![]() |
|
|||||||
| Regjistrimi | Pyetėsori | Donacione | Lista e Anėtarėve | Kalendari | Muzika | Chat 24/7 | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
| Kulturė demokratike Nė kėtė forum tė gjithė intelektualėt shqiptarė qė gėzojne kulturėn e duhur demokratike, janė tė lutur tė ndajnė me shqiptarėt e tjerė eksperiencėn dhe vlerat e njė shoqėrie demokratike. |
![]() |
|
|
Funksionet e Temės |
|
|
#1 |
|
Rising Star & Legend
Anėtarėsuar: 20-04-2003
Vendndodhja: Tetovė
Postime: 11,988
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Partitė politike dhe sfidat e sigurisė
Roli i partive politike nė ēėshtjet e sigurisė kombėtare ėshtė lėvruar pak ose aspak nė rrethet profesionale dhe akademike shqiptare. Nė morinė e botimeve politike nė Tiranė, por edhe nė Prishtinė, nuk ka asnjė botim qė merret konkretisht me kėtė temė.
Mr. Afrim Krasniqi * Kushtetuta e Republikės dhe Strategjia e Sigurisė Kombėtare (SSK) janė dy dokumentet bazė qė pėrcaktojnė principet, organizimin, vlerat dhe sfidat e tė ardhmes pėr shtetin dhe shoqėrinė shqiptare. Nė thelbin e tyre ato kanė vetėm njė dallim: Kushtetuta ėshtė dokument rregullator afatgjatė i shtetit tė sė drejtės, kurse SSK ėshtė platformė me karakter kombėtar, nė mbėshtetje tė Kushtetutės dhe nė funksion perspektiv. Me njė pėrvojė tė shkurtėr (Kushtetuta ėshtė hartuar mė 1998 dhe SSK mė 2000 dhe 2004), ato pėrbėjnė njė arritje tė rėndėsishme pėr demokracinė shqiptare, por edhe njė sfidė tė hapur pėr shtetin dhe shoqėrinė. Tė mėsuar me regjime autoritare qė sunduan me dhunė dhe ligje represive, Kushtetuta hap njė kapitull tė ri historik: ajo hedh themelet e sistemit demokratik dhe ėshtė njė garanti e madhe pėr parandalimin e pėrvojave negative tė sė kaluarės'9. Nė tė njėjtėn kohė, SSK vjen nė njė terren tė pashkelur, pas pėrvojave negative gjysmėshekullore tė identifikimit tė interesave kombėtare me interesat e diktatorit dhe partisė - shtet. Ajo e zgjeron konceptin e sigurisė, nga modeli komunist i sigurisė ideologjike dhe klasore, nė modelin bashkėkohor, ku "siguria" nuk nėnkupton vetėm njė koncept politik e ushtarak, por qė pėrfshin aspektet e gjithanshme tė veprimtarisė sė qytetarėve, shtetit demokratik dhe shoqėrisė. SSK, ashtu si Strategjia Evropiane e Sigurisė dhe Strategjia e Sigurisė e SHBA, parashohin rreziqe dhe kėrcėnime tė reja pėr sigurinė, tė ndryshme nga koha e Luftės sė Ftohtė. Konkretisht, prioritare vlerėsohen20 rreziqet politike (shtetet e dėshtuara, krizat, paqėndrueshmėria), rreziqet ekonomike (varfėria, disbalanca sociale, pirateria), rreziqe tė mjedisit (katastrofat, mungesa e burimeve jetėsore), si dhe rreziqe shoqėrore (konfliktet, mbipopullimi, krimi, emigrimi, etj). Analiza e faktorėve tė mėsipėrm ėshtė kompleks, shumė i gjerė dhe njė debat qė tejkalon kufijtė e njė studimi tė kufizuar. Duke iu pėrshtatur objektivit kushtetues dhe atij strategjik pėr njė demokraci tė konsoliduar, shtet tė sė drejtės, zhvillim demokratik dhe integrues, do tė ndalem nė rolin e partive politike nė ēėshtjet e sigurisė kombėtare. Kjo temė, ashtu si mjaft tė tjera tė kėsaj fushe janė lėvruar pak ose aspak nė rrethet profesionale dhe akademike shqiptare. Nė morinė e botimeve politike nė Tiranė, por edhe nė Prishtinė, nuk ka asnjė botim qė merret konkretisht me kėtė temė. Tė vetmet trajtesa gjenden kryesisht si pjesė tė shkėputura tė trajtimit tė temave tė tjera qė lidhen me kushtetutshmėrinė dhe sigurinė kombėtare. Nė fakt, Kushtetuta e Shqipėrisė i njeh njė rol tė rėndėsishėm dhe thelbėsor partive politike. Ajo i kushton partive njė nen mė vete (neni 9), pika e parė e tė cilit pėrcakton se "partitė politike krijohen lirisht. Organizimi i tyre duhet tė pėrputhet me parimet demokratike"21. Pika e dytė e kėtij neni vendos kufizimet parimore tė ekzistencės dhe aktivitetit tė partive politike dhe konkretisht "partitė politike dhe organizatat e tjera, programet dhe veprimtaria e tė cilave mbėshteten nė metoda totalitariste, qė nxitin e pėrkrahin urrejtjen racore, fetare, krahinore ose etnike, qė pėrdorin dhunėn pėr marrjen e pushtetit ose pėr tė ndikuar nė politikėn shtetėrore, si edhe ato me karakter tė fshehtė janė tė ndaluara sipas ligjit". Nė njė nen tjetėr (neni 131, pika "d"), Kushtetuta i njeh tė drejtėn Gjykatės Kushtetuese tė vendosė mbi "kushtetutshmėrinė e partive dhe tė organizatave tė tjera politike, si dhe tė veprimtarisė sė tyre, sipas nenit 9 tė kėsaj Kushtetute". Krahas kėsaj kėrkese, Kushtetuta u jep edhe njė tė drejtė tė rėndėsishme partive politike, tė drejtėn pėr tė vėnė nė lėvizje, me kėrkesė, Gjykatėn Kushtetuese22. Nė plotėsim tė Kushtetutės, ligji "Pėr partitė politike" hartuar mė 1991 dhe rishikuar nė vitin 2000 bėn pėrcaktimin ligjor tė partive politike. Sipas nenit 1 tė kėtij ligji "partitė politike janė bashkime vullnetare tė shtetasve mbi bazėn e ideve, tė bindjeve e tė pikėpamjeve politike tė pėrbashkėta, qė synojnė tė ndikojnė nė jetėn e vendit nėpėrmjet pjesėmarrjes nė zgjedhjet dhe pėrfaqėsimit tė popullit nė organet e zgjedhura tė pushtetit"23. Neni pasardhės vlerėson se "partitė politike marrin pjesė nė formimin e vullnetit politik tė popullit nė tė gjitha fushat e jetės publike dhe kryesisht nėpėrmjet: ndikimit nė krijimin e opinionit publik dhe tė edukatės politike; nxitjes sė pjesėmarrjes aktive tė shtetasve nė jetėn politike dhe evidencimin e aftėsimit tė shtetasve pėr tė marrė pėrsipėr pėrgjegjėsi publike; pjesėmarrjes nė zgjedhjet e pėrgjithshme dhe vendore". Partitė gjithashtu janė tė detyruara " tė pėrdorin vetėm mjete dhe metoda demokratike pėr arritjen e qėllimeve tė tyre"24. Pikėrisht pėr shkak tė rolit dhe funksionit kushtetues dhe ligjor tė partive politike nė formimin e vullnetit tė popullit, ushtrimin e pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ, ndikimit mbi qytetarėt dhe shoqėrinė, si dhe zhvillimit nė tėrėsi tė sistemit demokratik, qėllimet dhe pėrgjegjėsitė e partive politike zėnė gjithashtu njė vend tė rėndėsishėm edhe nė dokumentin "Strategjia e Sigurisė Kombėtare nė Republikėn e Shqipėrisė". SSK e miratuar sė fundi mė 25 nėntor 2004 pėrmes njė konsensusi tė plotė tė gjitha forcave politike parlamentare, nė pikėn 28.2 kėrkon njė rol aktiv tė partive politike nė sigurimin e stabilitetit politik nė vend. Duke e pėrkufizuar stabilitetin politik, si njė "ēėshtje jetike pėr shoqėrinė shqiptare", SSK paralajmėron rreziqet pėr destabilitet dhe thekson se nga "pėrvoja e deritanishme e demokracisė nė Shqipėri provon se destabiliteti politik ka qenė i pranishėm nė mjedisin e brendshėm. Ky fenomen rrezikon mosfunksionimin e mirė tė institucioneve, mungesėn e paqes sociale e tė qetėsisė publike, mosarritjen e konsensusit politik pėr ēėshtje shumė tė rėndėsishme tė vendit dhe cenon prestigjin e Shqipėrisė nė kuadrin ndėrkombėtar"25. Nė listėn e rreziqeve tė tjera tė brendshme, tė lidhura edhe me aktivitetin dhe pėrgjegjėsitė e partive politike, SSK pėrcakton edhe pėrmasat shqetėsuese tė korrupsionit dhe krimit tė organizuar, zhvillimin e pamjaftueshėm ekonomik, emigracionin dhe rrjedhjen e trurit, problemet demografike, pamjaftueshmėrinė e burimeve njerėzore tė specializuara, si dhe dezinformimin e opinionit publik. Krahas tyre, tema tė tjera thelbėsore nė sistemin e sigurisė nė raport me partitė politike janė roli i parlamentit, forcimi i shtetit ligjor, respekti pėrtė drejtat e njeriut dhe minoritetit, dialogu pėr zgjidhjen e mosmarrėveshjeve, reforma nė Forcat e Armatosura dhe institucionet e tjera tė sigurisė, veprimtaria diplomatike, raportet me partnerėt ndėrkombėtarė, etj. Nė pėrkufizimin e "interesave kombėtare" dhe raportit me pushtetin politik, SSK vlerėson se "pushteti politik e ka pėr detyrė sublime pėrcaktimin, mbrojtjen dhe zhvillimin e interesave kombėtare. Ky angazhim duhet tė shoqerohet me kėrkimin dhe sigurimin e konsensusit te gjerė nepėrmjet debatit publik. Jo ēdo interes kombėtar (me pėrjashtim tė interesave tė mbijetesės) mund tė jetė edhe interes i pėrbashkėt ose nė interes tė gjithėve. Nė kėtė kuptim, unanimiteti pėr pėrcaktimin dhe realizimin e interesave kombėtare nuk eshtė domosdoshmėri, por pranimi dhe konsensusi ėshtė rregull qė duhet zbatuar me konsekuencė nė njė sistem demokratik". Partitė politike pėrfaqėsojnė programet e tyre pėrmes pėrfaqėsimit nė parlament dhe nė qeverisje, rol qė krijon njė ndėrthurje tė pėrgjegjėsive kushtetuese dhe nė fushen e sigurisė26. Si tė tilla, ato jane direkt tė perfshira edhe nė pėrcaktimet e "Kapitullit 4" tė SSK,sipas tė cilit "institucionet kryesore pėrgjegjėse nė lidhje me ēėshtjet e sigurisė janė Kuvendi, Presidenti dhe Kėshilli i Ministrave"27. Nė pėrputhje me Kushtetutėn, Kuvendi "ėshtė organi i vetėm qė miraton ligje nė fushėn e sigurisė dhe mbrojtjes sė vendit"28, si dhe kryen funksionin e "kontrollit demokratik parlamentar" mbi institucionet e sigurisė. Presidenti ėshtė "funksionari mė i lartė pėrgjegjės pėr realizimin e misionit, parimeve dhe objektivave tė sigurisė sė vendit dhe mbrojtjen e zhvillimin e interesave kombėtare"29 dhe nė kėtė funksion drejton edhe Kėshillin e Sigurimit Kombėtar, njė organ kushtetues dhe kėshillimor i Presidentit. Institucioni i tretė, Kėshilli i Ministrave pėrfaqėson pushtetin ekzekutiv dhe pėrgjigjet "pėr zbatimin e SSK dhe gjendjen e zhvillimet e instrumenteve tė sigurisė dhe tė burimeve kombėtare"30. Nė thelbin e tyre trajtesa, ndarje dhe pėrgjegjėsi tė tilla kushtetuese nė rolin e partive politike nė fushėn e sigurisė kombėtare, gjenden nė shumicėn e shteteve me sistem politik demokratik tė kohsoiiduar, pėrfshirė edhe nė ish vendet komuniste, tashmė pjesė e integruar e Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Dallimet midis modelit shqiptar dhe atij rajonal e mė gjerė, mė shumė se nė parimet e shkruara gjenden ne rrafshin e zbatimit konkret tė tyre. Secili vend ka veēoritė dhe tiparet e veta nė zhvillimet politike, rolin e partive politike, institucioneve qė ato krijojnė si dhe nė renditjen e rreziqeve dhe kėrcėnimeve pėr tė ardhmen. Parė nga ky kėndvėshtrim, nė dokumentet e SSK tė Shqipėrisė, Maqedonisė, Kroacisė, Serbisė, por edhe tė Bullgarisė dhe Rumanisė ka dallime thelbėsore, sidomos pėrsa i pėrket klasifikimit tė rreziqeve tė brendshme dhe sfidave tė sė ardhmes31. Tė gjitha shtetet e rajonit ndajnė tė njėjtin synim pėr integrim nė NATO dhe BE; pėr bashkėpunim midis shteteve, treg tė lirė, forcim tė institucionevc; demokratike, respektim tė tė drejtave tė njeriut, etj, por pėrvojat e 15 viteve tė fundit kanė dėshmuar se jo tė gjitha vendet iu janė pėrmbajtur nė theib, nė kohė dhe nė cilėsi kėtyre angazhimeve32. Tashmė kur vendin e luftėrave etnike nė Ballkan e kanė zėnė proceset e afirmimit te vlerave demokratike dhe gara pėr integrim, natyrshėm qė nė morinė e problemeve nė fushėn e sigurisė, secili vend ndalet,nė ato probleme, tė cilat do tė pėrbėjnė kryetemėn e sotme dhe tė sė ardhmes sė afėrt. Ky zhvillim ndodh edhe nė Shqipėri. Duke bėrė diferencimin se cilat janė problemet mė thelbėsore dhe mė tipike nė Shqipėri nė fushėn e sigurisė, si dhe cilat janė zhvillimet dhe pėrgjegjėsitė e partive politike nė raport me kėto probleme, le tė ndalemi konkretisht nė disa prej tyre. Shqipėria zyrtarisht nuk ka probleme me integritetin e saj territorial. Kufijtė e saj shtetėror janė tė njohur nga shtetet fqinje dhe politika zyrtare shqiptare nuk ushqen asnjė pretendim pėr rishikimin e tyre33. Nė dukje formal, ky qėndrim shpreh njė element'me mjaft rėndėsi pėr sistemin e sigurisė nė rajon dhe mė gjerė. Kjo, pasi Shqipėria, nė kėndvėshtrim etnik, ėshtė nga tė vetmet shtete nė botė qė nė kufijtė e saj tokėsorė kufizohet nga banorė tė tė njėjtės kombėsi. Nė qėndrimet ndaj fqinjėve, por edhe nė politikėn e jashtme dhe nė ēėshtjen kombėtare nuk ka asnjė dallim midis partive politike parlamentare. Programi i tyre politik ėshtė thuajse identik, qėndrimet e qeverisė gjatė viteve 1992 e nė vazhdim kanė qenė tė njėjta, nė funksion tė rolit moderator nė rajon. Shqipėria beson nė njė Kosovė tė pavarur, njė shtet i dytė demokratik i shqiptarėve nė hartėn e Evropės sė Bashkuar. Shqipėria beson gjithashtu nė integritetin e Maqedonisė, njohja e tė cilės mė 1993 bashkoi tė gjithė spektrin politik tė Tiranės. Oėndrime konsensuale tė partive politike vėrehen edhe nė aspektet e tjera tė SSK, qė kanė tė bėjnė me integrimin euroatlantik, bashkėpunimin rajonal, miqėsinė me vendet fqinje, respektimin e tė drejtave tė pakicave kombėtare si dhe nė sfidėn e re globale tė luftės ndaj terrorizmit. Kjo e fundit merr njė rėndėsi tė veēantė pėr Shqipėrinė dhe kontributin e saj. Imazhi i saj ndėrkombėtar si njė vend me shumicė tė besimit mysliman, mori njė zhvillim tė ri nė kushtet e pėrfshirjes dhe pjesėmarrjes aktive nė koalicionin kundėr terrorizmit ndėrkombėtar, shpesh tė identifikuar me pa tė drejtė si koalicion kundėr shteteve tė njė besimi tjetėr fetar nga ai i botės perėndimore. Me njė pėrvojė minimale nė operacionet ushtarake nė vendet e tjera (Shqipėria kurrė nuk ka sulmuar as pushtuar njė shtet tjetėr; ajo ka ndihmuar nė ēlirimin e territoreve tė caktuara tė Jugosllavisė mė 1944; nuk ka pranuar tė pėrfshihet nė luftėn italo-greke (1940) dhe luftėn civile greke (1949); aderoi nė Traktatin e Varshavės (1955), nuk mori pjesė nė asnjė operacion ushtarak tė tij dhe e braktisi atė mė 1968, duke qėndruar gjatė gjithė viteve 1968-1991 jashtė pakteve ushtarake tė Luftės sė Ftohtė), mė 1992 qeveria demokratike paraqiti kėrkesėn zyrtare pėr anėtarėsim nė NATO. Duke filluar nga viti 1995 nė Bosnje, Shqipėria u pėrfaqėsua pėr herė tė parė nė histori me misione paqeruajtėse nė kuadėr tė NATO dhe aleancave perėndimore. Misionit tė Bosnjės iu shtua tre vjet mė parė edhe dėrgimi i trupave paqeruajtėse nė Mosul (Irak) dhe mė pas edhe nė Kabul (Afganistan). Marrja e pėrgjegjėsive tė tilla natyrshėm ndikoi edhe nė shtimin e mundėsive pėr cenimin e sigurisė. Trupat shqiptare paqeruajtėse nuk kanė patur incidente serioze nė misionet e tyre nė tre nga vatrat mė tė nxehta tė konflikteve nė botė, por pas ngjarjeve tragjike tė muajit mars 2006, kur trupat talebane rrėmbyen dhe ekzekutuan katėr shtetas tė kombėsisė shqiptare, nė pėrgjigje tė angazhimit shqiptar nė koalicionin kundėr terrorizmit. Fakti se tė katėr personat ishin shtetas tė njė vendi tjetėr, por pėrcaktues nė vendimin e krerėve talebanė ishte kombėsia e tyre shqiptare, e bėn edhe mė direkte aktin kriminal ndaj Shqipėrisė dhe shqiptarėve. Kjo ngjarje nuk ndikon nė thelbin e angazhimit shqiptar nė koalicionin antiterror, por ndėrkohė e bėn tė domosdoshme rritjen e masave tė sigurisė pėr tė gjithė shtetasit dhe vetėshtetin shqiptar. Tej konsensusit politik pėr ēėshtjet e integrimit, problemeve kombėtare dhe ato tė thelbit tė politikės sė jashtme, nė Shqipėrinė politike tė 15 viteve tė fundit vėrehen gjithashtu edhe qėndrime tė dyzuara nė zbatimin konkret tė angazhimeve. Nė fillim tė viteve '90 partitė e pėrdorėn hapjen drejt procesit tė integrimit nga njėra palė si kapital i saj politik dhe nga pala tjetėr si humbje e identitetit kombėtar. Nė mesin e viteve '90 partitė kryesore politike iu afruan qėndrimeve nė politikėn e jashtme, por bėnė dallime nė qėndrimet ndaj zhvillimeve politike nė Prishtinė dhe Beograd, duke krijuar pėrshtypjen se secila palė u pėrpoq tė pėrfitojė sa mė shumė kapital politik prej zhvillimeve tė tilla, pa marrė parasysh interesat strategjike tė gjithėpranuara tė Shqipėrisė. Nė fundin e viteve '90 fushata shtetėrore kundėr elementėve radikale islamikė nė Shqipėri qėllimisht u pėrdor si preteks pėr tė dėmtuar imazhin politik tė opozitės sė djathtė. Zhvillime tė tilla u pėrsėritėn edhe pas ngjarjeve tragjike tė 11 shtatorit 2001. Tė njėjtat qėndrime tė me dy standarde janė konstatuar edhe nė trajtimin e ēėshtjeve tė tjera prioritare tė sigurisė, siē jane lufta kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar, garantimi i pavarėsisė sė sistemit tė drejtėsisė, etj. Nė mėnyrė tė gabuar u imponua njė praktikė e gabuar sipas tė cilės partitė qė ndodheshin nė opozite janė simbol i krimit e korrupsionit apo qė drejtuesit tė institucioneve kushtetuese e tė drejtėsisė duheshin shkarkuar pėr paaftėsi e akuza tė tjera sa herė kryhej rotacioni politik. Kėto dhe tė tjerė shembuj dėshmojnė se nė tėrėsi forcat politike nė qeverisje, nė jo pak raste, mė shumė e kanė keqoėrdorur pėrkrahjen masive pėr integrim dhe orientimin gjithėpopullor,sesa e kanė kėrkuar, ruajtur dhe zhvilluar atė. Nė vende tė tjera ish lindore, si Ēekia, Polonia, Hungaria, Sllovakia, etj, pozita dhe opozita e kanė pėrdorur konsensusin kombėtar pėr integrimin si urė lidhėse midis forcave politike rivale, midis institucioneve dhe midis shtetit e qytetarėve. Reformat dhe vendimet mė tė rėndėsishme siē janė reformat kushtetuese, ato nė fushėn e privatizimit, reformat nė sistemin e drejtėsisė, nė ēėshtjet e pronės, tė integrimit, etj, janė realizuar pėrmes njė platforme tė pranuar, votuar dhe mbėshtetur nga tė gjitha forcat kryesore politike. Kjo mėnyrė e civilizuar e pėrballjes sė shtetit dhe shoqėrisė me sfidat kryesore tė vendit, ka rezultuar e suksesshme dhe ka dhėnė efektet e veta brenda njė kohe relativisht tė shkurtėr, ndaj si e tillė, pėrbėn njė pėrvojė mjaft pozitive qė duhet ndjekur nga Shqipėria dhe vendet e tjera tė Ballkanit perėndimor. Parė nė retrospektivė, zhvillimet e 15 vjetėve tė fundit dėshmojnė se ndėrmarrja e reformave tė gjithanshme demokratike, nė tėrėsinė e tyre, sollėn rezultate pozitive pozitive pėr vendin e shoqėrinė. Me 1990 Shqipėria ishte njė shtet diktatorial. Pas 15 vitesh Shqipėria pėrfaqėson njė demokraci tė konsoliduar qė pretendon anėtarėsimin nė NATO brenda dy viteve tė ardhshme. Ky ndryshim thelbėsor shpreh revolucionin e madh qė ka ndodhur gjatė kėtyre viteve nė sistemin demokratik nė vend, pėrfshirė edhe nė raportin e partive politike me institucionet pėrgjegjėse nė fushėn e sigurisė. Njė vlerėsim i tillė pozitiv vlen edhe pėr parlamentin, i cili ka pėsuar ndryshime pozitive nė mėnyrėn e funksionimit tė brendshėm tė tij, zgjerimin e tematikave tė diskutimit, rritjen e transparencės qeveritare ndaj publikut dhe pėrfaqėsimin mė tė mirė tė interesave tė qytetarėv^34. *Autori ėshtė kėshilltar i Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė. Pikėpamjet e shprehura nė kėtė studim janė personale dhe nuk shprehin mendimin zyrtar tė institucionit ku punon
__________________
La filosofķa del Real Madrid es tener a los mejores del mundo |
|
|
|
| Sponsorizuesit e Forumit | |
Reklama |
|
|
|
#2 |
|
Ne mbreterine time.
Anėtarėsuar: 27-04-2006
Vendndodhja: Detroit Michigan U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
Postime: 2,423
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Davius shume interesante kjo qe ke shkruar , ne KOSOVE nuk e di sa parti ka por ne SHQIPERI jane 80 parti nje gje e papare ne asnje vend te botes . nder keto 12 parti jane me kryesoret ne politiken shqipetare dhe te gjitha luftojne me njera tjetren kush te fitoje me shume pushtet , dhe asnjera nuk e ka mendjen per te
Roli i partive politike nė ēėshtjet e sigurisė kombėtare . kjo eshte me te vertete nje gje e turpshme per shqiperine dhe kosove. p s te kete turp ai qe me ka hequr reputacionin doni te me largoni dhe mua nga F SH ? nqs eshte keshtu dhe nqs ju besdis po iki . po pse reputacioni im ju prishte pune ju ? kush eshte ky trimi qe me hoqi reputacionin dhe i i zinte syte reputacioni im ?Keni fituar 720 pikė une pata 4000 pike turp ai qe e beri kete . Ndryshuar pėr herė tė fundit nga King_Arthur : 30-07-2006 mė 11:30. |
|
|
|
|
|
#3 |
|
Rising Star & Legend
Anėtarėsuar: 20-04-2003
Vendndodhja: Tetovė
Postime: 11,988
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
PARTITĖ POLITIKE DHE SFIDAT E SIGURISĖ: RASTI SHQIPTAR
Pjesa II Roli i partive politike nė ēėshtjet e sigurisė kombėtare ėshtė lėvruar pak ose aspak nė rrethet profesionale dhe akademike shqiptare. Nė morinė e botimeve politike nė Tiranė, por edhe nė Prishtinė, nuk ka asnjė botim qė merret konkretisht me kėtė temė. Mr. Afrim Krasniqi Pėrvoja e vetme shqiptare me sistemin elektoral konkurrues tė partive politike ishte shėnuar nė vitet 1921-1923. Mė 1991 kur u zhvilluan zgjedhjet e para politike shumėpartiake asnjė nga protagonistėt e partive dhe zgjedhjeve tė viteve '20 nuk jetonte mė. Mė shumė se dy breza qytetarėsh kishin lindur dhe u rritėn nė njė sistem politik monopartiak, ku votimi kundėr pėrbėnte krim dhe dėnohej me 10 vjet burgim. Nė kėto rrethana ishte e pritshme qė zgjedhjet politike dhe parlamentet e para tė viteve '90 tė shfaqnin mangėsi dhe probleme nė implementimin e standardeve demokratike tė zgjedhjeve dhe jetės parlamentare. Deri nė mesin e viteve '60 tė gjitha vendet ish komuniste shfaqėn probleme tė tilla, por nė fundin e viteve '90 diferenca midis standardeve tė aplikuara thellohej nga vendi nė vend. Konkretisht Shqipėria shfaqi probleme serioze me zgjedhjet 1996,1997 dhe mė pas 2001. Problemet zgjedhore krijuan institucione politike tė atakueshme, dobėsoi jetėn parlamentaie dhe funksionin shoqėror tė partive politike, tensionoi gjendjen nė vend dhe nė disa raste ndikoi nė cenimin e stabilitetit politik e kushtetues tė vendit35. Partitė politike treguan tė afta tė krijonin rreth tyre njė rrjet tė gjerė strukturash dhe mbėshtetėsish fanatikė, por nė tėrėsi u treguan tė paafta pėr tė krijuar standarde demokratike tė zgjedhjeve, tė debatit politik, tė respektit ndaj pakicės dhe tė mbajtjes sė premtimeve elektorale. Kėtyre fenomeneve negative iu shtua edhe tipari tjetėr i tranzicionit shqiptar: fakti se partia fituese vazhdimisht u shfaq e njėsuar me pushtetin kryesor kushtetues - parlamentin dhe atė ekzekutiv - qeverinė, duke mbajtur gjallė mentalitetin e vjetėr tė partisė - shtet. Tė njėjtat fenomene nė periudha tė konsiderueshme kohore shfaqėn edhe nė vendet e tjera nė rajon, pėrfshirė Kroacinė, Maqedoninė, Rumaninė dhe Bullgarinė, por nė Shqiperi ato zgjatėn mė shumė dhe efektet negative rezultuan tė ishin edhe mė tė mėdha. Pasojė e tyre ishte rritja e pushtetit tė partive politike dhe njėkohėsisht ulja e mbėshtetjes sė tyre elektorale; rritja e pakėnaqėsisė sė qytetarėve nga politika dhe njėkohėsisht ulja e pėrqindjes sė pjesėmarrjes sė qytetarėve nė zgjedhje. Nėse marrim kompetencat kushtetuese tė parlamentit (neni 170 i Kushtetutės), rezulton se megjithė krizat politike tė viteve 1991, 1997 dhe problemet e qeverisjes mė 1995, 1996, 2003 parlamenti nuk ka arritur tė ofrojė zgjidhje politike. Nė tė gjitha rastet zgjidhjet janė gjetur jashtė parlamentit, kurse vetė ai ėshtė pėrdorur pėr thellimin e krizave dhe mė pas pėr legjitimimin e zgjidhjeve tė ofruara nga jashtė. Parlamenti nuk ka patur sukses as nė hartimin e projektit kushtetues (1994 dhe 1998), nė reformimin e institucioneve kushtetuese (propozimet kanė ardhur gjithnjė nga qėveria), nė kontrollin e ligjshmėrisė nė vend (nuk ka njė strukturė dhe komision qė ndjek zbatimin e ligjeve) apo nė zgjidhjen e krizave tė besimit tė qeverisė (nuk ka patur asnjė rast mosbesimi ndaj qeverive. Vlen tė theksohet gjithashtu se pėr shkak tė moskuptimit si duhet tė rolit tė parlamentir si institucioni kryesor kushtetues nė vend, dhe mbivendosjes sė rolit tė partive kundrejt parlamentit, ka ndodhur qė zhvillimet pozitive tė ngritjes se 20 komisioneve Ad Hoc pėr hetimin parlamentar nė ēėshtje tė ndryshme, tė pėrfundojnė gjithnjė me raporte tė dyzuara qė japin konkluzione tė kundėrta. Duke patur njė parlament me legjitimitet tė cunguar, tė pafuqishėm pėr tė kontrolluar ekzekutivin dhe me njė rendiment tė ulėt politik, iu la hapesirė krijimit tė njė oligarkie te re politike qė kontrollonte njėherėsh partitė politike, legjislativin, ekzekutivin dhe njė pjesė tė institucioneve kryesore kushtetuese36. Pjesė e mentalitetit oligarkik ėshtė kėrkesa e parė e ēdo mazhorance tė re parlamentare pėr tė iniciuar ndryshime nominale nė krye tė shumicės sė pushteteve tė tjera dhe institucioneve kushtetuese. Ligji "Pėr partitė politike" (2000) ndalon pėrdorimin e mjeteve jodemokratike nė aktivitetin e partive politike. Kushtetuta dhe ligji dėnojnė gjithashtu ndjekjen e politikave ekstremiste qė krijojnė cenim tė rendit kushtetues, stabilitetit tė vendit, te jetės sė qytetarėve dhe pronės private. Kėto parime tė njohura dhe me ndikim tė drejtpėrdrejtė nė sistemin e sigurisė kombėtare, jo gjithnjė janė respektuar nga partitė politike. Momentet mė kulmore u shėnuan mė 1991,1997 dhe 1998. Nė rastin e parė ish komunistėt, nė pėrpjekje pėr tė mbajtur nėn kontroll jetėn politike dhe zgjedhjet e para shumėpartiake nė vend, krijuan pėrplasje sociale dhe nxitėn elementė tė pėrplasjes civile. Nė shkurt 1991, tre muaj pas lejimit tė pluralizmit politik dhe njė muaj pėrpara zgjedhjeve tė para parlamentare, shoqata e njohur si "Vullnetarėt e Enverit" u mbėshtet nga ushtarakėt fanatikė, drejtuesit e shtetit, policia sekrete dhe pjesa mė e madhe e policisė popullore. Nė konfrontimet e para mė 21-23 shkurt 1991 nė Tiranė u vranė disa civilė tė pafajshėm. Viktima civile pati edhe nė qytete tė tjera, si nė Shkodėr, Korēė, Kavajė, Elbasan, Durrės, Vlorė, etj. Qėndrimet konfliktuale tė komunistėve i nxitėn demokratėt qė menjeherė pas ardhjes nė pushtet mė 1992, tė miratojnė ligjin pėr nxjerrjen jashtė ligjit tė Partisė Komuniste. Stabiliteti politik dhe ecuria demokratike e vendit u vunė ne shėnjestėr edhe nė momente tė veēuara tė viteve 1992-1996. Konkretisht, mė 1993 u arrestua udhėheqėsi i opozitės, akt qė u prit me protesta masive tė grupimeve opozitare ish komuniste. Mė 1994 kundėrshtarėt e regjimit demokratik ia dolėn tė bllokojnė projektin pėr Kushtetutėn e re, kur nė referendum ata fituan njė pėrqindje mė tė lartė sesa pėrkrahėsit e projektit. Elementė tė tensionimit tė jetės politike u konstatuan mė 1994-1995 me rastin e vrasjes nė kufirin jugor tė rojeve kufitare shqiptare si dhe arrestimit tė katėr politikanėve minoritarė grekė, tė akuzuar pėr veprimtari kriminale dhe terroriste ndaj Shqipėrisė. Pas krizės sė zgjedhjeve (1996) tė kritizuara nga vėzhguesit ndėrkombėtar (OSBE), opozita bojkotoi parlamentin dhe shpalli protesta, duke e zhvendosur krizėn nga institucionet nė rrugė. Por kriza mė e madhe politike dhe sociale ndodhi ne muajt e parė tė vitit 1997- Ajo goditi ashpėr themelet e sigurisė kombėtare dhe shėnoi kthim pas nė proceset demokratike, zhvillimin ekonomik, pėrparimin e vendit dhe integrimin euroatlantik tė tij" Preteks i krizės ishin falimentimi i disa firmave - piramida tė fajdeve, dy prej tė cilave u drejtuan nga kryetarė tė dy partive politike. Krahas dhunės, kaosit dhe rėnies sė autoritetit tė shtetit, mėse njė milion armė u grabitėn nga depot ushtarake dhe kaluan nė duart e pakontrolluara tė civilėve, kryesisht tė grupeve dhe bandave kriminale. Nė raste tė tilla tė krizės sė rėndė politike dhe ekonomike, partitė politike humbėn rastin tė ofrojnė zgjidhje konkrete dhe tė parandalojnė mė tė keqen. Ato, me vetėdije, u bėnė pjesė e rezistencės ose e agresivitetit absurd, duke rendur mė shumė pas pushtetit politik sesa ndaj vlerave tė demokracisė. Njė moment tjetėr kritik pėr sigurinė kombėtare dhe jetėn politike nė raport me tė, ishte 12 shtatori 1998, kur pranė selisė sė PD u ekzekutua deputeti Azem Hajdari, udhėheqėsi kryesor i protestave antikomuniste pėr rrėzimin e sistemit komunist nė dhjetor 1990. Vrasja tensionoi klimėn politike nė vend dhe reagimi pas vrasjes solli largimin e qeverisė, si dhe rikthimin e skenave dramatike te marsit 1997. Nė kėtė mėnyrė, shteti dhe insntitucionet e tij, pėrfshire edhe institucionet e sigurisė, tė sapongritura nga hiri i 1997, morėn njė goditje tjetėr tė madhe, pėr tė cilėn pėrgjegjėsia kryesore bie mbi vetė partitė politike kryesore dhe udhėheqėsit e tyre. Moment kritik pėr sistemin kombėtar tė sigurisė ishte edhe viti 1999, kohė nė tė cilėn u zhvillua ajo qė tashmė njihet si Lufta e Kosovės. Ashtu siē pritej, Shqipėria hapi dyert pėr rreth njė milion refugjatė kosovarė tė dėbuar me dhunė nga ushtria pushtuese serbe nė Kosovė. Pėr njė vend me 3 milion banorė permanentė, me ekonomi tė varfėr, shtet ligjor tė dobėt dhe tė sapodalė nga kriza e thellė e viteve 1997-1998 pėrballimi i njė shifre kaq tė lartė tė refugjatėve tė luftės ishte njė sakrificė jashtė mundėsive. Vullneti i jashtėzakonshėm i qytetarėve dhe ndihma e menjėhershme ndėrkombėtare evituan shndėrrimin e gjendjes nė katastrofė humanitare. Vlen tė theksohet se pėr herė tė parė nė historinė 15 vjeēare tė pluralizmit politik, partitė politike, sidomos tė opozitės, hoqėn dorė nga aksionet politike dhe deklaruan mbėshtetjen pa rezerva pėr kryeministrin dhe qeverinė e spektrit tjetėr politik. Nė kėtė qėndrim, krahas ndjenjės sė lartė kombėtare, ndikoi nė njė masė jo tė vogėl edhe mėsimi qė politika mori nga ngjarjet e viteve 1997-98. Zhvillime problematike u shėnuan edhe nė vitet 2001-2003, fillimisht pėr shkak tė problemeve zgjedhore dhe mė pas luftėn sė brendshme politike pėr pushtet brenda mazhorancės sė majtė. Brenda njė viti u ndėrruan tre kabinete qeveritare dhe Shqipėria humbi rreth dy vjet nė progresin e saj drejt Marrėveshjes sė Asociim - Stabilizimit me Bashkimin Europian. Nė ligjin mbi partitė politike 1991 dhe ndryshuar nė vitin 2000 pėrcaktohet ndalimi i "forcimit tė partive politike mbi baza fetare, etnike dhe krahinore"38. Fryma e kėtij parimi tė rėndėsishėm ėshtė pėrfshirė edhe nė Kushtetutėn e Shqipėrisė, miratuar me referendum nė tetor 1998. Neni 9, pika 2 i Kushtetutės pėrcakton se "partitė politike dhe organizatat e tjera, programet dhe veprimtaria e tė cilave mbėshteten nė metoda totalitariste, qė nxitin e pėrkrahin urrejtjen racore, fetare, krahinore ose etnike ... janė tė ndaluara, sipas ligjit"39. Nė ndryshim nga kufizimi ligjor dhe mė vonė fryma e kushtetutės, gjatė 15 viteve tė veprimit tė ligjit janė konstatuar raste tė kapėrcimit tė dukshėm tė tij. Konkretisht, nė qershor 1991 politika shqiptare u pėrfaqėsua nė tryezėn me shefin e Departamentit tė Shtetit me disa parti politike, midis tė cilave edhe Bashkimi Kristian dhe Islam, njė parti me profil tė qartė fetar. Ky moment shėnoi daljen e parė dhe tė fundit tė kėsaj partie nė publik. Mė 1992 u regjistruan nė gjykatė partitė e para me theks fetar dhe etnik, ku mė kryesoret prej tyre ishin Partia Demokristiane dhe Omonia (PBDNJ), e para pėrfaqėsuese kryesisht e bashkėsisė katolike dhe e dyta pėrfaqėsuese e minoritetit grek nė Shqipėri. Zyrtarisht dy partitė deklaruan se pėrfaqėsojnė tė gjithė qytetarėt dhe shtrirja e tyre ėshtė kombėtare. Mė 1992 organizata "Omonia" nuk lejua tė konkurrojė si subjekt elektoral pėr shkak tė natyrės sė saj etnike, por presioni ndėrkombėtar detyroi autoritetet shqiptare qė dy javė mė pas tė miratojė zėvendėsimin e "Omonia"-s me njė parti tė re, Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut40. Nė vitet e mėpasshme, sidomos gjatė gjysmės sė dytė tė viteve '90 dhe viteve tė fundit u panė pėrpjekje tė tjera publike pėr krijimin e partive mbi baza etnike dhe fetare. Edhe nė zgjedhjet parlamentare (2005) konkurruan nė zgjedhje dy parti tė reja, Partia e Drejtėsisė e orientuar drejt besimit fetar islam dhe njė partie e pakicės maqedone nė Shqipėri4'. Dalja e tyre nė jetėn publike, sidomos e partisė mbi baza fetare, shkaktoi debat publik dhe nxiti autoritetet e gjykatės tė rishikojnė vendimin. Drejtuesi i saj, njė udhėheqės fetar lokal, deklaroi se nuk ka lidhje midis angazhimit tė tij fetar dhe politik, gjė qė bindi autoritetet tė lejojnė krijimin e partisė dhe konkurrimin e saj nė zgjedhje. Tradicionalisht Shqipėria pėrbėn njė rast ideal tė bashkėjetesės dhe harmonisė fetare. Kjo traditė e ēmuar ėshtė ruajtur dhe forcuar gjatė monarkisė, diktaturės dhe mė pas edhe tranzicionit demokratik42. Pėrpjekjet e veēuara pėr tė pėrdorur pėrkatėsitė fetare pėr interesa politike dhe pėr pasojė, ndarje tė vendit mbi baza fetare, fatmirėsisht kanė rezultuar tė dėshtuara. Mė 1913 Shqipėria me shumicė myslimane mirėpriti njė princ gjerman tė krishterė43. Mė 1914-15 njė lėvizje me karakter fetar dhe kriminal mori fund me ekzekutimin e organizatorėve. Gjatė monarkistė mbreti Zog megjithė reformat e thella nė ndarjen e fesė nga shteti dhe reformimin e besimeve fetare, nė njė rast pėrdori masa ndėshkuese ndaj grupeve tė ndryshme fetare (rasti i shkollave katolike dhe disa priftėrinjve nė Shkodėr) pėr tė dhėnė mesazhe force ndaj Italisė dhe fqinjėve tė tjerė44. Lufta e Dytė Botėrore nė tėrėsi nuk krijoi raporte preferenciale midis trupave pushtuese dhe besimeve fetare, por pas luftės regjimi i ri komunist ndėrmori fushata represive kryesisht ndaj komunitetit katolik dhe Kishės Katolike. Represioni vijoi nė tė gjitha aspektet (kufizimin e burimeve tė financimit te komuniteteve fetare, arrestimin dhe denigrimin e drejtuesve fetarė, bllokimin e lidhjeve ndėrkombėtare, sekuestrimin e literaturės fetare, mbylljen e shkollave dhe seminareve) dhe mė 1967 nxjerrjen jashtė ligji tė besimit fetar, mbylljen e tė gjitha objekteve fetare dhe dėnimin me 10 burg tė predikimit fetar45. Nė vitet '90 tranzicioni politik u shoqėrua edhe me tranzicionin e besimit. Nė disa raste u shfaqėn pėrpjekje pėr tė krijuar konflikt fetar pėrmes konfliktit politik. Shenja tė tilla u shfaqėn pas anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė Konferencėn Islamike (1992) si dhe me futjen nė Shqipėri tė dhjetėra organizatave humanitare nga vende tė ndryshme tė botės, pėrfshirė edhe vendet islamike. Politikanėt mbajtėn nėn kontroll ambiciet dhe nismat ndarėse fetare tė personave ose grupeve tė caktuara, qoftė edhe duke bėrė marrėveshje tė heshtur. Kėshtu, nė qytetin e Shkodrės gjithnjė u ruajt njė raport i balancuar midis numrit tė deputetėve katolikė e myslimanė, si dhe nė mėnyrė periodike kryetarė tė bashkisė u zgjodhėn pėrfaqėsues nga secili besim. Raste tė tilla u shėnuan edhe nė qytete tė tjera ku pėrkatėsia fetare ėshtė e balancuar. Ndėrkohe nje studim i realizuar mė 2005 nė tre partitė kryesore politike, PD, PS dhe LSI rezultoi46 se nga grupet dominuese fetare tek demokratėt ishin besimtarėt myslimanė e katolikė, tek socialistėt ateistėt, myslimanėt dhe ortodoksit, si dhe tek Lėvizja Socialiste pėr Integrim kryesonin besimtarėt bektashinj. Tė njėjtat pėrfundime rezultojnė edhe nė analizėn e pėrkatėsisė fetare tė individėve anėtarė tė organeve tė larta tė kėtyre partive, megjithėse nė familjet e tyre, ashtu si nė pjesėn mė tė madhe tė familjeve shqiptare, pėr shkak tė martesave, janė krijuar identitete tė pėrziera fetare. Nga ana tjetėr nė momentet kyēe tė zhvillimeve politike, siē ishin ndryshimet e vitit 1990, kriza e vitit 1991, kriza e vitit 1997, gjendja pėr shkak tė Luftės sė Kosovės mė 1999, etj, komunitetet fetare shfaqėn bashkėpunim dhe vullnet tė fortė pėr tė ndikuar bashkėrisht nė kapėrcimin e krizave dhe nė dhėnien e mesazheve pozitive pėr tė gjithė besimtarėt e tyre. Nė tėrėsinė e tyre, tė gjitha komunitetet fetare pėrfaqėsojnė linja reformatore dhe liberale, qė respektojnė besimin tjetėr dhe qė mbi tė gjitha besimet vendosin interesat e mėdha kombėtare, ashtu siē kishte frymėzuar dhe shprehur rreth njė shekull mė parė Vaso Pasha "feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria". Nė pėrfundim vlen tė theksohet se pavarėsisht problemeve tė shfaqura nė momente dhe kohė tė caktuara, ato kanė mbetur tė veēuara dhe nė tėrėsi partitė politike dhe komunitetet fetare kanė shfaqur partneritet, respekt dhe bashkėpunim tė ndėrsjellėt, duke i kontribuar forcimit real tė demokracisė dhe vlerave mė tė mira te shoqėrisė47. Instituti i Statistikave (INSTAT) raporton se popullsia e Shqipėrisė ėshtė 3-3.1 milion banorė48, ndėrkohė qė burimet ndėrkombėtare raportojnė pėr 710 mijė emigrantė shqiptarė nė vendet e tjera49. Ne dokumentin "Strategja kombėtare pėr emigracionin" hartuar nga qeveria shqiptare dhe IOM theksohet50 se nga shifrat e mėsipėrme nuk janė pėrfundimtare pasi numri duhet tė jetė mė i lartė. Konkretisht raportohet se nė Greqi jetojnė rreth 600 mijė shqiptarė, nė Itali 250 mijė, nė SHBA 150 mijė, nė Britani 50 mijė, nė Gjermani 15 mijė, nė Kanada 11.5 mijė si dhe mė pak nė Turqi, Belgjikė, Francė, Zvicėr dhe vende tė tjera. Kjo pjesė e konsiderueshme e qytetarėve shqiptarė vazhdon tė mbetet jashtė vendimmarrjes politike, gjė qė e cenon sistemin e sigurisė dhe nėse nuk merr zgjidhje afatgjatė, ndikon nė dobėsimin e saj. Pėr shkak tė saj rėndėsie vlen tė analizohet raporti midis partive politike dhe komuniteteve shqiptare nė botė, si pjesė e rėndėsishme e sistemit kombėtar tė sigurisė. Nė analizėn 15 vjeēare tė kėtyre raporteve konstatohen dy tipare: ndėrgjegjėsimi nė rritje pėr nevojėn e reformimit tė sistemit elektoral dhe pėrfshirjen e emigrantėve nė votime si dhe pėr pasojė, nevoja pėr shtrirjen e aktivitetit tė partive politike nė tė gjitha qendrat kryesore tė komuniteteve shqiptare nė botė. Nė kėtė funksion, vitin e kaluar (2005) disa parti politike, pėrfshirė PD tashmė nė pushtet, promovuan nevojėn e pėrfshirjes sė emigracionit shqiptar nė botė nė votimet parlamentare. Ideja e tyre u pėrkrah masivisht nga shoqatat e emigrantėve dhe grupet kulturore, por nuk gjeti zbatim. PS dhe aleatėt e tyre nė qeveri u treguan skeptikė ndaj kėsaj ideje, ndėrkohė qė nga e majta, mjaft aktive u tregua LSI, e cila organizoi manifestime tė mėdha elektorale nė Gjermani dhe Greqi. Zgjedhjet parlamentare u mbajtėn mė 3 korrik 2005 dhe natyrshėm emigrantėt nuk patėn mundėsi tė marrin pjesė, megjithėse ata u pėrpoqėn tė ndikojnė nė fushatėn elektorale pėrmes deklarimit tė mbėshtetjes pėr forca tė caktuara politike. Pjesėmarrja e tyre nė votime u pengua nga disa faktorė objektivė, tė cilėt nuk u morėn parasysh nė debatin politik e publik, dhe qė ende nuk kanė marrė njė pėrgjigje pėrfundimtare. Konkretisht, pjesėmarrja e emigracionit nė zgjedhje pengohet nga sistemi elektoral. Nga praktikat e vendeve tė tjera ėshtė e qartė se emigracioni mund tė pėrfshihet nė votime vetėm nė rastet e njė sistemi zgjedhor proporcional. Qytetarėt shqiptarė nė vende tė ndryshme e kanė tė lehtė tė votojnė subjektin politik dhe njėherėsh thuajse tė pamundur tė votojnė kandidatėt nė sistemin mazhoritar. Vėshtirėsi tjetėr objektive ėshtė mungesa e tė dhėnave tė sakta pėr emigracionin shqiptar. Tė dhėnat zyrtare tė shteteve mikpritėse nuk pėrputhen me gjendjen reale, pasi ėshtė e qartė se numri i emigrantėve nė kėto vende ėshtė disa herė mė i lartė. Njė pjesė e madhe e tyre nuk janė regjistruar me identitetin e tyre tė vėrtetė, tė tjerė kanė emigruar nė mėnyrė tė paligjshme dhe nuk figurojnė nė listat zyrtare, dhe njė pjesė mė e vogėl e tyre janė regjistruar si qytetarė tė Kosovės. Mungesa e njė regjistri tė saktė tė emigrantėve shqiptarė nė botė, e bėn tė pamundur ushtrimin e tė drejtės sė tyre kushtetuese tė votės. Faktor pengues gjithashtu ėshtė "parimi amerikan" i mishėruar nė mėnyrė tė tėrthortė edhe nė legjislacionin shqiptar, sipas tė cilit e drejta e votės vlen pėr tė gjithė ata shtetas qė janė taksapagues tė rregullt tė shtetit tė tij. Shtetasit shqiptarė nė vende tė tjera nuk kanė mundėsi objektive pėr tė paguar taksa personale nė Shqipėri dhe si tė tillė, formalisht janė tė pėrjashtuar nga e drejta e vendimmarrjes pėrmes votės. Ky faktor ndikon pavarėsishi se burimet zyrtare pranojnė se tė ardhurat e siguruara nga dėrgesat financiare tė emigracionit zėnė 1/6 e PBB dhe ato nė total janė disa herė mė tė larta sesa ndihma e huaj qė Shqipėria ka pėrfituar gjatė 15 Viteve tė'fundit51. Pavarėsisht nga kjo prurje jetike pėr ekonominė shqiptare, vetė shqiptarėt emigrantė zyrtarisht nuk rezultojnė si pagues tė taksave, megjithatė ata figurojnė nė Listat zyrtare tė Zgjedhėsve nė Shqipėri dhe nėse ditėn e votimit ndodhen pranė familjes, i kanė tė gjitha tė drejtat dhe mundėsitė tė marrin pjesė nė votime. Sinjali i vetėm i rishikimit tė kėsaj politike ėshtė pėrpjekja serioze e ndėrmarrė nga Bashkimi Evropian dhe Organizata Botėrore e Migracionit (IOM) pėr tė hartuar adresarin e saktė tė shqiptarėve nė botė, me synimin qė nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 2009 ata tė kenė mundėsi tė marrin pjesė nė votime. Arritja e kėtij synimi do tė shėnonte njė pikė historike kthese nė politikėn dhe shoqėrinė shqiptare. shumėkush beson se shqiptarėt "evropiane", tashmė tė integruar nė shoqėritė demokratike perėndimore, do tė ishin njė kontingjent vendimtar elektoral pėr reformimin edhe tė partive politike dhe politikbėrjes nė Shqipėri. Ky projekt vjen nė kohėn kur ēėshtja e emigracionit nė shtete tė ndryshme si Greqia, Italia dhe vende tė tjera ka pėsuar reformime tė thella. Konkretisht Italia dhe Greqia kanė iniciuar reformimin e sistemit tė zgjedhjeve, duke lejuar emigrantėt qė plotėsojnė disa kritere tė arsyeshme, tė marrin pjesė nė strukturat e partive politike, madje edhe nė votimet lokale. Parti tė tilla si PASOK (Partia Socialiste nė opozitė nė Greqi) e kanė avancuar idenė e tyre pėr hapje ndaj emigrantėve, duke zgjedhur pėrfaqėsues tė tyre edhe nė organet qendrore tė partisė. Shembuj tė tillė gjenden edhe nė Itali, sidomos nė partitė rajonale dhe nė grupet qytetare qė konkurrojnė nė zgjedhjet lokale. Lidhur me tiparin e dytė, prirjen e partive pėr zgjerim cė aktivitedt politik nė qendrat kryesore tė emigracionit, problemi paraqitet sa ligjor aq edhe politik. Ligji pėr partitė politike nė nenin 14 tė tij thekson se "shtetasit e huaj qė nuk kanė banim tė pėrhershėm nė Shqipėri nuk mund tė marrin pjesė nė formimin e njė partie dhe as tė jenė anėtar tė saj"52. Nė kushtet e dyshtetėsisė sė lejuar nga shteti snqiptar dhe ekzistencės sė emigracionit tė vjetėr dhe tė ri, njė dispozitė e tillė krijon probleme ne zbatimin e saj. Gjatė 15 viteve kanė qenė jo tė pakta rastet kur partitė politike, madje edhe ato qė kanė patur mazhorancėn parlamentare, kanė shpėrndarė karta anėtarėsimi pėr qytetarė dhe politikanė tė huaj, tė cilėt i pėrjashton amendamenti i mėsipėrm. Rasd mė i bujshėm ėshtė anėtarėsimi publik nė PS i ish kryeministrit italian Betino Kraksi (1993). E njėjta logjikė ėshtė ndjekur edhe nė zbatimin e pėrcaktimit kushtetues dhe ligjor53 pėr ndalimin e partive politiketė krijuara jashtė Republikės sė Shqipėrisė (neni 7) apo e pėrcaktimit se "veprimtaria e partive politike mund tė shtrihet nė tė gjithė territorin e Republikės sė Shqipėrisė ose nė disa njėsi tė ndarjes administrative territoriale tė vendit", (neni 5), pra vetėm brenda territorit tė vendit. Nė fakt, ndryshe nga kufizimi ligjor, nė jetėn politike shqiptare ekzistojnė disa parti politike tė krijuara nė shtete tė ndryshme, kryesisht nė SHBA, Belgjikė, Francė apo Itali, tė cilat mė pas kanė hapur zyrat pėrfaqėsuese nė Tiranė dhe me kalimin e kohės janė regjistruar si subjekte politike konkurruese nė zgjedhje parlamentare dhe lokale. Lidhur me kufizimin e dytė, gjendja paraqitet e njėjtė. Nė fushatėn elektorale tė vitit 1997 Fatos Nano, udhėheqės historik i Partisė Socialiste dhe disa herė kryeministėr, zhvilloi njė miting elektoral nė Athinė. Ky aktivitet, pėrbėn rastin e parė tė njė mitingu tė njė udhėheqėsi politik dhe partive politike shqiptare nė njė shtet tjetėr. Shembulli i Nanos u ndjek vite mė pas edhe nga udhėheqėsit e tjerė politik, pėrfshirė udhėheqėsin historik tė Partisė Demokratike, ish Presidentin Berisha. Gjithashtu gjatė viteve tė fundit partitė kryesore politike nė mazhorancė dhe nė opozitė e kanė injoruar kėtė kufizim ligjore, duke e shtrirė aktivitetin e tyre nė vende tė tjera. Partia Demokratike (PD) nė qeveri kanė degė tė tyre nė SHBA, Belgjikė, Gjermani, Greqi dhe Itali. Partia Socialiste (PS) gjithashtu ka krijuar degė aktive nė Greai, Itali dhe vende tė tjera. Sė fundi ajo organizoi zgjedhje mbi bazė tė parimit "njė anėtar - njė votė" nė Athinė. Edhe parti mė tė reja politike si Lėvizja Socialiste pėr Integrim (LSI) kanė krijuar degė nė disa vende perėndimore. Modeli i krijimit tė strukturave partiake nė degė tjera ėshtė importuar nga Kosova, dhe kryesisht nga pėrvoja e organizimit e Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Deri mė 1999 asnjė parti politike e Shqipėrisė nuk kishte degė apo struktura nė shtetet e tjera. Shqiptarėi atje ishin integruar dhe e zhvillonin aktivitetin e tyre politik nė kuadėr tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės ose partive tė tjera politike kosovare. Vazhdon >>>
__________________
La filosofķa del Real Madrid es tener a los mejores del mundo |
|
|
|
|
|
#4 |
|
Rising Star & Legend
Anėtarėsuar: 20-04-2003
Vendndodhja: Tetovė
Postime: 11,988
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
PARTITĖ POLITIKE DHE SFIDAT E SIGURISĖ: RASTI SHQIPTAR
Pjesa III Roli i partive politike nė ēėshtjet e sigurisė kombėtare ėshtė lėvruar pak ose aspak nė rrethet profesionale dhe akademike shqiptare. Nė morinė e botimeve politike nė Tiranė, por edhe nė Prishtinė, nuk ka asnjė botim qė merret konkretisht me kėtė temė. Mr. Afrim Krasniqi Krahas zhvillimit tė kėtyre dy fenomeneve tė rėndėsishme nė raportet midis partive politike dhe komuniteteve shqiptare nė botė, janė konstatuar gjithashtu tipare negative; siē janė pėrpjekjet e organizuara pėr importimin e votės nė favor tė partive dhe kandidatėve tė veēantė. Rasti i votimeve nė Himarė apo disa zona tė tjera kryesisht jugore, ku nė prag tė ditės sė votimit, nga Greqia vijnė disa qindra e mijėra emigrantė tė organizuar me mjete udhėtimi falas, me qėllimin publik pėr tė votuar pėr kandidatėt e Partisė Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut, subjekt i njohur si parti e minoritetit grek. Pėrdorimi i mjeteve shtetėrore (shteteve fqinje) dhe burimeve financiare pėr sigurimin e votave masive pėr parti dhe kandidatė tė caktuar, jo vetėm qė bie nė kundėrshtim me ligjin, por edhe ka krijuar vazhdimisht tensione politike nė vend. Pėr shkak tė interpretimit politik si marrėdhėnie midis dy shteteve, kėto tensione janė shndėrruar mė pas nė objekt kritikash dhe kundėrshtish midis Shqipėrisė dhe Greqisė, gjė qė natyrshėm ka ndikuar edhe nė sistemin e siguris.ė kombėtare. Njė tipar tjetėr thelbėsor qė e dallon realitetin shqiptar nga ai i shumicės sė vendeve ish komuniste, por edhe qė edhe me nxitjen e partive politike ndikon dukshėm nė sistemin e sigurisė ėshtė reforma e papėrfunduar e pronėsisė sė tokės. Kushtetuta (neni 41) si dhe Strategjia e Sigurisė Kombėtare (pika 51) vlerėsojnė shenjtėrinė e pronės dhe theksojnė se "ndėrtimi i shoqėrisė civile demokratike ka nė themel respektin pėr njeriun e pronėn". Me zgjidhjen e ēėshtjes sė pronėsisė mbi tokėn lidhet zhvillimi ekonomik i vendit, ndarja me pasojat negative tė sė kaluarės, eliminimi i konflikteve sociale dhe rritja e nivelit tė sigurisė pėr tė ardhmen. Megjithatė problemi i pronave nuk ka marrė ende njė zgjidhje tė plotė dhe tė drejtė. Mė 1945-1946 regjimi komunist shpronėsoi pronarėt e mėdhenj tė tokave, rreth 200 familje, dhe ua shpėrndau pronėn nė shifėr proporcionale rreth 150 mijė familjeve tė tjera54. Vetė pronarėt nu« pėrfituan tokė, pasuria e tyre u sekuestrua dhe njė pjesė e madhe e tyre pėrfundoi nė burgje ose nė kampet e internimit. Nėn thirrjet pėr barazi regjimi krijoi njė hendek tė madh ideologjik e historik midis shumices pa tokė, e cila me vendim qeverie u bė pronare, si dhe pakicės sė pasur, e cila me vendim qeverie u shpronėsua tėrėsisht. Reforma agrare u shoqėrua me shtetėzimin e ndėrmarrjeve private, investimeve tė huaja si dhe tė kapitalit tė ēmuar qarkullues, pėr tė vijuar mė pas me modelin stalinist tė kolektivizimit te plotė tė bujqėsisė. Nė korrik 1991 parlamenti pluralist miratoi me konsensus tė plotė ligjin 7501 "Pėr tokėn", sipas tė cilit, e gjithė popullsia fshatare bėhej pėrfituese, pronare ose shfrytėzuese e njė mase tė caktuar tė tokave shtetėrore dhe atyre tė shtetėzuara55. Me kėtė ligj u arrit qė pėrkohėsisht tė fillonte zhvillimi i tregut privat dhe tė evitoheshin konfliktet sociale midis grupeve tė ndryshme tė popullsisė. Reforma e tokės qėndroi tabu deri mė 1998, kur Shqipėria miratoi Kushtetutėn e parė tė periudhės demokratike. Kushtetuta sanksionon tė drejtėn e pronėsisė, dhe ngarkoi parlamentin per nxjerrjen brenda tre viteve tė ardhshme tė ligjeve pėr rregullimin e ēėshtjes sė pronėsisė. Parlamenti e pėrmbushi pjesėrisht detyrėn e tij gjashtė vjet mė vonė, mė 2004, kur mazhoranca e majtė miratoi Ligjin pėr Kthimin dhe Kompensimin e Pronave. Nė ndryshim nga ligji i vitit 1991, ai i vitit 2004 nuk siguroi konsensusin politik midis pozitės dhe opozitės. Pėr pasojė, mazhoranca e djathtė e ardhur nė pushtet nė korrik 2005 nisi menjėherė punėn pėr njė variant tjetėr tė ligjit pėr kthimin dhe kompensimin e pronave. Krahas tij, mė 2004 socialistėt hartuan ligjin pėr legalizimet e banesave pa leje, tė cilat pėrfaqėsojnė rreth 150 mijė familje, tė cilat gjatė 15 viteve tė tranzicionit kishin migruar nga zonat e varfra nė drejtim tė periferisė sė qyteteve tė mėdha. Vetėm nė Tiranė, pėr shkak tė migrimit mė 2005 rezulton se popullsia ėshtė shtuar me 300% nė krahasim me 199256. Ligji gjithashtu nuk mori pėlqimin e opozitės sė djathtė, e cila tashmė nė qeveri, ka paraqituv njė ligj tjetėr pėr legalizimet. Nė kėtė mėnyrė, dosja e kthimit dhe e kompensimit tė pronės private tė konfiskuar nga regjimi mė 1945-46, si dhe e legalizimit tė ndėrtimeve masive pa leje tė kfyera gjatė 15 viteve tė fundit, vazhdon tė mbetet e hapur, edhe pse ato mbeten dominuese nė gjyqet civile, si dhe nė kritikat e Bashkimit Evropian drejtuar Shqipėrisė57. Partitė politike kryesore, nė nxitura nga interesa elektoralė tė momentit (1991,1998 dhe 2004,2005) mė shumė sesa njė zgjidhje tė drejtė dhe afatgjatė janė perpjekur tė gjejnė zgjidhje populiste, gjė qė nė vijimėsi ka dėmtuar kapacitetet ekonomike dhe shanset e zhvillimit real tė vendit. Krahas pronėsisė sė tokes dhe legalizimeve nė aktualitetin shqiptar shfaqen edhe probleme tė tjera tė mprehta, qė lidhen me aspektin ekonomik tė sigurisė kombėtare. Ndėr mė kryesoret ėshtė niveli i lartė i papunėsisė, si dhe hendeku i zhvillimit ekonomik midis zonave tė ndryshme tė vendit58. Pjesa mė e varfėr mbetet zona veriore nė kufij me Kosovėn dhe Malin e Zi, e cila gjatė viteve 1993-1996 u godit edhe nga konfliktet e pėrgjithshme nė rajon si dhe nga embargo ekonomike e OKB ndaj Jugosllavisė. I lidhur me faktorėt e mėsipėrm dhe i theksuar nė ēdo raport ndėrkombėtar pėr Shqipėrinė dhe rajonin, problem shqetėsues pėr sigurinė dhe demokracinė vijon tė mbetet niveli i krimit tė organizuar dhe korrupsionit. Lufta ndaj kėtyre fenomeneve penguese per reformat dhe pėrparimin e vendit, zė njė vend tė rėndėsishėm nė prioritetet afatshkurtra dhe afatgjatė te Strategjisė sė Sigurimit Kombėtar. Krizat sociale dhe politike nė vend, dobėsitė nė zbatimin e vendosur tė ligjit, klima e tensionuar nė rajon gjatė njė dekade, rritja e bashkėpunimit midis klaneve kriminale rajonale, etj, ndikuan nė stimulimin e krimit tė organizuar dhe korrupsionit. Fillimisht (1991) krimi ishte dominues, mė pas nė mesin e viteve '90 abuzimi me pushtetin dhe aktet korruptive morėn njė zhvillim tė madh. Mė 1997 kriza e pėrgjithshėm solli lulėzimin e krimit tė organizuar dhe trafiqeve, kurse nė 4-5 vitet e fundit skandalet e korrupsionit dhe i abuzimit me detyrat shtetėrore u bėnė lajmi i pėrditshėm i medias. Aq shqetėsues i bė ky fenomen, saqė nė zgjedhjet e fundit parlamentare fitoi premtimi politik pėr luftė tė ashpėr ndaj korrupsionit. Krimi i organizuar dhe korrupsioni mbeten rrezik pėr sigurinė dhe progresin, jo vetėm pėr Shqipėrinė, por edhe pėr rajonin. Kjo u dėshmua nė deklaratėn pėrfundimtare tė Samitit tė Selanikut ku u theksua59 se "krimi i organizuar dhe korrupsioni pėrbėjnė njė pengesė reale tė stabilitetit demokratik, shtetit ligjor, zhvillimit ekonomik dhe zhvillimit tė shoqėrisė civile nė rajon, si dhe njė burim shqetėsimesh tė rėnda pėr BE-nė. Luftimi i tyre pėrbėn njė prioritet madhor" si dhe deklarimin e shefit tė sigurisė sė BE, Havier Solana, sipas tė cilit60, "krimi i organizuar ėshtė njė pengesė pėr progresin e vendeve tė rajonit dhe njė rrezik pėr sigurinė e tė gjithėve ne kėtu. Thjeshtė, ai duhet tė ndalohet". Nė fakt, Shqipėria shėnoi progres tė madh nė ndalimin etrafikut klandestin detar, portragjedia nėdet nėjanar2005 e 18 personave tregoi se bllokimi ėshtė i sforcuar dhe i pėrkohshėm. Vlen tė theksohet se iniciativa e shteteve rajonale dhe e shteteve sponsorizuese (Gjermani, Itali, Greqi dhe Turqi) pėr ngritjen nė qytetin e Vlorės (Shqipėri) tė njė qendre koordinimi nė luftėn kundėr trafikut tė qenieve njerėzore dhe krimit ekonomik, u.. rezultoi njė dėshtim. Vendet donatorė nuk u pajtuan rreth personelit, investimeve dhe sferės sė veprimit, vendet e rajonit e panė atė si njė privilegj pėr shtetin ku ndodhej, ndaj tė gjithė tė ndarė dhe mė pas sė bashku, ndihmuan nė mbylljen e saj. Njė nga katėr funksionet bazė tė partive politike ėshtė rekrutimi i personave, tė cilėt prezantohen tek zgjedhėsit dhe marrin poste politike nė qeveri, parlament dhe institucione qendrore e lokale. Ato shprehin dhe formojnė shpresa dhe kėrkesa publike pėr grupet dhe forcat shoqėrore nė sistemin politik, si dhe duke vendosur lidhje mes qytetarėve, grupeve shoqėrore dhe sistemit politik, partitė politike ndihmojnė sanksionimin e rendit politik nė vetėdijen e qytetarėve dhe grupeve shoqėrore61. Nė modelet e demokracive perėndimore pasoja e vetme negative e ushtrimit tė kėtyre funksioneve ėshtė rreziku i burokratizimit tė partive dhe ftohja e elektoratit me to. Nė demokracitė e reja ish komuniste aplikimi i funksionit rekrutues dhe pėrfaqėsues bėn dallim dhe nė ndonjė vend, si Shqipėria dhe rajoni i Evropės Juglindore (duke pėrjashtuar Greqinė), pasojat negative i kanė sjellė njė kosto tė 'artė procesit demokratik. Nė SSK partive politike u adresohet detyrimi pėr tė ndėrtuar institucione tė besueshme demokratike, pėr zhvillimin e reformave modernizuese, pėr transparencė, stabilitet dhe normalitet nė funksionimin e institucionet e sigurisė. Duke pėrjashtuar institucionet politike, nė rend tė parė dalin institucionet e tjera kushtetuese dhe ligjore, siē janė Policia e Shtetit, Ushtria, Shėrbimi Sekret, gjykatat, shėrbimin diplomatik etj, tė cilat sė bashku pėrbėjnė mekanizimin praktik tė veprimtarisė sė njė shteti. Gjatė periudhės komuniste kėto institucione ishin "armė besnike e tyre kundėr armiqve tė brendshėm dhe tė jashtėm", pra mekanizma tė dhunės ideologjike tė partisė -shtet me objekt kryesor "garantimin e rolit udhėheqės tė Partisė sė Punės, ruajtjen e shtetit tė diktaturės sė proletariatit, si dhe tė fitoreve tė socializmit"62. Pėr kėto organe, objektivi kryesor i punės nuk ishin elementėt kriminalė, vrasėsit ordinerė, trafiqet e ndryshme apo aktet korruptive, por individėt dhe grupet qė ushqenin kritika dhe pakėnaqėsi ndaj partisė - shtet dhe regjimit nė fuqi. Vlen tė theksohet fakti se nė Shqipėrinė komuniste nuk pati asnjė tė dėnuar me vdekje, tė pushkatuar ose tė varur nė litar pėr veprėn e krimit ndaj personet, ndėrkohė qė nė rastin mė tė fundit, nė tetor 1989 nė qytetin verior tė Kukėsit u ekzekutua me varje nė litar mėsuesi disident Havzi Nela, i akuzuar pėr agjitacion e propagandė kundėr regjimit, tentativė arratisje dhe synime terrori ndaj udhėheqėsve tė lartė komunistė. Ndėr vite drejtuesit e institucioneve tė sigurisė emėroheshin nga Byroja Politike, organi mė i lartė i regjimit dhe i Partisė se Punės sė Shqipėrisė. Zakonisht drejtues tė shėrbimit sekret, ushtrisė dhe policisė ishin kandidatė ose anėtarė tė Byrosė Politike, pra njerėzit mė tė besuar tė diktatorit Hoxha. Me anė tė kėtyre instrumenteve besnike dhe tė pamėshirshme, Hoxha ia doli ndėr vite tė eliminoje jo vetėm kritikėt dhe rivalėt politikė jashtė partisė, por edhe tė gjithė bashkėpunėtorėt e pabindur ose dyshues brenda saj. Pjesė e eliminimeve ishte edhe kryeministri mė jetė gjatė nė Evropen Lindore, Mehmet Shehu, i cili e drejtoi vendin midis viteve 1953-1981, si ahe drejtuesi shumėvjeēar i policisė dhe sigurimit tė shtetit, Kadri Hazbiu (1949-1982). Nė tėrėsi Hoxha, pasi pėrdori kundėr njeri tjetrit, ekzekutoi tė gjithė shefat e sigurimit nė MPB, nė ushtri dhe nė shėrbimin e jashtėm. Tė njėjtin fat pėsuan gjashtė nga shtatė ministrat e Brendshėm. Megjithė reformimin e thellė ligjor, organizativ dhe metodik, deri 2-3 vitet e fundit nuk ėshtė pretenduar nga askush pavarėsia reale politike e kėtyre institucione themelore nė fushėn e sigurisė. Partitė vazhdimisht i mbajtėn nėn kontroll tė plotė kėto sektorė, dhe nė tejkalim tė ligjit i lejuan ato tė bėhen pjesė e tyre nė fushata elektorale dhe nė luftėn politike. Pėr mė tepėr, fillimisht demokratėt dhe mė pas socialistėt emeruan nė polici, shėrbimin sekret, drejtėsi dhe diplomaci, militantėt e tyre mė fanatikė. Megjithėse interesat e vendit dhe pėrpjekjet pėr forcimin e shtetit tė sė drejtės kėrkonin qė nė kėto sektorė strategjike tė kishte stabilitet pune dhe karriere, larg militantizmit dhe sherbimeve partiake, pėrvoja shqiptare mbetet unikale nė drejtim tė kundėrt. Konkretisht^3, gjatė viteve 1991-2006 Shqipėria ka ndėrruar 19 Ministra tė Brendshėm dhe 10 Ministra Mbrojtjeje dhe 8 Ministra tė Jashtėm. Nė aspektin statistikor kjo do tė thotė njė Ministėr tė Brendshem nė ēdo 9 muaj. Vetėm gjatė viteve 1997-2005 kur nė Shqipėri qeverisi e njėjta parti politike (PS), lufta e brendshme politike imponoi ndėrrimin e 10 ministrave tė Brendshėm, tė cilėt tė krahasuar nė tė njėjtėn periudhė, janė dy herė mė shumė se Maqedonia, Sllovenia, Bullgaria, Ēekia, tre herė mė shumė se Mali i Zi, Serbia dhe Kroacia apo pesė herė mė shumė se Gjermania64. Rasti shqiptar bėhet edhe mė shqetėsues kur konstatohet se ndonėse tė gjithė ministrat e Brendshėm kanė qenė politikanė karriere dhe kanė vijuar tė jenė aktiv nė partitė politike, asnjė prej tyre nuk ėshtė rizgjedhur nė detyrė. Me ndėrrimin e ministrave janė ndėrruar edhe drejtorėt e Pėrgjithshėm tė Policisė, si dhe drejtuesit kryesorė nė rrethe. Krahas policisė Shqipėria mban "rekord" me tre Prokurorė tė Pėrgjithshėm tė shkarkuar pėr abuzim me detyrėn (1991,1992 dhe 2002), si dhe me faktin se nga tre shefat e shėrbimit sekret (1991-2002), njė u burgos, njė doli nė gjyq dhe me presion politik i shpėtoi burgut dhe i treti nėn akuzė tė rėnda emigroi familjarisht jashtė vendit. Shifra tė tilla alarmante janė regjistruar edhe nė Ushtri. Vetėm njė nga 5-6 gjeneralėt e vitit 1991 mbeti nė shėrbim mė 1993, ndėrkohė qė asnjė nga 10 gjeneralėt e vitit 1996 nuk ishte mė nė shėrbim nė fundin e dhjetorit 1997. Vitet e fundit institucionet e mėsipėrme duket se kanė kapėrcyer fazėn e tranzicionit dhe po hyjnė nė njė fazė tė pakthyeshme pavarėsie dhe konsolidimi. Rotacioni politik i vitit 2005, nė tėrėsi, e ka pranuar kėtė tendencė tė re, gjė qė pėrbėn njė garanci qė edhe nė tė ardhmen partitė politike tė distancohen gjithnjė e mė shumė nga institucionet strategjike tė sigurisė. Kjo e bėn tė domosdoshėm edhe korrigjimin e politikave tė partive politike ndaj kėtyre institucioneve si dhe gradualisht heqjen e monopolit tė tyre nė emėrimet, drejtimin dhe kontrollin e institucioneve ekzekutive tė sigurisė. ------------------------ 19 Abdiu, Fehmi: "5 vjet Kushtetutė", Tiranė, 2003. 20 Mbikqyrja parlamentare nė fushėn e sigurisė, Manual pėr parlamentarėt, nr 5, 2003 21 Kushtetuta e Shqipėrisė, neni 9, Tiranė 1998. 22 Kushtetuta e Shqipėrisė, neni 134, Tiranė 1998. 23 Fletore Zyrtare, Ligji Nr.8580, dt. 17.2.2000, "Pėr partitė politike", 3/2000. 24 Poaty. 25 Fletore Zyrtare,"Strategjia e Sigurisė Kombėtare e RSH", dhjetor 2004. 26 International Democratic Institute, "Political Parties in Albania", Tiranė, 2005. 27 Fletore Zyrtare,"Strategjia e Sigurisė Kombėtare e RSH", dhjetor 2004. 28 Po aty. 29 Po aty. 30 Po aty. 31 Logoretti, Rudolf: "The Security of the Balkan Region. The Role of NATO", Ėienna, 2005. 32 BE: "Ballkani Perėndimor 2004. Asistenca. kohezioni dhe kufijtė e rinj tė Europės". Bruksel. 3.11.2002. 33 Botimi "Shqiptarėt nė Ballkan". ISHSN. Tiranė. 2001. 34 Oli Rehn: Fjalim nė Parlamentin shqiptar, Tiranė 2005. 35 Krasniqi, Afrim: "Burimet e konfliktit Politik nė Shqipėri", "Politika & Shoqėria". ISPS. Tiranė, 2002. 36 Po aty. 37 Krasniqi, Afrim: "Rėnia e demokracisė", Tiranė 1998. 38 Fletore Zyrtare, Ligji Nr.8580, dt. 17.2.2000, "Pėr partitė politike", 3/2000. 39 Kushtetuta e Shqipėrisė, neni 9, Tiranė 1998. 40 IDA / IRA: "Albania electoral reports", Tiranė, 1992. 41 KQZ: Buletini i zgjedhjeve, Tiranė, dhjetor 2005. 42 Kadare, Ismail: Fjala nė simpoziumin "Mbi harmoninė fetare: rasti shqiptar", Tiranė, dhjetor 2003. 43 Amstrong. D. Heaton. "Gjashtė muaj mbretėri: Shqipėria 1914". ISHSN. Tiranė 2001. 44 Sėire, Joseph: "Shqiperia, ngritja e nje mbretėrie", Tiranė 2005. 45 U.S. Library of Congress. Albania - A Country Study. 46 Balla, Jonida: "Tipare tė partive politike", FSHS, Tiranė 2005. 47 Konkluzione e Simpoziumit "Mbi harmoninė fetare: rasti shqiptar", Tiranė, dhjetor 2003. 48 INSTAT. "Raport mbi popullėsinė", Tiranė 2005. 49 Papanagos, Harry / Sanfey, Peter: "Intention to emigrate in transition countries: The case of Albania", in Journal of Population Economics", 2001. 50 IOM / EU: "Strategja kombėtare pėr emigracionin", Tiranė 2005. 51 Po aty. 52 Fletore Zyrtare, Ligji Nr.8580, dt.17.2.2000, "Pėr partitė politike", 3/2000. 53 Po aty. 54 ASH: "Reforma agrare 1945-46", Tiranė 1965. 55 Fletore Zyrtare 1991. 56 Burimi: Instat 2005. 57 BE: Raport mbi Shqipėrinė", 2004 / 2005. 58 PNUD: Zhvillimi ekonomik dhe objektivat e mijėvjecarit", Tiranė 2004. 59 BE: Deklarata pėrfundimtare, Samiti i Selanikut, Qershor 2002. 60 Solana, Havier; BBC, Intervistė, 26.11.2002. 61 Sutor, Bemhard; nga "Politik. Ein Studienbuch zur politischen Bildung", Paderborn 1994. 62 Platforma e Sigurimit tė Shtetit dhe Ministrisė sė Mbrojtjes Popullore, KQ, Tiranė 1976. 63 Tė dhėnat janė marrė nga histoiku zyrtar nė institucionet pėrkatėse. 64 Krahasimet janė bėrė gjithashtu nga burimet zyrtare tė shteteve pėrkatėse.
__________________
La filosofķa del Real Madrid es tener a los mejores del mundo |
|
|
|
![]() |
| Funksionet e Temės | |
|
|
Tema tė Ngjashme
|
||||
| Tema | Nismėtari i Temės | Forum | Pėrgjigje | Postimi i Fundit |
| Drafti pėr Unitet | Modesti | Shqipe nga Maqedonia | 39 | 04-08-2010 16:10 |
| Kėshilli i Sigurisė sė Republikės sė Kosovės | Llapi | Tema e shtypit tė ditės | 15 | 10-11-2009 07:15 |
| Premisa tė gabuara | Arrnubi | Komuniteti musliman | 2 | 11-06-2006 15:26 |
| Procesi i Pavarėsimit tė Kosovės | AsgjėSikurDielli | Ēėshtja kombėtare | 190 | 12-12-2005 14:15 |
| Koha pėr tė formuar tė majtėn reale | Xhuxhumaku | Tema e shtypit tė ditės | 2 | 01-09-2005 04:05 |