Liturgjia e Fjalės sė Zotit e sė dielės I tė Ardhjes “C”



Forumista tė nderuar, ja pėrsėri nė takimin tonė javor tė sė shtunės me Fjalėn e Zotit tė sė dielės. Kėsaj here do tė dėgjojmė dhe meditojmė sė bashku leximet biblike tė sė dielės sė Parė tė kohės kishtare tė Ardhjes, tė ciklit tė tretė, sipas kalendarit liturgjik.

Sot fillojmė vitin e ri liturgjik me tė dielėn e parė tė Ardhjes. Kalendari i Kishės nuk pėrkon me kalendarin civil; ai civil i referohet diellit, kurse ai liturgjik pėrshkon jetėn e Jezu Krishtit. Etapa e parė e kėsaj udhe ėshtė Krishtlindja, ngjarje tejet e rėndėsishme, pėr tė cilėn pėrgatitemi shpirtėrisht pėr katėr javė, qė janė pikėrisht katėr tė dielat e Ardhjes.

Pse ēdo vit pėrshkohet e njėjta rrugė, duke pėrkujtuar tė njėjtat ngjarje? Po provojmė ta kuptojmė psenė.

C’ ėshtė festa e ditėlindjes? Pse e kremtojmė pėr ēdo vit? A ėshtė gjithmonė e njėjta gjė? Jo. Sepse prej njė viti nė tjetrin pėrparojmė, rritemi, e shpresoj jo vetėm nė gjatėsi, por edhe nė inteligjencė, nė urtėsi, nė mirėsi, nė shumė sende tė bukura, nė miqėsi me Jezusin, nė dashuri me tė tjerėt.

Tė kremtosh ditėlindjen domethėnė tė rifillosh nga fillimi, duke pėrkujtuar rritjen e pėrparimin tonė; po nuk ėshtė vetėm pėrkujtim, ne vazhdojmė tė jetojmė duke pėrparuar e duke u rritur.

E njėjta gjė ndodh pėr fėmijėt e tė rinjtė nė shkollė, pėr tė rriturit nė punė. Cdo vit duket se rifillojmė nga e para, mirėpo nė realitet ne ecim gjithnjė pėrpara e nuk kthehemi mbrapa. Sepse ne ēdo ditė pėrjetojmė, mėsojmė, njohim, thellojmė dhe shijojmė diēka tė re.

Kėshtu ndodh, do tė duhej tė ndodhte nė ripėrshkimin e jetės sė Jezusit. Cdo vit e njohim mė mirė, mė nga afėr, ēdo vit rritet dashuria jonė ndaj Tij e Ai pėrherė mė tepėr mund tė na japė gėzimin e vet e ndihmėn e vet Hyjnore. Kėshtu pra, mund tė kuptojmė se gjėja mė e bukur ėshtė ta kemi Atė si mikun tonė; se jeta ėshtė e bukur kur i ndihmojmė tė tjerėt, kur i gėzojmė tjerėt, duke u nisur nga ata qė i kemi nė shtėpinė tonė; sepse duhet t’i duam tė gjithė pa bėrė shumė dallime, duke ndihmuar sidomos ata qė kanė mė tepėr vėshtirėsi, pėr t’u bėrė mė tė mirė.

Duke filluar kohėn liturgjike tė Ardhjes, Kisha na thotė: “Zoti po vjen; ėshtė koha tė zgjohemi”. E kėtė na e pėrsėrit pėr katėr javė. Shpresojmė tė mos pėrfundojmė si shtatore, trupore tė shpellės sė Betlehemit e tė jemi pėrgjumshėm si ai personazhi qė, pikėrisht sepse nuk do tė zgjohet, nuk e heton, as nuk e merr vesh se kur mbėrrin Krishtlindja.

Jezusi jo vetėm qė njė ditė para shumė vitesh ka ardhur nė mesin e njerėzve, por Ai pėr ne vjen ēdo ditė nė ata persona qė jetojnė pranė nesh, apo qė Zoti na bėn t’i takojmė kur tė vijė nė mbarimin e kohėrave (Ungjilli i kėsaj sė diele) pėr tė na marrė me vete pėrgjithmonė nė gėzimin e parajsės qiellore, nėse jemi munduar nė ēdo rrethanė tė jetojmė miqėsinė me Tė.

Kėshtu pra, leximet biblike tė sė dielės sė parė tė kohės sė Ardhjes na thėrrasin t’i dalim pėrpara nė takim me besim, me gėzim dhe me impenjim.