Mbi 90 per qind e nxenesve te cilet kane perfunduar kete vit shkollen ne sistemin nentevjecar, jane regjistruar ne shkolla te mesme ne te gjithe vendin. Shifra behet e ditur nga Ministria e Arsimit dhe Shkences. Ekspertet pohojne se kjo shifer eshte optimiste per vete faktin se rritja eshte e ndjeshme krahasuar me vitet e kaluara. Ndonese vetem arsimi nentevjecar eshte i detyrueshem ne Shqiperi, fakti qe me shume se 90 per qind e djemve dhe vajzave qe perfundojne kete cikel baze shkollor, regjistrohen ne gjimnaze, shkolla profesionale dhe te tjera shkolla te mesme, per specialistet shihet si nje ndergjegjesim i tyre dhe prinderve per te perfituar me shume dije arsimore. Klasat Ndryshe nga vitet e tjera, Ministria e Arsimit u ka kerkuar drejtuesve te shkollave qe kete vit te mos lejojne me klasa te mbingarkuara me me shume se 35 nxenes. "Numri i madh i nxenesve ne nje shkolle, do te thote qe shkolla do te hapej klasa me me shume se sa 32 nxenes. Tani eshte vene si kriter qe hapja e klasave te behet deri ne 32 nxenes. Mund te shkoj dhe me shume nese numri i paraleleve kushtezon 35 maksimumi", ben te ditur Fatmir Vejsiu, drejtor i sistemit parauniversitar ne MASH. Nderkohe qe per kete vit parashikohet nje shperndarje e mesuesve nga nje shkolle ne tjetren. Viti i ri shkollor pritet te cele dyert diten e hene ne mbare vendin. Mesuesit e rinj Sakaq, mesuesit e rinj, por edhe ata te vjeter te cilet kane pranuar te ndryshojne vendin e punes kete vit iu jane nenshtruar te tjerave kritereve per perzgjedhje ne pune. Nuk kane mjaftuar vetem dokumentet plotesues te dosjes sic jane diploma apo vjetersia ne pune, por kete vit jane kerkuar te tjera kritere shtese duke bere me te veshtire keshtu, nisjen e nje pune ne arsim. Gjuha e huaj e mbrojtur, por edhe perfundimi i masterit ne nje nga deget e mesuesise kane qene kriteret shtese per kete vit per mesuesit te cilet kane kerkuar te punesohen ne arsim. Drejtori i Arsimit Parauniversitar ne Ministrine e Arsimit, Fatmir Vejsiu, sqaron se keto ndryshime kane te bejne me kushtet te cilat jane vendosur nga MASH dhe qeveria per punesimin e arsimtareve. "Kete vit ka pasur kritere me te forta ne perzgjedhjen e stafeve te arsimtareve. Keshtu, nuk ka mjaftuar me thjesht nje kerkese per t'u punesuar po dhe masterat, gjuhet e huaj, dhe kualifikimi paraprak", thote Vejsiu. Sipas tij, keto kritere do te vazhdojne te jene edhe per vitet ne vazhdim duke u forcuar edhe me teper. Kurse, mesuesit me kontrate kane vazhduar punen normalisht kryesisht ne shkollat qe ata kane qene ose pas zhvendosjes kane rinisur punen ne po ato institucione arsimore qe iu jane percaktuar. Ndryshe nga vitet e tjera kete vit nuk do te kete me mesues me kontrate te perkohshme, per te plotesuar kerkesat ne shkolla. Sot, 42 mije nxenes per here te pare ne shkolle Plot 42 mije nxenes do te ulen sot diten e hene per here te pare ne bankat e shkolles. Nderkohe qe kete vit shkollor, 90 per qind e nxenesve nga arsimi baze kane kaluar ne gjimnaze. Ministri i Arsimit ka premtuar shkollim me cilesor per te gjithe nxenesit dhe studentet. Duke pranuar veshtiresite me te cilat perballet aktualisht arsimi, ministri tha se ne fokus do te jete cilesia e mesimdhenies ne te gjitha nivelet, e vecanerisht ne ate parauniversitar. Ministri u premtoi nxenesve te shkollave 9-vjecare dhe te mesme se kete vit do te ndertohen 50 shkolla e 350 laboratore, si dhe do te rikonstruktohen 30 ndertesa te vjetra. Shqiperia kete vit ka kapur shifren me te larte te regjistrimit te nxenesve qe synojne te perfundojne shkollen e mesme, me 90.6 per qind. Berisha: Keto ishin blerjet me te gezueshme te vitit Pergatitjet per vitin e ri shkollor, per femijet, niperit apo mbesat nuk kane perjashtuar as familjen e kryeministrit Berisha i cili se bashku me mbesat dhe nipin ka shetitur disa nga stendat e kancelarive te ndryshme. I pakursyer ne shpenzime dhe duke plotesuar cdo deshire te femijeve kryeministri Berisha ka lene menjane cdo angazhim politik, duke ia kushtuar familjes se tij. Pavaresisht se ne te njejten dite, kur hapen dyert e shkollave dhe Parlamentit, duket se per numrin nje te qeverise, impenjimi per me te vegjlit e familjes ka qene me i rendesishem kete fundjave. Kryeministri Berisha se bashku me bashkeshorten e tij zonjen Liri Berisha, ka shoqeruar vajzat e Argites si dhe djalin e Shkelzenit, ne nje nga kancelarite e kryeqytetit per te blere artikujt shkollore dhe pergatitur per diten e pare te shkolles. Kryeministri dhe bashkeshortja e tij, i kane shoqeruar mbesat dhe nipin teksa kane pershkruar nje e nga nje stendat e kancelarise, duke perzgjedhur gjerat e fundit qe u kane mbetur si mjetet shkollore, canten, fletoret dhe kancelari te ndryshme qe ata do ti perdorin ne kete vit te ri shkollor. Kryeministri Berisha, u shpreh i kenaqur se keto ishin blerjet me te gezueshme te vitit, ndersa ka uruar cdo femije qe ulet neser ne bankat e shkolles, per nje vit sa me te mbare e suksese ne mesim.

Sonila Isaku - Koha Jone