Close
Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 155
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Ańo bisiesto" (Viti me 366 ditė) - film meksikan me regjit e Michael Rowe



    -FITUES i KAMERĖS SE ARTE (filmi i parė i nje regjizori) ne edicionin 2010 te Festivalit te Kanės

    Ky regjizori i ri meksikan (Michael Rowe) ka vene nje bast artistik : qė ne filmin e tij te parė, per te na rrefyer monotonine e jetes se Laures, nje vajze te re meksikane, na tregon vetem mbremjet e saj te vetmuara ne apartamentin e saj. Vetem mbremjet. Dhe sfilaten e meshkujve qe ajo fut ne shtepi, te cilet i takon weekend-eve, ne darkė, neper diskoteka.
    Deri ne momentin kur takon Arturon, me te cilin fillon nje lidhje te forte sado-mazohiste...

    Asgje e re nga fronti i Perendimit- do thote dikush, po te kemi parasysh filmin-matricė te Chantal Akerman "Jeanne Dielman" (1975). I njejti princip eshte "zbatuar" edhe tek "Ańo bisiesto" (Viti bisekstil - dmth viti ēift -me 366 dite) : skena te "thata", perseritese, "mekanike".

    E megjithate, ka diēka interesante tek perseritja "monotone" e mbremjeve te Laures. Edhe tek takimi me Arturon. E megjithate ka nje problem, dhe ky problem per mendimin tim nuk eshte forma (qe, edhe pse eshte nje bast i forte artistiko-formalisto-ekzigjent, regjizori arrin t'ja dalė mbanė, me shume sukses !).

    Problemi i filmit, ne fakt, eshte permbajtja : ne fund te tij, regjizori arsyeton (justifikon, ne nje fare menyre) sjelljet e heroines se filmit me raportet e dyshimta (te supozuara) inēestuale qe ajo duhet te kete patur me babain e saj, ne femijeri. Te krijohet pershtypja se regjizori rreket te gjeje fajtorė konkretė, filanin ose fistekun (ne rastin tone, te atin e heroines) : Jemi vite drite larg kritikes pa konēesione qe i ben shoqerise perendimore nje film si "Jeanne Dielman" i Chantal Akerman-it.

    Por, per te qene te sinqerte, ky nuk eshte fort faji i regjizorit. Eshte mė se tepermi faji i epokes qe jetojme. Jetojme epoke konservatore, ku notojne te lumtura ide te djathta, sipas te cilave per A apo B situatė, faji eshte i X-it apo Y-it (filan personi), e kurrsesi i kushteve e rrethanave ekonomike e sociale.

    Siē eshte koha, ashtu jane dhe filmat...

    6.0
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 17-07-2010 mė 23:48

  2. #62
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    autor, skishe foto tjeter te ilustroje filmin meksikan ti ? Lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    TURNEU - film francez me regji te Mathieu Amalric

    Citim Postuar mė parė nga PINK Lexo Postimin
    autor, skishe foto tjeter te ilustroje filmin meksikan ti ? Lol
    Te shqetesoi nudizmi ty ? Ok, po i vesh nje ēike aktoret, si tek filmi i meposhtem :


    Fitues i Cmimit te Mizaskenės (regjia mė e mire), ne edicionin 2010 te Festivalit te Filmit ne Kanė.

    6 artiste amerikane strip-tease vijne ne France per nje turné, nje show te natyres "New Burlesque" , dmth strip-tease me gjysem shaką. Producent i trupės eshte nje francez, Joaquim Zand, rol i luajtur nga vete regjizori i filmit ne fjale, pra Mathieu Amalric.
    Filmi ndahet ne dy pjese: ne pjesen e pare, filmi rrefen andrallat e trupes, pergjate turneut te saj, edhe pse shfaqjet arrijne goxha sukses. Ndersa pjesa e dyte perbehet kryesisht nga udhetimi i perbashket i producentit, me njeren prej artisteve te strip-tease-s, pa dyshim mė e ndjeshmja e tė pestave, midis La Rochelle (qytet ne Lindje te Frances) dhe ishullit Aix.

    Ne nje fare menyre, filmi eshte nje homazh ndaj The killing of a Chinese bookie, i famshmi film i Cassavetes, ne 1976 : personazhi i producentit tek "Turneu", te kujton pa dyshim Cosmo Vitellin !

    C'eshte interesante tek filmi yne, eshte mungesa totale e super-dramatizmit te ngjarjes. Biles, nuk ka fare ngjarje, ne kuptrimin e intrigės.

    Mathieu Amalric eshte vertet jo vetem aktor me talent, por e ka koken plot per te bere nje film te mire dhe tė menēur ! Siē eshte vete, fundja : i mire e i menēur !

    8.3
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Vjet ne verė, shkruaja ketu ne forum se "meqe keto kohe nuk ka ndonje gje interesante ne kinema dhe meqe nuk u shtyka ora e punes, po bej ca lista te vogla, per filma te vjeter, te cilet, ndarė sipas zhanrit, mė duken te domosdoshem per tu parė".

    Meqe situata edhe kete vit eshte e njejte , kesaj rradhe po i ndajmė sipas autorėve (regjizorėve), pra po postoj disa lista filmash te autoreve te mi te preferuar.

    E me kete sebep, rifreskojme kujtesen !


  5. #65
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Autor, me ke shastisur me disa zgjedhje tek tema "KETU" qe ke cituar pak me lart.

    Nga filmat politike ke vene ne vend te pare, si me te pelqyeshmin :
    "Salņ o le 120 giornate di Sodoma" (1975) me regji te Pier Paolo Pasolini
    Dhe nga erotiket:
    "Ultimo tango a Parigi" me regji te Bernardo Bertoluccit

    Ēudi!
    Where does a thought go when it's forgotten?

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga MI CORAZON Lexo Postimin
    Autor, me ke shastisur me disa zgjedhje tek tema "KETU" qe ke cituar pak me lart.

    Nga filmat politike ke vene ne vend te pare, si me te pelqyeshmin :
    "Salņ o le 120 giornate di Sodoma" (1975) me regji te Pier Paolo Pasolini
    Dhe nga erotiket:
    "Ultimo tango a Parigi" me regji te Bernardo Bertoluccit

    Ēudi!
    1. Per "salo o le 120...", jam shprehur dikur ketu ; hidhi nje sy : te njejtat gjera qe kam shkruajtur atehere (duhet te jete para dy vjetesh), i mendoj dhe sot.

    2. Per filmin e Bertoluccit nuk kam shkruajtur ndonjehere ne forum; Mendimi im eshte se shume njerez kane pare vetem nje sekuence 5 minuteshe nga filmi (ate punen e gjalpit ! ) dhe kujtojne se ai eshte i gjithe filmi !

    "Ultimo tango a Parigi" eshte historia e nje njeriu, i traumatizuar nga vetevrasja e gruas se tij, qe tenton te rizbuloje dashurine, permes nje eksperience primitive. Duke kryer mardhenie seksuale me frenezi, heroi i filmit (marlon brando) ne fakt kerkon ti jape impuls jetes se tij. Dhe ne fakt, ne vend te kesaj, nuk ben veēse i jep impuls vdekjes, duke instaluar dhunė ne raportet me partneren e tij. Nese e ke pare te gjithe filmin, besoj se e ke ndjere se si gjithshka shkon poshte e mė poshte, si drejt ferrit ; dhe heroi, perfundon ne nje clown (klloun) per ta pas mėshire, qesharak e krejt i ēburreruar...

    Filmi ka bere skandal, kur ka dale ne 72-shin (me duket), sigurisht per skenat disi hard. Por sot, kjo puna e skandalit s'eshte veēse legjende...

    Pra ne thelb, filmi eshte nje tabllo (nje pikture, si te thuash) e nje utopie (te rigjeturit e dashurise) qe kthehet ne auto-dėnim. Ose thene ndryshe, "tango e fundit ne paris" s'eshte gje tjeter veēse nje film i pameshirshem ndaj verbėrisė se nje mashkulli dominator dhe bllokimit qe kjo sjell ne dashuri.

    Ti nuk e ke pare keshtu ??

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    Filmat e Abbas KIAROSTAMI-t :




    Sot per sot, midis atyre qe jane gjallė dhe ne aktivitet artistik, iraniani Abbas Kiarostami eshte regjizori im i preferuar (nje portret te tij e kam pas shkrujt dikur ketu )

    Megjithate, edhe pse regjizori eshte gjalle, me perjashtim te filmit te tij te fundit "The Certified Copy", asnjehere nuk mė eshte dhene mundesia te shikoj filmat te tij, ne momentin kur kane dalė ne kinema. Kjo per arsyen e thjeshte se Kiarostami, ne kete dekade te shek te XXI, eshte marre me se shumti me art video, ndersa filmat e tij me metrazh te gjate i ka realizuar kryesisht ne vitet '80, e mbi te gjitha ne vitet '90 : asokohe nuk e kisha me sevdą kinemanė !

    E pra, edhe pse nuk i kam pare kur kane dalė ne kinema (nje film i ri ka gjithmone nje impakt mė te fuqishėm kur shihet ne kinema, se sa kur shihet kohė mė pas !), filmat e Kiarostami-t jane ata me te cilėt ndjehem mė afer, ata te cilet do doja ti rishikoja me dhjetra here (si puna a atyre filmave te vjeter shqiptarė qe do doja ti rishihja e rishihja, por qe per fat te keq, artistikisht lėnė shuuuume per te desheruar, dhe ti rishikosh, eshte thjesht kohe e humbur...). Me te gjitha gjasat, gjenialiteti i regjizorit ndikon shume ne kete preference timen, por ka dhe diēka tjeter, dhe qe mź duket se eshte vendimtare: origjina e tij iraniane. Nuk di, por kur shoh nje film te tij, gjithmone them me vete : ah sikur ky film te ishte shqiptar !

    Eshte e vertete se shqiptarėt kane ngjashmeri me jo pak popuj, qofte ata te Ballkanit, qofte dhe te Mesdheut; eshte llogjike po ashtu te kemi fort aferi me turqit; por mendimi im eshte se me iranianėt kemi nje ngjashmėri (kuptohet, nuk flas thjesht ne planin fizik) gati-gati turbulluese, e per te cilen jam shprehur diku, ne nje forum shqiptar, e ku kam shkruar :

    "Jeniēerėt (midis te cileve, shqiptaret kane qene goxha nė numer), ne kontakt me kundershtarin iranian, kane qene "infektuar" nga nje far ekzoterizmi per historine e Aliut (dhendri i Muhametit) dhe Fatimesė (goca e ketij te fundit) - Aliu qendron ne thelb te shiizmit iranian.
    Ky fashinacion, ky mrekullim i jeniēereve per Aliun (jeniēerėt ishin ushtri modernizuese dhe fort admiruese edhe ndaj Oksindentit !), i beri ata te distancohen disi nga Sulltani. Sot, vetem ne Turqi, rreth 30-40% te popullates adhurojne Aliun (ose jane alevi). Shkurt, nuk jane sunitė.

    Nje dege e kesaj fryme turke adhurimi ndaj Aliut, eshte dhe bektashizmi yne, padyshim i lidhur fort me fenomenin jeniēer, dmth me fenomenin shiit (iranian)
    ".
    (http://www.peshkupauje.com/2010/07/s...he-eposi-pers-)

    Kuptohet, komenti im eshte disi skematik, duke u perpjekur te shikoj aferitź midis shiizmit iranian me bektashizmit shqiptar. Por kjo nuk duhet pare vetem ne planin fetar, relixhioz, por me gjere, ne planin kulturor. Dhe pa dyshim, kjo duhet te jete nje nga arsyet e forta te familjaritetit qe ndjej, sa here me jepet te shikoj filmat e iranianit ne fjale. Dhe qe per mendimin tim, jane trashegimtarėt mė brilantė te kultures se dyfishte perse : sa oksidentale aq dhe orientale (islami vertet ndalon imitimin e krijesave te animuara, si dublim te qenies njerezore (per shembull,ndalon teatrin e kukullave) por nuk ndalon figurativen, pikturen; nga ana tjeter, persėt (iranianėt e vjeter) pranojne artin e imitimit, ne marreveshje me filozofine e Platonit : bota qe shikojme nuk eshte veēse dublim i nje bote absolute - keshtu qe i bie qe te pershfaqim (reprezentojmė) absoluten, dhe jo ate qe besojme se shikojme).

    Megjithate, magjia e filmave te tij nuk mund te reduktohet vetem ne afėrinė kulturore qe ndjej me to : gjenialiteti i tyre artistik pa dyshim i ka meritat edhe falė mjeshterise se Kiarostamit, thelbi i kinematografise te se cilit duket se eshte e famshmja pyetje : "ē'eshte kinematografia ? ", pyetje, te ciles vete regjizori i eshte pergjigjur qe "eshte nje genjeshter me bisht, por qe paradoksalisht prodhon nje te vertete edhe me te madhe se vete realiteti".
    Pra nje pjese e madhe e filmave te tij pershkohen nga e famshmja dilemė : ē'far eshte e filmueshme ? Si filmohet ? Dhe, kur Kiarostami realizoi "Close-up" (1990), kryevepren e tij, kritika me te drejte kuptoi se kjo dilemė eshte ne origjinė te vepres se tij.



    Top 7 i preferencave te mia ndėr filmat e Abbas Kiarostami-t :

    1- Close-Up (1990) aka "Nema-ye Nazdik"
    2- Life, and Nothing More... (1991) aka "Zendegi va digar hich" (aka "Et la vie continue")
    3- Where is My Friend's House ? (1987) aka "Khane-ye doust kodjast?" (aka "Oł est la maison de mon ami")
    4- Taste of Cherry (1997) "Ta'm e guilass" (aka "Le gout de la cerise")
    5- Ten (2002)-
    6- Under the Olive Trees (1994) aka "Zire darakhatan zeyton" (aka "Au travers des oliviers )
    7- The Wind Will Carry Us (1999) aka "Bad ma ra khahad bord" (aka "Le vent nous emportera")


    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga autori : 21-07-2010 mė 10:54

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Citim Postuar mė parė nga autori Lexo Postimin
    2. Per filmin e Bertoluccit nuk kam shkruajtur ndonjehere ne forum; Mendimi im eshte se shume njerez kane pare vetem nje sekuence 5 minuteshe nga filmi (ate punen e gjalpit ! ) dhe kujtojne se ai eshte i gjithe filmi !

    "Ultimo tango a Parigi" eshte historia e nje njeriu, i traumatizuar nga vetevrasja e gruas se tij, qe tenton te rizbuloje dashurine, permes nje eksperience primitive. Duke kryer mardhenie seksuale me frenezi, heroi i filmit (marlon brando) ne fakt kerkon ti jape impuls jetes se tij. Dhe ne fakt, ne vend te kesaj, nuk ben veēse i jep impuls vdekjes, duke instaluar dhunė ne raportet me partneren e tij. Nese e ke pare te gjithe filmin, besoj se e ke ndjere se si gjithshka shkon poshte e mė poshte, si drejt ferrit ; dhe heroi, perfundon ne nje clown (klloun) per ta pas mėshire, qesharak e krejt i ēburreruar...

    Filmi ka bere skandal, kur ka dale ne 72-shin (me duket), sigurisht per skenat disi hard. Por sot, kjo puna e skandalit s'eshte veēse legjende...

    Pra ne thelb, filmi eshte nje tabllo (nje pikture, si te thuash) e nje utopie (te rigjeturit e dashurise) qe kthehet ne auto-dėnim. Ose thene ndryshe, "tango e fundit ne paris" s'eshte gje tjeter veēse nje film i pameshirshem ndaj verbėrisė se nje mashkulli dominator dhe bllokimit qe kjo sjell ne dashuri.

    Ti nuk e ke pare keshtu ??
    Filmi eshte shume i bukur, HIQ pjesen e gjalpit. Une prej asaj skene nuk me vjen ta shoh prape.

    Po per "The Dreamers" ke folur ketu?

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Me pelqeu ky komenti i #67. Jasht teme: Bektashi je?
    S'kam pare asnje film te ketij iranianit, po do i kerkoj keto filmat se me bere kurioze.
    Ti chuchu ke pare?

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Ncuq, DG.
    Vetem "Ten" qenka on instant ne Netflix.

  11. #71
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga ChuChu Lexo Postimin
    Filmi eshte shume i bukur, HIQ pjesen e gjalpit. Une prej asaj skene nuk me vjen ta shoh prape.
    Po ajo skena nuk ka si HIQET ! Sepse pikerisht, permes saj, tregohet se sa poshte kish rene Marlon Brando dhe ne ē'qorrsokak ishte futur, gjithe duke shpresuar se ishte ne rruge te drejte ! Qe te perfundonte aty ku perfundon ne fund te filmit (qesharak dhe patetik), duhet te kalonte nga ... gjalpi !



    Citim Postuar mė parė nga ChuChu Lexo Postimin
    Po per "The Dreamers" ke folur ketu?
    Nuk kam folur asnjehere, sepse nuk e kam pare; do gej rast ta shoh, besoj...

  12. #72
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga D&G Feminine Lexo Postimin
    Me pelqeu ky komenti i #67. Jasht teme: Bektashi je?
    S'kam pare asnje film te ketij iranianit, po do i kerkoj keto filmat se me bere kurioze.

    D&G, Faleminderit qe mė lexon.

    Jo ri, ē'ere bektashiu tė jem ?? Por shiko, nuk e kisha fort ne prizmin fetar, se sa kulturor. Bektashizmi ka lene shume gjurme ne Shqiperi, mė shume se sa kujtohet, sidomos ne zonat urbane (dmth ne qytete, dhe, po te kemi parasysh se jane qytetet ato qe prodhojne Historine, kuptohet dhe rendesia e bektashizmit). Ose, nese do ta konkretizoja (banalizoja) muhabetin, edhe dikush nga nje familje shqiptare qe e konsideron veten katolike apo ortodokse, prap se prap, pasi vė dorėn ne gushė, i fryn dorės ! Ose, naten e vitit te ri, edhe ata bakllava bėjnė !! Dhe, nese flasin se ē'a do bejne neser, thone : "kismet !"

    Dua te them qe, ajo qe me intereson (dhe e gjej tek filmat e Kiarostamit) eshte nje fare misticizmi (orienti), gjithe duke ruajtur nje doze normale te racionalizmit (oksidenti). A nuk themi shpesh qe ne shqiptarėt, ne nje fare menyre, kemi qene gjithmone te dyzuar midis orientin dhe oksidentit ?? Dhe mendoj se eshte nje nga gjerat me te bukura qe kemi, NE MOS MĖ E BUKURA !!
    (dhe pikerisht, kete "dyzim", e gjej tek filmat e iranianit)

    Por ka 1000 gjera per te thene per filmat e tij...

  13. #73
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Ah, qe nuk shprehem dot ketu ne forum, por do t'ju kisha dhene nje pergjigje tamamce , chuchu dhe autor.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  14. #74
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "INCEPTION" - film amerikan me regji te Christopher Nolan



    Mendimin tim per "INCEPTION", blockbuster veror i 2010-es, e kam shkruar permes 2-3 postimeve tek blogu shqiptar "Peizazhe te Fjales", nėn nickname : STALKER.

    Adresa eshte : http://xhaxhai.wordpress.com/2010/07/23/endrra-filma-kujtime/

    Nota ime per filmin : 4.5


  15. #75
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "The Last Airbender" - film amerikan me regji te M. Night Shyamalan



    Vjet, kur rastesisht kam pare filmin vizatimor "Caroline" (qe per fat te keq, nuk kam mundur ta komentoj ne kete forum), mė ne fund kam kuptuar se, edhe nje zhanėr si filmi i animuar, mund te krijoje vepra te mirefillta artistike. Pra, cilesia tejet e dobet artistike e shumices se filmave te zhanrit multiplikativ, nuk ishte faj i zhanrit, por i atyre (regjizore, producente...) qe merren me kete gjini filmike.

    Te njejten "tabu" kam patur deri dje edhe per filmat aventurė (ose me sakt, fantastiko-aventure) : e kam patur te pamundur te shikoj te tille, te pakten deri ne fund ! E le mė ta pelqeja ! Historite me jane dukur fallcėrisht te komplikuara, pa ndonje magji te vertete artistike, video-klipeske (po me vjen ne mend "the lord of the ring" nga i cili, nuk kam arritur asnjehere te shikoj me teper se 15 a 20 minutat e para...).

    U desh te shikoja dje ne kinema "The last Airbeder", filmin e fundit te Mister Night Shyamalan (regjizorit te "The Sixth Sense"), qe mė ne fund shijoja nje film aventure. Dhe ē'te shijuare se ! Dhe te mendoja, se, perfundimisht, asnje zhaner filmik nuk eshte fajtor, se asnje zhaner nuk eshte mė interesant se tjetri.

    Megjithate, kisha frike se, duke qene nje blocbuster i kushtueshem financiarisht, me ne fund, Mr Shyamalan do t'ja kish shitur shpirtin djallit (do kish toleruar artistikisht), me qellim terheqjen e nje publiku sa mė te gjere, i cili, ne fakt, u be vite qe i ka kthyer kurrizin (qe prej realizimit te "Lady in the Water" (per te cilin, duke qene se e kam riØshikuar se fundmi, kam ndryshuar jo pak mendim... !). E pra Shyamalan, jo vetem nuk e ka tradhetuar artin e tij, por i ka mbetur rigoroz menyres krejt te lire te te filmuarit. Dhe ka bere nje film sa fragil, delikat, aq dhe te magjishem !

    Thuhet shpesh se Shyamalan, e ka fort per zemer te transmetoje mesazhe politike, permes filmave te tij. Kjo nuk eshte e pavertete, pasi edhe pse ne aparence "The Last Airbender" eshte film me martial weapon (arme luftarake), ndihet mesazhi qe ka dashur te transmetoje regjizori. Por ē'eshte per tu pershendetur eshte fakti se mesazhe te tilla nuk kthehen ne qellim ne vetevete, nuk kthehen ne objekt (ose objektiv) te filmit. Per shembull, tema e shpetimit te botes nga femijėt (ide fort nobėl !), eshte ne thelb te filmit ne fjale (qe, megjithate, per nga ana skenaristike, eshte i nje thjeshtesie te hatashme (po me kujtohet nje shprehje e Ozu qe thosh se "jeta eshte e thjeshte, pro jane regjizoret qe e komplikojne kot fare").

    Shkurt, "The Last Airbender" eshte nje film i mrekullueshem mbi femijerine e vjedhur, dhe mbi te keqen qe te rriturit ushtrojne ndaj pjellave te tyre, eshte film i mbushur me imazhe te verteta, dhe jo me imazhe te sajuara lart-e-poshte e te montuara ne nje salle montazhi. U kenaqa shume me rigorozitetin artistike te Shyamalan qe, per mendimin tim, vazhdon te mbetet i vetmi regjizor hollywoodian qe arrin te mos tradhetoje artin e tij, gjithe duke realizuar filma qe shpesh konsiderohen zyrtarisht si blockbuster. Cili eshte sekreti ? Ate e di veē ai, por, mendimi im eshte : talenti autentik i Mr Shyamalan eshte padyshim guri i themelit te artit te tij. Dhe mos-tradhėtimi i tij nga ana e regjizorit ! Thene ndryshe, integriteti i tij artistik.

    shenim: "The Last Airbender" eshte nje film qė me sa duket, zhgenjen te dyja palet : kritika (ajo amerikane, por dhe ne France, kritika eshte s'ka ku te shkoje me e keqe) e ka pritur tmerresisht keq filmin (sigurisht, kritika e ka me qejf te madh te cerebralizoje gjithshka, dhe preferon filmat me demek inteligjentė - nderkohe qe filmi ne fjale eshte i nje thjeshtesie skenaristike qė tė lé gojehapur !!); por nga ana tjeter, edhe publiku i gjere (psh, ai amerikan) e ka pritur po aq keq.
    Keshtu qe, nuk do e rekomandoja aq kollaj per te shkuar per ta pare...
    Behet fjale per nje film tmerresisht fragil, por... te mrekullueshem !!

    nota ime per filmin : 9.5

    web-site i filmit : http://www.thelastairbendermovie.com/

    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  16. #76
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    II. Filmat e Jacques Rozier

    Ti rikthehemi listes se regjizorėve te mi te preferuar, te cilen e fillova ketu me ata te Kiarostamit.
    Pra vazhdojme me :

    II. Filmat e Jacques Rozier



    Per fat te mire, me gjithe moshen e tij disi te thyer 84 vjeēare, Jacques Rozier eshte ende nė jetė, e keshtu mund ta vendos ne listen e 5 regjizoreve te mij te preferuar qe jane gjallė e ne aktivitet. Nga ana tjeter, ne fakt, nuk mė eshte dhene asnjehere te komentoj ketu ne forum qofte dhe nje here te vetme filmat e tij; e aq me pak ta permend ! Nga na "mbiu" ky francezi Jacque Rozier ?

    Arsyeja eshte po aq e thjeshte sa dhe e "komplikuar". Rozier ka bere fiks po aq filma sa gishta ka njė dorė : 5 ! Ne nje shtrirje kohore prej... 50 vitesh !! Dhe sa here e kane pyetur pse ka bere kaq pak filma, kineasti eshte pergjigjur qe ai asnjehere nuk ka pushuar se punuari (Rozier ka realizuar jo pak dokumentare edhe per TV dhe porosi te tjera si metrazhe te shkurtra etj etj) dhe qe realizimi i nje numri tejet te vogel filmash artistike (5 ne 50 vite !!), i ka dhene mundesine te jete artistikisht teresisht i lirė !

    Dhe per e lirė, nuk ka mė ku te shkoje se kinematografia e Rozier ! E lirė, sepse refuzon teresisht efektet e kollajta kinematografike, refuzon tempon dhe ritmin konvencional : filma e tij jane tmerresisht spontanė, gjithe duke mos qene te improvizuar (biles jane fort te mire-menduar !).

    Pergjithesisht, filmat e Rozier rrefejne pelegrinazhe nganjehere komike, gati edhe humoristike, shpesh behet fjale per pushime verore ne buze te detit, ku personazhet duket se bejne gjera te parendesishme si pikniku ("Adieu Philippine"), ose kapje ngjalash ("Du cōté d'Orouet") por qe na duken akte aq familjare, aq te zakonshme, sa qe nje melankoli e hatashme lind ne fund te filmit, nje emocion i rralle (po aq i rralle sa dhe filmat e tij !!).
    Gjenialiteti i filmave te tij pra qendron mbi te gjitha ne gjetjen e ekuilibrit midis parėndesise (ne dukje !) sė ngjarjeve ne film dhe dėndesise se realitetit qe i referohet, nje ekuiliber i tille qe i jep atij nje rendesi te mjaftueshme per te na pasionuar me tė.

    Megjithate, ka dhe nje arsye tjeter, qe eshte kryesorja, pse jam kaq fans i filmave te tij.

    Nese do te benim kujdes, mund te vinim ré se gjate ketyre Kino-Ditareve qe kemi mbajtur tashmė prej disa vitesh ne kete forum (qe prej 2006-es, nese nuk gabohem !!), gjate komenteve per filmat, kemi evituar me te drejte perdorimin e nje fjale : perdorimin e fjales humanizėm. Eshte nje fjale vertet delikate, komplekse, fjale aq shume e keqperorur ne shek XX, sa sot duhet te matesh 100 here per ta perdorur qofte nje here te vetme ! E pra, filmat e Jacques Rozier jane, per syte e mi, filmat mė humanistė ne botė ! Toni i tyre humanist eshte i nje saktesie te tille, qe doemos vetem ai vete, pra regjizori, e ka sekretin ! Ne ate shkalle, sa tash e tutje, nese me pyesin se ē'do te thote humanizem, jam i gatshem te pergjigjem : "Humanizėm do te thote "Maine Océan !" (film i tij, qe me pelqen mbi gjithe te tjeret, realizuar ne 1985).

    Sot eshte po aq e thjeshte sa dhe e "nderlikuar" per te pare filmat e tij : duke qene se shfaqen shume rralle (ne ndonje rast retrospektive) dhe pothuaj kurre ne TV, menyra me e mire per ti parė eshte box-i prej 5 DVD i 5 filmave te tij, edituar, me ne fund, ne 2008 !


    Top 5 i preferencave te mia pėr filmat e Jacques Rozier :

    1- Maine Océan (1985)
    2- Du cōté d'Orouėt (1973)
    3- Les Naufragés de l’īle de la Tortue (1976)
    4- Adieu Philippine (1962)
    5- Dy metrazhe te shkurter : "Rentrée des classes" dhe "Blue jeans"

    ps: filmi i tij i peste "Fifi martingale" (2001), prezantuar ne Festivalin e filmit ne Venecia, asnjehere nuk ka gjetur distributor. Ne vend te tij, ne box-DVD e 5 filmave, jane dy metrazhe te shkurter, te cituar ne listen e mesiperme.



    ne foto: box-DVD i 5 filmave te Jacques Rozier dhe kryevepra e tij : "Maine Océan"

    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga autori : 03-08-2010 mė 14:40

  17. #77
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    III. Filmat e Apichatpong Weerasethakul (Tailande)




    23 Maji 2010, dita kur regjizori tailandez Apichatpong Weerasethakul fitoi Palmėn e Arte ne edicionin e 63-te te Festivalit te Kanės, me tė gjitha gjasat do te hyje ne histori si "The Independence Day" e Kinematografise se Lire e te Vertetė ! Duhen pare filmat (por dhe instalacionet video !) te tij, per te kuptuar se ē'eshte nje film i lire, ē'eshte nje film i vertete ! Ne kete fillim shekulli, askush mė mire se kineasti tailandez veēse 40 vjeēar nuk i eshte afruar aq shume atyre !

    JL Godard e ka me qef te citoje shkrimtarin francez Jean Genet, tek thoshte se, "Duhet germuar per te gjetur imazhet : ato gjenden ne shkretėtirė !". Me imazhe, sigurisht qe Godard nenkupton ato te pastrat, te vertetat (ato qe Deuleze i quan "image pure") e qe sigurisht, ndodhen atje ku s'ka asgje, ne shkretetire, domethene ne imagjinatėn mė absolute te krijuesit. Po imazhet e filmave te Weerasethakul-it, ku ndodhen ? Ku ndodhet "shkretetira" e tij krijuese ?

    Pa dyshim, ne xhunglen tailandeze, po aq e virgjer sa dhe shkretetira : aty ku zhvillohet edhe pjesa me e madhe e ngjarjeve te filmave te tij me metrazh te gjate, gjithesej 5, ne 10 vite krijimtari (2000-2010), gjithe duke punuar aktivisht ne relaizimin e metrazheve te shkurter (si ky ketu : http://filmjournal.net/autori/2009/0...toms-of-nabua/) sa dhe te ekspozitave ( http://filmjournal.net/autori/2009/1...akul-tailande/ ).

    Duke pritur te shohim filmin e tij te ri (i pesti i regjizorit) me te cilin fitoi dhe Palmen e Arte ne Kanė (Uncle Boonmee Who Can Recall His Past Lives, e kam te veshtire te klasifikoj 4 filmat e Apichatpong Weerasethakul, pasi per tė katert, kam nje afeksion pothuaj te njejte e tė pamatė ! E megjithate, duhen respektuar rregullat e lojes, keshtu qe....

    voilą,
    Top FIVE Apichatpong Weerasethakul : (click tek titujt per trailer)

    1. Tropical malady (2004)
    2. Blissfully yours (2002)
    3. Mysterious object at noon (2000)
    4. Syndromes and a century (2007) : http://filmjournal.net/autori/2009/0...weerasethakul/
    5. ? - duke pritur filmin e tij te ri, qe del ne shtator 2010...



    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  18. #78
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    III. Filmat e Pedro Costa-s (Portugali)



    Pedro Costa e ka shpjeguar vetė si ka arritur aty ku ka arritur sot :

    Deri nė vitin 1997, regjizori i ri portugez kish xhiruar tashme dy filma : “O Sangue” dhe “Casa de lava“. Siē tregon ai vete, ne ne fare menyre, Costa kish filluar te fitoje statusin e regjizorit autorial. Po merrte patenten e “regjizorit autorial europian”. Po behej figurė !

    Pikerisht ne 1997, Costa xhiron “Ossos” (Kockat), fitues i Luanit te argjente ne Festivalin e filmit ne Venecia. “Ossos” u xhirua ne periferite e varfra te Lisbones, gjithmone sipas kodeve te xhirimit te nje filmi : produksion e post-produksiton, camera 35mm, carrelio (travelling), drita prozhektoresh, asistentė regjizorė… bla bla bla.

    Siē rrefen vete regjizori, sa mė tepėr qe xhirimi avanconte (gjithkush ne postin e tij, rutinė e perditshme filmimi… etj etj etj), aq me shume ndjehej nje far sikleti, ne gjirin e ekipit te xhirimit : ndihej shija e nje far genjeshtre, e nje ēekuilibri moral midis realitetit mizerabel te kesaj periferie te Lisbones, dhe menyres “klasike” (profesionale) te filmimit; ēekuliber konkret midis, nga njera anė varferise se pashprese qe pershfaqej perpara kamerave dhe nga ana tjeter, energjise se harxhuar prapa kamerave (nga ekipi teknik). A thua se kjo lagje, kjo periferi, e refuzonte nje kinema te tille, nje film te tille, nje xhirim qe perdorte teper dritė prozhektorėsh per te ndriēuar nje zone te tille, te erret, te pisėt, banoret e te ciles ngriheshin ne 5 te mengjesit per te punuar si shtrues asfalti rrugesh ose pastruese shtepish, dhe ktheheshin ne 9 te darkes per te fjetur. Shkurt, niseshin me nate e ktheheshin me nate !

    Nje mbremje, Pedro Costa vendos te nderprese dritat e prozhektoreve. Qofte dhe per pak ēaste. Duke vene gurin e pare te nje kinematografie te re, ku drita kthehet ne erresire/ditė : regjizori kuptoi se, ne fakt, ai nuk kish nevoje as per asistentė regjizorė, as per carrelio e prozhektore, as per producentė. Ndjeu qe ajo qe deshironte, ne fakt, ishte te qendruarit vetem per vetem me njerezit e kesaj lagje, te qendruarit vetem per vetem me disa njerez qe i do fort. Dhe keshtu, pak e nga pak te gjente ritmin e punes se xhirimit, ritem qe u shkonte per shtat banoreve ne fjale, hapsires se jetuar prej tyre. Lind keshtu “Ne dhomen e Vandės” (No quarto da Vanda, 2000) dhe “Perpara Rini !” (Juventude em Marcha - COLOSSAL YOUTH, 2006). Dy kryevepra, dy monumente kinematografike.
    Pedro Costa rishpiku kinemanė !

    Vetė Costa thote se nuk ka shpikur asgje ! Biles sipas tij, ai eshte thjesht nje regjizor hollywoodian, ne sensin klasik. "Ne sensin qe, ashtu sikurese kufijte e kinemase hollywoodiane klasike ishin te kushtezuara nga studioja, njesoj edhe puna ime- thote Costa, eshte e kondicionuar nga lagja Fontainhas" (e cila, prej 4-5 vitesh nuk ekziston mė).

    Serge Daney, kritik francez i kinematografise, ka pas thene per Straub-ėt qe, “Per ta, ekziston vetem ai(ajo) qe reziston, qe ben rezistencė“. Tek Pedro Costa, nxenes i Straub-ėve, reziston vetem ai(ajo) qe shuhet (zhduket, humbet), ku me shuarje (zhdukje), nenkuptohet ai (ajo) qe egziston permes kesaj shuarje(zhdukjeje). Vanda (”Ne dhomen e Vandes”) dhe Ventura (”Perpara Rini”- COLOSSAL YOUTH) misherojne pikerisht kete zhdukje (shuarje)- atė te lagjes Fontainhas.

    prolog : Ne edicionin e vitit 2006 te festivalit te filmit ne Kane, ne konkurim zyrtar u shfaq edhe "COLOSAL YOUTH", filmi i fundit i Pedro Costa-s. Thuhet se, edhe pse dalja e spektatoreve nga salla e kinemase gjate transmetimit te filmave eshte diēka mė teper se e zakonshme (sidomos gjate shfaqjes se atyre ne konkurim zyrtar, artistikisht shpesh edhe mė radikalėt), nuk ish pare ndonjehere ndonje dalje aq masive me perplasje kolltuqesh ne shenje revolte e spektatoreve te perkedhelur te Kanes, si ajo qe shoqeroi shfaqjen e filmit ne fjale. Eshte shembulli mė kuptimplote jo per te treguar se sa elitiste eshte kinematografia e portugezit ne fjale, kurrsesi ! Por se ē'dėm te hatashem i kane sjelle shijeve te publikut mender-filma perversė tė kallėpit tė "la vita e bella" apo "dancer in the dark", dhe ē'perpjekje e mund duhet per te shpėlarė syte nga filma-spektakel te tille te shemtuar, per te arritur me ndjé nje kinematografi te tille e te rralle si ajo e Pedro Costa-s !


    Top 5 - PEDRO COSTA :

    1. Juventude em marcha (Colosal youth) - 2006
    2. No Quarto da vanda (In Vanda's room) - 2000
    3. Ne change rien - 2009
    4. Oł gīt votre sourire enfoui ? - 2001
    5. Ossos - 1997


    ps: Pedro Costa eshte Cesanne i kinematografise, por... shshshsht ! Ja "prova", me imazh :

    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  19. #79
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    IV. filmat e David Lynch (usa)



    Kam pas shkruar ketu nje portet te David Lynch tek tema "50 kineastet me te medhenj te shek XX", keshtu qe nuk po ndalem perseri tek profili i tij artistik. Me kete postim, doja thjesht te konfirmoja dashurine time te pamate per filmat e tij !

    Megjithate, vlen per t'u percaktuar diēka : Lynch eshte shembulli par excellence i asaj se sa ndryshojne veprat e nje regjizori, qofte ky dhe i talentuar, ne funksion te produksionit (pra financimit te filmit). Sa mė te varur ka qene finaciarisht nga producentet, aq mė pak tė lirė kane qene filmat e tij ("Dune", "Elephan man", "Wild at Heart", "The straight story" - te cilet edhe pse jane filmat mė te njohur te tij, nuk jane domosdoshmerisht ata mė te mirėt !). Nderkohe qe, kur Lynch nuk ka realizuar filma te porositur nga kompanite kinematografike dhe nuk eshte kushtezuar nga producentėt, ka realizuar edhe filmat e tij me te magjishem : "Eraserhead" (1976), "Twin Peaks: Fire Walk with Me" (1992), "Mulholland Drive" (2001), "INLAND EMPIRE" (2006) - me kete te fundit, ekzigjencat e tij artistike kane shkuar vertet shume shume larg !


    TOP 5 personal per filmat e David Lynch :

    1. Mulholland Drive
    2. INLAND EMPRE
    3. Twin Peaks: Fire Walk with Me
    4. Eraserhead
    5. Lost Higway


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga autori : 17-08-2010 mė 04:58

  20. #80
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    V. filmat e Tsai Ming-liang (Taivan)



    Nese ka nje regjizor sot ne bote, filmave te te cilit mund tu heqesh zerin dhe prap se prap jane te mrekullueshem, ai eshte Tsai Ming-liang (ose Ming-liang Tsai, siē njihet ne boten anglofone). Keshtu qe mund te thuhet me plot gojen se regjizori ne fjale eshte nga te paktit fare-fare qe ben kinematografi te kulluar, ku imazhet flasin vete, dhe nuk kane nevoje per zė. Per me teper qe ne filmat e tij personazhet flasin shume shume pak, per te mos thene asfare , tamam ashtu sikurse dhe ishte ne gjenezen e saj kinemaja : memece !

    Me origjine kineze por i lindur ne Malajzi, Tsai Ming-linag studion kinematografine ne Taivan dhe fillimisht punon per TV. Filmi i tij i parė artistik daton vitin 1992 dhe ne keto 20 vite ka realizuar gjithesej 9 filma.
    Nje nga dy figurat kryesore te asaj qe u quajt "vala e re tajvaneze" e viteve '90 (tjetri eshte regjizori Hou Hsiao Hsien), filmat e Tsai Ming-liang-ut, shume te levduar neper festivale nderkombetare filmi, shquhen per nje modernitet qe kap maja vertet te paimagjinueshme. Ne nje fare menyre, ai eshte padyshim trashegimtari mė i denje i Antonionit, nese e kemi fjalen per modernitetin kinematografik te vepres se tij, gjithe duke ruajtur nje strukture shume shume here me pak komplekse dhe shume mė "naive" se ajo e filmave te mjeshtrit italian.

    Top-5 i filmave te Tsai Ming-liang : (click mbi titujt e filmave per komentet respektive per ta)

    1. I don't want to sleep alone
    2. Vive l'amour
    3. The Wayward cloud
    4. The river
    5. Face

    Gjithsesi, eshte e veshtire te besh nje klasifikim te filmave te tij, per arsyen e thjeshte se te gjithe, ata kane nje nivel me shume se te admirueshme cilesor ! Fakti qe tre filmat e tjere te tij "What Time Is It Over There?", "Good Bye, Dragon Inn" dhe "The Hole" vlejne po aq sa 5 filmat e lartpermendur, konfirmon kete gje.


    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •