Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Mesime nga Shen Kozmai i Etolise, i martirizuar ne Shqiperi

    Shen Kozmai, nje murg grek i malit te shenjte (1714-1779), u martirizua ne Shqiperi ne kohen e Ali Pashe Tepelenes, i cili nga simpatia qe pati per Shenjtorin, pasi i gjeti trupin e hedhur ne lumin Osum,i ndertoi nje manastir ne Kolkondas te Lushnjes. Ketij Shenjti cudiberes i dedikohen moskthimi i ortodokseve shqiptare ne ndonje fe tjeter te kohes se turkut, e cila po ndodhte me perhapje te shpejte,madje edhe mrekulli te panumerta edhe pas fjetjes se tij, te raportuara nga shume shpresetare ortodokse!


    Perendia


    Mesimi yne duhet te filloje me Perendine edhe kur te mbarojme ta falenderojme Ate jo se jam i denje qe une ta permend apo ta shqiptoje emrin e Perendise, por se jam i sigurte se Perendia me shtyn qe te veproj keshtu me ane te meshires se tij te madhe e te pafund.

    Perendia i Gjithemire edhe i Gjithemeshirshem, o vellezerit e mi, eshte Nje, edhe kushdo qe thote se jane shume perendira eshte nje djall. Ai eshte nje Triade: Ati, Biri edhe Fryma e Shenjte; serish nje natyre, nje lavdi, nje Mbreteri, Nje Perendi. Ai eshte gjithe Drite, gjithe Gezim, gjithe meshire, gjithe dashuri.

    Kete Trini te Gjtitheshenjte lavderojme ne te krishteret ortodokse edhe e adhurojme. Ai eshte Perendia e vertete, edhe te gjithe te tjeret te ashte-quajtur perendira jane demone. Edhe nuk jemi vetem ne qe e himnojme edhe adhurojme Trinine e Shenjte, por gjithashtu edhe Engjejt, Kryeengjejt edhe te gjitha qeniet qiellore, te shumte sa edhe yjet e qiellit edhe kokrat e rreres se detit, qe i thurrin himne papushim, adhurojne edhe lartesojne kete Trini te Tereshenjte. po keshtu per shkak te dashurise ndaj Trinise se Shenjte, burra e gra, po aq sa yjet e qiellit edhe kokrat e rreres se detit, derdhen gjakun, edhe po aq mohuan boten edhe shkuan ne shkretetira, duke cuar nje jete shpirterore, edhe po aq shume jetuan ne bote me vetepermbajtje edhe pasterti, duke agjeruar, dhene lemoshe edhe te tjera pune te mira. Keta te gjithe vajten ne Parajse qe te gezojne perjetesisht.

    Dashuria

    Nese duam qe te ecim mbare ne kete jete edhe te shkojme ne parajse, qe te therrasim Perendine tone dashuri edhe At, na duhet te kemi dy dashuri: Dashurine per Perendine edhe dashurine per te afermin tone. Qe te kemi keto dy dashuri eshte e natyrshme, edhe kundranatyrshme qe te mos i kemi ato. Ashtu sikunder nje dallendysheje i nevojiten dy krahe qe te beje fluturimin ne ajer, keshtu edhe neve na duhen keto dy dashuri, pasi pa to nuk mund te shpetojme.

    Le pra te duam Perendine edhe te afermin tone, edhe me pas Perendia vjen edhe na sjell gezim edhe mbjell jeten e perjeteshme ne zemrat tona, keshtu qe ne vejme mbare ne kete jete edhe po ashtu shkojme ne parajse, ku gezojme perjetesisht.

    Fatlume eshte ai qe i ka keto dy dashuri ne zemren e tij, ate per Perendine edhe per vellezerit e tij. Padyshim qe ai ka Perendine, edhe kushdo qe ka Perendine,ka cdo bekim edhe nuk nuk mund te mekatoje. Serish, i paudhe eshte ai qe nuk i ka keto dy dashuri. Padyshim qe ai eshte me djallin edhe te ligen, edhe fejen gjithnje. Perendia, vellezerit e mi, na kerkon qe ti kemi keto dy dashuri, sikurse thote edhe vete ne Ungjill: "Se mbi kete urdherim varet i gjithe ligji edhe profetet." Me ane te ketyre dy dashurive, te gjithe burra e gra, mbajten shenjterine edhe fituan parajsen. Kushdo qe ka dashurine e shenjte, se pari per Perendine edhe mepas per te afermin e tij te krishtere, behet i denje qe te prese Trinine e Shenjte ne zemren e tij.

    Nqs deshiron te shpetohesh, mos kerko gje tjeter ne kete bote me teper se dashurine.

    Ta dini vellezerit e mi, se dashuria ka dy veti, dy dhurata. Njera prej tyre eshte qe te forcoje njeriun ne ate qe eshte e mire, edhe tjetra eshte qe tia dobesoje ate qe eshte e keqe. Une kam nje cope buke per te ngrene, ndersa ti nuk ke. Dashuria me thote: mos e ha vetem, jepi ca tet vellai edhe ti ha ate qe mbetet. Une kam rrobe; dashuria me thote: jepi nje veshje tet vellai, edhe ti vish tjetren. Une e hap gojen qe te te akuzoj, qe te te genjej e te te mashtroj; por menjeheresh me kujtohet dashuria edhe ajo ma mban gojen edhe nuk me lejon te them genjeshtra.

    Une shtrij duart qe te te marre c'eshte e jotja, parane e te gjitha c'ke. Dashuria nuk me lejon qe te ti marr. A e shihni vellezer, se c'dhurata ka dashuria?

    Ata prej jush qe fitojne buken me punes edhe me djersen e tyre le te gezohen, sepse kjo buke eshte e bekuar; Edhe nqs do te jepni pak nga ajo si lemoshe, do tu njihet si shume. Por ata qe e shpien jeten ne padrejtesi edhe duke rrembyer, duhet te vajtojne, sepse cka fitojne ne te ketille menyre eshte mallkim; Edhe sikiur te jepnit lemoshe prej kesaj, as qe do tu bente dobi fare, duke qene si zjarri qe ju djeg.

    Martiret e fituan parajsen me ane te gjakut te tyre; Asketet me ane te jetes se tyre asketike. Ndersa ju, vellezerit e mi, qe keni femije, si do ta fitoni parajsen? Me ane te mikpritjes, duke u dhene vellezerve tuaj te varfer, te verberve edhe te caleve.

    Perulesia

    Te krishterit i duhen dy krahe qe te ngjitet larte edhe te fitoje parajsen: Perulesia edhe dashuria. Kur urdheri i pare i engjejve ra prej lavdise engjellore edhe u bene demone, nente urdherat e tjere perulen veten edhe adhuruan Trinine e gjtitheshenjte, edhe qendruan ne vendet e tyre, duke gezuar pergjithnje. Ne po ashtu, vellezerit e mi, duhet te kuptojme se c'gje e keqe eshte krenaria-saqe hodhi poshte djallin prej lavdise engjellore edhe ai do te digjet pergjithnje ne ferr-edhe se perulesia i mbajti engjejt ne Qiell, edhe ata gezojne perjetesisht ne lavdine e Trinise se shenjte. Le te menjanojme pra, vellezerit e mi, krenarine, pasi eshte pjelle e pare e djallit, edhe eshte nje udhe qe te shpie ne ferr; edhe le te kemi perulesi, sepse eshte engjellore, eshte nje udhe qe te shpie ne parajse.

    Rrefimi

    Nese deshironi te kuroni shpirtet tuaj, ju nevojiten kater gjera. E para eshte te falni armiqte tuaj. E dyta eshte te rrefeheni krejtesisht. E treta eshte te fajesoni veten. E katerta eshte vendimi qe te mos mekatoni me. Nese deshirojme te shpetohemi, na dyhet gjithnje te fajesojme veten edhe jo te tjeret per gabimet tona, edhe Perendia qe eshte I Gjithemeshirshmi, do te na fale.

    Agjerimi

    Ne qe jemi te krishtere te zellshem duhet te agjerojme perhere, por vecanerisht te Merkurave, pasi Zoti u shit ne ate dite. Edhe te Premteve, pasi Ai u kryqezua ne ate dite. Po keshtu eshte detyre e jona agjerimi ne kohen e Kreshmeve, sikunder edhe Fryme e Shenjte i ndricoi Eterit e shenjte te Kishes qe te urdheronin, ne menyre qe te vdesim pasionet edhe te perulim trupin. Per me teper nese pakesojme ushqimin qe hame, jeta na behet me e lehte. Agjeroni sipas mundesive tuaja, lutuni sipas mundesive tuaja,jepni lemoshe sipas mundesive tuaja edhe gjithnje mbani vdekjen para syve te mendjes tuaj.

    vijon...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 14-12-2005 mė 21:05

Tema tė Ngjashme

  1. Kėshtu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Si mund tė ulet ndikimi grek nė shqipėri ?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  3. Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  4. Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08
  5. Bashkim Gazidede prononcohet nė media pėr ish-detyrėn si kreu i SHIK
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-11-2006, 13:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •