Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 124
  1. #21
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Citim Postuar më parë nga Engelchen
    A di ndonjeri te na thote pse eshte e ndaluar muzika ne islam?
    Per mua dhe per pjesen derrmuese te njerezimit muzika eshte nje mjet relaxues qe kohet e fundit e ka konfirmuar edhe mjekesia. Pse neper hadithe veglat muzikore jane te ndaluar dhe quhen ezani i djallit?
    Po kompüpozitoret e medhenj boterore qe kane kompozuar kryevepra, mos jane gje te inspiruar nga djalli?
    Po dasmat si i beni ju muslimanet? Pa muzike dasma nuk do te kishte shume ndryshim nga nje ceremoni mortore.
    Ah se harrova, mbase kendoni ilahi ne dasma. Jane shume mallengjyese.

    Pershendetje
    Ky nenforumi i ateisteve eshte bere si nenforumi i dikurshem pyetje pergjigje.Po ju a mavri nuk besoni ne asnje prej feve.Pse hapni tema per islamin krishterimin apo hebraizmin ketu?Ky eshte nenforum vetem per ata qe nuk besojne.Tema ne fjale duhet trahtohet tek nenforumi musliman.Le qe nuk e ve ne dyshim qe ne forum ka material te mjaftueshem per kete pyetje.

    Mire se e keni bere lesh e li kete cope vend po gjeja qe te ben me vjell per shpine eshte se edhe nuk dini gjerat ne detaje edhe kundershtoni ata qe iu pergjigjen.

    PSE ESHTE NDALUAR MUZIKA NE ISLAM?
    Ne kohen e profetit te musliamneve Arabet ishin popull shume i dhene mbas poezise,pijes dhe ahengjeve.Kur Muhamedi filloi te shprehe bindjet e tij dhe nje pjese prej njerezve pranuan mesazhin atehere duhej sesben qe ky grupim te merrej seriozisht me fjalen e Zotit(nuk duhet harroni qe per nje besimtar nuk ka asgje me te rendesishme se feja..nuk e zevendeson as pija as poezia e as muzika).
    Pra Islami eshte shume serioz ne mesazhin e tij.Pretendimi qe eshte feja e vetme e vertete prej Zotit nuk len vend qe besimtaret te angazhohen me pune qejfesh e ahengjesh para urdherit Allahut.

    Ka nje ajet qe i qorton besimtaret ne fillimet e tyre qe ne esence eshte..."kur i derguari recitonte ajetet e Allahut te madherueshem ju e late namazin dhe shkuat tek ahengu"(ta sjelle ndonje nese ka mundesi ajetin e plote).

    Pra arabet ishin aq te pushtuar nga muzika sa qe e linin Muhamedin te vetem gjate lutjes dhe iknin atje ku behej aheng.Sipas mendimit dijetareve ne kuran eshte nje verset pikerisht per muziken,pamvaresisht se nuk permendet muzika si fjale...nder te tjera ky ajet konsiston qe mos i ndrroni urdherat e Allahut per gjera pa vlere(per muziken).Ne fakt per nje besimtar qe beson ne Zot dhe diten e gjykimit nuk ka gje me me vlere se te zbatoje urdherat e fese qe e cojne ne shpetim.

    Muzika te ushqen shpirterisht ne nje menyre te kundert me ate qe duhet ushqehet nje besimtar musliman.Nese ushtaret e Sultan Fatihut qe pushtoi konstandinopojen do te degjonin kenge dashurie te tipit sikidim apo simarik do te ndjenin veten e tyre shume te lidhur me jeten e kesaj bote.Do te iu binte ndermend vajza e bukur ballhene e syulli qe i pret tek pragu i shtepise e zor se do kishin moralin e larte qe te sakrifikonin veten per kauzen Islame.

    Pra muzika qe ndalohet eshte e disa tipeve.
    1-Kur muzika te ben dipendent ndaj saj.Te ben ta ndjesh aq shume sa te harrosh dhe urdherat e fese para saj.Pra jo me kalu ne ekstaze nga muzika.
    2-Muzika e tipit "lujma belin lujma" qe i ben femrat te shkundin moll mullaqe.

    PS..Per ata qe nuk besojne duket budallek dicka e tille.Per ata qe besojne dhe shpresojne qe do te shperblehen nese zbatojne rregullat e perendise duket dicka e drejte.Secilli ka te drejten e tij .

    Muzika e lejuar
    1-Kenge te thjeshta ku lavderohet Allahu dhe profetet e tij
    2-Muzika te qeta,pa fjale,qe te qetesojne.

    --------------------------
    Ndryshuar për herë të fundit nga FLORIRI : 01-12-2005 më 06:33

  2. #22
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Po muzika e operes 'Traviata' (opere dashurie) a lejohet, kur sopranoja hymnizon pasionin e dashirise ne arie?

    Na sqaro o flori.

  3. #23
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Floriri nuk eshte kompozitor qe te jape ne detaje informacion per cdo lloj muzike.

    Operat jane icik ndryshe nga muzikat e tipit 'lujma belin lujma'.Mund te degjohen per relaksim.Por per nje besimtar musliman(sic i kuptoj une besimtaret e kesaj feje) nuk ka gje me lluksoze dhe relaksuese se sa te bisedojne per fene e tyre dhe te lexojne versetet e librit qe pretendojne qe eshte i fundit prej Zotit per te udhehequr njerezimin.

    Eshte normale,njerezore qe njeriu ka nevoje per tu c'plodhur argetuar dhe Islami nuk e ndalon argetimin.Pasioni per te luajtur,per te dashuruar,per tu dhene mbas poezise,muzikes eshte njerezor.Islami nuk e ndalon muziken e qete,relaksuese,apo ate me fjale qe lavderon Zotin dhe profetet e tij.

    Nje qendrim te tille nuk mban vetem Islami por te gjitha fete semite.Psh eshte i njohur rasti i princ Davidit qe i binte harpes prane mbretit pare te Izraelit, Saulit.
    Kenget e tij te bukura qe lavderonte Zotin.Biri i tij Salamon me poezite e bukura per perendine.Po ashtu Jehudhan(KRISHTIN) e zuri gjumi(Zoti e ruajti qe mos bente mekat..sipas bibles) kur mori pjese ne nje dasem me muzike te tipit 'lujma belin lujma' ku dridheshin e sperdridheshin belhollat e Bathlahem-it.

    Shtrems ne teologji gjerat nuk jane te thjeshta.Psh per temen ne fjale ka shume mendime.Dikush,dijetar qe konsiderohet me ide reformatore(shkaterruese per islamin) nga mbartesit e Islamit autentike, mund te thote qe muzika ne pergjithesi eshte e lejuar vetem ata tip muzikash ne te cilat ka citate satanike qe shahet perendia jane te ndaluara.Mbartesit e Islamit autentik e konsiderojne si dicka te pavlere muziken.Merren me gjera qe per ta jane te dobishme.Lavderojne Allahun,i luten Atij per nje jete te mire ne kete bote dhe per parajse ne boten tjeter.

    Me pak fjale Autentiket e konsiderojne sic i konsideron populli yne i uritur dhe proverba dashes gjerat e kota "Lere se nuk te jep buke"

    Te gjithe bashkohen ne nje pike: 'Muzika e qete relaksuese pa fyerje per perendine,jo muzike homosh apo muzike te tipit lujma belin lujma mund te degjohen por per nje besimtar te vertete qe preokupohet per veprat e tij karshi te madhit Allah,ka gjera tjera me te rendesishme qe duhet ti kete pasion me tere zemer.

    Traviaten fute ne kategorine qe deshiron ti
    PS..Meqe ndonje besimtar/e nuk ka shkuar me iu ankuar ndokujt se une dua te degjoj muzike e Allahu me profetin e tij ma ka ndaluar,pse llapni kot?.Besimtaret e kesaj feje e kane pranuar me te mira e te keqia(per ju).Ne qe s'besojme mund te degjojme ca na teket.Nuk na e pret kush koken.Lereni njerezit te bejne ate qe duan.Spo ju hyjne ne hak,kerkojne thjesht mos ti ofendoni per gjerat qe besojne si te verteta.Secilli ka kapacitetin e tij dhe kjo na ndan ne besimtare,ateiste,as ktej as andej si une etj etj

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Ne fakt eshte e vertete ajo qe tha floriri.
    Muzika eshte nje lloj droge per njeriun se ja heq trurin nga realiteti.
    Une degjoj shume muzike te vjeter por te pakten e degjoj kur jam duke punuar dhe megjithate e ndjej qe nuk eshte mire.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anëtarësuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    Citim Postuar më parë nga ~Miracles~
    O albin une nuk e besoj se do te kem ndonjehere rastin te takoj kete profesorin, prandaj ma shuaj ti kuriozitetin dhe me trego shkurtimisht se cfare ka thene ai. Jam me te vertete e interesuar. Mund te ma postosh edhe ne privat.
    Dakort une do ta sjell shpjegimin e profesorit porse nese ta them me fjalet e mia do te duket shume e moderuar, prandaj nese ke durim prit ose takoje vete profesorin ne fjale, te garantoj se do te qerase ai i pari.

    ps.
    Edhe dhiata e vjeter e ndalon muziken.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Me te vertete Albin edhe une jam kurioz per ate qe ka thene profesori.

  7. #27
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Profesori, profesori, i ka syte por si cikllopi...
    ne mature 4 ma nxorri..
    e ka fajin seksologjia..

    A e keni degjuar kete kengen? Eshte bomb fare.

    Pijen dhe ahengun e ka krijuar zoti prandaj pini dhe dridheni belin pa teklif. Nje jete ka njeriu.

    Floriri, meqe ra fjala, po Naploni dhe 'Lujma Belin Maria faqet Gurabia' a lejohen? Po 'Jalla Shofer"? Po 'Hajde Pije' nga Eranda Libohova? Po 'Ne moshen e Dashurise kur isha 2o vjec'?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lunesta : 02-12-2005 më 14:45

  8. #28
    i shplodhur
    Anëtarësuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    Ndalohet cdo gje qe prish besimin, muzika e keqe patjeter, ta zeme psh. NIRVANAT apo keto Rap-et qe predorin lloj lloj fyerjesh. Por edhe muzika e bukur, sado e bukur qofte ndalohet kur te pengon, kur te largon nga besimi. Ta zeme psh. kur vjen orari i faljes. Ideja eshte qe nuk duhet te krijosh varesi, shijoje nga pak me karar ate muzike qe eshte e paster dhe e mire.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Citim Postuar më parë nga Hagia
    Profesori, profesori, i ka syte por si cikllopi...
    ne mature 4 ma nxorri..
    e ka fajin seksologjia..

    ]A e keni degjuar kete kengen? Eshte bomb fare.

    Pijen dhe ahengun e ka krijuar zoti prandaj pini dhe dridheni belin pa teklif. Nje jete ka njeriu.

    Floriri, meqe ra fjala, po Naploni dhe 'Lujma Belin Maria faqet Gurabia' a lejohen? Po 'Jalla Shofer"? Po 'Hajde Pije' nga Eranda Libohova? Po 'Ne moshen e Dashurise kur isha 2o vjec'?
    [QUOTE]Profesori, profesori, i ka syte por si cikllopi...
    ne mature 4 ma nxorri..
    e ka fajin seksologjia
    SI PERFUNDIM BERI GJE PREFESORI???? PO ATE KENGEN E VJETER E DI TI PROFESORI KUR E,N,X,O,RI,,,,,,,
    Pijen dhe ahengun e ka krijuar zoti prandaj pini dhe dridheni belin pa teklif. Nje ka njeriu.
    TE GJITHE NGA NJE KANE.......

  10. #30
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Nirvanat jane grup i papame. Ca allau thoni ju mo vlla. Ka alla qe krahasohet me Kurt Cobain?? Geez.
    Ju pershnes me kengen "Rape Me'

    Rape me...
    rape me my friend...
    rape me...
    rape again..

    iam not the only one.....

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga vioxx
    Nirvanat jane grup i papame. Ca allau thoni ju mo vlla. Ka alla qe krahasohet me Kurt Cobain?? Geez.
    Ju pershnes me kengen "Rape Me'

    Rape me...
    rape me my friend...
    rape me...
    rape again..

    iam not the only one.....
    Nirvanat jane hallall por rrepi dhe hip-hopi jane muzika me e shpifur qe ekziston ne faqe te dheut.Kush degjon hip-hop ne ferr e ka vendin,
    kush degjon grupet e vjetra, dhe muziken e viteve 80 do shkoje ne parajse.


    P.S.Mos e merrni seriozisht.

  12. #32
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Mos boj gjynof o xfiles. si qekan Nirvanat hallall? ata kane kenge me perdhunime, seks dhe droge dhe violence.

    kaq shpejt i bone dalje allaut?

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anëtarësuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    Citim Postuar më parë nga Xfiles
    Nirvanat jane hallall
    Te besh dicka hallall pa pasur kurrfare njohurie duhet me pasur kujdes sepse del nga feja sikurse shigjeta nga harku.

    :31.
    Ata i konsideruan "ahbarët" (priftër jehudi) të tyre, "ruhbanët" (murgjit e krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, për zota pos All-llahut, ndërsa ata nuk janë urdhëruar për tjetër (nga pejgamberët) pos për adhurimin ndaj All-llahut një, e që nuk ka të adhuruar tjetër pos tij. I lartë është Ai nga çka i shoqërojnë.


    Ky ajet flet per prifterinjte hebrej dhe murgjit krishteret ne lejimin e te ndaluarave dhe ne ndalimin e te lejuarave.Pikerisht hap syte se Allahu thote ne kuran.


    17:36.
    Mos iu fut asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamët dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.

  14. #34
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Citim Postuar më parë nga Lunesta
    Une sjam shume i sigurt perse e ndalojn muziken, por ma merr mendja qe po degjuan muzkike harxhojne kohen kot, dmth harxhojne kohen qe do i dedikoheshin allaut. Prandaj muzika si rivale e kohes se allaut konsiderohet shpikje e shejtanit.

    hahahaha
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  15. #35
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Po te ishte per metal tamam ti frodo nuk ka rryme me fantastike se sa te kombinosh britmat Allahu ekber Allahu ekber kur terroristet po i presin koken naj qafiri....ne sfond te vesh tamburen me ritem sudanez tap pap tap pap edhe nji ulululululululululululululululululululululululu e shoqrume me dajre

    Keshtu po...kjo eshte muzika qe ja vlen te degjosh..
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  16. #36
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Ke te drejte floriri. Jane ca grupe qe kane muzike fiks per ekzekutime infidelash. psh Rancid, apo kenga Du hast nga Rammtein ...du hast mich gefragt, und ich hab nichts gesagt...

    Apo edhe Disturbed

  17. #37
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Me me seriozitet, OK.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  18. #38
    Freedom Maska e Bianconero
    Anëtarësuar
    07-11-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    263
    Lejohet muzika ne islam, te pakten ne ate islamin qe na e kane dhene ''falas'' turqit. Vitin e kaluar ishte nje kengetar turk, nje fare Ibrahim Tatlis (dicka e tille) qe dha koncert ne Kosove per vellezerit musliman ne Allah.

    Allahu ia shperblefte atij.

    Selam alekum, bubzhum suksum, bulbum, perr-merr-vum All-ah.
    Mekat qe talenti nuk eshte semundje ngjitese, sepse kesisoj nuk do te kishim kaq shume budallenj neper kembe.

    Frederik Rreshpja

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga Albin
    Te besh dicka hallall pa pasur kurrfare njohurie duhet me pasur kujdes sepse del nga feja sikurse shigjeta nga harku.

    :31.
    Ata i konsideruan "ahbarët" (priftër jehudi) të tyre, "ruhbanët" (murgjit e krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, për zota pos All-llahut, ndërsa ata nuk janë urdhëruar për tjetër (nga pejgamberët) pos për adhurimin ndaj All-llahut një, e që nuk ka të adhuruar tjetër pos tij. I lartë është Ai nga çka i shoqërojnë.


    Ky ajet flet per prifterinjte hebrej dhe murgjit krishteret ne lejimin e te ndaluarave dhe ne ndalimin e te lejuarave.Pikerisht hap syte se Allahu thote ne kuran.


    17:36.
    Mos iu fut asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamët dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.
    o albin
    nuk thashe hallall nga ana fetare,
    eshte menyre te theni,
    po nuk eshte se me rreh shume se eshte apo jo hallall nga feja.
    dhe mos i merr shume seriozisht ate punen e hallalit
    dhe mos kujto se ne nuk dime.

  20. #40
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Citim Postuar më parë nga Bianconero
    Lejohet muzika ne islam, te pakten ne ate islamin qe na e kane dhene ''falas'' turqit. Vitin e kaluar ishte nje kengetar turk, nje fare Ibrahim Tatlis (dicka e tille) qe dha koncert ne Kosove per vellezerit musliman ne Allah.

    Allahu ia shperblefte atij.

    Selam alekum, bubzhum suksum, bulbum, perr-merr-vum All-ah.
    Po bre, Ibrahim Tatlisesi u mbajti koncert vellezerve musliman ne Kosove, e Goran Bregovici u mbajti koncert vellezerve te tij antishqiptare mu ne mes te Tiranes!!!

    Bog ga blagoslovio!
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lajme nga bota e muzikës shqiptare!
    Nga Fiori në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 02-08-2023, 08:02
  2. Muzika popullore ne dileme.
    Nga ChuChu në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 16:00
  3. Enciklopedia e Muzikes Popullore Shqiptare
    Nga Darius në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2006, 20:09
  4. Folklori muzikor
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 04:55
  5. Ndue Shyti, krijues i përsosur i muzikës popullore
    Nga StormAngel në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-09-2004, 11:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •