Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 38
  1. #1
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, 12 dhjetor 2010

    http://www.koha.net/repository/ads/zgjedhjet_2010.jpg

    "Hoxha" e lë PDK-në e Hanit të Elezit, kalon në AKR
    Publikuar: Sot, më 03 dhjetor 2010


    "Hoxha" e lë PDK-në e Hanit të Elezit, kalon në AKR
    Han i Elezit, 3 dhjetor - Pjesëtari i ish-UÇK-së, Emrush Suma - "Hoxha", aktivist i deridjeshëm i Degës së PDK-së në Han të Elezit dhe anëtar i Kuvendit të Komunës, ka kaluar në AKR, i kanë thënë KD-së burime nga kjo qytezë. Pohimet e këtyre burimeve i ka konfirmuar Suma. "Vendimin për braktisjen e PDK-së e kam marrë pasi qendra e partisë më hoqi nga lista e kandidatëve për deputetë, edhe pse kam qenë kandidati i vetëm i nominuar nga Dega e PDK-së në Han të Elezit", ka theksuar Suma, të premten. Ai ka thënë se tashti është duke e udhëhequr shtabin elektoral të AKR-së në Han të Elezit. "Jam duke punuar edhe për themelimin e degës së AKR-së këtu", ka shtuar ai.




    Në tubimin e Pacollit thërret emrin e Isa Mustafës, plas rrahja


    http://www.koha.net/repository/image...acollimit4.jpg




    Mitrovicë, 2 dhjetor - Deri sa kreu i AKR-së iu drejtua të tubuarve në sallën që kjo parti nuk kishte arritur ta mbushte me anëtarë dhe simpatizantë, është dëgjuar një thirrje për Isa Mustafën, dhe kjo pastaj ka rezultuar që në shkallët e palestrës të ndodhë një rrahje. Për të qetësuar situatën është dashur të intervenojë edhe Policia e Kosovës, e cila ka arrestuar një person.
    Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se Koalicioni për Kosovën e Re ka bërë program të mirëfilltë që të sigurojë rritje të mirëfilltë ekonomike e që nënkupton hapin e vendeve të reja të punës për të rinjtë.
    “Mitrovica ka nevojë për mbështetje ekonomike dhe këtë do ta bëjmë ne ashtu sikur që
    do të shtrijmë sovranitetin edhe përtej Ibrit”, ka premtuar ai.
    Ai ka shtuar se ka ardhur koha për ndryshime dhe këto do t’i bëjë ky koalicion. “Sot Kosova është e izoluar dhe po e humbë respektin, por ne do të angazhohemi që t’ia kthejmë respektin dhe dinjitetin.
    “Do ta anëtarësojmë Kosovën në OKB dhe në BE”, ka premtuar sërish kreu i AKR-së.
    Nëpresidentja e AKR-së, Mimoza Kusari-Lila tha se Kosovës i duhet një president dhe ai do të jetë Behgjet Pacolli, “ndërsa mua këta burra ma kanë dhënë mundësinë që t’i qeverisi”, ka thënë ajo.
    “Qeveria e re do ta ndryshojë edhe shëndetësinë e vendit. Do të siguroj qasje të
    barabartë në shërbimet shëndetësore për të gjithë qytetarët e vendit. Do t’ia kthej
    edhe dinjitetin Fakultetit të Mjekësisë dhe institucioneve të tjera shëndetësore që
    kanë degraduar dhe besimin e qytetarëve në to”, premtoi kandidati tjetër i këtij koalicioni Ferid Agani.
    Agim Çeku tha se Mitrovica është plaga më e madhe dhe më rëndë e Kosovës. “Kjo plagë s’mund të shërohet me premtime boshe dhe fjalë të mëdha. Mitrovica dhe veriu i vendit mund të integrohen vetëm atëherë kur të krijojmë shtet të fortë me institucione të
    fuqishme, shtet që mund ta shtrijë sovranitetin në çdo pëllëmbë të tokës së vet dhe këtë mund të baj ky koalicion që ka dije, guxim dhe gatishmëri”, tha ai, dhe shtoi se nuk “kemi ardhur të premtojmë se do ta bashkojmë Mitrovicën, por do të bëjmë shtet të fortë dhe atëherë bashkimi do të vijë natyrshëm”.
    Muhamet Mustafa premtoi se ky koalicion do të hapë 12o mijë vbende të punës brenda katër vjetëve të ardhshëm.
    “Qeveria jonë do të jetë me ministra të pa korruptuar që do të kenë kujdes për çdo cent
    të shpenzuar. Do ta mbrojmë biznesin dhe interesin e tyre. Nëse Serbia i ndalon produktet tona, atëherë edhe ne do t’i ndalojmë produktet e Serbisë”, tha Mustafa.
    Ndryshuar për herë të fundit nga PLAKU : 03-12-2010 më 09:45
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  2. #2
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    PDK premton hapjen e Fakultetit të Infermierisë në Prizren 03 dhjetor 2010 12:57Partia Demokratike e Kosovës premton bërjen e Prizrenit me një fakultet nga fusha shëndetësore, duke deklaruar se Fakulteti i

    LDK-ja premton t’ia kthejë namin Gjakovës 03 dhjetor 2010 12:39Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Gjakovë, hapi fushatën parazgjedhore, të enjten në mbrëmje, para elektoratit


    Janë akredituar 21 mijë vëzhgues, 15 mijë presin 03 dhjetor 2010 12:11Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar edhe 5 mijë e 700 vëzhgues, ndërsa edhe 15 mijë vëzhgues presin në listë
    Në Zhur fushatë me grushte 03 dhjetor 2010 10:46Zhvillimi i qetë i ditës së parë të fushatës parazgjedhore, si duket “mori mësysh”. Qysh në ditën e
    PShDK-së i thyhen zyrat në Prishtinë 03 dhjetor 2010 10:12Zyra qendrore e Partisë Shqiptare Demokristiane e Kosovës në Prishtinë kanë qenë cak i sulmit të disa personave të

    Shkelësit e rregullave zgjedhore 03 dhjetor 2010 10:07Adresat e hyrjeve të komplekseve banesore dhe emrat e rrugëve në shumë lagje të Prishtinës nuk vërehen më nga

    KQZ-ja nuk i publikon deklarimet financiare të kandidatëve brenda afatit 02 dhjetor 2010 22:07Komisioni Qendror Zgjedhor ka dështuar që të publikojë deklarimet financiare të 1 266 kandidatëve për deputetë për


    Vetëvendosje: “Ballkanin do ta kthejmë në pronë të qytetarëve” 02 dhjetor 2010 19:38Ditën e dytë të fushatës parazgjedhore, pjesëtarët lëvizjes Vetëvendosje kanë takuar therandasit...

    Truprojat e Thaçit grushtojnë një pjesëmarrës tubimi në Shipol
    02 dhjetor 2010 19:02Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi është pritur nga rreth 200 persona në restorantin “Freskia” në Mitrovicë, ndërsa në mesin e tyre ka pasur edhe ....






    Thaçi i kundërpërgjigjet Feithit: Do të kemi qeveri reformatore!

    Krasniqi: Nuk kam shkelur Kushtetutën, jam ushtrues detyre
    03 dhjetor 2010 12:13Presidenti në detyrë i Kosovës, Jakup Krasniqi i ka thënë BBC-së se beson që në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare,

    PShDK-së i thyhen zyrat në Prishtinë 03 dhjetor 2010 10:12Zyra qendrore e Partisë Shqiptare Demokristiane e Kosovës në Prishtinë kanë qenë cak i sulmit të disa personave të





    Fryma e Re në Prizren e Suharekë
    02 dhjetor 2010 18:18Fryma e Re vazhdoi rrugëtimin me autobusin e saj për përhapjen e ndryshimit në Prizren dhe Suharekë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga PLAKU : 03-12-2010 më 10:12
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  3. #3
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Walker: Kosova po shkon në rrugë të gabuarEnver Sadiku | 03-12-2010 15:14 CET Albin Kurti, lider i lëvizjes “Vetëvendosje”, është zotuar se me ardhjen e kësaj lëvizjeje në pushtet do të korrigjohen të gjitha shitjet e ndërmarrjeve të privatizuara, se të korruptuarit do të largohen nga puna dhe se do t’u konfiskohet pasuria e krijuar në mënyrë të paligjshme.

    Kurti, që ka shpalosur programin zgjedhor këtë të premte në Anamoravë të Gjilanit, ka thënë se viti 2008 ishte vit i shpresave të mëdha e viti 2010 vit i zhgënjimit të madh, por që të cilin “Vetëvendosje” do ta kthej në vit të shpresës. Ai ka thënë se pavarësia e Kosovës do të mbetet formale, nëse nuk i shtohet sovraniteti, FSK do të shndërrohet në ushtri moderne e populli i Kosovës do të këtë të drejtë të vendos për bashkim me Shqipërinë.

    Ndërkaq, William Walker, i cili po e mbështetë “Vetëvendosje”-n në këto zgjedhje, ka kërkuar që besimi t’i jepet “Vetëvendosjes”, ngase siç tha ai, Kosova ka nevojë për fytyra të reja e njerëz të rinj.

    “Për 19 vjet sa isha i angazhuar për çështjen e Kosovës, dhe kur u çlirua Kosova, isha optimist se gjërat do të shkojnë mirë. Optimist isha edhe më 2008, por tashti mbeta shumë i zhgënjyer, sepse liderët e tashëm nuk i bënë punët si duhet, e Kosova po shkon një rruge të gabuar”, deklaroi ambasadori Walker.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Numërimi i votave vëzhgohet përmes kamerave

    E enjte, 02 Dhetor 2010 11:25

    Albënora Bekteshi

    Prishtinë, 30 nëntor



    kombetareeKomisioni Qendror i Zgjedhjeve, tashmë i ka përfunduar rreth 90 për qind të punëve përgatitore për procesin e zgjedhjeve të përgjithshme të Republikës së Kosovës, të cilat mbahen më 12 dhjetor. Tashmë janë certifikuar 29 subjekte politike, të cilat do të marrin pjesë në këto zgjedhje, ku të drejtë vote kanë 1 milion e 630 mijë e 636 votues. Këto zgjedhje do të monitorohen nga 6.356 vëzhgues vendorë e ndërkombëtarë. Ndërkaq është premtuar që procesi i numërimit të votave në Qendrën e Numërimit të Rezultateve do të jetë më se transparent, pasi që i gjithë procesi do të jetë i vëzhguar nga kamerat. Për këto dhe çështje të tjera sa i përket procesit zgjedhor të 12 dhjetorit, flet për Infopress, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.



    Infopress: Zonja Daka, partitë politike tashmë e kanë filluar fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të 12 dhjetorit, a është e ndaluar kjo me ligj dhe a do të dënohen këto parti nga KQZ-ja për fillimin e parakohshëm të fushatës?

    Daka: Në qoftë se kjo gjë është e përcaktuar me ligj, gjithsesi që do të dënohen, por nëse ka ankesa edhe nga ndonjë subjekt politik në gjithsesi që do t’i ndërmarrim masat ashtu siç parashihen me ligj. Unë nuk mund të prejudikojë nëse mund të ketë ankesa apo jo, apo ka shkelje ose jo, sepse nuk kam njohuri momentalisht. Megjithatë, deri më tani nuk kemi asnjë ankesë zyrtarisht dhe në momentin që vjen, ne do ta shqyrtojmë.



    Infopress: Të mërkurën zyrtarisht fillon fushata zgjedhore e partive politike, fazë e cila thuajse është e fundit e këtij procesi deri në ditën e 12 dhjetorit kur do të votohet, sa është KQZ-ja gati për ditën e diel të 12 dhjetorit?

    Daka: Unë mund të them me plot përgjegjësi se ne pothuajse të gjitha aktivitetet e parapara me planin operacional dhe afatet ligjore që janë të parapara në këtë plan, pothuajse janë në përfundim. Ne i kemi përfunduar 90 për qind të të gjitha aktiviteteve dhe i vetmi aktivitet që ka mbetur është fushata zgjedhore. Gjithashtu i kemi edhe një aktivitet i cili është akreditimi i vëzhguesve, i cili është në proces e sipër, sepse kanë ende afat për aplikim dhe pas përfundimit të kësaj na mbetet vetëm dita e zgjedhjeve.



    Infopress: Pasi i përmendëm vëzhguesit, sa do të jetë numri i tyre, sa do të jenë vendorë dhe sa ndërkombëtarë që janë pjesë e këtij procesi?

    Daka: Numri i vëzhguesve deri më tani që ka ardhur për akreditim, pra kërkesat deri më tani janë akredituar 6.356 vëzhgues, prej tyre 6.293 janë vendorë, ndërsa 63 janë ndërkombëtarë, mirëpo ky numër pritet të rritet shumë sidomos në ditët e fundit para se të skadojë afati për aplikim dhe atëherë pritet arritja më e madhe e kërkesave për vëzhgues, mirëpo ne planifikojmë dhe presim që do të jetë një numër shumë i madh i vëzhguesve.



    Fletëvotimet e shtypura arrijnë më 9 dhjetor



    Infopress: A është bërë porositja e materialeve sensitive, si fletëvotimet dhe gjerat e tjera të nevojshme për këtë ditë?

    Daka: Materialet sensitive apo fletëvotimet do të arrijnë në Kosovë më së largu më 9 dhjetor, ndërsa materiali tjetër është ende duke u prodhuar dhe ndërkohë vazhdon edhe të distribuohet dhe do të vijë, mirëpo sa u përket fletëvotimeve ne sipas informatave që i kemi nga kontraktuesi jonë me 9 dhjetor pritet të vijnë në Kosovë ndërkohë që me 11 dhjetor fillon distribuomi i tyre nëpër qendrat e votimit. Kjo datë nuk është e vonë, sepse ne jemi edhe me ligj të obliguar që vetëm një ditë para zgjedhjeve të distribuojmë materialin, dhe për ne është gjithashtu më mirë që materiali të jetë në depot tona pak kohë para ditës së zgjedhjeve. Numri i fletëvotimeve do të jetë rreth 1 milion e 700 mijë, ndërkaq numri i votuesve do të jetë 1 milion e 630 mijë e 636 votues prej tyre votues të rinj janë mbi 73 mijë votues, ndërsa nga lista e votuesve janë fshirë 6165 votues të vjetër.



    24 vendvotime më shumë se në 2009



    Infopress: Sa qendra të votimit do të jenë të hapura në ditën e zgjedhjeve të 12 dhjetorit në territorin e Kosovës, e më konkretisht në veri të vendit?

    Daka: Sa i përket qendrave të votimit në total janë 746 qendra të votimit, ndërsa vendvotime janë 2280 apo 24 vendvotime më tepër se në vitin 2009. Sa i përket veriut, ne i kemi të parapara diku rreth 14 vendvotime dhe shpresojmë që edhe ato do të hapen ashtu siç edhe është paraparë me planin operacional.





    Infopress: Procedurat tjera të ditës së zgjedhjeve do të jenë të njëjtat si më parë apo kanë pësuar ndryshime?

    Daka: Procedurat e hapjes dhe mbylljes së qendrave të votimit do të jenë të njëjtat, të gjitha qendrat e votimit do të hapen në ora 7:00 të mëngjesit dhe do të mbyllën në ora 19:00 të mbrëmjes me mundësi të zgjatjes së kësaj ore për ata persona që janë duke pritur në radhët e qendrave të votimit dhe posa ta përfundojnë edhe ata votimin, menjëherë fillon numërimi i votave të votimit.



    Infopress: Disa parti politike kanë kërkuar që të jenë pjesë gjatë kohës së transportimit të kutive të votimit, me qëllim të ndalimit të mundësisë së manipulimeve, sa do të lejohet një gjë e tillë nga ana e KQZ-së?

    Daka: Transportimin e materialit sensitiv do ta bëjë Policia e Kosovës, ata kanë qenë përgjegjës edhe herën e kaluar dhe me përgjegjësi të plotë them që ne në KQZ, nuk e kemi pasur asnjë ankesë as nga subjektet politike as nga vëzhguesit dhe nga askush sa i përket transportimit të kutive apo materialit sensitiv, as gjatë shpërndarjes, as gjatë bartjes në qendrën e votimit.

    Infopress: Çfarë sistemi do të përdorë Qendra e Numërimit dhe Rezultateve për numërimin e votave apo do të jetë ai i njëjti?

    Daka: Janë ato procedurat e brendshme të QNR-së, ata i kanë procedurat që aprovohen nga KQZ-ja si është siguria do të jetë në nivel të lartë, i kemi kamerat që e përcjellin punën edhe ditën e numërimit të votave me kusht për Rahovec ka qenë punë shumë transparente kanë pasur mundësi si vëzhguesit, si gazetarët të jenë prezentë, pra do të jetë plotësisht transparente puna e tyre, do të kenë mundësi të gjithë vëzhguesit që janë të interesuar të marrin pjesë, do ta kenë mundësinë të jenë të pranishme.



    Me kamera përcillet nga KQZ-ja e tërë puna e QNR-së

    Infopress: A i bije kjo që gjatë numërimit të votave të 12 dhjetorit, edhe mediat të jenë të pranishme në QNR, për të përcjellë nga afër numërimin apo jo?

    Daka: Varet nga procedurat e QNR-së, do të thotë vëzhguesit do të jenë prezentë, unë nuk i di procedurat e brendshme të QNR-së dhe nëse procedurat e brendshme të tyre e lejojnë një gjë të tillë, atëherë gjithsesi që po, mirëpo me kamera përcillet nga KQZ-ja e tërë puna e QNR-së dhe ato kamera do të mund t’i shohin edhe gazetarët, sepse do të jenë të ndara secili segment i QNR-së që do të jetë i pasqyruar nëpërmjet kamerës dhe ne do të kemi qasje gjatë gjithë kohës së numërimit të votave.



    Infopress: Kur mund të priten rezultatet preliminare të këtyre zgjedhjeve?

    Daka: Ne shpresojmë që do të kemi mundësi që të dalim me një rezultat preliminar brenda 24 orëve, megjithatë nuk mund të japim një orë apo kohë të caktuar e pastaj të dështojmë, mirëpo ne gjithsesi do ta bëjmë të pamundurën që brenda 24 orëve të dalim me një rezultat preliminar.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka


    36 mijë vëzhgues në zgjedhje



    E enjte 2 Dhjetor 2010, 11:01
    Numri i vëzhguesve që do të monitorojnë procesin e zgjedhjeve të 12 dhjetorit do të jetë rekord në krahasim me zgjedhjet e kaluara. Përafërsisht në çdo vendvotim, sipas një përllogaritje, do të ketë nga 15 vëzhgues, pa llogaritur stafin përcjellës. Deri më tani janë akredituar 21 mijë, ndërsa edhe 15 mijë të tjerë presin akreditimin. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se nga gjithë këta vëzhgues do të mbulohen 2280 vendvotime në tërë Kosovën.“Deri më sot janë akredituar 21 mijë vëzhgues, ndërsa në shqyrtim e sipër janë 15 mijë, por që nuk do të thotë se të gjitha do të aprovohen. I bie që të kemi rreth 36 mijë vëzhgues. Gjithashtu, dua të theksoj që deri më 6 dhjetor ka afat për akreditimin edhe të vëzhguesve ndërkombëtarë. Çdoherë kur kemi akredituar vëzhgues vendorë janë akredituar edhe një numër i vëzhguesve ndërkombëtarë”, ka thënë Daka. Pavarësisht këtij numri, Daka konsideron se nuk do të thotë se ata vëzhgues do të jenë vazhdimisht brenda në vendvotim.“Ata kanë të drejtë të vëzhgojnë edhe jashtë qendrës së votimit, edhe procesin e bartjes së kutive. Një numër mbase mund të jetë i angazhuar në qendrën e numërimit të rezultateve, ndërsa një pjesë në vendvotime”, tha Daka.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Favorizohet formimi i një qeverie me bazë të gjerë

    Publikuar: Sot, më 03 dhjetor 2010

    Prishtinë, 3 dhjetor - Instituti i Prishtinës për Studime Politike publikoi analizën “Zgjedhjet e dhjetorit dhe pritjet pas”, në të cilën thuhet se janari i vitit të ardhshëm mund ta gjejë Kosovën pa institucione të reja dhe në krizën e mosnjohjes së rezultateve.
    Analiza e shkurtër shqyrton faktorët e mundshëm që po e shtyjnë Kosovën drejt një krize institucionale që mund të rrjedh nga kontestimi i rezultateve të zgjedhjeve, për shkak të thirrjeve publike të partive për të mos i njohur ato nëse ka manipulim të procesit.

    Më tej në këtë analizë thuhet se përballë nevojës për krijimin e qeverisë dhe presionit për fillimin e bisedimeve me Serbinë, Kosova lehtë mund të rrëshqasë drejt krizës pas-zgjedhore duke përmbushur kështu vullnetin e kundërshtarëve të tij se “shteti më i ri është i destinuar të dështojë dhe si i tillë është real në letër dhe fiktiv në praktikë”

    “...Nëse zgjedhjet nuk organizohen drejt dhe në mënyrë demokratike, ka gjasa të mëdha të ndodhë një kontestim i “butë“ i rezultateve dhe zgjedhjeve...12 dhjetori 2010 shënon testin demokratik të shoqërisë në radhë të parë dhe lidershipit për të organizuar zgjedhje të lira dhe demokratike. Brenda muajit, shteti dhe politika do të transformohen varësisht prej sjelljeve të partive politike gjatë dhe pas zgjedhjeve. Shteti i ri mund të certifikohet në sytë e botës për demonstrim pjekurie, apo të gdhijë gjatë ditëve në vazhdim në telashe, pa institucione të reja dhe parti politike që kontestojnë rezultatin zgjedhor”, thuhet në analizë.

    Çështja e dytë e analizës është roli i ndërkombëtarëve në këtë proces, i cili do të angazhohet maksimalisht ta shtyjë përpara krijimin e një qeverie me bazë të gjerë për ‘hirë’ të bisedimeve, por në dëm të demokracisë së vendit.

    “‘Ndërkombëtarët e stabilitetit’ do të veprojnë kësisoj sikurse përgjatë viteve të shkuara kur favorizuan parti të caktuara për të ardhur në pushtet. Nevoja e privatizimit të disa prej gjiganteve ekonomikë të Kosovës dhe bisedimet me Serbinë, do ta diktojnë edhe formimin e qeverisë së ardhshme”, thuhet në komunikatë.

    Pjesa e tretë për shoqërinë civile në raport me politikën trajton marrëdhëniet aspak miqësore përgjatë viteve në Kosovë, dhe ndikimin që kanë sjellë pozitiv e negativ në politikë prurjet e reja nga shoqëria civile.

    Rekomandimet e analizës fokusohen në shmangien e krizës së mundshme institucionale për shkak të kontestimit të rezultateve, krijimit të besimit të ndërsjellë të partive pa pasur nevojë të mbrohet vota nëse ajo nuk manipulohet. Rekomandime të tjera janë rritja e numrit të madh të vëzhguesve, ngritja e një mekanizmi gjyqësor për të ndëshkuar keqbërësit dhe certifikimin e rezultateve zgjedhore nga një institucion ndërkombëtar.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Dell mbështet Feithin, do qeveri të pastërF.Sertolli 03-12-2010 17:02 CET Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Prishtinë, Chrisopher Dell ka mbështetur deklaratën e shefit të ICO-s, Pieter Feith që pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit, në Kosovë duhet të jetë një qeveri e pastër. Edhe pse ambasadori Dell tha se nuk i ka dëgjuar deklarata e Feith, megjithatë tha se është duke u punuar që në Kosovë të ketë një qeveri të pastër.

    Dell i ka bërë këto komente pas takimit që zhvilloi me përfaqësuesit e “Demokracisë në veprim”. Ai ka inkurajuar vëzhguesit kosovarë për vëzhgimin e zgjedhjeve të sivjetme parlamentare. Dell ka thënë se nuk është ndonjë hendikep i madh që ky koalicion i OJQ-ve kosovare ka bërë një lëshim të vogël në shpalljen e rezultateve preliminare në Rahovec.

    Sipas tij, është inkurajues fakti që këto gabime janë zbuluar dhe janë korrigjuar.

    “Shprehja “vetëm Zoti është i përkryer”, kur kemi të bëjmë me njerëz mund të presim edhe gabime dhe probleme të ngjashme, por vetë sistemi i ka përmirësuar këto gabime. Prandaj, unë mendoj se gjithmonë mund të ketë gabime në proces, por e mira është që këto u zbuluan dhe u korrigjuan”, tha Dell, duke shtuar se kjo është diçka për t’iu inkurajuar dhe jo për t’iu brengosur.

    Gjithashtu Dell ka përgëzuar “Demokracinë në Veprim” për punën e bërë dhe është shprehur i mahnitur. Dell nuk a ka komentuar fushatën dyditore.

    Nga ana tjetër, Ismet Kryeziu, përfaqësues i këtij rrejti, tha së gjatë fushatës dyditëshe janë vërejtur disa incidente të vogla, porse që nuk paraqesin motive politike.

    “Çdo incident dhe çdo dhunim i së drejtës qytetare, është në kundërshtim me konventat ndërkombëtare, është në kundërshtim me pjesëmarrjen qytetare në proceset politike. Nga kushdo që vjen është dëmtim i imazhit të procesit të Kosovës”, ka thënë Kryeziu.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ms13
    Anëtarësuar
    22-01-2009
    Vendndodhja
    Prishtin
    Postime
    192

    PDK-ja shkel kodin e mirësjelljes në Malishevë.

    Fryma e Re ka marrë njoftimin se në komunën e Malishevës po thyhen ligjet zgjedhore. Në disa lokacione posterët e Frymës së Re po mbulohen nga posterë të Partisë Demokratike të Kosovës, posaçërisht pjesët ku tregohet numri rendor i FER-it në listën zgjedhore.

    Neni 3 i Rregullës Zgjedhore nr. 11/2009 mbi Kodin e Mirësjelljes për Subjektet Politike thotë se është e ndaluar që një subjekt politik të heqë, mbulon, dëmton apo ndryshon ndonjë njoftim, pllakat, poster të partive tjera politike. Këto veprime, përveç që janë të dënueshme me gjobë, bartin edhe pasoja tjera për zgjedhjet e lira dhe demokratike në Kosovë.

    Sosht hera e par qe Po bojn ksii sendeshh kta Njerz...

    LLAP. thash te qes qita se garant ke harru me qit Nuk t'ka ra ne Sy
    Ndryshuar për herë të fundit nga ms13 : 04-12-2010 më 14:33

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga ms13 Lexo Postimin

    LLAP ke harru em qit qita ..apo nuk ta dasht
    o krejt kena me ju shkel si baglen tana partive
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ms13
    Anëtarësuar
    22-01-2009
    Vendndodhja
    Prishtin
    Postime
    192
    ahh ti poo thu na jem njerz lidera muta na Nuk e shkelum ligjin E Tashh ... qyri kta qenat tu qyri.. Kallxoj ati hajnit T'farmkerkav Qe ki mu rrzuu...

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Dhe pastaj ankohen loparet , kur iu thua Lopar per te vertet

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Po qka din more ata qka eshte kodi i mirsjelljes,duhet me pas pak shkoll me kuptu kete kod,mos lypni edhe ju sy nga qorrat.
    Mo hyni ne gjynah me ta,se me dit qka eshte kodi i mirsjelljes jam i sigurt qe nuk do ta shkelnin.
    A ka ma cinizum se sa kjo,keta po e vjedhin popullin e vet e jo kodin

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ali Tahiri, prindi i Edmondit i kërkon falje publike, Latif Gashit, për shqyerjen e posterëve


    Ali Tahiri,prindi i Edmondit të mitur i cili dy net më parë në Qendër të Besianës i kishte shqyer posteret e kandidatit të PDK-së,Latif Gashi,të nesërmen ka ardhur në selin e PDK-së,dhe ka kërkuar falje publike Latif Gashit dhe gjithë PDK-së.''Jam rrënqethur ka thenë ai kur kam dëgjuar lajmin në mediumet elektronike,nga kryetari i komunës,Agim Veliu,se Latif Gashit dikush i ka shqyer posteret,njeriut që gëzon respektë të madh nga unë.Latif Gashin ka thenë ai e kam parë vetë me syt e mi të larë në gjak në uniformë të UÇK-së,duke luftar shkaun,prandaj për mua ka thënë ai është pak që të kërkoi falje.Aliu në selin e PDK-së,kishte ardhur me bashkëshortën Fatmirën të cilët thanë se fjalet e Latif Gashit,që i tha para televiioneve ishin shumë të vërteta,djali jonë s'domend se ishte i manipuluar dhe me keqëardhje na duhet të themi se i kishte shqyer posteret.Është pak për ne vetëm kërkimfalja kanë thënë prindërit e emocionuar.Prandaj ata kanë thënë se gjithësesi dëshirojnë që të bëhen anëtarë të PDK-së,dhe se librezat e anëtarësisë i duan vetëm nga Latif Gashi,të cilin do ta votojnë publikisht
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Ali Tahiri, prindi i Edmondit i kërkon falje publike, Latif Gashit, për shqyerjen e posterëve


    Ali Tahiri,prindi i Edmondit të mitur i cili dy net më parë në Qendër të Besianës i kishte shqyer posteret e kandidatit të PDK-së,Latif Gashi,të nesërmen ka ardhur në selin e PDK-së,dhe ka kërkuar falje publike Latif Gashit dhe gjithë PDK-së.''Jam rrënqethur ka thenë ai kur kam dëgjuar lajmin në mediumet elektronike,nga kryetari i komunës,Agim Veliu,se Latif Gashit dikush i ka shqyer posteret,njeriut që gëzon respektë të madh nga unë.Latif Gashin ka thenë ai e kam parë vetë me syt e mi të larë në gjak në uniformë të UÇK-së,duke luftar shkaun,prandaj për mua ka thënë ai është pak që të kërkoi falje.Aliu në selin e PDK-së,kishte ardhur me bashkëshortën Fatmirën të cilët thanë se fjalet e Latif Gashit,që i tha para televiioneve ishin shumë të vërteta,djali jonë s'domend se ishte i manipuluar dhe me keqëardhje na duhet të themi se i kishte shqyer posteret.Është pak për ne vetëm kërkimfalja kanë thënë prindërit e emocionuar.Prandaj ata kanë thënë se gjithësesi dëshirojnë që të bëhen anëtarë të PDK-së,dhe se librezat e anëtarësisë i duan vetëm nga Latif Gashi,të cilin do ta votojnë publikisht
    Ai llap bre qka ju paska kan,po a qkyhet py dyky-ja, nesje koka kan i mitur se une kisha dhi ne ta krejt

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Ai llap bre qka ju paska kan,po a qkyhet py dyky-ja, nesje koka kan i mitur se une kisha dhi ne ta krejt
    ti veq ne goj te nanes tane e te babes tan ne dish kan e kie bab haaa munesh me ju dhie ne goj qe te kan edukue keshtu te flliqt
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Hajnat e Ises e Te Enver Sekiraqes shiqoni se si mundohen keta kriminel ti fitoin zgjedhjet




    Në “Zenel Hajdin”, sulmohet PDK
    06-12-2010 19:01 CET

    Tubimi i paralajmëruar për të hënën në orën 18:00 i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në Prishtinë, është mbajtur nën ethe.

    Edhe pse në tubim është pritur të merr pjesë edhe kryetari i kësaj partie, Hashim Thaçi, ai megjithatë nuk është paraqitur fare. Arsyeja e mos-paraqitjes së tij, sipas zyrtarëve të kësaj partie të kontaktuar nga “Zëri”, është se kanë marrë informata se makinat me të cilat do të vinte Thaçi në tubim, do të sulmoheshin me gurë.

    Ndërkohë, nga terreni na njoftojnë se në oborrin e shkollës “Zenel Hajdini” është duke mbretëruar situatë e tensionuar, pasi që persona të tubuar pranë shkollës, kanë sulmuar me gurë zyrtarë të kësaj shkolle, duke shkaktuar kështu thyerjen e disa xhamave të objektit shkollor.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin

    Hajnat e Ises e Te Enver Sekiraqes shiqoni se si mundohen keta kriminel ti fitoin zgjedhjet




    Në “Zenel Hajdin”, sulmohet PDK
    06-12-2010 19:01 CET

    Tubimi i paralajmëruar për të hënën në orën 18:00 i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në Prishtinë, është mbajtur nën ethe.

    Edhe pse në tubim është pritur të merr pjesë edhe kryetari i kësaj partie, Hashim Thaçi, ai megjithatë nuk është paraqitur fare. Arsyeja e mos-paraqitjes së tij, sipas zyrtarëve të kësaj partie të kontaktuar nga “Zëri”, është se kanë marrë informata se makinat me të cilat do të vinte Thaçi në tubim, do të sulmoheshin me gurë.

    Ndërkohë, nga terreni na njoftojnë se në oborrin e shkollës “Zenel Hajdini” është duke mbretëruar situatë e tensionuar, pasi që persona të tubuar pranë shkollës, kanë sulmuar me gurë zyrtarë të kësaj shkolle, duke shkaktuar kështu thyerjen e disa xhamave të objektit shkollor.
    Kan nis mos me ti dasht "qlirimtart" e tu prishtinalit,jo more qfar tensionuni,me bisht ner kemb u kethyn kah kan ardh.
    Po kur nuk i doin more me zor nuk ju shkohet,a jemi ne demokraci aty ku nuk je i mireseardhur pse shkon e qet benzin ne zjarr.
    O llap pse e don ti hashimin tybe kush nuk e vok per te,po ka hala budall neper katune se nuk ka shanc ne qytete me fitu kun,hajt balit se edhe fmija po i thrrasin hajna,me kan si ata tybe nuk isha dal me me pa kush e le ma me ban fushat.
    Une lus qe politikajt mos ti fusin hundet ne qdo skut sepse nuk kan lan aq lezet ne popull,populli eshte i mllefosur ne ta,bile disa nuk mujn me i pa me sy.
    LLap partia e punes nuk i ka punet mire,prishtina nuk po e don,kqyr e ban diqka se aje zagaric e thaqit ajo kallzou pak

  18. #18
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 07-12-2010 më 15:48

  19. #19
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 07-12-2010 më 16:48

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367

    Lunacek-Pack: Thaçi po jep premtime boshe

    Lunacek-Pack: Thaçi po jep premtime boshe




    07-12-2010





    Në konferencën e së martës për shtyp në Bruksel, gazetarë të huaj pyeten eurodeputetet Ulrike Lunacek dhe Doris Pack, që janë mbështetëse të fuqishme të liberalizimit të vizave edhe për Kosovën, se a janë reale premtimet që në fushatë ka dhënë kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi, se për 15 muaj Kosova do të përfshihet në liberalizimin e vizave.

    “Unë mund të përsëris atë që kam thënë në Kosovë javën e shkuar. Jam e befasuar me deklarata të tilla. Nuk ka pasur kurrfarë datash nga askush në BE. Ne nuk po japim data madje as për Kroacinë e cila po i përmbyllë negociatat e anëtarësimit. Nuk e di se kush është ai i cili ka mundur t’i premtojë Thaçit. Sa më përket mua, unë dua që vizat për kosovarët të hiqen që sot. Por datë nuk ka dhe këto janë thjeshtë premtime në fushatë zgjedhore dhe asgjë më tepër”, ka thënë Lunacek, raporton "Koha".

    Njësoj është përgjigjur edhe Doris Pack.

    “Është rrugë e gjatë deri tek heqja e vizave. Duhet të përmbushen kriteret nga udhërrëfyesi e ne as që kemi edhe udhërrëfyes për Kosovën. Duhet të dihet se për këtë në fund nuk vendosim as ne, por ministrat e brendshëm të vendeve anëtare. E edhe zgjedhjet për këtë janë një lloj testi. Nuk ka e as që mund të ketë premtime për data nga ana e BE-së”, tha Doris Pack.

    Edhe një herë këto dy deputete kanë premtuar partitë politike në Kosovë që, sado që mund të duket e kuptueshme për një fushatë zgjedhore, të mos japin premtime joreale me qëllim të manipulimeve me qytetarët.

    “Partitë politike që kanë qenë në pushtet, por edhe të tjerat, nëse duan mbështetje nga BE-ja dhe besimin e qytetarëve, duhet ta dinë se ne nuk do të tolerojmë mashtrime dhe ndikime jolegale ndaj votuesve. Shpresojmë se qytetarët nuk do të lejojnë që të manipulohen”, ka thënë Lunacek.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •