Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 85
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Protestat studentore në Francë!

    Protestë e studentëve në Francë

    PARIS,

    Në kryeqytetin francez u regjistruan sërish përleshje në protestat e studentëve kundër reformave të parapara në tregun e punës. Të rinjtë francez gjuajtën me shishe dhe gurë forcat e rendit në afërsi të Universitetit Sorbone. Policia interveni me gaz lotësjellës. Reforma parasheh ndër të tjera një masë shumë të vogël mbrojtëse për rregullat e përjashtimit të të rinjëve nga puna. (DV)

    ---

    Ky shkrim me larte eshte lajm i 15 shkurtit, por protestat vazhdojne edhe sot, ku ka pasur shume perleshje mes policise dhe protestueseve.

    Cka mendoni ju per sjelljen e ketij Ligji, eshte me vend apo nje gaf i Qeverise franceze?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Davius : 19-03-2006 më 19:20
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Përleshje të dhunshme pas protestave

    Policia në Paris ka përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë dhjetra protestues pas shpërthimit të dhunës ditnë e shtunë, në një ditë demonstratash të mëdha kundër një ligji të ri të punësimit për të rinjtë.
    Prootesat vetë në të cilat morën pjesë qindra mijëra vetë ishin kryesisht paqësore.

    Por në mbrëmje përleshjet shpërthyen në dy zona në Paris.

    Më shumë se 160 vetë u arrestuan dhe 24 persona, midis tyre 7 oficerë policie u plagosën.

    Një zëdhënës i qeverisë ka folur për nevojën e një shpirti të dialogut dhe përmirësim të kontratave të punës.

    Kontratat e reja shihen nga qeveria si mjete për të adresuar disa nga problemet e paraqitura në protestat e nëntorit në zonat e varfra për të inkurajuar punëdhënësit të merrin të rinj në punë me një periudhë prove fillimisht prej 2 vjetësh, por kontratat shihen nga studentët dhe shumë në krahun e majtë si sulm mbi sigurinë e vendit të punës.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Akulli Maska e DiGiTeX
    Anëtarësuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Diku Rreth Botes
    Postime
    368
    Nqs ngrihen studentat ne greve eshte nje gjendje kritike qe qeveria franceze duhet ta perballoje me gjakeftohtesi .. ne te kundert mer fund rregjismi tanishem ne france .
    Studentat jane e ardhmja e kombit dhe kjo i detyreone qeverin qe te rregulloj gjicka nga kushtet qe ata seshirojne .
    Shpresoj ne nje reabilizim te shpejte
    "Merrja te mirėn tė ardhmes, hidhja te keqen tė kaluarės"

  4. #4

    Cool

    Dmth që protesta nganjëherë është normale të kalojë nga një gjendje paqësore në një gjendje pak më të ashpër apo të egër.

    Dmth kur diçka e PREK NË TEL një popull (pjesë të popullit) është normale të protestojë. Se mos më del dikush këtu e të më thotë pastaj se protesta NUK ËSHTË GJË NORMALE, madje,ja që jemi dëshmitarë të protestave në FRANCËN DEMOKRATIKE se,protesta nga gjendja paqësore u shndëru në gjendje të egër ku madje u shkatërruan shumë pasuri, e prona të popullit atje!

    zEm
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Bani gjk
    Anëtarësuar
    06-01-2005
    Postime
    550
    hehe Zana malit, qfar kan per te shkruar armiqt e islamit tash, perveq qe te thojn edhe ata (francezt) nuk e kan mir, por duhet te protestojn ne mnyr paqsore dhe tju drejtohen gjykatave heheh, nuk ju bjen ndermend ktyre qe njeriu ka NDJENJA , por mendojin qe jemi rrobota me rrym hehe.

    Sa per protestat ne franc, bash jam befasuar se qfar ligji katastrof don te bej Franca, dhe bash me vjen mir qe protestojn francezet kunder kti ligji katastrofal per rinin.

    Paq

  6. #6
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    ne tematiken e forumit kjo me duket tema me e zjarrte. tek tema e irak, pavaresisht se po vriten nga 20 ne dite ne irak me duket se u be si muhabet i kote.

    vive le france!

  7. #7
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    A ka ardhur koha te ndryshohet sistemi social/ist ne France?

    Protestat studentore jane nje tregues i nje krize me te thelle ekonomike dhe sociale ne France. Ekonomia franceze (nje nga ekonomite kryesore ne Europe, (BE) eshte stagnuese, papunesia ne shifra te larta, rritja shume e ulet etj.

    Qeveria franeze po mundohet te bej dicka per papunesine (problematike per ekonomine e ulet), sidomos papunesine e te rinjve. Kontrata CPE eshte vecse nje hap i vogel qe po ndermerr qeveria, duhet bere akoma me shume ne kete drejtim. Nqs perpjekjet e qeverise bien peng e ketyre "protestave" atehere nuk do kete shume shpresa.

    Ndryshime afersisht te tilla u bene para 8 vjetesh ne Austri, dhe tani papunesia atje eshte ne shifrat rekord me te uleta. Perse? Sepse sidomos bizneset e vogla punesuan njerez menjehere duke mos patur frike se te paaftit "do t'u mbeten ne dere" ashtu sic ishte me pare nen ligjet proteksioniste.

    Sistemi i meritokracise eshte shume i dobet ne France. Ne vend te meritokracise ekziston elitizmi, ose ne pamundesi sigurimi i nje pune "te perjetshme." Puna merret me mik, dhe mbahet "miqesisht" me kontrata sigurimi. Ne France (nuk po flas vetem per te rinjte, por ne te gjitha aspektet) eshte veshtire te pushosh dike nga puna sepse pastaj duhet t'i paguash tre vjet asistence papunesie (90% te rroges se meparshme.)

    Per me teper, nje situate e tille po vret dhe investimet ne France. Shume prej tyre po shkojne ne Angli, apo ne vende te tilla ku nuk ka kaq shume "red-tape" apo byrokraci, apo ligje te tilla proteksioniste ne ekstrem. Ekonomia franceze shikohet si nje ekonomi rrenjesisht kunder kompeticionit komercial, ku mbizoterojne monopelet (EDF, Telekom) dhe ligjet e punes pak a shume pasqyrojne kete realitet.

    Shpresoj qe qeveria mos te perkulet para presioneve, por te vazhdoje reformat me cdo kost.

  8. #8
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Një ligj i vetëm, apo më saktësisht propozim ligj, që nuk i shkon për shtati popullatës së një shteti demokratik dhe ja se ç'ndodh. Trazira me përdorim të dhunës tejmase nga qeveria, përdorim të gazit lotsjellës, thyerje të dyqaneve, djegie të veturave nga ana e protestueve edhe ate akoma pa u miratuar ligji.

    Mos dal jashtë teme, por sa ashpër kritikohen, bile satanizohen muslimanët për protesta, megjithëse u bëhen padrejtësi kolosale në krahasim me këtë ligj, për të cilin janë çuar peshë françezët.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fjollat : 21-03-2006 më 06:56
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e emile
    Anëtarësuar
    26-08-2005
    Postime
    18
    Citim Postuar më parë nga Lioness
    Qeveria franeze po mundohet te bej dicka per papunesine (problematike per ekonomine e ulet), sidomos papunesine e te rinjve. Kontrata CPE eshte vecse nje hap i vogel qe po ndermerr qeveria, duhet bere akoma me shume ne kete drejtim. Nqs perpjekjet e qeverise bien peng e ketyre "protestave" atehere nuk do kete shume shpresa.

    Sistemi i meritokracise eshte shume i dobet ne France. Ne vend te meritokracise ekziston elitizmi, ose ne pamundesi sigurimi i nje pune "te perjetshme." Puna merret me mik, dhe mbahet "miqesisht" me kontrata sigurimi. Ne France (nuk po flas vetem per te rinjte, por ne te gjitha aspektet) eshte veshtire te pushosh dike nga puna sepse pastaj duhet t'i paguash tre vjet asistence papunesie (90% te rroges se meparshme.)

    Per me teper, nje situate e tille po vret dhe investimet ne France. Shume prej tyre po shkojne ne Angli, apo ne vende te tilla ku nuk ka kaq shume "red-tape" apo byrokraci, apo ligje te tilla proteksioniste ne ekstrem. Ekonomia franceze shikohet si nje ekonomi rrenjesisht kunder kompeticionit komercial, ku mbizoterojne monopelet (EDF, Telekom) dhe ligjet e punes pak a shume pasqyrojne kete realitet.

    Shpresoj qe qeveria mos te perkulet para presioneve, por te vazhdoje reformat me cdo kost.
    Nuk arrij ta kuptoj se si mund te perkrahni nje ligj te tille. Ju kujtoj qe qellimi i ketyre protestave (qe nuk jane vetem studentore!) eshte qe te ndalojne aplikimin e nje ligji qe i mohon çdo te riu nen 26 vjeç (qe ka nenshkruar nje CPE) disa te drejta elementare. Sipas ketij ligji nje PDG ka te drejte qe te pushoje pa asnje justifikim nje te punesuar nen 26 vjeç brenda 2 vjeteve. Gjate kesaj kohe ky i ri nuk ka mundesi qe te marre nje shtepi me qera ose nje kredit nga banka se gjendja e tij ekonomike quhet "précaire" dhe asnje organizem nuk i akordon besim.

    Me vjen keq t'ju zhgenjej, por elitist eshte mendimi juaj si dhe ai i qeverise se De Villepin, qe me kete ligj shkon drejt kerkesave te pronareve te medhenj dhe jo drejt punetoreve te thjeshte (se nuk mundet te bejne te njejten gje me nje kuader!).

    Pastaj a e njihni ju sistemin shkollor ne France? Keni degjuar te flitet per klasat pergatitore per shkollat e medhaja (CPGE)? Ne çfare vendi te botes njihni ju nje sistem qe izolon nxenesit me te mire per te formuar kuadrot me te larte (dhe gjeni aty çdo lloj niveli ekonomik, jo si ne vendet e tjera ku arsimimi prestigjoz i rrezervohet me te pasurve)? Ju siguroj qe egzistojne ne France njerez qe vijne nga familje modeste dhe drejtojne firma te medha, punojne ne qendrat me te medha kerkimore me fame boterore dhe kane arritur ketu me forcat e tyre. Flas keshtu sepse i njoh personalisht dhe se edhe une kam arritur vetem ne saje te merites qe te bej pjese ne ate qe ju e quani elite.

    Prandaj ndryshe nga ju, une shpresoj qe Franca do te vazhdoje te ruaje keto vlera qe e bejne te jete shteti me social ne Europe dhe nese do te duhet nje tjeter maj '68 per kete, le te ndodhe!

  10. #10
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Si shpesh gjate historise perseri Franca ndodhet ne avangarde te mbrojtjes dhe promovimit te vlerave njerezore, shoqerore. Mund te thuhet se Franca eshte nje pjese e rendesishme e ndergjegjes planetare.
    Protestat masive (po marrin pjese edhe puntoret ne 160 qytete tashme) jane nje reaksion kunder hidres aktuale qe njihet me emrin "Globalizem"!
    Kurre (te pakten keto 20 vjetet e ardheshme) francezi, gjermani apo suedezi nuk do te mundin te konkurojne me kinezin apo indianin (meqe punojne me nje rendiment te themi 20% me te larte pp me nje rroge gjithashtu 10 here me te larte).
    Kapitali me fajdexhinjte qe e promovojne do te donin sigurisht i benin dhe francezet krenare te punojne si koleget e tyre ne USA 2-3 pune per nje rroge qeni dhe kjo fillimisht arrihet me eliminimin e minimumit te sigurise ne pune.
    Nje njeri i deshperuar eshte gati te punoje gjithmone me shume per me pak para!
    Bota (e njerezve e jo shushunjat) i kane syte dhe shpresen te kjo pengese ndaj projektit per kthimin e njerzve ne "termite" sipas planit judeo-anglo-sakson!

    Vive la France!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shinasi Rama: Ju rrëfej kujtimet e mia mbi lëvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  2. Tifozat e Francës!
    Nga Juventini në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 09-07-2006, 22:16
  3. Filmat Qe kane bere Historine e Kinemase
    Nga autori në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 15-07-2005, 15:17
  4. TOP10 i kinematogarfise boterore
    Nga autori në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 15-06-2005, 10:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •