Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 36
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Skandali i konçesionit të Aeroportit të Tiranës

    E Premte, 25 Mars 2005


    SI UA FALEM AEROPORTIN SHQIPTAR TE HUAJVE?

    Eglantina Nasi

    Ate qe Kuvendi e miratoi shpejt e shpejt dhe jashte radhe fundvitin e kaluar, qeveria e beri realitet duke i dhene "doren" e fundit. Per aeroportin e Rinasit, pas marreveshjes se miratuar symbyllurazi ne parlament, tani u zyrtarizua edhe fakti i fillimit te punimeve. Qeveria nuk ka humbur kohe, por ka leshuar urdhrin qe brenda muajit prill te fillojne menjehere punimet prej firmes koncesionare. Vetem dy-tre muaj para zgjedhjeve parlamentare, urdhri eshte bere realitet, per te filluar punimet ne baze te nje marreveshje qe e shpall te humbur palen shqiptare ne token e vet. Kjo megjithese, marreveshja u kundershtua mjaft ne sallen e parlamentit gjate diskutimit te saj. Tashme, aeroporti i rinasit gjendet ne duart e koncesionarevete huaj, pa kushte dhe pa perfitime te dukshme per palen shqiptare, ndryshe nga c'do te kishte ndodhur ne nje shtet tjeter per nje marreveshje te te njejtit lloj. Sepse ne asnje vend te botes, nuk i jepet koncesionarit pista dhe hapesira e fluturimit. Kjo vetem per te perfituar 20 vite me pas nga investimi. Nga ana tjeter, teper e papranueshme ne kontrate eshte edhe fakti, qe kur ajo prishet nga mospermbushjet e koncesionarit, i vetmi person qe sanksionohet eshte shteti shqiptar.

    Te huajt, nuk do paguajne taksa

    Nga ana tjeter, eshte e pafalshme qe pala shqiptare ia ka falur Rinasin koncesionarit duke mos e detyruar te paguaje Tatimin mbi Vleren e Shtuar apo taksat doganore. Por edhe qe shoqeria merr ne zoterim nje pasuri ku vetem investimet dhe asetet jane 70 milione euro pa paguar asnje lloj qeraje. Kjo pasuri minimalisht vlen 400 milione euro. Vetem zona e koncesionit eshte 300 hektare pa llogaritur monopolin mbi fluturimet ajrore.

    Le menjane Aeroportin e Kukesit

    Por nje fakt tjeter i papranueshem i marreveshjes eshte edhe fakti qe me ane te kesaj marreveshje, aeroporti i Rinasit do te jete i vetmi aeroport nderkombetar per 20 vitet e ardhshme. Ne kete menyre, ai e kthen ne te pavlefshem investimin prej 20 milione dollaresh te bera deri tani ne Aeroportin e Kukesit. Ky investim i fundit, eshte komentuar si mjaft i suksesshem nga qeveria, por qe nuk u cua deri ne fund, pasi duket se interesa me te medha u ngerthyen ne aeroportin e Rinasit dhe per kete, u harrua investimi i bere ne Aeroportin e Kukesit. Duke e lene edhe per nje here tjeter, qeveria socialiste ne harrese zonen veriore te vendit.

    Ja disa fakte skandaloze te marreveshjes:

    - Aeroporti i Rinasit do te jete per 20 vitet e ardhshme i vetmi aeroport nderkombetar duke e kthyer ne te pavlere investimin prej 20 milione dollaresh te kryer per Aeroportin e Kukesit.

    - Gjate 20 viteve te ardhshme, nuk do te mund te kryhet asnje fluturim privat apo shteteror mbi territorin e Shqiperise, pa miratimin e shoqerise gjermane.

    - Ne kontraten e koncesionit, merret ne zot-_ nje pasuri tejet funksionale. Nderkaq, aty sapo kane perfunduar investimet me vlere 15 milione dollare. Dhe pak kohe nga perfundimi i tyre, aeroporti i jepet dikujt tjeter.

    - Shteti shqiptar si askush tjeter jep ne koncesion edhe pisten. Per pisten e re deri tani jane investuar 47 milione DM. Per 20 vitet e ardhshme, ajo nuk ka nevoje per punime thelbesore.

    - Ndonese eshte shkruar qe fitimi i shtetit do jete 30 perqind ne formen e tatim-fitimit, Rinasi do dale me humbje ne 12 vjet nga 20 qe ka koncesioni. Ndersa parashikimi i Albtrabsportit thote se ne rastin me te keq, Rinasi do fitonte 312.7 milione euro.

    - Kontrata ne menyre te cuditshme, nuk parashikon shumen e investimeve. Ndoshta firma mendon te investoje edhe me pak se 80.9 milione euro, pasi huaja e parashikuar me garanci te pales shqiptare eshte tre here me e vogel.

    - Shteti shqiptar do paguaje edhe kostot e nxjerrjes te papune te mbi 500 punonjesve (rroga e 2 viteve), perkatesisht 4 milione euro. - Ne menyre te jashteligjshme, taksat kthehen ne tarifa, duke i sjelle si rezultat nje humbje prej 100 milione euro per 20 vjet.

    - Shoqeria merr ne zoterim nje pasuri ku vetem investimet dhe asetet jane 70 milione euro pa paguar asnje lloj qeraje. Kjo pasuri minimalisht vlen 400 milione euro. Vetem zona e koncesionit eshte 300 hektare pa llogaritur monopolin mbi fluturimet ajrore.

    - Shuma qe do te investohet eshte realisht 4.4 milione euro. Hochtief fillimisht e nis kete biznes me 423 mije euro. Pjesa tjeter do te realizohet me hua. Por edhe keto fonde mund t'i konsiderojme su hua per shoqerine ose si aksione te rishitshme per t'u blere nga ne.

    - Autorizimet dhe lejet jepen falas. Qeveria shqiptare ndalon institucionet e tjera qe te arketojne shumat qe u takojne per sherbimet. Si pagesa per lejen e ndertimit, lejet mjedisore etj.

    - Shoqeria koncesionare do te imponoje zhvillimin e zones se zhvillimit. Maksimumi qe mund te zhvillojne banoret e zones eshte banesa, ferma te vogla dhe garazh per dy makina. Asgje tjeter pa lejen e koncesionarit.

    - Hiqet Tatimi mbi Vleren e Shtuar dhe taksa doganore.

    - I hiqet shtetit shqiptar, nje prej burimeve kryesore te te ardhurave. Shoqeria koncesionare gezon te drejtat per transferimin e shumave monetare jashte kufijve shqiptare.

    - Me kete kontrate, nuk jepet me koncesion vetem zona e koncesionit, por e gjithe hapesira ajrore e Shqiperise. Kjo praktike eshte e palejueshme nga legjislacioni per konkurrencen si nga ai vendas, ashtu dhe ai nderkombetar.

    - Skandaloz eshte fakti se si ne rastin kur kontrata prishet bazuar ne mospermbushjet e qeverise shqiptare si ne rastin kur kontrata prishet nga mospermbushjet e shoqerise koncesionare, i vetmi person qe sanksionohet eshte shteti shqiptar. Kjo eshte nje pabarazi kontraktore qe na kane imponuar personat qe kane negociuar nen emrin tone.


    marre nga Koha Jone


    Qeveria dhe parlamenti duhet ta shfuqizojne kete kontrate sa me pare. Eshte me mire te mos behet koncesion i aeroportit fare se koncesion me keto kushte skandaloze. Jam i bindur qe shume kompani shqiptare dhe te huaja do investonin ne aeroportin e Tiranes edhe me kushte tjera shume te favorshme per shtetin shqiptar dhe gjithe shqiptaret.

    Tung
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 25-03-2005 më 00:18
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Dodon pse e ke shpallur kete artikull ketu???
    Ky shpreh vetem mendimin e nje gazetari (apo gazetare) dhe asgje me shume. Gazetaret mundohen te shkruajne dicka qe te mbushin faqet e gazetave, dhe qe te jene sa me sensacionale.

    Une jam per opozite ,por jo opozite qe te kritikoje cdo gje qe behet, dhe ta nxije imazhin e vendit, sikur ne shqiptareve po na zhfrytezojne dhe na marrin per budallenj.

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Qero,

    Ky shkrim nuk eshte vetem nje mendim i nje gazetareje shqiptare por sjell faktet lidhur me kontraten qe eshte bere me kompanine qe ka marre aeroportin me koncesion. Keshtu kontrata me mire eshte te mos behen fare, tekefundit me mire eshte te rrije aeroporti ashtu edhe pa investime fare se sa ti shkaktohen buxhetit te shtetit qindra miliona dollare humbje per disa dhjetra milione dollare investime. Kjo ceshtje nuk ka te bej fare me poziten apo opoziten, kjo ceshtje ka te bej me gjithe shqiptaret, prandaj duhet shikuar mire, cdo pike te marreveshjes duke lexuar edhe midis rreshtave, qe te mos bejme budallalleqe te tilla.

    Eshte fakt, qe investimi ne aeroport eshte shume profitabil edhe ne kushte normale (pra duke i hequr ato kushte skandaloze qe kane vene ne kontrate), gje qe e ben shume te kerkueshem nga shume kompani si shqiptare ashtu edhe te huaja, por keshtu si eshte bere me keto kushte skandaloze eshte thjeshte jashte cdo llogjike njerezore.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Dono, do te them nje sekret ,por mos ja thuaj njeriu ....

    Dhenia me koncesion e aeroportit gjermaneve ,eshte nje parakusht per heqjen e vizave ne BE qytetareve shqiptare.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-02-2005
    Postime
    37
    Qerim me fal
    Une per vete nuk kam informacione te duhura per kete gje po e jap nje mendim ne lidhje me vizat qe e tha. Mua nuk ma mer mendja qe ka dicka ne lidhje me kete se ajo kompani gjermane sigurisht eshte kompani private dhe nuk si se sa ka mundesi ti mbroje interesat e BE dhe te punoj ne interesa te BE me kushtezime per shtetin shqiptar, se ajo se pari punon per interesa te veta financiare e pastaj vjen interesi i BE-se
    Mire u degjofshim
    Ne qoftese ka mundesi dikush qe ta kete kopjen e mareveshjes me e postu ketu ksihte qene mire edhe per komentim te metutjeshem.
    Ju faleminderit per mirekuptim

  6. #6
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Kjo kontrate skandaloze eshte bere o nga marrezia dhe naiviteti i negociatoreve tane, o jane korruptuar nga kompania qe do ta marre aeroportin me koncesion. Ne Amerike eshte i ndaluar me ligj korruptimi i qeveritareve te vendeve tjera dhe per kete gje ka denime miliona dollaresh dhe vite ne burg per drejtuesit e kompanise qe korruptojne qeveritare te vendeve tjera. Keshtu duhet te jete edhe ne BE e ne Gjermani.

    Kjo kontrate duhet te shfuqizohet sa me pare nga qeveria dhe kuvendi shqiptar, dhe te fillojne hetimet per korrupsion.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Aeroporti i Tiranes eshte me nje rendesi strategjike kombetare pasi eshte aerporti i vetem nderkombetar ne vend, edhe pse i vogel dhe me kushte jo fort moderne. Ndertimi i nje aeroporti ne Kukes, eshte i nje rendesie zhvillimi kombetar pasi hap nje urre ajrore transporti ne nje prej zonave me te izoluara te Shqiperise, ate veri-lindore. Arsyeja tjeter perse aeroporti i Kukesit merr nje rendesi kombetare eshte se ai sherben si nyje transporti edhe per malesine shqiptare dhe banoret nga Kosova. Pra eshte nje aeroport alternativ per ate te Prishtines per te gjithe banoret e Kosoves Perendimore.

    Nuk i ve faj gjermaneve qe po mundohen qe te perdorin firmen e vulen e nje kryeministri qe po vdes si Nano, qe eshte gati te shesi edhe gruan e tij e jo me nje aeroport apo nje vend si Shqiperia. Per kete mund te ndihet krenar, pasi ne keto 8 vjet e ka deshmuar kete gje me vepra edhe jo me fjale.

    Ajo qe Nano nuk e di eshte se me ate firme dhe me ate vule firmosi flete-varrimin e tij politik. Lockheed Martin, fima kontraktore me e madhe me Pentagonin ne SHBA, qe ka marre kontraten e ndertimit te sistemit te kontrollit ajror ne Rinas, nuk eshte aspak e lumtur nga perpelitjet e fundit te Nanos.

    Anullimi i kontrates do te jete nje prej detyrave kryesore qe kryeministri i ri Berisha do beje diten e pare ne punen e tij te re, pasi Fatos Nano te jete mbyllur ne ndonje institucion psiqik, pasi vetem nje psikopat klinik mund te firmosi nje ligj qe u dhuron gjermaneve te vetmin aeroport per 20 vjet. Edhe vete Hitleri do te mahnitej nga nje gjeni si Nano, pasi ky ta dhuron sovranitetin e vendit pa shkrehur asnje arme ne ajer.

    Vetem hapni gojen, cfare doni tjeter, Shqiperia eshte ne shitje...

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 26-03-2005 më 02:59

  8. #8
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Juve qe shani cdo veprim te qeverise socialiste ,qe doni qe sala te vije ne pushtet
    ,ku do fshiheni, ku do strukeni nga turpi, kur sala te filloje te beje gafa dhe t`a coje shqiperine poshte e me poshte.???

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Analiazat e gazetareve injorante, nuk kane te bejne aspak me realitetin produktiv te ketij investimi.

    Ja cfare nuk permend gazetarja.

    Aeroporti i shqiperise sado i vyer, cvleresohet cdo dite qe eshte nen administrimin e shtetit. Pronat e tij me vlera mjaft te medha humbin cdo dite, ate vlere nen nje administrim te keq dhe aspak eficent. Ky aeroport megjithese ka pasuri jo pak, eshte jo funksional, dhe rolin e tij si dere zhvillimi tregetie dhe biznesi e ben shume keq sepse nuk ka manaxhimin dhe strategjine e duhur ekonomike.

    Aeroporti i Kukesit me kete kontrate nuk do jete i pavlere, por ai nuk mund te kthehet ne nje aeroport me te njejtin funksion si ai i Rinasit, dhe do sherbeje vetem si aeroport i brendshem dhe kryesisht per qellime turizmi.

    Firma ne fjale ka kapacitet manaxhimi qe mund ti ktheje asetet e Rinasit ne produktive, dhume here me mire, me shpejt dhe me efektshem sesa asministrimi shteteror i tij. Eshte kjo merite, qe shteti nuk e ka, e cila ben qe kjo firme te gjej financime shume te medha per investimin ne fjale.

    Shqiperise sot i duhet investitore ne menyre deshperuese, dhe thithja e tyre behet vetem me ane te krijimit te nje besimi se ne shqiperi behet biznes, dhe biznes me kushte shume te favorshme per investitorin. Kur kompanite e tjera shikojne simotrat e tyre qe bejne biznes suksesshem ne shqiperi, shembulli i ketyre te fundit eshte shume domethenes dhe ftues edhe per te tjeret.

    Dhe mbi te gjitha gazetarja injorante qe komenton se "firma gjermane nuk do paguaje taksa per 12 vjet, pasi do ti dali bilanci me humbje" nuk e di dhe as e ka degjuar ndonjehere se taksa e kompanive edhe ne amerike, ku biznesi lulezon si askund tjeter, perben VETEM 12% te totalit te taksave qe mbledh shteti amerikan, dhe 56% e tyre perbehet nga taksat mbi individin.

    Pra punesimi i mijera shqiptareve ketu ne menyre te rregullt dhe korrekte i krijon mundesi te vjeli kete takse, dhe mbi te gjitha kontribuon edhe ne vet mireqenien e te punesuarve me ane te rroges dhe sigurimeve shoqerore qe do perfitohen nga ky punesim.

    Ky aeroport i jep impuls zhvillimit dhe rritjes se funksionalitetit te biznesit ne Shqiperi. Perfitimet e percipta qe gjoja ne po humbasim, jane opinione injorante nga gazetare injorante, qe faktet i kuptojne dhe i interpretojne si gazetare dhe jo eksperte te strategjive zhvilluese ekonomike. Te pakten shqiptaret duhet ti degjojne te gjitha anet perpara se te vendosin se krahun e kujt do marrin. Eshte shume here me mire qe ky aeroport ti jepet kesaj shoqerie, sesa ai te ngelet ne doren e shtetit dhe te shkaterrohet cdo dite.

    Dhe eshte per te ardhur keq. Ne shqiperi shteti kerkon te ndertoje nje aeroport, ai kundershtohet, kerkohet te ndertohet nje apo disa TEC-a ne prape kundershtojme se na pelqejne pishat apo se jemi nostalgjike natyre.

    Por kur vjen puna te gjithe i ankohen dhe shajne qeverine, pse nuk na gjen pune e pse nuk na rregullon jeten. Cdo gje e presin nga qeveria, por nuk pranojme asnje angazhim te saj per kete. Tamam dembele, e parazite cmirezinj, e me tej edhe injorante.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mir e ke ti leshator por nuk eshte i bindshem nje qeveritar se vertet do ta beje efektive pasurine kombetare..me kto investimet nga te huajt.. kur vet ai eshte shembull i anti-efektivitetit.. pra nje konsumator i miljonave te popullit neper hotel-bordellot e botes.. a thua se tHanasin e ka pasur Sheik e tani po ha pasurin e te jatit..
    Joo .. ai bredh me "rrogen" e nepunsit te Shtetit.. e kjo do te thote se Rroga e tije eshte jo ajo e shkruara ne bordero por nje rroge tjeter ne form lumi parash nen rrogoz..
    Pra nje qeveritari te tille nuk i besohet se vertet ka hall ta modernizoje vendin.. perkundrazi te gjithmendojn se ai vec vjedh..

    edhe ne se kur ai vertet don te marr nje nisme me mendim te mire ate askush nuk e beson..

    as ti leshator nuk e beson Nanon.. se po ta besoje kishe vajtur tek ai e i kishe dal ne mengjez para zires.. e i kishe therritur..
    na mo shoku nano...duke pare seriozitetin tend per ta ujdisur shqiperine dhe une leshua i leshatorajve i bera mu.në amerikes e erdha te vihem ne rresht mbas teje e te punoj per vendin tone qe ti e drejton aq efektivisht o i nderuar Tos..

    mirpo ti nuku ke vajtur te nanua por ekundron na larg..sepse me vehte thua...qerrata ki m.uti po muan sma hedh dot..

    ashtu tecesh si ben nanua bej un 20 ne dite.. o djal..

  11. #11
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Eshte fakt qe dhenia e aeroportit me koncesion eshte nje gje qe duhet te behet sa me pare por jo te falet per 20 vjet.

    Aeroporti i Tiranes eshte duke shtuar dhe do vije duke shtuar vleren edhe nese nuk jepet me koncesion. Atje vetem keto vitet e fundit jane bere dhjetra miliona dollare investime, pastaj ka ne zoterim treqind hektare toke. Nuk di asnje rast ne asnje vend te botes qe te ulet vlera e tokes. Poashtu, kemi rritjen e numrit te udhetareve qe perdorin kete aeroport perdite gje qe i shton vleren aeroportit gjithe kohen.

    Aeroporti i Kukesit, e humb me shume se gjysmen e vleres sepse perfitimi kryesor i ketij aeroporti vjen nga fluturimet nderkombetare. Ky aeroport si nderkombetar mund te shfrytezohet jo vetem nga Kukesi, Shkodra e gjithe veriu i Shqiperise se sotme por edhe nga Prizreni, Gjakova etj. Nga udhetimet Tirane-Kukes, ky aeroport nuk mund te kthej investimet e bera per me se paku 50 vite. Poashtu, ne duhet te llogarisim se ne nje te ardhme shume te afert ne duhet te kemi edhe nje aeroport nderkombetar ne Jug, keshtu e ngulfatim edhe kete mundesi per 20 vitet e ardhshme.

    Shqiperise i duhen investitore qe vijne per te investuar atje para e jo investor me 400 mije euro per te marre ne perdorim assete me vlere 400 milion dollare. Poashtu, kjo kompani jo vetem qe nuk do te hapi vende te reja pune por do i largoj edhe 500 punetor te tanishem nga puna.

    Gazetarja thote se i hiqet tatimi mbi vleren e shtuar dhe taksa doganore qe i shkakton humbje dhjetra milion dollar ne vit buxhetit te shtetit. Poashtu merr te drejten e transferimit te shumave monetare jashte kufijve shqiptare, duke i hequr keshtu buxhetit te shtetit nje nga burimet kryesore te te ardhurave.

    Kjo kontrate eshte me shume se skandaloze, une nuk mund ta kuptoj se si nje qeveritar shqiptar ka mundur ta firmos nje gje te tille, pervec nese eshte korruptuar me disa qindra milione dollare nga kompania ne fjale. Apo nese eshte i luajtur nga mendja.

    Skandaliteti i kesaj kontrate shihet nga avioni dhe ate jo vetem nga profesionistat e ekonomise dhe biznesit (si puna ime) por edhe te cdo njeriu normal me te pakten dy mend ne koke.

    Eshte fakt qe aeroporti i Tiranes duhet te jipet me koncesion sa me pare por jo te falet. Anulimi i kesaj kontrate duhet te behet sa me pare dhe te hapet nje tender i ri per kete pune. Poashtu, te fillohen hetimet per korrupsion te qeveritareve te involvuar ne kete kontrate.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  12. #12
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Tepke. Te ftoen ne bisedime greket meqe njohin dhe dine te bejne investime me vlera dhe afategjata, sepse aeroportin pasi ta marre gjermani nuke e shvendosni dot ne jug, opo ta prishni fare. Ce o, do e bekerkeni Tiranen hub te ballkanit? Nuku ju le 20 vjecari. Pas 20 vitesh ju vjen djali Toske Nankos t’ju investoje ne afere.

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Do vij Sal R Palla dhe do prishi marreveshjen me gjermanet, e do ta lidhi me amerikanet qe ketyre te mos i ngeli hatri thote nje mumje aty siper. Po mire, po ketyre gjermaneve a nuk do ju ngeli hatri? keto marreveshje nuk zgjidhen aq kollaj, jo me llafe pazari por duhen miliona neper gjyqe. Pastaj, a harrojme qe gjermania kontribuon 56.7% te ndihmave te marra nga qeveria shqiptare nga EU? Po qe gjermania eshte donatori me madh i kredive qe marrim nga gjith vendet europiane? Po qe programi Cards qe mban gjalle buxhetin tone ka per financues kryesor...ke tjeter,...gjermanine? A sa gdhe jane keta pedeistat. Politika eshte loje interesah, jo lidhje romantike me dike qe te duket si vlla i madh. Me shum pune na bejne eurot e gjermanise sesa mesazhet idilike romantike te USA per 'te vazhduar reformat demokratike'. Meso pak o moderator se pa merr mend pa pare ketu.

  14. #14
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Citim Postuar më parë nga Brari
    mir e ke ti leshator por nuk eshte i bindshem nje qeveritar se vertet do ta beje efektive pasurine kombetare..me kto investimet nga te huajt.. kur vet ai eshte shembull i anti-efektivitetit.. pra nje konsumator i miljonave te popullit neper hotel-bordellot e botes.. a thua se tHanasin e ka pasur Sheik e tani po ha pasurin e te jatit..
    Joo .. ai bredh me "rrogen" e nepunsit te Shtetit.. e kjo do te thote se Rroga e tije eshte jo ajo e shkruara ne bordero por nje rroge tjeter ne form lumi parash nen rrogoz..
    Pra nje qeveritari te tille nuk i besohet se vertet ka hall ta modernizoje vendin.. perkundrazi te gjithmendojn se ai vec vjedh..

    edhe ne se kur ai vertet don te marr nje nisme me mendim te mire ate askush nuk e beson..

    as ti leshator nuk e beson Nanon.. se po ta besoje kishe vajtur tek ai e i kishe dal ne mengjez para zires.. e i kishe therritur..
    na mo shoku nano...duke pare seriozitetin tend per ta ujdisur shqiperine dhe une leshua i leshatorajve i bera mu.në amerikes e erdha te vihem ne rresht mbas teje e te punoj per vendin tone qe ti e drejton aq efektivisht o i nderuar Tos..

    mirpo ti nuku ke vajtur te nanua por ekundron na larg..sepse me vehte thua...qerrata ki m.uti po muan sma hedh dot..

    ashtu tecesh si ben nanua bej un 20 ne dite.. o djal..
    Po kujt ti besosh or Brar, cunit te RRames, qe ban vila 200 milonshe !!!
    Ku i gjeti aj, ne bjeshket e tropojes ???

  15. #15
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Pra u sqarua kjo teme, dhe ju lutem moderatoreve qe ta mbyllin.
    Ata qe flasin kunder dhenies me koncesion te aeroportit te rinasit, nuk marrin vesh nga kjo pune, dhe as qe ju intereson fare, por e kan inatin me Nanon.

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Citim Postuar më parë nga Njeriu_i_mire
    Pra u sqarua kjo teme, dhe ju lutem moderatoreve qe ta mbyllin.
    Ata qe flasin kunder dhenies me koncesion te aeroportit te rinasit, nuk marrin vesh nga kjo pune, dhe as qe ju intereson fare, por e kan inatin me Nanon.

    ej, osht si ajo shpehja ..'per inat te sime vjerre.....'

  17. #17
    Po mire cfare thoni sikur te jepnim ne koncesion edhe qytet tona nje nga nje te gjtha me radhe.....ashtu sic dhame hyrje daljet e Shqiperise.
    Do Zoti e se lexo Nanoja kete qe shkrojta se mos i lind ndonje ide e marre
    Edhe une e kam inat vjehrren
    Ndryshuar për herë të fundit nga shirokas : 27-03-2005 më 15:16

  18. #18
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Dodon po kerkon me duket mua te kuptosh gjera qe je i paafte per ti kuptuar.

    Aeroporti i Kukesit nuk eshte aeroport nderkombetar, ai kushton vetem 20 milione dollare dhe nuk ka asnje prespektive per te qene nderkombetar, por vetem i brendshem dhe ne me te shumten rajonal. Majfton te kete rruge ne shqiperi dhe Rinasi nuk eshte aspak larg Kukesit apo zonave te Veriut. Autostrada Durres-Morine te con ne Kukes per 1 ore. Keshtu pretendimet tuaja per aeroport nderkombetar ne Jug jane shume naive dhe boshe. Rinasi i mbulon me se miri kerkesen e Shqiperise per aeroport nderkombetar. Qe prej Rinasit skaji me i larget i shqiperise nuk eshte me shume se 120 km. Mjafton te kete rruge dhe ska nevoj per aeroport tjeter nderkombetar.

    Heqja e tatimit mbi vleren e shtuar eshte shume kuptimplote, pasi cdo vend ne kete bote e stimulon blerjen e makinerive apo aseteve qe prodhojne dhe punesojne. Ne cdo shtet te amerikes sot do gjesh nje kredit te vecante qe quhet "Manufacturing Credit" dhe qe eshte ne thelb nje eleminim i TVSH, per kompanite amerike qe shtojne makinerite dhe kapitalet e paluatjshme. Ne thelb ky investim eshte teper strategjik, sidomos kur ne synojme te rrisim eksportet rruge dalje e te cilave eshte edhe aeroporti i Rinasit.

    Ky aeroport duhet te jete gati dhe teper funskional, sa me shpejt dhe sa me mire, keshtu qe kur nje i huaj te mendoje te investoje ne shqiperi te mos te paraqitet me probleme te funksionalitetit te infrastruktures, dhe ta kutpoje se kjo infrastrukture tashme eshte teper efektive se manaxhohet nga kompani te shquara. Besoj se shqiptaret jane shume here me mire pa marre taksa nga kjo marrveshje dhe me nje aeroport modern e funskional dhe mijera te punesuar, sesa me nje aeroprot gjysmak dhe me krenari mesjetare ne zemer se nuk ia japin kujt per fale keto prona.

    Te qarat dhe zvarritjet e shqiptareve per keto investime jane vertet pjesa me e mefshte, mediokre dhe qurrashe e natyres se shqiptareve sot. Njerez me karakter qe duan ti zvarrisin gjerat ne pafundesi, karakatere cingune dhe aspak vizionare, qe kerkojne te fitojne dyleksha per hir te hundes e krenarise boshe dhe ne emer te nje paaftesie te tejskajshme. Ky mentalitet bajraktaro-xhahil ku cdo gje qe ben kundershtari duhet te jete e keqe, duhet prishur, duhet mohuar.

    Cdo investim apo projekt qindra milionesh qe eshte bere apo do behet nen kete qeveri eshte share, mallkuar, kundershtuar ne cdo forme e trajte nga xhahilet e te djathtes shqiptare. Edhe fabrika e Cimentos e financuar nga BERZH, u akuzua si investim mafioz pro-Nanos. Eshte e tmerrshme ky bajraktarizmi provincialo arabo evgjit, ky lloj karakteri jarge, qe vetem ankohet dhe shan dhe kundershton duke mos sjelle asgje tjeter ne tryezen e shqiptareve.

    Dhe kjo te vjen nga e djathta shqiptare e mbushur me njerez gjate pushtetit te se ciles nuk kishte qofte edhe nje projekt te permasave te tilla. Nga e djathta shqiptare kaq e paafte, dhe kaq injorante saqe nuk benin dot dallimin e Gjigandit ekonomik nga Hajduti Publik, por qe sot te bejne analiza per projekte te tilla. Hej medet, nuk nglei injorant pa shitur mend ne shqiperi.

  19. #19
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    O Lesho, une nuk te kerkova ty fare. Une shkrova per te ndihmuar ty e kushdo tjeter si ty qe nuk ia ka idene fare se cka eshte dhe si behet biznesi.

    Une jetoj ne Phoenix te Arizones per momentin, ky qytet ka nje aeroport nderkombetar. Jo me shume se nje ore me makine nga Phoenix, i ke qytetet e Tucsonit (me 200 mije banore) ne jug dhe Flagstaff (poashtu me 200 mije banore) ne veri qe kane aeroportet e tyre nderkombetare. Dhe te gjithe ne e dijme se si jane rruget e Amerikes, dikush i ka provuar dhe provon vet gjithe kohen, e tjeret nga filmat e televizioni.

    Autorruga Tirane-Kukes nuk do te perfundoje edhe te pakten tre vite dhe kjo nuk do te jete autorruge por vetem magjistrale, pra rruge e thjeshte. Por edhe sikur te behet autorruga me e mire ne bote, nga Tirane ne Kukes merr 1-2 ore kohe rruge. Ky aeroport si aeroport nderkombetar i sherben me shume se nje milione banoreve te ketyre zonave (gjithe veriu duke perfshire edhe Prizrenin, Gjakoven etj), pa perfshire ketu turistet dhe te huajt qe vijne te vizitojne kete pjese te atdheut tone. Pra, si aeroport nderkombetar do jete shume profitabil qe do te ndihmoje shume edhe zonen me punesim e rigjallerim te biznesit, turizmit etj. Ky aeroport si aeroport lokal pothuajse nuk ka vlere fare sepse vetem nje perqindje e vogel njerezish do te preferonte ti hypte avionit per te marre rruge jo me te gjate se gjysme ore dhe qe mund ta pershkoje me makine per 1-2 ore. Keshtu ndodh edhe me fluturimet Phoenix - Tucson apo Phoenix-Flagstaff, pra nuk e di a niset nje avion ne cdo dite a jo.

    I njejti arsyetim vlen edhe per nevojen e ndertimit te nje aeroporti nderkombetar ne jug. Kjo i sherben gjithe banoreve vendas dhe atyre te huajve qe vijne ti vizitojne kete pjese te atdheut tone sepse nuk kane me nevoje te aterojne ne Tirane e pastaj ti hypin prape makines apo nje avioni tjeter, te bejne edhe disa ore rruge tjera udhetim per te arritur ne destinacionet e tyre.

    Heqja e tatimeve mbi vleren e shtuar eshte shume kuptimplote, sic thoni juve, vetem ne rastet kur kompania ne fjale, blen assete te reja (qe nuk jane ne prodhim per momentin) dhe i fut ato ne prodhim. Kompania e huaj qe i kane hequr tatimin mbi vleren e shtuar nuk ka blere asnje asset qe nuk eshte duke u perdorur ne prodhimtarine tone kombetare por kane blere assete nga ne qe jane duke u perdorur gjithe kohen ne prodhimtarine tone, per 400 mije euro kur keto assete kane vlere me shume se 400 milione euro.

    Une nuk e di se ku e ke degjuar fjalen Manufacturing Credit, apo e ke krijuar vet qe ti besh ata qe nuk kane fare njohuri ne biznes te besojne se me te vertete jeni profesionist ne kete fushe te jetes shoqerore qe nuk i paske as njohurite elementare per te. Qeveria federale dhe ato shteterore amerikane e nxisin biznesin me ligje tatimore si: MACRS per zhvleresimin e shpejtuar te asseteve te futura ne biznes, Section 179 Expense, First-Year Bonus Depreciation, Section 1231 Assets e disa te tjera per te cilat do bej nje shkrim ne nje te ardhme te afert. Nje nga fushat shkencore te ekspertizes sime eshte Tax Accounting.

    Aeroporti i Tiranes eshte shume funksional dhe profitabil edhe nen administrimin shteteror. Shume shtete te botes nuk i kane privatizuar dhe as dhene me koncesion aeroportet e tyre. Aeroporti i Prishtines, edhe nen administrim shteteror eshte duke pasur dhjetra milione euro ne vit profite. Keshtu qe, aeroporti nuk eshte rast emergjent qe kerkon koncesion me cfaredo lloj kushtesh e hic me pak koncesion nga i cili shteti dhe shqiptaret kane humbje qindra milione eurosh.

    Kompania qe eshte duke e marre kete aeroport eshte duke premtuar 80 milione dollare investime, 4 milione te vetat dhe tjerat duke i marre hua te cilat pastaj shteti shqiptar duhet ti paguaj vet. Shto ketu demet tjera si largimi i punetoreve, heqja e TVSH-se dhe takses doganore, te drejten e transferimit te shumave monetare jashte kufijve shqiptare, kontrollin e gjithe hapesires ajrore shqiptare, menaxhimin me 400 milione euro assete tona, per cdo prishje te kontrates shteti shqiptar vuan pasojat pamvaresisht se kush e prish dhe faji i kujt eshte etj. etj.

    Neve nuk duhet politizuar gjerat, dhe pare nga prizmi partiak por nga interesi i yne gjithekombetar. Une nuk jam as socialist e as demokrat e as i asnje partie tjeter, edhe pse njoh personalisht shume anetare te pothuajse te gjitha partive shqiptare, por edhe po te isha socialist do e kisha kundershtuar ashper dhe me gjithe forcen nje kontrate koncesioni te tille qe sjell humbje qindra miliona eurosh te pasurise se perbashket tone kombetare.

    Politikat e mira dhe me interes per gjithe neve duhet te perkrahen nga cilado parti dhe politikane vijne ato kurse ato te keqijat dhe kunder interesave tona duhet te kundershtohen nga cilado parti apo politikane qe vijne ato. Keshtu do ecim para me hapat me te shpejte te mundshem.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 28-03-2005 më 00:07
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Bravo Dodoni, kjo eshte logjike, jo fjalet boshe te Leshatorit....

    Doja te te beja nje vlersim po nuk e di se si jepen.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rama: Berisha në pushtet, fundi jonë
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  2. Poni: Rama, doreheqje ose mocion mosbesimi, shpërfilli Festën e Pavarësisë
    Nga Barlet23 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 06:20
  3. Barbaria Komuniste
    Nga Lexuesja në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 23-10-2006, 06:48
  4. Planifikimi urbanistik i qëndrës së Tiranës
    Nga drini_në_TR në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 12:03
  5. Dhenia e Aeroportit te Tiranes me koncesion
    Nga dodoni në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 07-05-2003, 08:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •