten skuader ?


    Sa per Driterone, ke te drejte ai ka qene dhe ngelet nje njeri me me shpirt komunisti (PPSH nuk ishte komuniste por autokratike si PD-ja sot ) por te pakten nuk ka ndryshuar "skuader" si Kadareja

    Pa me thuaj more skutho cili nga keta te dy eshte tifoz (ne kuptimin e vertete te fjales ) ?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shkelqesia_E_Tij : 25-10-2008 më 12:41 Arsyeja: Kundra rrymes !!!

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  13. #13
    En el nombre del dios Maska e qorri_30
    Anëtarësuar
    31-08-2006
    Vendndodhja
    MADE IN ALBANIA
    Postime
    180
    Kadareja vazhdon te jete skenarist i familjes HOXHA . Vilen ne plazhin e golemit e ka ngjitur me familjen HOXHA . Ne Paris gjithmon eshte pran familjes HOXHA .

    ESHTE GRU E ZGJUT NEXMIJA O NJEREZ ...............









    ....
    ''Nëse puna ju shkakton lodhje ,atëher pasiviteti ju shkaton kalbje.''

  14. #14
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga Shkelqesia_E_Tij Lexo Postimin
    Me kete qe ke thene nuk po me dukesh si njeri i Tirona Fanatics por si nje 15-leksh dinamoviti

    Pyete njeher ate Kadarene se mos jeni "tifoz" per te njejten skuader ?


    Sa per Driterone, ke te drejte ai ka qene dhe ngelet nje njeri me me shpirt komunisti (PPSH nuk ishte komuniste por autokratike si PD-ja sot ) por te pakten nuk ka ndryshuar "skuader" si Kadareja

    Pa me thuaj more skutho cili nga keta te dy eshte tifoz (ne kuptimin e vertete te fjales ) ?

    Shkelqesi, mos e ngaterro sportin ne kete muhabet kot, jo per gje, po s'ja paske fort haberin, do jesh tifoz i ri me siguri. Tifozat e Dinamos jane 80-lekshat. Nqs nuk e di kuptimin e 80 lekshit ta shpjegoj ndonjehere tjeter.

    Nejse, kalojm te Kadareja dhe Agolli. Po flasim per nje ish-komunist dhe nje komunist. Kadareja te pakten me ate te veten u perpoq te bente diçka dhe i dha nje shuplake miqve te Agollit kur i la pendet, ndersa Agolli ngeli deputet i PPSH edhe kur kjo e fundit nderroi emrin.

    Nje kandidat per çmimin ''Nobel'' sa e sa here nuk mund te krahasohet kurrsesi me nje pijanec fytyrkuq sado i vogel te jete ne shpirt.

    D. Agolli te plasi nga inati t'ja bej puf se Kadarese nuk i afrohet kurre.


    P.S. Jom TIRONC dhe TIFOZ TIRONE ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  15. #15
    Pro diturise Maska e Gjelosh PRekaj
    Anëtarësuar
    07-07-2008
    Vendndodhja
    N'rranjen e Rozafs
    Postime
    681
    Po At Gjergj Fishta a kish ken Shqiptare apo jo, pse nuk po i knohet emni aspak.

    I marre adhe ai i cili thartoje trrute me veprat e tija madheshtore, apo ndoshta keni fillue me e thirr rraciste sepse ju ka knue emnin turqve dhe shkjave ashtu si jane TE ZI E AZIATIKE e nuk ju pelqen kopilave t'tyne me jau sha babat.



    Ajo lista e atyne Shqiptareve ma te shquem per mendimin tim ashte krejte e pa sakte
    dhe injoron t'gjithe Shqiptaret dhe luan nje rrol te keq per brazat e rinje.

    Perveq atyne Shkrimtareve ato artistat jane fute kot, sepse e mira e popullit nuk i vjen prej disa imoralave sic jane artistat dhe fotomodelet por prej dijetareve,shkrimtareve, shkencatarve etj.

    Tash ta po del adhe ndaj artist/artiste i/e filmave pornografike dhe ta po e vejme mu ne maje te listes sepse nepermjet tij/saj kan me na e ndig'jue emnin.

    TURP E VAQJA E ZEZE PER NE.

  16. #16
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Citim Postuar më parë nga skuthi_vogel Lexo Postimin
    Shkelqesi, mos e ngaterro sportin ne kete muhabet kot, jo per gje, po s'ja paske fort haberin, do jesh tifoz i ri me siguri. Tifozat e Dinamos jane 80-lekshat. Nqs nuk e di kuptimin e 80 lekshit ta shpjegoj ndonjehere tjeter.

    Nejse, kalojm te Kadareja dhe Agolli. Po flasim per nje ish-komunist dhe nje komunist. Kadareja te pakten me ate te veten u perpoq te bente diçka dhe i dha nje shuplake miqve te Agollit kur i la pendet, ndersa Agolli ngeli deputet i PPSH edhe kur kjo e fundit nderroi emrin.

    Nje kandidat per çmimin ''Nobel'' sa e sa here nuk mund te krahasohet kurrsesi me nje pijanec fytyrkuq sado i vogel te jete ne shpirt.

    D. Agolli te plasi nga inati t'ja bej puf se Kadarese nuk i afrohet kurre.


    P.S. Jom TIRONC dhe TIFOZ TIRONE ...

    Sa per sportin amon mos me zer ne goje se edhe gruan le per futbollin por ke te drejte paskam ngaterru kryefjalen e dinamoviteve "80" lekshat ahahahah

    Nejse.....

    Nuk e ke kuptuar mire ate qe ka thene Driteroi ndaj te keshilloj ta lexosh edhe njehere.

    Ketu nuk po e hedhim poshte Kadarene si shkrimtar apo si nje njeri me vlera, thjesht po tregojme qe nje njeri nuk duhet te heshte atje ku ka goje dhe te ciceroje atje ku nuk ka

    Cmimi Nobel vertet sikur ta merte Kadareja do te na gezonte pa mase te gjitheve, edhe vete Diterone besoj por puna qendron diku gjetke more skutho...!!!

    Po ça shuplake u dha PPSH-isteve Kadareja more skutho edhe nuk e paskemi degjuar apo pare ne te tjeret ? Ku i ka dhene keto shuplaka Kadareja, ke kafja me Ramizin, ke byreku me Nexhmien apo ke "tapeti i kuq" i Lidhjes se Shkrimtareve ?

    Sa per Driterone, kur nuk po plas nga rakia e Skraparit dhe e Permetit nuk ma do mendja se do pelcase nga inati nqs Kadareja mer çmimin NOBEL



    ps: nqs je tifoz me Tironen mos shkruaj me sllogane dinamovite....

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

Tema të Ngjashme

  1. Premisa të gabuara
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  3. Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 17-10-2007, 23:58
  4. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  5. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •