Close
Faqja 11 prej 16 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 220 prej 302
  1. #201
    filmi erotik --->
    In the realm of the senses - Nagisa Oshima
    Un chant d'amour - Jean Genet

  2. #202
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga fuorisync Lexo Postimin

    Une po rikthehem disa postime mbrapsht dhe po ndaloj tek melodrama, qe e ke aq fort per zemer, ku verej mungesen e "Gone with the wind" (1939) - Victor Fleming (David O. Selznik). Ē'mendim ke per kete film?
    Nuk e kam pare asnjehere "Gone with wind" : mė ze frika kur e mendoj se zgjat plot 3 ore e gjysem ! Jo pse nuk me ka ndodhur te kem pare filma kaq te gjate, por dyshoj se nuk ja vlen me harxhu aq kohe per ate film.....

    Fundja Fleming nuk ka qene ndonje regjizor interesant per te me ngelur pishman qe nuk ja kam pare "Gone with wind". Pastaj, nga sa kam lexuar, zhurma per ate film me teper eshte bere per arsyen e perdorimit te technicolor-it qe ne 1939-en sesa per ndonje vlere te mirefillte kinematografike, keshtu qe zor se do i kushtoj ndonjehere kohė atij filmi... .




    Citim Postuar mė parė nga fuorisync Lexo Postimin
    Gjithashtu i duhet hedhur nje sy filmave te regjisorit filipinas Lino Brocka, te cilit ia vleresojne si shume te afert kontributin kinematografik, ne zhanrin melo, me ate te gjermanit R.W.Fassbinder. Une per vete, Brockes, i kam pare vetem "Macho Dancer" (1988).
    Nuk kam patur kurre rastin te shoh ndonje film te Lino Brockės. Do doja !




    Citim Postuar mė parė nga fuorisync Lexo Postimin
    Duke kaluar tek road movie, me duket mjaft mire i kuadruar ne kete zhaner edhe "Um filme falado" (2003) - Manoel de Oliveira.
    Po ! Dhe i bie qe te jete nje road-movie i shkelqyer, por nje road-movie me... anije !

    Pse jo ! (edhe pse, ky zhaner, ne origjine te tij presupozon levizjen me makine, me kerr). Keshtu qe nese "tolerojme" anijen, nuk kemi pse mos tolerojme dhe gomarin tek "Au hasard Balthazar" i Bresson-it, qe i bie te jete gomar-road-movie me i famshem ne historine e kinemase !! Pa harruar "Moartea domnului Lazarescu" (Vdekja e Zotit Lazaresku : http://filmjournal.net/autori/2009/0...i-cristi-puiu/ ) qe i bie te jete komedia road-movie me e famshme e realizuar ndonjehere me... karrocė spitali !

    Ka plot filma ne formen e rrugetimit. Mua me pelqejne shume (oh, mu kujtua "Buffalo 66" dhe "Brown Buny", te me regji te Vincent Gallo, tė dy te shkelqyeshem !!!). Ndofta ndaj dhe e dua fort "Malet me blerim mbuluar" qe ne fakt eshte edhe ai nje road-movie me... barrelė !




    Citim Postuar mė parė nga fuorisync Lexo Postimin
    Dhe po e mbyll me erosin, ku nuk ta fal dot mosperfshirjen ne liste te "Trouble every day" (2001) - Claire Denis.
    E vertete ! "trouble every day" eshte film i mrekulleshem !!

  3. #203
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga kino Lexo Postimin
    filmi erotik --->
    In the realm of the senses - Nagisa Oshima
    Un chant d'amour - Jean Genet
    I mendova filmat e Oshimes, por nuk kam pare asnje nga filmat e tij erotike (jane disa te tille...).

    Nuk e dija ekzistencen e filmit te Jean Genet (shkrimtar i mrekullueshem francez i shek XX) !

  4. #204
    Citim Postuar mė parė nga autori Lexo Postimin
    I mendova filmat e Oshimes, por nuk kam pare asnje nga filmat e tij erotike (jane disa te tille...).

    Nuk e dija ekzistencen e filmit te Jean Genet (shkrimtar i mrekullueshem francez i shek XX) !
    eshte filmi i vetem qe ka bere (regji) 25 minuta dhe pa ze, me nje muzike (me motive afrikane) ne sfond.
    ndoshta do hynte direkt te nr. 1 ne listen tende po ta shihje.

    ja ca pamje nga filmi:


  5. #205

  6. #206
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga kino Lexo Postimin
    eshte filmi i vetem qe ka bere (regji) 25 minuta dhe pa ze, me nje muzike (me motive afrikane) ne sfond.
    ndoshta do hynte direkt te nr. 1 ne listen tende po ta shihje.

    Bace, u kry ! E pashe mbreme, ishte falas ne "google" ! Jam habitur se si Genet kish mundur te bente nje film te tille 25 minutesh ne ... 1950 !!!!

  7. #207
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Meqe do doja te shkruaja per dy filma te rinj qe kam pare kete fund-jave, po i mbyll keto postime per zhanret ne kinema, me nje fotogramė imazhesh :

    1.Stalker; 2.Mulholland Drive; 3.Notre musique; 4.The New World; 5.Salo; 6.Red River



    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  8. #208
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Inglorious Basterds" - film amerikan me regji te Quentin Tarantino




    Une them:

    E veēanta (nese ka diēka te veēante) e filmave te Tarantinos ka qene dhe mbetet perdorimi i zhanreve kinematografike tashme te njohura, si filmat me lufte, filmat e tipit "Z-movie" ...etj etj, ne nje stad te ri, ne nje nivel te ri. Thene shkoqur, Tarantino i perdor keto zhanre (dhe referencat nga X apo Y film "i vjeter") si pretekst per te krijuar nje veper te re kinematografike, nje film te ri.

    Ketu me duket mua se eshte dhe gjithe muhabeti : deri ku preteksti (ironia) ja arrin qellimit final, pra pjelljen e nje filmi te ri.

    Deri me sot, me eshte dukur se filmat e Quentin Tarantinos mund te ndaheshin ne dy "grupe":

    -ne njerin, do vendosja "Jackie Brown" (1997) dhe "Death proof"- 2007 (si dhe, deri diku "Pulp fiction"- 1994), si filma ku perdorimi i zhanreve "te vjeter" apo dhe referencave, pra forma "second degré" (ironike) e filmit nuk kthehet ne qellim ne vetvete, por lejon (jo gjithmone, por jo rralle amą) nje shikim "premier degré" (pa ironi) te filmit. Dhe kete jane filmat e mire te tij.

    -ne tjetrin, do fusja opusin "Kill Bill", film ku "second degré" (inronikja) kthehet ne qellim ne vetevete, prej nga rezulton nje film mesatar, ne mos medioker, qe e ke veshtire ta besosh nė "premier degré" (drejtperdrejtazi, pa ironi) e qe noton me se shumti ne ujrat e kinemase komerciale sesa ne ate artistike.

    Isha kurioz te shihja "Inglorious basterds". Do doja te ishte nga ata te "grupit" te pare, sidomos te ishte i te njejtes vene gjaku me ate te "Death Proof" (qe per mendimin tim mbetet filmi me i mire i Tranantinos). Por nga salla e kinemase dola pa ndonje opinion te caktuar, nderkohe qe gjate filmit, nuk perjetova kenaqesine e perjetuar kur pata pare "Death proof"... Dhe me kalimin e diteve (u bene 3 dite qe e kam pare...), jo vetem qe e harrova filmin, por dhe kur e kujtoj, kam nje kujtim jo fort te mire...

    "Inglorious basterds" ne fakt, shpesh here eshte medioker, i palexueshem, disa nga aktoret, sidomos ata franceze, jane vertet te keqinj (egoja e Tarantinos, me sa duket nuk ka lejuar te punesoje nje drejtues kastingu per aktorėt franceze, te denje me pjesen tjeter te aktoreve...). Nganjehere, mu duk se ne ekran benin sfilatė imazhe te vdekura...
    Ose: ne film fliten 4 gjuhe, por "llafazaneria" (aq tipike e filmave te Tarantinos, dhe shpesh e suksesshme!), tek ky film nuk funsionon sa duhet, sidomos sidomos ne frengjisht !!

    In fine : Tarantino eshte nje kinofil i hatashem, kjo u mor vesh. Por lind pyetja: a eshte kjo gje e mjaftueshme per nje regjizor te kalibrit te larte siē dhe pretendon te jete ??
    Diēka ēalon... Diēka jo dhe aq "diēka"..., diēka jo dhe aq e vogel. Thuhet se Tarantino mbahet me te madhe si hero i "nėn-kulturės" (me demek, i kultures popullore), meqe siē e thekson dhe ai vete neper intervista, referencat e tij vijne nga "nėn-kultura", nga filmat e vjeter per "publikun e gjere". Dakort. Por mua me duket se, "ą force" (duke i meshuar fort) ketij rivendikimi, Tarantino rrezikon te na ofroje vepra mesatare, ose biles dhe nėn-kulturė. "Inglorious basterds", per mendimin tim eshte ilustrimi i ketij rreziku.

    Dikush tjeter e ka pare filmin ??
    flm


  9. #209
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "The Time That Remains" - film palestinez nga Elia Suleiman

    Qė Juritė e Festivalit te Kanės shpesh here jane pa piken e gustos, kjo u mor vesh. Por te pakten te kene pak llogjikė : si ka mundesi te mos i jepnin qofte dhe nje ēmim te vetem nje filmi kaq te mrekullueshem siē eshte filmi palestinez "The time that remains" ?? Jo pse filmi vete ka nevoje per ēmime, por sepse regjizori palestinezi Elia Sulejman (pa dyshim, mė i talentuari nder regjizorėt e Lindjes se Mesme !) per te realizuar filmat e tij ka nevoje per parą ! Dhe dhenia e nje ēmimi filmit te tij (per mua, ai meriton vertet Palmen e Arte !) , do ta ndihmonte sa s'behet per te gjetur diē me kollaj financime.
    Me kė flet, me Isabelle Hupert ??...


    "The Time That Remains" (KOHA QE KA NGELUR) eshte film pjeserisht autobiografik (pa dyshim, nje nga filmat me Prustianė qe me eshte dhene te shikoj, ne sensin e "Nė kerkim te kohes se humbur" te Marcel Prust-it) dhe rinderton ne kater etapa te ndryshme (1948, 1970, 1980, 2009) jeten e nje familjeje palestineze, ne fakt, jeten e familjes se prinderve te regjizorit.

    Film nga ata te rrallet qe ndikon tek mua deri dhe ne modifikimin e veshtrimit tim mbi boten dhe gjerat qe e rrethojne (nuk flas per gjeopolitike: flas per te perditshmen, per prezencen fizike te qenieve dhe objekteve).
    Gjate shikimit te filmit, nganjehere, pata ndjesine qe ai mund te kthehej ne "mekanik", pak si "bosh", por sa here tentonte te me kapte nje ndjesi e tille, filmi (regjizori) vinte dhe me kerkonte mua, si spektator, permes te qeshures ose emocionales. Filmi kalon jo pak shkallė, eshte e habitshme biles se me ē'eneregji i kalon ato shkallė ! Dhe nganjere kete e arrtin qofte dhe me nje skene te vogel prej 30-40 sekondash (per ata qe mund te kene pare filmin: nena e semure e regjizorit, tek leviz kemben poshte tavolines nen ritmin e muzikes !- skene e magjishme me fuqi te hatashme, por qe zgjat fare pak sekonda !!).

    Shpesh, Elia Sulejman eshte krahasuar me Buster Keaton. Per mendimin tim, Keaton ka me shume te beje me melankoline. Elia Sulejman eshte diēka tjeter, eshte me shume nje memec ne revolte !




    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  10. #210
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Ditet e fundit te Botes"- film francez me regji te vellezerve Larrieu



    Tashme ne kete forum kam shkruar dy here te tjera per dy filma te meparshem te vellezerve Larrieu ( http://filmjournal.net/autori/2009/0...-faire-lamour/ dhe http://filmjournal.net/autori/2009/0...zerit-larrieu/ ).


    Tek "Ditet e fundit te Botes" (Les derniers jours du Monde) mė pelqen gjeresia e shtrirjes se projektit (2 ore e 10min film), jo pak momente jane te kendshme dhe intriguese, dhe Mathieu Amalric eshte pa dyshim aktori francez mė premtues, sot per sot (filmi rrefen 7 ditet e fundit te personazhit kryesor, luajtur nga Amalric).

    Por filmi me duket pak si shume i hapėrdarė ( i hapur ne shume drejtime njeheresh). Per shembull, "perversiteti" bunuelien qe filmi perpiqet te evokojė here pas here, eshte larg arritjes se qellimit. Pak a shume, mbetemi ne rrafshin societal. Ajo ē'ka mund te ishte e guximshme te thuhej (ne film, permes filmit, nepermjet filmit), nuk thuhet. Ajo ē'ka do te kish qene e guximshme te degjohej (gjithmone, permes filmit, nepermjet tij), nuk degjohet...
    Kam pershtypjen se vellezerit Larrieu kane dashur te bejne nje film "total" (gjitheperfshires, global, permbledhes), por pa rrezikuar dhe, qe te mos rrezikojne (kinematografikisht, kuptohet !!), therrasin ne ndihme muziken e kengetarit te madh francez Léo Ferré, folklori bask (ne nje moment nga mesi i filmit) etj etj...



    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga autori : 28-08-2009 mė 08:56

  11. #211
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    "Inglorious basterds"- thene shkurt e qarte ,nje total zhgenjim. Boring movie.

  12. #212
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Veēantitė e nje bjondeje" - film portugez me regji te Manoel de Oliveira




    Kush nuk u beson mrekullive, duhet te filloje te nderroje mendje : regjizori portugez Manoel de Oliveira, vjet ne dhjetor ka mbushur plot 100 vjeē, dhe ne keto vitet e fundit, jo vetem qe s'ka rreshtur sė bėri filma, por keto dy-tre vitet e fundit ka bere nga dy ne vit !! Keshtu qe, ai qe nuk beson ne mrekullitė e natyres, te reflekoje e te filloje te nderroje mendje !


    Me ka ardhur keq qe ne fillim te 2009-es nuk arrita te shoh "Pasqyren magjike" (Espelho magico), filmin e tij dy oresh e qe thuhet se eshte i hatashem. "Singularidades De Uma Rapariga Loira" ("Veēantitė e nje bjondeje") eshte filmi i dyte brenda vitit 2009 i Oliveirės dhe ne fakt eshte nje mrekulli, nje xhevahir kinematografik qe zgjat veēse 1 ore e 3 minuta, por qe te mbetet ne mendje per dite te tera. Perveēse respektit dhe mrekullimit perpara artit te Oliveires, nuk di me teper se ē'mund te them...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  13. #213
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    The Hangover - komedi amerikane me regji te Todd Phillips

    "Kur s'ke pulėn, do hash sorrėn !"

    Kjo eshte shprehja qe te vjen ne mendje, kur lexon lavdet e shtypit per kete komedi amerikane, qe ka korrur goxha sukses tek publiku. Dhe publiku, kur s'ka pulėn (komeditė vertet te mira, sot jane te rralla !), do haje sorrėn ("The Hangover").

    Ne fakt, "The Hangover" nuk ka ndonje humor kushedi ē'fare te guximshem sa thuhet (me demek, filmi ka qyfyre me gjoja "llafe turpi" dhe "gallate tė degjenerume"). Asgje nga keto, nuk ka nė tė vertete. Filmi eshte shume e shume here mė sqimatar (ne kuptimin e keq) se sa duket ne pamje te parė. Perkundrazi, humori mbetet i nivelit mediokėr, personazhet nuk jane fare margjinalė (te veēante) sikunder pretendohet : jane veēse ca ēuna xhentilė, pak leshko, e qė sigurisht, me nje nivel te tille, publiku i gjėrė (siē eshte bere zakon te thuhet !), e ka kollaj te idnetifikohet !! (ndaj dhe filmi ka pas sukses - identikisht si dhe komedia franceze banale "Bienvenue chez les ch'tis").



  14. #214
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Einaym Pkuhot" - film izraelit nga Haim Tabakman

    Edhe pse nuk jam ndonje i apasionuar i thekur pas historise se nje filmi (i mbetem besnik mendimit se ajo ē'ka mesoj nga filmat, nuk eshte historia e tyre, por diēka tjeter mė e rendesishme se historitė!), ky film i parė i regjizorit te ri izraelit Haim Tabakman eshte nje shembull par excellence se si mund te shkohet dėm nje skenar fort fort interesant, kur mungon mizaskena, pikeshikimi regjizorial. Ose me sakt, kur mendohet se mjafton te kesh nje skenar origjinal, nje operator qe di te beje "kuadro te bukur", dhe filmi nuk mund te jete veēse i arritur.

    Ah sikur te ish aq "kollaj"...

    Siē them mė lart, historia eshte fort interesante, shume origjinale : "Einaym Pkuhot" (Eyes Wide Open) rrefen mardheniet homoseksuale, ne nje mjedis tejet te veshtire, siē eshte ai i ekstremisteve fetarė ēifutė, ne Jeruzalem. Por sigurisht, kjo eshte e pamjaftueshme per te bere nje film te mire (biles, per mua, filmi ishte nje tmerr i vertete : nuk di si ndenja deri ne fund ne salle te kinemase, e pse nuk dola qe ne ēerek te filmit ... !).



  15. #215
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "DISTRICT 9" - film jug-afrikan nga Neill Blomkamp

    Peter Jackson, regjizori neo-zelandez i "The Lord of the Rings" na qenka impresionuar aq shume nga projekti filmik i regjizorit te ri jug-afrikan Neill Blomkamp, sa dhe e ka financuar filmin e ketij te fundit "District 9". Thene shkurt, producent i "District 9", film i nje regjizori te ri jug-afrikan krejt te panjohur deri me sot ( e te quajtur Neill Blomkamp) nuk eshte kerkush tjeter veēse i famshmi Peter Jackson.

    Dmth, ndalu Beg se ka hendek ! Me demek, jo vetem qe filmi ka korrur jo pak sukses ne USA (e tani edhe ne Europe), por dhe shtypi e levdon me te madhe punen e ketij regjizori te ri. Me demek, e kisha per "detyre shtepie" me shku me e pa kete film, kaq te perfolur (me se shumti, per mire !).

    Rezultati eshte (per mendimin tim)... comme-ci, comme-ēa... Me nje fjale, ē'ka...
    Sikur ka mė shume zhurme se sa do te meritonte ky film. Mua, personazhi kryesor mė duket antipatik, dhe forma pseudo-dokumentareske e filmit s'ka asgje te veēante e origjinale, perkundrazi, shpesh duket si skeē televiziv. 45 minutat e fundit te filmit jane puro "film me lufte", zhanėr per te cilet nuk kam ndonje afeksion te veēante... (edhe pse jam koshient i meritave teknike, ne realizimin e skenave te veshtira "me lufte"...).

    Historia e filmit : jashte-tokėsorėt qe prej 28 vitesh kane mberritur ne planetin tone dhe jane vendosur mbi qiellin e Johansburgut, kryeqytetit te Afrikes se Jugut. MNU (Multi-National United), nje firmė private, merret me menaxhimin e jashte-tokesoreve, rreth 2 miljon prej tyre ndodhen ne nje kamp qe quhet "DISTRICT 9".



  16. #216
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Darbareye Elly" ( E quanin Elly...) -film iranian nga Asghar Farhadi

    Nje grup iranian ish-shokesh te Fakultetit Juridik, nisen per te kaluar disa dite pushimesh ne buze te detit Kaspik. Sefideja, qe merret me organizimin e week-end-it, ka ftuar edhe Elly-n, duke u perpjekur qe ta lidhė me Ahmadin, nje shok te sajin, i ftuar dhe ai per weekend.

    Te nesermen e mberritjes ne buze te detit, Elly... zhduket !

    I ndertuar ne formen e nje thrilleri suspens, "E quanin Elly" (About Elly) ka per teme ate te emancipimit te gruas ne Iran. Por pa rene ne sociologjizem.
    "E quanin Elly" Eshte film qe meriton vertet te shihet, edhe pse menyra se si filmi na shfaqet para syve, eshte nga ata qe mua me japin dhimbje koke (forma tejet suspens e filmit, me imazhe qe bejne sfilatė marramendese e nderrohen ēdo 1 a dy sekonda!). Gjithsesi, permbajtja vertet interesante e filmit e justifikon deri diku kete forme, formė per te cilen vertet nuk jam idhtar...

    web-site i filmit : http://www.aproposdelly-lefilm.com/



  17. #217
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Tronditje e lehte e pejzazhit" - film francez nga Philippe Fernandez

    "Léger tremblement du paysage" ("Tronditje e lehte e pejzazhit") eshte nga ata filma qe nuk kane kushtuar me teper se 10 a 20 mije € (a mund te behet nje film me kaq pak parą ??), nga ata filma ku regjizori eshte edhe skenarist, edhe montazhier, edhe kompozitor : Shkurt, film artizanal e shkuar artizanalit ! Dhe nė kėsi rastesh, pergjithesisht rezultati ose i ngjan diēkaje amatoreske e qesharake, ose... diēkaje te paparė e qe meriton ti kushtohet vemendje.

    Ne fakt, "Tronditje e lehte e peisazhit" (A FAINT TREMBLING OF THE LANDSCAPE) nuk ka asgje te hatashme apo te paparė, por megjithate meriton plotesisht te shihet ne kinema, edhe pse filmi ka dale me pikatore ne veēse 3-4 kinema franceze dhe kaq. Kjo nuk do te thote se zanatalinjte e artit te shtate nuk kane ditur ta vleresojne kete objet te ēuditshem te nje regjizori qe punon e jeton ne jug-perendim te Frances (qoshka ku jeton edhe autori i ketyre rradheve...) : filmi eshte prezantuar ne mbi 10 festivale nderkombetare, nga Franca deri ne Kore te Jugut (festivali i filmit ne Pusan).

    Historia e filmit: Nje fshat i vogel modern, pa emer, me forma gjeometrike dhe gjerberim po aq gjeometrik. Nje komunitet i vogel njerezish qe jetojne aty qetesisht, shuuume qetesisht. Edhe pse koha eshte e ajo pushtimit te hapsires kozmike, gje qe ushqen fantazi nga me te guximshmet e banoreve.

    Ne pamje te pare, asgje te re nuk "shpik" ky film. Dhe as pretendon te shpike. As per nga forma (regjizori duket fans i filmave te Jean-Luc Godard-it, perderi sa dhe filmi i tij, per nga forma, ne pamje te pare eshte abrakadabresk) po aq sa dhe filmat e Godard-it, dhe as per nga permbajtja (perderisa tema e tij, bizarre, nuk eshte hera e pare qe e shikojme te trajtuar ne kinema).
    E megjithate, edhe pse film i ēuditshem, ekscentrik mund te thone disa, prap se prap ēa le fait, pra filmi funskionon, magjia kinematografike ndodh. Se deri ne ē'mase, kjo eshte e diskutueshme (fundja, te ralle jane filmat qe na pelqejne nga fillimi ne fund !). Megjithate, nuk eshte pak per nje film kaq artizanal, kaq te veēante.


    web-site i filmit :
    http://philfern.free.fr/Leger_trembl...du_paysage.htm



  18. #218
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    The Hurt Locker (Xhenierėt) - film amerikan me regji te Kathryn Bigelow




    Filmi amerikan "Xhenierėt" (The Hurt Locker) tregon historine e nje skuadre te ushtrise amerikane ne Irak, qe ka per mision ēminimin dhe ēaktivizimin e bombave qe shperthejne ēdo dite ne ate vend.

    Kur ne 1998, ne ekranet e kinemase pat dalė "Saving Private Ryan" (Te shpetohet ushtari Ryan) i Spielberg-ut, e pyeten Godard-in se ē'mendonte per 40-50 minutat e para te filmit (qe jane fort te njohura per suspensin dhe tensionin vizual). Dhe Godard u pergjigj : "Me duket se ne ato 50 minuta ka nje farė talenti, po jo ndonje talent kushedi se ē'farė !" (Il y a un certain talent mais pas un talent certain).

    Me erdhi kjo frazė e Godard-it ne mendje, pergjate gjithe filmit, i cili te kujton 50 minutat e para te Ushtarit Rayan : suspens, suspens, suspens. Ne kete film, suspensi zgjat dy ore : Sigurisht, qe realizimi i suspensit (do shpertheje ? nuk do shertheje boma; do shpetheje ? nuk do shpertheje) eshte interesant, regjizorja amerikane Kathryn Bigelow ka nje farė talenti, por kurrsesi ndonje talent kushedi ē'farė !

    Dolem ne fakt se "ē'quhet talent", e ne rastin konkret, ē'quhet talent i nje regjizori. Une jam dakort qe salla e kinemase nuk pipėtiu qofte dhe nje sekonde te vetme pergjate dy oresh (duhet para pa duhet besuar : filmi ka nje suspens te prerė me thikė, jam plotesisht dakort !), por a teknika, realizimi, qellim ne vetvete ne nje film ??

    Do te me thone : po ky nuk eshte qellimi i vetem i regjizores, ajo ka per mesazh te na tregoje qe lufta, ne thelb, eshte si droga. Ok, dakort, po une s'kam nevoje ta mesoj kete gje as permes nje tabele qe shfaqet qe ne fillim te filmit ( dhe qe citon nje shkrimtar, psikolog a ku di une, qe na paskėsh thene qe lufta eshte si puna a droges per shkak te adrenalines... bla bla bla), as permes nje skenari ēalaman, ku xhenieri (ēminuesi) kryesor, pasi na mban me gjak te ngrire 2 ore (plasi mina, s'plasi mina...!), kthehet ne USA prane gruas dhe femijes se tij dhe... meqe lufta i eshte bere si droga, vendos ne fund te filmit te kthehet prap ne Irak.

    Lum si regjizorja e filmit : e realizoi planin.

    Pfff...


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga autori : 30-09-2009 mė 10:17

  19. #219
    Citim Postuar mė parė nga autori Lexo Postimin
    Lum si regjizorja e filmit : e realizoi planin.

    Pfff...
    kam pershtypjen se e ka tejkaluar!

  20. #220
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga kino Lexo Postimin
    kam pershtypjen se e ka tejkaluar!
    E di ? Nganjehere, kur shikoj ndonje film qe ka skenar interesant (autentik, te themi), por menyra se si ekziston filmi (regjia, mizaskena) nuk me pelqejne, atehere them me vete: si do ta kish realizuar nje skenar te tille, filan apo fistek regjizor (qe me pelqen) ?
    E mendoja kete gje javen qe shkoi, kur pashe filmin iranian "E quanin Elly" ( http://forumishqiptar.com/showpost.p...&postcount=218 ). E le pastaj ate izralit...

    Ke festivalin e filmit te te drejtave te njeriut aktualisht; nuk di ku mund te jete programi, te sugjeroja ndonje...

Faqja 11 prej 16 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •