Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 21
  1. #1
    Perjashtuar Maska e eVerteta
    Anėtarėsuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    ForumKatolik.com
    Postime
    54

    Ortodoksia dhe Ekumenizmi: Zhvillimi i Ortodoksisė

    ORTODOKSIA DHE EKUMENIZMI


    nga Don Albert Jakaj, Prishtinė

    Zhvillimi i Ortodoksisė

    Edhe pse Kisha Ortodokse ka shumė Kisha autoqefale (tė pavarura), tė cilat thirren ortodokse, por nė tė vėrtetė bėhet fjalė pėr njė Kishė ortodokse.
    Secila Kishė ortodokse e pavarur e konsideron vetėn si pjesė e Kishės sė pėrbashkėt. Nė vitin 2004 mbi 6. miliardė banorė nė mbarė botėn: 150 milion janė ortodoks ose 3.8 pėrqind.
    Kėtė emėr e ka fituar kjo Kishė e Lindjes gjatė debateve kristologjike, kur duke luftuar pėr fenė e vėrtetė ka mbetur besnike drejt tė lavdėruarit tė Zotit. Kisha ortodokse thirret edhe e ‘lindjes’, ‘bizantine’, ndersa ndėr popujt sllavė ‘pravoslavna’. Termi grek ‘orthodoxos’ ose ‘orthodoxia’, ėshtė e pėrbėrė nga ‘orthos’ qė do tė thotė i drejtė dhe ‘doxa’ qė do tė thotė mendim, doktrinė, mėsim: pra mėsim i drejtė.
    Sllavėt e kanė pėrkthyer gabimisht ‘pravoslavan’, nė vend tė ‘pravovjeren’. Kjo shprehje ka mbetur deri nė ditėt tona nė Kishėn e lindjes ose orthodoxia, e ndarė nga Kisha romako-katolike nė vitin 1054. Shkrimtarėt e krishtėrimit tė hershėm pėr ortodoksė i kanė kuptuar besimtarėt qė e kanė besimin e drejtė, ndėrsa herėtikėt ata qė e kanė pasur besimin e gabueshėm, sidomos pas Koncilit tė Kalcedonit (451). Sipas mendimit tė teologėve ortodoksė doktrina e krishterė pėrfundoi me Koncilin e II tė Niceut nė vitin 787, kur mbretėresha Teodora dhe Patriku Metodije kanė zhdukur herezinė e ikonoklazimit (ikonoklastėt ishin herėtik, sepse ndalonin nderimin e figurave dhe truporėve tė shenjtėrve). Prandaj sipas Kishės ortodokse ‘ortodoxia’ (besimi i drejtė) ėshtė gjithė ajo qė nė 7. Koncilet e para ėshtė vendosur nė lidhje me fenė dhe moralin e krishterė. Kėtė kuptim e pranon edhe Kisha Romanokatolike duke pranuar mėsime dhe vendime tė Koncileve tė pėrmedura si tė pėrbashkėta (ekumenike).
    Mendimitari dhe besimtari i njohur rus Vladimir Solovjev kėtė gjė e shėnon si triumfin e papatit’. Edhe papėt pėrdorin kėtė fjalė, kėshtu Gjoni VIII-tė lavdėron apostujt sllav shėn Ēirilin dhe Metodin, duke thėnė se mėsimi i tyre ishte ortodoks, kuptohet nė pajmtim me mėsimin e fesė katolike. Shi kėshtu fjalėn ‘ortodoks’ e kuptonin edhe nxėnėsit dhe pasardhėsit e tyre.
    Mirėpo shprehja ‘ortodokse’ pėrdoret edhe nė pozitė me katolicizmin gjatė sundimit tė Patrikut tė Konstantinopojės Cerulari, i cili e ndau Kishėn e Lindjes nga ajo e Perėndimit. Nė kohėn e tij filloi ndikimi i Bizantit mbi tė krishterėt e Rusisė dhe tė Bullgarisė, si dhe zhdukja e ēdo gjėje qė ishtė latine. Cerulari i akuzoi ‘latinėt’ me 22 herezi, gjė qė jehoi edhe nė Rusi. Kėshtu Georgi, metropolit i Rusisė, i cili erdhi nė Rusi nė vitin 1072 akuzon ‘latinėt’ se pasi qė gjatė koncilave tė parė ishin ortodoks, ndėrsa mė vonė ranė nė herezi tė ndryshme, biles edhe tė izraelitėve. Pėrveē tė tjerash ai pėrmend edhe kėto: se nė ditė kremtojnė disa herė Meshėn shenjte, se kanė shumė eltera nė shumė kisha, se nuk nderojnė ikonat (figurat shenjte, se elterin e kanė nė tė njėjtin nivel tė sipėrfaqes sė kishės e jo pak mė lart… etj). Prandaj iu ndalojnė besimtarėve tė vet pjesėmarrjen nė Meshėn Shenjte tė latinėve si dhe kungimin. Metropoliti i Kijevės Nicefori )1104-1121) thotė se latinėt kanė apostatuta (janė larguar nga Kisha) me pranimin e gjermanėve nė Kishėn Katolike. Nė fund edhe mohon edhe vlerėn e pagėzimit tė Kishės Katolike, prandaj ndalojnė besimtarėve ortodoksė qė tė shoqėrohen mė ‘latinėt’, biles as ti pėrshendesin ata.
    Shenjti Sava (ose Saba), themeluesi i Kishės Ortodokse serbe, pranon Papėn si mbikqyrės i sė vėrtetės, edhe mbretėrit serbė, deri tė Dushan Silini, kanė qenė nė lidhje tė ngushta me Papėn dhe kurorat mbretėrore i kanė marrė nga legatėt e Papės. Kryetarėt e Kishės ortodokse kanė urdhėruar se s’duhet pasur asnjė lloj kontakti me katolikėt, tė cilėt i kanė quajtur latinė dhe kjo nuk ishte nė frymėn e Ēirilit dhe Metodit, tė cilėt gjithėnjė janė kėshilluar me Papėt dhe me leje tė tyre kanė shpikur alfabetin ēirilica dhe kanė pėrkthyer libra liturgjik dhe kishtare nė gjuhėn sllave. Ortodoksėt rusė nuk kanė dalluar dogmėn (tė vėrtetėn e zbuluar nga Zoti) nga riti, dhe nė kėtė mėnyrė i kanė shumėzuar gjoja ‘herėzitė’ e katolikėve.
    Ortodoksėt zhvilluan kundėr latinėve polemika tė ashpra, qė prej shekullit XI-tė deri nė shekullin XIII-tė, mė vonė u pėrpunuan tekste pėr t’i pėrhapur ndėr besimtarė tė tyre dhe gjetiu nė botė. Shkrimet kundėr latinėve u pėrhapėnh nga Konstantinopoja dhe nga manastirėt ortodokse ne Malin shenjtė Athos dhe nėpėr Ballkan. Gjatė shekullit XIV-tė nė Malin e shenjtė Athos u formua njė rrymė e re teologjike me emrin: HIZIHAZAM. Hezihazistet zhvillonin njė jetė tipike pėr krishterimin oriental me devocione tė ndryshme kontemplative dhe mistike. Mė i dalluari ndėr ta ishte Gregor Palamas (1269-1359), pre te cilit edhe e mori emrin ‘palamizėm’. Pas shumė sinodeve tė mbajtura, hizihazmi nė vitin 1351 zyrtarisht ėshtė shpallur se ėshtė doktrinė e drejtė nė Kishėn Ortodokse, ndėrsa kundėrshtarėt e tyre ishin simpatizues tė Romės dhe tė katolicizmit. Fitorja e ‘palamizmit’ ishte edhe fitore ndaj katolikėve dhe ndaj simpatizuesve tė tyre.
    Kur Mali i shenjtė Athos kėrcenohet nga turqit, rregulltarėt ortodoksė fshihen ne Parori, ku edhe lindi mendimi pėr korrigjimin e librave kishtar si dhe pėrkthimi i tyre, gjoja janė nė kundėrshtim me dogmat e tyre. Ēdo gjė qė nuk ishte sipas pėlqimit tė hezihazmit ėshtė larguar nga libri. Pėr pėrmirėsimin e librave kishtare u pėrdor gjuha ruse e plotėsuar edhe me gjuhė tjera sllave, me shumė neologjizma dhe fjalė tė reja. Mungesa e pėrkthimeve ishte metoda e tė pėrkthyerit fjalė pėr fjalė e jo sipas kuptimit tė fjalėve.
    Nė vitin 1438-1439 u mbajt Koncili i pėrgjithshėm nė Firence. Nė kėtė Koncil ėshtė rivendosur pėrsėri bashkimi i Kishės Ortodokse me atė Katolike. Kisha Ortodokse Ruse ishte e pranishme nė krye me metropolitin Izidorin nga Kieva, por mė vonė u deklarua si njė hap i gabueshėm i Bizantit dhe dėshtim i ortodoksisė. Pas rėnies sė Konstantinopojės (Stambolli i sotėm) nė duart e turqve me 1543, nė Rusi dominonte mendimi se ky ishte dėnim prej Hyjit, pėr shkak tė bashkimit tė Kishės Ortodokse me Kishėn Katolike. Mirėpo kur ortodoksėt bizantin kur panė rrezikun qė iu kanoste Konstantinopojės nga turqit, iu bashkuan Romės, duke shpresuar nė ndihma financiare e jo pėr bashkim fetar dhe ekumenik. Pas rėnies sė Stambollit nė duar tė turqve mė afėr kishin ‘sulltanin se Papėn’, ndėrsa Moska ka konsideruar vetėn si Roma e tretė pas Romės sė dytė (Konstantinopojės). Moska njėkohėsisht konsideronte vetėn porsi rojtare tė ortodoksisė dhe pėrhapi idenė se jashta ortodoksisė nuk ka shėlbim.
    Nė tjetėr anė Kisha Katolike (qė nė gjuhėn greke do tė thotė e gjithmbarshme, e pėrgjithshme... per mbarė botėn) nė krye me Papėn ka qendrėn nė Romė, nė vend ku u martirizua dhe u varros kryeapostulli Pjetri, nė Vatikan. Sot, po nė kėtė vend gjindet Bazilika mė madhėshtore nė botė, ku Papa kremton Meshėn Shenjte dhe nga ballkoni dėrgon bekimin ‘Urbi et Orbi’ (Qyteti i Romės dhe botės) si zėvėndes i Shėn Pjetrit dhe mėkėmbės i Krishtit.

    vijon

  2. #2
    Perjashtuar Maska e eVerteta
    Anėtarėsuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    ForumKatolik.com
    Postime
    54
    Dialogu ekumenik ndėrmjet Ortodoksve dhe katolikėve


    ‘Ku ėshtė mėkati, aty ėshtė edhe skizma (ndarja)’ thote Origjeni , njė ndėr Etėrit e Kishės. Karl Barth, teolog protestant, i ka dhėnė tė drejtė Origjenit, poashtu edhe Hans Urs Von Balthasar: shkaku i ndarjes sė Kishave ėshtė mėkati. Mos mė pyetni se i kujt ėshtė faji, i njėrės apo i tjetrės anė. Sido qoftė pėr kėtė ndarje mė shumė kanė luajtur rol faktorė politik dhe religjioz.
    Teologjia ekumenike thotė se Kishat e ndara nga bashkėsia e Kishės romake nuk janė tė ndara nga Kisha e Krishtit, e cila ėshtė e pandashme. Edhe nė kėto Kisha poashtu ka elemente tė shenjtėrimit dhe tė sė vėrtetės, ēka edhe ėshtė cilėsia e Kishės sė Krishtit dhe jehona e zėrit tė Shpirtit Shenjt, i cili ndikon dhe thėrret nė bashkim tė gjithė bijtė e Zotit (krah. Unitatis Redintegratio, nr. 3).
    Protagonisti i ndarjes sė Kishės Ortodokse ka qenė Patriarku grek Mikel Cerulari (Konstantinopojė), ndėrsa nė anėn katolike ka qenė kardinali Umberto de Silva Candida, kryetar i delegacionit tė Romės. Kjo datė e dhimbshme, ka qenė me 16 korrik 1054, gjatė njė ceremonie solemne nė Kishėn Shėn Sofia nė Konstantinopojė. Atėherė delegatėt e Papės kanė vėnė mbi altar vendimin e pėrjashtimit nga Kisha katolike tė Mikel Celularit dhe kur dolėn nga Kisha shkundėn pluhurin nga kėpucėt e tyre, gjoja siē kėshillon Ungjilli. Sjellja e legatėve tė Papės nuk ishte aq e matur edhe pse shumė patriarkė eretikė, edhe nė tė kaluarėn ishin tė pėrjashtuar nga Kisha e cila ishte akoma njė e vetme, pra Kisha e Lindjes dhe e Perėndimit. Patriarku Cerulari i hidhėruar, reagoi menjėherė dhe i pėrfitoi pėr vete peshkopėt, murgjit dhe popullin. Qysh atėherė Patriarkėt e Konstantinopojės i kundėrshtuan Romės dhe Papės, gjė qė gėzonin pėrkrahje edhe te mbretėria bizantine. Nė ndarje kanė ndikuar dallimi i gjuhėve (greke-latine), poashtu edhe i kulturės, njėkohėsisht bėhet fjalė pėr ballafaqim tė dy mentaliteteve tė ndryshme: latin dhe grek. Do tė shtonim se ekzistojnė dallime edhe nė teologji dhe nė liturgji (riti latin dhe riti grek). Do tė pėrmendet edhe situata politike. Perandoria Romake e Perėndimit nga dyndjet e barėbarėve, pra tė popujve tė pacivilizuar, qė sulmonin Perandorinė Romake nga Europėn veriore do tė bie. Ndėrsa Perandoria Romake e Lindjes, me qendėr nė Konstantinopojė (e cila ėshtė quajtur edhe ‘Roma e dytė’), reziston deri nė shekullin XI-tė, kur do tė bie pėrfundimisht nėn turqit. Patariarku i Konstantinopojės mė vonė do tė marrė titullin ‘ekumenik’, qė do tė thotė ‘i pėrgjithshėm’ dhe ushtronte juridiksion mbi tė gjithė ortodoksėt e ritit oriental. Mirėpo do tė kthehemi nė vitin 867, kur filloi ndarja ndėrmjėt Kishave, konkretisht nė kohėn e priftit Foci, i cili njėkohėsisht ishte edhe funksionar i lartė i gardės sė Perandorit biznain, humanist i madh, studiues me kulturė tė gjerė dhe teolog shumė i zgjuar. E shuguruan Patriark, edhe akoma ishte gjallė Patriarku i mėparshėm Injaci. Pikėrisht pėr ketė arsye, pra pėr kėtė parregullsi, Papa Nikolla I nuk pranoi zgjedhjen e tij, por Foci pothuajse pėr shkak tė ‘ēėshtjes bullgare’, insistoi nė juridiksionin e tij mbi Bullgarinė. Foci me dinakėri ua pėrshkroi kėtė ndeshje me Papėn, jo si arsye politike dhe prestigj, por si arsye teologjike, duke kundėrshtuar doktrinėn dhe mėsimin e krishterė mbi tė vėrtetėn e sė Shenjtėrueshmes Trini, duke pėrjashtuar nga ‘Besoj’ shprehjen e famshme ‘Filoque’, qė do tė thotė se Shpirti Shenjt rrjedh nga Ati dhe nga Biri, ndėrsa ortodoksėt thonė se Shpirti Shenjt rrjedh Ati nėpėr Birin. Pastaj edhe i kundėrshtonin celibatin, do tė thotė se ua lejonin martesėn diakonave (para se te shugurohen meshtar). Poashtu kishte disa dallime ndėrmjet riteve greke dhe latine. Me gjithė kėto dallime, mund tė themi me plotė bindje se nuk ishin vendimtare pėr largim, por mos pranimi i Papės si udhėheqės shpirtėror i mbarė Kishės, pra porsi pasardhės i apostullit Pjetėr, tė cilin Jezu Krishti e shpalli tė parin nė Kishėn e tij: “Ti je Pjetėr – shkėmb dhe mbi kėtė shkėmb do ta ndertoj Kishėn time!’ Sidoqoftė Foci kishte sukses nė Lindje.
    Mirėpo mė vonė, nė kohėn e mbretėrimit tė Mbretėreshės Irene dhe tė Papėve Gregori III dhe tė Adrianit I, pėrseri u qetėsua situata dhe mbretėroi harmonia.
    Dy shekuj mė vonė, nė vitin 1054, si thamė mė lartė Cerulari u ngrit kundėr Kishės romake me disa arsye jo thelbėsore, siē ishin kundėrshtimi i pėrdorimit tė bukės sė pabrume nė Meshė pėr shugurim, sepse ajo gjoja kujton dhe i pėrngjan trupit pa shpirt. Delegati i Kishės romake Umberto qortoi disa ceremoni nė disciplinėn dhe jetėn e Kishė ortodokse, siē ishte shugurimi pėr meshtar i tė martuarve.
    Mbreti bizantin ishte i gatshėm qė tė ndėrmjetėsoi nė pajtimin me Kishėn romake, por ishte nė luftė me Saracenėt, ndėrsa Papa ishte nė luftė me Normanėt. Nė kėtė situatė mosmarrėveshja e paarsyeshme dhe mungesa e mirėkuptimit shkaktuan ndarjen pėrfundimtare tė tė dy Kishave. Tė dyja pėrjashtuan njėra-tjetrėn dhe nė kėtė mėnyrė jetuan tė dy Kishat mė ‘anatema’ dhe tė pėrjashtuara deri sa u hap Koncili i II-tė i Vatikanit, me rastin e tė cilit dy persona historik: Papa Pali VI-tė dhe Patriarku Atenagora anulojnė pėrjashtimin dhe skomunikimin e ndėrsjellė. Qė nga ky moment, tė dy Kishat kėrkojnė mėnyra afrimi dhe bashkimi, edhe pse me hapa tė ngadaltė, sipas dėshirės sė themeluesit Jezu Krishtit Zot. Nė ketė drejtim bėhen pėrpjekje tė ndryshme, vizita, takime, diskutime tė pėrbashkėta dhe Komisione tė formuara pėr kėtė qėllim dhe teologė, meshtarėt, ipeshkvinjtė... janė tė pėrfshirė nė ketė lėvizje ekumenike. Kjo Lėvizje do tė marrė hov pas vitit 1980, kur u takuan Papa Gjon Pali II-tė dhe Patriarku Dimitros I-tė. Patjetėr se gjatė rrugės do tė ndeshemi nė vėshtirėsi, sepse ende janė pengesa tė mėdha, si psh. Kisha Ortodokse nuk pranon asnjė vendim apo shpallje dogmash qė i bėri Kisha Katolike e Romės, qė nga momenti i ndarjes me Kishėn Ortodokse. Nė kėtė mėnyrė ata nuk pranojnė dogmėn e Zonjės sė Papėrlyer, as dogmėn e Tė ngjiturit nė qiell me trup e shpirt dhe mbi tė gjitha nuk pranojnė primatin e Papės, qė do tė thotė se ėshtė i pari i Kishės dhe kur mėson si pasardhės i Krishtit, nuk mund tė gabojė.

  3. #3
    Perjashtuar Maska e eVerteta
    Anėtarėsuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    ForumKatolik.com
    Postime
    54
    Situata e sotme


    Me Konēilin e Vatikanit II-tė, Kisha Katolike lė pas dore metodėn apolegjetike (tė mbrojtjes sė vėrtetave katolike) nė lidhje me Kisha tė krishtera tė ndara dhe pėrtėrin dialogun. Ėshtė njė vizion largpamės i ekumenizmit (pėr bashkimin e Kishave), fakti i vizionit dinamik mbi pėrgjithėsinė e Kishės, pėr tė rivendosur bashkimin nė bashkėpunimin me tė tėrė Kishat (Ekumenizmi me kryetarė) dhe kontribut i gjithė besimtarėve (ekumenizėm i bazės). Ekumenizmi i kryetarėve tė Kishave ndėrmjet hierarkisė katolike dhe ortodokse ka pėrparuar shumė me Komisionin e pėrzier internacional. Si e pėrmendėm mė lart, tė ortodoksėve dhe katolikve, pėr dialog teologjik, dhe ka mbajtur 6. mbledhje plenare nė vende tė ndryshme tė botės. Diskutohet ndėrmjet teologėve dhe ekspertėve tė tė dy anėve mbi pikat teologjike, qė na bashkojnė dhe mbi ato qė na ndajnė. Rezultatet qė janė nxjerrė na bėjnė me dije se rruga e bashkimit ėshtė e vėshtirė dhe do shumė kohė, ajo ėshtė si njė rrugė kodrinore me pengesa, edhe pse nė mbledhjen VI-tė nė qytetin Bari tė Italisė ėshtė aprovuar dokumenti: mbi, mbi Sakramente dhe mbi njėsi tė Kishės. Kjo mbledhje ka qenė nė qershor tė vitit 1987. Teksti i aprovuar ėshtė nėnshkruar nga ana katolike nga dominikani Jean M.R. Tillard nga Kanada.
    Dialogu teologjik vijon me pengesa tė pashmangshme nga ana e ortodoksve, sepse nuk ka njė bisedues tė sigurt, pasi qė ortodoksėt dallohen shumė njėri prej tjetrit ose njė Kishė ortodokse nga tjetra, si psh. Kisha ortodokse nga ajo ruse.
    Ortodoksėt i kritikojnė katolikėt se janė tepėr tė bindur se janė tė pagabueshėm dhe nuk kanė kuptim objektiv pėr vėshtirėsitė, qė e mundojnė botėn ortodokse. Njė prelat ortodoks, arqipeshkvi i Australisė Irene ka thėnė: ‘Dallimi ndėrmjet Kishės Katolike dhe Ortodokse qėndron nė tezėn qė e pėrfill Kisha Katolike: pranimi i primatit dhe i pagabueshmėrisė sė Papės kur ai mėson nga katedra si kryetar i Kishės.’
    Sipas kėtij prelati kjo ėshtė njė humnerė e vogėl, qė ndan ortodoksėt dhe katolikėt, ndėrsa ne katolikėve na duket shumė e madhe.
    Ekumenizmi i bazės ėshtė rryma qė galvanizon Kishėn vendase rreth situatės sė ndarjes sė Kishave, kėshtu qė i bėn tė vetdijshėm, se udha e vėrtetė pėr t’u bashkuar Kishat nuk ėshtė bashkimi me Kishėn e Romės, as kthimi nė njė Kishė tjetėr, por qė tė gjitha Kishat tė kthehen drejt Krishtit, siē ka dėshiruar edhe vet Ai, pra Kishėn e bashkuar. Me shumė interesim pėr ekumenizėm gjendet nė ‘diasporė’ (ku janė katolikėt pakica, ndėrsa shumica ortodoksėt) dhe nė ‘kufij’ ku janė afėr ortodoksėt dhe katolikėt. Nė pėrgjithėsi bashkėsitė katolike ku janė indiferente dhe tė painformuara mbi ekumenizmin, ndėrsa bashkėsitė ortodokse presin dhe janė skeptike e publikisht kundėr ekumenizmit.
    Vėshtirėsitė nė dialogun ekumenik janė disa:
    1. Frymėzimi nacionalist qė i pėrfshin Kishat Ortodokse. Grekėt i mbajnė nė mend dėmet qė iu kanė bėrė latinėt nė shumė shekuj tė sundimit. Ortodoksėt edhe kanė frikė se mund tė asimilohen nga latinėt tė cilėt pėrbėjnė njė Kishė monolite, multinacionale, efikase, kurse ēdo Kishė ortodokse krenohet se ka autoqefalin (pavarėsinė) e vet.
    2. Problemi i ekumenizmit janė edhe ‘uniatėt’ dhe Kishat tjera tė Lindjes, qė s’kanė kėputur lidhjen mė Romėn, por me tė janė tė bashkuar dhe njohin primatin e Papės dhe pagabueshmėrinė kur mėson ‘ex cathedra’, si kryetar i Kishės. Pėr ortodoksėt uniatė janė ‘tradhėtarėt’ e ortodoksisė. Nga kjo Kishat ortodokse pikėrisht i kundėrshtojnė rrymės ekumenike, se mendojnė qė Roma do t’i bashkėngjisė Kishat ortodokse dhe do t’i bėjė uniate, kėshtu qė poshtėrohet autoqefalia ortodokse dhe e ipeshkvijve ortodoksė.
    3. Ortodoksėt i akuzojnė katolikėt pėr proselitizėm (proselit tė popullit tė Izraelit ishin fanatikė tė fesė sė tyre). Pėr proselitizėm mė shumė akuzojnė katolikėt, qė janė nė ‘diasporė’, nė vendet ortodokse. Disa Kisha ortodokse theksojnė se ku gjenden katolikėt nė mes tyre ndikojnė nė ortodoksėt qė tė vijojnė liturgjinė, katekizmin, bashkėsinė e rite tė tjera. Kishat ortodokse nuk u pėrgjigjin nevojave tė besimtarėve tė vet nė lėminė e katekezės dhe tė liturgjisė, sepse ende pėrdorin gjuhėt origjinale greke, sllave tė vjetėr etj., tė cilėt popullit mė nuk i kupton. Para kėsaj situate kishte qenė mė mirė qė tė bėhet njė program i pėrbashkėt pėr katekezė, pėrgatitje tė sakramenteve dhe i shpjegimeve tė riteve. Nė shumė raste kjo nuk realizohet, pėr shkak se nuk ka pėrgjigje nga ana e ortodoksve. Ortodoksėt ēdo program tė pėrbashkėt e konsiderojnė si proselitizėm nga ana e katolikėve ndaj ortodoksėve.
    Shpresa ėshtė se dialogu do tė vazhdojė dhe ai do tė jetė i dukshėm, i vėrtetė, i pėrjetuar me dashuri tė vėrtetė, me mundime dhe urata tė pėrbashkėta pėr shėlbimin e botės. Kėshtu u hap edhe asamblea e Bazilesė nė Zvicėr, si mbledhje e Provanisė sė Zotit dhe kėtu ka triumfuar ekumenizmi nė njė kuptim vėrtetė tė krishterė. Nė dokumentin e fundit mbledhja ka theksuar ndarjet ekzistuese tė Kishave pėr shkak tė mungesės sė shpresės reciproke ose tė armiqėsisė nė marrėdhėnie nė mes tė Kishave. Asamblea ekumenike e Bazilesė na mėson se ekumenizmi do tė pėrfshijė: famullitė, ipeshkvit, rregulltarėt dhe rregulltaret.. etj., kėshtu qė mė shumė do tė bashkohen nė favor tė njeriut, se sa nė diskutime teologjike mbi ēka na ndan. At Pierro Gheddo, misionar, i cili po ashtu mori pjesė nė kėtė mbledhje, ka shkruar pėr atė mbledhje: ‘Pas shekujve, qė jemi ndarė mbi Zotin, na vjen dėshira thuajse tė provojmė pak tė bashkohemi mbi njeriun dhe mbi problemet e njeriut’.
    Fraza e Enciklikės (qarkores) papnore “Redemtor hominis” (Shpėrblyesi i njeriut) thotė: ‘Njeriu ėshtė i pari dhe themeli i Kishės’, kjo thėnie ka njė domethėnie shumė tė thellė. Ka njė vlerė edhe nė fushėn ekumenike. Bashkimi i Kishave ndoshta do tė vijė kur tė kuptojmė vlerat e ndryshme tė ēdo Kishe. Bashkimi, sikurse edhe feja, ėshtė njė hir ose dhuratė e Zotit, qė do tė na japė, por na duhet tė njohim hirin e Zotit e tė bashkėpunojmė si njėra palė, poashtu dhe tjetra. Pėr ketė arsye edhe duhet lutur pėr kėtė hir tė Zotit.
    Ēdo vit prej 18 deri me 25 janar nė mbarė botėn bėhen ‘Lutjet pėr bashkimin e tė krishterėve’.

  4. #4
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    ‘Ku ėshtė mėkati, aty ėshtė edhe skizma (ndarja)’ thote Origjeni , njė ndėr Etėrit e Kishės.
    Nuk dua te nderhyj ne teme por Origjeni nuk pranohet si At i Kishes (as nga ortodokset as nga katoliket). Origjeni ishte heretik dhe vetem disa vepra te tij pranohen (si psh. Katalogu i librave te Dhjates se Re).

  5. #5
    Perjashtuar Maska e eVerteta
    Anėtarėsuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    ForumKatolik.com
    Postime
    54
    Citim Postuar mė parė nga Tannhauser
    Nuk dua te nderhyj ne teme por Origjeni nuk pranohet si At i Kishes (as nga ortodokset as nga katoliket). Origjeni ishte heretik dhe vetem disa vepra te tij pranohen (si psh. Katalogu i librave te Dhjates se Re).
    Kush jane Eterit e Kishes?

    Eshte nje titull qe prej shek. IV, qe Kisha iu atribuon disa shkrimtareve/autoreve qe shkruajne me permbajtje fetare, qe mesimi dhe doktrina e tyre jane ne perputhje te plote me Traditen dhe Fene e Kishes. Pra me nje fjale njerez te frymezuar nga Shpirti Shenjt.

    Kemi Eterit Apostolik (Shen Klementi, Shen Barnaba, Shen Injaci i Antiokise, Bariu i Ermes dhe shen Polikarpi); Eterit e Shkretetires: Shen Evagri; ndersa Eterit e Kishes jane: Shen Augustini, Shen Ambrozi, Klementi i Aleksandrise, Shen Benedikti, Shen Anselmi, Shen Cirili, Shen Gjon Gojarti, Shen Justini, Shen Gregori i Nises, Shen Luani i Madh, Origjeni, Tertuliani, Cirili i Aleksandrise, Shen Bazili, Atenagora e Athines dhe Rufini i Aquileas.

  6. #6
    Perjashtuar Maska e eVerteta
    Anėtarėsuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    ForumKatolik.com
    Postime
    54
    Historia e ndarjes ndermjet Kishes bizantine me Kishen e Ritit romak

    nga Don Albert Jakaj, Prishtinė - Zllakuqan

    Nese si date zyrtare e "skizmes" (ndarjes) ndermjet Kishes lindore me ate perendimore shenohet viti 1054, historianet kete e quajne thjeshtesim i gjerave, sepse ndarja ndermjet kishave ka si origjine shume kohe me pare se kjo date simbolike.
    Me 11 maj te vitit 330 Konstantini ne ngushticen e Bosforit themeloi kryeqytetin e Perandorise romake te lindjes. Ne shenje nderi dhe respekti ndaj Mbretit ky qytetet morri emrin e tij, pra Konstantinopoja. Me vone do te fitoje edhe titullin e nderit "Roma e Re" dhe se shpejti do t'i shtohen edhe privilegjet e tjera qe gezonte Roma e lashte dhe do te behet qytet Metropol per mbare pjesen lindore te Europes. Kundershtimi dhe xhelozia nga Roma antike ishte normale per qytetin dhe kjo xhelozi ze fill qe nga themelimi i Romes lindore. Ne aspektin fetar e kishtar fillimisht Konstantinopoja nuk ishte shume e rendesishme, por vetem duke filluar nga data 315 qyteti i lashte Bizanci (mendohet se mbi kete qyteze eshte themeluar Konstantinopoja), do te jete serli Ipeshkvore.
    Konstantinopoja nuk ka qene themeluar nga asnje Apostull dhe nuk mund te deshmonte asnje varr te ndonje apostulli qe te kete qene varrosur brenda mureve te saj. Pra shihet qarte se Konstantinopoja nuk kishte nivelin e selise Apostolike, sic kishte Roma, Aleksandria, Antiokia, Jerusalemi dhe ne kete menyre nuk mund te konsiderohej si mbrojtese e ortodoksise se fese se krishtere. Nga ana tjeter te gjithe Mbreterit lindor qendronin ne Konstantinopoje dhe luanin nje rol vendimtar brenda Kishes, me shume se mbreterit ne Perendim. Perandoret thirrnin dhe hapnin solemnisht Koncilet dhe udhehiqnin ato, poashtu jane mbrojtes dhe administrator te Kishes. Bashkimi i Kishes dhe bashkimi i pushtetit te Mbretit kushtezonin njera-tjetren ne menyre reciproke.
    Perandori i krishtere konsiderohej si mbikqyres i bashkimit te Kishes dhe mbrojtes i ortodoksise se fese se krishtere, pra me pushtetin e tij te dhuruar nga Hyji mbreteronte ne Kishe dhe emronte ipeshkvinjte.
    Ne kete kontekst ne Konstantinopje lind legjenda e shen Andrese, ku flitet se Apostulli Andre ka predikuar ungjillin dhe Bizanc (Konstantinopoja e lashte) dhe ka themeluar ne kete qytet nje seli Ipeshkvore. Sipas deshmise se Shkrimit Shenjt Andrea ka qene i thirrur nga Jezusi per te ushtruar sherbesen e tij apostolike me pare se vellai i tij Pjetri, duke lexuar Shkrimin Shenjt ne kete optike do te interpretojne se selia apostolike e Konstantinopojes mund te pretendonte "primatin" (paresine) ne mbare boten e krishtere.
    Nga ana juridike ky pretendim do te konkretizohet ne Koncilin e Konstantinopojes ne vitin 381 (ne kanonin e trete shkruan keshtu: "ipeshkvi i Konstantinopojes ka primat nderi, pas ipeshkvit te Romes, ne fakt ky qytet eshte Roma e Re").
    Roma kundershton kete pretendim, sepse nuk bazohej aspak ne Shkrimin Shenjt, por kishte qellime politike dhe strategjike ne lindje te Europes. Konstantinopoja kishte si qellim nenshtrimin e selive te tjera te lashta Apostolike: Antiokia, Aleksandria dhe Jersualemi, keshtu qe Konstantinopoja nuk eshte e vetdijshme per paresine qe do te gezoje ne aspektin politik. Ne te vertete qyteti nderohet nga prania e Perandorit dhe Senatit, ne kete menyre gezon privilegjet e njejta te Romes se lashte edhe ne aspektin kishtar dhe jo vetem ne aspektin politik.
    Jo vetem kundershtimet e Romes, por edhe vendimet e Koncilit te Konstantinopojes dhe Kalcedonies hidhen poshte. Ne kete menyre selia ipeshkvore e Konstantinopojes merr titullin "Patriarkat Ekumenik" dhe sipas shume historianeve dhe studiuesve Patriarku i kesaj selie do te pretendoi te ushtroje ndikimin e tij ne mbare boten e krishtere, pra shihet qarte se behet fjale per nje konkurrence ndaj Romes.
    Fillon procesi i largimit te Konstantinopojes ndaj Romes dhe ky largim eshte gjithnje ne rritje, megjithate duhet te themi se ky largim eshte fryt i qellimeve politike, kulturore dhe fetare.
    Ne Koncilin e Kalcedonies ipeshkvi i Romes Feliēe II (483-492) nxorri nje dekret ckisherimi per Patriarkun Akaēi te Konstantinopojes, sepse behej fjale per nje formule te dyshimte monofiziste mbi fene e krishtere. Pas ketij gjesti Akaēi eliminon emrin e ipeshkvit te Romes ne lutjet e besimtareve dhe ne kete menyre thyhen marredheniet me Romen. Patriarket e Antiokise dhe Aleksandrise ndjekin shembullin e tij, keshtu qe kemi ndarjen e pare ndermjet Kishave qe zgjat deri ne vitin 519.
    Kishat e lindjes ne kete periudhe kohore ndjenin veten shume superior ndaj Kishes se Perendimit, jo vetem se ne lindje flitej gjuha e Beselidhjes se Re, pra greqishtja, por konsiderojne Perendimin sikur kane thyer origjinen me fene e krishtere, sepse ne kete periudhe kemi ardhjen dhe sundimin e barbareve ne pjesen me te madhe te Perendimit.
    Literatura latine ne lindje nuk mirret ne konsiderim fare (si psh. shen Agustini...), edhe pse ne Rome gjuha greke flitet si gjuhe e dyte (pas latinishtes). Se bashku me kulturen e kultin edhe menyra e jeteses zhvilloheshin ne menyre te pavarur. Kalendari kishtar dhe liturgjik, festat, dita e agjerimit... te lindjes dhe perendimit nuk perputheshin, poashtu edhe qe nga vendosja e ligjit te Celibatit ne Kishen e Perendimit, do te ndryshojne edhe veshja dhe menyra e jeteses e klerit kishtar.
    Mbreti i mbreterise se lindjes arriti te shtrinte ndikimin e tij ne Italine e Jugut, atehere Papet kerkuan ndihme nga franket. Ne vitin 800 Papa Leoni III-te kurorezon mbret Karlin e Madh, kjo ngjarje konsiderohet nga Konstantinopoja si veper tradhetie nga ana e mbretit.

    (vijon)

  7. #7
    Perjashtuar Maska e eVerteta
    Anėtarėsuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    ForumKatolik.com
    Postime
    54
    Fjala skize shenon nje ndarje te krishtereve ne dy trupa, shkaku i se ciles nuk eshte doktrinore. Skizma me e rendesishme ne historine e Kishes se krishtere eshte ajo midis dy Kishave te Kostantinopolit dhe Romes, nganjehere e quajtur skizma lindje - perendim. Kisha Romake thote se kishat e krishtera duhet te drejtohen nga Ipeshkvinjte e botes, duke vepruar ne menyre kolegjiale, e mbi keta Papa (Ipeshkvi i Romes) qe kryeson. Kisha e Konstantinopolit mendonte se pese qendrat e lashta te krishterimit kishin autoritet te barabarte: Jerusalemi, Antiokia, Roma, Aleksandria dhe Kostantinopoli.

    Edhe pse ekzistonin pikepamje te ndryshme mbi autoritetin e Kishes, te krishteret e lindjes e te perendimit qendruan te bashkuar deri ne shekullin IX, kur ndodhi prishja e pare ne kohen e Patriarkut te Kostantinopolit Foc-it. Ne shekujt qe vijojne, Kishat u pajtuan ne disa periudha kohore, megjithate skizma ngrinte krye perseri. Prishja e fundit midisi Konstantinopolit dhe Romes ndodhi ne vitin 1045. Edhe pse skizmat e shkaktuan kryesisht faktor politik, u fut nje element doktrinor ne perdorimin e fjales filoque (e prej Birit) ne lutjen Besoj (Credo). Te krishteret katolik dhe protestant e perdorin fjalen per te treguar besimin ne Shpirtin Shenjt, qe rrjedhe nga Hyji Ate dhe nga Biri. Ndersa Ortodokset duke ndjekur formulimin origjinal, nuk e perdorin fjalen (e nga Biri), duke thene se Shpirtin Shenjt e ka derguar Hyji Ate. Edhe pse ne kohet e kaluara eshte trajtuar shume kjo ēeshtje, sido qofte nuk eshte ceshtje shume e rendesishme qe ka shkaktuar ndarjen ndermjet te krishtereve te Lindjes dhe Perendimit.

    Ne kohen e sotme: levizja per bashkimin e Kishave te Konstantinopolit dhe Romes eshte zgjeruar dukshem. Papet si psh. Gjoni XXIII-te, Pali IV-te dhe Gjon Pali II-te jane takuar me Patriarket Ekumenik te Stambollit dhe Patriarket kane ardhur ne Rome. Te dy Kishat kane caktuar komisione te ngarkuara per te zgjidhur problemet ne menyre qe te mund te caktojne nje bashkim te plote.

  8. #8
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Kemi Eterit Apostolik (Shen Klementi, Shen Barnaba, Shen Injaci i Antiokise, Bariu i Ermes dhe shen Polikarpi); Eterit e Shkretetires: Shen Evagri; ndersa Eterit e Kishes jane: Shen Augustini, Shen Ambrozi, Klementi i Aleksandrise, Shen Benedikti, Shen Anselmi, Shen Cirili, Shen Gjon Gojarti, Shen Justini, Shen Gregori i Nises, Shen Luani i Madh, Origjeni, Tertuliani, Cirili i Aleksandrise, Shen Bazili, Atenagora e Athines dhe Rufini i Aquileas.
    Origjeni ka qene heretik dhe mendimet e tij nuk perputhen aspak me traditen e Kishes.

  9. #9
    Perjashtuar Maska e eVerteta
    Anėtarėsuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    ForumKatolik.com
    Postime
    54
    Citim Postuar mė parė nga Tannhauser
    Origjeni ka qene heretik dhe mendimet e tij nuk perputhen aspak me traditen e Kishes.
    Origjeni

    Qysh ne kohet e para te Krishterimit Origjeni eshte konsideruar si teologu me i rendesishem i Kishes greke. Emri i tij ne Krishterimin e lashte eshte shqiptuar me entuziazem apo nenvleresim. Shume heretik jane referuar autoritetit dhe mesimit te tij, saqe kane mesuar shume prej doktrines se tij. Origjeni do qe te jete nje i krishtere "ortodoks", qe vehet re nga vleresimi i madh qe ka per mesimin zyrtar te Kishes.
    Origjeni tejkaloi shumellojshmerine letrare te te gjithe Eterve te Kishes. Sido qofte shume vepra te tij jane predikime dhe ligjerata. Nga veprat e shumta - sidomos ato me natyre biblike - vetem nje pjese e vogel, ne gjuhen origjinale greke, kane mbijetuar deri ne ditet tona.

    Pra per Kishen Katolike nuk ka qene dhe nuk eshte heretik. Mesimi i tij perputhet ne teresi me Traditen e Kishes.

    Akoma sot e kesaj dite Origjeni sot konsiderohet dhe respektohet nga ana e Kishes Kopte Ortodokse.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga eVerteta : 10-05-2006 mė 09:02

  10. #10
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    E po as Kisha Kopte nuk eshte Orthodhokse as Origjeni.

    Origjeni nuk pranonte hyjnitetin e Krishtit por thoshte se Biri eshte krijim i Atit.

    Nga veprat e tij (e them prape) vetem disa perputhen me traditen, ato qe nuk jane doktrinore.

  11. #11
    Perjashtuar Maska e eVerteta
    Anėtarėsuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    ForumKatolik.com
    Postime
    54
    Citim Postuar mė parė nga Tannhauser
    Origjeni nuk pranonte hyjnitetin e Krishtit por thoshte se Biri eshte krijim i Atit.
    Origjeni thoshte se Biri (Logos) eshte i njejte me Atin (pra i njejte ne substance) dhe bashke-jeton ne amshim me Atin, edhe pse duke qene nje person tjeter. Saqe Origjeni eshte shprehur se Biri ka te njejtin vullnet dhe mendim me Atin.

    Asnjehere nuk ka thene Origjeni se Biri eshte krijim i Atit, por qe Biri rrjedhe prej Atit. Dhe kjo ka bere qe disa studioz e konsiderojne Origjenin sikur heretik, por ne te vertete ai ka parathene ate se cfare do te shprehet Kisha zyrtare ne shekujt qe vijojne, pra Konēilet Ekumenike te shekujve te pare te Krishterimit.

    Si perfundim: te ftoj te hapesh nje Teme mbi Origjenin dhe te diskutojme atje, ne te kunderten kjo teme do te marre nje kahje tjeter. Shpresoj te gjej mirekuptim!

  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar eVerteta pėr postimin:

    user010 (15-10-2014)

  13. #12
    Perjashtuar Maska e eVerteta
    Anėtarėsuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    ForumKatolik.com
    Postime
    54
    Krishtėrimi i Lindjes

    nga Don Albert Jakaj, Romė-Prishtinė

    'Kėshtu qė lundrova nė det dhe erdha nė
    qytetin e shenjtė tė Bizantit…'


    Shumė njerėz tė tjerė pėrpara Yeats kanė shprehur tė njėjtėn habi. “Ēfarė qyteti i mrekullueshėm” thėrriti me habi njė vizitor i shekullit te XI-tė, Fulcher i Chartres, kur pa Kostandinapolin. ‘Sa madhėshtor, sa i bukur, sa manastire ka brenda tij, sa shumė pallate tė ngritura me punė tė pastėr nė autostradat dhe rrugėt e tij, sa shumė vepra arti, sa tė mrekullueshme qė janė. Do tė ishte e lodhėshme tė tregoje bollėkun e gjėrave tė mira; arin dhe argjendin, veshjet e llojeve tė ndryshme dhe relika tė tilla tė shenjta’. Edhe sot, me njė Stamboll modern me hije jo mė tė dobėt se sa ajo e Bizantit tė shkuar, njė dridhje habije akoma pėrshkon trupin e udhėtarit kur ai ose ajo hyn te kisha e Shėn Sofisė, kisha e Urtėsisė sė Shenjtė, dhe qėndron nėn kuben e madhe tė saj. Ka dritė gjithandej. Prokopius qė shkruajti menjėherė pas rindėrtimit tė kishės nė 530 nga Perandori Justinian thoshte: “Mund tė thoni se pjesa e brendshme nuk ndriēohet nga dielli, por ajo rrezaton nga brėnda”. Po kėshtu ndodh edhe me kubenė mbi hapesirėn qėndrore “qė duket se nuk mbėshtetet nė njė mur tė fortė, por qė varet nga qielli me nje zinxhir te artė’.
    Kisha e Madhe’ siē quhej, duke qėndruar nė zemėr te qytetit Kostandinapol, mund tė sherbejė si simbol i pėrshtatshėm visual pėr Krishtėrimin e Lindjes. Pėr mė shumė se 1100 vjet nga dedikimi i saj si ‘Roma e Re’ nga Perandori Kostandini i Madh ne 11 Maj 330, deri nė marrjen e saj nga Turqit Otoman ne 29 Maj 1453 Kostandinapoli ishte kryeqyteti i Perandorisė Romake tė Lindjės, qendra e Kristianizmit Orthodoks, me pėrjashtim tė njė periudhe relativisht tė shkurtėr tė pushtimit nga kryqėzatat nga 1204 nė 1261. As viti 1453 nuk shėnoi fundin e historisė sė tij si qendėr kristiane. Megjithėse Shėn Sofia u bė xhami (tani ėshtė muze) patriarku i Konstandipolit vazhdoi tė banonte nė qytet, duke ushtruar juridiksionin e tij mbi subjektet orthodokse tė sultanit si pėr ēėshtjet civile ashtu edhe pėr fenė. Edhe sot patriarku ėshtė atje megjithė kėrcėnimet gjatė 30 vjetėve tė fundit pėr ta dėbuar atė. Grupi i tij nė Kostandinapol numėron tani nje ēikė mė shumė se dy ose treqind vetė, por ai ruan pozicionin e tij honorifik si ‘i pari midis tė barabartėve’ brėnda grupit orthodoks nė tė gjithė botėn.
    Por historia e Krishtėrimit tė Lindjes nga 330 e kėtej ėshtė pa dyshim pėrralla pėr njė qytet tė vetėm. Patriarku i Konstandinopolit ėshtė senior vetėm midis katėr patriarkėve tė lindjes; nėn tė me radhė sipas precedencės por tė pavarur nga ai nė juridiksion, vijnė kolegėt nė Aleksandri, Antioch dhe Jeruzalem. Ky model i pėrbėrė prej katėr selish filloi tė lindė nė shekullin e katėrt dhe u ratifikua zyrtarisht nė Kėshillin Kalcedon (451). Megjithatė kėto tė katra kurrė nuk qenė qendrat e vetme tė rėndėsishme. Mė tej ne lindje ne kėtė periudhė tė hershme Edessa shėrbeu si qendėr pėr Kristianizmin qė fliste gjuhėn siriane. Fillimisht tė gjithė kristianėt e Lindjes, qofshin grekė, sirianė, koptė ose armenė, u bashkuan me kėtė grup fetar por shkėputjet nė shekujt e pestė dhe tė gjashtė ēuan nė copėtim qe vazhdon edhe nė ditėt e sotme. Kėshtu krahas kishes bizantine greqisht folėse lindėn edhe kisha tė tjera tė Lindjes tė shkėputura prej saj; Kisha e Lindjes, shpesh e quajtur gabimisht kisha ‘Nestoriane’ dhe pesė kishat jo kalcedone qė zakonisht quhen ‘mono fizite’. Qė nga shekulli i nėntė e kėtej shtrirja e misionarėve bizantine midis sllavėve ēoi nė krijimin e kishave orthodokse kombėtare nė veri: kisha e Bullgarisė, kisha e Serbisė, dhe mė e rėndėsishmja kisha e Rusisė me qendrėn e saj fillimisht nė Kiev dhe pastaj nė Moskė. Tė gjitha kėto kanė vendin e tyre sė bashku nė Kostandinapol nė pikturat e ndryshme tė pėrpunuara tė Lindjes Kristiane.

    ‘Organizmi organik’: Perandori dhe Patriarku brenda Shtetit Bizantin

    Si do tė ndjehej njė Kristian nė Kostandinopul nė erėn e Bizantit? Dy figura kryesore dominonin skenėn. Ashtu sikurse njeriu, struktura (politea) pėrbėhet nga pjesė dhe anėtarė,thuhet nė Epanagogė, tekst ligjor i hartuar nė Kostandinapol rreth vitit 880, ndoshta nga patriarku, Shėn Photius (Atė Foci); dhe nga kėta mė tė mėdhenjtė dhe mė tė nevojshmit janė perandori dhe patriarku. Kėshtu paqja dhe lumturia e subjekteve, nė trup dhe shpirt, varen nga marrėveshja dhe harmonia e mbreterisė dhe priftėrisė nė tė gjitha gjėrat. ‘Nga kėto dy figura dominante, mė e fuqishėm ishte perandori. Megjithatė, megjithėse tė dy kurrė nuk kanė qenė partnere tė barabartė, tė dy konsideroheshin si thelbesorė pėr funksionimin si duhet tė shtetit.
    Pėr Bizantinėt dallimi ynė modern midis kishės dhe shtetit do tė kishte qenė pa kuptim. Ata nuk e parashikonin shtetin dhe kishėn si dy entitete tė kundėrta, qė mbėshteten nė bashkėpunim ose konflikt, por ata luftonin pėr njė shoqėri si njė tėrė e vetme e integruar. Perandori kishte pėrgjegjėsi fetare dhe civile. Ai interesohej pėr jetėn e tėrė subjekteve tė tij dhe midis tė tjerash edhe pėr mėnyrėn se si ata i luteshin Zotit. ‘Ēfarė detyrash tė tjera mė tė mėdha kam unė lidhur me zyrėn imperiale’, deklaronte Kostandini ‘se sa tė evitoj gabimet dhe tė shtyp papjekuritė e paarėsyeshme dhe nė kėtė mėnyrė tė bėj qė tė gjithė njerėzit ti ofrojne Zotit tė Plotėfuqishėm fenė e vėrtetė, harmoninė e ndershme dhe adhurimin e duhur?’ Siē i shkruajti Patriarku Antoni tė Kostandinopolit Princit tė Madh Vasili tė Rusisė rreth vitit 1395:
    Perandori i shenjtė ka njė vend tė madh nė kishė. Ai nuk ėshtė si sundimtarėt e tjerė dhe guvernatorėt e rajoneve tė tjera; dhe kjo ndodh sepse perandorėt, qė nga fillimi, krijuan dhe konfirmuan besimin e vėrtetė nė tėrė tokėn ku banojnė njerėz. Nuk ėshtė e mundur qė Kristianet tė kenė njė kishė dhe tė mos kenė njė perandori. Kisha dhe perandoria kanė nje unitet dhe komunitet tė madh; ato as nuk mund tė ndahen nga njėra tjetra.
    Kur pretendime tė tilla bėhen nė emėr tė perandorit, nuk duhet harruar se disa sundimtarė tė perandorisė bizantine ishin gra, jo vetem bashkėshorte imperiale por gra qė sundojnė me tė drejtėn e tyre. Gjithēka qė u tha kėtu nė lidhje me perandorin Kristian u takon edhe atyre.
    Parimet bazė tė ideologjisė imperiale bizantine ishin formuluar nė vitet 330 nga prelati i gjykatės Euzebius i Cesaresė gjate sundimit tė perandorit tė parė Kristian, Konstandini I; dhe ata dominuan realisht pa u ndryshuar deri sa perandori i fundit, Konstandini XI, ra duke luftuar kundėr turqėve nė muret e qytetit nė 1453. Teoria e Eusebios mund tė pėrmblidhet nė njė fraze “Si nė qiell, ashtu edhe nė toke”. Perandori duhet parė si ikona e gjallė e Krishtit, sundimtari i Zotit nė tokė. Sundimi nė tokė i perandorit riprodhon sundimin e Zotit nė qiell. Nė fjalėt e Euzebios, “i kurorėzuar nė imazhin e mbretėrise qiellore, duke parė lart, ai shikon dhe drejton njerėzit nė tokė sipas modelit tė prototipit te tij.’ Ashtu sikurse Zoti rregullon rendin kozmik, kėshtu edhe perandorėt rregullojnė rendin social. Zoti me veprimtarinė e tij hyjnore i sjell tė tėra krijesat nė harmoni tė rregullt nėn sundimin e tij absolut; dhe po kėshtu perandori sjell tė gjithė njerėzimin nė harmoni tė rregullt nėn sundimin e tij absolut brėnda kuadrit tė njė shteti universal Kristian.
    Doktrina e Euzebios mbi ‘imazhin’ qė u bė normative pėr Lindjen Kristiane, ndryshon thellėsisht nga teoria politike e dy qyteteve e hartuar nga Shėn Agustini nė Perėndim pas rėnies sė Romės nė duart e barbarėve nė 410. Kur Eusebius mendon lidhur me vazhdimėsinė-tė prototipit tė reflektuar nė imazh-Augustini mendon lidhur me mos vazhdimėsinė: qyteti i Zotit dallohet kryekėput nga ēdo qytet ose shoqėri njerėzore ne kėtė botė tė prishur. Pėr tė (Euzebius) kuadri konceptiul ėshtė idealizėm Platonik, pėr Augustinin ėshtė eskatologji (degė e teologjisė qė merret me gjėrat e fundit, vdekjen).
    Si imazh dhe sundimtar i Zotit, perandori, me hierarkinė e tij te pėrpunuar ceremoniale dhe burokratike, kryesonte ēdo ditė ‘liturgjinė’ e pallatit,. Kėshtu nėpėrmjet administrimit imperial Bizanti u mbajt nė unitet si nje ‘trup organik’, pėr tė pėrdorur frazėn e Charles Williams ne Taliessin through Logres:

    Logothetet zbritėn poshtė nė shkallėt prej shkėmbi
    Duke mbajtur mesazhet nėpėr zonėn e perandorisė.



    vijon
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga eVerteta : 10-05-2006 mė 16:35

  14. #13
    Perjashtuar Maska e eVerteta
    Anėtarėsuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    ForumKatolik.com
    Postime
    54
    Trupi organik kėndoi sė bashku

    Por ‘trupi organik’ kishte gjithashtu aspektin e vet fetar, dhe kėtu gjithashtu perandori luajti pjesen e tij, megjithėse vetėm si anėtar i klerit. Rolit te tij brenda kishės iu dha njė pamje e dukshme nė lutjet tek kisha e Shėn Sofisė kur gjatė liturgjise hyjnore pėr festat e mėdha ai ēonte dhuratat e shėnjta nė tempull nė vendin ku mblidhen paratė gjatė shėrbimeve fetare nė kishė dhe i vendoste ato nė altar.
    Shkrimtarėt perėndimorė disa herė i pėrshkruanin modelet bizantine si ‘Caesaropapism’, qė do tė thonte se Qezari, sundimtari civil, ishte edhe papė, guvernator suprem i kishės; por etiketimi tė ngatėrron. Justiniani , nė Romanin e tij tė gjashtė – njė deklaratė klasike e teorisė politike bizantine – flet pėr njė ‘harmoni tė lumtur’ midis priftėrisė (sacerdotium) dhe mbreterisė (imperium) por nuk thotė se njėra ėshtė e ndėrvarur nga tjetra. Nė marrėveshjen midis Jan Palaeologut V dhe sinodid tė shenjtė (c.1380-2), perandori pėrkufizohet si “mbrojtės i pėrgjithshėm i kishes’ por jo’kreu i kishės’; kreu i kishės ishte Krishti. Sigurisht pushtetet e perandorit ne sferėn klerike ishin tė gjera. Ai pėrzgjodhi patriarkun nga lista e tre emrave qė u paraqit nga sinodi i shenjtė; nė tė vertetė, disa herė ai thjesht caktoi patriarkun pa u konsultuar aspak me sinodin (mbledhja e oficerėve te kishės ku merren vendime). Nėse njė patriark e sfidonte atė, perandori pothuajse gjithnjė mund te siguronte largimin e tij. Ishte perandori qė mblidhte kėshillin e kishės; ai kryesonte mbledhjen personalisht ose dikush tjetėr i caktuar nga komisionerėt klerike kryesonte nė emėr tė tij dhe zakonisht ai mund tė pėrcaktonte axhendėn qė tė diskutohej nga peshkopėt. Pas pėrfundimit tė kėshillit, i takonte atij tė konfirmonte vendimet e tij dhe ti shpallte ato si ligje perandorake. Megjithatė, kishte kufizime nė sundimin e perandorit. Nė njė sėrė rastesh deēisive, kur njė perandor kėrkonte tė impononte njė politike tė veēantė fetare, njė numėr i madh klerikėsh i benin rezistencė me sukses vullnetit tė tij. Kjo ndodhi pėr shembull gjatė debateve Monothelite nė shekullin e XVII, gjatė grindjeve pėr shkatėrrimin e imazheve fetare gjatė shekullit tė tetė dhe tė nėntė, dhe gjatė negociatave pėr ribashkim me papėn nė shekujt e XIII dhe XIV.
    Ekuivalenti i perandorit ne Konstandinapol, patriarku, njihej qe nga 595 e kėtej si ‘patriarku ikumenik’. Fjalė pėr fjalė kjo do tė thotė patriark i oikoumene ose i tė tėrė tokės sė banuar, patriark ‘universal’ por nė fakt nėnkuptonte thjesht patriarkun e perandorisė Kristiane. Deri nė shkėputjen nga Roma, patriarku i Konstandinapolit gjithnjė e shikonte papėn si eprorin e tij, megjithėse pa i dhėnė atij juridiksion direkt nė Lindje. Ai njohu gjithashtu autonominė e tre patriarkėve tė tjerė lindor, megjithėse nė praktikė, veēanėrisht pas pushtimeve arabe tė mesit tė shekullit tė XVII, influenca e tyre ishte shumė inferiore nė krahasim me influencėn e tij.
    Shumica e patriarkėve nė Konstandinapol punonin nė bashkėpunim tė ngushtė me sinodin e shenjtė, synodos endemousa ose ‘sinodi shtepisė’ qė pėrbėhej nga kierarkė me seli nė rrethinat e afėrta tė qytetit dhe peshkopė tė tjerė me banim tė perkohshėm nė kryeqytet. Kjo zakonisht bėhej nė sesione pak a shumė tė vazhdueshme. Kur lindėn probleme tė rėndėsishme lidhur me doktrinat ose disiplinat, u mblodhen sinode mė tė mėdha episkopale zakonisht nė Konstandinapol ose jo shumė larg. Nė raste tė veēanta, mblidhej njė kėshill ‘i pėrgjithshėm’ ose ‘ikumenik’ qė pėrfaqėsonte nė parim tė tėrė botėn kristiane. Krishtėrimi bizantin njohu shtatė kėshillė tė tillė, i pari u mblodh nė 325 dhe i fundit nė 787. Pėr krishtėrimin Lindor, kėshilli ikumenik pėrbėn, krahas atij eukarist, shprehjen mė tė lartė tė dukshme tė prezencės sė vazhdueshme tė Zotit nė kishėn nė tokė. Ndėrsa kisha perendimore nė Mesjetė u bė vazhdimisht monarkike, Kristianėt orthodoksė nė Bizant ashtu si nė kohėt moderne e kanė parė kishėn gjithnjė tė lidhur me kėshillin. Ashtu sikurse Kalabrezi Italo-Grek Barlaam, i dėrguar nga perondori bizantin tė negocionte ribashkimin me perėndimin, i tha Papės XII nė Avignon nė 1339: ”Ka vetėm njė mėnyrė efikase pėr tė sjellė bashkimin: duke mbledhur njė kėshill tė pėrgjithshėm nė lindje mbasi pėr Grekėt cdo gjė e pėrcaktuar nga kėshilli i pėrgjithshėm ka autoritetin e ligjit.’ Nė ēdo kėshill tė vėrtetė, sipas kuptimit orthodoks, rinovohet mbrekullia e Pentecostit; Shpirti i Shenjtė zbret, njerezit bėhen njė nė mėndje dhe shpirt dhe tregohet e vėrteta.
    Qė nga shekulli i VI dhe VII e kėtej, peshkopėve nė Lindjen Kristiane u kėrkohej tė mos martoheshin. Ne praktikėn moderne orthodokse peshkopata kufizohet vecanrisht me murgjit, jo vetėm qė tė mos martoheshin, por ndoshta ky ishte rregulli qė mbeti i pandryshuar deri nė shekullin e XIV. Nga njėra anė, priftėrinjtė famulltarė nė Lindjen Kristiane, nė shumicėn e rasteve kanė qenė burra tė martuar qė banonin me gratė dhe familjet e tyre. Fakti qė zakonisht priftėrinjtė nė Lindjen Greke martohen por nuk martohen nė Perendimin Latin (veēanerisht nga shekulli XI e kėtej) ka ēuar nė njė ndryshim tė madh nė statusin dhe rolin e klerit nė tė dy gjysmat e Kristianizmit. Priftėrinjtė famulltarė nė botėn orthodokse dallohen shumė pak nė arėsimimin dhe jetėn e tyre tė pėrditėshme nė grupet e ndryshme fetare se sa ekuivalentėt e tyre katolikė romake. Disa nga klerikėt nė famullite urbane bizantine dhe veēanrisht nė Shėn Sofia nė Konstandinopol, nuk ishin te pamėsuar, por shumica e priftėrinjve tė fshatrave ishin ndoshta pak mė mirė tė arsimuar se grupi i tyre. Shumica e tyre punonin pėr tė siguruar jetesėn nė ndonjė profesion jo fetar, zakonisht si bujq ose nė forma tė tjera tė punės me dorė si kėpucar, metal punues ose profesione te ngjajshme me to; ata qė ishin me arėsim mė tė mirė mund tė ishin drejtorė shkollash. Kanunet e kishės specifikojnė njė gamė mė tė gjerė profesionesh qė nuk i lejoheshin klerikeve; ato nuk duhet tė merren me tregti, tė bėhen bankierė, hanxhi ose pronarė shtėpish publike ose tė futen nė Shėrbime Civile. Por ne dimė relativisht pak pėr klerin famulli nė Bizant, meqėnėse burimet qė kanė mbijetuar i referohen peshkopėve dhe murgjėve.
    Nė Perėndim i vetmi edukim pėr tė pėrballuar me efikasitet invazionet barbare ishte nga kleri ose pėr klerin por nė Bizant shumė nga nėpunesit vecanrisht ata nė rangjet e larta tė Shėrbimit Civil, lexonin shumė, jo vetėm letėrsi klasike ose filozofi, por disa herė edhe teologji. Patriarkėt zgjidheshin me raste nga Shėrbėtoret Civile tė ditur; Tarasius nė 784, Nicephorus nė 806 dhe Photius nė 858 tė gjithė nuk ishin tė pėrshatshėm nė kohėn kur u zgjodhėn nė patriarkanė. Nga fundi i 1353 obortarri laik Nicolas Cabasilas, ndėrkohė qė sapo kishte mbushur 30 vjec, u pėrzgjodh si njė nga tre kandidatėt pėr patriarkanėn, megjithėse nė fund nuk u zgjodh. Kjo traditė e vazhdueshme e tė mėsuarit jashtė fesė do tė thoshte se ata qė nuk ishin anėtarė tė klerit nuk u bėnė kurrė thjesht element pasiv nė komunitetin e kishės bizantine. Kjo ėshtė njė ide e rėndėsishme pėr ēdo vlerėsim tė drejtė tė marrėdhėnieve kishė-shtet nė Lindje.

  15. #14
    Perjashtuar Maska e eVerteta
    Anėtarėsuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    ForumKatolik.com
    Postime
    54
    ‘Jeta engjėllore’ Dėshmi e Jetės nė Manastir

    ‘Murgjit janė tendinat dhe themelet e Kishės’ deklaroi nė shekullin e nėntė, Shėn Teodor the Studite, reformator i manastireve. Brenda ‘trupit organik’ tė Bizantit, jeta e lutjeve qė praktikohej nga murgjit dhe murgeshat konsiderohej si njė mbėshtetje esenciale pėr strukturėn sociale dhe shpirtėrore. Pėr autorin anonim tė shekullit tė katėrt Historia e Murgjeve nė Egjipt, manastiret formojnė nje mur mbrojtės pėrreth komunitetit Kristian nė pėrgjithėsi: ‘Nuk ka qytet ose fshat nė Egjipt ose Thebaid qė nuk ėshtė rrethuar nga manastire si me mure dhe njerėzit varen nė lutjet e tyre sikurse te vetė Zoti… Nėpėrmjet tyre mbahet ekzistenca e botės. ‘Manastiret gjėndeshin kudo nė Lindjen Kristiane. Shumė ishin nė qytete dhe vetėm nė Kostandinopul ne njohim tė paktėn 300 shtėpi manastire. Tė tjerat ishin nė fshatin ku punohej toka dhe akoma tė tjera nė botėn e egėr tė largėt si psh ai i Shėn Katerinės nė Malin Sinai, manastirėt shkėmbore tė Cappadocia, Mali i Shenjtė i Athosit ose manastirėt e Meteoras tė vendosur nė malet vullkanike nė Thesali.
    Komunitetet e manastireve ndryshonin shumė pėr nga madhėsia. Disa ishin organizuar shumė dhe kishin nė pronėsi toka dhe ndėrmarrje komerciale, ku qindra vėllezėr ndanin jetėn nė komunitet. Te tjerėt kishin resurse shume modeste, qė kishin te pakten jo me shume se tre ose kater banore. Disa ishin formuar nga anėtare te familjes imperiale ose fisnikėt, tė tjera nga grupe tė vogla fshatarėsh tė cilėt dėshėronin shumė qė lutjet do tė thuheshin pėr vehten dhe familjet e tyre gjatė jetės dhe pas vdekjes. Lindja Kristiane nuk ka urdhėra te centralizuar, paralelisht me ato qė linden nė Perėndim gjate shekujve tė X dhe XI; ēdo manastir orthodoks ėshtė njė njėsi vetė qeverisėse, nėn drejtimin e abatit te saj. I tillė ėshtė edhe modeli i parashikuar nga Shėn BenediktRregulloren e tij.
    Hermits (njerezit qe jetojne te izoluar) kanė qenė mė tė shpeshtė ne Krishtėrimin Lindor se sa nė Perėndimin mesjetar dhe post mesjetar. Kudo gjendeshin njerėz te shenjtė tė izoluar, disa here pranė njė manastiri ose nė periferi tė njė fshati, disa herė nė pyll ose nė shkretetirė. Banesa e tyre mund tė ishte njė kasollė ose shpellė, bile edhe njė pemė ose maja e njė shtylle. Pėr Lindjen Kristiane veēanerisht murgu jeton mė shumė i izoluar (ne vetmi) se sa nė komunitet. Ashtu sikurse tha Shėn Isaac Sirian “Lavdia e Kishės sė Krishtit ėshtė jeta e te vetmuarve.’
    Fillimisht manastirėt Kristiane lindėn si njė lėvizje e shquar nė fillim tė shekullit tė katėrt por ato nuk ishin shume si novacion se sa si shprehje e re e shpirtit qė jeton me vuajtje qė ka ekzistuar qė nė fillim tė Kristianizmit. Nuk ėshtė koincidencė qė zhvillimet e organizuara tė manastireve erdhėn pikėrisht nė periudhėn pas shndėrrimit tė Kostandinapolit, nė momentin kur kishin mbaruar persekutimet dhe Kristianizmi po bėhej gjithnjė e mė i privilegjuar. Martirė ne shpirt dhe ndėrgjegje, murgjit mbajtėn gjallė shpirtin e vetė-sakrifikimit kur martirizimi i gjakut kishte pushuar. Ata vepronin si kundėr balancė pėr njė Krishtėrim tė vendosur, duke i kujtuar kishės pėrgjithėsisht se mbretėria e Zotit nuk duhet identifikuar me ndonjė mbreteri nė tokė. Nė kėtė mėnyre ata pėrmbushėn njė rol pėr fundin e jetės, duke shėrbyer sipas fjalėve tė Shėn Gregori Palamas si profetė tė ardhjes sė dytė tė Krishtit.
    Tendenca pėr tė jetuar nė manastir ishte e njejtė si pėr gratė ashtu edhe burrat; nė tė vertetė, shpesh janė gratė qė me tė drejtė mund tė pretendojnė se janė pionierė tė manastirėve. Shėn Antoni i Egjiptit dhe bashkė kombasi i tij Shėn Pachomius zakonisht konsiderohen si ‘themelues tė manastireve kristiane’ (ne fakt origjina e manastireve duhet kėrkuar si nė Siri ashtu edhe ne Egjipt). Por kur ne vitet 270, Antoni si i ri dėshėronte ti kushtohej komplet fesė pas vdekjes sė prindėrve te tij, ai mundi ti besonte motrės sė tij tė vogėl pėrkujdesjes qė biografi i tij Shėn Athanasius e quan Parthenon , njė komunitet virgjėreshash. Novacioni i Antonit ishte tė shkohej nga zona e banuar nė njė shkretėtirė tė largėt; por shumė kohė pėrpara se ai ose Pachomius kishin menduar tė zbatonin vetmohimin pėr fenė, nė Egjipt kishin ekzistuar komunitete tė strukturuara qė sot do te quheshin murgj. Roli pioner i njė gruaje murgeshė ėshtė veēanrisht evident nė rastin e Shėn Basilit tė Caesarea, organizator i jetės pėr vetemohim ndaj fesė nė Azinė e Vogėl dhe autor i Rregullores qė akoma mbetet burim primar manastiresh pėr Kishėn Orthodokse. Motra e tij mė e madhe Shėn Macrina pėrqafoi jetėn nė manastir pėrpara atij por pa influencėn e saj ai nuk do tė mund tė ishte bėrė aspak murg. Shumė shpesh, si nė kohėt e lashta ashtu edhe nė ato moderne, historia e manastireve ėshtė shkruar ekskluzivisht nga kėnd vėshtrimi i meshkujve.
    Ēfarė prisnin bizantinet nga manastiret? Nė pėrgjithėsi jo mėsim dhe arsim. Disa manastire kishin njė shkollė tė vogėl por kjo ishte shkollė fillore dhe synonte tė pėrgatiste murgj pėr te ardhmen. Kopimi i dorėshkrimeve konsiderohej me shume si punė manuale se sa si punė kėrkimore nė shkollė. Kur bizantini kėrkonte bursa, ai i drejtohej mė shumė rangjeve tė larta tė Shėrbimit Civil. Shumica e murgjėve orthodokse ishin(dhe janė edhe sot) jo priftėrinj, por njerėz tė profesioneve tė ndryshme, qė punojne me duart e tyre nė bujqėsi dhe disa forma zejtarie. Pėrsėri kjo ishte mėnyra se si Shėn Benedikt parashikonte jeten nė manastir; vetėm mė vonė shumė manastire perėndimore u bėne kolegje pėr priftėrinjtė.
    Ka disa raste kur murgjit kanė ndėrmarrė punė misionare dhe evangjelizem. Njė rast i tillė ėshtė Shėn Nikon i shekullit X i quajtur ho metanoeite - ‘i Penduari’, pėr shkak tė hapjes karakteristike tė shėrbimeve te tij-i cili rikonvertoi popullin e Kretės pas pushtimit arab dhe punoi midis sllavėve paganė nė Peloponezin jugor. Njė shembull tjetėr nė shekullin e XVIII ėshtė ‘Martiri i Ri, Shėn Kozma Aetolian, qė u nis nga Mali Athos nė njė sėrė udhėtimesh misionare, duke u predikuar grekėve dhe kristianeve shqiptarė qė rrezikonin tė kalonin tek Islami. Por pėrgjithsisht manastirėt nuk ndėrmorrėn sistematikisht evangjelizmin.
    Shumė mė e rėndėsishme ishte puna sociale dhe bamirėse e manastireve. Qė nga fillimi mikpritja konsiderohej si pjesė e profesionit tė murgut. Burimet insistojnė nė mėnyrė tė pėrsėritur se njė murg, edhe kur jeton i izoluar, duhet tė kujdeset pėr tė sėmurėt dhe tė japė lėmoshe pėr tė varfėrit. Ai nuk lyp, por i jep tė tjerėve. Peshkopėt e manastireve si Shėn John Chrysostom, demonstroi njė zell te zjarrtė pėr drejtėsi sociale. Chrysostom foli pėr karakteristikat e dy altarėve:
    Ju nderoni altarin nė kishė, sepse Trupi i Krishtit pushon nė tė; por ata qė vetė janė Trupi i Krishtit ju i trajtoni me pėrbuzje, dhe mbeteni indiferent kur i shikoni qė shkatėrrohen. Ju mund ta shikoni kėtė altar tė gjallė kudo, tė vendosur nė rrugė dhe tregje dhe nė ēdo orė tė ditės mund tė afroni sakrificėn mbi tė.
    Nė fjalėt e Bizantistit tė madh N.H.Baynes ‘Njė nga karakteristikat mė tė dallueshme tė izolimit tė hershėm bizantin ėshtė…kampionati i tė varfėrve dhe tė shtypurve… Bizantini nė kohėn qė ka patur nevojė ka kėrkuar instiktivisht ndihmė dhe komfort tek i devotshmi pėr fenė duke qėnė plotėsisht i sigurtė pėr simpatinė dhe ndihmėn e tij’. Bamirėsia e manastirit shpesh mori njė forme shumė tė organizuar. Shėn Bazil e konsideronte filantropinė, dashurinė aktive pėr njerėzimin si pjesė pėrbėrėse tė tendencės pėr tė ndenjur nė manastir dhe themeloi nė Caesarea njė kompleks institucionesh bamirėsie, spitale, jetimore dhe konvikte pėr tė varfėrit. Michael Attaleiates nė kartėn e themelimit tė shtėpisė qė krijoi nė Kostandinopol nė 1077, shtroi detyrėn qė komuniteti – njė grup i vogėl prej 8 murgjėsh-duhet tė ketė ‘njė qendėr pėr tė ushqyer tė varfėrit’. Ēdo ditė duhej t’u jepej gjashtė njerėzve tė varfėr njė vaft ‘mish, peshk, djathė, zarzavate tė gatuara, tė thata ose jeshile, ose ēfarėdo qė do tė dėrgojė Zoti. Mos lejoni qė tė kalojė njė ditė pa bėrė njė veprim mėshire; por lerini vėllezėrit tė hapin si derėn e manastirit dhe vetė zemrat e tyre pėr kėdo qė ėshtė i varfėr, duke dhėnė gjithcka, edhe copėn e fundit.’
    Por nė Lindjen Kristiane puna bamirėse kurrė nuk ėshtė konsideruar si funksioni primar i manastireve. Detyra kryesore e njė murgu ose murgeshe ishte tė lutej. Manastiri ishte mbi tė gjitha njė vend ku cikli i urdhėruar i Zyrės Hyjnore ofrohej ēdo ditė pa asnjė ndėrprerje. Attaleiates, megjithėse i caktonte punė sociale murgjėve te tij, insistonte qė detyra kryesore e tyre ishte “tė shikonin me kujdes formulėn liturgjike tė lutjes te Zoti dhe liturgjinė e Kishės’. Murgu i shėrben botės duke qėndruar nė prezencėn e Zotit. Ai e ndihmon shoqėrine jo shumė me atė qė bėn por me atė qė ėshtė – duke ecur me njė mėndje drejt perfeksionit. Ashtu si ka thėnė edhe Shėn Issak Sirian, nė njė paradoks tė qėllimshėm ėshtė mė mirė ‘tė ndėrtosh shpirtin tėnd’ se sa’tė kthesh shumė besimtarė nga gabimi nė adhurimin pėr Zotin’.
    Nė atė kohė kjo ishte ē’ka Bizantini priste nga manastiret: jo pėrgjithsisht mėsimin, evangjelizmin ose bamirėsinė e organizuar, por shenjtėrinė. Ai priste tė gjente atje burra dhe gra qė do tė luteshin pėr mėkatet e tij, dhe qė tė mund ti ofronin atij nė momente krizash njė fjalė shėruese me kėshillėn e tij. Tipar karakteristik i manastireve orthodokse nė tė gjitha periudhat ėshtė geron ose ‘eldėr’ karizmatik (nė sllavisht starec) - jo domosdoshmėrisht tė vjetėr nė moshė, por tė pjekur nė pėrvojėn spirituale dhe tė aftė pėr tė drejtuar tė tjerėt. Prototipi i geronit tė manastirit ėshtė hermit Shėn Antoni i Egjiptit i cili nė jetėn e mėvonshme, si ka thėnė Shėn Athanasius, u bė ‘mjek pėr tė gjithė Egjiptin’. Krishtėrimi Lindor ka nėnat e tij shpirtėrore si dhe etėrit e vet shpirtėror. Njė shėmbull ėshtė Melania, Nėnė superiore nė Malin Olive ne Jeruzalem, e cila udhėhoqi Evagriusin e ri nė jetėn e manastirit; mė vonė ai u bė njė nga shkrimtaret mė me influence spirituale greke. Nuk ėshtė e domosdoshme qė njė eldėr tė jetė nė manastir, por disa herė ėshtė burrė ose grua qė banon nė botė.
    I tillė ėshtė kontributi i vėrtetė qė nė sytė e bizantinit manastirėt i bėnė shoqerisė: lutje, shenjtėri, udheheqje spirituale.

    ‘Ky Besim e ka bėrė tė fortė tė tėrė botėn…’

  16. #15
    Perjashtuar Maska e eVerteta
    Anėtarėsuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    ForumKatolik.com
    Postime
    54
    Artikulimi i Doktrinės

    Gjysėm mijėvjeēari i parė i periudhės bizantine, nga fillimi i shekullit tė katėrt deri nė fillimin e shekullit tė nėntė-epoka e shtatė kėshillave ikumenike-ishte njė periudhė eksplorimi tė parreshtur doktrinash. Pėr lexuesit modernė debatet shpesh shihen si tė pakuptueshme dhe tė thata por nė atė kohė ata ngjallėn interesin e gjerė popullor. Himnet teologjike tė Arius u kėnduan nga dokerėt e Aleksandrisė. Gregori i Nyssės nė Kostandinopol nė fillim tė viteve 380, ankohej se ai nuk mund tė merrte njė pėrgjigje tė drejtpėrdrejtė pėr nje pyetje praktike: ‘Nė se i kėrkoni dikujt t’u japė resto, ai filozofon pėr Begott-Unbegotten... Nėse ju i thoni shėrbėtorit “A ėshtė banja gati?” ai ju thotė se Biri ishte krijuar nga asgjė, hiēi.’ Fraksionet rivale nė njė garė me kuaj nė Hipodromin e shekullit tė gjashtė, the Blues and the Greens, mbėshtetėn secili njė pikpamje tė veēantė nė Kristologji. Entuziazmi pėr debate ekleziastike ka vazhduar tė jetė tipar i popullit grek edhe nė kohėt moderne. Nė 1901 botimi i njė pėrkthimi tė Dhiatės sė Re nė greqishten kontemporane ēoi nė rėnien e qeverisė dhe demonstrata tė studentėve nė tė cilat u vranė tetė persona. Nė njė rast tė fundit nė Athinėn qėndrore, kėshtu e kujtoj unė, u vonova nga njė trafik i madh makinash. Kjo u shkaktua, sic mė shpjegoi njė shofer taksie, nga njė ‘kryengritje e teologėve tė pa punė’.
    Diskutimet pėr doktrinat gjate epokės sė shtatė kėshilleve mund tė ndahen nė tre stade kryesore. Sė pari, gjatė shekullit tė katėrt fokusi i vėmendjes ishte teologjia e Trinise (bashkimi i tre personave Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtė, nje Zot).
    Cila ėshtė lidhja e Krishtit me Zotin, Atin? Nė ēfarė sensi mund te jetė Zoti At, Bir dhe Frymė e Shenjtė dhe pėrsėri te jetė njė? Si mund te ketė nė Zot unitet te vėrtetė tė kombinuar me diversitet tė vėrtetė? Kėshilli i Nicasea (325), kėshilli i parė ikumenik, refuzoi pikpamjen e Arius se Zoti Bir eshte krejtesisht inferior perpara Zotit Atė. Sipas Nicosea, Krishti i takon lindjes se perjetesise dhe te pakrijuarit, duke qenė ‘Zot i vėrtetė nga nje Zot i vėrtetė’, ‘konsubstanca’ ose ‘njė nė esencė’ (homoousios) me Atin; si ėshtė Ati, ashtu ėshtė edhe Biri. Gjatė gjashtėdhjetė viteve tė ardhshme Arianizmi vazhdoi tė kishte pėrkrahje tė madhe, ndėrsa besimi Nicaen u mbrojt sė pari nga Shėn Athanasius i Aleksandrisė dhe pastaj nga tre Atet Cappadocian, Shėn Basil i Caeserea, Shėn Gregori i Nazianzus (i njohur nė Lindjen Kristiane si “Gregori Teolog’) dhe Shėn Gregori i Nyssas. Qėndrimi nicean u riafirmua eventualisht nė kėshillin e dytė ikumenik i mbajtur nė Konstandinapol ne 381. Ky kėshill foli edhe pėr Shpirtin e Shenjtė si tė barabartė me dy personat e tjerė, ‘lutej dhe glorifikonte si tė Atin ashtu edhe tė Birin’.
    Gjatė fazės sė dytė, nga 431 deri nė 681, fokusi i interesimit kaloi nga Trinia tek personi i Krishtit. Nėse Krishti ėshtė Zoti i vėrtetė, nė ēfarė kuptimi ai ėshtė gjithashtu vėrtet njeri? Dhe nėse ai ėshtė njėkohėsisht Zot dhe njeri, si mund te jetė njė? Duke vėnė theksin nė unitetin personal te Krishtit, kėshilli i tretė ikumenik, i mbajtur nė Ephesus ne 431 nėn drejtimin e Shėn Cirilit tė Aleksandrisė, afirmoi se Maria e Virgjėr ėshtė Theotokos, Mbajtės i Zotit ose ‘Nėna e Zotit'. Ēfarė mbante Maria, kėshtu thonte kėshilli, nuk ishte thjesht qėnie njerėzore e bashkuar me Zotin-jo thjesht njė lloj profeti ose shenjtori superior-por njė person i vetėm i pandarė i cili ėshtė Zot dhe njeri nė tė njėjtėn kohė. Nestorius, peshkopi i Kostandinopulit, i cili shprehte rezerva pėr titullin Theotokos, u dėnua sepse paraqiti njė kontrast shumė tė mprehtė midis Zotit Krisht dhe natyrės njerėzore tė tij. Nestorius ishte pasues i Theodorit tė Mopsuestia, eksponenti kryesor me gjallėri tė madhe pėr integritetin e plotė tė natyrės njerėzore tė Krishtit. Nė Aleksandri theksi vihej mė shumė nė unitetin e personit te tij.

  17. #16
    Perjashtuar Maska e eVerteta
    Anėtarėsuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    ForumKatolik.com
    Postime
    54
    Koncili i Ephesit ēoi mė shumė nė mėnyrėt tė tėrthortė se sa nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nė njė ndarje tė qėndrueshme. Kristianet nė Sirinė Lindore dhe Mesopotami, qė banonin kryesisht nė perandorinė Perse jashtė kufijve tė Bizantit, nuk ishin nė gjendje tė pranonin pėrcaktimin e Maries si Theotokos. Ata influencoheshin shumė nga shkolla teologjike e Edesės njė nga qendrat kryesore te Kristianizmit Antiochene. Gjatė kėsaj kohe ata krijuan njė grup tė veēantė fetar, ku gjuha dhe kultura dominuese ėshtė Sirishtja (Syriac), e shkėputur nga kisha Bizantine greqisht folėse me qendėr nė Konstandinapol. Ata e quanin vehten si “Kisha e Lindjes” dhe disa herė quhen nga shkrimtarėt perėndimorė “Asirian”, Kaldean” ose Nestorian”; por termi i fundit ėshtė i gabuar mbasi ata nuk i japin asnjė rėndėsi tė veēantė Nestorius dhe tregojnė admirim shumė tė madh pėr Theodhorin e Mopsuestin. Nė perėndim dikur mendohej se kisha e Lindjes e ndante Krishtin nė dy persona tė ndryshėm. Kjo sigurisht ėshtė e padrejtė; gjithmonė interesimi ka qenė pėr tė ruajtur tė tėrė burrėrinė e tij, duke evituar ēdo konfuzion brenda tij midis aspektit njerėzor dhe atij hyjnor, se fuqia tregon se humanizmi i tij u gėlltit nga Zoti i tij. Dikur me shtrirje tė gjerė, puna misionare e sė cilės nė shekullin e 13 u shtri nė tė tėrė Azinė deri nė Kinė, Kisha e Lindjes qysh nė atė kohė ėshtė pėrsekutuar. Njė nga shkrimtarėt e saj mė tė mėdhenj Isak Siriani i shekullit XVII -tė, ėshtė lexuar shumė nga Grekėt dhe Rusėt, pa e ditur se ai i takonte njė kishe qe nuk kishte lidhje me tė tyren. Ky ėshtė njė shembull i mirė pėr mėnyrėn se si mund tė vazhdojė tė ekzistojė uniteti i brendshėm spiritual pavarėsisht nga njė shkėputje e jashtme.
    Duke mos qenė nė gjėndje tė sigurojė dėgjimin e drejtė te Ephesus, Kristologjia e Antiokut ishte rivėnė nė njė farė mase nė kėshillin e katėrt ikumenik, Kalcedon (451). Kjo afirmoi faktin se Krishti, ‘ perfekt si zot dhe si njeri’ ‘paraqitet tek ne nė dy mėnyra. Ndryshimi i natyrave nuk prishet nė asnjė mėnyrė pėr shkak tė bashkimit, pėrkundrazi ruhet vlera e ēdo natyre dhe te dyja bashkohen nė njė person dhe nė nje hipostasis. Kjo ishte njė pėrpjekje pėr tė arritur njė balancė midis tendencave aleksandrike dhe antiocene, duke lejuar si diversitetin dhe bashkimin brėnda Krishtit njeri. Por pasuesit e Cyrilit tė Aleksandrisė nė Egjipt, Siri dhe gjetkė ndjenin se ajo ruante shumė nga ‘Nestorianizmi’ qė nėnkupton ndarje tė vazhdueshme tė hyjnores dhe njerėzores tek Shpėtimtari. Ata kishin shumė dėshirė tė thonin se Krishti ‘pėrbėhet nga dy natyra’ por jo qe ai ėshtė ‘ dy natyra’.
    Nė Perėndim, studimi i doktrinės sė hershme Kristiane tenton tė ndalojė menjėherė nė 451, ndėrsa ne fakt debatet pėr personin e Krishtit vazhduan pa rreshtur pėr dy shekuj te tjerė. Pėr tė tėrė rėndėsinė e tij, Chalcedon nuk ėshtė njė pike fundore, por jo dhe mė shumė se njė episod nė njė proces shumė mė tė gjatė. Qeveria imperiale ne Kostandinopol bėri pėrpjekje tė mėdha pėr tė pajtuar jo-Kalcedonėt e Egjiptit dhe Sirisė. Koncili i pestė ikumenik nė Konstandinopol nė 553 adoptoi njė pikpamje Neokaldedoniane, duke e ri-interpretuar kėshillin 451 ne terma cirilline. Krishti ėshtė ‘nė dy natyra’ , por ėshtė gjithashtu e nevojshme tė deklarohet siē bėn Cyril, se ai ėshtė ‘njė natyrė njerėzore (physis)’. Ashtu sikurse Ephesus nė 431 kishte thėnė ‘Zoti lindi’, edhe Konstandinopul ne 553 tha “Zoti vdiq, duke perdorur atė qė njihet si gjuha Theopastiche, dmth gjuha qe i atribon Zotit vuajtet: Lord i lavdisė dhe njė i Trinisė sė Shenjtė’ u ‘kryqėzua nė mish’.
    Kėto koncesione Neokalcedoniane u hodhėn poshtė si inadekaute nga shumica e atyre qė nuk ishin Kalcedone. Rreth vitit 633 u bė njė pėrpjekje e re nga Perandori Heraklius pėr njė kompromis, e cila u pėrkrah nga Patriaku Sergius i Konstandinapolit: ndėrkohė qė tek Krishti ka dy natyra, ai ka vetėm njė ‘energji’ ose mėnyrė tė vetme veprimi dhe njė vullnet tė vetėm. Kjo pikpamje e njohur si pozicioni monothelet, fillimisht pati njė farė suksesi por nė fund nuk mundi tė kėnaqte asnjė njeri. Ata qė nuk ishin kalcedodiane nuk kėrkonin asgjė mė pak se njė dėnim tė qartė tė Kalcedonit, ndėrsa teologėt kalcedoniane si Shėn Maximus Konfesori argumentonte se natyra njerėzore pa njė vullnet njerėzor ėshtė njė abstraksion jo real. Nėse Krishti ishte me tė vėrtetė njeri, atėhere ai duhet tė ketė patur liri reale njerėzore, duke ‘u tunduar pėr ēdo gjė siē ndodh edhe me ne, por vetėm pa bėrė mėkate’ (Heb.4:15). Maximus vdiq nė mėrgim por pas vdekjes teologjia e tij triumfoi nė kėshillin e gjashtė ikumenik (Constandinapol 681) i cili i atribonte Krishtit ‘dy energji natyrore’ dhe ‘dy vullnete njerėzore’ dmth, njė vullnet njerėzor dhe njė hyjnor. Nė kėtė mėnyrė, u rikonfirmua qartė doktrina kristiane (Kristologjia kristianizmi) Kalcedonian mbi dy natyrat.
    Megjithatė nė atė kohė, kishte pak motivim praktik pėr qeverinė imperiale ne Konstandinapol tė kėrkonte kompromis me jo kalcedonianėt mbasi si rezultat i ekspansionit musliman gjatė periudhės 634-9 tė gjithė ata ishin pothuajse jashtė kufinjve tė perandorisė bizantine. Nė retrospektivė, ndryshimi midis atyre qė bėnin fjalė pėr ‘nė dy natyra’ dhe atyre qė flisnin ‘nga dy natyra’ shpesh duket i vogėl. Tė dy palėt binin dakord qė Krishti ėshtė me tė vėrtetė njeri si dhe i shenjtė. Ishte tragjike qė nė dy shekujt pas kėshillit 451 rezultoi se ishte e pamundur njė marrėveshje afat gjatė midis tė dy palėve. Kėshilli kalcedon, ashtu si kishte bėrė edhe Ephesus, ēoi nė njė shkėputje tė dhimbshme.

  18. #17
    Perjashtuar Maska e eVerteta
    Anėtarėsuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    ForumKatolik.com
    Postime
    54
    Kristianėt jo kalcedonianė tė Egjiptit eventualisht formuan atė qė njihet si Kisha Orthodokse Koptike, ndersa ata nė Siri tani formuan Kishėn Orthodokse Siriane, shpesh e quajtur ‘Jacobite’ (pas shekullit te gjashtė peshkopi Jacob Baradeus ose Bar’adai). Shumė e varur nga Kisha Koptike ėshtė Kisha Orthodokse Etiopiane, e cila fitoi pavaresinė e plotė nė 1959. E varur shumė nga kisha ‘Jakobite’ siriane ėshtė Kisha Orthodokse Siriane e Malabarit nė Indinė jugore, anėtarėt e sė cilės njihen si Kristiane te Shen Tomasit, duke u quajtur kėshtu sipas themeluesit te saj apostull Shėn Thoma. Anėtari i pestė i familjes jo kalcedoniane ėshtė Kisha e Armenisė. Shpesh kėto pesė kisha quhen ‘Monofizite‘ sepse ato ndjekin Cyrilin kur pėrshkruajnė Krishtin si ‘njė natyre’megjithėse kjo nuk do tė thotė se ata mohojnė humanitetin e tij tė plotė. Ėshtė mė pak e gabuar ti quash ata ‘Orthodokse Orientale’ ne krahasim me Kalcedonianet qė mund tė quhen “Orthodokse te Lindjes”. Diskutimet midis tė dy grupeve orthodokse qė perparuan qė nga 1966 e kanė bėrė tė qartė faktin se ndryshimi midis tyre ėshtė kryesisht linguistik, nė vartėsi nga kuptimi qė i jepet termit physis. Ka shumė arėsye tė shpresohet qė ndarja midis Kalcedonasve dhe jo Kalcedonasve – njė nga mė tė lashtat nė historinė kristiane-do tė shėrohet plotėsisht nė ditėt tona. Pėr krishtėrimin e Lindjes kjo ėshtė mė e rėndėsishmja dhe mė premtuesja nė ‘dialogjet ikumenike’ aktuale.
    Faza e tretė kryesore gjatė erės sė shtatė kėshillave ikumenike ishte kontradikta pėr ikonat. Me ikonė nėnkuptohet njė imazh ose pėrfaqėsim visual i Krishtit, Mėries, engjėjve ose shenjtorėve. Ajo mund tė marrė formėn e njė copė druri tė pikturuar por mund tė jetė gjithashtu njė mozaik ose afreska nė murin e kishės, njė qendisje, portret nė metal ose edhe statujė, megjithėse figurat tre dimensionale janė jashtėzakonisht tė rralla nė artin kristian tė lindjes. Sulmi i parė mbi pėrdorimin e ikonave zgjati nga 726 deri nė 780 kur mbaroi mė fundin e Perandoreshės Irenė. Nė 787 kėshilli-mbledhja e shtate ikumenike, mbasi nė mbledhjen e parė qė ishte mbajtur nė Nicaea-ishte dekretuar se nga pikpamja teologjike ishte e drejtė tė pėrshkruhej Krishti dhe shenjtorėt nė ikona dhe tė tregohej pėr kėto ikona nderim liturgjik. Njė periudhė e mėtejshme megjithėse mė pak ekstreme i ikonoklamės pasoi nė 815-42. Restaurimi pėrfundimtar i ikonave tė shenjta nė kohėn e Perandoreshėsh Teodora nė 843 kujtohej nga gjeneratat e mėvonshme si ‘Triumfi i Orthodoksisė’ dhe nė Lent pėrkujtohej ēdo vit te dielėn e parė. Ėshtė interesante se protagonistėt imperiale pėr veneracionin ndaj ikonave kanė qėnė gra.
    Ikonodule ose ata qė pėruleshin pėrpara ikonave i konsideronin ato jo thjesht si formė dekoracioni por si diēka thelbėsore pėr profesionin e vėrtetė tė besimit kristian. Siē insistoi Koncili 787 ne dekretin e tij dogmatik pėr ikonat:

    Ky ėshtė besimi i apostujve,
    Ky ėshtė besimi i etėrve,
    Ky ėshtė besimi i orthodoksit,
    Ky besim e ka bėrė tė fortė tėrė botėn

    Pjesa mė e madhe e diskutimit nuk pėrfshinte ikonat nė pėrgjithėsi por nė mėnyrė tė veēantė ikonat e Krishtit Shpėtimtar. Pėr tė dy palėt kontradikta nuk ishte kryesisht pėr natyrėn e artit religjioz por pėr doktrinėn bazė tė personit tė Krishtit. Nė kėtė mėnyrė konflikti pėr ikonat mund tė shihet si vazhdim i debateve tė mėparshme kristologjike (teoria qė ka tė bėjė me Krishtin dhe mėsimet e tij) nga shekulli i pestė deri nė tė shtatin. Ikonodulėt argumentonin se meqėnėse Krishti jo vetėm thjesht u shfaq nė tokė por kishte trupin e njeriut tė vėrtetė ėshtė e mundur dhe nė fakt esenciale tė portretizohej fytyra e tij nė linjė dhe ngjyrė. Tė refuzosh tė pėrshkruash Krishtin ėshtė disi tė dyshosh plotėsinė e natyrės sė tij njerėzore; dhe pėr kėtė arėsye ikonat jane garanci, nė fjalėt e kėshillit 787, se “mishėrimi i Fjalės ėshtė i vėrtetė jo iluzion ‘.

  19. #18
    Perjashtuar Maska e eVerteta
    Anėtarėsuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    ForumKatolik.com
    Postime
    54
    Ikonodulat nėnvizuan disa ēėshtje tė mėtejshme. Sė pari, duke refuzuar lutjen qorrazi pėrpara idhujve, ata bėnin njė dallim tė kujdesshėm midis lutjes nė sensin strikt qė mund tė tregohet vetėm ndaj Zotit Trinise sė Shenjtė dhe ‘nderimit relativ’ qė bėhet pėr ikonat. Sė dyti, ikonodulat vlerėsonin vlerėn didaktike tė ikonave duke i quajtur ato ‘libra tė hapur pėr tė na kujtuar Zotin’. Si ėshtė fjala pėr ata qė i njohin germat , thonte Shėn Gjoni i Damaskut, njė nga mbrojtėsit kryesore tė ikonave, ashtu ėshtė edhe ikona pėr ata qė nuk dinė tė lexojnė; si ėshtė fjalimi pėr veshin ashtu ėshtė ikona pėr syrin.’ Sė treti, John dhe tė tjerėt pėrdornin atė ēka mund tė pėrkufizohet argument ‘ekologjik’. Sipas mendimit tė tyre, ikonat tregojnė potencialet shpirt mbajtėse tė sendeve materiale; Zotit mund ti lutesh dhe lavdia e tij mund tė manifestohet jo vetėm nėpėrmjet fjalėve por edhe nėpėrmjet drurit dhe bojės dhe kubave prej guri.
    Inkonoklastet, siē i konsideronte Gjon i Damaskut, ishin shumė intelektualė nė qėndrimin e tyre religjioz. ‘Mos shaj materien,’ protestonte ai,’mbasi ajo nuk ka nder. Asgjė qė ka bėrė zoti nuk duhet pėrbuzur. Ky ėshtė nje gabim Manichaen’. Ikonat bėjnė tė qartė shenjtėrinė e brendshme tė botės materiale dhe kėrkojnė bekimin e Zotit pėr tė tėrė krijimtarinė njerėzore artistike. Ikonografi shėrben si prifti i krijimit, transfigurimit te tij dhe duke e paraqitur atė duke ju lutur Zotit. Ai vepron si njė ‘nėn krijues, nė frazėn e J.R.R. Tolkien si ‘krijues’ sipas imazhit tė Zotit Krijues. Nė fjalėt e Shėn Teodorit the Studite, ‘Fakti se njeriu ėshtė bėrė nė imazhin dhe ngjajshmėrinė e Zotit do tė thotė se bėrja e njė ikone ėshtė nė njė farė mėnyre punė hyjnore’.
    Ikonat luajnė rol qėndror nė adhurimin e tė gjitha kishave orthodokse tė traditės bizantine. Ndėrkohė qė ato pėrdoren gjithashtu midis jo kalcedonėve, ato shėrbejnė shumė mė pak si fokus devocioni. Ato trajtohen nė Orthodoksine Bizantine me nderime tė plota liturgjike: del tym dhe ndizen qirinj pėrpara tyre, besimtarėt pėrulen pėrpara tyre dhe i puthin ato, ato mbahen nė procesion. Ato gjėnden nė shtėpi si dhe nė kisha. Njė veprim prej orthodoksi i njė besimtari liturgjik nuk mund tė mendohet pa prezencėn e ikonave. Eshtė e qartė se ketu ka rreziqe pėr ekzagjerime supersticioze, por kulti i ikonave, qė bazohet nė njė doktrinė tė shėndoshė tė krijimit dhe mishėrimit, ka njė bazė tė fortė teologjike.
    Besohet qė ikona tė transmetojė mėshirė dhe tė ketė vlerė tė shenjtė. Nė fjalėt e kėshillit 787, ‘ Kur nderojmė dhe pėrulemi pėrpara njė ikonė, marrim shenjtėri‘, ajo plotėson njė rol mediatori. Nuk ėshtė vetėm njė ndihmė vizuale por edhe mjet lidhje. Duke qėndruar pėrpara ikonės sė Krishtit personi qė lutet pėrballet me vetė Krishtin. Nėpėrmjet ikonės, ne kalojmė brenda dimensioneve tė hapėsirės sė shenjtė dhe kohės sė shenjtė, duke hyrė nė kontakt jetėsor, tė efektshėm me personin ose misterin e pėrshkruar. Nė njė mėnyrė ikona ėshtė pikė takimi, vend takimi.
    Me mbledhjen e koncilit tė shtatė dhe tė fundit ikumenik nė 787 dhe ‘Triumfin e Krishtėrimit’ nė 843, shumė kristiane bizantinė arritėn tė ndjenin se artikulimi i doktrinės ishte tashmė njė detyrė e plotėsuar. Etėrit e Koncilit tė dytė Nicen manifestuan njė reverance tipike bizantine pėr traditėn kur afirmuan: ‘ Ne nuk marrim asgjė me vehte dhe nuk shtojmė asgjė. Ne ruajmė pa ndryshuar ose rinovuar tė gjitha traditat fetare qė kemi trashėguar qofshin tė shkruara ose tė pashkruara. ‘Njė tradicionalizėm i tillė mund tė ēonte me lehtėsi nė njė ‘teologji tė djerrė tė pėrsėritur’ dhe atėhere do tė ishte gabim i rėndė po tė imagjinonim se pas vitit 787 asgjė nuk ka ndodhur nė botėn orthodokse. Zhvillimet krijuese nė mendimin dhe artin fetar vazhduan pa rreshtur nė Kostandinapojė deri nė shkatėrrimin pėrfundimtar tė perandorisė. Kur Yeats foli pėr Bizantin si njė ‘bobinė e futur nė njė rrobe mumjeje’, ai pa vetėm njė pjese tė sė vėrtetės. ‘Konservatorizmi gjithnjė pėrzjehet me ndryshim’ shkruan Ernest Barker, dhe ‘ndryshimi gjithnjė ka ndikuar nė konservatorizėm gjate dyqind vjeteve tė historisė sė Bizantit; dhe ky ėshtė thelbi dhe atraksioni i atyre viteve.’

  20. #19
    Perjashtuar Maska e eVerteta
    Anėtarėsuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    ForumKatolik.com
    Postime
    54
    Prishja e Unitetit

    Periudha pas 843 u karakterizua nga njė rritje e antagonizmit midis Lindjes Orthodokse dhe sundimit tė papės. Mendohej se ndarja midis Krishtėrimit Grek dhe atij Latin ndodhi nė dy faza kryesore. Sė pari erdhi konflikti midis Papės Nicola i Romės dhe Patriarkut Photius tė Konstandinopulit nė 863-7. Lidhja u prish pėrkohėsisht midis tyre; dhe megjithėse nė periudhėn e dytė tė sundimit (877-86) Photius mbeti nė lidhje me Romėn nuk u gjend asnjė zgjidhje pėr shkaqet qė ēuan nė konflikt. Pastaj nė 1054 pati njė pėrplasje tė mėtejshme. Kardinali Humbert udhėtoi nė Konstandinapol si ambasador i Papės misioni i tė cilit ishte pajtimi, por u irritua nga qėndrimi jo kooperues i patriarkut, Michael Cerularius dhe lėshoi edhe njė anatemė kundėr tij. Michael mori hak duke anatemuar Humbertin. Kėto anatemime tė ndėrsjellta, eventualisht tė revokuara nga tė dy palėt nė 7 dhjetor 1965, jo shumė kohė para Koncilit tė Dytė tė Vatikanit, besohej se shėnonin zyrtarisht prishjen pėrfundimtare midis Orthodoksisė dhe Romės, perfeksioni definitiv i ndarjes sė fesė.
    Megjithatė sot pėrgjithsisht pranohet se i ashtuquajturi ‘ndarja Photian’ e 863-7 dhe anatemat e 1054 qė sigurisht ishin sinjifikative, nuk janė mė shumė se incidente nė njė histori shumė mė komplekse. Ndarja midis Lindjes dhe Perėndimit nuk ndodhi si njė ngjarje e vetme nė njė moment tė veēantė tė historisė, qė ndodhi kudo menjėherė, por ajo ishte, sipas Gervase Mathew, ‘njė proces gradual, me ulje e ngritje, jo koherent’. Fillimet e atij procesi filluan shumė mė pėrpara se shekulli i nėntė ndėrkohė qė ndarja e plotė nuk ndodhi deri shumė kohė pas 1054.
    Mė ndarėse se anatemat e 1054 ishin kryqėzatat, qe fatkeqėsisht ēuan nė njė rritje shkatėrrimtare tė tensionit greko-latin. Keqardhja pėr Kostandinopolin nga Kryqėzata e Katėrt nė 1204 ishte diēka qė Krishtėrimi Grek nuk e ka harruar ose falur kurrė. Qė nga ajo kohė e kėtej grekėt i konsideronin latinėt si armiq tė kishės dhe kombit tė tyre. Megjithėse u shpall ribashkimi nė tė dy kėshillat tė cilat u ndoqėn nga grekėt, nė Lion (1274) dhe Firence (1438-9), nė secilin rast kjo mbeti vetėm njė marrėveshje nė letėr mbasi vendimet u kundėrshtuan nga shumica e klerikėve dhe njerėzve jo fetar nė tė gjithė botėn orthodokse.
    Megjithatė deri nė fund tė shekullit tė shtatėmbėdhjetė kishte shumė raste kur Katolikėt Orthodoksė dhe Romakė nė Mesdheun Lindor kryenin shkėmbime midis tyre. Veēanėrisht Jezuitėt gjatė 1600-1700 shpesh ftoheshin nga peshkopėt orthodoksė tė predikonin, tė hapnin shkolla dhe tė dėgjonin rrėfimet. Nėse do tė na duhet tė caktonim njė datė tė ‘ndarjes pėrfundimtare’ atėhere ndoshta viti nuk do tė ishte mė parė se 1724, kur ndodhi njė ndarje midis grupeve pro dhe kunder papės nė kishėn e Antiochit dhe kur u zgjodhėn patriarkėt rivale. Kjo ēoi nė njė veshtirėsim te konsiderueshėm, kėshtu qė dyert e hapura deri tani midis Katolikėve orthodoksė dhe Romakė u mbyllėn.
    Nė debatet midis Orthodoksisė dhe Romės qė nga koha e Photius nė shekullin e nėntė dhe mė tej, kishte dy probleme thelbėsore. Lindja dhe Perėndimi ndryshonin nga njėra tjetra sė pari nė lidhje me procesionin e Shpirtit tė Shenjtė. Grekėt dhe Latinėt kishin rėnė darkord qė Shpirti ėshtė plotėsisht personal dhe hyjnor. Por grekėt recitonin doktrinėn Nicene-Konstandinapol nė formėn e saj origjinale, duke deklaruar se Shpirti ‘vjen nga Ati’ dhe konsideronin Atė, personin e parė tė Trinisė, si i vetmi burim i qenies, shkaku unik i origjinės hipostatike brėnda natyrės hyjnore. Nga ana tjetėr Latinėt kishin futur ‘Filioque’ nė besim duke afirmuar se Shpirti ‘buron nga Ati dhe Biri’. Duket se ky edicion e kishte origjinėn e tij nė Spanjė gjatė shekullit tė gjashtė por nuk u adoptua nė Romė deri nė fillim tė shekullit tė njėmbėdhjetė. Nė sytė e Bizantit kjo mosmarrėveshje nė lidhje me procesionin e Shpirtit ishte ēėshtja kryesore teologjike midis kishave dhe kjo mbetet pėrsėri njė vėshtirėsi pėr orthodoksinė bashkėkohore qė e ndjen se tendenca perėndimore ēon nė njė zhvleftėsim tė Shpirtit tė Shenjtė, nė njė nenvleftėsim tė personit dhe autonomisė sė tij dalluese. Orthodoksia dyshon sė nė mendimin perėndimor pėr Trininė -Agustini, Aquinas dhe Barth -ėshtė theksuar jashtė mase uniteti i esencės hyjnore nė kurriz tė diversitetit tė personave dhe ata e konsiderojnė futjen e Filiokut si njė simptomė tė kėsaj.

  21. #20
    Perjashtuar Maska e eVerteta
    Anėtarėsuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    ForumKatolik.com
    Postime
    54
    Pika tjetėr kryesore e konfliktit ka pasur tė bėjė me pretendimet e Papės. Orthodoksia e shikon Papėn si vėllanė e madh nė episkopatėn universale Kristiane, si i pari nė nderim dhe diakonia pastorale. Por nė Lindjen Kristiane ato nuk i japin atij diret supremaci pushteti dhe juridiksioni dhe nuk mund tė pranojnė se ai ka njė karizėm tė veēantė qė nuk i ėshtė dhėnė peshkopėve tė tjerė, kėshtu qė nė rrethana tė caktuara e bėn atė tė pagabueshėm. Krishtėrimi i Lindjes e shikon kishėn si njė kėshill nė strukturė jo si monarki. Shumė mė i madh se njė papė ose hierark tjetėr i vetėm ėshtė kėshilli ikumenik. E vėrteta ruhet brėnda kishės pėr tokėn, jo nėpėrmjet dėshmisė sė njė tė shenjti tė vetėm, por nėpėrmjet konsensusit tė gjithė njerėzve tė Zotit. Ashtu siē theksuan edhe patriarkėt e Lindjes nė letrėn drejtuar Papa Piut IX nė 1848 ‘ Mbrojtėsi i fesė ėshtė vetė trupi i Kishės, dmth vetė njerėzit.’ Megjithatė relativisht shumė pak u tha pėr pretendimet e papės nga kundėrshtarėt e Bizantit dhe shumė prej tyre e konsideronin ēėshtjen jo si dogmė nė kuptimin strikt por thjesht si ligj kanuni. Pėr shembull ēėshtja dogmatike mbeti gjithnjė procesioni i Shpirtit tė Shenjtė. Koncili i Firences harxhoi pothuajse nėntė muaj duke debatuar pėr Filioquen dhe vetėm nėntė ditė pėr pretendimet e Papės.
    Konflikti lindi pėr ēėshtje mė tė vogla si pėr shembull rregullat e agjėrimit, pėrdorimi Perėndimor i ‘azymes’ ose bukės sė bėrė pa maja nė eukarist (lidhja me Zotin), mėnyrėn e dhėnies sė konfirmimit, rregullit qė kleriku tė mos martohet dhe divorcit (tė ndaluar nė Perėndim por qė lejohet nė situata tė caktuara nga ligji i kanunit orthodoks) . Orthodoksia gjithashtu nuk e pėlqente mėsimin mesjetar perendimor pėr purgatorin dhe dhėnien e lirisė nga dėnimi pėr mėkatet pas marrjes sė sakramentit. Teologjia latine gjithnjė ka shfrytėzuar mė shumė kategoritė juridike se sa Grekėt dhe nė formėn e saj tė zhvilluar skolastike ajo ėshtė shumė mė sistematike, mė shumė e varur nga argumenti logjik se sa tendenca mistike dominuese e Lindjes Kristiane.
    Ndryshimet ishin reale, por nė zjarrin e kontradiktave ekzagjeroheshin me pa tė drejtė. Zakonisht bėhej pak pėrpjekje pėr tė dalluar ēėshtjet primare nga ato sekondare. Fatmirėsisht disa latinė si Anselm i Havelbergut ose Humberti i Romakeve (nuk duhet ngatėrruar me Kardinalin Humbert tė anatemave tė 1054) ishin mė shumė largėpamės. Tė tillė ishin edhe disa bizantinas. Theophylakti i Bullgarisė, duke shkruar nga pala orthodokse nė fund tė shekullit tė 11-tė, mendonte se ēdo kishė duhej lėnė e lirė tė ndiqte zakonet e veta pėr rregulla tė tilla si agjėrimi, azymes dhe mungesėn e tė drejtės qė klerikėt tė mos martohen. Ai kapėrceu ēėshtjen e papės dhe e konsideroi Filioquen si pikė tė vetme me rėndėsi reale; bile edhe kėtu ai e konsideroi mosmarrėveshjen kryesisht si gjuhėsore. Problemi themelor, vuri nė dukje ai, ishte ai moral dhe personal: ‘Dashuria ėshtė bėrė e ftohtė.’ Sigurisht qė ai kishte tė drejtė. Divergjencat nė doktrinė dhe zakone kurrė nuk do tė kishin qenė kaq tė vėshtira pėr tu trajtuar nėse dy gjysmat e Kristianizmit, nuk do tė ishin bėrė kaq tė huaja pėr njera tjetrėn kryesisht pėr shkaqe teologjike. Shpresa mė e mire pėr pajtimin e Lindjes me Perėndimin nė kohėt tona qėndron pikėrisht nė faktin se sot ne nuk jemi mė tė huaj.
    Nė aspektin pozitiv, nė teologjinė bizantine pas periudhės sė shtatė koncileve ikumenike kishte lulėzim tė teologjisė mistike. Dallohen dy figura. E para prej tyre, Shėn Simeoni Teologu i Ri, ishte poet teolog i fundit tė shekullit tė dhjetė. Leitmotivi i tij ėshtė afrimi, megjithatė tjetėrsia, me tė perjetshmen:

    E di se e Palėvizshmja zbret poshtė;
    E di se e Padukshmja mė del pėrpara,
    E di se ai qė ėshtė shumė jashtė tėrė krijimit,
    Mė fut Brenda vehtes sė tij dhe mė mbulon me krahėt e tij.

    E di qė s’do te vdes, sepse jam Brenda Jetės,
    Kam tė tėrė Jetėn qė buron si njė shatėrvan brenda vetės,
    Ai ėshtė nė zemrėn time, ai ėshtė nė qiell.

    Njė nga shkrimtarėt kristiane qė e kanė Shpirtin nė qendėr tė vehtės sė tyre, Simeoni pohoi se ishte e mundur per ēdo Kristian tė pagėzuar, bile edhe nė kėtė jetė, tė marrė pėrvojė direkte, tė ndėrgjegjshme tė Shpirtit tė Shenjtė:

    Mos thuaj se ėshtė e pamundur tė marrėsh Shpirtin e Shenjtė,
    Mos thuaj se ėshtė e mundur tė ruhesh pa tė.
    Mos thuaj se mund ta posedosh atė pa e njohur…

    Nėpėrmjet mėshirės se Shpirtit, Kristiani vjen ballė pėr ballė Krishtit nė njė vizion tė dritės hyjnore. Vetė Simeoni mori vizione tė tillė nė disa raste. Ai e pėrshkroi dritėn si ‘jo-materiale’ dhe ‘shpirtėrore’; pėr tė ajo nuk ishte dritė fizike e krijuar, por e pakrijuar dhe e pėrjetshme-drita ėshtė vetė Zoti. Ai e ndjente vehten e tij ‘njė’ me kėtė dritė tė mbi natyrshme nė njė bashkim tė tillė qė e e transformonte qėnien e tij njerėzore pa e shkatėrruar atė:

    O fuqi e zjarrit tė shenjtė, o energji e ēuditshme!…
    Ju qė jetoni, Krisht Zoti im, nė njė dritė krejtėsisht qė s’mund t’i afrohesh,
    Si nė esencėn tėnde krejtėsisht tė shenjtė ti e pėrzjen vehten me barin?
    Ti, drita, bashkohesh me barin nė njė bashkim pa konfuzion,
    Dhe bari bėhet dritė; ajo transfigurohet por nuk ndryshohet.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Papulias: Shqetėsim zhvillimi i Epirit
    Nga Gunnar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 81
    Postimi i Fundit: 10-03-2008, 17:05
  2. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-11-2005, 18:36
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 20:44
  4. Dublimet, Anglishtja dhe Zhvillimi Ekonomik
    Nga liberal nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-09-2004, 05:38
  5. Zhvillimi historik i diftongjeve tė shqipes
    Nga Fiori nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-04-2002, 00:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •