Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441

    Ish kryeministri Agim Çeku do të formojë parti të re

    Prishtinë /21/05/ 12:55

    Kryeministri kosovar Agim Çeku do të mund të formonte parti të re, shkruan sot e përditshmja "Zëri" e Prishtinës.

    Çeku për kryetar të Qeverisë së Kosovës u zgjodh si kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kryetar i së cilës është Ramush Haradinaj.

    Ai u bë kryeministër i Kosovës në bazë të marrëveshjes së koalicionit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe AAK-së.

    Gazeta shkruan se kryeministri është anëtar i kryesisë së AAK-së, por shumë rrallë shihet në selinë e partisë.

    "Nëse Çeku vendos të formojë parti të re, ai këtë do të duhej ta bënte shumë shpejtë pas miratimit të vendimit për Kosovë të pavarur dhe sovrane, nëse dëshiron të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare, të cilat, nëse në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara miratohet rezolutë e re për Kosovën, do të mbaheshin nga fundi i vitit", konstaton "Zëri".

    Partia e re doemos do të duhej të shënohet në regjistrin e partive të OSBE-së, përderisa kandidatët për këshilltarë komunalë, gjegjësisht deputetë në Kuvendin e Kosovës, doemos do të duhej të kalojnë nëpër një procedurë të caktuar.

    Kjo, sipas gazetës, do të thoshte se Çeku do të duhej publikisht të prononcohet se është kryeministër nuk përfaqëson partinë që e propozoi për kryeministër, gjegjësisht se nuk është kandidat i koalicionit në pushtet LDK-AAK.

    "Zëri" bën të ditur se kjo do ta parashtronte çështjen për kryeministrin e ri për votimin e të cilit koalicioni në pushtet vështirë se do të siguronte 61 vota, sa nevojiten, ndërsa Kosova disa javë pas rezolutës së KS në KB do të mund të hynte në krizë qeveritare.

    "Njëherit, do të ishte befasi e madhe nëse koalicioni në pushtet LDK-AAK do të lejonte që në krye të Qeverisë të mbetet përfaqësues i një partie të re", konstaton Zëri. /Makfaks/

  2. #2
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Partia Reformiste ORA në duart e Agim Çekut

    Lideri i deritashëm i Partisë reformiste ORA, Veton Surroi, ka vendosur të mos kandidohet më për kryetar të kësaj partie, pasi që në zgjedhjet e nëntorit partia nën drejtimin e tij nuk ka mundur të siguronte hyrjen në Kuvend. Në vend të tij, sipas burimeve të gazetës Express, drejtimin e ORA-s do ta marrë përsipër kryeministri në largim, Agim Çeku.

    Sipas burimeve të kësaj gazete, me kërkesën e Surroit, që Çeku të marrë përsipër drejtimin e ORA-s, është pajtuar edhe Kryesia e kësaj partie. Ndërsa burimet e afërta me Çekun, kanë konfirmuar për Express se, kryeministri në largim është pajtuar që të jetë udhëheqës i partisë ORA.

    Po ashtu bëhet e ditur se Çeku do të jetë njeriu i cili do të vendosë për të ardhmen e partisë, vizionin dhe programin politik – ndërsa kursi politik i ORA-s pritet të jetë ai social-demokrat. Madje kjo gazetë shton se, një pjesë e partisë social-demokrate do t’i bashkohet ORA-s, sapo Çeku të marrë në drejtim këtë parti.

    telegrafi

  3. #3
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102

    Suroi nuk kandidon për kreun e ORA, përflitet emri i Agim Çekut

    Lideri i deritashëm i Partisë reformiste ORA, Veton Surroi, ka vendosur të mos kandidohet më për kryetar të kësaj partie, pasi që në zgjedhjet e nëntorit partia nën drejtimin e tij nuk ka mundur të siguronte hyrjen në Kuvend. Në vend të tij, sipas burimeve të gazetës Express, drejtimin e ORA-s do ta marrë përsipër kryeministri në largim, Agim Çeku. Sipas burimeve të kësaj gazete, me kërkesën e Surroit, që Çeku të marrë përsipër drejtimin e ORA-s, është pajtuar edhe Kryesia e kësaj partie. Ndërsa burimet e afërta me Çekun, kanë konfirmuar për Express se, kryeministri në largim është pajtuar që të jetë udhëheqës i partisë ORA.

    Po ashtu bëhet e ditur se Çeku do të jetë njeriu i cili do të vendosë për të ardhmen e partisë, vizionin dhe programin politik – ndërsa kursi politik i ORA-s pritet të jetë ai social-demokrat. Madje kjo gazetë shton se, një pjesë e partisë social-demokrate do t’i bashkohet ORA-s, sapo Çeku të marrë në drejtim këtë parti

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    partia ora. .. nuk ka qene reformiste siq vetquhet por nje parti serviliste e partise se thaq qose demaqo kupolimave per ti ndihmuar ketyre te shkaterrojne ldk-ne.
    mbasi ketij qellimi ja arriten vetoni me te vetet e mbaruan misionin qe ju ngarkua nga selia roze ne tirane. ai tani vazhdon bizneset e veta dhe milionet e fituara gjat kohes slloboiste i ben miliarda ne kohet thaqoiste.
    si biznesmen vetoni e di qe duhet te behesh me te fortin pra me ata qe e lujn kallashin dhe ashtu beri vetoni.
    edhe antaresia e ores eshte nje kopje e species veton.

  5. #5
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    shoki fatos, shum je tuj hargjue kohe, mund a djerse per analizat e formacioneve politike, e kshtu je tue shigjetue pavarsine e Kosove, apo ban sikur nuk e kupton?

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    or josifi i vogel visarion..
    pamvaresine e kosoves e ka dirigjue ai rugova qe ningjat e tu or sif e tritol-uan.. e at pamvaresi ka me na e dhan bota jo per mjekerr te qoses tand as per leshin e vetonit e as per k.... e hashimit.. e as per prapanicat nudo te shefit tend edvin..
    por sepse rugova e ka lidh popullin e kosoves me miq te mire e te forte..

  7. #7
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    jo mor shoki fatos, asht kane edhe tjeter kush aso ane.

    a ke hjedhe nonji fushek ti edhe herojt e tu kundra serbit, apo vijon me i sherby serbit tuj i mshue perçamjes, e sidomos tash ne prag te pamvarsise?

    shum te paska lodhe mathematika ... e rrin tuj i ba fresk vedit ... me lakmuesa ...

  8. #8
    Perjashtuar Maska e riu
    Anëtarësuar
    05-12-2005
    Postime
    421
    eh partilokoku, mikrob qe perhapet me ane te frymemarrjes nga qendrat unmik per perpunimin dhe kontrollin e ajrit

  9. #9
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    shoki fatos, a s'je kah ja fut do dopje gjin, e mandej ktheje ne pimje tradicionale, futja disa te shame per kokrren e qefit, e masturbohu me historine qe ... u shpofsh nga mbrapa ...

  10. #10
    Perjashtuar Maska e riu
    Anëtarësuar
    05-12-2005
    Postime
    421
    truri 1 2 1 2 prova - plako shiko frekuencen se me duket se e ke me vonese sinjali

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çekut i kërkohet të formojë qeverinë e re
    Nga Flori në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-03-2006, 20:36
  2. Serbi: Parlamenti miraton qeverine e koalicionit
    Nga leci në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-03-2004, 03:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •