![]() |
|
|||||||
| Regjistrimi | Pyetėsori | Donacione | Lista e Anėtarėve | Kalendari | Muzika | Chat 24/7 | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
| Elita kombėtare Nė kėtė forum jeni tė lutur tė postoni materiale mbi figurat mė tė spikatura tė historisė, letėrsisė, artit, shkencės, pra me njė fjalė, elitės sė kombit shqiptar brėnda dhe jashtė kufijve. |
![]() |
|
|
Funksionet e Temės |
|
|
#1 |
|
i/e regjistruar
Anėtarėsuar: 08-09-2004
Postime: 734
![]() |
Nexhmije Pagarusha
Nexhmije Pagarusha, legjenda e gjallė e kėngės shqiptare, u lind mė 7 maj tė vitit 1933 nė Pagarushė. Babai i Nexhmijes Veseli, mėsues, siē thotė Nexhmija, ėshtė mė meritori qė nuk e la kėtė yll tė shuhet, po na e dhuroi tė gjithėve deri nė shkallė krenarie.
Dikush e quajti Bilbili i Kosovės, dikush Mbretėresha e Kėngės Shqipe, dikush tjetėr Primadona e Melosit Popullor, Ema Sumak Shqiptare, Madam Baterflaj, Fyti i Kristaltė, e tė tjera, e tė tjera. Tė gjitha kėto epitete janė bėrė sinonim pėr emrin e Nexhmije Pagarushės dhe mbase tė gjithė kanė tė drejtė sepse tė gjithė gjejnė diēka tė veēantė nė zėrin e saj magjik. Nuk pretendojmė ti themi tė gjitha nė njė intervistė, me hapėsirė tė kufizuar, kur bėhet fjalė pėr njė kolos siē ėshtė Nexhmija. Rėndėsia dhe vlera e veprės sė Nexhmijes ėshtė ēmuar e vlerėsuar nga kompetentėt dhe njohėsit e artit dhe kjo siē e dimė ėshtė bėrė nė superlativ. Nexhmija dhe kėnga ishin njė, kėtu mbase e ka shpjegimin fakti se ajo as qė ka mbajtur ndonjė evidencė pėr koncertet as pėr kėngėt e kėnduara. Opusi i kėngėve tė Nexhmijes ishte shumė i gjerė dhe ajo ka shkėlqyer nė tė gjitha zhanret. Shumė artdashės edhe sot e kujtojnė njė koncert tė Nexhmijes me ariet operistike tė Bethovenit, tė Puēinit, Verdit tė pėrkthyera shqip. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė ky koncert nuk ėshtė regjistruar. Majat mė tė larta Nexhmija i arriti me Bareshėn, kėshtu mendojmė ne, ndėrsa ajo mendon ndryshe. Nexhmija me sukses e provoi veten edhe si aktore filmi e teatri. Dasma e pėrgjakur; Tre vetė kapėrcejnė malin ; E kafshoja terrin ; Lepuri me pesė kėmbė ; Fluturimi i Micakut ; Daullet e tė ēmendurve, Rexha i nėnės nė grazhd tė kalit etj., etj., janė disa nga projektet ku interpretoi rolet kryesore. Nė jetėn artistike Nexhmija mori shumė ēmime tė cilat ajo nuk mund ti veēojė. Ne po e veēojmė ēmimin titullin Kėngėtare e Shekullit e kėtė e meriton padyshim. Nexhmije Pagarusha vulosi me emrin e saj shekullin e XX-tė.
__________________
Pijetoret janė vendet ku ēmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips) Lista e injorimit: Llapi |
|
|
|
| Sponsorizuesit e Forumit | |
Reklama |
|
|
|
#2 |
|
Deputet
Anėtarėsuar: 19-12-2004
Vendndodhja: Ku lotet nuk me prekin!
Postime: 1,305
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
A e ka kenduar Nexhmije Pagarusha "Zambakun e Prizrenit" ? Eshte nje nder kenget me te bukura per mua.
Mua dhe tek filmi " E kafshoja terrin" me ka pelqyer shume.
__________________
Firma ime eshte : SHQIPTARE Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Era1 : 05-08-2005 mė 10:08. |
|
|
|
|
|
#3 |
|
i/e regjistruar
Anėtarėsuar: 08-09-2004
Postime: 734
![]() |
Blue Sky : znj. Pagarusha, kur filluat ju tė kėndoni ishte shumė e vėshtirė tė ishe femėr e aq mė e vėshtirė tė ishe femėr artiste. Ēka do tė kujtoni nga ai fillim?
Nexhmije Pagarusha : Eh Florė, ka qenė vėrtet shumė, shumė vėshtirė. Tash po e shoh sa mė vėshtirė ka qenė atėherė se sa tash. Mirėpo unė kam pasur njė grusht njerėz tė cilėt mė kanė ndihmuar shumė, mė kanė inkurajuar, p.sh., Skender Gjinali, i cili ka qenė shef i grupit tė produksionit, mandej i ndjeri Ismet Mula drejtor, pastaj Lorenc Antoni etj., tė cilėt me dashurinė e tyre pėr artin me tė vėrtetė na kanė ndihmuar shumė. Na kanė shtyrė pėrpara. Ēfarė bėnė ata ? Mblodhėn tė gjithė ata qė kanė kryer Akademinė e Muzikės nė Beograd dhe i sollėn kėtu. Kėshtu unė dua qė tė shfrytėzoj kėtė rast dhe ti falėnderoj publikisht sepse kanė bėrė shumė pėr ne. Blue Sky : Domethėnė kėta janė njerėzit tė cilėve ua kushtoni suksesin? Nexhmije Pagarusha : Po pikėrisht kėshtu ! Ata janė mė meritorėt qė unė, dhe jo vetėm unė, po gjithė ata kėngėtarė e kėngėtare kanė bėrė emėr. Blue Sky : Kur ndodhi ai moment i paraqitjes suaj tė parė serioze para publikut, kur edhe tė tjerėt e kuptuan se jeni vėrtet kėngėtare ? Nexhmije Pagarusha : Eh Florė, ėshtė periudhė shumė e gjatė dhe jo se ėshtė e gjatė por unė kurrė nuk kam mbajt evidencė, as nė kokė as nė shpirt as nė letėr. Kjo jeta e karrierės sime ka qenė sikur ta hedhėsh nė det njė fėmijė i cili nuk di tė notojė, nuk fundoset por, mėson aty pėr aty tė notojė. Vėrtet nuk di ! Koncerte atėherė nuk ka pasur, ka pasur njė audicion. Ka qenė diku nė vitin 1948, kur jam pranuar si kėngėtare. Kishim njė lentė, se ajo radio asokohe ka pasur vetėm njė zyrė, njė studio tė vogėl prej sė cilės shkonte programi drejtpėrdrejtė. Duhej tė zgjoheshim nė orėn pesė tė mėngjesit dhe shkonim e tė kėndonim drejtpėrdrejtė ! Dhe pėr ēudi zėri shkonte, posi ! Duhej kocentrim i madh. Koncertet kanė ardhur mė vonė, shumė mė vonė, kur shkova nė shkollė tė muzikės nė Beograd, se kėtu nuk kishte. Atje edhe e kam pasur paraqitjen e parė para publikut. Mirėpo e lash shkollėn e muzikės nė vitin e tretė. Nuk mundesha, u humba. Mėnyra e punės pėr solo kanto mua nuk mė pėlqente, mė pengonte. Nuk di pse po unė fillova ta humb zėrin. Thjesht nuk dija tė kėndoja ! Blue Sky : Po si e kultivuat zėrin dhe talentin mė pas ? Nexhmije Pagarusha : Natyra kur tė fal diēka, tė fal ! Ose tė fal diēka tė mrekullueshme ose tė shėmton. Unė nuk e di se si natyra mė ka falė kėtė zėrin tim tė impostuar, si duhet qė unė kurrė nuk ia kam ditė vlerėn. Kam kėnduar 40 vjet e nuk e kam ditė si po kėndoj. Tash po e shoh se pasurkam kėnduar mirė ! Blue Sky : Ne konsiderojmė se Baresha ėshtė kryevepra e interpretimit tuaj ! A pajtoheni ju me kėtė ? Nexhmije Pagarusha : Unė pajtohem me konstatimin se kjo ėshtė kryevepėr e kompozitorit Rexho Mulliqit dhe poetit Rifat Kukaj ! Blue Sky : Pėr ju janė dhėnė vlerėsime nė superlativ! Ka qenė e vėshtirė tė arrini kėtė famė? Nexhmije Pagarusha : Nė vend qė unė tė pėrgjigjem nė kėtė pyetje do ta kisha cituar njė thėnie tė Dantes : Rruga qė shpie drejt famės asnjėherė nuk ėshtė e mbushur me lule. Blue Sky : Ēfarė mund tė thoni pėr udhėtimet tuaja nė Shqipėri dhe bashkėpunimin mes artistėve shqiptarė ? Nexhmije Pagarusha : Ai ka qenė njė udhėtim i imi, dhe jo vetėm i imi, po edhe i atyre kolegėve tė mi, i pritur shumė kohė, i pritur me vjet. Ėndrra e tė gjithė neve ka qenė tė shkojmė nė shtetin amė. Nė karrierėn time i veēoj ato turne sepse kam takuar ata qė i dua shumė dhe ėndrra ime ka qenė kjo. Kam pasur emocione tė mėdha ! Dhe kur i kam dėgjuar kolegėt e mi kėngėtarė nė Shqipėri, mua mė ėshtė dukur vetja sa tė zitė e thoit. Kėtė sinqerisht po e them, dhe, edhe sot e ndiej veten tė tillė. Blue Sky : Keni qenė ambasadore e vėrtetė e kėngės shqipe nėpėr botė. Ēka do tė veēonit si diēka mė karakteristike nga ato udhėtime dhe cila ėshtė fuqia e prezantimit para tė tjerėve pėrmes muzikės ? Nexhmije Pagarusha : Po Florė, kam udhėtuar shumė dhe kam folur me gjuhėn e popullit tim ! Kudo ku shkova, me kėtė gjuhė fola dhe tė gjithė mė kuptuan. Kėnga popullore shqipe ėshtė vėrtet e bukur. Populli ynė ka njė kulturė tė lashtė. Ata kompozitorė qė nuk dihen me emėr kanė krijuar dhe i kanė dhėnė shpirt kėngės. Ėshtė e veēantė kėnga popullore dhe ėshtė klasikė qė se ka kush dhe tė cilėn na e lakmojnė shumė. Besoj shumė qė kėngėn popullore kushdo qė do ta kish kėnduar ashtu edhe do tė tingėllonte, plot shpirt. Blue Sky : Nuk mundem pa pėrmendur njė mendim tė Zhyliet Grekos e cila thotė : Nexhmijen nuk mund ta krahasoj me askėnd se do ta fyeja si e komentoni kėtė? Nexhmije Pagarusha : Kjo varet njeriu ēka ndien nė atė moment. Ajo ashtu ka menduar dhe ashtu ka thėnė ! Po unė nuk jam e vetmja qė vlej apo kam vyer diēka! Blue Sky : Njė shembull tjetėr i gjuhės universale tė muzikės : kėnga e njohur hebreje Hava Nagilae kėnduar nė origjinal edhe nė Izrael ka mahnitur dėgjuesit ! Nexhmije Pagarusha : Kur e kam futė kėtė kėngė nė repertorin tim, tė gjithėve iu ka dukė ēudi e madhe, mirėpo kjo kėngė u popullarizua shumė. Kam pasur njė turne nė Izrael me kėtė kėngė. Mė kujtohet sot kur nė Bullgari nė njė koncert, pėrveē kėngėve tona popullore kėndova edhe kėngėn hebreje Hava Nagila. Atė natė aty ishte edhe njė avokat nga Tel Avivi i cili mbeti i mahnitur dhe menjėherė u nėnshkrua kontrata pėr tėrė grupin qė tė shkojmė nė Izrael. Blue Sky : Sa kėngė keni kėnduar, e dini ? Ku gjenden ato sot, a i keni ? Nexhmije Pagarusha : Nuk e di sa kėngė kam incizuar se nuk kam mbajt evidencė. Nuk kam menduar se do tė mė nevojitet kjo evidencė. Kam mjaft kėngė tė incizuara pėr shpirtin tim. Falėnderoj Radio Kosovėn qė mė ka mundėsuar ta dėgjoj veten se si po kėndoj. Nuk janė tė gjitha aty, ka edhe tė tjera materiale qė shpresoj ti nxjerrim tė gjitha dhe ti digjitalizojmė. Blue Sky : Ju e keni ndėrprerė herėt karrierėn, tė paktėn gjenerata ime mendon kėshtu, kjo mbase nga dashuria e madhe qė kishim pėr muzikėn! Nexhmije Pagarusha : Po ėshtė e vėrtetė. Ka ndikuar nė kėtė jeta private hallet,vitet e punės Sidoqoftė jam e lumtur qė e kam ndėrprerė pikėrisht atėherė se nuk bėn..., kur nuk shkon duhet ta lėsh ! Kur nuk shkon nuk shkon! Unė nuk vuaj pėr kėtė, vetėm mė ka ngelė peng qė nuk kam bėrė njė koncert pėrmbyllės. Kėtė ma kanė kėrkuar deri edhe fėmijėt se lėre mė tė rriturit. Pėr hatėr tė tyre mbase edhe do tė kisha provuar tė bėj diēka. Blue Sky : Dhe papritmas ndodhi disi mrekullia dhe ju shfaqeni para publikut shqiptar nė Tiranė bashkė me njė artist tjetėr gjithashtu tė madh, Ardit Gjebrenė. Si ndodhi kjo ? Nexhmije Pagarusha : Po ju e dini, Ardit Gjebrea di tė bėjė veē mrekullira! Ai si duket ka pasur njė shkop magjik i cili i ka ndihmuar tė mė bind. Ju thash edhe mė lart se unė kam shumė emocione kur shkoj nė Tiranė. Jo se skam dashur tė shkoj mirėpo tė paraqitem nė skenė ka qenė njė absurditet. Ai mė tha se do tė jem kryetare e jurisė dhe unė mendova se duhet tė paraqitem nė skenė pėr tė ndarė ndonjė ēmim. Mirėpo nuk ishte ashtu ! Ai mė bėri njė befasi tė cilėn as qė kam mundė ta marr me mend. Ju e keni parė, kur ai prezanton kėngėn dhe paraqitjen time, unė shtangem dhe sdija ēfarė po ndodh. Edhe mė tutje mendoja se duhet ti jap dikujt ndonjė ēmim mirėpo kur dėgjova muzikėn atėherė e pashė se skam nga tia mbaj dhe vėrtet as sot nuk e di se si kam qėndruar nė kėmbė. Jam shumė e lumtur qė e kam njohur Ardit Gjebrenė. Ai ėshtė jo vetėm njė kėngėtar i mrekullueshėm po dhe njė njeri i mrekullueshėm, njė intelektual me plot kuptimin e fjalės njė punėtor i madh Gjatė atyre ditėve tė qėndrimit tim atje unė jam mahnitur me durimin e tij, me shkathtėsitė e tij me mėnyrėn e punės, me respektin dhe dashurinė qė tregonte pėr tė gjithė. Tri katėr ditė sa qėndrova aty si se dėgjova njė herė tė ngritė zėrin. Ai ėshtė njė shembull se si duhet tė punohet dhe tė arrish rezultate ! Blue Sky : Edhe njė paraqitje tjetėr befasuese para njė viti ! Nexhmije Pagarusha : Po, ishte kjo paraqitja ime pas 20 vjetėsh, kjo me rastin e Maratonės Humanitare pėr Fėmijė. Pas 20 vjetėsh pėrjetova njė befasi ! Hyra nė studion e kolegut tim Ilir Shaqiri, i cili kishte bėrė kėtė kėngė. Mė pėlqeu shumė teksti i Afėrdita Kelmendit dhe fillova ta kėndoj, me dyshim se mund ta kėndoj. Mė pėlqeu shumė dhe pėr befasinė time dhe tė publikut e pranova dhe e kėndova ! Natyrisht jo me atė zėrin qė ėshtė mėsuar publiku tė mė dėgjojė por besoj qė ju ka pėlqyer. Blue Sky : Do tė vazhdoni tė kėndoni ? Nexhmije Pagarusha : Nuk e di! Nuk ka kush tė kompozojė. Edhe unė nuk jam shumė e interesuar kėshtu qė duhet dikush tė mė shtyjė, tė bėj diēka si nė rastin me Ilirin. Blue Sky : Mė intereson mendimi juaj pėr muzikėn qė krijohet sot. Si e shihni ju atė nga njė kėnd i qetė e tėrhequr nga skena ? Nexhmije Pagarusha : Si e shoh ? Nė vend tė pėrgjigjes po citoj Frojdin: Ēdo e ngritur kulturore ėshtė njė barrikadė kundėr agresorit dhe luftės. Pra vlerat mbesin ! Tash kemi TV, kemi radiot tė cilat duhet tė kenė shumė kujdes nė zgjedhjen e muzikės. Kush dėshiron tė dėfrehet ajo dihet, nė ndonjė aheng, dasmė, nė ato raste edhe unė e dua atė muzikė, mirėpo unė besoj shumė qė kėnga e mirėfilltė do ta gjejė rrugėn e vet, se ēdo vrull kthehet nė lumin e vet. Blue Sky : Shumė kėngėtarė duke folur pėr ju thonė se keni qenė shkollė pėr ta, pra pikė reference. Ēfarė i kėshilloni ata kur kėrkojnė mendimin tuaj ? Nexhmije Pagarusha : Kurrė askush nuk e ka kėrkuar mendimin tim ! Mbase, mendojnė se i dinė tė gjitha ose kanė ngurruar duke menduar se nuk do ti kėshilloj! Ndoshta edhe kanė bėrė mirė. Secili duhet ta gjejė veten nė interpretimin e vet. Blue Sky : Ata tė cilėt kanė ngurruar tė ju pyesin, ēka do tiu thoshe sot? Nexhmije Pagarusha : Le tė kėndojnė me shpirt. Le ta donė kėngėn e mirėfilltė popullore se kurrė nuk do tė dėshtojnė dhe le tė jenė vetja e tyre ! Blue Sky : Ju keni interpretuar nė tė gjitha zhanret. Po pėrmend kėtu njė koncert tė muzikės klasike nė tė cilin ju keni interpretuar veprat e Bethovenit, Puēinit, Verdit tė pėrkthyera shqip. Ky koncert ka qenė i pari i kėtij lloji dhe i cili edhe sot mbahet nė mend nga artdashėsit! Ēka kujtoni sot nga ai koncert ? Nexhmije Pagarusha : Ēka do tė thosha ? Njė punė e madhe mė se 5 mujore mė ka shkuar kot ! E mbaj mend atė koncert se ka qenė salla e teatrit plot si asnjėherė tjetėr. Ka qenė njė elitė dmth., edhe atėherė ka pasur publikė pėr muzikė tė mirėfilltė, pėr muzikė klasike. Por fatkeqėsisht ai ka qenė i vetmi koncert atėherė dhe ēka ėshtė pėr mua tragjike ėshtė se nuk ėshtė kujtuar askush ta regjistroj atė koncert dhe pėr kėtė mė vjen shumė keq. Do tė mė pėlqente qė sot ta dėgjoja veten duke interpretuar kėta klasikė. Ēfarė tė them! Ka pasur njė moskujdes, ndoshta me qėllim ose mbase kanė menduar se nuk do largohem kurrė nga skena ose se nuk ka me ardhur ajo ditė kur unė nuk do tė mund tė kėndoj. Blue Sky : A ėshtė ruajtur diēka nga muzika klasike, arie etj ? Nexhmije Pagarusha : Fatkeqėsisht jo ! Njė koncert qė kam pasur para 40 vjetėsh ai nuk ėshtė ruajtur. Kam disa kėngė tė kompozitorėve klasikė qė janė shkruar pėr piano dhe solo-kėndim, i kam dy-tri jo mė shumė dhe nganjėherė i dėgjoj me ėndje. Blue Sky : Nė vitin 1967 ju u dalluat edhe si aktore, si ndodhi kjo ? Nexhmije Pagarusha : Ndodhi krejt rastėsisht. Unė nuk kam refuzuar ofertėn e ofruar. E provova veten edhe aty. Jo pėr tu popullarizuar se unė veē kisha bėrė emėr nė kėngė, mirėpo ajo ka qenė njė ide e regjisorėve qė tė marr rol dhe e kam realizuar atė rol. Nuk di sa ia kam dalė, po e kam bėrė ! Secili po tė angazhohet edhe mund ta luaj njė rol nė jetė. Kritika ka qenė pozitive, vėrtet nuk di ēfarė tė ju them tjetėr ! Blue Sky : Jeni shpallur kėngėtare e shekullit XX pra, e shekullit tė kaluar. Keni marrė edhe shumė ēmime tė tjera. A do tė veēonit ndonjėrin prej tyre ? Nexhmije Pagarusha : Pa, ēdo shpėrblim ka qenė njė moment i rėndėsishėm pėr punėn qė kam bėrė. Jam gėzuar shumė, besa edhe jam befasuar. Ato kanė qenė tė mirėseardhura se pėr ato 40 vjet punė gjithnjė kam dyshuar se po kėndoj mirė ! Publiku mė ka vlerėsuar, kritikėt, gazetarėt. Kjo vėrtet ėshtė njė mrekulli qė kam pėrjetuar, gjithė kėto mirėnjohje dhe ēmime tė tjera tė ndryshme! Blue Sky : Patėt probleme shėndetėsorė kohėn e fundit ! Nexhmije Pagarusha : Tash ndihem shumė mirė. Kam qenė shumė e lumtur kur atė ditė u ktheva nė aeroportin e Prishtinės se nuk kam menduar se do tė mund tė kthehem. Dua ta falėnderoj vėllain tim qė e kam kėtu afėr i cili ka bėrė tė pamundurėn tė mė ndihmojė qė tė shkoj te djali im nė Zvicėr. Duheshin shumė mjete kėshtu qė pėr kėtė mendoi vėllai im i vogėl dhe nusja e tij tė cilėt jetojnė nė Belgjikė. Qėndrova atje tre muaj dhe ja u ktheva prapė kėtu ku mė duan tė gjithė. Blue Sky : Kohėn e fundit tė kemi parė shumė aktive nė pėrkrahjen e fėmijėve me probleme shėndetėsore ? Nexhmije Pagarusha : Pėrkrahje kanė nga unė vetėm morale, ndihmė materiale, ēka do dėshiroja unė, nuk kam tiu jap dhe pėr kėtė mė vjen shumė keq, por mendoj vazhdimisht pėr ta dhe do tiu jem pranė sa herė tė jetė nevoja. Blue Sky : Gjithashtu ju kryesuat festivalin e sivjetshėm tė kėngės Magjike ! Jeni e kėnaqur me kėngėt e prezantuara ? Nexhmije Pagarusha : Po jam e kėnaqur dhe nuk jam e vetmja qė mendoj kėshtu. Ka qenė festival nė nivel artistik edhe kėngėtarėt edhe kėngėt bile e kemi pasur shumė tė vėshtirė ti zgjedhim. Por jam e sigurt se ato kėngė qė janė interpretuar aty do tė jetojnė. Gjithashtu jam shumė e kėnaqur qė edhe juria edhe publiku kanė qenė tė njė mendimi. Blue Sky : Aktualisht jeni kėshilltare e lartė pėr muzikė nė Radio Kosovė dhe nė Blue Sky. Sa jeni e kėnaqur me muzikėn nė kėto dy radio dhe a kėrkohet mendimi juaj pėr tė ? Nexhmije Pagarusha : Falėnderoj shumė drejtorin gjeneral z. Agim Zatriqi i cili mė ftoi dhe mė ofroi kėtė detyre. Fillimisht nuk e pranova duke menduar se nuk do tė mund tė jap kontributin ashtu siē ka qenė dikur, kur kam punuar kėtu. Pasur tre muajsh pranova dhe ja ku jam! Mė vjen shumė mirė qė kėtu mė pranuan tė gjithė shumė mirė. Unė do mundohem tė jap kontributin tim pėr aq sa di dhe sa mundem, megjithėse kėtu duhet njė ekip i tėrė pėr tė heqė shundin. Mendoj se ėshtė shumė i mirė programi i Radio Kosovės. Aty kėtu ka edhe kėngė qė nuk duhet tė transmetohen nė kėtė institucion. Dua tė them edhe kėtė se kėnga popullore ėshtė shprehje e vlerave e traditės kombėtare. Ajo e ka burimin nė vet popullin dhe ėshtė e lidhur ngushtė me historinė e kėtij populli. Populli ēdo gjė e ka shprehė me anė tė kėngės, mu pėr kėtė vlera e kėngės ėshtė shumė e madhe pėr identitetin e njė kombi. Duhet tiu jemi mirėnjohės gjeneratave tė kaluara qė na lanė kėtė pasuri tė cilėn gjenerata jonė dhe ato qė do vijnė duhet ti ruajnė kėto vlera, ti kultivojnė dhe ti pėrsosin edhe mė tutje. Kjo ėshtė porosia ime : vlerat tė mbesin vlera por edhe ti kultivojmė e jo tė ikim nga ato vlera. Pse tė hyjmė nė lėkurėn e tjetėrkujt, pėr ēka nuk ka nevojė. Ne kemi njė pasuri tė madhe tė folklorit tonė. Pėrveē si kėshilltare qė jam emėruar, unė shpesh vij kėtu nė diskotekė ku e ndiej veten shumė tė lumtur mes kėtyre shiritave nė tė cilėt ėshtė puna 50 vjeēare, kontributi i kompozitorėve dhe kėngėtarėve. Jam e interesuar qė me ndihmėn e kolegėve tė bėjmė diēka, ti ruajmė ato vlera dhe me ndihmėn e Baki Jasharit qė ėshtė njė ekspert i shkėlqyer, ti digjitalizojmė. Jam shumė e lumtur qė jam pėrsėri nė kėtė diskotekė ku kam filluar si e re dhe ku shpresoj tė pėrfundoj. Blue Sky : Zakonisht, personalitetet e shquara kujtimet e tyre i nxjerrin nė letėr, kjo nuk ėshtė e shprehur te artistėt tanė, pse ? Nexhmije Pagarusha : Jo nuk kam fuqi. Kohėn e fundit kam lexuar njė libėr tė njė artisteje dhe regjisoreje nga Shqipėria i cili jetėshkrim mė ka befasuar. Askush nuk do tė mund ta shkruante si ajo. Blue Sky : Ju nuk dėshironi ta ritregoni jetėn tuaj artistike, iu ėshtė mėrzitė ajo ? Nexhmije Pagarusha : Jo nuk ėshtė se nuk dua, por unė nuk kam fuqi tė kthehem mbrapa, ka qenė jetė shumė e vėshtirė. Blue Sky : Nė fund fare Nexhmije Pagarusha : I dėshiroj popullit tim njė ecje mė tė shpejtė pėrpara. Tė mundohemi tė gjithė bashkė ti shėrojmė plagėt. Vuajtjet dhe pėrjetimet e tmerrshme nuk harrohen, por jeta vazhdon. Tė gjithė tė japim aq sa mundemi, tė mos presim vetėm nga tė tjerėt, se vetėm me angazhim tė madh mund tė ndėrtojmė njė shtet ēfarė u ka hije shqiptarėve dhe tė jetojmė tė lumtur ! Blue Sky : Zonja Pagarusha, ju falėnderoj shumė pėr intervistėn! Nexhmije Pagarusha : Flora tė falėnderoj unė ty shumė pėr gjithė kėtė qė po bėn pėr artin dhe kulturėn ! Thanė pėr Nexhmije Pagarushėn : (Fragment nga proza poetike e Esad Mekulit) Bilbili i kėngės sonė Kosovėn, tė cilėn duhet ta dish e ta ndjesh me tėrė qenien Pse ai qė njėherė e njeh, do tė mbetet nė zemėr pėrherė, edhe natyrėn e saj, edhe njerėzit e saj, edhe vallet, kėngėt e saj qė mahnisin gjithkėnd qė i sheh edhe i dėgjon. Nė kėtė bukuri, nė atė vrer edhe nė kėtė gazmend lindi dhe u rrit kėngėtarja Ajo qė kėndoi me gjuhėn e shpirtit e tė gjithė neve pėr fushat pjellore dhe malet tona flladitėse, pikėllimin e thellė pėr kurbetēinj qė skthehen mė, pėr dashurinė qė askund si kėtu, nė kėngėn e saj, tė ēon peshė, tė lartėson Sepse Nexhmija ėshtė kjo, moti thuhet : Bilbili i Kosovės, bilbili i kėngės sonė. / Esat Mekulli/ Prof.dr.Rexhep Munishi - etnomuzikolog Nexhmije Pagarusha pėr sė gjalli po i pėrjeton dy jetesa : atė derisa ishte nė skenėn e kėngės dhe muzikės dhe atė pasur ndėrprerjes sė kėndimit aktiv. Ajo i pėrjetoi dy kėnaqėsi qė janė privilegj i ruajtur vetėm pėr njerėzit e mėdhenj. Sa kėndonte e adhuruan ! Kur pushoi sė kėnduari nuk e harruan ! Pėr dhjetė vitet e fundit ata qė e ēmuan ia kthyen publikut qė gjeneratat qė erdhėn pasur jetės muzikore aktive tė saj ta njohin mė mirė njė kėngėtare qė vėshtirė do tė jetė tė pėrsėritet nė skenat shqiptare. Ajo duhet tė jetė e gėzuar pėr kėtė. E besojmė se vėshtirė do ta ketė dikush ta imitojė. Vėshtirė tė pėrsėritet njė cilėsi zėri e dhunti muzikore qė pati ajo. Edhe pse fjalėt e fjalitė pėr te, mund tė sillen nė rreth e rrethi nuk shkėputet, fjalėt gjenden sepse si duket pėr tė do tė ketė gjithmonė shumėēka tė thuhet. Pėr njė gjysmė shekulli ishin tė kėnaqur tė gjithė ata qė e njohėn, tė gjithė ata qė e dėgjuan, ata qė patėn miqėsi me tė dhe tė lumtur janė ata qė i takuan kohės sė saj, kohės sė shėnuar me zėrin e Nexhmije Pagarushės. Kristė Lekaj-kompozitor Nexhmijen e njoh mė se gjysmė shekulli. Kam pasur fatin tė punoj me tė mė se 40 vjet. E kemi quajt Bilbili i Kosovės, por ajo nė tė vėrtetė ishte Kosova vet ! I falėnderohem zotit qė kam punuar me te, se prej saj kam mėsuar shumė. Nexhmija ėshtė Nexhmije ! Ėshtė kėngėtare qė lind njė herė. Avni Mula-kompozitor E kam njohur Nexhmije Pagarushėn qė herėt kur erdhi pėr herė tė parė nė Shqipėri. Pėrpara se tė vinte nė Shqipėri unė kisha njė rekomandim nga Zehra Mula, shoqja e saj qė punonin bashkė dhe mė thotė : ėshtė njė zonjushė me emrin Nexhmije Pagarusha e cila kėndon shumė mirė dhe ka dėshirė qė ta dėgjoni. Unė pėr kuriozitetin tim, pata fatin e madh dhe ajo erdhi nė Shqipėri, ishte diku muaji maj. E prezantova para artistėve shqiptarė. Kur ata e dėgjuan kėngėn elbasanase Tė kam dashtė dhe tė dua moj ijedhe O moj bukuroshe, shpejt e shpejt krijuan njė koncert apostafat pėr te, brendapėrbrenda koncertit. Ai koncert la mbresė tė jashtėzakonshme. La mbresė tė jashtėzakonshme, jo vetėm pse kėndoi mirė, po iu tregoi edhe atyre artistėve tanė shqiptarė, tė Tiranės, tė Shkodrės dhe tė gjithė qyteteve tė tjera tė Shqipėrisė, iu dha njė mėsim se si duhet tė kėndohet kėnga popullore, si duhet tė interpretohet kėnga popullore, ēfarė koloriti duhet tė ketė kėnga popullore. Unė ato ditė qė e dėgjova mbeta i mahnitur dhe u dashurova me tė kėnduarin e saj, nė interpretimin e saj dhe me zėrin e saj tė mrekullueshėm i cili ishte jo vetėm njė zė i rastit po ishte kėngėtare e cila e kishte mbaru atė shkollė dhe kishte ruajt traditėn kryesore. Ne jemi borxhli ndaj saj, kėto fjalėt e mia janė fukarallėk, ėshtė e vėshtirė tė gjenden fjalė pėr tė. Ajo mbetet njė ndėr kėngėtaret mė tė mira mė tė shkėlqyeshme tė mbarė Shqipėrisė jo vetėm tė Kosovės. Ardit Gjebrea-kantautor Kam hequr shumė, jam munduar shumė pėr ta bindur pėr tė ardhur nė Shqipėri pėr tė kėnduar pas njė kohe shumė tė gjatė, pėr tė ardhur edhe si presidente jurie e Festivalit Kėnga Magjike dhe mė nė fund u lumturova kur ajo pranoi dhe ėshtė njė ndėr kujtimet mė tė bukura tė jetės time dueti qė kam kėnduar me Nexhmijen. Po tė mos jesh njeri i madh nuk mund tė jesh artiste e madhe. Ka shumė artistė nėpėr botė, por ka shumė pak artistė nėpėr botė. Them se janė pak ata artistė qė janė vėrtet artistė dhe qė e meritojnė kėtė fjalė. Nuk ėshtė thjesht artiste e skenės, ėshtė artiste njeri, ėshtė artiste nė shpirt. Nė tė gjitha kontaktet qė kam pasur me tė kam gjetur artisten me klasė, artisten me elegancė, kam gjetur artisten fėmijė, kam gjetur artisten e pėrkėdhelur, lozonjare. Kam gjetur njė njeri vėrtet kompleks tė cilėn unė tashmė e adhuroj. Tė gjithė ne shqiptarėt duhet tė jemi tė lumtur qė ekziston fenomeni Nexhmije Pagarusha. Naim Krasniqi-kantautor Kur bėhet fjalė pėr Nexhmije Pagarushėn ėshtė shumė vėshtirė tė gjenden fjalė dhe tė themi atė qė duam tė themi. Posaēėrisht kur sot fjalėt kanė filluar ta humbin kuptimin e vet, me qė shumė artistė shumė kėngėtarė ,shumė prezantues prezantojnė vetveten dhe kolegėt e tyre me fjalė shumė tė mėdha pompoze siē janė : I madhi ky dhe e madhja ajo, i madhėrishmi ky. Fjalėt kuptim tė njėmendėt kanė vetėm atėherė kur flasim pėr Nexhmije Pagarushėn. Ishte dhe do tė mbetet bilbili i kėngės shqipe. Njė bilbil qė zoti ia dhuroi zėrin mė tė bukur dhe njė shpirt aq tė madh artistik. Unė pėr veten time kur kam dėgjuar kėngėt e Nexhmijės, kam qenė fare i vogėl dhe jam rritur me kėngėn e saj. Tani kur merrem me muzikė nė mėnyrė profesionale, kur kam mundėsi qė tė analizoj punėn dhe veprėn e Nexhmijės, mrekullohem me aftėsitė e saja interpretuese, me shpirtin e saj artistik. Kam pasur kėnaqėsinė dhe nderin para 15 vjetėsh tė kompozoj njė kėngė. Ishte kjo njė dhuratė e vogėl tė cilėn unė kam mundė tia dhuroj Nexhmijes. Ka qenė kjo kėnga Nexhi e kompozuar me tekst tė Hivzi Krasniqit. Do tė kalojnė edhe shumė vite e dekada qė tė lindė pėrsėri njė kėngėtare e kalibrit tė Nexhmijes. Kėngėtarėt e kanė idol Nexhmijen dhe kėnaqėsia mė e madhe pėr ta ėshtė kur dikush u thotė se po kėnduake si Nexhmija. Kurse pėr ata qė i japin vetes detyrė qė tė shkojnė rrugės sė Nexhmijes do ta kenė shumė tė vėshtirė tė arrijnė nivelin e saj. Kur dėgjojmė tė provojė ta imitojė dikush Nexhmijen, dėgjojmė tė thonė : Kjo kėngėtare po mundohet tė kėndojė si Nexhmija, por nuk thonė se kėnduaka si Nexhmija. Kjo, sepse Nexhmija ėshtė e pazėvendėsueshme. Ilir Shaqiri-kantautor E kam thėnė edhe disa herė pėrpara se Nexhmije Pagarusha, Vaēe Zela, Hysni Zela etj. kanė qenė shkollė e pashmangshme pėr kėngėtarėt e gjeneratės time. Ėshtė kėnaqėsi pėr mua dhe gjeneratat qė vijnė qė kanė pasur njė udhėrrėfyes, njė zė tė mrekullueshėm prej tė cilit nė ēdo kohė dhe nė ēdo moment njeriu mund tė mėsojė gjithēka nė rrugėn artistike qė do ta ndjekė mė pasur. Unė kam mėsuar shumė nga Nexhmije Pagarusha dhe kam ēka tė mėsoj akoma. Sanije Matoshi-soprano Kosova ka mbretėreshėn e saj tė kėngės shqipe, e ajo ėshtė artistja dhe zonja e madhe Nexhmije Pagarusha e cila kėtė e ka mbėrri me zėrin e saj tė jashtėzakonshėm shumė tė ngrohtė, tė ndjeshėm dhe qė ka bėrė zemrat tė dridhen kur ėshtė dėgjuar zėri i saj. Ajo ka ditur si ti qaset publikut. Ymer Shkreli Nexhmije Pagarusha ėshtė institucioni ynė i lartė muzikor, akademia jonė e vetme muzikore, opera jonė e vetme e themeluar para 27 vjetėsh, muzeu ynė i vetėm etnografik, monumenti ynė i vetėm folklorik-e megjithatė nuk ishte dhe nuk ėshtė nėn mbrojtjen e shoqėrisė si disa kisha e xhamia. Na, tek e fundit, nė mungesė tė tempullit tė kulturės, e kemi Nexhmijen, nė mungesė tė filharmonisė kemi Nexhmijen, nė mungesė tė galerisė e kemi Nexhmijen, nė mungesė tė e kemi Nexhmijen. Por, shpesh, edhe nė mungesė tė Nexhmijes kemi dėshiruar ta kemi Nexhmijen. E, nuk bėn! Nexhmija ėshtė njė! Kjo, qė prej ditės sė sotme, do tė vendoset nė Olimp, kėshtu qė juve do tė ju ngelė vetėm zėri i saj nga disqet e gramafonit dhe shiritat e manjetofonit. Prishtinė, 1985 Lutfi Turkeshi Ėshtė e vėshtirė tė gjesh ndonjė njeri qė mos tė ketė dėgjuar emrin e Nexhmije Pagarushės dhe tė mos ushqejė dashuri pėr tė. Nexhmija ėshtė nga ato kėngėtare qė komponentin kohė asnjėherė nuk e shikoi si element bazė tė krijimit, ajo pėrmes metaforės arrestoi kohėndhe pėrmes dritės artistike ndriēoi brendshėm visarin e pashtershėm tradicional. Nė mėnyrė spontane Nexhmija bėn pėrpjekje orfeane pėr tė mishėruar kėngėn e vet me traditėn gjithė-shqiptare. Ajo gjithmonė do tė mbetet artiste e madhe e pajisur me njė kulturė tė gjerė dhe vokal pėr tu admiruar. Ēdo interpretim i saj ėshtė lirikė me kadencė tė qetė, qė rrėfen pėrjetėsimin artistik, qė rrjedh pa pushuar nga burimi i vet . Besim Sahatēiu-regjisor Nexhmijen, Bilbilin e Kosovės, e njoh qė i ri pėrmes kėngės sė saj tė bukur. Jam shoqėruar gjatė me tė. E angazhova nė filmin Tre vetė kapėrcejnė malin, nė njė rol episodik, kam qenė shumė i kėnaqur me interpretimin e saj. Mė vjen keq qė nuk kam pasur mė shumė role se ajo i ka merituar gjithsesi, ka pasur afinitet edhe pėr kėtė fushė. Mė vjen shumė mirė qė iu kujtua dikujt tė mė pyes pėr tė, se unė e kam shoqe, si tė gjithė tė tjerėt qė merren me art. Unė kam kėtė bindje sepse ėshtė person qė rrezaton mirėsi, ngrohtėsi tė pa shpjegueshme, ndriēon njė dritė qė tėrheq tė gjithė rreth vetes, me njė shpirt tė pasur qė krijon njė atmosferė dhe sens tė pabesueshėm tė dashurisė, mirėsisė me paraqitjen e saj nė ekran ose mediat tjera e aq mė tepėr kur je drejtpėrdrejtė me tė dhe shkėmben shoqėrinė me tė. Jam i lumtur qė kam pasur fatin tė shoqėrohem dhe tė punoj me tė. Shumė kėngėtarė tė dėshmuar, tashmė , thonė se Nexhmija ka qenė shkollė pėr ta, pra pikė reference. Pėr Nexhmijen respektin dhe mirėnjohjen e kanė shprehur secili nė mėnyrėn e vet p.sh., Ilir Shaqiri, Naim Krasniqi, Shkurte Fejza me kėngė. Ndėrsa nė vazhdim njė artikulim i veēantė i kėtij respekti kur ballė pėr ballė vihen forca magjike e poezisė pėr fuqinė magjike tė kėngės. Fahredin Gunga Pas Klithmės (Nexhmije Pagarushės) Kėshtu ėshtė krijuar bota: Merre njė zemėr e hape E sheh njė copė diell e njė tingull E pastaj, le tė lind njė klithmė Lere tė qetė se ajo jeton vet Qė then dry e sy Gjeje fundin e botės Diku nė mes klithmės e lutjes Pėr ēudi Lindi i pastėr si bulėz e dhimbjes Si psherėtimė e lindjes Vetėm pėr fundin e botės. Kėshtu u krijua bota. (Kjo poezi botohet pėr herė tė parė) Din Mehmeti-poet KĖNGĖS I DOLĖN FLATRAT (Nexhmije Pagarushės) kėndoi e kėndoi derisa u shndėrrua nė kėngė dashuria pėr jetė ia mori zėrin kėndoi e kėndoi derisa shkundi shkrumbin e shpirtit tė vet derisa bulėzuan pranverat nė zemrat e njerėzve kėngės i dolėn flatrat ajo tash fluturon mbi tė gjitha fatkeqėsitė vdekja ska c ti bėjė... Adem Istrefi P A G A R U SH A Kėndona ti, kėndona ti Shpirt i kangės-Pagarusha! Fiu-fiu fishkėllen era... Nė livadhin e gjelbėr svallėzojnė lulet Dhe shkunden gjethet,pėrtypen vjeshtat Dhe thėrret kanga ma zanin e saj: Digju,digju nė shpirtin tim... e lehtė e si era rrėshqet kanga nėpėr bar dhe lahet bari nė vesėn e saj dhe kėndon era kėngėn e saj. S mė lanė lotėt djalė me tė pa ty... tufa-tufa mblidhen cikat tufa-tufa shpėrndahen cikat. Oj zhang-zhing kėrkėllima e zingjirėve Shkundet udhėve Oj zhang-zhing zani i tyne lidhet nyje Dhe digjet kanga nė shpirtin e tyne. (Atje,nė qoshe tė rrugės,tė pėshtynė Nexhmije. Atje nė qoshe tė rrugės,tė gjuajtėn me gurė. Dhe re nėn mjegull,nėn shqelmat e zij. Mjekrra E njė hoxhe tė rrinte mbi krye. Dora e tij tė Gjuente me gurė. E syni gjak lagej nė shi. E zani gjak klithte nė shi: Copa copa do tė kėndoj.) Kaq shi pikėllimi spat asnji re. Udhėve me shi u rrit kjo kėngė Si lis nė shkamb e gjethegjelbėr. Kėndona ti,kėndona ti Shpirt i kangės Pagarusha! Digju, digju nė shpirtin tim krejt u dogja nė shpirtin tand. Shpirt i kangės Pagarusha. Mirko Gashi VOX, VOCIS Plimi i bilbilave tė fishkur Lulėzon Sirenat-harpitė Kupin si kokrra e kripės Nė zjarr Odiseu Nga veshėt heq dyllin Me frymė Bariu mbush fyellin Enriko Karuzo e Zhyliet Greko Heqin dorė nga koncertet e veta Ima Sumak harron Prejardhjen e vet mbretėrore E shikon Fluturimin e kondorit Nė bebėzat e mia Ngjallėn Ibis dhe papa avis Nė pyll Klyshėt e vet i harron arusha Se ia thotė kėngės Nexhmije Pagarusha Mevlyde Saraci NEXHMIE PAGARUSHA Bukuri Qė flen nė shpirt Mbretėreshė e kėngės Zėri yt i ėmbėl Zė bilbili Ti je Fllad i pranverės Dashuri Zė i rrallė Nė trojet tona Kėndo Nexhmie Siē tė kėndon zemra Rrėnjė lashtėsie Ti histori E gjallė Ti Rreze dielli Sy shqiponjė Njė jetė e tėrė Me mikrofon Nė dorė Ti Kėndove Me dashuri Pėr ti forcuar Rrėnjėt E lashtėsisė Edi Shukriu BARESHA E THANĖS Nexhmije Pagarushės 1. (Erė e malit djepin pėrkundte) Nė mjegullirėn e lartėsive Kreshtat e Pagarushės ndjenin Nė prehėr njė lindje mbanin Erė e malit djepin pėrkundte Pranė vatrės foshnja Ninula vetes i kėndonte E Nė prag tė njohjes Mėsuesi me shkronja nė zemėr E peshė mbi supe C ėshtė dashuria mėsonte Historinė e Pagarushės Bilbilat e nisėn Kėmbėzbathur shpatijeve Me rritėn e gėrshetave Zambakėt e Prizrenit u gėrshetuan E kalaja jehonėn E zuri nė gji 2.(Trete nė ne) kėngė trete nė ne nga ne vrujon jehonė si aromė dheu kosovar ah flladitės nė fushėn mall mbarsur gurgullimė burimi qė mikėlon thellėsitė dhe ēon peshė shekujt ngjitesh Bjeshkėve tė Nemuna me plakun qė ruan kohėt e kulēedrave zbret nė mriz me nėnėn nė pshtjellak fsheh ditėt e urisė ti je ajo ani mori nuseqė nė heshtje i pėshpėrit dashurisė e zgjon mallėngjim nė skajet e botės Nexhat Halimi Ēpo ndodh me zjarrin Copėza e pėrgjakur e ballit ndez qiririn Po sytė Nexhmijeme vjet verbuar Njerėzit harruar mallet thinjur e fajkoi lart Me zjarrin ēpo ndodh vaj me tė gjeturat Gjuhės plagėt i pėrlcasin pėr fyell Zogu I lashtė vjen mbi ėndėrr Kėputur nga mishi im i mėrguar Hiri fluturone prap lind nga hiri Sepse ti kėndon mbi glob mbi shpatė, Bashkė me trimat qėllon kafshėn e zezė Vetėtima nė gemb shndėrrohet Nga kafka ime dhe vet Pagarusha Gjeli fluturon mbi portėn e vjetėr Unazat lėvizin Zogjtė e zi nė varre tė reja dasmat mort Daullet e pikėllimit Mitit gjaku I rrjedh pėr veshė E flakoi lart dhe njerėzit me male nė zemėr Ti kėndon nė njė gur Nexhmije vajton Nė njė flamur Mbi ėndėrr zogu i lashtė fluturon Ankara,11 shtator,1980 Sabri Hamiti Nexhmije Pagarusha Jeta nuk ėshtė kėngė, A fustan i qėndisur Mish i gjallė e gjak. Se kush do njė copė bukuri, Tė fsheh huqet e veta Edhe qorri, edhe shurdhani. E gjithkujt po si e kurrkujt: Madhėshtitė e drunjta Pijnė ujė nė pusin e ėmbėl. Del nė derė me sy tė njomė, Ndihet jehonė e Bareshės, Raxha nėn patkonj tė Kalit. Kėnga sia ēon bishtin kandarit! Ankthi ngjitet nė qiell. Mish i gjallė e gjak. (Trungu ilir,Prishtinė,1979) Qerim Arifi Plisat faqendritur marshuan I Ndalu pėr njė moment. Kėtu nė kėtė mėhallė Fillon njė madhėshti. Tingujt rrėnqethin barin, nė fund Det Liqeni drishėrin nga puhia e zėrit tė kėngėtares,mbi Kodra Blerimi kaplon;mallet dalldisen nė magjinė e toneve Rrafshi i Dukagjinit vallėzoi me grunajet shtatė ditė e Net Ku mbaron dashuria fillon dashuria.Nė fillimin tim ėshtė fundi im Qė nga kujtimet pėr Teutėn Dardanėt kėnduan, Pėrpara portave krushqit hoqėn vallen. Fshatrat pritėn, Pėrcollėn pranverėn me bilbil nė duar-qė diti tia thotė Kėngės pėr rrudhat e tyre nė ballė. Pėr shuplaka tė lėna ndėr ara. Dallgė-dallgė valėt nga eteri erdhėn dhe mbetėn nė ne Nga ajo na. Pėr tė filluar diēka duhet tė mbarojė. Nexhmija e ju. Dhe fshatarėt me kėngėn pėr punėn. Ju kėndoni kėngėn E tyre Ata kėngėt tuaja-Koha mbaron tempuj e ruan tempuj. Tempujt dhe tingujt tani pėrjashtojnė Pamjen e tyre tė sfiungosur! II Kohė e tashme dhe kohė e ardhshme,janė ndoshta prezentė nė kohėn e kaluar Edhe pse pasur jetės do tė mbeten gjurmė jete. Edhe pasur pranverės mbetėn gjurmėt. Kėnga jehon Ēdo herė nė lugaja Bilbili edhe shumė tė tjerė kėngėn ua mėsoi Ata se harruan Tė parin e tyre Anėmbanė, nė ēdo pore Jehoi krenaria Paepur dėllinjat zgjatėn degėt e tyre duke Pritur mirėsinė, Plisat faqendritur marrshuan shesheve, kejeve- Me vegjėli! Tėmtarėt e fabrikave mėsuan kėngėtimin Qė nė vete mbante magji! Vaporet nė tė katėr anėt shpėrndanė vetėm Muzikė,lumturi Baletanet vallėzuan tė ngashnjyera Nėntė vite, pranė Gurrės me ujė tė ftohtė udhėtarėt u Freskuan nėntė herė Kjo murosi shekujt mė parė dhe shekujt Pasur tė palosur- Liria diku nė antikė zbukuroi pėr njė Orfe tė Ri. Andaj pėrpara Lumit vashat rrijnė dhe janė duke pritur Gondolat e fateve Njė kėngė tėnden dhe pėr ty do ta kėndojmė, Nexhmije. Sevdije Rexhepi MBRETĖRESHĖ E KOSOVĖS (Nexhmije Pagarushės) bashkė me ty udhėtuam nėpėr vite na freskove zemrat me kėngėt e tua mite ashtu si zbardhin agimet lindnin meloditė vargjet merrnin rrugėn puthnin Prishtinėn pėrqafonin Strugėn me ushtimė tupanėsh dasma fillonte zėri yt magjik shpirtėrat e fjetur zgjonte seē ngacmoje poetin,poeteshėn kur me atė zė tė ėmbėl kėndoje Bareshėn e madhėrishmja jonė motėr e Teutės mbretėreshė e Kosovės Sejdi Berisha NEXHI Nė skenė Edhe nė jetė zė pėrvėlues Abetare Tha njėri nuk di ē ėshtė kėnga Kėrkova bilbilin Mė kaploi kėnga deri sa mė zuri gjumi Me ty e Fletėn i pėrqafuar u zgjova Pranė oxhakut na rrėshket flaka Rini e plakur Ra perdja pėrgjithmonė A thua Nexhi Zgjodhe aromėn e jetės (1993) Melek Raxhepi Shtojzovallja e Pagarushės Nė gjirin e natyrės virgjėreshė Enden bilbilat degė mė degė Gjelozojnė zėrin kristalor tė kanarinės Mbeten tė nemitur nė vend I lumtur bariu pėr bareshėn Jehun e zėrit bjeshkėve kur dėgjon E shtojzovalla e Pagarushės Plot ėmbėlsi e dashuri kėndon Artin e kėndimit pėrjetėson Gėzueshėm shpėrthejnė notat e melodisė Anekėnd trojeve shqiptare Rrėmbejnė zemrat e njerėzisė U shkrihet shpirti nga zėmjalta Shpėrndahet nė fytyrė buzėqeshja Ankthi e pikėllimi nuk kanė mė vend. Shefkije Bunjaku Pran pianos E ulur pran pianos Si engjėll qėndron Lehtė lėviz gishtat Lozė njė melodi Sa dhimbshėm kėto nota Nė kėtė dhomė tingėllojnė Ėshtė kjo dhimbja jote Ėshtė njė elegji Prishtinė,nėntor,2000 Kjo figurė e pėrmasave gjigante ka inspiruar edhe shumė poetė tė tjerė por nė mungesė hapėsire nuk mund tua ofrojmė. Nexhmije Pagarusha, me zėrin e saj e vulosi shekullin e njėzetė! Flora Durmishi flora@blueskylive.com
__________________
Pijetoret janė vendet ku ēmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips) Lista e injorimit: Llapi |
|
|
|
|
|
#4 | |
|
i/e regjistruar
Anėtarėsuar: 08-09-2004
Postime: 734
![]() |
Citim:
Po Era e ka kėnduar(kėndon) edhe "Zambakun e Prizrenit"!
__________________
Pijetoret janė vendet ku ēmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips) Lista e injorimit: Llapi |
|
|
|
|
![]() |
| Funksionet e Temės | |
|
|
Tema tė Ngjashme
|
||||
| Tema | Nismėtari i Temės | Forum | Pėrgjigje | Postimi i Fundit |
| Nexhmije Pagarusha | Zana e malit | Muzika shqiptare | 26 | 05-05-2010 06:33 |
| Enveristi nga Kosova Megjuani: Si u shkatėrrua Shqipėria kėto 18 vite | Llapi | Aktualitete shoqėrore | 108 | 27-07-2009 09:14 |
| Zonja e Zezė Nexhmije Hoxha | Veshtrusja | Enciklopedia letrare | 7 | 14-04-2009 12:52 |
| Nexhmije Zaimi, gazetarja e parė shqiptare e CNN dhe Zėri i Amerikės | Albo | Elita kombėtare | 6 | 18-01-2007 11:14 |
| Bashkim Shehu ne debat me N. Hoxhen | Brari | Historia shqiptare | 3 | 13-04-2004 19:59 |