Close
Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 126
  1. #1
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505

    Turqia: Rishikoni rolin e Skėnderbeut

    marre nga "Koha Jone"

    Sipas agjencise se lajmeve "Anadolu Agency", Erdogan ka kerkuar korrektesi historike. Kryeministri Taip Erdogan i kerkoi homologut te tij, Nano, rishikimin e teksteve te historise

    Kryeministri turk Taip Erdogan gjate vizites se tij ne Tirane i ka kerkuar homologut shqiptar ngritjen e nje komisioni ekspertesh dypalesh per rishikimin e teksteve te historise. Sipas agjencise turke te lajmeve "Anadolu Agency", kerkesa e Erdogan per Nanon ishte qe "informacioni mbi marredheniet Turqi-Shqiperi duhet te reflektohet korrektesisht ne librat shqiptare te historise". Ky detaj i rendesishem ne fakt nuk u publikua nga pala shqiptare, e cila vendosi te heshte publikisht ndaj kerkeses se kryetarit te qeverise turke. Kerkesa per rishikimin e teksteve te historise nuk eshte e para qe mberrin ne adrese te shtetit shqiptar. Gjithashtu, "ne emer te fqinjesise se mire" kete kerkese e artikuloi pak kohe me pare edhe qeveria greke. Madje per kete u caktua nje grup i perbashket pune, i cili do te hiqte nga teksti i historise shqiptare ato paragrafe qe "cenojne marredheniet". Edhe ne rastin e kerkeses se kryeministrit turk, qeveria shqiptare nuk ka bere asgje publike, por gjithcka ka dale ne shesh nga autoritetet apo mediat e huaja. Kerkesa e kryeministrit Erdogan per rishikimin e historise i referohet periudhes kur Gjergj Kastriot Skenderbeu perballoi permbi 25 vjet ushtrite e drejtuara nga sulltanet turq. Ne historine boterore, Skenderbeu njihet edhe si mbrojtes i vlerave te Krishterimit, pasi nuk lejoi depertimin e ndikimit osman mbi Perendimin.

    Mesazhi publik i Erdogan

    Kryeministri turk gjate vizites se tij ne Shqiperi u takua me presidentin Moisiu, homologun Nano dhe kryetarin e Kuvendit, Pellumbi. Gjithashtu ai dha nje mesazh ne Kuvend ku i cilesoi si mjaft te mira marredheniet politike qe ekzistojne mes dy vendeve. "Te varrosim shqetesimet qe kemi kaluar ne Ballkan, jo me urrejtje apo meri, sepse njerezimi ka nevoje per paqe globale, pasi ne te kundert do te kishte terrorizem global", u shpreh kryeministri turk, duke bere te qarte se ajo qe mbetet e rendesishme per keto vende eshte vendosja e marredhenieve te mira. Ne kete kontekst ai e cilesoi rolin e Shqiperise si te rendesishem duke e konsideruar si "nje politike te zgjuar te Shqiperise per te gjitha rajonin e ne vecanti per Kosoven". Megjithate ai beri te qarte se nuk mjaftojne vetem marredheniet e mira politike mes dy vendeve, duke kerkuar nje rol me te madh ne fushen e investimeve, apo bashkepunimit kulturor. Nje pike tjeter qe kryeministri turk preku ne fjalen e tij ishin zgjedhjet parlamentare te ketij viti ne Shqiperi. Per te ajo qe mbetet me e rendesishme, nuk eshte se kush fiton, "por cilido qe te jete rezultati nje gje eshte e sigurte, ne Shqiperi do te fitoje demokracia". Nga ana tjeter homologu i Nanos uroi qe negociatat me BE-ne te perfundjne sa me shpejt dhe sa i perket anetaresimit te Shqiperise ne NATO, Erdogan siguroi se Turqia do te jape ndihmen dhe perkrahjen e saj maksimale. "Turqia eshte teper e vendosur te jape cdo mbeshtetje per anetaresimin e Shqiperise ne NATO, pasi kjo eshte e rendesishme dhe nje avantazh strategjik edhe per vete rajonin". Ky ishte premtimi qe beri kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, gjate takimit qe zhvilloi me kryeministrin Nano.

    __________________________________________________ _
    p.s Cfare behet....ju qe jeni ne tirane... dini gje me teper?
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e km13
    Anėtarėsuar
    07-05-2003
    Postime
    37
    Edhe turku ishte dash me na mesu se cfare te bejme me historine tone. E kishte ngju Erdogani qe pas kerkeses se grekve per te rishkruar historine e Shqiperise keta kalemxhinjte tane ke ministria e arsimit ja kishin nis punes me vrull pa nje pa dy, e tha pse mos ju jap edhe une ndonje sugjerim.
    Turp e faqja e dheut. S'po ngelet kush pa na dhene mend, me keq akoma, pa na kerku e udhezu se cfare e si ta bejme.
    Historia behet mbi bazen e fakteve dhe dokumentave, jo si i do qefi njonjit apo tjetrit.

  3. #3
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Turqia te rrishikoje genocidet e saj, se i ka carcafe te tera ne librat e historise. Erdogani te rregulloje urrejtjet dhe armiqesite e komshijve te tije, njehere, dhe Shqiperine ta lere aty ku eshte, se jemi mire pa ta. I hoqem ne kurriz per 500 vjet, dhe nuk u doli....

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Une do ti thosha Bravo Erdogan, pasi je si je, te pakten nuk je njeri i shtirur si parardhesit e tu qe luanin me dy porta, por ti je shprehur hapur dhe pa dorashka, pavaresisht se ajo qe ke kerkuar eshte krejtesisht anti-kombetare per ne shqiptaret. Te them bravo, pasi eshte munduar edhe Haxhi Qamili i shekullit te XXI, shoku Abdi Baleta, qe te vere ne vend porosite e Ankarase ne lidhje me Skenderbeun, por nuk ia ka dale dot me sukses. Mbase ia del ti me sukses si kryeminister i Turqise, ketij populli te madh.

    Nese ka dy simbole kombetare qe turqit do te donin te shkaterronin tek ne shqiptaret, ato jane busti i Gjergj Kastriotit ne mes te Tiranes dhe Prishtines, dhe flamuri bizantin me shqiponjen me dy krena qe valevitet ne krah te tyre.

    Skenderbeu turperoi sulltanin dhe nderoi Arberine. Flamuri bizantin i Kastrioteve, eshte ai flamur qe turqit dogjen, me pushtimin e Konstandinopojes, Stambollit te sotem, ne 1443, per te ngritur lart flamurin me gjysem henez.

    Erdogani u kerkon shqiptareve qe "ti bejne derman" Skenderbeut, ta nxjerrin ose serb, ose grek, por jo shqiptar, se po na doli Gjergj Kastrioti grek apo serb, atehere edhe flamuri i Kastrioteve qe valevitet dhe nderohet nga gjithe shqiptaret, rrezohet me te.

    Pasardhesit e atij Gjergj Kastrioti qe u beri me turp 600 vjet me pare, ju bejne me turp edhe sot dhe ju dergojne andej nga keni ardhur.

    "..se Zoti vete e tha me goje,
    qe popujt shuhen permbi dhe,
    por Shqiperia do te rroje,
    per Te, per Te luftojme ne. "


    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 22-02-2005 mė 02:42

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Nese ka dy simbole kombetare qe turqit do te donin te shkaterronin tek ne shqiptaret, ato jane busti i Gjergj Kastriotit ne mes te Tiranes dhe Prishtines, dhe flamuri bizantin me shqiponjen me dy krena qe valevitet ne krah te tyre
    Mos merrr shume vrull me kete akrobaci se flamuri i kastrioteve nuk eshte i Bizantit por i Shqiperise.

    Skenderbeu nuk luftoi per Bizantin po per vendin e vet dhe aleate kishte Europen (Papen e Romes, Napolin dhe Venedikun). Ishin keto dhe jo greket apo serbet qe e ndihmuan me pare, ushtare dhe i garantuan strehim politik atij dhe gjithe luftetareve mbas vdekjes.

    Bizantinet (greke, bullgare apo serbe) kane qene per kombin shqiptar njisoj si turqit bile edhe me te keqinj.

    Erdoganit do ti thosha, ne fillim te kerkoje falje per 500 vjet pushtim "i paftuar" per 500 vjet vrasje, grabitje, taksa e dhunime, per shitjen e tokave te shqiptareve nga sulltanet e Turqise, mandej te flase per historine.

    Para se te kerkoje rishikimin e luftes se Skenderbeut te shofe se perse osmanllijte e sulmuan kete vend 25 vjet rresht e mbajten 500 vjet te tjera, me c'te drejte?

    Eshte interesante se 2 prej armiqve me te medhenj historik te shqiptareve Bizanti (Greqia) dhe Turqia kerkojne rishikimin dmth fallsifikimin e historise. Kompleksi i fajtorit apo...?

    Mire se po e ndryshojme ne, dhe mire se po i zhdukin arkivat e veta kompromentuese, po si do tja bejne hallit me arkivat e Italise, Anglise, Vatikanit, Frances, Gjermanise e Austrise.

    Brezat e tjere te shqiptareve nuk mund tu hidhet hi syve....

  6. #6
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Kerkesa e Erdoganit per rishikimin e historise duhet injoruar ne rrafshin politik por duhet pritur me mendjekthjelltesi persa i perket aspektit historik.

    Uroj qe askush te mos me keqkuptoje por ne kemi vetem disa te dhena te pjesshme per jeten e Skenderbeut, nderkohe qe eshte i ditur fakti se arkivat turke kane qene teper te sakta ne regjistrimin e dokumenteve dhe korrespondecave.

    Ajo qe dua te them eshte se nese psh ne arkivat turke gjenden dokumente qe vertetojne ane te tjera te panjohura te figures se Skenderbeut (nese ekzistojne) atehere nuk eshte normale qe t'i injorojme vetem sepse nuk i pergjigjen imazhit shekullor te krijuar tek ne per te.

    Prandaj them qe persa kohe keto ftesa ngelen ne nivelin poltike ato duhen perbuzur por nese ne tavoline hidhen dokumenta atehere eshte ne interesin e te gjitheve qe ato te studiohen.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Citim Postuar mė parė nga Orku
    Prandaj them qe persa kohe keto ftesa ngelen ne nivelin poltike ato duhen perbuzur por nese ne tavoline hidhen dokumenta atehere eshte ne interesin e te gjitheve qe ato te studiohen.
    Jam shume dakord me ty. Historia nuk mund te behet nga politikanet, me marreveshje-ultimatume te tipit grek apo turk. Si duket Shqiperia shihet akoma si shesh "beteje", kesaj rradhe ne rrafshin diplomatik. Informacioni qe mund te nxirret per Skenderbeun dhe Arberine e asaj kohe nga arkivat e perandorise osmane, Vatikanit apo gjetke eshte ne vullnetin e historianeve dhe keta nuk eshte e thene qe te jete perjashtimisht shqiptare. Per me teper figura e Skenderbeut, me sa ja kemi idene, ka nje fare vendi ne historine evropiane dhe zbulimi i fakteve te reja per te do te kete gjithmone vlere. Pra "shperblimi" akademik eshte i garantuar. Nqs politika turke ka nje mendim tjeter mbi marredheniet e kohes, kete nuk mund ta beje duke "rekomanduar" ndryshim te historise por, fjala vjen, duke sponsorizuar kerkime te mirefillta historike. E njejta gje vlen dhe per qasjen greke. Nese ne fund te ketyre studimeve dalin me fakte apo teza te reja, le ti hedhin per diskutim dhe te shohim se sa pranim do gjejne ne rrethin akademik.

    Nga ana politike, Skenderbeut ashtu sic njihet tani, eshte nje figure qe na nderon ne syte e Evropes, nje fakt per trashegimine tone evropiane, ne familjen e se ciles rrekemi te hyme. Ndaj nuk mund te ekzistoje ndonje interes publik-politik ne ridimensionimin e kesaj figure sipas orekseve te Ankarase.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  8. #8
    Fshatar i varfer Maska e Chingy
    Anėtarėsuar
    25-09-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    363
    Citim Postuar mė parė nga Labeati

    Skenderbeu nuk luftoi per Bizantin po per vendin e vet dhe aleate kishte Europen (Papen e Romes, Napolin dhe Venedikun). Ishin keto dhe jo greket apo serbet qe e ndihmuan me pare, ushtare dhe i garantuan strehim politik atij dhe gjithe luftetareve mbas vdekjes.
    Nga ato te tre shtetet vetem Napoli ishte aleat i vertete i Skenderbeut.Venediku ishte po aq i keq sa turku ndaj Skenderbeut ndersa Roma te pakten nuk ishte kunder.Po normalisht qe luftoi per vendin e vet aty ke te drejte.

    Sa per temen nuk e mar vesh se ca don ai turku.Mos duhet te themi qe tao 25 pese vjet kane qene vitet me te mira te marredhenieve Shqiperi-Turqi?Ku Skenderbeu dhe Sulltani hanin e pinin ne shtepine e njeri tjetrit si vellezer?Ku turqit dhe shqiptaret pinin gjak nga njeri-tjetri duke u bere vellezer gjaku??
    Nuk e kuptoj si Turqia dhe Greqia(sidomos kjo) kerkojne qe ne te ndryshojme historine.A po kur te na japin ato qe na kane marre dhe te na shperblejne per ato qe na kane demtuar atehere po.

    P.S. Tani besoj se edhe Gjermania dhe Italia do na kerkojne te ndryshojme historine pasi Hitleri dhe Ducja ishin alamet burrash dhe Shqiperine e donin fort.
    Se sei stanco e vuoi morire, pensa a chi sa di dover morire e vuole vivere...

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Une do ti thosha Bravo Erdogan, pasi je si je, te pakten nuk je njeri i shtirur si parardhesit e tu qe luanin me dy porta, por ti je shprehur hapur dhe pa dorashka, pavaresisht se ajo qe ke kerkuar eshte krejtesisht anti-kombetare per ne shqiptaret.
    Albo, mendimin tim per ndryshimin e historise se Skenderbeut e ke me siper, keshtu qe besoj se nuk do me fusesh te haxhiqamilistet. Kurse ti reagon ndryshe mbi kerkesen greke, mbaj mend mendimet e tua te nje teme e meparshme, dhe ndryshe mbi kerkesen turke per ndryshim te historise. Nuk me dukesh shume konsistent.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  10. #10
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar mė parė nga Eagle
    Kryeministri turk Taip Erdogan gjate vizites se tij ne Tirane i ka kerkuar homologut shqiptar ngritjen e nje komisioni ekspertesh dypalesh per rishikimin e teksteve te historise. Sipas agjencise turke te lajmeve "Anadolu Agency", kerkesa e Erdogan per Nanon ishte qe "informacioni mbi marredheniet Turqi-Shqiperi duhet te reflektohet korrektesisht ne librat shqiptare te historise". Ky detaj i rendesishem ne fakt nuk u publikua nga pala shqiptare, e cila vendosi te heshte publikisht ndaj kerkeses se kryetarit te qeverise turke. Kerkesa per rishikimin e teksteve te historise nuk eshte e para qe mberrin ne adrese te shtetit shqiptar. Gjithashtu, "ne emer te fqinjesise se mire" kete kerkese e artikuloi pak kohe me pare edhe qeveria greke. Madje per kete u caktua nje grup i perbashket pune, i cili do te hiqte nga teksti i historise shqiptare ato paragrafe qe "cenojne marredheniet". Edhe ne rastin e kerkeses se kryeministrit turk, qeveria shqiptare nuk ka bere asgje publike, por gjithcka ka dale ne shesh nga autoritetet apo mediat e huaja. Kerkesa e kryeministrit Erdogan per rishikimin e historise i referohet periudhes kur Gjergj Kastriot Skenderbeu perballoi permbi 25 vjet ushtrite e drejtuara nga sulltanet turq. Ne historine boterore, Skenderbeu njihet edhe si mbrojtes i vlerave te Krishterimit, pasi nuk lejoi depertimin e ndikimit osman mbi Perendimin.

    ... U be deti kos, te marrim te gjithe nga nje luge. Keshtu e be dhe puna e Historise se Shqiprise. I teket njerit dhe ben kerkesen, dhe ne ne vend e zbatojme. I teket tjetrit dhe ben kerkesen, dhe ne te gatshem per ta zbatuar si gjithmone ...

    ... Por harron burri botes, se 500 vjet na ka q... nenen. Ku te dhemb e ku te djeg, fut e bjer. E tani na thote: - Jo, nuk ju kam q... nenen, nuk ju kam shkelur me kembe, perkundrazi ju kam nderuar, ju kam sjelle begatine dhe prosperitetin.
    Dhe ne te gatshem per te thene njezeri: - Po i dashur Erdogan, ju na keni ndihmuar, na keni bere komb. Prej jush, ne jemi keto qe jemi dhe sot. Falemnderit qe e ndate Shqiprine ne dysh, falemnderit qe e bete Shqiprine plaēke tregu, dhe mbi te gjitha falemnderit qe tallet by-then dhe bete ē'ju desh kokrra qejfit me ne ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Turqia deri nė vitin 2040 pėrsėri do tė “mbisundojė” nė rajon
    Nga Vista nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 20-10-2012, 13:34
  2. Turqia do tė ndėrton 21 xhami nė Qipro
    Nga Vista nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-06-2009, 08:03
  3. Turqia Ne Europe? Jo Faleminderit…
    Nga arbereshi_niko nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 108
    Postimi i Fundit: 10-12-2008, 15:17
  4. Komuniteti Shqiptar nė Turqi
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 11-03-2006, 02:59
  5. Rice paralajmeron BE-ne mbi pranimin e Turqise
    Nga Dr Rieux nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 02-01-2006, 04:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •