Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 44 prej 44
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    katastrof komtare ashte kjo,ta luftosh islamin ne kete forme ashte e pa lejushme allahu ka me ju gjumhaz,mos me kane qeta vllaznit qe sot kem krejt bashke per me dal ne demostrat per mi mlu motrat tona,dhe naj hjeken nji sagje prej kres naj dhane ka do pare se vallahi vlla na myti fukaralliki,e me fukarallik po vin senet qera te kqija.
    HIQNI DURT PREJ ALL AHUT.SE JU GJUMHAZ

  2. #42
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-06-2010
    Postime
    84

    Lirohet i arrestuari për terrorizëm

    Mitrovicë: Lirohet i arrestuari për terrorizëm
    Gjykatësja e EULEX-it në Mitrovicë ka liruar nga paraburgimi Bajram Asllanin.





    Bajram Asllani, i akuzuar nga një gjykatë amerikane për veprimtari terroriste është liruar të premten nga gjykatësja Poloake e EULEX-it në Gjykatën e Qarkut të Mitrovicës. Asllani me urdhër të gjykatës për një muaj rresht duhet të paraqitet në stacionin e polici dy herë në javë, të martën dhe të premten.

    “Kërkesa për ekstradim dhe paraburgim të klientit tim është hedhur poshtë nga një gjykatëse e EULEX-it”, ka thënë pas gjykimit Agim Lushta, avokat i të arrestuarit Bajram Asllani. “Kërkesa për ekstradim në SHBA është refuzuar për shkak se nuk ekziston marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së”.

    “Gjykimi ka qenë shumë korrekt dhe larg ndërhyrjeve politike, ka triumfuar drejtësia” ka shtuar Lushta. Sipas tij rrëzimi i kërkesës së gjykatës amerikane për ekstradim dhe për paraburgim të klientit tim ka ndodhur se nuk ka asnjë fakt që vërteton se Bajram Asllani ka kryer ndonjë krim në SHBA, por vepra e tij është bërë në Kosovë”, ka thënë avokati. Gjykatësja e EULEX-it ka vendosur që hetimet për veprimtari terroriste ndaj Bajram Asllanit të bëhen nga EULEX-i, ka vijuar më tej avokati mbrojtës. Lushta pastaj ka shtuar se gjatë gjykimit, klienti im publikisht para trupit gjykues, ka pranuar vullnetarisht që të ekstradohet në SHBA, por me ndërhyrjen time ai ka ndërruar mendje. Ka shumë dyshime se dikush ka ndërhy në posten elektronike të klientit tim dhe kjo mbetet të vërtetohet në të ardhmen, ka thënë avokati.

    “Shyqyr që fitoi drejtësia, jam bindur në drejtësinë e gjykatësve të EULEX-it”, ka thënë Bajram Asllani pas lirimit. Kurrë në jetën time nuk kam qenë jashtë Kosovës, amerikanët janë njerëz të mirë dhe nuk kam kurrgjë kundër tyre, ka shtuar ai.

    “Unë personalisht kam kërkuar që vullnetarisht të ekstradohem në Amerikë, nuk kam frikë nga drejtësia amerikane, besojë në drejtësi se jam i pa fajshëm”, ka thënë ai.

    Sipas tij, kjo akuzë ka lidhje me gjykimin që i është bërë atij në vitin 2007 në Serbi. Dhe për këtë më së shumti në tërë këtë gjykim më ka pyetur gjykatësja, ka sqaruar Asllani.

    Ai ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet se ka lidhje me Hysen Sherifin, si dhe që e ka ka nofkën Ebu Hatab.

    “Nuk kam kurrfarë lidhje me Hysen Sherifin dhe kurrë në jetë nuk e kam takuar atë njeri, e po ashtu unë nuk jam Ebu Hatab dhe nuk kam kurrfarë nofke” ka shtuar Asllani. Për herë të parë sot (të premten v.j) gjatë gjykimit jam njoftuar se unë gjoja e paskam nofkën Ebu Hatab”.

    Asllani ka theksuar se që nga arrestimi i tij, në mëngjesin e së enjtes, e deri në momentin kur është liruar me urdhër të gjykatës, sjellja e policisë së Kosovës dhe e agjentëve amerikanë të FBI-së ka qenë shumë korrekte.

    “Një agjent amerikan gjatë gjithë gjykimit ka ndenjur në sallë, por kurrë nuk ka folur”, ka treguar Asllani.

    Në anën tjetër, procesi gjyqësor që ka zgjatuar mbi 6 orë, është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie. Gjykimin e kanë përcjellë nga afër zyrtarë të Ambasadës Amerikane në Kosovë, ndërsa krejt rastësisht aty ka qenë edhe Ambasadori i Gjermanisë, Hans Dieter Steinbach. /koha/

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Bajram Asllani


    FBI e kërkon, EULEX e liron
    Gjyqtari i EULEX-it e liron nga arresti, Bajram Asllanin nga Mitrovica, i kërkuar për terrorizëm nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së. Ai duhet të paraqitet në polici dy herë në javë. Expressi sjell pjesët kryesore të raportit të FBI-së, mbi të cilin është kërkuar nga autoritetet kosovare, ekstradimi i Bajram Asllanit

    Nga Jeton Musliu më 19.06.2010 në ora 11:00
    Bajram Asllani, 29-vjeçari nga Mitrovica, i arrestuar për dyshimet se është i përfshirë në plane terroriste, ka qëndruar një natë në paraburgim.

    Pavarësisht kërkesës së autoriteteve amerikane për ekstradim, gjyqtari i EULEX-it, në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë, i ka shqiptuar atij masën e lajmërimit dy herë brenda jave në stacionin e policisë.

    Atij i është marrë pasaporta dhe nuk mund të largohet nga shteti, ndërkohë që prokurori i çështjes, nga Prokuroria Speciale, është duke e shqyrtuar këtë vendim.

    “Prokurori ynë është duke e shqyrtuar këtë masë të gjyqtarit dhe pastaj do të vendosë nëse do të apelojë ose nuk do të apelojë ndaj këtij vendimi”, thotë Kristiina Herodes, zëdhënëse e EULEX-it për Express.

    Dyshimet që rëndojnë mbi Bajram Asllanin, 29 vjeç, të hartuara nga FBI-ja (Federal Bureau of Investigations), janë shumë të rënda.

    Expressi ka siguruar të plotë raportin e FBI-së, mbi bazën e të cilit, autoriteteve kosovare dhe ndërkombëtare, u është kërkuar arrestimi dhe ekstradimi i Bajram Asllanit.

    Ky raport me numër 5:10-M-1350 është hartuar nga hetuesi i FBI-së, Jason R.Masloë dhe është dorëzuar në Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së më 19 prill 2010.

    Hetuesi amerikan shpjegon se në këtë dokument i ka përfshirë vetëm të dhënat që nuk cenojnë hetimet e mëtejme.

    Në pikën 4 të këtij dokumenti, shkruan se nga 11 mars 2006 e deri më 27 korrik 2009, Daniel Patrick Boyd, Hysen Sherifi, Anes Subasic, Zakariya Boyd, Dylan Boyd, Jude Kenan Mohammad, Mohammad Omar Aly Hassan, Ziyad Yaghi dhe Bajram Asllani, kanë thurur plane terroriste.

    Në pikën 9 thuhet se qëllimi kryesor i konspiracionit ka qenë shtimi i dhunës së xhihadit (jihad) për luftë të shenjtë kundër të pafeve, duke përfshirë mbështetjen dhe pjesëmarrjen në aktiviteteve terroriste në vende të veçanta jashtë SHBA-së dhe konspiracion për të kryer akte të vrasjeve, kidnapimeve, gjymtime të personave jashtë SHBA-së.

    Hetuesit e FBI-së kanë shkruar se pjesë e konspiracionit ka qenë edhe përgatitja për t’u shndërruar në muxhahedinë (mujihadeen) ose luftëtarë të shenjtë dhe të vdesin shehidë (shahid), si martirë të xhihadit.

    “Pjesë e konspiracionit të tyre ka qenë edhe radikalizmi i të tjerëve, shumica të rinj myslimanë apo të atyre që janë konvertuar në Islam, që të besojnë në idenë që xhihadi është një obligim personal dhe pjesë e secilit mysliman të mirë”, shkruan më tej raporti.

    Në këtë dokument përfshihen edhe bisedat e tyre përmes internetit, mesazhet deri në detaje, pasi FBI-ja ka arritur të infiltrojë edhe dy agjentë të saj brenda grupit.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Express.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    FBI në kërkim të Bajram Asllanit

    Nga Express më 17.07.2010 në ora 17:06
    Menjëherë pasi që një gjykatëse e EULEX-it nuk pranoi kërkesën për ekstradimin e Bajram Asllanit në SHBA, FBI e ka vënë atë në listën e të kërkuarve.

    Bajram Asllani nga Mitrovica akuzohet në SHBA për terrorizëm dhe lidhje me një rrjet në Karolinën Veriore.

    Zyra e FBI në Charlotte lëshoi një paralajmërim për Asllanin, duke e vënë në listën e personave në arrati, si i dyshuar për ofrim të materialeve ndihmëse për terroristët dhe për përgatitje të sulmeve të dhunshme ndaj qytetarëve të një shteti tjetër.

    Ai mendohet se në bashkëpunim me 8 persona tjerë ka mbledhur para për Xhihad, ose luftën e shenjtë islamike. Prokurorët thonë se ai ka mbledhur 15.000 dollarë gjatë një vizite në Raleigh në vitin 2009, dhe me to planifikonte ta mbante bazën në Kosovë. Asllani mund të dënohet me 40 vjet burgim, nëse gjykohet dhe gjendet fajtor në SHBA.

    Gjykimi për anëtarët e tjerë të rrjetit do të nisë në shtator 2011. EULEX-i nuk pranoi ta deportojë kosovarin në SHBA, pasi që tha se vendi nuk ka marrëveshje të tillë me Washingtonin. (IndeksOnline)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •