Close
Faqja 10 prej 54 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 200 prej 1066
  1. #181
    Rezistenca paqësore e PS degjeneron në akte dhune



    Në ditën e dytë të grevës së urisë së 22 deputetëve të grupit parlamentar socialist dhe rreth 180 militantëve të kësaj force politike, kryesocialisti Rama ka lajmëruar se rezistenca do të vijojë pambarimisht deri në përmbushjen e kërkesës së tyre. Duke folur përpara turmës së protestuesve Rama ka deklaruar se protesta do të përshkallëzohet në të gjithë Shqipërinë. Por fjala e tij duket se i dha fund tubimit në Tiranë, pasi lajmëroi rikthim të protestuesve në një moment tjetër, të cilin ai nuk e bëri të ditur.
    Kreu i Selisë Rozë ka vizituar dhe grevistët e urisë, por nuk ka pranuar t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, nëse ka marrë mesazhe nga ndërkombëtarët ne lidhje me grevën e urise dhe rezistencën paqësore, siç e ka quajtur ai protestën. Por rezitenca paqësore e socialistëve ka degjeneruar në akte dhune ndaj policisë e qytetarëve të thjeshtë.
    Dhe reagimi i tyre duket se nuk është rastësi e sporadik, duke parë edhe nxitjen e disa deputetëve socialistë, të cilet, para njerëzve kanë hedhur parrulla, si “Ja vdekje, ja Liri”
    Sajmir Tahiri "Ka ardhur koha e parrullës “Ja vdekje, Ja liri”
    Militantët socialistë nuk janë mjaftuar me kaq, pasi i kanë vënë flakën edhe flamurit të NATO–s, pikërisht përballë tendave ku janë ngujuar grevistët e urisë.
    E as kjo nuk duket çudi, për vetë faktin se socialistët protestuan edhe kur Shqipëria firmosi zyrtarisht anëtarësimin e saj në aleancën e Atlantikut të Veriut.

    tv klan

  2. #182
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Simpatizantet socialist djegin flamurin e NATO-s ne qender te Tiranes

    Edvini tregon gjenezën e tij enveriste, urdhëron djegien e flamurit të NATO-s

    01-05-2010 / Gazeta 55


    Një grup huliganësh socialistë, të cilëve iu është shpëlarë truri nga doktrina staliniste e bllokmenëve të rinj konfirmojnë trashgimninë moniste të kryetarit të PS-së dhe Bashkisë së Tiranës, Edi Rama

    Simpatizantë të Partisë Socialiste, të urdhëruar nga Edi Rama kanë djegur mbrëmë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, flamurin e NATO-s. Kjo ngjarje e shëmtuar ka bërë xhiron në të gjitha mediat e njohura botërore, duke cenuar imazhin e Shqipërisë në sytë e ndërkombëtarëve. Disa protestues huliganë të paguar keq dhe njëherazi të vënë në shërbim të ecejakeve personale të Edvin Kristaq Ramës, u mblodhën një natë më parë përpara kryeministrisë dhe demonstruan aty aktin e turpshëm të djegies të flamurit të Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO), pjesë e së cilës Shqipëria u bë vitin e kaluar. Edvini dhe përfaqësues të tjerë të PS-së nuk kanë komentuar për asnjë moment këtë ngjarje të paprecendetë, por për më tepër e kanë injoruar atë, duke përcjellë apelin anarshist për vazhdimin e mosbindjes civile ndaj qeverisë dhe strukturave të ligjit.

    http://www.gazeta55.net/index.php?ka...rtikulli=12604
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 01-05-2010 më 14:00
    "They will not control us, We will be victorious"

  3. #183
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    ky akt tregon se edhe pse kane kaluar 19 vjet nga renia e komunizmit ne Shqiperi njerezit e indoktrinuar jetojne akoma me mesimet e ppsh-se anti-perendimore dhe antizhvillim.
    "They will not control us, We will be victorious"

  4. #184
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    E dinin ata injorante qe e dogjen qe ai flamur ishte i Natos?
    E deklaruan vet qe i urdheroi Edi? Ishin vertet simpatizues te PS apo te futur per te shkaktuar trazira dhe lene pershtypje jo te mire te socialistet?

  5. #185
    Çufo Cufo o gjumash... Maska e Mau_kiko
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Vendndodhja
    In the Jungle, the mighty Jungle!
    Postime
    1,576
    Proteste paqesore...protesta e syve te tyre. Qorra injorante ku synimi eshte rikthimi i vandalizmave ne Shqiperi. Cfare te mire solli kjo proteste? Vetem gomarlliqet e disa personave te cilet sikur u kane bere lavazh truri dalin e protestojne per gjera qe as vete nuk i dine. Kush ishte e mira? Rikthimi i perleshjeve? Djegja e flamurit te natos? Turpit ne syte e botes?
    Drerq e mori,. ska per tu bere ndonjehere ky komb me hale te tilla qe kane nje cope sundimi dhe qe sduan dhe sduan ta leshojne, dhe me gomere qe u shkojne mbrapa ketyre haleve te siperpermendur.
     /l、
    (゚、 。 7
     l、 ~ヽ   
     じしf_, )ノ
    ...e Dio disse kung e kung fu...
    哈哈

  6. #186
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Ky Edvini bashke me disa te tjere nuk jane asgje tjeter perveq produkti i fundit i spermes enveriste,ne trurin e te cilit nuk lundron asgje perveq neuroneve staliniste.
    Turp!!! Turp!!!

  7. #187
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    E dinin ata injorante qe e dogjen qe ai flamur ishte i Natos?
    E deklaruan vet qe i urdheroi Edi? Ishin vertet simpatizues te PS apo te futur per te shkaktuar trazira dhe lene pershtypje jo te mire te socialistet?
    E ke degjuar ate qe thote populli qe:
    "Hedh nje budalla nje gur ne lum dhe mblidhen 100 te mençur dhe nuk e nxjerin dot"
    Keshtu eshte dhe puna e diegies se flamurit te NATO_s qe eshpik fytyra me e ndyre qe njeh faqja e dheut dhe boton plehren 55 Fari Balliu.

  8. #188
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    Sapo pash ne KLAN qe Saliu ishte çmendur fare
    Brari (K.L) pse kerkon te mblidhen lajme ketu a nuk te thash qe te vije vet ne 30 Prill me gjith keta qe te vine nga mbrapa te "armatosur" me brisqe te mira qe te benit nje pune te dobishme ?
    Ne kete menyre do e kishe pare vet, s'kishe nevoj te pyesje posht e perpjet.
    Doktori dha nje mesazh shume te rendesishem..... kjo pranvere do te sjelle vendime te medha per Shqiptaret!!!..... sa per cmendurine e kemi nje ne Tirane te cilin e kemi bere kryetar partie te bllokmeneve.....
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 01-05-2010 më 14:12
    "They will not control us, We will be victorious"

  9. #189
    Çufo Cufo o gjumash... Maska e Mau_kiko
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Vendndodhja
    In the Jungle, the mighty Jungle!
    Postime
    1,576

    Rezistenca paqësore e PS degjeneron në akte dhune

    Rezistenca paqësore e PS degjeneron në akte dhune

    Në ditën e dytë të grevës së urisë së 22 deputetëve të grupit parlamentar socialist dhe rreth 180 militantëve të kësaj force politike, kryesocialisti Rama ka lajmëruar se rezistenca do të vijojë pambarimisht deri në përmbushjen e kërkesës së tyre. Duke folur përpara turmës së protestuesve Rama ka deklaruar se protesta do të përshkallëzohet në të gjithë Shqipërinë. Por fjala e tij duket se i dha fund tubimit në Tiranë, pasi lajmëroi rikthim të protestuesve në një moment tjetër, të cilin ai nuk e bëri të ditur.
    Kreu i Selisë Rozë ka vizituar dhe grevistët e urisë, por nuk ka pranuar t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, nëse ka marrë mesazhe nga ndërkombëtarët ne lidhje me grevën e urise dhe rezistencën paqësore, siç e ka quajtur ai protestën. Por rezitenca paqësore e socialistëve ka degjeneruar në akte dhune ndaj policisë e qytetarëve të thjeshtë.
    Dhe reagimi i tyre duket se nuk është rastësi e sporadik, duke parë edhe nxitjen e disa deputetëve socialistë, të cilet, para njerëzve kanë hedhur parrulla, si “Ja vdekje, ja Liri”
    Sajmir Tahiri "Ka ardhur koha e parrullës “Ja vdekje, Ja liri”
    Militantët socialistë nuk janë mjaftuar me kaq, pasi i kanë vënë flakën edhe flamurit të NATO–s, pikërisht përballë tendave ku janë ngujuar grevistët e urisë.
    E as kjo nuk duket çudi, për vetë faktin se socialistët protestuan edhe kur Shqipëria firmosi zyrtarisht anëtarësimin e saj në aleancën e Atlantikut të Veriut.

    Lajmi
    Ndryshuar për herë të fundit nga Mau_kiko : 01-05-2010 më 14:11 Arsyeja: Jo vetem Fahri Balliu
     /l、
    (゚、 。 7
     l、 ~ヽ   
     じしf_, )ノ
    ...e Dio disse kung e kung fu...
    哈哈

  10. #190
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    Doktori dha nje mesazh shume te rendesishem..... kjo pranvere do te sjelle vendime te medha per Shqiptaret!!!...... sa per cmendurine e kemi nji ne n'Tirone e kena bo kryetar partie te bllokmeneve.....
    E pash dokleshin tend, ai njeri ka qen i rreshkitur nga truri me kohe por tani nuk po e mbajne dot as me force, megjithese dhan njoftim qe nuk do kishte asnje fjalim ne "festen" e puntoreve ai ne nje çast pavemendje te atyre qe po e mbanin u iku me vrap dhe hipi ne tribune.
    Gojet e liga duan te thone qe hipi ne tribune per tia lypur çiljetes por une nuk e besoj.

  11. #191
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    Gojet e liga duan te thone qe hipi ne tribune per tia lypur çiljetes por une nuk e besoj.
    eshte mashkull qe shikon nga femrat ..... nuk eshte mashkull qe sheh nga meshkujt
    "They will not control us, We will be victorious"

  12. #192
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    eshte mashkull qe shikon nga femrat ..... nuk eshte mashkull qe sheh nga meshkujt
    Te thash qe une nuk e besoj, kam edhe nje arsye tjeter qe nuk e besoj, se prap gojet e liga thone qe vajti dhe implementoi ne Greqi "veglat" qe kishte hequr Fatosi por une prap nuk dua ta besoj.
    Sa per ate qe thua burr qe shikon nga burrat me mire e lem pa komentuar se doktori jot po jep edhe jeten qe ti ligjeroi ata.

  13. #193
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759
    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Te mos votosh s'do te thote te jesh kunder o tefik.

    Ata nuk ishin ne parlament fare, me ca leshi votuan.

    Sa bole qe jane kete PeDe-istat lol


    bashkia e Tiranes e drejtum prej toskut RAMA votoi edhe kunder ndihmave per popullaten e permbytun te shkodres

    ni sekret po u a them,,,,,,,,,, rrini urte se do ju percjellim me ceremoni matone shkumbinit

  14. #194
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    Edvini tregon gjenezën e tij enveriste, urdhëron djegien e flamurit të NATO-s

    01-05-2010 / Gazeta 55


    Një grup huliganësh socialistë, të cilëve iu është shpëlarë truri nga doktrina staliniste e bllokmenëve të rinj konfirmojnë trashgimninë moniste të kryetarit të PS-së dhe Bashkisë së Tiranës, Edi Rama

    Simpatizantë të Partisë Socialiste, të urdhëruar nga Edi Rama kanë djegur mbrëmë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, flamurin e NATO-s. Kjo ngjarje e shëmtuar ka bërë xhiron në të gjitha mediat e njohura botërore, duke cenuar imazhin e Shqipërisë në sytë e ndërkombëtarëve. Disa protestues huliganë të paguar keq dhe njëherazi të vënë në shërbim të ecejakeve personale të Edvin Kristaq Ramës, u mblodhën një natë më parë përpara kryeministrisë dhe demonstruan aty aktin e turpshëm të djegies të flamurit të Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO), pjesë e së cilës Shqipëria u bë vitin e kaluar. Edvini dhe përfaqësues të tjerë të PS-së nuk kanë komentuar për asnjë moment këtë ngjarje të paprecendetë, por për më tepër e kanë injoruar atë, duke përcjellë apelin anarshist për vazhdimin e mosbindjes civile ndaj qeverisë dhe strukturave të ligjit.

    http://www.gazeta55.net/index.php?ka...rtikulli=12604
    Po e risjelli këtu komentin tim që e bëra sot në mengjes duke u ndërlidhur në një koment të z. Brari rreth protestës së PS-të të Edi Ramës:

    Mua si një shqiptar, fjalia juaj në fund.."e mjer ne.." më prekë thellë në shpirt.
    Sepse jemi bërë të mjerë, andej dhe këndej kufirit njësoi. Kjo më kujton atë vargun historik në atë këngën e rapsodit tonë popullor, të pa përseritshëm, Dërvish Shaqës, i cili kur iku nga Kosova dhe kaloi në Shqipëri, pati kënduar këngën: "E lam borë, e gjetëm dimër.."!
    Në Kosovë borë, e në Shqipëri dimër! Madje acar i madh nga i cili mund të ngrihen (në Rugovë themi; mërdhihen) përpjekjet tona shekullore për të bërë shtet(e) të
    mirëfillta nacionale(iste), siç kanë bërë dhe ende po ndërtojnë serbët dhe maqedonët. Këta të fundit, biles, nga asgjëja ose nga tokat dhe territoret e grabitura shqiptare bën shtet midis Iliridës, mu në votër të shtepive tona!
    E ne? Pas gati një shekulli shtet me vete, por me 60% të territoreve etnike të okupuara, gjendemi ende në situatë të mjerë; politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe nacionale. Ende të ndarë e të coptuar në 5 shtete. E, mjer ne..!
    Dhe, sot në shekullin 21 në qendër të kryeqyteti shqiptar, Tiranën historike, organizohen dhe mbahen tubime vëllavrasëse, ose më mirë më thënë tubime të çmendurisë politike të frymëzuara dhe të kurdisura kundër shtetit dhe kombit shqiptar. Ky është thelbi i mitingjeve të Edi Ramës me company, që si dy pika uji u përngjajnë mitingjeve serbe në Kosovë para se ta riokuponin atë me tanksa ushtarake me 1989. Dashtë Zoti që t'ua pamundësojë realizimin e këtyre skenarëve antishqiptare atyre që duan ta ndajnë Shqipërinë në dy pjesë ose më shumë. Sepse, për mua dhe gjithë ata që e njohin mirë logjikën dhe shpirtin kriminal të shkijeve, gjuha, fjalori dhe krejt metodat që po përdorë kreu i PS në Shqipëri, janë prodhim origjinal "Made in Serbia",
    me një synim të vetëm; destabilizimin sa më të madh të Shqipërisë dhe atë me çdo mënyrë dhe me çdo mjet, dhe kjo si strategji politike kundër pavarësisë së Kosovës, që në instancë të fundit ka për qëllim pengimin dhe prolongimin sa më tej të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Mitingjet e E. Ramës në Tiranë dhe qytete tjera të Shqipërisë kanë vetëm këtë prapavijë politike e asgjë tjetër, që si pretekst për ta marrë pushtetin me dhunë po përdorë "hapjen e kutive", pas të cilit skenar pa dyshim qëndron boshti antishqiptar Beograd-Shkup-Athinë-Tiranë. Socialistet shqiptarë ishin tetë vite në pushtet, dhe ajo çfarë bënin për Kosovën dhe pavarësinë e saj më së miri e ilustron takimi Nano-Millosheviç në Kretë, nuk më kujtohet sakt data, se kryeqyteti i shqiptarëve të Kosovës është dhe duhet të jetë Beogradi!!
    Po të mos qëndronin këto skenarë brenda PS-së për ta rrëzuar me dhunë qeverinë Berisha me qëllim final për ta ndaluar afrimin dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE, atëherë kreu i saj shumë amoral dhe arrogant, luftën për hapjen e kutive do ta bënte brenda Parlamentit e jo në rrugë. Prandaj këtë djallëzi e kanë të qartë të gjithë shqiptarët kudo që janë, me përjashtim të atyre që i ka hypnotizuar E. R., pas të cilit shkojnë sikur kope delesh.
    Ndërsa, në anën tjetër të kufirit, në Kosovë pra, po bëhet luftë nga ana e EULEX-it kundër krimit të organizuar shtetëror në krye me bandat dhe grupet mafioze, të cilat me metoda dhune staliniste-enveriste menjëherë pas vdekjes së dr. I. Rufovës e morën pushtetin duke e kthyer Kosovën në plaçkë nomadësh duke e rjepë popullin më zi seç bënte dikur regjimi kriminel i Beogradit i instaluar në Kosovë.
    E mjer ne..
    e mjer ne.. për fatet tona të zeza, që siç duket, s'do të na hiqen kurrë qafe..!!

    --------------------------------------------------------------------------------
    P.S. djegia e flamurit të NATO-s në Tiranë, a thua skenarë i kujt mundet me qenë?
    Unë e kam dhënë përgjigjen më lartë, por ata që urdhëruan këtë akt vandal, çfarë mund të na thonë tani?

  15. #195
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    “Ja vdekje, Ja liri”

    Ehhh o popull
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  16. #196
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga Rugova Lexo Postimin
    Dhe, sot në shekullin 21 në qendër të kryeqyteti shqiptar, Tiranën historike, organizohen dhe mbahen tubime vëllavrasëse, ose më mirë më thënë tubime të çmendurisë politike të frymëzuara dhe të kurdisura kundër shtetit dhe kombit shqiptar. Ky është thelbi i mitingjeve të Edi Ramës me company, që si dy pika uji u përngjajnë mitingjeve serbe në Kosovë para se ta riokuponin atë me tanksa ushtarake me 1989.
    lere fare se i ke rene ne koke ....
    ne fakt komunistat me enverin ne krye nga Dushan Mugosha udhehiqeshin ..... ky i fundit i drejtonte ato se si te bejne lufte anti-nazionaliste. kjo eshte historia e tyre .....
    ja pse komunistat duhet te rrinin ne fuqi per 47 vjet ..... si e si per te mbajtur larg shqiptaret me njeri tjetrin ....
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 01-05-2010 më 15:37
    "They will not control us, We will be victorious"

  17. #197
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Grisja e flamurit te natos doni ta dini kush e beri?
    Qe nje provokim sa idjot aq dhe indyre i inskenuar nga Aleksander Frangaj dhe stafi i programit qeveritar Klan.
    Ky djale eshte futur gjate kohes nga ora 11.00 ne kohen kur protestusit minatore kerkuan te kalonin per nga sheshi nene tereza ose ne pjesen ku do mblidhej pd.
    Ai u fut me qellim bashke me disa miltiante te pd ne kohen kur po mblidheshin per te Nene Tereza. Dhe keta kishin neper duar flamure te pd dhe te natos neper duar.
    Ne oren 11.00 (rreth saj) nuk kishte ne shesh prekrahes te ps sepse te lodhur gjithe naten qene shpendare neper lulishtet perreth. Ne shesh ishin vetem minatoret qe protestonin dhe nuk kishin fare flamure neper duar po vec pankarta me kerkesat e tyre.
    Provokuesit e pd nje pjese shane nje pjese bertisnin rrofte Saliu e pd dhe u pezune shpejt edhe nga ata pak vete te ps qe ishin aty edhe nga vete minatoret.
    Djali qe grisi flamurin kishte ne dore dy flamuj ate te pd dhe te natos. U fut ne turme dhe hodhi nga dora flamurin e pd dhe me doren tjeter grisi ate te natos brenda turmes. Nga pas e ndiqte kameramani i Klan qe doli nga makina e tv te parkuar prane zones se ps dhe sapo u zbrapsen minatoret nga shtytja e policise ngeli nje shesh ky djale qe tregonte nga kamera flamurin e grisur te natos.
    Klani qe i pari qe transmetoi "lajmin" ku askush se pordhi dhe jo vetem qe sberi lajm po as per te masturbuar te egzaltuarit e pd nuk beri pune.
    Qe thjesht nje provokim i rendomte katundaresh stisur nga stafi itv Klan asgje me shume.
    Albania Uber Alles

  18. #198
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    E dinin ata injorante qe e dogjen qe ai flamur ishte i Natos?
    E deklaruan vet qe i urdheroi Edi? Ishin vertet simpatizues te PS apo te futur per te shkaktuar trazira dhe lene pershtypje jo te mire te socialistet?


    ne djegjen e simbolit te aleances perendimore ka gisht edhe ambasada Ruse ne Tirane

  19. #199
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    lajmi qenka marre nga gazeta 55,100% i saket

  20. #200

Faqja 10 prej 54 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •