Close
Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 155 prej 155
  1. #141
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    Schastye Moye (My joy) - film ukrahinas me regji te Sergey Loznitsa



    Paskam harruar te shkruaj dy fjale per kete film, per me teper qe eshte hera e pare qe shoh nje ukrahinas !

    "My joy", qe ka qene perzgjedhur ne 18 filmat e konkurimit zyrtar ne Kanė 2010, ngjalli jo pak debate asokohe dhe, nese nuk gabohem, mė duket se 'korēari' e ka pare, nuk i kish pelqyer, dhe i ishte dukur histori e ngaterruar.

    Filmi ne fakt, i xhiruar ne Rusi, ka per subjekt gjithashtu popullin rus (edhe pse regjizori eshte ukrahinas). Eshte historia e nje kamionisti, qe po aq here sa merr ne kabinen e tij nje pasagjer, po aq here dhe filmi niset ne drejtime narrative ku nderlidhet e shkuara ruse me te sotmen. Edhe pse ngjarjet duken vertet te komplikuara, ne fakt, filli i tyre eshte teresisht i sakte. "My joy" ( Lumturia ime !) eshte padyshim filmi mė pesimist i vitit, nga mė pesimistet qe me eshte dhene te shikoj vitet e fundit.

    Thuhet se "My joy" eshte filmi i pare i ketij regjizori ukrahinas, qe deri mė tani, paska realizu vetem dokumentarė (duket influenca e tyre).
    Une them se jo gjithshka eshte e arrirė ne film, por amą jo pak gjera jane tė arrira. Ne thelb, filmi eshte historia e nje njeriu qe vendos (mė ne ne fund !) drejtesi ne kete dynją (temė qe te kujton jo pak filmat e Clint Eastwood) - ndersa fundi i "My joy", per mua nuk eshte gje tjeter veēse "Dogville" i Lars Von Trier.

    Mendimi im eshte se duhet pare se 'pėr nga' do marrė drejtim (nese vazhdon te beje filma) ky ukrahinasi, sepse, qe ka disa gjera per te thene, duket ashiqare qe i ka.

    Per tu ndjekur...

    7.8

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga autori : 10-01-2011 mė 05:16

  2. #142
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611


    Der Räuber (Hajduti) - film austriak me regji te Benjamin Heisenberg, bazuar mbi nje histori te vertete (ah keto historite e verteta !!), rrefen historine e nje tipi qe del nga burgu e qe ka nje dhunti te hatashme : eshte nje maratonomak (vrapues) i hatashem ! Me kete rast, ai nuk lė banė pa vjedhur. Pa ndonje qellim te veēantė.

    Ka nje te keqe ky film : qe nuk ke asgjė te keqe per ti thene...

    5.3

    °°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°° °°°°°°°°°°°°°°°°°°





    "The American" - me regji te Anton Corbijn, ose : ku katandiset filmi indipendent amerikan kur perpiqet te imitoje ate europian !
    Eshte deshperuese kur konstaton se sa e keqkuptuar eshte shpesh-herė kinematografia : duke qene se dikur ka qene fotograf, ky Anton Corbijn (regjizori) i lejon vetes te beje nje paēavure te tille, dhe te pretendoje se kjo qe ben quhet... kinematografi (nderkohe qe ne film, mund te kete a s'mund te kete 5-6 minuta kinematografi, gjithesej !!).

    2.0

    °°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°° °°°°°°°°°°°°°°°°°°






    "Unter Dir die Stadt" - film gjerman me regji te Christoph Hochhäusler

    Para disa vitesh, kam pas rą ne sevdą me “Falscher Bekenner” (”Gėnjeshtari”), - 2006, filmin e meparshem te ketij regjizori te ri gjerman (ndofta perfaqesuesi mė tipik i asj qe u quajt ne vitet '2000 "vala e re gjermane"). Qe ishte po aq i mire sa filmi i tij i pare, "Milchwald" (Rrruga e Qumeshtit, 2003). Ky qe pashe dje eshte filmi i trete i tij.

    Zhgenjim total ! Nje tmerr i vertete ! Eshte me se evidente qe ky regjizor "eshte i talentuar", "ka gjera per te na thene".... bla bla bla, por filmi i tij i fundit i ka rreshqitur plotesisht nga duart ! "Unter Dir die Stadt" te jep pershtypjen e nje filmi-program, te nje skenari te filmuar, por... ku zor se gjen nje a dy skena bindese (per ata qe e kane parė : nje skene e mire eshte ajo ku dy te dashuruarit jane te shtrire barkas ne dyshemé e pijne cigare).
    Megjithate, mua do tė me mbetet ne memorje per skenen mė groteske tė 2010-s : skena e fundit fare ne film (per ata qe e kane pare filmin : "bo boooooo, erdhi revolucioniiiiiiii !!"). Ideja, sigurisht qe mund te jete interesante, por duke qene se eshte vendosur ne fund te tij ( si me pretekstin "hajt se mund ta shpetoje filmin, i cili ka shku per lesh !" - regjizori me siguri eshte koshient per nje gje te tille), ajo kthehet ne skźnė totalisht groteske !

    3.0

  3. #143
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Résumé per 2010-n :





    Siē shkruaja ne komentin tim per "Caterpillar" (filmi i fundit i Koji Wakamatsu), viti 2010 eshte jo vetem kthimi i samurajve te kinemase (ne foto : regjizorėt Godard, Herzog, Wakamatsu), por dhe i nje menyre te re te te berit filma, menyre e propozuar pikerisht nga "pleq" te tille : filma eksitues (dhe te eksituar !), rinorė, guximtarė, te shpejte ! Te gjithe filmuar ne camera-video ! Biles ne shpejtesi, Medalja e arte i shkon pikerisht Wakamatsu-sė, i cili realizoi filmin e tij ne... 12 dite ! Rekord e shkuar rekordit !!



    TOP 2010 : (gjithe filmat e rinj qe kam pare ne 2010-n : gjithesej 66) :


    J'adore (filmi im i vitit) :

    1- "Film Socialisme" (Jean-Luc Godard, France)


    Mė kane pelqyer shume (do ti rishihja me kenaqesi !) :

    2- Chouga (Darezhan Omirbaev, Kazakistan)
    3- Independencia (Raya Martin, Filipine)
    4- The Last Airbender (M. Night Shyamalan, USA)
    5- Caterpillar (Koji Wakamatsu, Japoni)
    6- Le temps de grāces (Dominique Marchais, France)
    7- Tournée ( Mathieu Amalric, France)
    8- Bad Lieutenant (Werner Herzog, USA)
    9- La reine des pommes (Valérie Donzelli, France)
    10- Lenny and the Kids (Joshua & Benny Safdie, USA)



    Mė kane pelqyer (meritojne te shihen) :

    11- Homme au bain (Christophe Honoré, France)
    12- D'amour et d'eau fraīche (Isabelle Czajka, France)
    13- Ne change rien (Pedro Costa, Portugali)
    14- De son appartement (Jean-Claude Rousseau, France)
    15- Greenberg (Noah Baumbach, USA)
    16- La Terre de la folie (Luc Moullet, France)
    17- Louise Bourgeois (Amei Wallach, Marion Cajori, USA)
    18- Le plein pays (Antoine Boutet, France)
    19- My joy (Sergey Loznitsa, Ukrahine)
    20- Copacabana (Marc Fitoussi, France)
    21- Shuttler Island (Martin Scorsese, USA)
    22- You Will Meet a Tall Dark Stranger (Woody Allen, USA)
    23- Belle épine (Rebecca Zlotowski, France)
    24- The Ghost Writer (Roman Polanski, Angli)
    25- Another year (Mike Leigh, Angli)
    26- Oncle Boonme (Apichatpong Weerasethakul, Taļlande)
    27- Chants des mers du sud (Marat Sarulu, Kazakistan)
    28- Life during wartime (Todd Solondz, USA)
    29- Expendables (Sylvester Stallone, USA)
    30- Copie conforme (Abass Kiarostami, Iran)
    31- Année bissextile (Michael Rowe, Meksike)
    32- La Révélation (Hans-Christian Schmid, Allemagne)
    33- Dioses (Josué Méndez, Péru)
    34- I love You Phillip Morris (Glenn Ficarra & John Requa, USA)
    35- White Material (Claire Denis, France)
    36- La femme aux cinq élephants (Vadim Jendreyko, Gjermani)


    Mė kane pelqyer pjeserisht... (pothuaj kohe e humbur) :

    37- Ander (Roberto Caston, Spanje)
    38- Des hommes et des dieux (Xavier Beauvois, France)
    39- Milk (Semih Kaplanoglu, Turqi)
    40- Les Amours imaginaires (Xavier Dolan, Kanada)
    41- Tatarak (Andrzej Wajda, Poloni)
    42- Kaboom (Gregg Araki, USA)
    43- C'est ici que je vis (Marc Recha, Spanje)
    44- The Social Network (David Fincher, USA)
    45- Eastern Plays (Kamen Kalev, Bullgari)
    46- Mourir comme un homme (Joao Pedro Rodrigues, Portugali)
    47- Le quattro volte (Michelangelo Frammartino, Itali)
    48- Des filles en noir (Jean Paul Civeyrac, France)
    49- Le Braqueur (Benjamin Heisenberg, Austri)
    50- Simon Werner a disparu… (Fabrice Gobert, France)




    Nuk mė kane pelqyer (kohe e humbur) :

    51- Mother (Bong Joon-ho, Koreja e Jugut)
    52- Toy Story 3 (Lee Unkrich, USA)
    53- Rubber (Quentin Dupieux, France)
    54- Liberté (Tony Gatlif, France)
    55- Poetry (Lee Chang-Dong, Kpreja e Jugut)
    56- Un Homme qui crie (Mahamat Saleh Haroun, Cad)
    57- Sous toi, la ville (Christoph Hochhausler, Gjermani)
    58- Inception (Christopher Nolan, USA)
    59- Lola (Brillante Mendoza, Filipine)
    60- Sexy Dance 3 The Battle (Jon Chu, USA)
    61- Liza ne boten e ēudirave (Tim Burton, USA)
    62- L'Empire du milieu du sud (Eric Deroo, Jacques Perrin - France)
    63- Chatroom (Hideo Nakata, Angli
    64- Les petits ruisseaux (Pascal Rabaté, France)
    65- The American (Anton Corbijn, USA)
    66- Nord (Rune Denstad Langlo, Norvčgji

  4. #144
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    autor, se cke 1 shije te cuditshme filmash dhe ti. Po si ore e rendit Inception, Shutter Island andej nga fundi? what's wrong with you? lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  5. #145
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga PINK Lexo Postimin
    autor, se cke 1 shije te cuditshme filmash dhe ti. Po si ore e rendit Inception, Shutter Island andej nga fundi? what's wrong with you? lol

    Per 'Inception', jam shprehur qe nuk mė ka pelqyer dhe i kam shpjegu arsyet...

    Ndersa 'Shuttler Island' nuk eshte hiē nga fundi : figuron i 21-ti nė liste, midis 66 filmash (eshte ne grupin filmave qe me kane pelqyer !). Por qe tė bente pjese tek 10-shja e filmave qe do doja ti rishihja nje dite... kete nuk e them dot

    Ja ta marrim konkretisht : ti mund ta gjesh shume lehte nje tjeter film amerikan, 'Greenberg' (me Ben Stiller). Une them se ai eshte edhe mė i mire se "shuttler island". Dhe meriton ti behet 'reklamė' shume here mė teper se atij te Scorsese-s...

    Dua te them : Scorsese-ja 70 vjeēar eshte sigurisht (nuk ngela une ta theksoj!) regjizor i mire. Por duhet pranuar diēka evidente : "Casino" (1995) eshte filmi i fundit vertet I MADH i Scoseses. Qe prej asaj kohe... ah... ai nuk ka bere mė filma te atij kualiteti... Ja konkretisht : "Kundun" (1997) apo "Aviator" (2004) apo "The departed" (2006), por qofte dhe "Shuttler island" (2010), jane goxha larg te qėnit cilesorė siē kane qene "Taxi driver" ('76), "Good fellas" ('90) apo "Casino" ('95).

    Dhe zor se te jem i vetmi qe vė nė pah nje gje te tille...

  6. #146
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-01-2011
    Postime
    104
    Citim Postuar mė parė nga PINK Lexo Postimin
    autor, se cke 1 shije te cuditshme filmash dhe ti. Po si ore e rendit Inception, Shutter Island andej nga fundi? what's wrong with you? lol

    Jam shume dakort me Pinkun......sec ke nje gusto te cuditeshme ti autor...
    Mariushka

  7. #147
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar mė parė nga autori Lexo Postimin
    Per 'Inception', jam shprehur qe nuk mė ka pelqyer dhe i kam shpjegu arsyet...

    Ndersa 'Shuttler Island' nuk eshte hiē nga fundi : figuron i 21-ti nė liste, midis 66 filmash (eshte ne grupin filmave qe me kane pelqyer !). Por qe tė bente pjese tek 10-shja e filmave qe do doja ti rishihja nje dite... kete nuk e them dot

    Ja ta marrim konkretisht : ti mund ta gjesh shume lehte nje tjeter film amerikan, 'Greenberg' (me Ben Stiller). Une them se ai eshte edhe mė i mire se "shuttler island". Dhe meriton ti behet 'reklamė' shume here mė teper se atij te Scorsese-s...

    Dua te them : Scorsese-ja 70 vjeēar eshte sigurisht (nuk ngela une ta theksoj!) regjizor i mire. Por duhet pranuar diēka evidente : "Casino" (1995) eshte filmi i fundit vertet I MADH i Scoseses. Qe prej asaj kohe... ah... ai nuk ka bere mė filma te atij kualiteti... Ja konkretisht : "Kundun" (1997) apo "Aviator" (2004) apo "The departed" (2006), por qofte dhe "Shuttler island" (2010), jane goxha larg te qėnit cilesorė siē kane qene "Taxi driver" ('76), "Good fellas" ('90) apo "Casino" ('95).

    Dhe zor se te jem i vetmi qe vė nė pah nje gje te tille...
    Nuk e kam lexuar, pse-ne qe ste ka pelqyer fare Inception. Qe ta renditesh, te filmat si 'humbje kohe' flas, me duket pak si
    Personalisht, nuk e mendoj ashtu. Nejse, shije shije. Po per Shutter Island, do thoja, eshte goxha film i mire. Cilesor. Nga realizimi flas.Good fellas, apo Casino, kane qene te mire, po, por dhe ato smund ti rishikosh me dhjetra here me 'kenaqesi'. Leqe zhanret jane komplet ndryshe, dhe kohe te ndryshme. Nuk e di si arrin ti krahasosh ti? Megjithate, goxha filma paske pare per 2010. Urime.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  8. #148
    Į Я † ι $ † Maska e Homer
    Anėtarėsuar
    18-12-2008
    Vendndodhja
    Nιρρση
    Postime
    2,287
    Dyfishi e filmave qe kam pa un kyt vit. GG

    Autorin e kam vu re se asht anti-hollywood dhe pro kinemas indipendente. Ok nuk pelqe Inception, Shutter Island, Toy Story 3 nga ma te vleresumit kyt vit, por surpriza ma e madhe per mu ishte per dy filma tjer:

    * The Social Network, mendoja se do ishte film ashtu si i do ti (jo blockbuster-efekte speciale-aksion) por me i realizim dhe replika "trés soigné" nga mjeshtri David Fincher.

    * The Last Airbender, vendi i katert ... Nuk e di nqs e ke ndjek animen? Kritikat e keqija qe ka jan ma shum nga ata qe kan ndjek animen. Un e zbulova per her te pare ne kinema dhe shum me zhgenjeu. M. Night Shyamalan dikur ka qen nder regjizort e preferum te mi por me keto 3 filmat e fundit qe ka ba (Lady in the Water, The Happening, The Last Airbender) ka ra shum poshte. Mos me ta marr menja qe asht i njejti regjizor qe ka ba The Sixth Sense, Unbreakable, The Village ... Per mu vetem dy pika pozitive ka ky film, kolona zanore nga James Newton Howard ishte fenomenale dhe ekfektet speciale te arritura. Fola per kyt film sepse je shum "imprévisible" ne shije. lol
    D'Oh!

  9. #149
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga PINK Lexo Postimin
    Good fellas, apo Casino, kane qene te mire, po, por dhe ato s'mund ti rishikosh me dhjetra here me 'kenaqesi'. Le qe zhanret jane komplet ndryshe, dhe kohe te ndryshme. Nuk e di si arrin ti krahasosh ti?

    I ke rėne kokės !
    Po te shpjegoj se si "arrij ti krahasoj" dy filma te te njejtit regjizor, njeri i 1976 e tjetri i 2010-s. Pyetja eshte vertet interesante !

    Po e filloj keshtu : Mbreme pashe nje film, ose me sakt, ripashe nje film qe e dua shume (po shume shume fare, amą ! - do ta vija me qef ne nje top10-ever timin). Eshte :



    Pra eshte "Jeanne Dielman", me regji te Chantal Akerman (regjizore belge te ciles, per mendimin tim, arti kinematografik i detyrohet shume !! - dhe po i peshoj fjalet qe them). Nejse. Filmi daton i vitit... 1976 ! Fiks viti kur Skorcese ka realizuar... "Taxi Driver" ! Por eshte edhe viti kur Pasolini realizoi "Salo", filmin e tij te fundit !!

    Dhe po mendoja :

    Te tre kete filma, pra "Taxi Driver" (Scorsese), "Salo" (Pasolini) dhe "Jeanne Dielman" (Akerman), perveēse jane bere ne te njejtin vit, 1976, kane te perbashket edhe nje gje tjeter : jane te tre filma shkatėrrues. Ne kuptimin qe, tek tė tre, behet fjalė per nje fenomen qe quhet catharsis (katarsis - ne shqip). Katarsisi eshte diēka nje qe njeri, nje popull ose nje komunitet, e ben ne nje moment te jetes se tij, per te pastruar nje here e mire qelbesirrllekun qe i eshte mbledhur tek dera e shtepise (per ta thene ne menyre disi figurative). Dmth katarsis-i eshte nje akt, nje diēka qe trondit nje here e mire botėn. Por kush thote 'trodis boten', thote dhe NDRYSHOJ botėn (boten shpirterore, fizike, jeten, por dhe Boten, ne kuptimin e pergjithshem).
    Dhe po mendoja qe, keta tre filma, nuk eshte rastesi te jene realizuar ne te njejtin vit. Ne nje fare menyre, viti 1976 duhet te kete qene viti (hera) e fundit kur njerezit, njeriu, njerezimi, ka dashur te ndryshoje boten. Ose thene troē, te beje revolucion (edhe pse me kete fjale, shpesh eshte abuzuar...). Te beje revolucionin e vetvetes, te shoqerise, te botės. Dhe kjo, jo vetem ne vendet perendimore (eshte e vertete qe te tre filmat ne fjale, vijne nga tre vende te ashtuquajtura -perendimore- : Amerike, Belgjike, Itali), por edhe ne vendet Lindore (per mendimin tim, ky vit korrespondon edhe me fundin e revolucionit kulturor kinez, e fundit utopi Lindore - per mua, Blloku Lindor ka rene pikerisht ne 1976-n, dhe jo ne 1989 - renia e Murit te Berlinit, por nejse, kjo eshte tjeter temė...).

    E pra qe atehere, pra qe prej mesit te viteve '70 (apo ndofta fiks qe prej 1976-s), po ta vesh ré me kujdes, nuk ka mė filma shkaterrues, filma qe propozojne katarsis (qe shpjegova mė lart). Sepse me siguri, edhe nė vetė botėn reale (reflektim i se ciles jane padyshim edhe filmat !! - sikurse jane edhe letersia, piktura, muzika...), nuk ka patur mė sipermarrje te tilla, iniciativa te tilla. Vete filmat e mepastajme tė Scorsese-s e konfirmojne mė se miri kete gje ! Scorsese eshte po ai, ama filmat e tij... nuk jane mė ata te dikurshmit, nuk jane mė "Taxi Driver" ! Nuk propozojnė mė KATARSIS ! Sigurisht, kjo jo per faj te tijin, e thashe me lart : Scorsese eshte po ai (si te thuash). Por jane kohėt qe nuk jane mė te tilla !

    Ja shiko sot : filmi i vitit (2010), per jo pak njerez, eshte "The Social Network" (filmi per Facebook-un). Pse ? Sepse fundja facebook-u eshte ... 2010-a ! Eshte fare e thjeshte : siē jane kohet, ashtu jane dhe filmat. Kohet jane mediokre, meskine, frikacake (te shemtuara, do thosha), ashtu jane dhe filmat qe e perfaqesojne : medioker, meskinė, frikacakė, cinikė (biles te shemtuar - per ta thene troē). Pra problemi eshte, por dhe nuk eshte Scorsese ! Ai eshte produkt i kesaj kohe qe jetojme. Sikurse ishte produkt i nje kohe tjeter. Ndaj dhe eshte interesante te shikohet ecuria e kinematografise (dhe ne kete rast, edhe e vete Historise Njerezore) permes vepres (puneve) te te njejtit regjizor (per me teper, qe ai eshte artist i talentuar, i menēur, ... bla bla bla, por kjo eshte dytesore).

    Ja, keshtu arrij ti krahasoj (siē me pyesje ti me te drejte !) "Taxi Driver" dhe "Shuttler Island" . Sikurse mund te krahasoj "Jeanne Dielman" (1976) qe ripashe mbreme, dhe "The Social network" (2010). E shikon qe filmat nuk eshte vetem "punė realizimi" ! Per te qene deri ne fund i sinqerte, edhe une, nuk e kam kuptuar menjehere kete gje, sepse eshte e natyrshme qe nje film te jete i mire, duhet "te jete realizuar bukur" (siē eshte bere rendom te flitet). Por vjen nje moment (ndofta duhet nje katarsis personal per kete gje ! ), qe e tejkalon ate punen e realizimit (qe e perseris, ka rendesine e vet, por nuk ka fjalen e fundit !).

    Ah, diēka : kur kam pare "The Social Network", me kujtohet te kem thene me vete : "problemi i ketij film eshte se i mungon nje bombė, nje bombė qe shperthen e hedh ne ere gjithshka. Gjithshka te kesaj bote te vogel, meskine, cingune". Mė duket se kam patur te drejte : "The Social Network" eshte nje film qe te mbyt, te merr frymėn ty si spektator.
    Ndersa kur pashe mbreme "Jeanne Dielman", fundi i filmit mė beri te kuptoja se si nje palė gershėrė (ata qe e kane pare filmin, mė kuptojnė...) ēliron spektatorin (sigurisht, edhe heroinen e filmit) nga nje peshė e rende, e tmerrshme : nje palė gershėre ndryshojne Botėn !
    Dhe mu kujtua plani i fundit filmik i "The Social Network" ku heroi eshte i vetem, por i torturuar nėn peshen e cinizmit dhe egoizmit te tij.
    Krejt e kunderta me planin e fundit filmik te "Jeanne Dielman" : heroina eshte vertet e vetme, por... sovrane !



    ne fotot e meposhtme : dy imazhet e fundit nga : "Jeanne Dielman"-1976 (majtas), dhe "The Social Network"-2010 (djathtas). Ndryshimi midis tyre flet vetė...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  10. #150
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Autor-o nuk te dija kaq "romantik", te dija romantik por jo kaq...
    Interpretimin e atyre qe thua e ke krejt arbitrar, te kontekstualizuar, "situationniste" thote frengu. Dhe nga nje interpretim i tille kerkon te dalesh ne objektivizem paksa totalitar, ose thene ndryshe ne profetizem romantik (profetizmi, qe thua ti, eshte kulmi i romantizmit dhe ka te beje me te kaluaren dhe te tashmen). Nejse. Por me pelqen forca me te cilen ligjeron se koherat jane :
    Eshte fare e thjeshte : siē jane kohet, ashtu jane dhe filmat. Kohet jane mediokre, meskine, frikacake (te shemtuara, do thosha), ashtu jane dhe filmat qe e perfaqesojne : medioker, meskinė, frikacakė, cinikė (biles te shemtuar - per ta thene troē).
    Po fus Godard ne loje se e di qe e ke me qejf : po ai s'qenka me produkt i kohes? E di c'do pergjigjesh : Godard ka me kohe qe eshte vetjak i izoluar (un ermite). Nejse, nejse.

    P.S. Po hajde ore e morri dreqi ta bejme revolucionin, te mbajne kellqet?
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  11. #151
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar mė parė nga korēar Lexo Postimin
    Autor-o nuk te dija kaq "romantik", te dija romantik por jo kaq...
    Interpretimin e atyre qe thua e ke krejt arbitrar, te kontekstualizuar, "situationniste" thote frengu. Dhe nga nje interpretim i tille kerkon te dalesh ne objektivizem paksa totalitar, ose thene ndryshe ne profetizem romantik (profetizmi, qe thua ti, eshte kulmi i romantizmit dhe ka te beje me te kaluaren dhe te tashmen). Nejse. Por me pelqen forca me te cilen ligjeron se koherat jane : Po fus Godard ne loje se e di qe e ke me qejf : po ai s'qenka me produkt i kohes? E di c'do pergjigjesh : Godard ka me kohe qe eshte vetjak i izoluar (un ermite). Nejse, nejse.

    P.S. Po hajde ore e morri dreqi ta bejme revolucionin, te mbajne kellqet?
    Wow! Te mbaja mend akoma me cinik se autori, kur ke hyre ti ne rradhen e optimisteve, "Yes we can" attitude : D (marshalla, se s'dua te te marr mesysh)

    Autor, me duket se eshte pikerisht ajo qe thote korcari, kendveshtimi yt kritik eshte thjesht "situationniste" ( kopjim hapur fare! ). Shpresoj te ndryshoje ne 2011 ; )
    Salut

  12. #152
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    E di si eshte puna oj D$G Feminine? Jo puna eshte c'ka ne fakt po ta kam llafin duhet te ndahesh nga bota qe te dish t'i kthesh kusurin, e mira fare do te ishte te kishim mundesine te vdisnim njehere e te ringjalleshim, por duke qene se s'e bejme dot nuk na ngelet tjeter vecse cinizmi. Ah ta dije ti kete punen e "jesuikanit", por lere fare, a s'me thua ndonje menie per revolucion ke a jo? Se te tjerat shkojne e s'vijne ma.
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  13. #153
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga korēar Lexo Postimin
    Po fus Godard ne loje se e di qe e ke me qejf : po ai s'qenka me produkt i kohes?
    Aman a tė keqen, vetem kete mos ma merr ! Vetem qy mė ka ngelur mua. "Mishin ma hą, por kocken ma ler" - tha



    ps:
    si shkruajti njėri ketu ?

    duhet te ndahesh nga bota qe te dish t'i kthesh kusurin
    Keshtu qe, hė tė keqen, beja nje ēike pyetjen atij tipit : "Sa here eshte ndare Godard-i nga kjo bote ?".
    Dhe ai do te pergjigjet : 3 here ('68, '81, '99).
    Sa here ja ka kthyer kusurin ?
    2 here.
    E po duro kur te vdesi per fare (e treta e verteta), se ndofta na e kthen kusurin pé vėrteti.

  14. #154
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    na bere kurioze tani autor, ca beri me gershere ajo? mos vrau gje burrin ? (me hamendje po flas)

    do shikoj mos e gjej kete filmin.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  15. #155
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Everyone Else" (ALLE ANDEREN) - film gjerman me regji te Maren Ade

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga autori : 11-04-2011 mė 10:44

Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •