Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Operon bajamet, vdes 17-vjeēarja

    Familjarėt, akuza doktorit: Ai ėshtė fajtori. Prokuroria nis hetimet


    Shėnohet rasti i dytė nė historinė e mjekėsisė shqiptare pėr humbjen e jetės sė pacientit pas operacionit tė bajameve. 17-vjeēarja Matilda Petriti ka vdekur nė spitalin francez, nė qendrėn spitalore universitare, konkretisht nė reanimacionin e shėrbimit tė ORL-sė, mbrėmjen e sė dielės. 17-vjeēarja kishte kryer rreth njė muaj mė parė njė ndėrhyrje kirurgjikale, nė njė klinikė private nė Pogradec. Mjeku, i cili i kishte operuar bajamet nė klinikėn e Pogradecit punon qė prej njė viti edhe si specialist nė shėrbimin e ORL-sė, nė spitalin "Nėnė Tereza". Aktualisht, mjeku Xhevahir Hoxhallari, ėshtė 40 vjeē dhe ka mė shumė se 10 vjet qė punon si specialist nė kėtė fushė.

    Historia qė tregojnė kolegėt e Hoxhallarit ka qenė kjo: Pas kryerjes sė ekzaminimeve komplete, analiza "rutinė" para ēdo ndėrhyrjeje kirurgjikale, vajza 17-vjeēare ka hequr bajamet nė klinikėn private. Pas pak ditėsh ajo ka pasur hemorragji. Mjeku ka arritur qė tė qetėsojė gjendjen, dy herė radhazi, pasi hemorragjia ėshtė pėrsėritur. Ndėrsa tė dielėn, tė afėrmit bashkė me pacienten e re, janė drejtuar urgjent nė spitalin "Nėnė Tereza" pas gjendjes sė rėnduar tė pacientes. Ajo ka pasur hemorragji tė pandėrprerė. Nė spital ėshtė pritur nga mjeku i rojės dhe fill pas paraqitjes sė saj nė kėtė qendėr kanė mbėrritur mjeku qė i ka kryer ndėrhyrjen sė bashku me shefin e shėrbimit.

    Sipas mjekėve, tė dhėnat e para tregojnė se ajo qė i ka ndodhur vajzės ka qenė fatalitet dhe jo gabim mjekėsor. Por pėr tė zbardhur mė tej ngjarjen pritet fjala e fundit nga ekspertiza e sektorit tė Mjekėsisė Ligjore. Kanė qenė vetė mjekėt, ata qė kanė kėrkuar tė bėhet autopsia. Sipas kolegėve tė mjekut, pėrjashtohet mundėsia e njė gabimi mjekėsor, por, nga ana tjetėr, tė afėrmit e pacientes janė ankuar se fėmija e tyre nuk ka marrė ndihmėn e duhur mjekėsore dhe ka vdekur pėr faj tė njė gabimi tė mjekut qė ka kryer operacionin pėr heqjen e bajameve.

    Sipas babait tė 17-vjeēares, Besim Petriti, vajza pas operacionit ka ndenjur rreth dy orė nė klinikė e pastaj ėshtė larguar nė shtėpi. "Ishte vetėm me njė krevat. S‘kam ē‘tė them. Klinikė pa asnjė kusht, vetėm kasaphanė mund t‘i thuash. Na priste doktor Xhevahiri kėtu, ai qė e ka operuar. E futi nė sallė edhe tha ‘ia kapa venėn‘. Kishte njė venė tė kėputur". Kėshtu sqaron babai i vajzės, duke fajėsuar mjekun pėr prerjen e njė vene gjatė operacionit, qė dyshohet se shkaktoi mė pas edhe hemorragjinė qė i mori jetėn 17-vjeēares. Ai shton mė tej se "pasi kaluan tri ditė qė ishte shtruar, vajzėn e nxora nga spitali dhe e shpura nė shtėpi. Pasi kaloi njė ditė, vajza nxori hemorragji tė madhe. E solla nė Tiranė, takova doktor Xhevairin". Ai tregon mė tej pakėnaqėsinė e tij tė madhe pėr mėnyrėn se si ėshtė trajtuar e bija edhe nė Tiranė. Vajzėn nuk e futi nė reanimacion, por e ka lėnė katėr ditė nė njė dhomė lart", tha i ati i Matildės. Sipas tij, tė dielėn shėndeti i vajzės ėshtė pėrkeqėsuar edhe ajo ka pėsuar hemorragjinė e radhės. Mė pas ėshtė transportuar nė spitalin francez nė Tiranė ku ėshtė kontrolluar nga njė grup prej pesė mjekėsh, tė cilėt kanė deklaruar se vajza nuk ka probleme. Por nė orėt qė pasuan, Matilda ka pasur pėrsėri hemorragji, derisa nė mbrėmje, rreth orės 20:00 ajo ndėrroi jetė. Tė afėrmit tregojnė se nė momentin e hemorragjisė sė fundit qė shkaktoi vdekjen nė spital, aty nuk ka pasur asnjė mjek.

    Kolegėt mbrojnė kolegun, tė afėrmit hedhin dyshime pėr gabim mjekėsor. Mjekėsia Ligjore ende nuk ka thėnė pėrfundimisht se cili ėshtė shkaku i vdekjes sė 17-vjeēares. Tė afėrmit e Matildės qė humbi jetėn thonė se klinika nuk i plotėsonte kushtet. Ministria e Shėndetėsisė thotė se kushtet e klinikės ishin tė pėrshtatshme pėr kėtė i ėshtė dhėnė edhe licenca.



    Akuza

    Hap dyert e mortit, shtėpia e Matilda Petritit, nė fshatin Libonik tė Korēės


    Familjarėt: Mjeku, fajtor pėr vdekjen e vajzės


    "Matilda Petriti vdiq pėr faj tė mjekut". Ky ėshtė pretendimi i tė afėrmve tė 17-vjeēares qė ndėrroi jetė, pas njė operacioni nė njė klinikė private. Sipas tyre, mjeku pogradecar, Xhevahir Hoxhallari, i ka prerė vajzės, nga fshati Libonik, njė damar gjatė operacionit nė fyt, duke shkaktuar hemorragjinė vdekjeprurėse. Tė afėrmit thonė se pas operacionit qė vajza kishte kryer nė Pogradec e kanė ēuar disa herė nė Korēė dhe nė Tiranė, pėr shkak tė komplikacioneve. Xhaxhai i 17-vjeēares, Fatos Petriti, thotė se pas pėrkeqėsimit tė gjendjes shėndetėsore tė vajzės mjeku qė e operoi po interesohej mė shumė. Ai pohon se mjeku u ėshtė pėrgjigjur familjarėve duke thėnė se: "Unė e bėra detyrėn time dhe nė rast se ka hemorragji nuk ėshtė pėr fajin tim si doktor". Xhaxhai i viktimės shton se mjeku na garantoi se operacioni ishte kryer nė rregull. "Ne dyshojmė se ai i ka prerė vajzės njė damar. Ėshtė e ēuditshme tė vdesėsh nga bajamet dhe po aq absurde ta mendosh. Kjo na bėri tė dyshojmė qė nė fillim qė ėshtė faji i mjekut. Matilda u bė keq pas operacionit dhe kishte shumė hemorragji nga goja. E ēuam vajzėn nė Korēė dhe nė Tiranė, por pas ēdo ndėrhyrjeje mjekėsore kishte hemorragji", tregon ai. Tė afėrmit tė tronditur nga lajmi se Matilda, vetėm 17 vjeē, ka vdekur, janė mbledhur nė shtėpinė e saj nė fshatin Libonik pėr tė pritur edhe trupin e pajetė, qė ėshtė marrė nga morgu prej prindėrve tė saj. Matilda Petriti, gjatė natės sė djeshme mėsohet se i ėshtė nėnshtruar edhe ekspertizave mjeko-ligjore pėr tė vėrtetuar shkakun e vdekjes. Kjo, pas pretendimeve tė prindėrve tė saj se ka qenė njė mjekim i pakujdesshėm, qė e ka ēuar drejt vdekjes vajzėn e tyre. Ajo ndėrroi jetė tė dielėn pasdite, pasi tė afėrmit e dėrguan atė nė Tiranė. Por duket se edhe aty nuk ėshtė treguar kujdesi i duhur. "Edhe nė Tiranė, pasi u shtrua nuk u trajtua menjėherė, por me vonesė, pasi mjekėt aty pengoheshin nga vetė doktori qė e operoi. Ne i kemi tė gjitha dyshimet se vajza ka vdekur pėr shkak tė tij. Vajza u nis nga Korēa me njė ambulancė tė spitalit dhe pa mjekė apo infermierė te koka qė ta shikonin gjatė rrugės. Kjo mund tė ketė bėrė qė ajo gjatė rrugės tė bėhet edhe mė keq pėrderisa vdiq nė Tiranė. Doktori e shoqėroi nga pas me makinė. Ajo ishte shumė keq, por vetė doktori edhe pse u shqetėsua nuk ka marrė pėrsipėr se ėshtė pėrgjegjės, pasi sipas tij, e ka kryer operacionin nė rregull", sqaron mė tej rrethanat e kėsaj ngjarjeje, Fatos Petriti. Ai thekson se "ne duam drejtėsi dhe mjeku si pėrgjegjės tė vihet para hetimeve". Po kėshtu edhe daja e 17-vjeēares, Nuri Shena, kėrkon drejtėsi, duke i konsideruar tė zeza, bluzat e bardha. "Matilda u operua rreth njė muaj mė parė. Dy ditė pas operacionit asaj iu shfaqėn probleme. Ne e ēuam nė Pogradec pėr t‘u operuar nga bajamet, se na kishin thėnė se ėshtė njė mjek i mirė. Paguam sa na kėrkoi doktori pėr operacionin se ishte klinikė private. Dy ditė mė vonė, vajza u bė keq dhe kishte hemorragji. "Pėr ne faji i mbetet doktorit. Ai duhet tė mbajė pėrgjegjėsi dhe drejtėsia tė vihet nė vend se i ka marrė jetėn njė 17-vjeēareje", thotė Nuri Shena.




    "Mbyllet" klinika private nė Pogradec


    Klinika e specialistit ORL, nė Pogradec, ka qenė e mbyllur prej dy ditėsh. Njė i afėrm i doktor Xhevahir Hoxhallarit ka thėnė se ai e ka mbyllur klinikėn, pasi ndodhej nė kryeqytet, ndėrsa sqaron se klinika private ka vite qė funksionon dhe ėshtė e rregullt dhe e licencuar nga Ministria e Shėndetėsisė.

    Nė qytetin e Pogradecit lajmi se doktor Xhevahiri mund tė ketė bėrė njė gabim gjatė njė ndėrhyrjeje kirurgjikale ėshtė pėrhapur shumė shpejt. Nė qytetin e tij ku ka dhe njė klinikė private tė hapur nė vitet e fundit nė katin e parė tė shtėpisė sė tij private pas shkėputjes nga spitali civil, doktor Xhevahir Hoxhallari njihet si njė nga mjekėt mė tė mirė dhe mė tė rregullt nė kėtė zonė. Ai gėzon opinion tė mirė te qytetarėt e vet, pėr shkak tė eksperiencės dhe specializimeve jashtė vendit. Edhe pse kjo nuk e pėrjashton mundėsinė e njė gabimi tė tij gjatė operacionit, sipas banorėve, ai ka shumė vite qė punon nė qytet si njė mjek i aftė, madje kryen vizita dhe operacione pėr banorė tė zonės juglindore.

    Vdekja e vajzės, prokuroria hetim mjekėve


    Vdekja e 16-vjeēares Matilda Petriti, nė qendrėn spitalore "Nėnė Tereza" nė Tiranė, ka vėnė nė lėvizje edhe Prokurorinė e Tiranės. Pėrgjatė ditės sė djeshme, hetues tė ēėshtjes kanė shkuar nė spital pėr tė sekuestruar kartelėn e shtrimit. Paraprakisht, grupi hetimor tha se mjekėt e spitalit francez nė Tiranė janė vėnė nėn akuzė. Matilda ndėrroi jetė dy net mė parė, pasi ishte operuar nga bajamet nė njė klinikė private nė Pogradec, pronė e njė mjeku qė punon edhe nė spitalin francez nė Tiranė. Pas operacionit ajo kishte pasur disa herė hemorragji, derisa humbi jetėn, nė vetmi tė plotė, duke qenė se asnjė mjek nuk i ishte gjendur pranė nė momentet e fundit. Praktika e dezhurnit tė mjekėve nė spitalin "Nėnė Tereza" do tė vihet nėn hetim nga organi i akuzės. Gjithsesi, duke pritur raportin mjekoligjor, ku dyshohet se mjekėt i kanė prerė njė venė vajzės, hetuesit e ēėshtjes kanė marrė nė pyetje mjekėt dhe tė afėrmit e vajzės. Prokuroria, deri pasditen e djeshme, ringriti tė gjithė ngjarjen, bazuar nga tė dhėnat e marra nga spitali dhe tė afėrmit. Sipas tyre, historia e Matildės daton mė 7 prill, tė kėtij viti. Pėr shkak tė problemeve tė shpeshta me bajamet, prindėrit e saj u drejtuan nė njė klinikė private nė Pogradec, pronė e mjekut Xhevahir Hoxhallari, i cili punon edhe nė spitalin francez nė Tiranė. Kundrejt pagesės prej 11 mijė lekėsh, vajza ka kryer operacionin dhe pas dy orėsh mjeku ka rekomanduar dėrgimin e saj nė shtėpi, pasi, sipas tij, nuk kishte probleme. Dy ditė pas vizitės nė spital, vajza ėshtė rivizituar nė spitalin e Korēės, pėr shkak tė problemeve tė hemorragjisė. Dy ditė mė parė, shėndeti i Matildės ėshtė pėrkeqėsuar edhe ajo ka pėsuar hemorragjinė e radhės. Mė pas ėshtė transportuar nė spitalin francez nė Tiranė ku ėshtė kontrolluar nga njė grup prej pesė mjekėsh, tė cilėt kanė deklaruar se vajza nuk ka probleme. Por nė orėt qė pasuan vajza ka pasur pėrsėri hemorragji, derisa nė mbrėmjen e sė dielės, rreth orės 20:00 ajo ndėrroi jetė. Prokuroria ka marrė tė gjithė procedurėn, qė nga shtrimi, mosfutja e vajzės nė reanimacion, si dhe mungesa e ndihmės nė momentet e fundit. Tė afėrmit e saj kanė treguar pėr hetuesit se nė momentin e hemorragjisė sė fundit qė shkaktoi vdekjen nė spital, nuk ka pasur asnjė mjek.



    Doktori qė kreu operacionin e adoleshentes, Xhevahir Hoxhallari, mohon ēdo gabim mjekėsor, apo prerje tė venės


    Mjeku: Hemorragjia? E pashpjegueshme


    Tension nė QSUT. Policia "shpėton" bluzat e bardha



    "Hemorragji pas ndėrhyrjes kirurgjikale dhe mė pas vdekje e pacientit ka ndodhur dhe herė tjetėr. Hemorragjia e nisur katėr ditė pas operacionit dhe e pėrsėritur edhe dy herė tė tjera mė pas ndodh pėr tė parėn herė". I kontaktuar nga gazeta "Shqip" mjeku i ORL-sė, Xhevahir Hoxhallari, ka shpjeguar se pavarėsisht punės sė tij dhe ndjekjes sė vazhdueshme tė pacientes 17-vjeēare, hemorragjia qė ka pasur ajo nuk ėshtė shpjeguar nė asnjė literaturė qė ai ka lexuar. "Mė vjen keq pėr vajzėn dhe reagimi i familjarėve tė saj ėshtė normal pas humbjes sė tė afėrmit, por nuk ėshtė e vėrtetė qė ka pasur njė gabim mjekėsor, njė prerje tė venės. Po tė kthehesha nė kohė do tė bėja tė njėjtat procedura, tė njėjtėn punė", thotė Hoxhallari. Sipas tij, ekzistojnė tė gjitha dokumentacionet qė vajza ka bėrė ekzaminimet dhe i gjithė protokolli qė ėshtė ndjekur.

    Sipas rrėfimit tė mjekut, vajza pas heqjes sė bajameve ka ndenjur nė Pogradec pėr tė qenė afėr mjekut nė rast komplikacionesh. Kur ka pasur hemorragjinė e parė ėshtė drejtuar nė spitalin e Korēės. Ndėrsa kur hemorragjia i ėshtė pėrsėritur pėr herė tė dytė Hoxhallari sqaron se ka pasur kontakte me mjekėt e tjerė dhe i ka kėrkuar atyre qė ta sillnin nė Tiranė. Njė javė mė parė, ajo ka ndenjur disa ditė e shtruar nė spital, ėshtė mjekuar dhe mė pas ėshtė kthyer nė shtėpi. Dy ditė mė parė, ajo ka ardhur nė spitalin e QSUT-sė. "Erdhi nė spital, e shtruam, pak para se tė ndodhte hemorragjia. Unė e kam parė, mė pas jam larguar. Mjeku i rojės na ka njoftuar dhe bashkė me dy reanimatorė tė tjerė dhe shefin e shėrbimit jemi munduar tė trajtojmė pacienten. Hemorragjia ishte e madhe, e pashpjegueshme. Kam qenė i pari qė kėrkova tė bėhej autopsia", sqaroi mjeku. Ai duke dashur tė sqaronte edhe njėherė se rasti nuk ka tė bėjė me njė gabim mjekėsor tha se: "Gabimet mjekėsore ndodhin, por nė kėtė rast nėse do tė kishte prerje tė venės hemorragjia do tė niste pas ndėrhyrjes dhe jo katėr ditė mė pas", sqaroi Hoxhallari.

    Sipas tij, pas vdekjes sė pacientes, situata nė spital ka qenė shumė e nderė dhe ėshtė kėrkuar ndihma e policisė. Dy furgona tė policisė kanė shkuar nė spital dhe kanė shoqėruar mjekėt nė shtėpi, pasi tė afėrmit e vajzės qė humbi jetėn kanė qenė tepėr tė revoltuar. Nisur nga ngjarja e dy javėve mė parė, kur shefi i kardiokirurgjisė u sulmua me thikė nga i afėrmi i njė pacienti, mjekėt kanė menduar tė parandalojnė konflikte mes mjekut dhe pacientėve. Pas njoftimit, efektivėt e policisė kanė mbėrritur nė spital dhe kanė qetėsuar gjendjen, duke shoqėruar mjekėt dhe duke ulur tensionin. Ndėrkaq, ministri i Shėndetėsisė, Nard Ndoka, ka urdhėruar ngritjen e njė grupi tė veēantė pune pėr zbardhjen e shkakut tė vdekjes sė 17-vjeēares nga (Korēa), e cila ndėrroi jetė mbrėmjen e kaluar pas njė operacioni nė bajame.

    Mjeku sqaroi se do tė prononcohet publikisht pėr ngjarjen. "Akuzat nuk janė tė vėrteta, unė jam i ndėrgjegjshėm pėr punėn time dhe kam kėrkuar i pari qė Mjekėsia Ligjore tė zbulojė shkakun e vėrtetė tė hemorragjisė, pėr tė cilėn nė asnjė literaturė nuk kam lexuar pėr njė rast tė tillė", pėrfundoi Hoxhallari.

    Shumė shpejt pritet qė specialistėt e mjekėsisė tė japin edhe tė dhėna mė tė sakta pėr zbardhjen e ngjarjes.



    Ministri i Shėndetėsisė urdhėron ngritje tė njė grupi tė veēantė "hetimi"


    Ndoka: Tė gjendet shkaku i vdekjes


    Ministri i Shėndetėsisė, Nard Ndoka, ka urdhėruar ngritjen e njė grupi tė veēantė pune pėr zbardhjen e shkakut tė vdekjes sė 17-vjeēares nga Korēa, e cila ndėrroi jetė mbrėmjen e kaluar pas njė operacioni nė bajame. "Grupi i posaēėm i punės po mbledh tė gjithė informacionin e nevojshėm mbi mėnyrėn e ndėrhyrjes nė bajame (tonsilit palatine) me qėllim gjetjen e shkakut tė vdekjes sė Matilda Petritit", tha drejtori i Pėrgjithshėm i Politikave dhe Planifikimit Shėndetėsor nė Ministrinė e Shėndetėsisė, Edmond Stojku. Sipas tij, klinika e mjekut ashtu si dhe mjeku janė tė licencuar dhe plotėsojnė tė gjitha kushtet pėr mbajtjen e kėtij "dokumenti". Nesėr pritet qė Ministria e Shėndetėsisė tė pėrgatisė njė raport tė detajuar pėr ngjarjen, zbardhja e tė cilės ka nisur edhe nga mjekėsia ligjore", sqaroi Stojku. Sipas drejtorit tė planifikimit, klinika ėshtė kontrolluar nėse pėrmbushte kushtet apo jo.


    Shqip
    Sui generis

  2. #2
    ciao belli !!! Maska e donna76
    Anėtarėsuar
    30-08-2005
    Postime
    1,491
    Sa fat i keq . jan gjera dhe pakujdesi qe ndodhin dhe jashte Shqiperise keto.
    Malasanita ka kudo .
    Ngushellime familjes
    "Mi dissero che per farla innamorare dovevo farla ridere. Ma ogni volta che ride, m'innamoro io."

  3. #3
    DaRk §©®īžt Maska e ThE_DaRk_NiGhT
    Anėtarėsuar
    03-01-2008
    Vendndodhja
    Aty Ku Gomari Thyen Kaviljen Dhe Shqiponja Rrine Me Nje Kembe
    Postime
    634
    Keqardhje per familjaret e tij
    Kur te jesh ne vend te huaj, dita te duket muaj. - (Podrime)

  4. #4
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    "Mjeku Xhevahir Hoxhallari, me vdiq vajzen"

    Perpiqet t'i mbaje lotet, edhe pse vajza e tij humbi jeten per shkak te nje gabimi te mjekut. Edhe pse ekspertiza ende nuk e ka vertetuar nje gje te tille, babai i Matilda Petritit, Besniku, eshte i bindur qe prerja e venes nga ana e doktor Xhevahir Hoxhallarit ka bere qe vajza e tij sot te mos jete gjalle. Teksa ka pritur per 20 dite me radhe qe e bija te permiresohej, gjithcka ka marre fund per te. Teksa e ka percjelle trupin e vajzes se tij 17-vjecare te veshur nuse, ai ka premtuar se nuk do t'ia fale kurre mjekut Xhevahir Hoxhallari qe operacioni eshte kryer shkel e shko. "Do te ndjek rrugen ligjore per te vene drejtesine ne vend", premtoi dje me lot ne sy Besnik Petriti.

    Cili mendoni qe eshte shkaku qe vajza juaj humbi jeten?

    Une akuzoj direkt mjekun qe e ka operuar vajzen, para tre javesh. Kjo, sepse vetem tri dite me pas, ajo pati shume hemorragji. Jemi te bindur se doktor Xhevahir Hoxhallari i ka prere nje vene ne fyt. Pas operacionit e kam derguar tre here ne spitalin e Korces per shkak te hemorragjise, sepse nuk kisha mundesi ta ndiqja ne Tirane.

    Pasi e derguat ne spital heren e pare, a pati permiresime?

    Per momentin permiresohej paksa, por serish kishte hemorragji te vazhdueshme. Nuk eshte degjuar ndonjehere qe te vdese njeri nga operacioni ne bajame. Pas hemorragjive dhe dhimbjeve te tmerrshme, jemi interesuar qe ta nisim jashte shtetit, por mjeku qe i kreu operacionin ne fyt na ka thene se vajza nuk kishte probleme dhe se do te permiresohej.

    Si vazhdoi gjendja e bijes suaj pasi e vizituat disa here ne spitalin e Korces?

    Sigurisht qe perkeqesohej dita-dites. Para 10 ditesh e solla urgjentisht ne Tirane me ambulance, brenda se ciles ishte edhe nje doktor dhe nje infermiere. Ketu, na priste doktor Xhevahiri, i cili e kishte operuar ne kliniken e tij ne Pogradec. E futi ne salle dhe na tha qe vajza kishte nje vene te prere dhe na tha se ia kishte qepur. E mbajti vajzen tri dite ketu te operuar. Me pas e nxorem nga spitali dhe e cuam serish ne shtepi.

    C'shqetesime pati vajza pas operacionit tjeter?

    Te njejtat shqetesime si pas operacionit te pare. Gjakrrjedhja filloi t'i shtohej dhe e sollem prape ne Tirane. Pasi doktori nderhyri prape ne fytin e vajzes sime, iku ne oren 5 te pasdites. Dy ore me pas ajo vetem derdhte gjak dhe pas disa minutash dha shpirt.

    Pse e operuat pikerisht te ky mjek?

    Sepse mesuam se ai e ushtron kete profesion edhe ne Tirane nga e hena deri ne te premte. Ndersa cdo te shtune dhe te diel ai kthehej ne kliniken e tij ne Pogradec. Menduam se njesoj do ta beje punen si ne Tiranes ashtu edhe ne kliniken e tij.

    Si reagonte doktori gjate ketyre tre javeve?

    Nderhynte sa here qe vajza ime kishte probleme dhe na thoshte se do te permiresohej. Nuk e di pse e beri aq keq operacionin, se une i kam dhene edhe leke. Fillimisht i kam dhene 110 mije leke per operacionin, e me pas i kam dhene vazhdimisht edhe leke te tjera. Me pas, ai filloi te mos merrte me. Me siguri, sepse nuk e dinte c'kishte bere tamam me fytin e vajzes time.

    Cili do te jete veprimi juaj per kete ngjarje te rende?

    Do ta ndjek ligjerisht. Si pasoje e operacioni te kryer nga ai vajza ime nuk jeton me dhe asnjeri nuk mund t'ia ktheje serish jeten. Pergjegjesia per kete vdekje eshte teresisht e mjekut te ORL-se, Xhevahir Hoxhallari. Ai ka marre persiper te shoqeroje vajzen e operuar prej tij ne Tirane, ku eshte trajtuar vetem me serume dhe nuk i eshte gjetur diagnoza e sakte qe te nderhyhej ne kohe per t'i shpetuar jeten.



    K.J
    Sui generis

  5. #5
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ekspertiza, pergjigje brenda 40 diteve

    Diagnoza perfundimtare qe ka cuar ne vdekjen e 17-vjecares Matilda Petriti pritet qe te dale pas 40 diteve. Brenda kesaj kohe, ekspertet mjeko-ligjore do te kryejne te gjitha analizat si dhe autopsine, ne menyre qe te gjejne nje pergjigje te vertete dhe ligjore per kete ngjarje te rende. Deri tani, mjeket kane dhene diagnozen paraprake "shok hemorragjik", por arsyet qe cuan ne kete hemorragji do te sqarohen brenda 40 diteve. Vetem atehere do9 te zbulohet nese mjeku Xhevahir Hoxhallari ka qene pergjegjes i drejtperdrejte i vdekjes se 17-vjecares, e si rezultat te merren edhe masat konkrete ligjore. Nderkaq, mesohet se ministri i Shendetesise Nard Ndoka ka urdheruar dje ngritjen e nje grupi pune i cili do te hetoje ne lidhje me kete ngjarje te rende. Nga ana tjeter, te gjitha klinikat private pritet t'u nenshtrohen kontrolleve te menjehershme ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise. Keshtu, sipas burimeve nga Ministria e Shendetesise, kontrollet do te perqendrohen kryesisht ne dokumentacionin qe posedojne keto klinika, ne siperfaqen e tyre, ne vendndodhjen, por edhe ne aparaturat me te cilat mjeket ushtrojne profesionin e tyre ne rrethe dhe ne kryeqytet. Perpos gabimit njerezor, mendohet se ne shume raste, probleme vijne edhe nga aparaturat qe perdoren, nga gjendja higjienike e mjedisit dhe e veglave te punes se mjekeve, etj. Ne fakt, kontrolle te tilla trumbetohen sa here qe ndodh ndonje problem madhor me bilance tragjike. Ndersa gjithe pjesen tjeter te vitit, klinikat private ushtrojne aktivitetin ne pjesen me te madhe te rasteve, duke kryer shkelje te renda si me dokumentacionin, si me kushtet ne te cilat ushtrojne misionin e mjekut, ashtu edhe me permbushjen e detyrimeve te tjera ligjore. Megjithate, burime nga Ministria e Shendetesise u "justifikuan" dje se mjaft leje jane dhene edhe nga stafe te meparshme te ketij dikasteri. Ne fakt, nje gje e tille eshte e vertete, por kjo nuk duhet t'i ndaloje specialistet qe te kryejne kontrolle ne te gjitha klinikat, te cilat jane kthyer ne nje biznes shume fitimprures, duke lene menjane misionin per t'u kujdesur per shendetin e njerezve.


    K.J
    Sui generis

  6. #6
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Fatos Petriti: Mbesa vdiq per faj te mjekut

    Fatos Petriti, xhaxhai i vajzes, qe ka vdekur ne spital, pohon per "KJ" se mbesa e tij eshte operuar nje muaj me pare ne kliniken private te mjekut Xhevahir Hoxhallari. Sipas tij, vajzes duhet t'i jete prere ndonje vene gjate nderhyrjes kirurgjikale ne kliniken private, sepse pas operacionit gjendja e saj shendetesore eshte renduar. Sipas tij, mjeku specialist i ORL-se me kliniken private ne qytetin e Pogradecit ka kryer nje mjekim te pakujdesshem. Ai dhe te afermit e tjere te vajzes hedhin dyshime nese ka qene apo jo e licencuar klinika private e mjekut pogradecar. Fatos Petriti, xhaxhai i vajzes, shton se ditet e fundit gjendja e mbeses se tij eshte renduar edhe me shume nga hemorragjia e brendshme e gjakut dhe jane detyruar te kerkojne perseri ndihmen e mjekut Xhevahir Hoxhallari. Ky i fundit ka marre persiper te shoqeroje vajzen e operuar prej tij ne Tirane, ku, sipas te afermve, Matilda Petriti eshte trajtuar vetem me serume dhe nuk i eshte gjetur diagnoza e sakte qe t'i shpetohej jeta.


    K.J
    Sui generis

  7. #7
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    "S'kemi kompetenca te merremi me mjekun"

    Drejtori i Qendres Spitalore Universitare te Tiranes, Mati Pepa, ka deklaruar dje se institucioni qe ai drejton nuk ka kompetenca qe te marre masa ndaj mjekut Xhevahir Hoxhallari. "Kjo nuk eshte nje ceshtje administrative dhe nuk kemi asnje kompetence qe te merremi me te. Jane specialistet e mjekesise, e me konkretisht ata te Institutit te Mjekesise Ligjore si dhe te Ministrise se Shendetesise qe do te merren me zbardhjen e ketij incidenti", deklaroi dje Pepa. Sipas tij, nje gje e tille do te ndodhe edhe per faktin se operacioni eshte kryer ne nje klinike private ne Pogradec dhe jo ne spitalet e Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza", drejtor i se cilit eshte. Kreu i QSUT-se, kujtoi edhe nje here se eshte pikerisht Ministria e Shendetesise ajo qe licencon dhe kontrollon kushtet e klinikave private, dhe qe ka per detyre te garantoje jeten e te gjithe pacienteve. Ne fakt mesohet se klinika e Hoxhallarit nuk ishte kontrolluar ndonjehere. Specialistet e Ministrise se Shendetesise nuk kishin asnje informacion ne lidhje me kete klinike. Ata thjesht hamendesuan se me siguri kur i eshte dhena licenca ketij mjeku per te hapur klinike ne Pogradec, ishin marre parasysh kriteret e parashikuara ne ligj. Ndersa, sipas disa deshmive nga qyteti i Pogradecit, mjeku Hoxhallari ka te pakten 10 vjet qe ka hapur kliniken e tij private dhe shumekush nuk e ve ne diskutim qe ai ka punuar i licencuar dhe si nje specialist. Pas nje specializimi jashte shtetit, mjeku Hoxhallari eshte terhequr nga puna e tij ne spitalin e Pogradecit dhe ka ushtruar profesionin kryesisht ne klinikat e tij private. Opinioni pogradecar ka shprehur vleresime te mira per punen e ketij mjeku, por nderkaq jane familjaret e vajzes 17-vjecare qe vdiq nje muaj pas operacionit te bajameve, ata qe pretendojne se nderhyrja e tij e pakujdesshme mjekesore i ka sjelle vdekjen vajzes 17-vjecare nga Maliqi. Nese vertetohet se ka ndodhur keshtu, atehere autoritetet shteterore duhet te reflektojne dhe te marrin masa urgjente per te kontrolluar klinikat private, qofte edhe te licencuara, ne menyre qe te shmangen ngjarje te tilla aq te renda.

    Masat pas perfundimeve te ekspertizes

    Drejtori i QSUT-se, Mati Pepa, deklaroi dje se vetem pasi te dale ekspertiza e specializuar, do te jene struktura si Ministria e Shendetesise apo Mjekesia Ligjore qe do te japin nje vendim nese me te vertete kemi te bejme me nje gabim nga ana e mjekut, apo vetem duket si i tille. Megjithate, sipas Pepes, edhe mjekesia me e perparuar boterore njeh gabime njerezore gjate nderhyrjeve kirurgjikale dhe ky nuk eshte nje rast qe ndodh vetem te ne.


    K.J
    Sui generis

  8. #8
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anėtarėsuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Gabimet ne mjekesi(nese jane vertete te mjekut) ndodhin kudo, jo vetem ne Shqiperi. Ajo qe duhet te kuptojne njerezit ne Shqiperi eshte nje nderhyrje kirurgjikale mban perhere rreziqe dhe gabimet njerezore jane pjese e cdo sistemi.
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  9. #9
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Vdekja e adoleshentes, flet mjeku i akuzuar

    Mjeku i akuzuar, Xhevahir Hoxhallari ka shpjeguar pėr gazetėn tė gjitha detajet e ngjarjes pėr Matilada Petritin

    Hoxhallari: Pėr fajtorėt, le tė vendosin hetimet

    Gjatė operacionit pacientja 17-vjeēare nuk ka patur asnjė komplikacion. Hemorragjia i ka filluar 4 ditė pas ndėrhyrjes kirurgjikale. Ky ka qenė njė ndėr justifikimet e mjekut Xhevahir Hoxhallari, i akuzuar pėr vdekjen e pacientes nga Korēa, Matilda Petriti. Nė njė intervistė dhėnė nė linjė telefonike pėr gazetėn "Shekulli", Hoxhallari ka shpjeguar tė gjitha detajet e ngjarjes. Ai thekson se nuk e di nga se ka ardhur vdekja e pacientes, por ėshtė i bindur se nuk ka bėrė asnjė gabim profesional. Madje ai pohon se ka qenė i pari qė ka njoftuar policinė pėr kėtė ngjarje, duke lėnė tė nėnkuptojė se faji mund tė jetė i dikujt tjetri.

    Familjarėt e 17-vjeēares Matilda Petriti ju akuzojnė se jeni pėrgjegjės i vdekjes sė saj. Ēfarė mund tė na thoni nė lidhje me kėtė ngjarje?

    Para rreth 25 ditėsh, pacientes i kam realizuar operacionin pėr heqjen e bajameve. Gjatė operacionit vajza nuk ka patur asnjė komplikacion. Madje komplikacionet i kanė filluar 4 ditė pas ndėrhyrjes kirurgjikale dhe konkretisht hemorragjia. Ėshtė dėrguar nė spitalin e Korēės pėr mjekim. Mjekėt e kėtij spitali mė thanė se pacientes i ėshtė hequr gjak i mpiksur nė plagėn ku ėshtė bėrė operacioni, por pas kėsaj gjendja ėshtė normalizuar dhe ėshtė dėrguar nė shtėpi. Pas dėrgimit nė shtėpi marr vesh qė ajo ka pėsuar hemorragji mė tė madhe.

    Mendoni se gabimi mund tė ketė ndodhur nė spitalin e Korēės?

    Unė nuk mendoj asgjė. Po e ritheksoj edhe njėherė, hemorragjia i ka filluar 4 ditė pas operacionit, ēka do tė thotė se ndėrhyrja ka qenė korrekte. Pėr gabimet apo fajtorėt, do tė flasin hetimet.

    Mė pas e kam futur pėrsėri nė operacion, i ėshtė bėrė njė kapje nė vendin e plagės, ku i shpėrthente gjaku. Pas kėtij operacioni, pacientja ėshtė normalizuar dhe komplikacionet e tjera i kanė filluar 25 ditė pas operacionit. Ėshtė dėrguar nė spitalin e Korēės rreth orės 5 tė pasdites. Unė, duke e patur vetė merak kėtė rast, kam vajtur nė spitalin e Korēės rreth orės 8 tė mėngjesit dhe vura re se gjendja ishte e stabilizuar. Megjithatė mendova se pacientja kishte nevojė pėr ndjekje mė tė specializuar dhe e sollėm nė Tiranė, dhe konkretisht nė shėrbimin e ORL-sė pranė QSUT-sė. E kam shoqėruar vetė pacienten me ambulancė nga Korēa dhe kemi mbėrritur rreth orės 2 tė pasdites. Sapo e sollėm nė shėrbimin e ORL-sė bėmė tė gjitha analizat dhe iu nėnshtrua njė tjetėr ndėrhyrjeje nga mjekėt e kėtij shėrbimi. Pasdite, deri nga ora 6, kur unė kam qenė i pranishėm, pacientja nuk kishte hemorragji dhe ishte stabilizuar. Pas kėsaj ore unė u largova dhe nga ora 7 e 15 minuta tė mesditės, mjekėt e QSUT-sė mė morėn nė telefon dhe mė thanė se pacientja kishte hemorragji dhe se gjaku ishte i vrullshėm. Pėr fat tė keq, ajo nuk mundi tė mbijetonte.

    Cili ėshtė shkaku i vdekjes sė pacientes Matilda Petriti, sipas mendimit tuaj?

    Ėshtė e vėshtirė tė jap njė pėrgjigje se nga i kanė ardhur komplikacionet dhe mė pas vdekja e pacientes. Pėr kėtė do tė vendosin hetimet. Unė e them me pėrgjegjėsi tė plotė se jam i ndėrgjegjshėm se nuk kam bėrė asnjė gabim profesional, pasi gjatė operacionit dhe 4 ditė pas operacionit, pacientja nuk ka patur asnjė komplikacion.

    Sapo pacientja ndėrroi jetė, unė lajmėrova policinė dhe Mjekėsinė Ligjore nė mėnyrė qė ēėshtja tė shqyrtohet nga organet kompetente dhe tė nxjerrė nė pah tė vėrtetėn.



    Shekulli
    Sui generis

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e pseudo
    Anėtarėsuar
    29-02-2008
    Postime
    366
    Kur degjon kete histori , thua se jeta e njeriut varet nga nje fije qe mund te keputet kollaj nga maja e nje bisturiu.
    E tmerrshme.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Arabi, 8 vjecarja martohet me 58 vjecarin
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 158
    Postimi i Fundit: 22-05-2009, 08:14
  2. Bajamet
    Nga Luti nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-10-2008, 17:24
  3. Durres, 16 vjecarja vdes aksidentalisht ne pune
    Nga ClaY_MorE nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 27-12-2006, 09:16
  4. Nje vetevrasje tjeter: Vetehelmohet 17 vjecarja
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 28-06-2006, 15:51
  5. Vetevaret 15 vjecarja
    Nga Henri nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 03-09-2005, 06:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •