2. Per filmin e Bertoluccit nuk kam shkruajtur ndonjehere ne forum; Mendimi im eshte se shume njerez kane pare vetem nje sekuence 5 minuteshe nga filmi (ate punen e gjalpit !
) dhe kujtojne se ai eshte i gjithe filmi !
"Ultimo tango a Parigi" eshte historia e nje njeriu, i traumatizuar nga vetevrasja e gruas se tij, qe tenton te rizbuloje dashurine, permes nje eksperience primitive.
Duke kryer mardhenie seksuale me frenezi, heroi i filmit (marlon brando) ne fakt kerkon ti jape impuls jetes se tij. Dhe ne fakt, ne vend te kesaj, nuk ben veēse i jep impuls vdekjes, duke instaluar dhunė ne raportet me partneren e tij. Nese e ke pare te gjithe filmin, besoj se e ke ndjere se si gjithshka shkon poshte e mė poshte, si drejt ferrit ; dhe heroi, perfundon ne nje clown (klloun) per ta pas mėshire, qesharak e krejt i ēburreruar...
Filmi ka bere skandal, kur ka dale ne 72-shin (me duket), sigurisht per skenat disi hard. Por sot, kjo puna e skandalit s'eshte veēse legjende...
Pra ne thelb, filmi eshte nje tabllo (nje pikture, si te thuash) e nje utopie (te rigjeturit e dashurise) qe kthehet ne auto-dėnim. Ose thene ndryshe, "tango e fundit ne paris" s'eshte gje tjeter veēse nje film i pameshirshem ndaj verbėrisė se nje mashkulli dominator dhe bllokimit qe kjo sjell ne dashuri.
Ti nuk e ke pare keshtu ??
Krijoni Kontakt