Sic keni degjuar Microsofti rrishtas e ka nxjerre ne treg versionin me te ri te veglave te programimit, Visual Studio 2010. Per ata qe jane te ineteresuar per detajet e ndryshimeve ne kete version do te ishte e udhes te lexojne per keto ndryshime ne web faqe te Microsoftit. Ajo cka mua me beri pershtypje eshte permiresimi i intellisensit ne xaml, opcionet per rasterizim te tekstit dhe grafikes ne wpf (windows presentation foundation), dhe konsolidimi i te gjitha sherbimeve ne kuader te wcf (windows communication foundation). Ne punen time kemi nje projekt bukur te madh i cili perdor wpf si balline per shfrytezuesit (rreth 30.000 rreshta kod). Upgrade nga .NET 3.5 ne .NET 4.0 ishte pyetje minutash dhe kaloi pa kurfar problemi. Ne pergjithesi nje eksperience e kendeshme. Do ti rikthehemi VS2010 edhe nje here ne kete postim.
Me popularizimin e telefonave inteligjent, ka qene vetem pyetje e kohes se kur do te kerkoj menaxhmenti mendimin tone (departamentit te teknologjise) ne lidhje me potencialin e ketyre pajisjeve. Pas nje prezentimi detaj, na eshte dhene drita e gjelber per krijimin e nje demonstrimi te bazuar ne bashkepunimin e software-it te krijuar me VS2010 dhe software-it te shkruar per telefona te bazuar ne Android (Google).
Brenda nje jave e kam izoluar logjiken e nje raporti dhe e kam transformuar ne wcf sherbim te cilin e kam vendosur ne IIS, hapi i dyte ka qene pakez me i veshtire sepse Android nuk e ka te implementuar klientin per SOAP sherbime, po vetem per REST. Pas disa oresh kerkimi (nuk kisha deshire ta rishkruaj sherbimin si REST sherbim) gjeta nje librari te modifikuar per perdorim ne Android i cili kishte te implementuar klientin per SOAP. Pas shkarkimit te KSOAP2 dhe perdorimit ne projektin e krijuar ne eclipse per disa ore krijova nje program te vockel per Android i cili e beri te mundeshme qe raporti i njejte te konsumohet edhe ne kompjuter, edhe ne telefon
Duke pasur parasyshe se Microsofti se shpejti do ta publikoj sistemin e ri per telephona mobil, mua me duket se do te ishte investim i qelluar i kohes te studiohet krijimi i sherbimeve, dhe krijimi i programeve per telefona inteligjent. Duke pasur parasyshe licencen tejet restrictive (madje edhe fashiste) te Apple nuk kisha rekomanduar te investohet koha ne iPhone.
Krijoni Kontakt