Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Pse nuk mund ta Kupton Cdo Kush Kur’anin?

    ALLAHU E TURBULLON TĖ KUPTUARIT E JOBESIMTARĖVE


    Se disa njerėz nuk mund ta kuptojnė Kur’anin ėshtė njėra prej sekreteve me shumė rėndėsi e shpallur nė Kur’an. Kjo nė tė vėtetė ėshtė njė sekret i rėndėsishėm, pėr arsye se Kur’ani ėshtė njė libėr shumė i qartė, i lehtė dhe i hapur. Ēdokush qė dėshiron mund ta lexoj Kur’anin dhe tė mesoj urdhėrat e Allahut, moralet e mira me tė cilat Ai ėshtė i kėnaqur, vetitė e xhennetit dhe tė xhehennemit, dhe pėr shumė sekrete disa prej tė cilave janė shpallur nė kėtė libėr. Megjithatė, sikur njė ligj i pėrhershėm i Allahut, disa njerėz nuk mund ta kuptojn Kur’anin pavarėsisht nga qartėsia e tij. Gjithashtu, kėta njerėz mund tė jenė inxhinier atomik ose profesor tė bielogjisė, mund tė kuptojnė fusha shumė tė komplikuara tė shkencės siē janė fizika, kimia ose matematika, mund ta kuptojnė budizmin, hinduizmin, zjarrėputizmin, materializmin ose komunizmin, dhe prap tė deshtojnė nė kuptimin e Kur’anit. Kėta njėrėz tė cilėt i adoptojnė strukturat e komplikuara tė sistemeve jo Kur’anore disi nuk mund ta kuptojnė fenė e qartė dhe tė lehtė tė Allahut, dhe dėshtojnė tė kuptojnė bile edhe mėsimet ma tė dukėshme aty.



    Tė qėnurit e tyre tė paaftė pėr tė kuptuar bile edhe faktet ma evidente ėshtė njė mrekulli nė vetėvete. Duke paraqitur se ata kanė njė mungesė kaq serioze nė kuptimin. Allahu sqaron se disa njerėz kanė karakter tjetėr. Nė anėn tjetėr, kjo pajis me prova nė faktin se tė gjitha zemrat, arsyet dhe tė kuptuarit janė nė duart e Allahu. Allahu deklaron se Ai do tė mbuloj zemrat dhe tė kuptuarit e atyre tė cilėt janė pushtuar prej ndjenjave tė madhėshtisė, kjo ėshtė pėr ata qė nuk i binden Allahut. Fakti se ata kuptojnė ēdo gjė pėrveē Kur’anit, tregon se Allahu i ka larguar ata prej shenjave tė Tij, dhe ata janė refuzuar prej Kur’anit pėr shkak tė josinqėritetit tė tyre. Disa nga ajetet qė flasin pėr kėtė janė:


    Kur ti e lexon Kur'anin, nė mes teje dhe atyre qė nuk e besojnė botėn tjetėr, Ne e vėmė njė perde tė padukshme. Ndėrkaq, nė zemrat e tyre vėmė njė mbulesė dhe shurdhim tė thellė tė veshėve tė tyre qė nuk mund ta kuptojnė atė. E kur e pėrmend ti nė Kur'an Allahun tėnd, vetėm Atė, ata ikin mbrapa dhe largohen. (Isra': 45-46)

    Ka prej tyre qė ty tė dėgjon (kur lexon Kur'anin). Po Ne kemi krijuar mbulesė mbi zemrat e tyre qė tė mos e kuptojnė atė dhe nė veshėt e tyre sajuam shurdhim, dhe edhe sikur t'i shohin tė gjitha faktet, ata nuk besojnė, derisa kur vijnė te ti e tė polemizojnė ata qė mohuan thonė: “Nuk ėshtė tjetėr ky (Kur'ani) vetėm se mit i hershėm.” (En'am: 25)


    Kush ėshtė mė zullumqarė se ai qė ėshtė kėshilluar me argumentet e Allahut tė vet, e ua kthen shpinėn atyre dhe harron atė qė vetė e punoi? Ne kemi vėnė mbi zemrat e tyre mbulesė nė mėnyrė qė tė mos e kuptojnė atė (Kur'anin), kurse nė veshėt e tyre shurdhim, andaj edhe nėse i thėrret ti ata nė rrugė tė drejtė, ata si tė tillė nuk do tė udhėzohen kurrė. (Kehf: 57)


    Siē u tregua nė ajetet, sekreti pse jobesimtaret nuk mund ta kuptojnė Kur’anin ėshtė se Allahu e ka vendosur njė pengesė pėr kuptimin e tyre dhe i ka vulosur zemrat e tyre pėr arsye tė mospranimit tė tyre. Kjo ėshtė njė mrekulli e madhe e cila paraqėt Madhėshtinė e Allahut dhe se Ai ėshtė poseduesi i zemrave dhe mendimeve tė ēdo njeriu.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e tulipanonero
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Postime
    226
    Citim Postuar mė parė nga Kronikė Lexo Postimin
    mmm,masi Allahu po vika perde edhe po ma mbulojka zemren teme kur un po lexojsha Kur`an at'here asht faji i tina pse un nuk muj me kuptu pasi qe ai po ve perde ne syrin tim e po mbulon zemren time,edhe per te kqijat qe po i bej ai po i dika at`her pse spom ndalon edhe pse nuk po i udhzon Ai te gjithe njerzit drejt tij e ti shpetoje nga ferri paska pushtet te madh a?
    Dyshime dhe pėrgjigje nė Besim

    Dėnimi dhe shkruarja nė Lewhi

    Disa dyshimtarė thonė: “Nėse Allahu e ka shenuar nė Lewhi qė do tė bėjmė keq, pėrse atėherė na dėnon pėr atė qė na ka pėrcaktuar?

    Pėrgjigja ėshtė e qartė: Dituria e mėparshme e Allahut, dhe ajo qė ėshtė shėnuar nė Lewhi, nuk ka fuqi qė tė na shtyjė me dhunė qė tė veprojmė vepra tė caktuara, por ėshtė kjo dituria e mėparshme e Allahut, e cila ka cilėsi tė zbulimit tė asaj ēka do tė bėjmė me vullnetin tonė tė lirė, e jo veēori tė ndryshimit tė veprave tona. Secili njeri, nė tėrėsi ndien qė nė tėrėsi drejton me vullnetin e vet tė lirė.

    Dėshmitarė tė kėsaj janė tėrė muskujt, tė cilėt lėvizin me vullnet, e tė cilėt punojnė sipas dėshirės sonė. Muskujt tė cilėt nuk punojnė nė pajtim me vullnetin tonė janė ata muskuj nė drejtimin e tė cilėve njeriu nuk ka kompetenca, sikurse qė janė muskuj e zemrės dhe tė lukthit. Prandaj, pėr veprimin e kėtyre muskujve, nuk ka as dėnim e as shpėrblim. Nėse e di se ndonjė njeriu do ta bėjė njė vepėr tė mirė, apo tė keqe, a mund tė ndikojė dituria e jote nė atė se ēfarė do tė bėjė ai individ? Gjithashtu, nėse pėr shembull, e bėnė njė vepėr tė mirė dhe ndonjė person e shėnon qė ke bėrė vepėr tė mir, a thotė atėherė ndonjė i menēur: “Ky shėnim tė ka detyruar qė tė bėshė vepėr tė mirė?”

    Shėnimi i atij personi nuk ėshtė asgjė tjetėr, por vetėm shėnimi i asaj se ēfarė ka bėrė. Kėshtu tė shėnuarit nė Lewhi nuk ėshtė asgjė tjetėr por vetėm shėnim i asaj se ēfarė ke pėr tė bėrė, sipas vullnetit tėnd. Dhe nuk ekziston kurrfarė dallimi nė mes tė shėnuarit tė asaj ēfarė ke pėr tė bėrė, para se tė ndodhte kjo, dhe tė shėnuarit e asaj ēfarė ke bėrė, pasi qė kjo tanimė ka ndodhur.

    Dallimi ekzstion vetėm nė mes njohurive tė mėparshme tė pėrgjithshme dhe gjithpėrfshirėse tė Allahut dhe tė diturisė sė kufizuar dhe mesatare tė njeriut.
    Mendo pak mbi profesorin me eksperiencė i cili e njeh gjendjen e nxėnėsve tė vet. Nėse para provimit nė doracakun e vet do t’i shėnonte emrat e atyre qė do tė kalojnė apo do tė bien nė provim, a do tė kishte pasur tė drejtė nxėnėsi tė vijė dhe t’i thonte atij: “Profesor, ju nė doracakun tuaj keni shėnuar se do tė rėzohem nė provim dhe unė rashė”. Nė kėtė profesori do tė ishte pėrgjigjur: “Precizitetin tim tė vlerėsimit dhe njohjen e gjendjes sė nxėnėsve mos e merr pėr shkak tė flegmanetit dhe pėrtacisė tėnde. Unė e kam ditur gjendjen tėnde, prandaj e pėrcaktova rezultatin tėnd. Por, kjo njohuri nuk ka mundur qė tė deklarojė tė pėrgjigjesh nė provim, por ti je pėrgjigjur me vetėdėshirė (me vullnetin tėnd). Unė kam ditur se ēfarė ėshtė gjendja e jote, andaj sakt e parapėrcaktuar, kurse, dituria ime i paraprinte kohės sė ngjarjeve”.

    Dyshimtari, ndonjėherė do tė pyesi: Nėse Allahu ka ditur qė do tė bėjė vepra tė kėqija, pėrse atėherė, nuk mė ndaloi qė t’i bėjė?”

    Pėrgjigja ėshtė:

    Sikur ky mburravec ta dinte tė vėrtetėn mbi lutjen e vet, do tė ishte zbrapsur nga kjo lutje dhe do ta kishte njohur absurditetin e propozimit tė vet, tė cilin e paraqiti para Krijuesit tė vetė, tė Urtit.
    Ai i cili e paraqiti kėtė pyetje dėshiron qė Allahu, subhanehu we teala, ta lajmėrojė mbi bėrjen e tė mirės dhe tė keqės. Kjo do tė thoshte qė Allahu, subhanehu we teala, t’i uzurpojė karakteristikat mė tė rėndėsishme tė njeriut, e kjo ėshtė karakteristike e vullnetit me tė cilin ai bėn ēfarė tė dojė.
    Po sikur Allahu, subhanehu we teala, ta detyronte njeriun qė tė bėnte vepra tė mira e t’i lė veprat e kėqija, atėherė kjo do tė thoshte: ndalim i vullnetit tė zgjedhjes sė lirė, ēka njeriun do ta shndėrronte nė makinė e cila vepron pa vullnetin apo urdhėrin e vet.
    Allahu, subhanehu we teala, e ka shpėrblyer njeriun duke i dhuruar lirinė e vullnetit apo urdhėrin e vet. Allahu, subhanehu we teala, e di se ēfarė do tė bėjė krijesa, vewtėm Ai nuk dėshiron qė tė na dėnojė mbi atė ēfarė di pėr ne, por, Ai dėshiron qė dėnimi apo shprėblimi tė jenė pas periudhės nė tė cilėn do tė vinte nė shprehje veprimi, mbi ēfarėdo qė dėshmojnė: Toka, melaiket, kafshėt, njerėzit dhe xhinnėt, e njeriut nuk do t’i mbetej asnjė mėnyrė qė kėtė ta mohojė. A mund tė mohojė kafiri sot qė i bėn veprat e veta pa vullnet tė lirė?!
    A mundet kafiri qė ta mohojė diturinė e Krijuesit mbi atė qė ka krijuar?

    “A nuk e di Ai qė ka krijuar, kur dihet se Ai dėpėrton nė thellėsi tė sekreteve, i njeh hollėsitė”. (El-Mulk, 14)

    “Ai di pėr shikimin me cep tė syve, e edhe pėr atė qė e fshehin nė zemra”. (El-Gafir, 19)

    “Andaj, nėse bėnė shprehjen (lutjen haptazi), Ai e di tė fshehtėn, madj edhe mė shumė se kjo”. (TaHa, 7)

    Ēfarė na mbetet nėse kokėforti nuk nėnshtrohet, pasi qė i paraqitet e vėrteta e qartė. Allahu, subhanehu we teala, i ka thėnė Muhammedit, sal’allahu alejhi we selem:

    “Ėshtė e vėrtetė se ti nuk mund ta udhėzosh atė qė do ti, por Allahu udhėzon kė tė dojė dhe Ai ėshtė qė di mė sė mirė pėr tė udhėzuarit...” (El-Kassas, 56)

    Ata do tė lėshojnė pe duke thėnė:

    “Nėse Allahu udhėzon atė qė do, pėrse na dėnon pasi qė na ka lėnė nė mashtrim?”

    Sikur ata qė kanė devijuar nga rruga e drejtė tė kishin menduar mbi ajetet e Allahut, do ta kishin gjetur pėrgjigjen e saktė dhe tė dukshme. Do tė kishin ditur qė askush nuk ka pushtet mbi Zotin e vet dhe qė kjo do tė thotė: Ai ėshtė Allahu, e bėn atė ēka Do Ai, e jo atė ēka dėshiron dikush tjetėr. Ai udhėzon nė rrugė tė drejtė atė cilin Ai dėshiron, e nė mashtrim e lė kėnd tė do Ai. Por, Zoti ynė ėshtė i Drejti, i Urti dhe do ta udhėzojė vetėm atė i cili e bėn atė me tė cilin meriton Udhėzimin.

    Allahu, subhanehu we teala, thotė:

    “Kurse ata qė e gjetėn rrugėn e drejtė, Ai atyre u shton edhe me udhėzimin nė rrugėn e drejtė...” (Muhammed, 17)

    “E ata, tė cilėt luftuan pėr hir Tonė, Ne, me siguri do t’i orientojmė rrugės pėr te Ne,...” (El-Ankebut, 69)

    Vullneti i Allahut ėshtė i drejtė dhe nė mashtrim – humbje e lė vetėm atė i cili meriton qė tė mbetet nė mashtrim – humbje.

    “...E kur ata u shmangėn (nga e vėrteta), Allahu i largoi zemrat e tyre,...” (Es-Saff, 5)

  3. #3
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar mė parė nga Kronikė Lexo Postimin
    Ka prej tyre qė ty tė dėgjon (kur lexon Kur'anin). Po Ne kemi krijuar mbulesė mbi zemrat e tyre qė tė mos e kuptojnė atė dhe nė veshėt e tyre sajuam shurdhim, dhe edhe sikur t'i shohin tė gjitha faktet, ata nuk besojnė, derisa kur vijnė te ti e tė polemizojnė ata qė mohuan thonė: “Nuk ėshtė tjetėr ky (Kur'ani) vetėm se mit i hershėm.” (En'am: 25)[Quote/]
    Ja do te pergjigjem edhe duke u bazuar ne kete ajet. Vetem se mos haro se ka shum vene ne Kuran ku Allahu thot qe njeri qe eshte i ndershem dhe kerkon te verteten , kerkon te besoj, Allahu zemrat e tyre i hap.
    Dhe ne shum vende fol per njerezit qe edhe pse para vetes i kane te gjitha faktet per te besuar tek Allahu , tek Kurani , ata njerez perseri refuzojne te besojne tek Allahu.

    Ky ajet , flet per grupin e dyte te njerezve te cilet e kane nda mendjen e tyre se keshtu do te besojme dhe pik!
    Shum njerez sot besojne feja islame meson njerezit mesime te keqija, si vrasjen e te pafajshmeve (edhe pse vlera e jetes se nje personi te pafajshem ne asnje liber tjeter nuk sqarohet me mire se sa ne KURAN ne te cilin thuhet : Me vra nje njeri (jo 2, 3 , 5, 10 ose 100 e me shum por vetem 1 ) te pafajshem, eshte njelloj sikur me vra TERE NJEREZIMIN dhe nese shpeton nje njeri te pafajshem eshte njelloj sikur ke shpetuar tere njerezimin), opresionin e grave, mos respektimin e te drejtat grave etj etj , por harojne se te gjitha keto akuza jane fallso dhe se nuk kane baza.

    Ne kete forum, jam deshmitar vete se sa shum fakte u jane dhene te tjereve , edhe ate jo fakte koti, por fakte te cilat llogjika e shendoshe kurr nuk i refuzon, por ja qe ketu edhe kjo ka ndodhur, llogjika e shendoshe refuzohet, dhe ne vend qe te perqafohet llogjika e shendoshe, njerez te ndryshem ketu kane zgjedhur qe te perqafojne llogjiken e prishur.

    Bukuria e fese Islame, menyra se si Allahu ka formuar konceptin e besimit eshte se secilit grup i ka lejuar qe te zhvilloj botekuptimin e tyre sa i perket jetes, univerist, ekzistences, jetes dhe vdekjes dhe ne kete mes ka fut edhe Kuranin qe perfaqeson fene ISLAME, dhe mesazhi eshte se jeta eshte e shkurter dhe i ke te gjitha keto opcione , me mire mendo se cilin opcion e zgjedh, sepse vetem njeri nga keto opcione eshte i vertete, dhe ky opcion per ne muslimanet me padskutim eshte KURANI. Ne me vetedije, me deshiren me te madhe zgjedhim qe te jetojme jeten tone ne baze te ligjeve qe vijne nga KURANI!!!

    Tani shum njerez edhe pse i kane keto fakte para vetes perseri nuk besojne andaj pjesa e dyte e atij ajeti flet tamam per kete ceshtje dhe sqaron pse Allahu u ka vu perde ne sy , jo sepse behete fjale per zgjidhje te Allahut, por behet fjale per zgjidhjen te cilen ata vec e kane zgjedhur, dhe zgjidhja e tyre eshte e thjeshte (lexo pjesen e dyte te ajetit ose lexo ne vijim) "....edhe sikur t'i shohin tė gjitha faktet, ata nuk besojnė...."

    Pra Kronike, sic e shikon nuk eshte Allahu ai qe ka vu perde mbi to, po jane ata vete sepse nga mendje madhesia refuzojne cdo fakt, andaj eshte e kote me u marre me ato njerez, nuk do te ndryshojne kurre.


    GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

  4. #4
    Citim Postuar mė parė nga Kronikė Lexo Postimin
    mmm,masi Allahu po vika perde edhe po ma mbulojka zemren teme kur un po lexojsha Kur`an at'here asht faji i tina pse un nuk muj me kuptu pasi qe ai po ve perde ne syrin tim e po mbulon zemren time,edhe per te kqijat qe po i bej ai po i dika at`her pse spom ndalon edhe pse nuk po i udhzon Ai te gjithe njerzit drejt tij e ti shpetoje nga ferri paska pushtet te madh a?
    Kronike, kur te lexojsh Kur'anin bere me sinqeritet dhe lutju Zotit qe te te udhezoj ne rrugen e vertete.

    Meqe te duken te pakuptimte vargjet Kuranore athere lexo keta vargje nga Bibla.
    Me duket se ju krishteret as Biblen nuk e keni lexuar si duhet.

    9
    Pastaj ai u tha atyre: ``Kush ka veshė pėr tė dėgjuar, le tė dėgjojė!``.
    10
    Tani kur ishte vetėm, ata qė i rrinin pėrreth bashkė me tė dymbėdhjetėt e pyetėn pėr shėmbėlltyrėn.
    11
    Dhe ai u tha atyre: ``Juve u ėshtė dhėnė tė njihni misterin e mbretėrisė sė Perėndisė; kurse atyre qė janė pėrjashta tė gjitha kėto jepen me shėmbėlltyra,
    12
    qė: "Duke parė, tė shohin, por tė mos vėn re; edhe duke dėgjuar, tė dėgjojnė, por tė mos kuptojnė, se mos pendohen dhe mėkatet u falen"``.
    13
    Pastaj u tha atyre: ``Nuk e kuptoni kėtė shėmbėlltyrė? Po atėhere si do t`i kuptoni tė gjitha shėmbėlltyrat e tjera?
    14
    Mbjellėsi mbjell fjalėn.
    15
    Ata gjatė rrugės janė ata nė tė cilėt mbillet fjala; por pasi e kanė dėgjuar atė, vjen menjėherė Satanai dhe ua heq fjalėn e mbjellė nė zemrat e tyre (Marku, Kap.4)


    10
    Dhe ai tha: ``Juve ju ėshtė dhėnė tė njihni misteret e mbretėrisė sė Perėndisė; por tė tjerėve me anė tė shėmbėlltyrave, qė ata, duke shikuar tė mos shohin dhe, duke dėgjuar tė mos kuptojnė.
    11
    Ky ėshtė kuptimi i shėmbėlltyrės: fara ėshtė fjala e Perėndisė.
    12
    Ata pėrgjatė rrugės janė ata qė e dėgjojnė fjalėn; por pastaj vjen djalli dhe ua merr fjalėn nga zemra e tyre, qė ata tė mos besojnė dhe tė mos shpėtojnė. (Luka Kap.8)



    Gjithe te mirat Kronike dhe All-llahu te udhezofte!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dritė : 16-06-2009 mė 04:46

  5. #5
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Tė kuptosh Kuranin: Disa kushte fillestare



    Pėr tė kuptuar Kuranin ekzistojnė disa kushte fillestare.


    Autor: Amin Ahsan ISLAHI

    Pastėrtia dhe abdesi janė kushtet fillestare tė namazit. Ne mund ta marrim shpėrblimin e vėrtetė vetėm nėse i plotėsojmė kėto kushte para faljes sė namazit. Nė mėnyrė tė ngjashme dhe pėr tė kuptuar Kuranin ekzistojnė disa kushte fillestare. Ne mund tė arrijmė ta kuptojmė atė, vetėm pasi t'i kemi pėrmbushur kėto kushte. Mė poshtė do tė mundohemi t'i shpjegojmė ato.




    1. Pastėrtia e qėllimit

    Pastėrtia e qėllimit ėshtė kushti kryesor. Kjo do tė thotė qė duhet ta lexojmė Kuranin vetėm qė tė marrim udhėzim prej tij dhe jo pėr ndonjė qėllim tjetėr. Nėse dikush ka nė mendje ndonjė qėllim tjetėr, ai jo vetėm qė nuk do t'i marrė tė mirat e Kuranit, por do tė largohet prej tij mė shumė se mė parė. Nėse ai e studion Kuranin, nė mėnyrė qė tė bėhet interpretues i tij dhe kėshtu tė fitojė famė dhe tė plotėsojė interesat e tij tė kėsaj bote, ai mund ta arrijė kėtė qėllim, por nuk do tė arrijė kurrė ta kuptojė vėrtet Kuranin. Gjithashtu nėse dikush e lexon Kuranin pėr tė nxjerrė disa argumente pėr nocionet e tij tė formuara mė parė, ai mund tė arrijė tė marrė disa dėshmi tė shtrembėruara, por nuk mund tė arrijė ta kuptojė Kuranin.

    I Plotfuqishmi e shpalli Kuranin si libėr udhėzimi dhe nė tė njėjtėn kohė e kultivoi dėshirėn pėr udhėzim nė ēdo shpirt. Nėse njė njeri e lexon Kuranin prej kėsaj dėshire, ai i merr dobitė sipas pėrpjekjes qė ka bėrė dhe sipas ndihmės qė mori nga Allahu pėr ta kuptuar Kuranin. Dhe nėse ai ka si qėllim ta pėrdorė Kuranin pėr ndonjė motiv tjetėr, nė parim ai do tė marrė atė qė po kėrkon. Si rezultat i kėsaj karakteristike tė Kuranit, i Plotfuqishmi e pėrcakton atė nė kėtė mėnyrė: "Ai me tė humb shumė, e po me tė udhėzon nė rrugėn e drejtė shumė…" (2:26)


    Dhe pasi e pėrshkruan kėtė parim ai deklaron qartė: "… por me pėrjashtim tė atyre qė janė jashtė rrugės, Ai me tė nuk humb tjetėr". (2:26)

    Kjo do tė thotė se Zoti humb vetėm ata njerėz, tė cilėt nga vullneti i tyre i lirė, devijojnė nga rruga e drejtė.

    Nėse dikush adhuron idhujt madje edhe nė Qabe, atėherė ai nuk meriton tė njihet me sekretin e Teuhidit. Nėse dikush ėshtė i interesuar tė mbledhė gjemba edhe nga lulet, atėherė ai nuk meriton tė bekohet me aromėn e luleve. Nėse dikush, pėr shkak tė natyrės sė tij tė prishur, e konsideron kurimin si sėmundje, atėherė ai nuk meriton shėndet; por ai meriton tė sėmuret mė shumė. Kėtė thekson ajeti i mėposhtėm: "Tė tillėt janė qė e ndėrruan tė vėrtetėn (besimin) me tė pavėrtetėn (mosbesimin), pra tregtia e tyre nuk pati fitim dhe ata nuk qenė tė vetėdijshėm (nė punėn e tyre)". (2:16)




    2. Epėrsia e Kuranit


    Kushti i dytė pėr ta kuptuar Kuranin ėshtė se duhet tė pranohet si fjalė tė lartė, para se tė duam ta kuptojmė. Nėse dikush nuk e ka idenė pėr vlerėsimin e lartė dhe rėndėsinė e Kuranit, ai nuk do tė punojė aq sa duhet pėr tė kapur thesarin sublim tė urtėsisė. Dikujt, kjo mund t'i duket absurde: qė tė kesh njė mendim kaq pozitiv para se tė fillosh ta studiosh atė. Por unė mendoj se nėse ke njė shikim paraprak pozitiv pėr Kuranin, para se ta lexosh atė, nuk ėshtė aspak absurditet. Nė fakt, ėshtė njė qėndrim i arsyeshėm dhe logjik. Nė fund tė fundit, Kurani ka njė histori tė mrekullueshme prapa tij. Ndikimi i saj ka qenė i lavdishėm. Mrekullia qė ka treguar nė ndryshimin e mendjeve dhe ideologjive njerėzore ėshtė e pakrahasueshme. Veē kėsaj, miliona njerėz nė botė, jo vetėm qė e pranojnė atė si Libėr, por e konsiderojnė si njė Libėr Hyjnor.

    Ata e pranojnė atė si njė fjalė tė paimitueshme, dhe nuk ka libėr tė barabartė me tė, qoftė nga njeriu qoftė nga xhinėt dhe ata nuk do tė jenė asnjėherė tė aftė tė krijojnė njė libėr tė ngjashėm. Njė Libėr, pėr tė cilin ka dėshmi tė lavdishme nga e kaluara dhe e tashmja, dhe qė vlerėsohet shumė nga njerėzit, pa dyshim qė ka shumė rėndėsi tė veēantė dhe ne mund ta kuptojmė atė siē duhet, nėse kemi parasysh madhėshtinė dhe rėndėsinė e tij. Nėse dikush nuk ka asnjė ide pėr rėndėsinė e Librit, ėshtė e pamundur qė ai tė mendojė pėr tė aq thellė sa nevojitet. Nėse dihet se njė pjesė e caktuar toke pėrmban flori dhe njė pjesė e madhe e floririt ėshtė nxjerrė prej tij mė parė, atėherė pritet me tė drejtė qė nga gėrmimi i mėtejshėm tė nxirret pėrsėri flori. Dhe ēfarėdolloj burimesh qė shpenzohen pėr tė pėrfituar nga njė copė e tillė toke, ato ekuilibrohen nga dobia e saj. Por nėse njė minierė konsiderohet vetėm si pirg dheu, qė do tė thotė se nėse gėrmohet, mund tė gjenden kryesisht vetėm qymyr dhe gurė gėlqerorė, atėherė mund tė ketė dy pėrfundime: ose askush nuk do tė dėshirojė tė humbasė kohė duke gėrmuar, ose nėse dikush bėn diēka, varet vetėm tek dobitė qė ai pret.

    Ky paralajmėrim ėshtė ndier, sepse ka shumė keqkuptime pėr Kuranin mes njerėzve, nė praninė e tė cilėve pėrpjekjet dhe shkalla e qėndrimit qė libri meriton nė tė vėrtetė, nuk mund tė arrihen. Kėto keqkuptime janė tė pranishme tek besimtarėt dhe mohuesit e Kuranit. Mohuesit e pranojnė se ky libėr solli disa ndryshime gjatė njė periudhe kohore. Por tani, sipas mendimit tė tyre, ajo kohė ka kaluar. Libri, thonė ata, mund tė ketė qenė i dobishėm pėr beduinėt arabė, pėr tė zgjidhur problemet e tyre tė thjeshta, por nuk ėshtė aq i dobishėm, qė tė trajtojė ēėshtjet e ndėrlikuara tė ditėve tė sotme.

    Nga ana tjetėr, besimtarėt e tij e konsiderojnė atė si njė kod doktrinar, qė shpjegon tė lejuarėn dhe tė palejuarėn dhe sipas pėrpilimit tė ndarė tė urdhrave tė jurisprudencės, nėse mbetet ndonjė rėndėsi e Librit, ėshtė vetėm nga kėndvėshtrimi i bekimit. Disa prej tyre e konsiderojnė vetėm si njė koleksion kėshillash. Pėr shumė njerėz ėshtė njė mjet pėr ta transferuar shpėrblimin e leximit tė tij tek tė dashurit e tyre qė janė larguar dhe pėr tė zbutur agoninė e vdekjes. Shumė njerėz e pėrdorin si njė ekzorcizėm pėr tė larguar fatkeqėsitė dhe mjerimin. Ashtu si tė krishterėt e mbajnė Ungjillin nė xhepin nga ana e zemrės, myslimanėt po mbajnė njė qėndrim tė ngjashėm. Kėta myslimanė qė kanė keqkuptime tė tilla pėr tė, nuk mund tė pėrfitojnė prej dobive tė vėrteta tė tij, pėr tė cilat nė fakt ėshtė shpallur. Ata janė po aq naivė sa njė person, tė cilit i ėshtė dhėnė njė top qė tė shkatėrrojė njė fortesė tė armikut, por ai e konsideron atė si njė makinė pėr tė vrarė mushkonjat dhe fillon tė vrasė mushkonjat me tė.


    >>>
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 20-10-2009 mė 06:09
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  6. #6
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    >>>

    3. Vendos tė jetosh nė pėrputhje me Kuranin

    Pėr tė pėrfituar me tė vėrtetė nga Kurani, kushti i tretė mė i rėndėsishėm ėshtė tė vendosėsh tė transformosh veten sipas urdhrave tė Kuranit. Kur dikush e lexon librin me kujdes, ndjen se ajo qė ai kėrkon nga njė njeri ėshtė krejt ndryshe nga dėshirat dhe nevojat e tij. Ai e kupton se jo vetėm qė idealet dhe mendimet e tij janė tė ndryshme nga ato tė Kuranit, por edhe ēėshtjet dhe punėt e tij sociale i tejkalojnė kufijtė qė janė vendosur nga Kurani. Ai zbulon se nuk vepron sipas Kuranit. Pasi e kupton kėtė ndryshim, njė kėrkues i vendosur dhe entuziast pėr tė vėrtetėn, vendos se nė ēdo lloj situate do tė veprojė sipas kėrkesave tė Kuranit. Duke sakrifikuar gjithēka dhe duke duruar vėshtirėsi tė ndryshme dhe duke kapėrcyer ēdo pengesė qė bllokon rrugėn e tij, ai pėrpiqet tė veprojė sipas jetės sė pėrshkruar nga Kurani. Por ai person qė nuk ka vullnet dhe fuqi, nuk ėshtė asnjėherė i aftė tė mbushė humnerėn e thellė ndėrmjet tij dhe Kuranit. Ai ndjen se nėse pėrpiqet tė ndryshojė parimet dhe idealėt e tij sipas Kuranit do tė pėsojė njė ndryshim tė pamasė mendor. Ai mendon se nėse ndryshon sjelljen sipas Kuranit, do t'i duhet tė izolohet nga shoqėria. Ai ka frikė se nėse zbaton objektivat e vendosura nga Kurani, nuk do t'i duhet tė braktisė vetėm interesat dhe kėnaqėsitė e tij tė kėsaj bote, por madje do t'i duhet tė durojė vėshtirėsi tė rėnda si dėnimin me burg, apo edhe tė ekzekutimin pėr shkak tė besimit tė tij. Ai ka frikė se nėse i shqyrton mjetet e tij financiare sipas kriterit tė Kuranit pėr tė lejuarėn dhe tė palejuarėn, atij do t'i duhet tė heqė dorė nga luksi dhe rehatia e jetės qė bėn, por madje dhe mund tė pėrfundojė duke u shqetėsuar pėr ndihmėn e tij minimale.

    Jo tė gjithė janė tė aftė ta pėrballojnė njė jetė tė tillė tė trazuar; vetėm ata qė kanė karakter tė lartė moral dhe vendosmėri tė fortė mund tė pėrballen me kėto vėshtirėsi. Ka disa njerėz tė pakujdesshėm qė gjithmonė ndjekin dėshirat e tyre seksuale, edhe pse ata mund tė thonė me modesti se rruga kuranore ėshtė rruga e vetme e saktė, por nė tė njėjtėn kohė, ėshtė e vėshtirė tė ndiqet. Por ka edhe hipokritė, tė cilėt kanė dėshirė ta paraqesin frikėn e tyre si ambicie dhe hipokrizinė si besim dhe gjithmonė pėrpiqen ta shuajnė kėtė pasion me mėnyra tė ndryshme. Disa njerėz e bėjnė tė palejuarėn tė lejuar dhe tė paligjshmen tė ligjshme me pretekstin se janė pa pėrkrahje dhe detyrohen ta bėjnė kėtė pėr shkak tė rrethanave tė pafavorshme. Disa e mbulojnė tė vėrtetėn me gėnjeshtėr me ndihmėn e interpretimeve ēorientuese dhe tė shtrembėruara. Disa pėrpiqen tė shtrembėrojnė kuptimet e Librit tė Shenjtė, siē bėnė hebrenjtė me Tevratin. Disa mundohen tė gjejnė rrugėn e mesme ndėrmjet besimit dhe mosbesimit, domethėnė ata ndjekin vetėm atė pjesė tė Kuranit qė ėshtė nė pėrputhje me dėshirat e tyre dhe injorojnė ato pjesė qė janė kundėr dėshirave tė tyre.

    Tė gjitha kėto mėnyra janė mashtrime tė shejtanit dhe nėse praktikohet secila prej tyre, do ta ēojė njeriun nė humbje. Rruga e vetme drejt shpėtimit ėshtė qė njeriu tė veprojė sipas urdhrave tė Kuranit duke sakrifikuar gjithēka qė nevojitet nė kėtė drejtim. Kjo vendosmėri vihet nė provė nga Zoti pėr njė periudhė kohe. Nėse njeriu arrin ta kalojė kėtė sprovė, atė e pret njė pėrfundim i mirė. Nėse mbyllet njė derė pėr tė, Zoti do t'i hapė njė derė tjetėr. Nėse njė shoqėri e pėrjashton atė, njė shoqėri tjetėr do ta mirėpresė. Nėse njė vend refuzon ta strehojė atė, njė tjetėr do ta presė krahėhapur. Kėsaj tė vėrtete i referohet ajeti i mėposhtėm: "E ata, tė cilėt luftuan pėr hir Tonė, Ne me siguri do t'i orientojmė rrugės pėr te Ne, e nuk ka dyshim se Allahu ėshtė nė krahun e bamirėsve". (29:69)


    4. Reflektimi

    Reflektimi nė lidhje me Librin hynor ėshtė kushti i katėrt mė i rėndėsishėm pėr tė pėrfituar nga Kurani, i cili vetė e pėrmend vazhdimisht: "A nuk e studiojnė me vėmendje Kur'anin? Por jo, ata janė zemra qė kanė drynat e vet!" (47:24)

    Shokėt e profetit (a.s.) ishin marrėsit kryesorė tė Kuranit. Ata mendonin pėr Kuranin dhe mė tė dalluarit prej tyre nė leximin e Kuranit, ishin ata qė mendonin mė tepėr pėr Kuranin. Ata formuan grupe pėr tė studiuar Kuranin ku njohėsit e mirė mblidheshin bashkė pėr ta studiuar Kuranin. Kėto grupe ishin njė ēėshtje e rėndėsishme pėr profetin (a.s.). Edhe kalifėt pas tij, veēanėrisht Umeri, ishin tė interesuar pėr kėta grupe.

    Leximi i Kuranin pa e kuptuar atė, vetėm pėr tė fituar tė mirat e tij, nuk ishte mėnyra e ndjekur nga shokėt e profetit (a.s.). Ky stil i leximit tė Kuranit u shfaq shumė mė vonė kur njerėzit filluan ta konsideronin Kuranin thjesht si njė libėr tė mirė dhe jo si njė dokument tė udhėzimit tė vėrtetė. Si rrjedhim, Kurani filloi tė pėrdorej pėr tė zbutur agoninė e vdekjes dhe pėr ta transferuar shpėrblimin tek i vdekuri. Nė vend qė tė pėrdorej pėr t'u udhėzuar gjatė peripecive tė jetės, ai u bė mė shumė si hajmali. Njerėzit filluan ta pėrdorin si njė ekzorcizėm pėr t'i mbrojtur ata qė tė pėrmbushin qėllimet e tyre satanike.

    Kurani ėshtė ndoshta libri i vetėm nė botė, qė thekson kaq shumė faktin se mund tė jetė shumė dobiprurės nėse mendohet pėr atė qė ėshtė shkruar nė libėr. Gjithashtu ėshtė njė fakt i pamohueshėm se Kurani ėshtė libri i vetėm qė lexohet gjithmonė me sy mbyllur. Njerėzit lexojnė dhe gjėrat mė tė vogla me vėmendje dhe pėrqendrim nė mėnyrė qė t'i kuptojnė ato, por ata e trajtojnė Kuranin nė mėnyrė tjetėr. Kur ata fillojnė ta lexojnė atė, ata e mbyllin mendjen e tyre qė gjithēka tė depėrtojė nė mendjen e tyre.

    5. Mbėshtetja tek Zoti

    Nė mėnyrė qė tė pėrfitojmė me tė vėrtetė nga Kurani, kushti i pestė ėshtė nėse nuk arrin tė kuptosh ndonjė fjalė apo ajet, t'i lutesh Zotit tė tė drejtojė. Tė qenėt kritik ndaj Kuranit kur ke vėshtirėsi gjatė leximit tė tij ėshtė qėndrim i pavend. Mėnyra e duhur gjatė situatave tė tilla ėshtė t'i lutemi Allahut qė tė na ndihmojė dhe tė jemi tė qėndrueshėm nė zbatimin e Kuranit. Nėse dikush mban mend pėrmendėsh pjesė tė kėtij mesazhi hyjnor, duhet t'i thotė ato ngadalė dhe gradualisht gjatė namazit tė natės. Me vullnetin e Zotit, vėshtirėsitė e tij do tė lehtėsohen dhe ai do tė bekohet me shkėlqimin e urtėsisė kuranore. Nė kėto raste lutja e mėposhtme ėshtė shumė e vlefshme:

    O Zot! Unė jam robi yt, djali i robit Tėnd, djali i shėrbėtores Tėnde. Unė jam nėn urdhrin Tėnd. Pėr mua gjykimi yt ėshtė i drejtė. Duke u mbėshtetur nė tė gjitha emrat e Tu qė tė pėrkasin vetėm Ty, me tė cilėt e ke quajtur veten nė librin Tėnd, ose qė ua ke mėsuar krijesave tė Tua, tė lutem ta bėsh Kuranin pranverė tė zemrės time, dritėn e shpirtit tim, njė qetėsim pėr hidhėrimin tim dhe kurim pėr shqetėsimin dhe dhimbjen time.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 20-10-2009 mė 06:09
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 20-10-2009 mė 06:28

  8. #8
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 20-10-2009 mė 06:35
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

Tema tė Ngjashme

  1. Kur’ani i Mrekullueshem edhe pėr jo-muslimanet...
    Nga altruisti_ek84 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-04-2009, 03:38
  2. Lajme Nga Bota Islame !
    Nga Bani gjk nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 367
    Postimi i Fundit: 20-03-2009, 15:12
  3. Pėrgjigje Pyetjeve Materialiste!
    Nga Omari nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 09-11-2006, 23:19
  4. Islami dhe Mjeksia
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-12-2004, 18:18
  5. Kur dhe kush e ka shkruajtur Kuranin?
    Nga Albo nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 05-02-2004, 16:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •