Close
Faqja 2 prej 54 FillimFillim 12341252 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 1066
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Këto lexova nga disa site tjera, që e përhapin këtë lajmë, në të gjithë rrjetin Shqiptarë! Ku thuhet se:

    NE 30 PRILL TE GJITHE PARA KRYEMINISTRISE!


    Te mblidhemi te gjithe se bashku me 30 Prill e ta shporrim kete diktatorin nga pushteti!

    Jeni te ftuar te gjithe qe deshironi nje Shqiperi me te mire, me te begate, me me shume liri, mundesi e punesim te protestojme per largimin e kryeministrit, ne menyre qe, te clirojme njeher e per gjithmone Shqiperine tone te dashur nga tirania, zhvatja dhe copetimi i trojeve te saja.Pa dallim feje apo gjinie, etnie apo bindje politike.

    Kunder shitjes se hapesires detare Shqiptare.
    Kunder varrezave Greke ne trojet tona.
    Kunder Janullatosit ne krye te kishes.
    Kunder shpronesimeve.
    Kunder Korrupsionit.
    Kunder trafikut te armeve.
    Kunder papunesise.
    Kunder cmimeve te larta.
    Kunder privatizimeve te pronave shteterore.
    kunder ekonomise te gjymtuar.
    Kunder taksave te larta.
    Kunder rryshfeteve.

    KUNDER DIKTATURES, TIRANISE, FRIKES, SKLLAVERIMIT DHE POSHTERIMIT TE IDEALEVE KOMBETARE!

    Mos lejoni te dashur miq, te lejojme ti ndodhe Shqiperise ajo qe s'mundi ta realizoje asnje nga me te tmerrshmit pushtues!

    Shqiptar ZGJOHU sa nuk eshte vone...!
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-07-2007
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    65
    Mos u merrni ma analiza se cmund te beje me mire apo me keq Edi Rama,apo PS pasi te ike Berisha.Berisha e ka mbushur kupen dhe duhet te ike.Nese ata qe do vine neser do kene po ato rezultate si Berisha,**** them too.

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin

    PREÇ ZOGAJ

    Sjellja fisnike e shkëshillon shprehjen publike te gëzimit, kur fqinjët e tu të nepërkëmbur , të poshtëruar, të papunë apo të uritur janë në rrugë për të drejtat e tyre. Ca më shumë, sjellja fisnike e ndalon shprehjen publike të gëzimit si një sfidë ndaj atyre që nuk kanë gëzim, por hidhërim në shpirt.
    Preç Zogaj, prano qe s'fitove e terhiqu ne jeten private, pasi nuk behet hataja dhe nuk keni linde si te perzgjedhun nga Zoti per me qene gjithmone ne krye e duke mjele Shqipnine me luge ne brez.
    Ç'peshtirosje, protesta dihet qe behet per ... e Rames e Ruçit, Zogajt e Ndokes, Braçes e Ngjeles, tamam "të nepërkëmbur ,të poshtëruar, të papunë apo të uritur".
    Preçi spiun i deklaruar i Sigurimit qe nxenes shkolle, pas nje periudhe harrese, u kthye prap ne shtabin e vjeter.

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    me 30 prill te gjithe para kryeministrise.
    me 1 maj te gjithe do hani me luge floriri.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >>> Mua me kane vjedhur voten dhe kjo me terbon fare.
    > Kjo mjafton per te protestuar edhe pse e di fare mire qe nuk ja vlen sepse ne fund te fundit kedo qe do votoj une nuk ja vlen barra qerane.
    > Por te pakten te na trajtojne si njerez dhe te mos tallen me popullin, gjersa na therrasin per te votuar le te na lene te votojme.
    La verita' ti rendera' libero!

  6. #26
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    E majta del sërish në protestë. Avazit të kutive, tashmë, po u shtohet ai i gjendjes ekonomike, duke e shpallur vendin në një krizë që s’ekziston.
    Krize qe nuk ekziston? Mbase duhet te thuhet qe nuk eshte dicka e re qe filloi tani, por ka qene edhe me pare kur ishte e majta ne pushtet, por jo qe nuk ekziston.

  7. #27
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Citim Postuar më parë nga [Perla] Lexo Postimin
    Kjo 55 te kenaq
    edhe ti perla qenke komuniste
    sa qenkan shtuar komunistet ketu ne FSH mer jahu!

    Po ku ka krize moj cupe...njerezit po plasin nga shendeti e kjo se c'me thote...

    edhe qe Edi Rama eshte nje oportunist i pamoralshem ashtu si pjese derrmuese e politikaneve shqiptare,eshte..kete mbaje

  8. #28
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Pse te dalin njerezit ne proteste????

    Leke pa hesap.
    Korrupsioni 0.
    Vende pune sa te duash.
    Vendi i VETEM ne bote pa Krize Ekonomike.

    U pa puna ec ti marrim amerikanet si emigrant se nuk shtyhet pa emigrant Shqiperia.

    Sala Edi apo kushdo qofte nga politikanet shqiptar jane si ajo shprehja ketejh nga anet tona: Hiqja Lenkes vija Prenges.

    Pse te dalin njerezit ne protest?Arsyet jane te shumta por eshte e kote te ngresh zerin kundrejt kesaj apo asaj qeverie apsi fjalet e popullit i mer era.Te pakten keshtu ndodh ne shtetin Demokratik Shqiptar pavaresisht nga qeveria qe eshte ne Fuqi.

    P.s Brari me fal se doja te pyesja se jam mese dakort me tyja qe Rama po vjedh me te dyja duart por nuk te duket se Sala po perdor edhe kembet per te vjedhur?
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    lol

    mir e the o shkodra..

    PD-ja ja dha Precit te gjitha mundesite te jetonte i lire pa vajtur ne piktakim me operativin e zones.. per te raportuar shoket e klases.. mesuesit.. shkrimtaret e komshijte e farefisin..
    Mirpo nuk mundi i ziu Prec .. shkoj nga shkoj u kthye ne baze..

    Gjynah..


    Keshtu pra punet..

    Edhe njehere erdhi rasti te dallohen atdhetaret nga zagaret e enverit..

    sejcili me cka shkruar ne forum apo neper gazeta e ekrane.. e ka lene gjithashtu te shenuar ne balle se cfar eshte..


    te felliqur soje enveriste.. hengshit kokat tuaja neser..

    ..



    ..

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar më parë nga ILMGAP Lexo Postimin
    O Leci, po t'pyes unë njëherë ty, pse nuk kthehesh në Shqipëri, por jeton ende në Italy ?!
    Une pothuajse jam gati.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar më parë nga leci Lexo Postimin
    Une pothuajse jam gati.
    Mirë kur fillon dhe bëhesh "Shqiptarë që jeton në Shqipëri", 6-10vite në Shqipëri, atëherë eja dhe posto përgjigje të tilla si ajo e para!
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  12. #32
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    E majta del sërish në protestë. Avazit të kutive, tashmë, po u shtohet ai i gjendjes ekonomike, duke e shpallur vendin në një krizë që s’ekziston. Afërmendsh, më e pritshmja për një grumbullim rastësor krerësh të ca partive politike, pa alternativa politike.

    Kutitë ose avazi i fyellit në një vrimë për më shumë se nëntë muaj rresht, i kanë velitur edhe mbështetësit më të skajshëm. Për t’i dhënë klimës së konfliktit pak frymëmarrje, qoftë edhe artificialisht, lidershipi socialist po shton motive të reja për protesta. Kohët e fundit, duke aktivizuar militantë të specializuar për punë “kokë më kokë”, po u kërkohet qytetarëve të protestojnë kundër rritjes së taksave.


    Eden Babani - Gazeta 55

    Tani qe mu ndriçua dhe kthjellua mendimi e shohe se sa i gabuar paskam qene ne arsyetimet e mija.
    Po e lexuan te tere shqiptaret kete "analize" neser Rama del vetem me Shalsin ne proteste

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-08-2009
    Postime
    193
    miliarderet e ps do protestojne per fukarenjte kjo eshte kulmi, protesta eshte per te frenuar shqiperine ne integrimin europian. po u integrua shqiperia do jete fundi per keta felliqesira qe votat deri tani i kane blere dhe populli nuk do shitet me siç eshte shitur deri tani. Me lirimin e vizave te papunet do kene mundesi te gjejne pune gjetke ashtu si polaket, rumunet etj. Shqiptaret jane komb i fort qe çajne dhe dine te mbijetojne me shume se rracat e tjera. Un per vete jam nje nga keta qe kam çare ne kushtet me te pamundura, kush ka dashur te ike ka ikur per te mos qen me i varfer me te gjtha format me skaf, me maune neper tavane trenash, ka qene i paligjshem eshte ber i ligjshem, ka fjetur rrugeve tani i ka te gjitha. Nuk e kuptoj per cilet fukarenj ben fjale kjo proteste?
    Tani eshte rasti me i mire qe ky popull te kete pak dinjitet duan apo sduan keta qe do protestojne neser.

  14. #34
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga ulne Lexo Postimin
    miliarderet e ps do protestojne per fukarenjte kjo eshte kulmi, protesta eshte per te frenuar shqiperine ne integrimin europian. po u integrua shqiperia do jete fundi per keta felliqesira qe votat deri tani i kane blere dhe populli nuk do shitet me siç eshte shitur deri tani. Me lirimin e vizave te papunet do kene mundesi te gjejne pune gjetke ashtu si polaket, rumunet etj. Shqiptaret jane komb i fort qe çajne dhe dine te mbijetojne me shume se rracat e tjera. Un per vete jam nje nga keta qe kam çare ne kushtet me te pamundura, kush ka dashur te ike ka ikur per te mos qen me i varfer me te gjtha format me skaf, me maune neper tavane trenash, ka qene i paligjshem eshte ber i ligjshem, ka fjetur rrugeve tani i ka te gjitha. Nuk e kuptoj per cilet fukarenj ben fjale kjo proteste?
    Tani eshte rasti me i mire qe ky popull te kete pak dinjitet duan apo sduan keta qe do protestojne neser.
    Hmm, ende nuk e kupton qe "liberalizim vizash" do te thote qe nje person me pashaporte biometrike ka te drejte te shkoje e te qendroje ne nje vend te shengenit, jo me shume se 89 dite, cdo 6 muaj! Punet atje nuk jane rrugeve e pazareve, nese nje shqiptar kerkon pune ne BE tani, mund ta gjeje qe ketu me ane te aplikimeve online. Shkuarja atje si person nuk ndryshon asgje, pasi me liberalizimin e vizave ti je thjesht turist, dhe nuk ke te drejte te punosh.

    Beginning on 19 December 2009, citizens of Serbia no longer need to be in possession of a visa to travel to the 25 EU member states and 3 non-EU countries that are part of the Schengen area. Serbian citizens, who hold a biometric passport can now travel freely for short-term trips up to 90 days every six months (180 days) to these countries, be it for business, study or tourism purposes.
    Burimi: http://www.europa.rs/code/navigate.php?Id=1116

  15. #35

    Strategjia e PS, bllokim të rrugëve në datën 1 maj!

    Strategjia e PS, bllokim të rrugëve në datën 1 maj

    29/04/2010

    Darina Tanushi

    Opozita ka hartuar një plan ndryshe për protestën në 1 maj. Ndërsa të premten do të organizojë atë që ka lajmëruar, mitingun me fjalimet politike të liderëve të saj, të shtunën protestuesit do të bllokojnë të gjitha akset kryesore, duke bllokuar kështu funksionimin normal të jetës në kryeqytet. Burime shumë të rezervuara nga PS-ja bënë të ditur se, ky është një plan që është diskutuar nga një staf shumë i ngushtë në PS dhe kryetari Edi Rama. Kjo, sipas të njëjtave burime është edhe realizimi i asaj që e ka thënë kryetari edhe publikisht, duke e cilësuar si “mosbindje civile”. Qëllimi i këtij reagimi më të përshkallëzuar, nga opozita është ulja e Qeverisë në bisedime me të. Nuk dihet nga ana tjetër nëse bllokimi i akseve ka të bëjë edhe me një lloj strategjie për të mos lejuar ardhjen e simpatizantëve dhe mbështetësve të PD-së në mitingun festiv për 1 majin, në orën 12:00. Të gjithë deputetët e PS-së janë porositur që në këtë protestë të nisin drejt Tiranës më shumë njerëz se sa pati në atë të 20 nëntorit 2009. PS-ja parashikon që nesër të ketë rreth 40 mijë protestues më shumë se në nëntorin e shkuar. Nga ana e qeverisë janë lajmëruar që të vijnë në Tiranë, ashtu si në 8 dhjetor, të gjithë punonjësit e administratës lokale ku drejton PD-ja. Ndërkohë që dje, deputeti socialist Eduart Shalsi ka akuzuar kryeministrin Berisha se po provokon opozitën. Pas deklaratave të kryeministrit për festimet e 100-vjetorit të pavarësisë dhe integrimin, Shalsi tha se, “Saliu bën mirë t’i lërë provokacionet, por të zgjidhë krizën që po e varfëron çdo ditë e më shumë çdo shqiptar dhe që po e lë Shqipërinë ende larg Europës. Ta zgjidhë krizën tani, sa ende nuk është vonë, pasi të premten do të fillojë të përballet me rezistencën më të madhe paqësore që ka njohur ndonjëherë historia e Shqipërisë”, - lajmëroi deputeti i PS-së.

    Rendi

    Organizatorët e protestës i mbajnë tepër sekret detajet e realizimit të saj, por ajo që bëhet e ditur është se për momentin, njerëzit nuk janë organizuar që të rrinë në bulevardin para Kryeministrisë më gjatë se sa 2-3 ditë. Data 1 maj mendohet se do të jetë një ditë e tensionuar, për faktin se PD-ja nis në mesditë, në sheshin “Nënë Tereza”, koncertin festiv dhe vetëm pak metra më tej, para Kryeministrisë, do të jetë opozita që do të vijojë protestën e saj. PS-ja ka bërë të qartë se do të organizojë një protestë të qetë dhe pa dhunë. Sekretari organizativ i saj, Blendi Klosi i ka bërë thirrje dje edhe policisë së shtetit, që të garantojë qetësinë. “Në datën 1 maj do të ketë edhe një manifestim të PD-së, një provokim i hapur ky i protestës së PS-së. Do të duhet të jenë edhe forcat e shtetit, që duhet ta tregojë veten se është i pavarur, të mos e tregojë veten palë me asnjë nga grupimet e datës 1 maj, të paktën. Protesta jonë do të jetë e vazhdueshme, pa fund dhe padyshim ne do të kërkonim atë çka na takon me ligj, atë çfarë na takon si taksapagues të rregullt të këtij shteti, që policia dhe shteti të bëjnë detyrën e tyre për të siguruar protestën tonë”, - tha dje, Klosi. Ai shprehet se protestuesit do të qëndrojnë në shesh pa limit.


    gazeta shqiptare

  16. #36
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560
    Dilni o popull se keni qofte dhe birra falas
    Po akoma skemi ven mend ne
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  17. #37
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Hmm, ende nuk e kupton qe "liberalizim vizash" do te thote qe nje person me pashaporte biometrike ka te drejte te shkoje e te qendroje ne nje vend te shengenit, jo me shume se 89 dite, cdo 6 muaj! Punet atje nuk jane rrugeve e pazareve, nese nje shqiptar kerkon pune ne BE tani, mund ta gjeje qe ketu me ane te aplikimeve online. Shkuarja atje si person nuk ndryshon asgje, pasi me liberalizimin e vizave ti je thjesht turist, dhe nuk ke te drejte te punosh.



    Burimi: http://www.europa.rs/code/navigate.php?Id=1116

    Liberalizimi i vizave nuk do te lehtesoje gjendjen e rrende ekonomike e sociale te shqipetareve, per kundrazi me libe.vizave perfitojne shtetet e shengenit .

    Shqipetaret ne rrethinen e Kumanoves, e shiten edhe ate pasuri qe kishin dhe menduane se liberalizimi i vizave eshte , leje e perhershme qendrimi ne evope. 150,000 shqipetare nga Maqedonia e vizituane evropen dhe gjithsej 2% e tyre kane mbetur ne evrope ne menyre ilegale e jo me pune te rregullta, kurse te gjithe te tjeret jane kthyere ne vendelindje me humbje te medha ekonomike .


    Liberalizimi i vizave nuk don te thote leje per pune, apo leje te perhershme te qendrimit ne evrope . Shtetet e shengenit aktualishte jane ne nje krize dhe konkurrence te ashper ekonomike.

    KUJDES !!!!!!! RREGULLONI PUNET E JUAJA NE VENDIN TUAJ ,SEPSE I HUAJ NJE T'A JEPE DHE TE GJITHA T'I MERRE.

  18. #38
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga TetovaMas Lexo Postimin
    Shqipetaret ne rrethinen e Kumanoves, e shiten edhe ate pasuri qe kishin dhe menduane se liberalizimi i vizave eshte , leje e perhershme qendrimi ne evope. 150,000 shqipetare nga Maqedonia e vizituane evropen dhe gjithsej 2% e tyre kane mbetur ne evrope ne menyre ilegale e jo me pune te rregullta, kurse te gjithe te tjeret jane kthyere ne vendelindje me humbje te medha ekonomike .
    .
    Kot nuk thote fjala e urte: "Me mire me pase mend, se me pase leke"

  19. #39
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Kot nuk thote fjala e urte: "Me mire me pase mend, se me pase leke"

    Hej edvin !!

    Me pelqeu komenti me larte i juaj, dhe per ate qellim i shtova edhe une disa fjale , per liberalizmimin e vizave . Polonia eshte ne BE, kurse per mby 7,milion polak edne enden rrugeve te evropes duke kerkuare pune .

    2, milion shqipetare evropa nuk e sheh ,per arsye se vetem nje lagje e Berlinit , apo Parisik ka dy milion banore . Me mire do te ishte rregulloni jeten ne vendelindje , ne raste se Sali B. apo Edi Rama ,jane fajtore per gjendjen e rrende ekonomike ,politike, sociale """"",vendosni ne litare""""", nuk munde te vuajne 3, milion banore per dy hajdut apo analfabet (mbeturina komuniste )

  20. #40
    Ne Shqiperi, pikerisht 20 vjet pas renjes se komunizmit, po del hapur ne skene blloku i majte anarkist i drejtuar nga Edi Rama.

    Qe nga koha kur ai u vu ne krye te PS, ai nuk ka ofruar asgje pervec imitimeve tipike per "lideret" latino-amerikane te shekullit te kaluar dhe "lidereve" te grupimeve anarkiste.

    Personalisht e kam pritur kete dite, sepse ne cdo fjale, ne cdo veprim, ne cdo shantazh para cdo aktiviteti zgjedhor, ne cdo akt me interesa te larta kombetare si: vizita e ish-presidentit Bush, anetaresimi ne NATO- liberalizimi i vizave etj. eshte shfaqur ne menyre cinike koka inatcore e Rames dhe tipave si ai.

    Ai e mban PS peng si nje prostitute dhe e perdor ate per te kenaqur epshet e tij politike, per te kenaqur epshin e atyre qe e financojne dhe qe ai u sherben.

    Ka vetem nje qellim - radikalizimin e nje pjese te shoqerise shqiptare, permes mashtrimit, permes shantazhit, permes fantazise se nje te semuri te pasherueshem.

    Eshte fatkeqesi kombetare qe nje person i tille vihet ne menyre te dhunshme ne krye te nje force politike, qe vetem socialiste nuk eshte, por eshte ne forme dhe ne permbajtje nje rrospie e vjeter, qe eshte mjaftuar vetem me makiazh fytyre te shitet si e re.

    E reja qe solli venja e Rames ne krye te saj, eshte fryma regresit politik, fryma e mungeses se alternatives, fryma e urrejtjes krahinore, fryma e antiligjit dhe antishtetit.

    Rama eshte shqiptari me i fundit qe nuk do te kujtohet gjate nga shoqeria shqiptaret, por qe do te kujtohet gjate nga krimi politiko-ekonomik dhe nga politikat antishqiptare, per sherbimin e kryer ne te mire te tyre, sa per interesa ekonomike e sa per aresye te crregullimeve mendore.

    "Lidere" te tille lindin nga rruga dhe mbesin perjetesisht ne rruge!


    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 29-04-2010 më 15:29

Faqja 2 prej 54 FillimFillim 12341252 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •