Close
Faqja 5 prej 19 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 100 prej 370
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    BDI nuk i pranon zgjedhjet, paralajmëron protesta

    Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) i vlerësoi jolegjitime zgjedhjet e mbajtura më 1 qershor dhe paralajmëroi për nesër (e enjte) protestë të madhe në Shkup.

    Kjo bëhet e ditur në kumtesën e BDI-së, në të cilën bëhet e ditur se dita e nesërme paraqet edhe përvjetorin e kësaj partie.

    "Më 5 qershor shënojmë gjashtëvjetorin e themelimit të BDI-së. Në vend të kremtimit, këtë përvjetor vendosëm ta shënojmë me protestë të madhe kundër manipulimit dhe jolegjitimitetit të zgjedhjeve të 1 qershorit", thuhet në kumtesën.

    Siç bëhet e ditur, protesti kundër falsifikatit zgjedhor, kundër pengimit të votës së lirë dhe shprehjes së respektit për Naser Ajvazin e ndjerë, do të fillojë në orën 19 në sheshin "Skenderbe" në Çarshinë e Vjetër në Shkup. /Makfaks/
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    BDI do të marrë pjesë në rivotimin

    Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të marrë pjesë në rivotimin në vendvotimet në të cilat kishte parregullsi gjatë zgjedhjeve parlamentare të së dielës.

    Këtë sot për Makfaksin e deklaroi zëdhënësja e BDI-së Ermira Mehmeti.

    Ajo theksoi se në protestin që BDI-ja do ta mbajë të enjten në Shkup do të shprehet pakënaqësi ndaj falsifikatit zgjedhor dhe pengimit të votimit nga Partia Demokratike Shqiptare (PDSH).

    "Më 5 qershor shënojmë gjashtëvjetorin e themelimit të BDI-së. Në vend të kremtimit, këtë përvjetor vendosëm ta shënojmë me protestë të madhe kundër manipulimit dhe jolegjitimitetit të zgjedhjeve të 1 qershorit", lajmëroi paraprakisht BDI-ja.

    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) pezulloi votimin në 25 vendvotime, ndërsa në mënyrë plotësuese do të përgjigjet ndaj 58 ankesave të parashtruara nga partitë, prej të cilave 13 janë parashtruar nga BDI-ja.

    Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon pezullimin e votimit në tërë njësinë zgjedhore numër gjashtë, si dhe rivotim të pjesërishëm në njësinë zgjedhore një, gjegjësisht në Komunën e Sarajit. /Makfaks/
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  3. #83
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-10-2003
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    238
    Si duket, nje numer i madh i votave nuk do te njifen fare. Jan anuluar zgjedhjet ne disa zona e vendvotime, dhe ky numer ndoshta edhe do te rritet. Si qendrojn punet me siguri se se paku 20,000 Vota nuk do te njifen e mund edhe me shume.

    Ku jan keto zona 1 dhe 2? Si duket me shume paskan vjedhe ne zonen 2 sipas ketij lajmi me poshte.


    KSHZ vendosi përsëritjen e votimeve në 25 vendvotime

    Shekulli Online
    Wed, 04 Jun 2008 13:17:00


    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) mbrëmë vonë vendosi përsëritjen e votimeve në 25 vendvotime në tri njësi zgjedhore.
    Zëdhënësi i KSHZ-së, Zoran Tanevski deklaroi për agjencinë e lajmeve INA se votimet janë anuluar dhe do të përsëriten në 11 vendvotime në njësinë e dytë zgjedhore, në 8 vendvotime në njësinë e gjashtë zgjedhore dhe në 6 vendvotime në njësinë e parë zgjedhore. Sipas tij, do të votohet edhe në vendvotimet ku ishte ndërprerë procesi zgjedhor për shkak të incidenteve.
    “Në njësinë e dytë zgjedhore do të votojnë 10.584 votues dhe në njësinë e gjashtë 7867 votues dhe këto zona janë atje ku ndodhën incidentet dhe u ndërprenë votimet”, deklaroi për INA, Zoran Tanevski.
    KSHZ mbrëmë pranoi 58 ankesa të partive politike, prej të cilave, 28 të VMRO-DPMNE-së, 15 të PDSH-së, 13 të BDI-së, një ankesë të LSDM-së dhe një të TMRO-së. Afati për shqyrtimin e tyre do të jetë 48 orë nga pranimi i tyre. Sipas KSHZ-së, përsëritja e votimeve pritet të bëhet më 15 qershor, por për këtë datë pritet të vendosin anëtarët e këtij komisioni. (INA)

  4. #84
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-05-2008
    Postime
    132
    Nga bisedat me qytetar neper fshatra dhe lagje te tetoves i gjith populli po pregaditet qe tu jap denim moral anetarve te pdsh.Qe do te thot se ne cdo vend dhe kafene kur hin nje i pdsh te gjith njerzit e kthejn koken dhe nuk duan qe te ulet ne tavolin me ta.Nuk ka denim me te madh se ky.Po ju jap nje shembull pa emra sa per fillim,se si nji i ashtuquajtur arsimtar del ne mbremjen e se henes ne kafene dhe te gjith njerzit ja kthejn shpinen dhe nuk ka mund te ulet me askend ne tavolin por ka thir ca anetar te partis qe te mbuloj turpin e madh dhe ka prit ne kemb para kafenes deri sa kan ardh bashkepartiaket diku reth 30 minuta.A ka turp me te madh se kjo qe ndodh me ato te mjer dhe matrapaza.POPULLI DIN TE DENOJ PA KALLASHA DHE ALFA.

    JU BEFT MIR BUKA ME GJAK SHQIPTARI.

    PO TE PAKTEN BENI BURA DHE NXJERNI FMIT TUAJ TE BEJN PUN TE LIGA.
    Ndryshuar për herë të fundit nga arusha e malit : 04-06-2008 më 09:39

  5. #85
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga Besniku Lexo Postimin
    Si duket, nje numer i madh i votave nuk do te njifen fare. Jan anuluar zgjedhjet ne disa zona e vendvotime, dhe ky numer ndoshta edhe do te rritet. Si qendrojn punet me siguri se se paku 20,000 Vota nuk do te njifen e mund edhe me shume.

    Ku jan keto zona 1 dhe 2? Si duket me shume paskan vjedhe ne zonen 2 sipas ketij lajmi me poshte.


    KSHZ vendosi përsëritjen e votimeve në 25 vendvotime

    Shekulli Online
    Wed, 04 Jun 2008 13:17:00


    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) mbrëmë vonë vendosi përsëritjen e votimeve në 25 vendvotime në tri njësi zgjedhore.
    Zëdhënësi i KSHZ-së, Zoran Tanevski deklaroi për agjencinë e lajmeve INA se votimet janë anuluar dhe do të përsëriten në 11 vendvotime në njësinë e dytë zgjedhore, në 8 vendvotime në njësinë e gjashtë zgjedhore dhe në 6 vendvotime në njësinë e parë zgjedhore. Sipas tij, do të votohet edhe në vendvotimet ku ishte ndërprerë procesi zgjedhor për shkak të incidenteve.
    “Në njësinë e dytë zgjedhore do të votojnë 10.584 votues dhe në njësinë e gjashtë 7867 votues dhe këto zona janë atje ku ndodhën incidentet dhe u ndërprenë votimet”, deklaroi për INA, Zoran Tanevski.
    KSHZ mbrëmë pranoi 58 ankesa të partive politike, prej të cilave, 28 të VMRO-DPMNE-së, 15 të PDSH-së, 13 të BDI-së, një ankesë të LSDM-së dhe një të TMRO-së. Afati për shqyrtimin e tyre do të jetë 48 orë nga pranimi i tyre. Sipas KSHZ-së, përsëritja e votimeve pritet të bëhet më 15 qershor, por për këtë datë pritet të vendosin anëtarët e këtij komisioni. (INA)


    Alienated, ku jane ankesat e BDSH-se tende? Apo sua varin fare kto te KSHZ ??
    Sui generis

  6. #86
    USAlbania
    Anëtarësuar
    27-05-2008
    Vendndodhja
    With money you can buy a bed, but not sleep.
    Postime
    524
    Citim Postuar më parë nga arusha e malit Lexo Postimin
    Nga bisedat me qytetar neper fshatra dhe lagje te tetoves i gjith populli po pregaditet qe tu jap denim moral anetarve te pdsh.Qe do te thot se ne cdo vend dhe kafene kur hin nje i pdsh te gjith njerzit e kthejn koken dhe nuk duan qe te ulet ne tavolin me ta.Nuk ka denim me te madh se ky.Po ju jap nje shembull pa emra sa per fillim,se si nji i ashtuquajtur arsimtar del ne mbremjen e se henes ne kafene dhe te gjith njerzit ja kthejn shpinen dhe nuk ka mund te ulet me askend ne tavolin por ka thir ca anetar te partis qe te mbuloj turpin e madh dhe ka prit ne kemb para kafenes deri sa kan ardh bashkepartiaket diku reth 30 minuta.A ka turp me te madh se kjo qe ndodh me ato te mjer dhe matrapaza.POPULLI DIN TE DENOJ PA KALLASHA DHE ALFA.

    JU BEFT MIR BUKA ME GJAK SHQIPTARI.

    PO TE PAKTEN BENI BURA DHE NXJERNI FMIT TUAJ TE BEJN PUN TE LIGA.
    shoci i djalit halles ka baben ne gurbet

  7. #87
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-05-2008
    Postime
    132
    HAHA KOKA KOLA
    Te dhem a

  8. #88
    USAlbania
    Anëtarësuar
    27-05-2008
    Vendndodhja
    With money you can buy a bed, but not sleep.
    Postime
    524
    Citim Postuar më parë nga arusha e malit Lexo Postimin
    HAHA KOKA KOLA
    Te dhem a
    Perkundrazi, u demaskuat ju.

    80% e shqiptareve ne Tetove jane PDSH . Bile bile tani edhe nje funksionar i larte i BDI-se do vije ne rradhet tona pasi nuk don gjakderdhjet qe pergaditin keto te BDI-se.

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e babtista
    Anëtarësuar
    25-04-2008
    Vendndodhja
    DIKU LARGE
    Postime
    53

    Talking

    Citim Postuar më parë nga Coca-Cola Lexo Postimin
    Perkundrazi, u demaskuat ju.

    80% e shqiptareve ne Tetove jane PDSH . Bile bile tani edhe nje funksionar i larte i BDI-se do vije ne rradhet tona pasi nuk don gjakderdhjet qe pergaditin keto te BDI-se.
    mos ja ke fut nje zero ma shum pa dashje ke dasht me then 8%

  10. #90
    USAlbania
    Anëtarësuar
    27-05-2008
    Vendndodhja
    With money you can buy a bed, but not sleep.
    Postime
    524
    Citim Postuar më parë nga babtista Lexo Postimin
    mos ja ke fut nje zero ma shum pa dashje ke dasht me then 8%
    Fshati qe duket nuk do kalauz


  11. #91
    i/e regjistruar Maska e babtista
    Anëtarësuar
    25-04-2008
    Vendndodhja
    DIKU LARGE
    Postime
    53
    Citim Postuar më parë nga Coca-Cola Lexo Postimin
    Fshati qe duket nuk do kalauz

    po valla tash me binde, shum qenkeni. po pse i mbushet kutiat atehere kur qenkeni 80%ne tetove , kete spo arij ta kuptoj

  12. #92
    USAlbania
    Anëtarësuar
    27-05-2008
    Vendndodhja
    With money you can buy a bed, but not sleep.
    Postime
    524
    Citim Postuar më parë nga babtista Lexo Postimin


    po valla tash me binde, shum qenkeni. po pse i mbushet kutiat atehere kur qenkeni 80%ne tetove , kete spo arij ta kuptoj
    Propagande e BDI-se eshte ajo o kokebosh. Ska pas mbushje te kutiave vetem aty ku kane shkuar aktivist te BDI-se te mbushin kane reaguar keta te PDSH-se.

  13. #93
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-02-2008
    Postime
    91
    Ka informata se Mendu Thaci don ti bojkojtoj rivotimet>dihet pse ,se frigohet se do te pesoj humbje nuk do te mund me ti shfritzoj njesitin allfa,per mbushjen e kutive,nuk do te mund te mbyt shqiptar,te malltretoj njerez,ZOTI DO TA DENOJ.

  14. #94
    i/e regjistruar Maska e babtista
    Anëtarësuar
    25-04-2008
    Vendndodhja
    DIKU LARGE
    Postime
    53
    Citim Postuar më parë nga Coca-Cola Lexo Postimin
    Propagande e BDI-se eshte ajo o kokebosh. Ska pas mbushje te kutiave vetem aty ku kane shkuar aktivist te BDI-se te mbushin kane reaguar keta te PDSH-se.
    a po thue a, mos valle eshte propagande edhe deklarata e amasadores amerikane ,qe tha haptas se policia e mbeshtetur nga qeveria ka be mbushje kutish me vota, dhe i ka friksu votuesit te dalin ne votime.

  15. #95
    USAlbania
    Anëtarësuar
    27-05-2008
    Vendndodhja
    With money you can buy a bed, but not sleep.
    Postime
    524
    Citim Postuar më parë nga babtista Lexo Postimin
    a po thue a, mos valle eshte propagande edhe deklarata e amasadores amerikane ,qe tha haptas se policia e mbeshtetur nga qeveria ka be mbushje kutish me vota, dhe i ka friksu votuesit te dalin ne votime.
    ajo nuk ceki se kush ka bere vjedhje por potencoi se ka pasur vjedhje.

    E ato vjedhje i kane bere te BDI-se

  16. #96
    i/e regjistruar Maska e babtista
    Anëtarësuar
    25-04-2008
    Vendndodhja
    DIKU LARGE
    Postime
    53
    Citim Postuar më parë nga Coca-Cola Lexo Postimin
    ajo nuk ceki se kush ka bere vjedhje por potencoi se ka pasur vjedhje.

    E ato vjedhje i kane bere te BDI-se
    po ceku shum mire bile, se policia i ka friksu votuesit te dalin ne votime . sipas teje alfat kan mbeshtet bdi a, sa qeshark qe je.

  17. #97
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-02-2008
    Postime
    91
    Citim Postuar më parë nga Coca-Cola Lexo Postimin
    Propagande e BDI-se eshte ajo o kokebosh. Ska pas mbushje te kutiave vetem aty ku kane shkuar aktivist te BDI-se te mbushin kane reaguar keta te PDSH-se.
    Cfar propagande more zotri ku po jeton ti,por me e keqa per ju e di cfar eshte se edhe me gjith ato mbushje te kutive perseri humbes dilni ,papa

    shihemi pas rivotimeve...

  18. #98
    USAlbania
    Anëtarësuar
    27-05-2008
    Vendndodhja
    With money you can buy a bed, but not sleep.
    Postime
    524
    Citim Postuar më parë nga babtista Lexo Postimin
    po ceku shum mire bile, se policia i ka friksu votuesit te dalin ne votime . sipas teje alfat kan mbeshtet bdi a, sa qeshark qe je.
    Bjere deklaraten ketu ta lexojme bashke.

  19. #99
    i/e regjistruar Maska e babtista
    Anëtarësuar
    25-04-2008
    Vendndodhja
    DIKU LARGE
    Postime
    53
    SHBA: TE ZGJENJYER NGA DHUNA NE ZGJEDHJE




    Ambasada e Shteteve të Bashkuara shpreh brengosje të thellë për shkak të mangësive të mëdha të shënuara nga vëzhgues të vendit dhe ndërkombëtar në zgjedhjet e djeshme parlamentare siç është pasqyruar në raportin e ODIHR të datës 2 qershor.

    “Ne jemi posaçërisht të zhgënjyer nga shkalla e lartë e dhunës – që rezultoi me një të vdekur dhe disa të lënduar, frikësimi i votuesve, zyrtarëve të komisioneve zgjedhore dhe vëzhguesve të akredituar nga grupe të armatosura, të lidhura me partitë më të mëdha të shqiptarëve”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane.

    Në deklaratë thuhet se gjithashtu zhgënjyese ka qenë edhe lista e gjatë e parregullsive, siç thuhet vjedhja dhe mbushja e kutive të votimit dhe manipulimi i listave të votuesve në vendvotime,posaçërisht në veriperendim të vendit dhe në qytetin e Shkupit.

    Në disa raste vëzhguesit kanë vërejtur policë dhe zyrtarë të tjerë të rendit duke mos ndërmarrë asgjë përderisa parregullsitë ndodhnin ose duke u ndihmuar aktivisht autorëve të këtyre akteve. Votimi me probleme serioze më 1 qershor e diskrediton shumë këtë vend dhe ndikon negativisht në rrugën e saj për integrimin në BE dhe NATO. Me qëllim që të përmirsohet dëmi, qeveria doemos duhet të ndërmarrë hapa të menjëhershme dhe të

    sigurojë që votimet me parregullsi, të cekura nga ODIHR, MOST dhe mbikqyrësit e tjerë të bashkësisë ndëkombëtare, do të anulohen dhe do të mbahen rivotime të rregullta, të drejta dhe të qeta (posaçërisht në zonat zgjedhore 1 dhe 6)”, thuhet në deklaratë.

    Ambasada amerikane tërheq vërejtjen se Qeveria duhet t’i largojë të gjithë zyrtarët e policisë të cilët lojalitetin e kanë në parti politike e jo në punën profesionale të policisë.

    “Duhet t’i ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm me qëllim që të sigurohet që asnjë forcë paralele e drejtuar nga ndonjë parti politike ose që mbështet ate, nuk do të lejohet të ndikojë votuesit ose votimin në ditën e rivotimit.


    Me qëllim që të parandalohet përsëritja e ngjarjeve të 1 qershorit, doemos duhet të implementohen procedura rigoroze sigurimi për mbrojtjen e votuesve, anëtarëve të komisioneve zgjedhore dhe vëzhguesve. Qeveria duhet fuqimisht t’i hetojë, ndjekë dhe sanksionojë në mënyrë adekuate ata të cilët do të zbulohen si shkaktarë të atyre ngjarjeve, të cilët e dëmtuan imazhin demokratik të këtij vendi”, thuhet në fund të deklaratës së ambasadës amerikane në Shkup.
    Ndryshuar për herë të fundit nga babtista : 04-06-2008 më 21:13

  20. #100
    USAlbania
    Anëtarësuar
    27-05-2008
    Vendndodhja
    With money you can buy a bed, but not sleep.
    Postime
    524
    Po shume mire ka cekur ambasadorja. Inspektori Besir D. nga Kamjani i BDI-se ka mbush kutite.

Faqja 5 prej 19 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Lexo: "Marrëveshja Kornizë" - Ohër 2001
    Nga StormAngel në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13
  3. A ekziston skenari i ndarjes Shqiperise?
    Nga Traboini në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 23:38
  4. Strategjia e opozitës në zgjedhjet lokale
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12
  5. Zgjedhjet parlamentare ne Maqedoni
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-09-2002, 18:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •