Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    Shamikuqja!!! Maska e BRADYKININ
    Anėtarėsuar
    07-01-2004
    Vendndodhja
    In Constant Motion!
    Postime
    498

    Nje Pyetje Kisha...

    A keni degjuar ndonjehere per "Multiple Personality Disorder?" Dmth, kur nje individ ka me shume se nje personalitet. Kam degjuar per nje film qe flet per kete por do doja te dija dicka me konkrete per kete semundje. Keni takuar ndonjehere ndonje qe vuan nga kjo? Sa e rrezikshme eshte per personin/shoqerine?

    Flmd!
    If I Only Could....

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    aspak

    nuk ka rrezik per shoqerine n,q,s ai eshte ne rregull nga gjendja mendore
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-02-2005
    Postime
    386
    shembull per momentin mund te jap Gollum ne "Lord of the Rings".

    Ky eshte tamam rast i njejte me ate qe po pyet ti.

    Por ka shume njerez qe kane probleme psikologjike ne kuptimin e plote te fjales qe here here ndihen sikur kane dy personalitete. Nuk dina se c'fare te bejne. Nderkohe qe flasin me ty, per nje moment do te shperthejne dhe te fyejne edhe ty. Kjo mund te jete per arsye se keta lloj njerezish dyshojne per cdo gje. Po paten edhe fijen me te vogel te dyshimit se ti po i genjen ata do i shikosh te shfryjne dhe te largohen.

    Kjo gjendje ka te beje shume me moshen dhe gjendjen psikologjike. Stresi eshte arsyeja kryesore, dhe e permenda moshen sepse ne mosha te ndryshme stresi eshte me afer pikave shperthyese. Dhe mosha shperthyese eshte 22-28 per djemte. Edhe vajzat ne keto kufij jane. (keto mosha po i jap nga c'kam lexuar pak dhe nga c'kam pare nga njerez qe i njoh)

    Nqs behet fjale per stres pune dhe papunesie atehere kjo gjendje shikohet edhe ne mosha me te medha.

    Kjo eshte shume serioze. Prape e perseris qe nuk jam shume i sigurte nese kjo eshte tamam Multiple Personality Disorder (shembulli me i mire eshte Gollum ). Eshte aq serioze saqe ndikon edhe ne sistemin nervor te njeriut dhe ata njerez duhet te marrin edhe ilace qe ti shtohen disa rruaza te gjakut ne koke. Dhe kjo i ben keta njerez te flene deri 20 ore ne dite.

    Nje shoku im kishte kete problem dhe ishte gjithmone tip shperthyes. Nje doktorr i tha se edhe John Nash (The Beautiful Mind) ka te njejten semundje. Dhe ky shoku im vazhdimisht i dergonte emaile John Nash-it derisa Nash-i e kuptoi se ky e kishte seriozisht. Dhe flisnin rregullisht bashke. John Nash i tha ketij shokut tim se edhe i biri i Nash eshte i semure nga e njejta semundje. Te gjitha keto muhabete jane bere para se te dilte filmi The Beautiful Mind. Dhe ky shoku me thonte:"Ti nuk me kupton mua, por do e shikosh kur te dale filmi i John Nash pas nje viti." Pas gati nje viti filmi doli dhe e pashe dhe aty pashe se John Nash shikonte halucinacione. Edhe ky shoku im vazhdimisht shikonte halucinacione. Pra ishin njesoj per sa i perket semundjes.
    beqar

  4. #4
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Hide and Seek eshte filmi qe flet tamam per kete problem .

    Njerez me 2 personalitete jane te rrezikshem per shoqerine ku jetojne , mund te bejne gjera/veprime pa patur kontroll te mjaftueshem ne veten e tyre . Me nje fjale ne shumicen e rasteve nuk dine se cbejne . Duhet pasur kujdes prej tyre .
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  5. #5
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Njerezit me shume personalitete jane zakonisht tipa enderrimtare, dhe mendojne shpesh se si do ishin po te benin kete apo ate gje. Dhe dalengadale krijojne shume nenpersonalitete.

    Pothuajse te gjithe njerezit herepashere krijojne personalitete. Jane te pademshem, pervecse ne raste te te vecanta.

  6. #6
    . Maska e nausika
    Anėtarėsuar
    26-03-2005
    Vendndodhja
    .
    Postime
    774
    "Multiple Personality Disorder" (MPD) konsiderohet sot jo si semundje shume personalitetesh por si "Dissociative Identity Disorder" (DID) qe do te thote nje skism apo shkeputje/carje e identitetit te njeriut. Eshte nje nga temat me kontroversive ne qarqet psikiatrike sot sepse jane bere shume abuzime ne identifikimin dhe trajtimin e ketij "crregullimi" mendor. Ne kete kane kontribuar edhe Mediat duke e portretizuar si nje semundje e krijuar nga doktoret/psikiatret. Ka pasur shume raste, sidomos ne USA ku paciente/ose pseudopaciete e kane shfrytezuar boshlllekun qe ekziston ne diagnozen e sakte te "DID" dhe kane hedhur ne gjyq njerez te familjes duke i akuzuar per abuzime sexuale feminore, memorie te te cilave kane "dale" gjate ipnozes. Keto jane mitet dhe portretizimi i ketij kondicioni ne popull.

    Trajtimi shkencor eshte paksa me ndryshe: "DID" karakterizohet si nje skism te nje proces mendor gjate te cilit njeriu i humbet lidhjet midis kujtimeve, mendimeve dhe veprimeve te tij me realitetin. Dmth. gjate nje episodi te tille njeriu eshte duke "udhetuar" mendalisht ne nje bote krejt e ndyshme nga realiteti, kujton se eshte i rethuar nga persona te tjere, shpesh here imagjinare, dhe eshte kaq i dhene pas ketij hallucinacioni ose iluzioni saqe eshte pothuajse e pamundur qe te ri-establishohet lidhja me realitetit.

    Duhet vene ne dukje se keto faza nuk vazhdojne gjate dhe kur personi "kthehet" ne gjendjen e realitetit ka nje lodhje jashtezakonisht te madhe mendore dhe bie ne nje si pune "koma" mendore dhe gjithashtu debolece fizike.
    SHkaqet e "DID" spekullohet te jene te shumta, si psh. abuzim mendor ose fisik, ekperienca stressi ekstreme, trauma ne koke ose trauma shpirterote, gjithashtu alkoolizem ekstrem dhe histori familjare abuzimi.
    Mendohet qe kur personi kalon te hallucinacione dhe shpekutet nga realiteti, kjo ndodh per shkak te rendeses se jashtezakonshme mendore/emocionale/shpirterore te jetes reale dhe "ekstaza" sherben si nje mekanizm protektiv i cili e ben te mundur largimin nga realiteti i tejet-renduar, frika, paniku etc. Gjithashtu njerezit qe shfaqin simptoma te tilla kane boshlleqe ne memorie, dmth. situatat e hallucinimeve nuk regjistrohen. Ka prova shkencore per keto lapset e memories gjate halluciancioneve qe jane dokumentuar me ane te teknikave "neuro-imagjing" ne laboratore. Nuk eshte mit qe njerez me kete crregullimmendor ekzistojne, mendohet qe reth 1% e popullsise jave te prekur, me me shume mundesi te shfaqet tek femrat (reth 80 % me shume sesa meshkujt)

    Kam njohur nje vajze qe e vuante nga hallucinacione te tilla, i shfaqi per here te pare pasi i nda nga i fejuari pasi deshtoi aksidentalisht femijen. Ne pamje te pare u duk thjesht si nje mbi-reagim i saj nga situata familjare, por me vone u sbulua se gjate gjithe bashkejetimit me te fejuarin (gati 5 vjete) ishte vazhdimisht nen nje regjimi dhune psikollogjike/shpirterore dhe fizike/sexuale. Kurimi ose me mire trajtimi eshte i ngadalte dhe nuk eshte e sigurt qe personi kurohet 100 % . Me mbahet mend qe kjo vajza behej keq ne shenjen e pare te stressit ose crregullimit te rutines qetesuese. Tani kane vajtur reth 2 vjete prej "shkrepjes" se simptomes se pare dhe me sa di une, ajo vajza megjithese ben vizita mujore tek psikiatri (mer gjithashtu ilace) ka zene pune dhe jeton nje jete normale.

    Per pyetjen: A eshte kjo gje e rezikshme per personin dhe shoqerine?
    Sigurisht qe nqs. pacienti nuk mer ndihmesen e duhur dhe nuk eshte nen kontrol mund te demtoje veten ose dhe te tjeret per arsyen e thjeshte qe nuk ka asnje ndjenje pergjegjesie gjate vazhdimit te hallucinacioneve. Megjithate, njerezit qe vuajne nga kjo "semundje" nuk duhet te trajtohen si jo-normale dhe te stigmatizohen, por duhet tu jepet ndihmesa e duhur qe te mundin te funksionojne aq sa kane mundesi ne jeten e tyre personale dhe shoqerore.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nausika : 01-10-2005 mė 13:56
    When in Doubt, Act Stupid!

  7. #7
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Nausika, pa dashur te krijoj ndonje debat te paqene, mbreme pashe ne kanalin franko-gjerman ARTE nje bisede te shkrimtarit te mirenjohur tashme francez Michel Houllebecq (besoj keni degjuar per te, "Les Particules elementaires"), dhe ne nje moment, bashkebiseduesja, Laure Adler, i nxjerr perpara foton e Jacques Lacan. Besoj se keni degjuar dhe per kete, psikanalist i shquar francez, dhe profesor i degjuar. Dhe pernjehere, Houllebecq rrudhi buzet dhe tha : "Sharlatan". E pse ? e pyeti Adler. Por sepse psikanalistet nuk kane asgje te bazuar, dhe flasin per gjera qe nuk i dine, dhe kesaj ne gjuhen tone, i thone "sharlatanizem". Nejse, Adler nuk ishte dakort me te, por kjo me futi ne mendime ne lidhje me kete fjale.

    A mund te kete baze ky pohim i tij, qe psikanalisti flet veēse ne perafersi, dmth me nje perqindje te madhe rreziku per te mos qene ashtu ?

    Nuk e di, une per vete mendoj qe nje njeri ka gjithmone te flase me dike, por pse te jete ky psikanalisti dhe jo psh nena, vellai, motra, shoku apo dhe nje filozof qe ka jetuar 2500 vjet me pare ? Kete nuk arrij ta shoh qarte, a thua fjalen e fundit ta kete psikanaliza dhe jo diēka me e thjeshte fare, studimi i mendimtareve mbi jeten, vdekjen, lindjen, vuajtjen, gezimin, lumturine, etj etj ?

    Sidoqofte, prapeseprape mbetem me mendimin qe per aq sa keto psikologe apo psikanaliste te bejne mire, dmth qe dikush te ndjehet mire, ato e kane vendin e tyre.

    Ju pershendes

  8. #8
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Citim Postuar mė parė nga BRADYKININ
    A keni degjuar ndonjehere per "Multiple Personality Disorder?" Dmth, kur nje individ ka me shume se nje personalitet. Kam degjuar per nje film qe flet per kete por do doja te dija dicka me konkrete per kete semundje. Keni takuar ndonjehere ndonje qe vuan nga kjo? Sa e rrezikshme eshte per personin/shoqerine?

    Flmd!
    Kam lexuar nje liber per njeren qe kishte mbi 12 personalitete ... histori e vertete .. e shkreta ishte shume konfuze .. shumica ishin krijuar ne femijerine e saj .. imagjinoje mos dish kush je ne te vertete ... here pas here sillej si jo vetvetja dhe ngaterroheshin personazhet me njeri tjetrin brenda vetes ..
    ishte pothuaj e izoluar nga shoqeria .. e si mendon se mund te rrine ne shoqeri njerez te tille ? te jesh normal e ste lene rehat jo me te kesh problem te tille ... harsh
    nuk jan te rrezikshem perkundrazi po te isha un do mundohesha ti ndihmoja nese njihja dike te tille ...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Prototype : 03-10-2005 mė 01:08

  9. #9
    Shamikuqja!!! Maska e BRADYKININ
    Anėtarėsuar
    07-01-2004
    Vendndodhja
    In Constant Motion!
    Postime
    498
    baku, me sa di une (dhe mund te jem gabim), John Nash ka pas vuajtur nga schizophrenia, jo multiple personality disorder.

    nausika, interesant shkrimi yt. Mgjth. cfare s'me pelqen eshte fakti qe i kane perzier te gjitha nen nje titull dissociative identity disorder. Sepse psh. ai rasti qe ke treguar ti me te dashuren qe kishte halucinacione etj. ai me teper me duket si kombinim i post traumatic stress disorder and major depression with psychotic episode. Pra, dua te them, ku mbaron 1 semundje e ku fillon tjetra?
    If I Only Could....

  10. #10
    . Maska e nausika
    Anėtarėsuar
    26-03-2005
    Vendndodhja
    .
    Postime
    774
    Citim Postuar mė parė nga BRADYKININ

    nausika, interesant shkrimi yt. Mgjth. cfare s'me pelqen eshte fakti qe i kane perzier te gjitha nen nje titull dissociative identity disorder. Sepse psh. ai rasti qe ke treguar ti me te dashuren qe kishte halucinacione etj. ai me teper me duket si kombinim i post traumatic stress disorder and major depression with psychotic episode. Pra, dua te them, ku mbaron 1 semundje e ku fillon tjetra?

    Shamikuqe

    E di ku e ke fjalen kur thua qe i kane ngaterruar te gjitha nen nje titull "DID", por kjo eshte per arsyen qe shumica e semundjeve mendore kane simptoma te "dissociation" (duhet ti mesoj edhe ne shqip terminologjite). Dhe per kete arsye nuk ka "kure" per semundjen "per se" por per simtomat qe mund te variojne dhe mund te jene te kategorizuara ne shume semundje te ndyshme. Psh. Post traumatic stress dissorder (qe tashme eshte pranuar si nje semundje legjitime) ka simtoma "dissociation"-i dhe per kete arsye shumica e diagnozave te "dissociative dissorders" kane gjithashtu edhe diagnoza secondare per PSST.
    Per ate rastin qe fola me siper, diagnoza nga mjeku ishte: Bi-polar depression with dissociative symptoms. E solla si rast sepse hallucinacionet qe kishte ajo kishin te benin me situata krejt te ndyshme nga realiteti i saj (asgje qe kishte te bente me humbjen e femijes apo stresset qe kishte kaluar me te fejuarin)...duket sikur ishte ne nje bote "filmi" dhe e quente veten si personazh protagonistik...
    Nejse, Si perfundim, nuk eshte "e prere me limon" se ku fillon njera semundje dhe ku mbaroj tjetra. Per kete arsye dhenja e diagnozes nuk behet "tak fap", por zakonisht pacienti eshte nen mbikqyrjen e psikiatrit per nje fare kohe (3-6 muaj) ose duhet qe simptomat qe jene shfaqur per nje kohe relativisht te gjate qe te jepet diagnoza.
    When in Doubt, Act Stupid!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Jeta ėshtė njė fitne
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 09:05
  3. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  4. Lumi i zjarrtė
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 08:04
  5. A eshte feja Islame e perkryer?!
    Nga Gjoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 02-03-2003, 20:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •