Marrė nga librat me poezi 'Mall i Artė' dhe 'Krojet e Dashurisė' tė shkrimtarit Agim Dedej.
'Mall i Artė'
- YLBER -
Shatervani hedh uje per ylberin
Eshte ndezur me ngjyrime te purpurta
Ne gjysme harqe virgjerie,
Ndiqet nga shikime
Ndaj te panjohurave te jetes,
Shfaqet e zhduket kudo
Pa u kapur me duar qe dhunojne
Thesaret e rruzullit ku jetoj.
Tani
Te gjitha zemrat nderlidhur
Nga perrallimi i nje ure
Me shtate ngjyra.
- NDJESHMERI -
Ti po vjen qe prej se largu
Shpupurisja e flokut tend
Zgjon tastieren
Ne pejsazhin mbremsor.
Prej se largu
Ti po vjen
Duke valevitur
Arin e enderrt te krelave
Ne shenje kodesh te fshehte.
Cili qiell te dhuroi mbi supe
Tingujt e mbremjes se praruar
Ne kalerim te dashurise.
Prej se largu ti po vjen.
- SHI PRANVEROR -
Vetetimat ne qiell
Goditin si perteka ulliri.
Shkundin vrullshem nga rete
Pika floriri.
- TINGUJ HARRAKATE -
Tradheti, hidhesia jote
Si e gjarperit
Ēakordon liren e shpirtit
Ne tinguj harrakat.
Besa mbytet dhimshem,
Shkumezon ne gulēe mjerisht.
Bese e tradheti
Rrokullisen thelle e me thelle
Ne rreshkiten e mashtrimit
Ku njerzit thyejne qafen
Me babezitjen e tyre te nepset.
'Krojet e Dashurisė'
- DASHURI VAJZE -
Hene e yje flake u ndezen
Me rrathe ari ujerat veshen
Pike e nates ne qetesi
Qante vasha ne vetmi
Ujrat veshur me unaza
Pse per vajzen nuk na paska?
U tret vasha si qiriri
Dashuria djalit te ri
I ferfellonte thelle ne gji.
- PENDESE -
Me grushta
Te kaluaren te ndeshkoj
Hapin me te
Se hodha dot
Nje puthje te ardhmes
Ti dhuroj
Me dashuri ta dashuroj.
Jam autor i 4 vėllimeve me poezi dhe 1 vėllimi me tregime.
Mirėpres cdo koment!
Faleminderit,
Agim Dedej
Krijoni Kontakt