Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Angry Barbari në "qytetërim"

    (Marre nga Shekulli)

    Të përmendësh fjalët "barbarë" dhe "barbari", natyrisht mendja të shkon në mënyrë instinktive tek kohë të largëta, tepër të largëta, ndoshta për ndërgjegjen e shumëkujt tek kohët e pakohë, domethënë tek kohë të papërcaktuara qartë, ndoshta edhe prej faktit se askush nuk do që të ketë të bëjë me barbarët dhe me barbarinë. Sepse jetojmë të tjera kohë. Kohë të qytetërimit. Por ja që barbarët dhe barbaria nuk i "ndahen" qytetërimit. Sidomos këtij qytetërimit tonë, në këtë vend ku jetojmë.

    Më tronditi ajo që pashë në një kanal televiziv ditën e enjte, një kronikë që ngrinte shqetësimin se si një shpellë me një histori gjashtëmijë vjeçare po shkatërrohej me tërë thesarin që mbart ajo në vetvete, si objekt me vlera kaq të veçanta. Bëhet fjalë për një shpellë në një fshat të Korçës, e cila i kishte rezistuar rrjedhës së kohës në plot gjashtëmijë vjet, u kishte rezistuar edhe atyre epokave dhe kohëve që flitej më shumë për barbarë dhe barbari, por ja që në këtë fillim të shekullit të 21-të ajo po shkatërrohet prej barbarëve që jetojnë në "qytetërim". Dikush kishte marrë leje edhe nga Ministria përkatëse, për të vendosur në brendësi të tokës lëndë shpërthyese, për të hapur… gropa gëlqereje (!) "Shpella prehistorike është në rrezik!", kumtonte me të drejtë dhe me shqetësim qytetari, kronika. Në rrezik janë edhe vizatimet prehistorike në faqet e shpellës, në brendësi të saj. Në rrezik një pasuri e tillë e madhe, që "konkurrohet" aq lehtësisht dhe në mënyrë kriminale, për hir të ndërtimit të një grope gëlqereje! O Zot, çfarë barbarie!,- gati sa nuk klitha prej një zemërimi dhe dëshpërimi të thellë. Si është e mundur të ndodhe një gjë e tillë? Si lejohen të tillë barbarë të hedhin në erë atë që natyra e ka ruajtur me mijëra vjet, duke na e lënë "amanet" këtë trashëgimi që ta ruajmë me kujdes, madje edhe prej vetë asaj?!

    Të nesërmen pashë me vëmendje mediat e tjera, se mos ngrihej shqetësimi për këtë veprim, por trishtimi dhe dëshpërimi im ishte akoma më i madh. Asgjëkund nuk pashë të flitej më për këtë akt barbar mbi një objekt kaq të vyer. (Kërkoj ndjesë nëse mund të mos kem vënë re në ndonjë gazetë, ndonjë reagim lidhur me këtë ngjarje). Për çfarë nuk shkruajmë e flasim në media: për politikanë që shahen dhe kacafyten, për dashuritë dhe pabesitë e tyre, për drogë dhe prostitucion, për krime dhe kriminelë ordinerë, duke dhënë shpesh detaje kaq të rëndomta nga gjithë kjo "tematikë" e gjerë... Por asnjë rresht për barbarinë e disa njerëzve që, me psikologjinë e tritolit, hedhin në erë vlera të papërsëritshme kulturore.

    Hedhin në erë historinë tonë. Dhe për çfarë? Për një gropë gëlqereje, në rastin në fjale. Për të hapur themelet e ndonjë ndërtimi, pikërisht atje ku është zbuluar se fshihen thesare arkeologjike, në një rast tjetër… Barbarë të kohëve moderne, të "qytetërimit" tonë, ka sa të duash mes nesh. Barbarë që, pa asnjë brerje ndërgjegjeje, me sharra dhe sëpata në duar, u janë vërsulur dhe vazhdojnë t'u vërsulen pyjeve duke i rrafshuar, duke zhbërë në mënyrë tejet barbare atë që natyra ka krijuar në qindra e mijëra vite. Barbarët në "qytetërim", u janë vërsulur dhe vazhdojnë t'u vërsulen lumenjve, duke i zhbërë në një mënyrë të frikshme, duke i devijuar, apo edhe më keq, duke i shndërruar në përrenj të veckël, apo edhe duke i tharë krejt.

    Barbarë që masakrojnë Tokën! Dhe janë barbarë me licenca të marra nga shteti, nga organet e tij të specializuara dhe "kompetente". Të specializuar për çfarë? Për akte barbare? Se çfarë emri mund t'u vihet veprimeve të tilla? Shkatërrimit të vlerave kulturore? Rrafshimit të pyjeve? Vjedhjeve dhe dëmtimeve të bëra në Voskopojë, të këtij vendi që krijoi në kohën e vet një qytetërim dhe kulturim pararoje për Ballkanin, ndërsa sot, "qytetërimi" ynë i fillim shekullit të 21-të e trajton barbarisht. Voskopoja, kjo trashëgimi e vyer kulturore, renditet mes 100 site-ve më të rrezikuara në botë, sipas drejtorit të Institutit të Monumenteve të Kulturës, Apollon Baçe… A nuk është barbari në qytetërim fakti, që njerëzit iu sulën deri edhe kështjellave dhe i "zhveshën" ato duke u marrë gurët për të ndërtuar haure, stalla për bagëti, puse, apo për çfarë t'u lindë nevoja?

    Duke iu kthyer shembullit në hyrje të shkrimit, sjell në kujtesë diçka nga një udhëtim turistik nëpër disa qytete të njohura të Spanjës, para katër viteve. Në qytetin historik, Granada, mes gjërave të bukura dhe pikante që na servirën autoritetet e qytetit për të vizituar, na çuan edhe në dy-tri shtëpi në formë shpelle, ku dikur jetonin ciganët. Nuk ishin më shumë se njëqind apo dyqind vjeçare. Brenda tyre nuk kishte ndonjë gjë të veçantë, por turistët e huaj që kalonin në atë qytet, shkonin me kënaqësi nëpër këto shtëpi-shpella, duke parë me sytë e tyre një pjesë të historisë së atij vendi… Dhe të binte në sy kujdesi i lavdërueshëm që tregohej për mirëmbajtjen e tyre. Kurse tek ne një shpellë gjashtëmijë vjeçare bëhet "viktimë" e barbarëve të licencuar për shkatërrim. Dhe ajo që është për të dhënë alarmin, ka të bëjë me heshtjen shtetërore dhe qytetare ndaj kësaj lloj barbarie.

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Asgje nuk ndodh pa nje aresye, dhe ne disa raste cdo aresye e dukshme ka dhe ato te padukshmet nga mbrapa. Kjo mveshja e barbarizmit me duket se i bie problemit anash. Valle barbare eshte ai qe merr leje nga Ministria Antishqiptare te shkaterroj nje veper te tille te natyres, apo ato njerezit qe nuk fillojne nga ai qelbesire e deri tek ndyrsirat qe na qevirisin e ti varin ne qytetet perkatese derisa te vendoset e drejta absolute e popullit shqiptar.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Para viteve 90,pothuaj c'do vit kam kaluar nga nje deri dy muaj ne zonen e Devollit.Ai fshat quhet Tren,i vendosur ne shpatin e Malit te Thate,prane lumit Devoll dhe prane liqenit te Prespes se Vogel.Perballe,ne anen tjeter te lumit Devoll eshte fshati Vranisht dhe Pilur,rreze malit te Moraves,dhe prane nje lumi te vogel qe derdhet ne Devoll.Ajo zone ka qene shume e bukur,e bekuar nga Zoti per nga natyra.Fatkeqesisht c'do gje eshte shkaterruar plotesisht.Akoma me duket e pabesueshme qe mali i Moraves me pyllin e padepertueshem ku gjendeshin me shumice te gjitha kafshet e Europes nga ariu e rriqebulli deri tek ketri e pellumbi i eger,sot eshte i zhveshur plotesisht.Fshataret qe me shekuj kane mare drurin nga ky mal,pa llogaritur cilesine e ujit dhe te ajrit,arrat e geshtenjat,lajthiat e dellenjat,sot u duhet te blejne lende te ndryshme djegese,ose duhet te shkojne 6-7 ore larg per te prere edhe ato peme qe kane mbetur akoma ne kembe.Lugina e lumit te dikurshem(sot lumi ka vdekur) e mbushur me qershi e arra gjigande,me molle e kumbulla,me geshtenja duket si nje terren i shkaterruar nga ndonje lufte apo katastrofe natyrore,peme qe nuk ekzistojne me,errozion galopant,ndotje pertej fjaleve.E njejta gje ndodh ne fshatin perballe,fshati Tren dhe shpella e Trojanit.(besoj se emrin Tren fshati duhet ta kete mare nga Trojani).Se per pak harrova,ne kete skenar katastrofe desha te kujtoj se deri para pak viteve 90 ne Vranisht ka ekzistuar edhe nje kala e vjeter e cila u rrafshua plotesisht nga vendasit qe vidhnin gurret per te ndertuar shtepite e tyre,si edhe nje muze qe tregonte hisorine e fshatit dhe zones,me objekte te vjetra si qypa,kryqe,ikona etj. u vodh e u shkaterrua pas vitit 1990.Per here te fundit e kam vizituar kete zone ne vitin 1999,dhe pa turp e them se mu mbushen syte me lot kur pashe qe mali i Moraves kishte mbetur plotesisht qeros.

  4. #4
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    lexoni edhe kete me poshte

    Nje krim ndaj Gjirit te Vlores
    E Merkure, 28 Mars 2007
    Nga Fatos Lubonja

    Gjiri i Vlores eshte nga ato vende qe zakonisht i quajme bukuri te rralla te natyres. Keshtu quhen vendet ku mblidhen shume bukuri njeheresh apo te gjitha bukurite se bashku, ne menyre te tille sa te duket e pabesueshme qe natyra tregohet kaq bujare me nje vend. Edhe Gjirin e Vlores natyra e ka bere te tille. Ai te mahnit me kombinimin e jashtezakonshem te detit te kalter me malet e larta rreth tij, me gadishullin e Karaburunit dhe ishullin e Sazanin qe e mbrojne nga deti i hapur ne perendim, por edhe me lagunen e Nartes ne veri. Ai ka energjine e detit, por edhe qetesine dhe paqen e nje liqeni njeheresh. Eshte e veshtire te pershkruhen perendimet dhe lindjet e diellit ne Gjirin e Vlores. Eshte nje nga ato vende qe meriton me tepri fjalen “i bekuar”.

    Gjirin e Vlores mund ta imagjinosh te mbushur me jahte e varka me vela shumengjyreshe, si nje nga portet me terheqes e me piktoreske te Mesdheut, si nje nga portat me te bukura te hyrjes ne Ballkanin Perendimor. Por sot, ne keto dite fundmarsi, ai eshte bosh dhe i zymte ne bukurine e tij, sepse sikur e ndjen qe i kanoset nje e keqe e madhe: vdekja.

    Eshte e pabesueshme, por e vertete: shqiptaret, ose me mire te them, disa shqiptare nga ata qe kane ne dore fatet e vendit, ne traditen e paraardhesve te tyre qe per 50 vjet e izoluan dhe e shperfytyruan sa munden e ku munden Shqiperine me bunkere dhe metalurgjike e monstra gjithfareshe, duke pretenduar se po i benin mire, kane vendosur ta kthejne gjirin e bukur te Vlores ne nje mocal te ndyre nafte. Atij i kanosen dy plane vrastare. Ne pjesen veriore te tij, ne Triport, atje ku sot, per nje kombinim fatlum te disa rastesive, ka mbetur nje pjese e gjirit krejt e virgjer me nje brez te gjere rere te paster e te imet ne breg dhe pastaj me nje pyllnaje pishash qe shtrihet disa kilometra, keta lloj shqiptaresh kane vendosur, pa pyetur as komunitet dhe askend qe i ka mbetur dy pare mend e ndergjegje ne koke, ta kthejne ne nje vend ku do te ngrihen oxhaqet e TEC-ve ne nje siperfaqe 14 hektare, si dhe nje rezervuar e rafineri nafte e ashtuquajtur “Petrolifera”, qe do te zaptoje edhe ajo 18 hektare te tjere. Per t’u bere vend ketyre monstrave - e pabesueshme, por e vertete - do te priten pishat e nje plazhi, qe do ta kishte zili cdo vend ne Evrope.

    Nuk mjafton kjo. Ne pjesen jugore te Gjirit te Vlores do te vendoset terminali i se ashtuquajturit “AMBO”, qe do te thote se brenda Gjirit te Vlores do te nxjerrin gryket e tyre te zeza tubat e naftes, qe do te mbushin 750 000 deri ne 1 milion fuci nafte ne dite, per ta shperndare ne tere boten. Sa per dijeni, Shqiperia ka nevoje vetem per 700 000 tone nafte ne vit, kurse “AMBO” do te sjelle rreth 300 000 tone ne dite. Nuk do shume mend per ta perfytyruar shnderrimin e Gjirit te Vlores brenda nje kohe te shkurter, ne nje vend te helmuar e ne agoni. Efektet shkaterruese te naftes njihen tashme. Nuk do te vonoje e ujerat e tij te kalter, ku sot notojne gjithfare peshqish, do te shnderrohen ne ujera te zinj e te vdekur, sepse, vec tjerash, ujerat e Gjirit te Vlores nuk nderrohen lehte, pikerisht prej mbrojtjes se tij nga deti i hapur. Po ashtu, oxhaqet e TEC-it do te leshojne ne qiellin mbi Vlore hijen e tyre te zeze e te ndotur me helme. (Nuk po flas ketu per ndotjen akustike dhe ndotjen estetike te peizazhit, sepse shqiptaret per te cilet bej fjale, duket nuk e kane mesuar ende se sot ne bote ka edhe urbaniste peizazhi.) Vlonjatet duhet te harrojne peshkimin, duhet te harrojne kultivimin e vreshtave per vere e raki, si dhe te frutave gjithfareshe, duhet te harrojne endrrat per turizem e agroturizem, duhet te harrojne deri sportin e notit, per t’ia lene vendin perbindeshit te naftes qe do te ushqehet me Gjirin e Vlores.

    Eshte nje krim ndaj gjirit, qe do te thote nje krim ndaj banoreve te sotem te tij, por edhe ndaj femijeve te ketyre banoreve dhe femijeve te femijeve, por edhe nje krim ndaj tere vendit? Shqiperia ka vetem 400 km bregdet dhe ky eshte shume pak dhe shume i shtrenjte per ta masakruar kesisoj. Shqiptaret tashme kane prishur shume nga ky breg me padijen dhe babezine e tyre e te politikaneve qe kane ne krye. Edhe Gjiri i Vlores nuk ka mbetur pa u demtuar nga betoni dhe cimentoja e hedhur pa pergjegjesi nga ndertuesit qe pretendojne t’i marrin atij sot per sot, tere fitimin qe duhet te shperndahet ne breza. Ne fakt eshte pangopshmeria e papergjegjshmeria e shqiptareve mbare, qe i ka hapur rrugen trajtimit te tyre ne kete menyre edhe nga te huajt. Por, gjithsesi, Gjiri i Vlores ka mbetur nder pjeset me te bukura te bregdetit dhe shkaterrimi i ketij gjiri me naften, do te jete grushti perfundimtar mu ne zemer, qe do t’i jepet bregdetit shqiptar.

    Cdo shtet normal evropian nje vend te tille si ai i Triportit, ku duan te vendosin TEC-in dhe “Petroliferen” e ku qeveria famekeqe e Nanos parashikoi nje park energjetik qindra hektaresh, do ta kishte shnderruar ne nje park te madh kombetar natyror. Nuk do shume pune e mund per kete, sepse deti eshte aty dhe i paster, pyllnaja e pishave eshte aty dhe rera eshte aty. Nuk do shume pune e mund qe atje te vinin e te benin plazh, te thithnin ajrin e paster e te shijonin peizazhin shqiptar nga tere Shqiperia, Kosova e Maqedonia, qe nuk do te mund te shkojne me ne Golemin e kthyer ne kosh te shemtuar plehrash. Aty do te vinin pa dyshim edhe turistet e huaj, te cilet perseri ne vende te tilla si Saranda dhe Durresi, nuk mund te qendrojne me as edhe nje dite, per shkak te ndyresise dhe betonimit te papare te bregut. Vlora me hotelet, bare-restorantet e shtepite e dhena me qira, do te mbushej perplot me ta. Ky park duhet te ishte pjese organike me lagunen e Nartes qe e ka perbri e qe eshte zone e mbrojtur. Prandaj, duke perfytyruar kete mundesi kaq te dukshme, nuk mund te mos shtrosh pyetjen: si ka mundesi qe, mu ngjitur me nje zone te mbrojtur per vecantite e saj natyrore, si laguna, te ndertohet nje monster natyrevrases e njerivrases? Si ka mundesi qe Gjiri i Vlores te mendohet njeheresh si zone turistike dhe industri nafte dhe energjetike? Nuk ka gje me absurde. Vetem ne Shqiperi i gjen absurditete te tilla, si per te na kujtuar se qeverisemi ende nga nje klase politike qe ka trasheguar kulturen e Enver Hoxhes, i cili ne breg te liqenit te Pogradecit ndertoi “Ferrokromin”, ne luginen e mrekullueshme e pjellore te Elbasanit Metalurgjikun, e qe bregdetin e populloi me bunkere, ne vend qe ta popullonte me turiste.

    Ajo qe te vjen ne mendje kur meson per projektet e qeveritareve te sotem ne kombinim me partneret e tyre nderkombetare ne kete rast, eshte se Shqiperia shihet si nje vend i zgjedhur nga bota globale per shkarkimin e plehrave te kesaj bote. E ne kete perzgjedhje politikanet tane kane marre rolin e menaxhuesve te mirepaguar te ketij procesi te shnderrimit te Shqiperise ne koshin e plehrave te Evropes. Jo rastesisht, ne projektet e meparshme te famezezes “qeveri Nano”, parashikohej qe ne Shqiperi te digjeshin plehrat e Italise e te prodhohej energji edhe per Italine. Sigurisht njerezve te naftes globale nuk ka pse t’u dhimbset Shqiperia. Ata kane hapur edhe lufte dhe kane vrare njerez e po vrasin njerez per nafte. Dhe pushimet kane se ku i kalojne, ne pika te tjera me fatlume te globit. Po ashtu, ata nuk kane ndonje lidhje historike, shpirterore dhe kulturore as me Vloren, as me Shqiperine. Por Vlora dhe Shqiperia duhet t’u dhimbset shqiptareve.

    Te shkaterrosh Vloren me pretendimin se keshtu po prodhon energji per te pasur drita shqiptaret, eshte njelloj sikur te djegesh pemet e oborrit te shtepise per t’u ngrohur e bere drite. Jo vetem, por, ne fakt, prapa idese se nevojes se shqiptareve per drita qendron nevoja per te pajisur me energji pompat e perbindeshit “AMBO”. TEC-i me shume do te ngrihet per pompat e “AMBO”-s, sesa per Vloren. Kurse ideja se ne saje te “AMBO”-s shqiptaret do te kene 40 milione dollare me shume ne vit eshte qesharake, sepse vetem turizmi qe mund t’i humbe Vlores prodhon me teper se kaq e do te prodhoje shume here me teper se kaq pa “AMBO”-n.

    Vlora u be e njohur ne vitin 1997, per shkak se ishte vendi ku u perqendrua kriza e renies se piramidave financiare. Por ato ishin vetem letra qe humben, tek e fundit, kurse krimi qe do t’i behet Vlores duke i ngritur TEC-in, “Petroliferen” dhe terminalin e “AMBO”-s eshte shume here me i madh, shume here me afatgjate dhe do te mbetet gjithhere aty. Megjithate, Aleanca Qytetare e krijuar ne Vlore per mbrojtjen e Gjirit te Vlores, nuk ka sot mbeshtetjen e asnjeres parti, ndonese shumica e komunitetit te Vlores eshte me te. Asaj nuk iu njoh as e drejta per referendum nga KQZ-ja e komanduar nga partite. Por, mu per kete levizja e saj eshte me e forte, e premton te behet baza prej se ciles mund te ngrihet neser nje klase e re politike dhe nje kulture tjeter politike. Ne fakt, levizja e saj nuk denoncon vetem masakren qe kerkon t’i behet Vlores, jo vetem klasen politike qe e njeh qytetarin vetem kur i kerkon voten dhe pastaj e mashtron. Kjo levizje denoncon edhe faktin se sa e rrezikshme eshte kur dy parti dalin jashte kontrollit te shoqerise, duke u kthyer ne banda qe e grabisin ate. Ne kohen e krizes se piramidave, Vlora ishte ne faqe te pare te gazetave e te lajmeve. Sot nuk ndodh keshtu, jo vetem pse asnjeres force politike nuk i intereson, por edhe pse, per fat te keq, nje pjese e qytetareve nuk e dine e nuk jane te informuar per cfare i pret, ashtu sikurse dje nuk qene te informuar, derisa iu mbyll dera e piramidave. Pergjegjesit jane te njejte. Por nje gje eshte e sigurt: politikaneve si Sali Berisha, Fatos Nano me shoke edhe mund t’u harrohet humbja e parave te njerezve ne piramidat, edhe mund t’u falet korrupsioni, por krime te tilla si ky qe po bejne e planifikojne kunder natyres se Shqiperise, do te mbajne emrin e tyre per brezat te tere e nuk do t’u harrohen e falen kurre

  5. #5
    Po kush te mendoje per kete gjera ne Shqiperi? Pushtetaret qe e kane mendjen te vjedhin? Apo opozita qe se ze gjumi si te vije ne pushtet prape dhe te fillojne e te vjedhin nga e para? Apo akademiket (lexo trutharet) qe ja kane shitur shpirtin dreqit dhe vetem per vendin e tyre nuk punojne me? Apo populli i thjeshte qe ska as idene me minimale te thesareve qe po shkaterron? Do vije shume shpejt dita qe do qajme me kuje per kete masaker qe po i bejme vendit tone por do jete vone dhe ajo e qare sdo jehoje me por do na perplaset fytyres.

    Ca mallkimi o zot

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anëtarësuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    671
    Ata qe na drejtojne ketu e 17 vjet jane barbaret e vertete dhe te vetem te kesaj tragjedie qe po i ndodh vendit tone.

  7. #7
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Eshte vertet per te vene duart ne koke,kur shikon barbarizmin dhe shkaterrim e vendit sidomos ne kete 50-vjecarin e barbarzmit te kuq,dhe barbrizmin shtazarak te 17 viteve pseudo-pluralizem.

    Dikur barbaret komuniste dhe Partia e tyre dhe e jona lavire,hodhen parullen "Tu qepemi kodrave dhe maleve e ti bejme pjellore si fushat"
    Renkuan ne ato vite lisat e gjate te poezive te Naimit tone kombetar,kur sepatat e barbareve i hidhnin ne toke,dhe natyra vajtonte................
    Ne vitet famekeqe te ardhjes se demokracise,barbare te rinj,qe do i kishin zili edhe edhe kryqezatat famekeqe,filluan te prisnin e shkaterronin Shqiperine e gjore .
    Nuk u la peme rrugeve automobilistike,u shkateruan uzina,fabrika,kopeshte,spitale,dinamiti i dikurshem i hekurudhave,tashme shfaroste peshkun Jonit te bukur e te kalter.
    Dhe krimi me i madh,grabit,u shit vete historia.Kam kaluar vite te paharruarra dikur ne qytetin antik te Apollonise ne Pojan.Ikonat dhe sklupturat moren rrugen harbuterisht drejt Greqise,Europes.
    Nje krim qe nuk ka te paguar.Te shesesh vete historine .
    Edhe monastiri i Ardenices ,eshte shkretuar e vjedhur tashme.

    Kur shikon Shqiperine e ketyre viteve te fundit te vjen te nxjerresh me ze te larte vargjet e dikurshme te Pashko Vases.........."Ehhhhh Moj Shqipri,e mjera Shqipri kush te ka qit me kryet ne hi............."
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  8. #8
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Kalasë së Elbasanit i grabiten gurët e portës


    Kujtim Boriçi

    Elbasan-Lënia jashtë vëmendjes dhe investimeve e Kalasë së lashtë të Elbasanit, ka bërë së fundi që krahas amortizimit të bëhet dhe objekt i shkatërrimit nga persona të papërgjegjshëm deri në heqjen e gurëve për t’i shfrytëzuar për ndërtime private. Sikur të mos mjaftonin ndërtimet brenda mureve të saj rrethues, që sipas specialistëve nuk janë në harmoni me konstruktin arkitekturor duke lënë në hije vlerat e saj historike, këto kohë është konstatuar heqja e gurëve tek porta dhe muret rrethues. “Eshtë konstatuar se në hyrjen e kalasë janë hequr disa gurë”,- konfirmon specialisti Ilir Sulkja, njëkohësisht drejtor i Kulturës e Sporteve në bashkinë e Elbasanit. “Kemi njoftuar që në momentet e para të konstatimit institucionet përgjegjëse, ndërkohë që në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve të Kulturës në Tiranë po përpiqemi të shtojmë masat ruajtëse, dhe të investohet për rikonstruksionin e mureve të dëmtuara dhe rikthimin në gjendjen e mëparshme. Njëkohësisht, sipas Sulkjes, nga Instituti i Monumenteve të Kulturës është akorduar fondi 3 milionë lekë për këtë qëllim, por procedurat ligjore të lëvrimit, kanë sjellë dhe vonesën e ndërhyrjes në investim. Pritet që puna për rikonstruksionin e pjesshëm të Kalasë së Elbasanit të nisë së shpejti e të përfundojë brenda vitit të ardhshëm. Kalaja e lashtë e Elbasanit u bë, sidomos pas rindërtimit në vitin 1466, kohë në të cilën Sulltan Mehmeti dështoi në rrethimin e dytë të Krujës, një nga veprat e qëndresës ndaj pushtuesit turk.
    Pas viteve ‘90, kalaja dhe muret e lashtë të saj “u pushtuan” nga ndërtimet e shumta pa lejë (rreth 60), të cilat u prishën në fillim të këtij viti duke nxjerrë në dritë këtë objekt të lashtësisë e kulturës shqiptare. Ndërsa projekti i para tre viteve, i quajtur “Bizantium”, financuar me rreth 500 mijë euro nga Bashkimi Europian (seksioni i ruajtjes së Monumenteve të Kulturës), në të cilin përfshiheshin punime në kalanë e lashtë të Elbasanit për rikthimin e saj në identitet, për shkak të ndërhyrjes dhe shpërdorimit të fondeve nga drejtuesit lokalë dështoi, duke sjellë dhe ndërprerjen e fondeve nga donatorët.
    Në mbledhjen e tij të fundit, Këshilli Bashkiak ka bërë objekt gjendjen e kalasë dhe domosdoshmërinë për ndërhyrje urgjente, për rikonstruksion dhe ruajtje.

    Ndërsa projekti i para tre viteve, i quajtur “Bizantium”, financuar me rreth 500 mijë euro nga Bashkimi Europian, për shkak të shpërdorimit të fondeve nga drejtuesit lokalë dështoi, duke sjellë dhe ndërprerjen e fondeve nga donatorët.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  9. #9
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Puuuu, si na mban dheu me keto krime ... shkojne pertej barbarizmit ... shtazerimit.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-03-2007
    Postime
    200
    Secili duhet t'i jape vetes nje rol konstruktiv ne shoqeri aq sa mundet me vepra, me goje, apo me e pakta me zemer. Kur shoqeria te jete e shendoshe atehere mund te ecim perpara.

  11. #11
    fushori Maska e Ermal 22
    Anëtarësuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Te shpresojme qe ky problem do marre zgjedhje pasi keto jane monumente e pasuri qe duhen ruajtur e kaluar brezave te tjere.

    Korrieri
    Kur monumentet e kultures kthehen ne gurore
    E Premte, 06 Prill 2007


    Fill pas deklarates se ministrit te Kultures, Ylli Pango, se “kujdesi im i vecante do te perqendrohet tek restaurimi dhe kthimi ne identitet i Monumenteve te Kultures”, eshte bere publik rasti i kthimit ne gurore te monumentit te kultures, quajtur “Shpella e Trenit”. Per kete ka pasur nje “koke te prere”, pasi Pango ka komunikuar nepermjet zyres se shtypit dje, shkarkimin nga detyra te drejtuesit te Drejtorise Rajonale te Monumenteve te Kultures ne Korce, Theodhor Theodhoriu

    Anisa YMERI

    Ndodh! Ndonese me status te dyfishte si monument kulture dhe natyror mijevjecar, “Shpella e Trenit” eshte pare e udhes dhe natyrisht qe sjell edhe fitime te medha te kthehet ne nje gurore. Ky eshte vetem njeri prej ketyre rasteve te shumta, apo cudi qe ngjajne here pas here me monumentet tona te kultures. Duket se per kete rast do te kete nje “koke te prere” dhe, duke iu referuar njoftimit te zyres se shtypit prane Ministrise se Kultures, mesohet se eshte vete ministri Ylli Pango, i cili ka marre angazhimin dhe masat e duhura administrative per shkarkim nga detyra te drejtuesit te Drejtorise Rajonale te Monumenteve te Kultures ne Korce, Theodhor Theodhoriu. Dhe ajo cka ka ndodhur pergjate gjithe ketyre viteve, eshte konstatimi dhe shprehja e shqetesimeve te medha per demtimet e pashembullta te monumenteve te trashegimise kulturore, materiale ne territorin e vendit. Pjesa tjeter, ajo ku nderhyhej, mbetet gjithnje ne fazen e diskutimit apo projekteve qe kane zene pluhur neper sirtare. Ironi e fatit apo jo, ky rast flagrant i “Shpelles se Trenit”, kur ata qe duhet t’i mbrojne monumentet, kthehen ne shkaterruesit me te medhenj te tyre, perkon edhe me afrimin e “Dites Nderkombetare e Monumenteve”, me 18 prill, si edhe mbledhjen e Keshillit Kombetar te Restaurimit qe e drejtoi vete ministri Pango dy dite me pare.

    Sipas nje njoftimi te zedheneses se MTKRS-se, Suela Musta, “Ministria e Kultures ka ftuar gjithashtu Ministrine e Mjedisit, per te mundesuar nderprerjen e veprimtarise se guroreve ne mjedisin dhe peizazhin e “Shpelles se Trenit” ne Devoll te Korces, dhe te rikuperohen sa me pare demet e shkaktuara”. Por kjo duket se eshte vetem njera ane e medaljes, pasi sipas te njejtit njoftim, “po merren edhe masat per ruajtjen e vlerave te trashegimise kulturore, do te nderhyhet per vendosjen efikase te gjobave si dhe ndjekjen penale te te gjithe shkelesve te ligjit, te cilet kane demtuar rende vlerat e trashegimise. Ne menyre te vecante, nderhyrja do te jete e menjehershme per monumentet ne sitet e trashegimise kulturore boterore, si qyteti muze i Gjirokastres dhe i Beratit, i cili eshte ne pritje te shpalljes si i tille”.

    E gjithe ketyre u shtohet edhe nje deklarate e ministrit Pango gjate takimeve te tij me diplomate te huaj, ku ka pohuar se, “kujdesi im i vecante do te perqendrohet tek restaurimi dhe kthimi ne identitet i Monumenteve te Kultures, si nje drejtim baze per nje turizem kulturor te suksesshem”. E kjo eshte me se e qarte, pasi s’mund te flasim per turizem kulturor kur monumentet tona te shumta te kultures degradojne cdo dite. Por, qe te arrijme vertet ne nje pike te tille, ate te shfrytezimit te tyre per thithjen e turisteve te huaj, duhet patjeter t’i konsiderojme ato te nje rendesie specifike. Dhe ministri Pango nis premtimet duke pohuar se, “vemendja do t’u kthehet dhe vlerave te qyteteve qe nuk jane ne perkujdesjen e projekteve te UNESCO-s, si Korca, Shkodra etj.

    Po Keshilli Kombetar i Restaurimit?!

    “Shpella e Trenit” dhe nderhyrjet ne te jane vetem nje rast prej te shumteve qe ndodhin cdo dite. Mirepo me gjithe abuzimet e shumta ne to, jane fare pak ato raste qe behen publike. Dhe sikunder eshte diskutuar ne mbledhjen e Keshillit Kombetar te Restaurimeve te 2 diteve me pare, i drejtuar nga ministri Pango, do te merren te gjitha masat e duhura per kryerjen e veprimeve konkrete ne favor te ruajtjes se vlerave te monumenteve te kultures, si dhe do te kryhen permiresimet e metejshme ligjore edhe ne terren”. Por, sa kohe do te duhen per te mberritur deri ne arritjen e ketyre objektivave, pakkush e di. Megjithate, dicka duhet te permiresohet ne kete drejtim, pasi cdo dite e me teper po trumbetohet per zhvillimin e turizmit kulturor, e nese monumentet tona te kultures cdo dite do te jene pre e shkaterrimeve te medha, ka gjasa qe turizmi kulturor te jete thjesht nje enderr e larget.

  12. #12
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Per tu ardhur keq

    Si ka mundesi qe asnjehre ne shqiptaret nuk ditem te vleresonim bukurite natyrore apo te krijuara e te ruajtura nga lashtesia dhe deri ne ditet e sotme? Faji kryesor eshte i shteti shqiptar qe nuk di te ruaje kto "thesare" por "rrofshin leket nen dore se firmen ua japim ne"..

    Sa keq..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  13. #13
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    A nuk do ishte me mire Butrinti te lihej ashtu sic ishte si nje veper historike apo..


    Butrinti drejt nje imazhi te ri

    Hyrja e qytetit antik: me pllaka "eksporti" nga Skrapari



    E vërteta është se në vitin që kaloi janë përsosur disa elemente të imazhit dhe infrastrukturës që gjen vizitori në qytetin antik të Butrintit. Një tjetër pamje dhe funksione më të plota ka marrë biletaria, me të cilën përballet së pari secili që kapërcen portën hyrëse të tij. Po kështu, në funksion të mirëmbajtjes së sitit arkeologjik është shtrirë linja e re elektrike dhe ajo e ujit, ndërkohë që ka marrë fund mungesa e nyjës sanitare në shërbim të vizitorit. Një imazh më të mirë jep tashmë pika e tregtimit të suvenireve. Në thellim të përmirësimeve të realizuara, puna e këtij viti të ri ka nisur me një investim që del jashtë portës hyrëse të Butrintit, me shtrimin me pllaka guri të një pjese të sipërfaqes së asfaltit. Drejtuesit e punimeve që kontaktuam sqaruan se shtrimi që është duke u bërë i jep fund parkimit të automjeteve ngjitur me murin kufizues të qytetit, duke destinuar për këtë sheshin përballë, të liruar nga shembja vite më parë e një objekti tregtie, të konsideruar të paligjshëm. Deri këtu çdo gjë duket se shkon mirë. Ajo që mbetet në kufijtë e të pabesueshmes është se pllakat e gurta, me të cilat shtrohen rreth 60 m2 në vend të asfaltit ekzistues, janë sjellë që nga Skrapari. "Po, nga Skrapari i kemi sjellë", konfirmon për "Shqip" Astrit Shahu, personi i ngarkuar për ndjekjen e punimeve, që e kemi gjetur rëndom në sportelin e prerjes së biletave. Ai sqaron më tej se "janë ca të shtrenjta, por janë të forta dhe aq të mira sa shkojnë edhe në Evropë e Arabi". Se sa të shtrenjta janë, mbetet për t‘u saktësuar, por fakti që pranohet me qetësi olimpike kjo, dhe asgjë nuk thuhet me shifra, ta çon mendimin përtej çdo numri që mund të kalosh nëpër mend. Logjika ta do që çmimin e lartë që pllakat e gurta kanë në mademet e Skraparit, (për shkak të fortësisë që jepet si argument i parë), e shtrenjton edhe më transporti nga qindra kilometra rrugë deri në Butrint. Pllakat nuk janë të mermerta, por thjesht të mademeve me gur të kuqërremtë të Skraparit, në vend të të cilave do të ishte shumë herë më ekonomike të përdoreshin pllakat që nxirren në Shkallë të Konispolit. Jo më shumë se 16 km larg nga Butrinti, një sipërmarrës nga Konispoli ushtron në një zonë disahektarëshe biznesin e tregtimit të pllakave dhe rrasave të gurta të disa dimensioneve, të kërkuara në tregun vendas dhe në atë grek. Vështirë të mos dihej se i njëjti material gjendej kaq pranë, ndërkohë që blerja e pllakave që i duheshin Butrintit janë sjellë nga Skrapari, ku pranohet se janë kapur shumë më shtrenjtë. Në Skrapar të çon jo vetëm origjina e pllakave të shtrenjta, por edhe ajo e drejtorit të Parkut, që ka firmosur për këtë "eksport" brenda vendit, si dhe origjina e njëjtë e atij që drejton punimet. Si të mos mjaftonte kjo, edhe ustallarët që i shtrojnë ato, Fatmiri e Alketi, janë gjetur me origjinë skraparllinj(!).

    Ka edhe një të dhënë që provon lidhjen historike të ndërtimit të vetë Butrintit me guroren e njohur qysh në antikitet të Shkallës së Konispolit. Është i njohur fakti që nga gurorja e Shkallës janë sjellë në Butrint blloqet e gurëve, me të cilët është ngritur muri i parë që ka rrethuar qytetin antik në shekullin 4-3 para lindjes së Krishtit, një nga rrethimet më të vjetër atje. Në këtë kontekst, do të ishte edhe kjo e dhënë që vjen nga historia e ndërtimit të Butrintit, një arsye më shumë për të mos rrugëtuar kaq gjatë

    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  14. #14
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Shkatërrimet në Butrint, për shkak të injorancës

    Ka mbi një vit që situata në Parkun e Butrintit po përkeqësohet ditë pas dite. Fillimisht, ndryshimi i drejtorit të parkut, pastaj ndryshimi i stafit ekzistues, pastaj filloi një aksion i paparë ndërtimesh pa leje përgjatë gjithë bregdetit nga Saranda në Ksamil, pastaj u vazhdua me futjen e ndërtimeve pa leje brenda territorit të Parkut. E parë nga kjo pikëpamje, përdorimi i betonit për të bërë një pseudorestaurim në zemër të zonës arkeologjike, duket si një gjë e vogël. Ajo që të bën të dëshpërohesh është fakti që si të mos mjaftojnë sulmet barbare nga jashtë, tani filluan edhe sulmet e barbarëve nga brenda. Shkatërrimi për shkak të injorancës së ardhur në pushtet.

    Nga sulme të tilla kanë rënë qytetërime ku e ku më të forta e mëdha anekënd botës, ndërsa ne presim të shpëtojë që ky i yni as që arriti të bëhej i tillë. Nuk është faji i Ksamilit dhe ksamiliotëve me shokë, që romakët i la mendja dhe erdhën e ngritën Butrintin në Butrint, kur mund të kishin shkuar në njëmijë brigje të tjera, të kishin ngritur antika sa të donin e sot t‘i nderonte, kujtonte e restauronte bota mbarë si kudo gjetkë. Koka bën, koka pëson. Mos më ysht të flas më gjatë, se nuk e di ku ndalem.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  15. #15
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Apeli vendosi shkatërrimin e Muzeut të Shkencave të Natyrës

    "Muzeu i Shkencave Natyrore është në rrezik. Qytetarë, të gjithë në mbrojtje të tij". Ka qenë ky apeli i bërë dje nga punonjësit e Muzeut të Shkencave Natyrore të Universitetit të Tiranës, të cilët janë shprehur të indinjuar dhe të zhgënjyer nga vendimi, sipas tyre, i padrejtë i Gjykatës së Apelit, që ka vendosur t‘ia kthejë truallin pretendentëve të kësaj prone.

    Drejtuesit e këtij muzeu, i vetmi në llojin e tij në vendin tonë dhe me një pasuri të rrallë speciesh të florës e faunës shqiptare, e kanë kundërshtuar ashpër këtë vendim të Apelit. "I gjithë gjykimi në lidhje me pronësinë e objektit në fjalë është një proces i padrejtë, i paligjshëm dhe i mbështetur në gënjeshtra, duke fshehur të vërtetën dhe për fatin tonë të keq, gjykatat tona nuk janë marrë me këto të vërteta dhe as që kanë bërë përpjekje për t‘i zbardhur ato", kanë deklaruar këta punonjës. Ata shtojnë se pronarët e vërtetë të këtij trualli janë kompensuar për këtë tokë që në vitin 1940 dhe nuk kanë më asnjë të drejtë mbi të.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  16. #16
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Apel për mbrojtjen e monumenteve të kulturës

    Ministri i Kulturës së Shqipërisë, Ylli Pango, jep alarmin për mbrotjen e Monumenteve të Kultures së vendit të cilat, sipas tij, janë shkatërruar dhe neglizhuar.


    Duke folur për BBC-në në Ditën Botërore të Monumenteve të Kulturës dhe Qendrave Arkeologjike, zoti Pango tha se 700 prej objekteve janë shkatërruar plotësisht gjatë tranzicionit edhe prej ndërtimeve pa leje mbi to.

    "Për fat të keq duhet të pranojnë se në një masë 17-18 për qind monumentet e kulturës në Shqipëri janë shkatërruar," tha zoti Pango.

    "Kjo shifër 17-18 për qind, po të përkthehet në vlerë absolute, është rreth 700 monumente kulture," tha ai.

    Ministri i kulturës tha se qeveria shqiptare do të ndëshkojë rëndë ata që i prekin ato.

    BBC Shqip
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  17. #17
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Ruspë mbi monumentin në Ditën e Monumenteve

    Shembet një mur i lashtë afro 2500-vjeçar, me mbishkrimin “Monument Kulture”

    Shkëlqim Hajno

    Ka zgjedhur pikërisht 18 prillin, Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve Arkeologjike për të shkatërruar një monument kulture afro 2500-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Sarandës, ku është shkulur me ruspë muri i lashtë me mbishkrimin “Monument Kulture”. Pretendimi për këtë akt, që s’mund të quhet pa precedent, nuk lë shteg për shumë interpretime: “Është afër shtëpisë sime dhe do të bëj një shesh ndërtimi.” Skena e ruspës që shkul e thërrmon gurët e lashtë ka ndodhur në fshatin Karalibej, në komunën e Alikos, në rrethin e Sarandës. Njëri prej banorëve të fshatit, pa iu trembur syri, u ka vënë ruspën mureve antike që i ka pranë shtëpisë me “argumentin” se “muret antike janë pranë shtëpisë sime dhe unë do të bëj një ndërtim të ri, prandaj do t’i shkul”. Kështu, monumenti i kulturës, që sipas specialistëve, daton në shekullin V para Krishtit, nisi të prishej me anë të ruspës, që i shkulte e i tërhiqte gurët gjigantë, të gdhendur e të vendosur në këtë objekt antik të afro 2500 vjet më parë.

    I pyetur për këtë ngjarje, kreu i Degës së Monumenteve të Kulturës për rajonin Sarandë - Delvinë, Feruz Shabani, tha për gazetën “Albania”: “Menjëherë pas sinjalizimit, grupi i punës i degës sonë, shkoi në vendngjarje, duke kërkuar me urgjencë mbështetjen nga komuna e Alikos dhe prokurori i rrethit, për t’i dhënë fund menjëherë këtij episodi të shëmtuar e për të ndaluar dëmtimin e një monumenti të rrallë kulture”.

    Dëmtimi i monumenteve të kulturës, sa nga dora e njeriut, aq edhe nga rrënimi prej amortizimit natyror, është “erozioni” më i madh që u kanoset shumë prej monumenteve të kulturës në këtë rajon, i cili përfshin 115 monumente të kategorisë së parë, të dytë dhe të tretë. Po, ndërsa Prokuroria e Sarandës ka regjistruar kallëzimin penal për dëmtimin e murit antik të monumentit të kulturës në komunën e Alikos, për dhjetëra monumente të tjera, në rrezik shembjeje, nuk përgjigjet askush. Burime zyrtare të Degës së Monumenteve në Sarandë thanë për gazetën se për 2007-n nuk është planifikuar asnjë qindarkë për restaurim dhe mirëmbajtje objektesh të kësaj natyre.

    Reagojnë specialistët

    Prof.as. dr. Dhimitër Kondi

    Drejtor i Muzeut Arkeologjik të Butrintit:

    “Trakti i murit në Karalibej (Qenurio) është pjesë e një sistemi fortifikues dhe mbrojtës të Butrintit në kohën e lulëzimit të qytetërimit në Buthrot dhe daton saktësisht në periudhën e shek III, para Krishtit. Muri ka qenë pjesë e një kështjelle mbrojtëse për Buthrotin e lashtë, pikërisht për hapësirën e Qafës së Soronesë.”

    Feruz Shabani

    Dega e Monumenteve të Kulturës për rajonin Sarandë – Delvinë:

    “Menjëherë pas sinjalizimit, grupi i punës i degës sonë, shkoi në vendngjarje, duke kërkuar me urgjencë mbështetjen nga komuna e Alikos dhe prokurori i rrethit, për t’i dhënë fund menjëherë këtij episodi të shëmtuar e për të ndaluar dëmtimin e një monumenti kulture me vlerë të rrallë”.

    Precedenti

    Nuk është hera e parë që vihet dorë në mënyrë brutale mbi vlerat e monumenteve të kulturës në këtë rajon, i konsideruar nga specialistët si territori shqiptar me dendësinë më të madhe të monumenteve të kulturës, me tresite arkologjike: ai i Butrintit, i Foinikes dhe i Onhezmit (Saranda antike shek. IV-VI).
    Pak vite më parë, nga ana e komunës së Finiqit, pranë qytetit antik të Foinikes, u dhanë sheshe ndërtimi për ndërtim objektesh në zonë arkeologjike, pikërisht në pjesën e ujësjellësit të periudhës romake në prapatokën e qytetit antik të Foinikes, qendër e Kaonisë në kohën e mbretit Pirro.

    Pas viteve nëntëdhjetë, vjedhja e bujshme e të paktën 7 kokave të statujave nga skulpturat e Butrintit dhe trafikimi i tyre nga rrjete të fshehta, kryesisht shqiptaro - greke, kundrejt çmimeve të konsiderueshme, u pasua nga dukuria tjetër e gërmimeve klandestine në disa zona arkeologjike. Më tipike ishin gërmimet natën, në afërsi të territorit të qytetit antik të Foinikes. Gërmimet me skrep dhe natën, nën projektorët e makinerive bujqësore, sipas burimeve të atëhershme, u kryen në pjesën veriore të Foinikes, ku në kohët antike kishte funksionuar një shkollë skulpture. Statuja në mermer, ose fragmente të tyre, u trafikuan më pas në shtetin fqinj, në Greqi, por disa të tjera kaluan edhe në vende të ndryshme të Europës, madje deri në SHBA.

    Një kokë statuje, ajo e Livias, mbërriti, duke u shitur dorë më dorë, deri në koleksionin privat të një amerikani. Ky i fundit, duke u njohur me një prej thirrjeve të Zyrës së Monumenteve të Butrintit, ku bëhej fjalë për të dhënat e bustit të Livias, pati mirësinë dhe e riktheu në vendin e origjinës.

    Me përpjekjet institucionale të Institutit shqiptar të Arkeologjisë, nisi bashkëpunimi me struktura homologe të Greqisë dhe pak vite më parë u dorëzuan në qytetin antik të Butrintit 6 koka statujash në mermer, të grabitura përgjatë viteve ’90-91-92, pikërisht nga fondet e muzeut të Butrintit.

    Gazeta Albania
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •