Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Pse nuk martohen priftat?

    Pse nuk martohen priftat?

    “Sepse, ka njerėz qė janė qė nga barku i nėnės tė paaftė pėr martesė, ka edhe asish qė njerzit i bėnė tė paaftė pėr martesė dhe ka asish qė i bien mohit martesės pėr dashuri tė Mbretėrisė sė qiellit. Kush mund ta kuptojė, le ta kuptojė!” ( Mt 19, 12)


    Ėshtė e vertete se Apostujt kane qene te martuar, megjithate hierarkia kishtare do te thote Ipeshkvinjte, prifterinjte dhe diakonat, kane lindur ne shekullin e I-re. Keshtu qe ne fillim te epokes se Kishes primitive sherbetoret e Zotit mund te martoheshin, ne kete menyre Martesa eshte pare dhe vleresuar pozitivisht qofte ne Beslidhjen e Vjeter, poashtu edhe ne Beslidhjen e Re.

    Praktikimi i Celibatit ne Kishen Katolike rezulton qe ne shekullin e IV-te (eshte shume e mundur edhe me heret), me saktesisht ne vitin 385 pas Kr., me deshmine e Siliēos i cili shkruan nje leter mikut te tij Himerit, ku nder te tjerash shkruan se "prifterinjte e Kishes se Krishtere nuk martoheshin" (krah. Dezinger 185).
    Nga ketu kemi deshmine se Kisha ka zgjedhur per sherbetoret e Krishtit: te jeturit i paster, qe eshte shenje bashkimi mistik me Jezu Krishtin, njekohesisht eshte perftyrim i jetes se amshuar, sepse ne fund te fundit ne Mbreterine e qiellit nuk do te kemi raporte sipas mishit dhe vetem ne kete menyre prifterinjte (sherbetoret e Jezu Krishtit) jane drite e ndricueshme si prejardhje e Mbreterise qiellore qe do te mbreteroj me ardhjen e dyte te Jezu Krishtit ne toke.

    Ne aspektin historik sic e thash edhe me larte se ne periudhen e Apostujve, Ipeshkvinjte dhe Prifterinjte mund te shuguroheshin edhe ne qofte se ishin te martuar. Keshtu qe celibati nuk ishte norme per askend, saqe shen Pali ne Letren e drejtuar Timoteut dhe Titit thote se kushti per tu bere sherbetor i Zotit eshte: "te jesh i martuar vetem nje here!" Sido qofte edhe ne letren e pare drejtuar Korintasve shton "ti sherbesh Hyjit me gjithe zemer do te thote te biesh mohot marteses" (7,32).
    Ne shekujt e pare te Kishes Primitive kemi edhe rregulltaret te cilet benin 3. kushtet: Pastertia, Varferia dhe Degjesa. Keta rregulltar nuk ishin prifterinj, por jetonin jashte qytetit dhe zonave te banuara me njerez, kryesisht ne shkretetire... ne kete menyre lindi problemi i administrimt te Sakramenteve, keshtu nje ose dy rregulltar ne bashkesi emroheshin qe ti sherbenin vellezerve, ndersa prifterinjte qe jetonin ne qytete ne kontakt me njerez, vazhdonin te martoheshin. Ne kete pike Kisha Lindore me ate Perendimore ndahen, nese ne lindje prifterinjt qe donin te praktikonin dhe jetonin kushtet terhiqen ne Manastire dhe Kuvende, ndersa prifterinjt qe jetonin ne qytete qe ishin te martuar vazhdonin sherbimin e tyre ne "famulli", ndersa ne Perendim ideali i murgjeve absolutizohet saqe kerkohet qe te gjithe prifterinjte, qofshin edhe ata qe nuk jetonin ne Kuvende, te mos martoheshin, pra te praktikojne celibatin.

    Perfundimisht 'problemi' zgjidhet me reformen gregoriane ne shekullin XI-te (1073-1085), kryesisht me Papen Gregori VII-te, i cili nxjerr nje dekret ku urdheron celibatin te gjithe prifterinjve perendimor qofshin rregulltar, prifterinj apo, murgj.. keshtu qe Papa fillon dhe shuguron vetem prifterinj te pamartuar.


    Me dekretin e Kongregates (Dikasterit( te Sakrameteve (27 dhjetor 1930), kerkohet qe cdo kandidat te shkruaj kerkesen me shkrim qe pajtohet me celibatin dhe e pranon ate ne menyre te lire dhe vullnetare.

    Si perfundim: Prifterinjte jane te thirrur qe ti sherbejne Hyjit me zemer dhe ti ofrojne dhurata dhe sakrifica, keshtu qe menyra me e mire e ketij bashkimi te plote eshte te jesh i pamartuar, pra per dashuri ndaj Hyjit, Mbreterise se qiellit dhe Apostullatit.



    ________
    P.S. Ketu janė tė paraqitur ne menyre sintetike sa i perket aspektit historik, ndersa nė vazhdim mund tė lexoni edhe te dhane bibilke ne lidhje me pyetjen se; "pse prfiterinjte nuk martohen?"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 17-03-2006 mė 22:44

  2. #2
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Pse nuk martohen priftat?

    Celibati!

    Qe ne shekullin e katert ne Kishen Katolike eshte ligj per diakonet, meshtaret dhe ipeshkvinjte t'ia kushtojne Zotit pastertine e trupit dhe te shpirtit dmth te mos martohen. As ne Kishen Ortodokse meshtaret nuk martohen, por ortodokset lejojne qe te shugurohen njerezit e martuar. Ne Kishen Katolike meshtaret duhet ta pranojne 'celibatin' dmth as nuk shugurohen njerezit e martuar dhe as meshtaret nuk mund te martohen pas shugurimit.

    Edhe pse ky nuk eshte urdher i Zotit, por tradite e Kishe, duhet ta respektojme, sepse pervoja shekullore e Kishes e vertetoi vleren e madhe te celibatit.



    vazhdon-->

  3. #3
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Pse nuk martohen priftat?

    Rregulltaret!


    Disa meshtar jane organizuar territorialisht, brenda nje ipeshkvie (dioqeze) - nen drejtimin e ipeshkvit vendas dhe quhen 'meshtar dioqezan' ose prifterinj. Prifti ka titullin don (ose "dom" nga fjala latine: 'dominus' qe dtth zoteri). Meshtaret e tjere jane te organizuar ne bashkesi te vecante te rregulltareve te cilet nuk jane te lidhur aq shume me kufinjte territorial e as kombetar.

    Rregulltaret jane bashkesi nderkombetare dhe jetojne sipas shembullit te nje themeluesi, si psh. benedektinet sipas shembullit te shen Benediktit, dominikanet sipas shen Dominikut, franceskanet sipas shen Franceskut te Asizit, jezuitet sipas shen Injac Lojoles, salezianet sipas shen Gjon Boskos... etj.etj.

    Karakteristike e perbashket e te gjithe rregulltareve eshte qe te veprojne per persosmeri te perbashket, duke iu kushtuar Zotit me vullnet te lire keshillat ungjillore: varferine, pastertine dhe degjesen. Mundohen ta zbatojne urdherin e Krishtit: 'Jini te perkryer, sic eshte i perkryer edhe Ati juaj qe eshte ne qiell' (Mt 5, 48).

    Shumica e rregulltareve jane meshtare, por ka edhe te tille qe jetojne ne keto kushte si 'laik'.

    Rregulltaret e kane titullin "vella" ose "frat" (nga fjala latine "frater", qe dmth vella). Ne disa vende rregullateret meshtare i titullojne me "pater" (lat. "ate").
    Motrat e nderit (murgeshat) jane rregulltare - sikur freterit, por nuk kane urdherin shenjt - pasi qe kete sakrament mund ta marrin vetem meshkujt dhe jo grate!
    Motrat duhet t'i titullojme "moter" dhe jo anglisht "siter" ose italisht "suora" ose "sorella" - edhe pse domethenia eshte e njejte. Kur kemi fjalet perkatese shqipe - dhe shume te bukura - pse ti perdorim fjale te huazuara dhe te huaja!



    vazhdon-->

  4. #4
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Pse nuk martohen priftat?

    Celibati – Virgjėria nė Kishė!

    Disa njerėz, burra dhe gra, pasi u takuan me Jezu Krishtin, lanė pasdore ēdo gjė, dhe shkuan pas tij (krah. Lk 14, 26; mk 10, 28-31). Kėshtu rrjeth Jezusit u krijua njė familje e re “sepse kushdo e kryen vullnetin e Atit tim qiellor, ai ėshtė vėllai im, motra ime e nėna” thotė Jezusi (Mk 3, 35).

    Njerėzit qė lėnė pasdore ēdo gjė dhe ēdo kėnd, pėr tė jetuar vetėm pėr Jezusin, Kishėn, janė tė kushtuar dhe tė pamartuar.

    Celibati rrjedh nga fjal latine celbs e dtth i pamartuar ose pėr femra virgjėria, ndėrsa pėr tė dy rastet thuhet pastėrtia. Tė tillė nė Kishėn katolike janė: Papa, Ipeshkvijt, meshtarėt, rregulltarėt dhe rregullaret, tė cilėt pėr dashuri tė Zotit dhe Kishės, heqin dorė nga dashuria njerėzore, martesa, krijimi i familjes, pėr t’u flijuar deri nė fund nė besnikėri dhe nė dashuri.

    Lidhur me kėtė Jezusi thotė: “S’e kuptojnė tė gjithė kėtė fjalė, por vetėm ata qė e morėn dhuratė kėtė kuptim. Sepse ka njerėz qė janė qysh nga barku i nėnės tė paaftė pėr martesė, ka edhe prej tyre qė i bien mohit martesės pėr dashuri tė Mbretėrisė sė qiellit. Kush mund ta kuptojė, le ta kuptojė” (Mt 19, 11-12).
    Shėn Pali shkruan: “Lidhur me virgjėri nuk kam farė udhėri prej Zotit, por jap kėshillė si njė njeri qė, nė sajė tė mėshrės sė Zotit, meriton t’i besohet. Pra, mendimi im ėshtė se kjo gjendje ėshtė e mirė pėr shkak tė ngushticės sė tanishme… i pamartuari le tė kujdeset pėr punė tė Zotit, si t’i pėlejė Zotit..” (1 Kor 7, 25-26. 32).


    vazhdon-->

  5. #5
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Pse nuk martohen priftat?

    Themelimi i Meshtarisė!

    Meshtarinė, si ēdo sakrament tjetėr, e ka themeluar vet Jezu Krishti, pėr ta vazhduar veprėn e shėlbimit. Pas Darkės sė Fundit Jezusi tha: “Bėni kėtė nė pėrkujtimin tim” (Lk 22, 19).

    Pas ngjalljes Jezu Krishti u tha apostujve: “Mė ėshtė dhėnė ēdo pushtet nė qiell e nė tokė. Prandaj shkoni e bėni nxėnės te mi tė gjithė popujt. Pagėzoni nė emėr tė Atit e tė Birit e tė Shpirtit Shenjt! Mėsoni tė zbatojnė gjithēka iu kam urdhėruar!” (Mt 28, 18-19).

    “Merrni Shpirtin Shenjt! Atyre qė ua falni mėkatet, u falen, e atyre qė nuk iu falen, nuk do t’iu falen” (Gjn 20, 22-23).



    vazhdon-->

  6. #6
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Pse nuk martohen priftat?

    Meshtari ka tė drejtė prej Krishtit!


    1. Tė shugurojė bukėn dhe verėn (Mesha Shenjtė), dhe t’i ndajė sakramentet, pėrpos urdhėrit shenjt dhe krezmimit: krezmimin mund ta ndajė edhe prifti, por vetėm me leje tė Ipeshkvit.

    2. Tė predikojė Fjalėn e Zotit dhe tė katekizojė: Edhe sot, si dikur, Jezu Krishti kėrkon bashkėpunėtor, thirrje shenjte meshtarake dhe rregulltare, njerėz qė do tė lėnė ēdo gjė pasdore, pėr tė qenė tėrėsisht tė Jezusit (krah. Mt 4, 19-22; Mk 1, 16-20; Lk 5, 1-11).

    Kish I pėrgjigjet kėsaj thirrjeje pėrgatitet pėr meshtari apo pėr jetėn rregulltare, prift ose pėr femra, motėr rregulltare, tė kushtuar Zotit, Kishės, njeriut.
    Kisha gjithmonė ka nevojė pėr mbarėshtues dhe pikėrisht pėr kėtė ēdo e para e dielė e muajit i kushtohet thirrjeve, me lutje, me lėmoshė nė kishė, dhe nė mėnyra tjera.

    Jezusi edhe sot thėrret, kėrkon, frymėzon, por varet edhe prej nesh a do ta dėgjojmė, ndjekim dhe zbatojmė kėtė ftesė, porosi, dėrgim.
    Jezusi na mėson: “Tė korrat janė tė mėdha, ndėrsa punėtorė ka pak. Lutuni pra, Zotėrisė tė tė korrave, tė dėrgojė korrtarė nė tė korrat e tij” (Mt 9, 37-38).



    vazhdon-->

  7. #7
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Pse nuk martohen priftat?

    Pushteti i meshtarisė!


    Sipas mėsimit tė Koncilit tė Trentos meshtari mbarėshtues ka tri lloje pushteti: tė mėsimit, tė udheheqjes dhe tė shenjtėrimit tė popullit tė Zotit.

    # Mėsimi: apo shėrbesa e Fjalės, predikimi i Ungjillit, mėsimit tė fesė dhe dėshmisė, sipas shembullit tė apostujve dhe pasardhėsve tė tyre (krah. Vap 6, 4).
    Edhe Koncili II Vatikanas thotė se meshtarėt mbarėshtues janė “mėsues tė fesė, meshtarė tė kultit hyjnor, mbarėshtues dhe udhėheqės tė Kishės” (LG 20).

    # Udhėheqja: sipas pėrcaktimit tė Kishės, Ipeshkvi si apostul, ėshtė udhėheqės i tėrė bashkėsisė, Kishės vendase apo ipeshkvisė. Famullitari, si bashkėpunėtor i ipeshkvit, udheheq bashkėsinė e njė vendi, famullinė, kuptohet, gjithmonė nė bashkėpunim me ipeshkvin dhe me popullin.

    # Shenjtėrimi: qė ėshtė edhe qėllimi kryesor i jetės meshtarake, por edhe i veprimtarisė, shėlbimi qė mė sė miri arrihet nė rrugėn e shenjtėrimit.

Tema tė Ngjashme

  1. Meshkujt qė martohen me femra shumė mė tė reja, jetojnė mė gjatė!!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 28-09-2009, 06:40
  2. Trishtuese: Priftat shėrojn te sėmurėt duke i rrahur
    Nga Vista nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 22-05-2009, 10:20
  3. Kardinali kėshillon femrat tė mos martohen me musliman
    Nga Vista nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 19-03-2009, 20:14
  4. Perse martohen njerezit?
    Nga Dito nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 21-08-2006, 10:40
  5. Princi Charls dhe Kamila Parker martohen pas 34 vjetėsh dashuri
    Nga Tirana nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 16-02-2005, 17:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •