17 lojtarë nga Evropa pranuan islamin gjatë dy sezoneve të kaluara, në mesin e tyre edhe Trezegue.
E martë, 22 Dhjetor 2009 13:01
Reklam
Në kohën kur islami po përhapet në mesin e lojtarëve të ekipeve të mëdha të futbollit evropian, disa media saudite raportojnë se një numër i madh i yjeve të futbollit të ligës franceze ishin për vizitë në Meke për të kryer Umren, pasi që kishin pranuar islamin.
Në gazetën "Ukadh" u publikua lajmi rreth lojtarëve francez të cilët pëlqejnë të kalojnë kohën e lirë në vendet e shenjta me qëllim të kryerjes së "umres" dhe të vizitës së xhamisë së Pejgamberit a.s. Spiritualitetin që e gjejnë në këto vende nuk krahasohet me asnjë vend tjetër.
Sipas kësaj gazete, lojtari i Senegalit me nënshtetësi franceze, Jacques Faty, mbrojtësi i klubit francez Sochaux, i cili morri pjesë në kombëtaren franceze në Kupën Botërore dhe i cili kishte ndërruar emrin e tij në Davud, ka vizituar Meken për herë të tretë. Nga ana tjetër, Jacques Faty bëri të ditur se ka oferta nga klubi i Manchester United dhe Juventusit.
Omer Daf, kapiteni i ekipit të Senegalit në Mondialin "Kore dhe Japoni 2002", në të cilin ekipi i tij kishte korrur suksese, tha që jeta e tij është ndryshuar shumë pas përqafimit të islamit.
Kurse mbrojtësi i "Sochaux"-it, francezi Frederik Dubels, i cili ka pranuar islamin para 2 viteve, ka deklaruar se po ndjen një qetësi dhe një gjendje shpirtërore të paparë në këto vendet e shenjta.
Salih Bahuvejni, përfaqësuesi i Zyrës së Udhëzimit Islam, sqaron që 17 lojtarë nga Evropa pranuan islamin gjatë dy sezoneve të kaluara, në mesin e të cilëve edhe ylli francez Trezegue.
Burimi: el-wasat.com
Përktheu: Sami Fetahu
Krijoni Kontakt