Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Përgjigje në dyshimet lidhur me ngjarjen 'Dhatu Amvat'

    Përgjigje në dyshimet lidhur me ngjarjen 'Dhatu Amvat', (Arsyetimi i shirkut me injorancë nën prizmën e sherijatit,Ebu Jusuf Midhad Alu Feraxh).
    Shubuhatja (dyshimi) i dytë: Interpretimi i gabuar i hadithit për "Dhatu envatin", prej Vakid Lejsit, i cili thotë: "Ishim me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekmi i Allahut qofshin mbi të!) duke shkuar në Hunejn, kurse sa e kishim pranuar islamin (ishin të ri në islam). Mushrikët kanë pasur një dru të cilin e quanin "Dhatu Envat" të cilin e kanë vizituar dhe në të i kanë varur armët. Edhe ne ju afruam atij në një skaj, dhe thamë: "O i Dërguari i Allahut, na bën edhe ti neve nji Dhatu Envat sikur që e kan pasur mushrikët. Atëherë i Dërguari (Paqja dhe Bekmi i Allahut qofshin mbi të!) tha: "Allahu Ekber, pasha Atë që në dorë e ka shpirtin tim, thatë sikur kan thënë israelitët: "Na bëjë edhe neve nji zot ashtu sikur kanë edhe ata." Dalkadal do ti merrni adetet e atyre para jush." (Transmeton Tirmidhi duke e bërë sahih)
    Dallimi ndërmjet kërkimit prej krijesave dhe kërkim i ndërmjetsimit përmes Profetit.
    Duke kërkuar udhëzimin e Allahut të Lartësuar themi: "Ata të cilët kanë bërë kërkesën e tillë prej të Dërguarit (Paqja dhe Bekmi i Allahut qofshin mbi të!) ishin të ri në islam, dhe kërkuan veprimin e tillë por nuk e vepruan. Ulematë janë të qëndrimit se kërkimi i një veprimi të tillë, ishte nji imitim qorrazi që në atë dru edhe ata ti vjerrin armët, duke e kërkuar atë përmes tij te Allahu (ndërmjetësuar përmes tij që Allahu ta lishon beriqetin përmes tij) dhe jo kërkim ndihme direkt prej tij. Për atë edhe ata i thanë: ".. na bën edhe ti neve nji Dhatu Emvat..". Ata këtë nuk e kërkuan prej nevojave të tyre, por ata dëshiruan që ky bereqet të jetë nga ana e Allahut, përmes të zgjedhurit të tij të Dërguarit (Paqja dhe Bekmi i Allahut qofshin mbi të!). I njëjti konstrukt i fjalëve është edhe në një hadith ku disa njerëz kan thënë: "Na ra shiu përshkak (sebeb) atij ylli." Kjo është bidat dhe shirk i vogël. Kurse nëse thotë: "Se ai yll është që ka lishuar shiun" atëherë kjo është shirk i madh në rububijetin e Allahut – zotërimit. Ata pra kanë kërkuar ndihmë përmes ati druri, mirëpo gabimin që e bënë është sespe donin që ti përngjajnë mushrikëve. Prej këtu i Dërguari jonë (Paqja dhe Bekmi i Allahut qofshin mbi të!) këtë përngjasim e shkatërroj (e preu) prej në rrënjë, duke e thënë atë që e tha në hadith. Është e njohur se ai i cili përgjason dikujt i ngjan atij që e imiton, mirëpo nuk i përngjason komplet, sespe po ti përngjason komplet, padyshim se ai do ishte prej tyre (shirk i madh). Kjo është sikur fjalët e të Dërguarit (Paqja dhe Bekmi i Allahut qofshin mbi të!): "Pijaneci është sikur adhuruesi i idolit (putit)" (Ibn Maxhe në sunnenin e tij) Dhe poashtu fjalët e tij: "Ju do ta shihni Zotin e juaj, sikur e shiqoni Hënën, duke mos u shtyrë në mes veti." (Bukhari në sahihun e tij, libri mbi teuhidin).
    Mirëpo, mundet të thuhet se kjo kërkes e tyre me kohën mundet të çonë në shirk të madh, sespe bidatet çojnë në shirk të madh. Shirku i parë që u lajmërua në tokë ka qenë formësimi (fotografimi) i statujave të njerëzve të mirë, pastaj statujat filluan që të adhurohen pasi që u ngrit dituria. Pra formësimi i statujave ishte prolog (futje, paravepër) që ti fut njerëzit në shirk të madh. Për këtë shkak të sendeve të ngjajshme në ummetin tonë janë ndaluar ndërtimi i xhamive mbi varre, sespe kjo i çon ata në shirk të madh.
    Parashtrohet pyetja se nëse ata vetëm se kanë dashur ti imitojnë (tu përngjajnë) mushrikët, pse atëherë Profeti (Paqja dhe Bekmi i Allahut qofshin mbi të!) veprimit të tyre u tha: "Thatë sikur kan thënë israelitët..."?Themi se kjo është përshkak të rrezikut të madh që mundet ti çonë ajo vepër e kërkuar prej tyre në shirk të madh, në formë kritike sikur që i Dërguari e kritikoj personin i cili tha: "Çka dëshiron Allahu edhe ti." Kurse Profeti i tha: "A më bëre shok me Allahun?"
    Shatibiu në temën për imitimine popujve të maparshëm, veçant ndaj ehlu kitabëve, në çështje të bidateve të tyre thotë: "Derisa ummeti im nuk i ndjek ata çka morën gjeneratat para tyre." Kjo tregon se ky ummet do ti pason (ndjek) të njëjtat çka kan ndekur popujt e mëhershëm, me këtë kjo nuk don të thotë se plotësisht do të jenë bidate të njëjta sikur të tyre, por disa herë mundet tu përngjajnë ose ti ndjekin në bidate të njëjta. Në këtë të parën janë edhe fjalët: "I ndjek ata çka morën gjeneratat para tyre." Pastaj thuhet: "Kushtu që nëse ata futen në birën e hardhucës, ju do ti ndiqni ata." Dhe në këtë paralajmërojnë fjalët: "O i Dërguari i Allahut, na bënë edhe ti neve një Dhatu Envat." Dhe kjo është njisoj ashtu siç kanë thënë israilët: "Na bënë edhe ti neve një zot’’ (Sikur që eshtë ne hadith)
    Marja e 'dhatu envatit' i ngjanë sikur atij i cili e mer dikë për zot përveç Allahut, mirëpo kjo nuk është kështu. Dhe kjo nuk skjarohet ndryshe vetëm se ashtu si na kjartëson teksti nga të gjitha aspektet, kurse Allahu ma mirë e din." (Al I’tisam, 2/245-246)
    Kërkimi (në hadithine lartëpërmendur) është vetëm së ngjajshmëri
    Citati i lartëpërmendur është një tekst i kjartë për imamët e usuli dinit, imamët që janë të ditur në themelet e besimit, se njerëzit në fjalë (sahabët) nuk kanë kërkuar shirk të madh, por se veprimi i tyre ishte një veprim i ngjajshgëm dhe hiç ma shumë. Kërkesa e tyre i ngjan kërkesës të israelitëve, mirëpo në veti nuk është bash sikur veprimi i tyre, kështu që ata midis veti nuk janë të ngjajshëm në të gjitha aspektet, për këtë shkak citati nuk është obligim dhe e domosdoshme që të jetë ndryshe por vetëm se ashtu sikur që kjart kjo spjegohet nga të gjitha aspektet.
    Sheikh Muhamed Ibn Abdul-Wehhab (Allahu e meshiroftë) pasi e ka përmendur hadithin në kryekapitullin e tij: "Kërkimi i bereqetit përmes ndërmjetësimit të drunjve, gurëve dhe të ngjajshme" thotë: "Këtu ka disa mesele... Meselja e tretë është se ata nuk e vepruan atë që kërkuan.. Meselja e njimbëdhjetë: shirku është dy llojesh: I madh dhe i vogël ngase ngase sahabat nuk u bënë murtedinë si pasojë e kërkesës së tyre.... Dhe meselja tjeter: Mbyllja e të gjitha rrugëve që të shpien në shirk dhe Ndalimi i çfarëdo lloj imitimi ndaj kufarëve. (Libri mbi teuhidin).
    Themi: "Kjo është tekst i kjartë prej Dijetarve se kërkesa e sahabëve në fjalë ishte prej shirkut të vogël."
    Ibn Tejmijje thotë: "Pasi mushrikët kishin një dru me emrin 'Dhatu Anvat' në të cilin i vjernin armët, dhe kjo i shtyri disa njerëz ti thonë: "O i Dërguari i Allahut, na bën edhe ti neve nji 'Dhatu Anvat' sikur që e kan pasur mushrikët. Atëherë i Dërguari (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të) tha: "Allahu Ekber, thatë sikur kanë thënë populli i Musait kur i kërkoj Musait: "Na bëj edhe ne një zot ashtu sikur kanë edhe ata..’’, me të vërtetët kjo është një praks e qendrueshme. Do ti pasoni traditat të atyre para jush." Pastaj Profeti (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të) ju mohoj imitimin e kafirave para tyre për marjen e drurit për një gjë të tillë, varjen e ramëve në të. Kurse çka të thuhet për çështjet të cilat janë imitim i plotë i tyre që në veti janë shirk i kjartë? Për atë shkak personi i cili ka nijet të viziton ndonjë vend duke pasur nijet për hajr dhe mirësi, mirëpo që sherijati nuk e ka bërë të lavdërueshme, atëherë ajo i bjen në veprat e këqia (munkar) ku disa prej munde të jenë më të këqia (munkar) se disa tjera. Pa mar parasysh se a bëhet fjalë për ndonjë dru, gur, kanal lumi, tunel, shpellë etj. Dhe pa mar parasysh nëse e ka me nijet që te ai vend të falet, ose të lutet ose te ai vend lexon Kur’an, ose atje e përmend Allahun, ose në atë vend dëshiron të therr kurban duke pas për qëllim ibadetin dhe që ta dallon atë vend." (Iktidau siratil mustekim, 314-315).
    Dallimi mes Teuhidit, bidatit dhe shirkut
    Citati i Sheikhul Islamit është i kjartë se kërkesa e sahabëve në fjalë ka qenë një përgjasim i thjeshtë me mushrikët, dhe me këtë nuk kanë rënë ata në shirkun e madh. Pastaj shiqo shembujt, që mbas asaj i ka marr të cilat krejt janë bidate e kursesi shirk i madh, kurse ka të bëjë me atë se ndonji rob e dallon (veçon) ndonji dru ose gur, ose kanal me ndonji lloj bereqeti për të cilin nuk ka argument nga Allahu për atë vend se atje duhet të adhurohet Allahu, duke shpresuar për ndonjë shpërblim nga Ai. Dhe kjo pa dyshim se është bidat, sespe teuhidi është të adhuruarit e Allahut nji të Vetmit me atë çka Ai ka urdhëruar prej Profetëve të Tij, kurse shirku është ti bëjsh ibadet dikujt tjetër përskaj Allahut.
    Pra bidati është ta adhurosh Allahun në mënyrë që ai nuk e ka përshkruar, nëse robi atë e bënë në një aspekt të veprës, e jo në përgjithësi. Sepse ai i cili e adhuron Allahun të Kabja e shenjtë, duke shpresuar me të shpërblimit të madh, i tilli është muvehhid, besimdrejt dhe në sunnet, sespe Allahu atë vend e ka veçuar ndaj vendeve tjera. Kurse ai i cili adhuron të vdekurit, i tilli është mushrik, sespe ai adhuron dikë tjetër përskaj Allahut. Kurse sa i përket atij i cili adhuron vetem Allahun afer varreve (Tek varrezat apo afer tyre), i tilli është përsëri muvehhid, dhe nuk i ka përshkruar Allahut shok, mirëpo llogaritet si bidatçi, sespe e ka marr një vend (e ka veçuar një vend) ku ai nuk ka për të argument nga sherijjati. Dhe me këtë ai person ka dal nga rrethi i sunnetit në rrethin e bidatçive (e kursesi nuk ka dal nga rrethi i islamit).
    Prej momentit të pranimit të Islamit, Robi është i detyruar që frotë (pa pikë dyshimi) të kapet për teuhidin
    Sahabët në fjalë sigurisht se nuk kanë dashur të bëjnë shirkun e madh, sespe siç cekëm më herët se "Nuk është e lejuar vonesa para se atyre tu spjegohet ajo çështje" (ose me fjalë tjera: Ma së pari spjegimi për teuhidin pa vones që të mos ken arsye) dhe këtu nuk ka ndarje midis ulemave. Pra është e gjithëditur se prej momentit të përkapjes të islamit, nga robi kërkohet që ta din dhe ta praktikon shehadetin, kurse i ndalohet që pas kësaj të bënë shirk. Sespe si është e mundur vonesa për spjegimin e këtyre meseleve (çështjeve) kryesore dhe të domosdoshme? A mundet dikush të paramendon se i Dërguari (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të) nuk u ka folur dhe nuk ju ka skjaruar njerëzve shirkun, duke ua ndaluar atë, porse ka pritur që në ummet (ose dikujt) ti ndodh shirku në ibadet e pastaj tua sqaron atë duke ju thënë: "Kjo çka e vepruat është shirk i madh ndaj Allahut?!?" Ose që në aspektin e gjykimit më së pari të ndodh shirku në gjykim e pastaj në atë moment do tu tregon për atë shirk dhe se çka është ai?!? Ose që më së pari të ndodh ndonji shirk në zotërim e pastaj tju spjegon atyre...

    Themi: Subhaneke-Allahumnme (I Lartësuar je Zoti im), kjo me të vërtetë do të ishte shpifje e madhe për të, dhe atakim i personalitetit të Profetit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të). Sepse si mundet të jetë e mundur që Profeti ta urdhëron Muadhin që kur të mbërrin te ehlu kitabët ti thirr në teuhid, kurse ai nuk e din teuhidin?!? Të Allahu kërkojmë mbrojtje nga ky mendim i devijuar. Ne jemi të bindur se Profeti (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të) është i pastër nga këto mendime devijante dhe nga këto mangësi. Nga ky mendim i sëmurë po del se shumë ashabë kanë vdekur para se ta dinë të vërtetën e themelit të teuhidit dhe shirkut nga ana tjetër (sespe Muadhi ka qenë ma i ditur në teuhid, e si bëhet halli i tjerëve?). Kush mendon kështu, le ta rishiqon imanin e tij dhe le ti trembet Allahut për veten e tij para se të pyetet në varr dhe ai nuk do të mundet që tua kthen përgjigjjen melekëve duke thënë: "Ah, ah nuk e di, kam ndigjuar se si njerëzit folnin për këtë!!". Ne jemi thellë të bindur se asnjë rob nuk ka hy në islam e Profeti ja ka mësuar ma së pari teuhidin dhe shirkun dhe dëmet e tij në të njëjtin moment.

    Sespe i tërë ummeti pajtohet se nuk është e lejuar me zvarritjen e argumenteve në momente kur ajo duhet më së shumti siç janë aslu-dini (teuhidi dhe ndalesa nga shirku).

    Në bazë të kësaj edhe njëher konkludojmë se se çështja e njerëzve në hadithin e mësipërm mbi 'Dhatu Anwat' nuk i dedukohet shirkut të madh, por përkundrazi bëhet fjalë për imitimin formal të mushrikëve.

    Konkluzion:

    Dijetaret e teuhidit kurë nuk kanë thenë apo i kanë akuzuar së sahabet kanë berë shirk të madh, dhe keshtu kush benë shirk të madh nga injoranca, mundet më qenë 'musliman xhahil'. Një gje e tillë nuk ka ndodhur ne historin e muslimanve, perpos sot kur ulemat e taghutit dhe nxenesit të tyre perhapin shubuhate, duke i shfletuar librat vetem më nje qellim kryesor: Per të gjetur shubuhate (dyshime tjera).

    Thote Allahu i Lartësuar:

    وَقَالُوا رَبَّنَا إِنَّا أَطَعْنَا سَادَتَنَا وَكُبَرَاءنَا فَأَضَلُّونَا السَّبِيلَا
    "Dhe do të thonë: “Zoti ynë! Ne vërtet iu bindëm prijësve tanë dhe të mëdhenjëve tanë dhe ata na humbën nga Udha (e Drejtë)." (El Ahzab:67)

    Ne themi: Aj i cili i akuzon sahabet me shirk të madh, dhe thotë se ata nuk e kanë ditur themelin e dinit islam (aslu-din, teuhidin), ata janë sikur Shi'iat Rafidijt të cilet i fyen shababet dhe thojnë se kanë berë riddet. Kerkojmë mbrojtje nga Allahu i Gjithfuqishem nga devijmet e grupe të ndryshme të kufrit.

    Thotë Allahu i Lartësuar:

    وَقَدِمْنَا إِلَى مَا عَمِلُوا مِنْ عَمَلٍ فَجَعَلْنَاهُ هَبَاء مَّنثُورًا
    "Dhe Ne do t’i kthehemi çfarëdo lloj pune që bënë ata (mosbesimtarët) dhe do t’i bëjmë veprat e tilla si grimca pluhuri që fluturojnë në erë." (El Furkan:23)
    - Muhammed ibn Abdul-Wehhab (Allahu e meshiroftë) thotë:

    ”Dije vëlla i dashur - Allahu të mëshiroftë - se kërkimi i diturisë është obligim për çdo musliman ngase me dituri kurohet shpirti prej dyshimeve dhe sëmundjeve të tjera. Gjëja më e rëndësishme për njeriun në këtë aspekt është ta mësojë fenë e tij, dhe të vepron më atë çfarë ka mësuar ngase është prej shkaqeve për t'u futur në xhenet dhe mos njohja e fesë dhe injoranca në akide (besim) është shkak i futjes së njeriut në zjarr.” (Tenbihat el Mukhtesare sherh el vaxhibat el Mutahatimeh, f. 5)

    Thotë Sheikh Muhammed:

    "Dije vëlla i dashur se çështja e akides është prej çështjeve më të rëndësishme dhe më më peshë. Andaj është detyrë dhe obligim i çdo muslimani të kujdeset për të, dhe të mos bie në ndonjë vepër që e prish besimin duke mos e ndjerë. Le ta mësojë Islamin dhe kufrin (mosbesimin) që në këtë mënyrë i qartësohet e sakta prej gënjeshtrës, që kështu të jetë largpamës dhe të qëndrojë mbi baza të sigurta dhe mos të mashtrohet me pasuesit e injorancës dhe dyshimeve, edhe përse ata janë shumicë në numër por ata nuk kanë peshë dhe as pozitë tek All-llahu [subhanehu ve teala] dhe i Dërguari i tij." (Ed-Durer Es-Sennijeh 8/118)

    - Sheikh Sulejman bin Abdullah (Allahu e mëshiroftë) thotë:

    "Kush nuk e njeh domethënjen e fjalës 'La ilaha illallah', dhe nuk vepron me kushtet e kesaj, nuk i lëshon (nuk largohet nga) veprat e shirkut dhe nuk bënë kufr në taghout, atij nuk do ti mjafojnë këto fjalë (La ilaha illallah), këtu ka ixhma (koncensus) te dijetaret." (Taysir'al Aziz'al Hamid, f.53)

    - Sheikhu pastaj vazhdon ne faqen 60, duke thenë:

    "Kur një pabesimtarë e shqipton shahadetin, por nuk e din kuptimin e fjales 'ilah' ose 'Resulullah', ose falet, agjëron dhe e kryen haxhin por nuk e din domethënjen e këtyre veprave, ose i bënë këto gjëra vetëm sepse i ka pa njerëzit duke i bërë, atëherë as një dijetarë nuk e konsideron këtë indivi musliman, edhe nëse nuk ka vepruar shirk.

    Dijetarët kanë dhënë fetva për njerëzit të tillë të cilët gjinden në librin 'Ed-Durer Es-Samin fi Sharh'ul-murshid al-muin'. Personi i cili e spjegon këtë libër, pasi e cek fetvan thotë: "Kjo fetva e dijetarve është unik, e kjartë dhe e shumë e drejtë. As një dijetarë nuk mundet më thënë diçka kundër. Në këtë mesele nuk ka mospajtim.." (Taysir'al Aziz'al Hamid, f.60)

    Sulejman bin Abdullah (Allahu e mëshiroftë) thotë:

    "Dije se të gjithë dijetarët islam janë të pajtimit se kush ia kushton dikujt tjetër pos All-llahut ndonjë dua apo kërkesë ai është mushrik, edhe nëse thotë LA ILAHE IL-LALLAH, MUHAMEDUN RESULULLAH, edhe nëse agjëron. Sepse Islami e ka kushtëzuar përmes fjalës LA ILAHE IL-LALLAH, MUHAMEDUN RESULULLAH që mos të adhurohet askush tjetër pos All-llahut. E kush e shqipton shehadetin dhe ia drejton ibadetin dikujt tjetër pos All-llahut ai nuk e ka realizuar këtë shehadet. Kështu është shembulli i Jehudëve, të cilët thojnë se nuk ka zot tjetër, mirëpo ata i bëjn rival All-llahut të Madhëruar. Andaj, vetëm të shqiptohet kjo fjalë me gjuhë, pa vepruar parimet e kësaj fjale e as besuar në bazat e saja, nuk mjafton për të qenë një përson pjestar i Islamit. Ky është mendimi i të gjithë dijetarëve." (Tejsirul-Azizil-Hamid, f. 154-155.)

    Më ketë e perfundojmë ketë shkrim të parë. I terë falenderimi i Takon Vetem Allahut të Lartësuar, I cili na mundesojë ketë punim. Në i therrasim njerzit që perhapin keto lloj dyshime, shpifje dhe genjeshtra per Muhammedin, Sahabet dhe Dijetaret që të pendohen, të kapen per te kjarten (muhkem) dhe të kenë frikë Allahun e Madheruar!

    Të gjithë ata që nuk deshirojnë të verteten dhe udhëzim nga Allahu i Lartësuar, nuk do të besojnë pa marr parasysh se sa argumente i shofin.

    Thotë Allahu i Madheruar:

    إِنَّ الَّذِينَ حَقَّتْ عَلَيْهِمْ كَلِمَتُ رَبِّكَ لاَ يُؤْمِنُونَ





    وَلَوْ جَاءتْهُمْ كُلُّ آيَةٍ حَتَّى يَرَوُاْ الْعَذَابَ الأَلِي
    "E vërtetë! Ata të cilët merituan Fjalën (Zemërimin) e Zotit tënd, nuk do të besojnë, Edhe sikur atyre t’u vinte çdo shenjë, derisa të shohin dënimin e dhimbshëm." (Junus:96-97)




    فَرِيقًا هَدَى وَفَرِيقًا حَقَّ عَلَيْهِمُ الضَّلاَلَةُ إِنَّهُمُ اتَّخَذُوا الشَّيَاطِينَ أَوْلِيَاء مِن دُونِ اللّهِ وَيَحْسَبُونَ أَنَّهُم مُّهْتَدُونَ

    "Një grup Ai e drejtoi dhe një grup meritoi të jetë me të gabuarën, (sepse) në të vërtetë ata zgjodhën shejtanët për mbrojtës e ndihmës në vend të Allahut, duke menduar në këtë mënyrë se janë të udhëzuar drejt." (Al A'raf:30)




    الَّذِينَ آمَنُواْ وَلَمْ يَلْبِسُواْ إِيمَانَهُم بِظُلْمٍ أُوْلَـئِكَ لَهُمُ الأَمْنُ وَهُم مُّهْتَدُونَ

    "Janë mu ata që besojnë (në Njësinë e Allahut dhe nuk adhurojnë tjetër përveç Atij) dhe nuk e përziejnë besimin e tyre me Dhulm (me të gabuarën), për të cilët ka siguri të plotë. Mu këta janë të udhëzuarit." (En Aam:82)

    أَوْ كَظُلُمَاتٍ فِي بَحْرٍ لُّجِّيٍّ يَغْشَاهُ مَوْجٌ مِّن فَوْقِهِ مَوْجٌ مِّن فَوْقِهِ سَحَابٌ ظُلُمَاتٌ بَعْضُهَا فَوْقَ بَعْضٍ إِذَا أَخْرَجَ يَدَهُ لَمْ يَكَدْ يَرَاهَا وَمَن لَّمْ يَجْعَلِ اللَّهُ لَهُ نُورًا فَمَا لَهُ مِن نُّورٍ

    "Ose (gjendja e mosbesimtarit) është si errësirat në detin e gjerë e të thellë të mbuluar nga valë masive; valë masive të mbuluara nga re të zeza; errësirë një përmbi një, sa që nuk mund t’a shohë ai as dorën e vet. Dhe ai për të cilin Allahu nuk ka caktuar dritë, për të nuk ka aspak dritë." (En Nur:40)


    - Sheikh Abdur-Rahman bin Hasan Alu-Sheikh (Allahu e mëshiroftë) thoshte:

    "Nëse robi e kish kuptuar 'La ilahe il-laAllah', atëherë do të kishte ditur se, ata të cilët ndalen (ngurrojnë) dhe dyshojnë për ti quajtur pabesimtarë ata të cilët bëjnë shirk; nuk kanë berë (nuk kanë realizuar) kufr në taghut." (Ed-Durer Es-Sennijeh, 11/523 dhe Fetvat e ulemasë të Nexhdit, 3/60)
    Fitorja e vërtetë i takon Allahut dhe besimtarëve por qafirat këtë nuk e kuptojnë.

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-12-2008
    Postime
    661
    po mir mor i çmendur po kur Muadh bin Xhebeli u kthye nga jemeni dhe i beri sexhde resulit alejhi selam ?

    pa na e hiq edhe kete shubhe

Tema të Ngjashme

  1. Presidenti dekoron viktimat punonjes te SHISH vrare ne Vlore ne 1997
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 14-06-2013, 10:35
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50
  4. Interviste e rradhes e Kadarese per "Korrieri"
    Nga Eni në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-06-2002, 19:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •