Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698

    Rrena Kolosale (As e Para, as e Fundit)

    S H Q I P, 17/07/2010

    RRENA KOLOSALE E 3.2 MILIARDĖ EUROVE

    Mustafa Nano

    Dėgjova lajmin mbi 3.2 miliardė eurot, qė do tė merren hua nga njė mizėri bankash tė huaja dhe mbeta i shushatur; dhe disi ligsht dhe i turpėruar, ngaqė pak ditė mė parė kisha mbrojtur dhe argumentuar tezėn, se Shqipėria e Sali Berishės nuk i ka kartat fort nė rregull pėr tė marrė borxhe. Dhe aty pėr aty doja qė dikush tė mė bėnte ca shpjegime. Ēfarė po ndodh? Shqipėria ka sot njė borxh publik qartėsisht mė tė madh se sa pesė vite mė parė (afro 60% e GDP-sė thotė qeveria, afro 70% e GDP-sė thotė opozita) dhe gati tė gjithė bien dakord se jemi nė pikėn pėrtej sė cilės nuk mund tė shkohet. Por krejt papritur marrim vesh, se nė njė mbledhje qeverie janė miratuar “njė sėrė marrėveshjesh financiare me disa nga institucionet mė tė rėndėsishme financiare europiane dhe ndėrkombėtare, nė vlerėn e rreth 3.2 miliardė eurove, pėr financimin kryesisht tė infrastrukturės rrugore nė vend” (fraza nė thonjėza ėshtė e marrė nga site-i i Kėshillit tė Ministrave tė Republikės sė Shqipėrisė). Kėto institucione financiare janė (i referohem sėrish site-it tė Kėshillit tė Ministrave): Banka Europiane e Investimeve, Banka Islamike e Zhvillimit, Banka Europiane pėr Rindėrtim e Zhvillim, Fondi i OPEC-ut, qeveria japoneze, Korporata Financiare Ndėrkombėtare, Banka Gjermane e Zhvillimit, Banka e Detit tė Zi, Fondet e Gjirit, qeveria austriake. Ndėrsa veprat ku do tė investohen 3.2 miliardė euro janė (gjithmonė nga i njėjti site): autostrada Tiranė-Elbasan, rrugėt rurale, linja e interkonjeksionit Tiranė-Prishtinė, linja tjetėr e interkonjeksionit Tiranė-Shkup, njė turbinė shtesė nė hidrocentralin e Vaut tė Dejės, disa ujėsjellės, rruga e Arbrit, Boshti i Jugut, korridori i tetė, rruga Qafė Plloēė-Librazhd dhe ristrukturimi i gjashtė spitaleve.

    Po pėrpiqem t’i jap vetė shpjegimet. Po e filloj duke vėnė pak rend nė mendimet e mia. Nėse do ta marrim seriozisht kėtė lajm, do t’na duhet ta trajtojmė si njė nga traktativat mė tė rėndėsishme tė natyrės financiare nė historinė shtetėrore tė Shqipėrisė. Nuk ka ndodhur kurrė, qė me njė tė rėnė tė lapsit, buxheti i Shqipėrisė “tė pasurohet” me 3.2 miliardė dollarė, tė cilat do tė shtihen nė punė pėr tė financuar njė seri veprash infrastrukturore me rėndėsi tė jashtėzakonshme, gjė qė theksohet edhe nė njoftimin kryeministror. Por nuk ėshtė vetėm kjo qė e bėn tė rėndėsishėm kėtė lajm. Kėto miliarda euro janė huara tė marra nga qeveria (kjo ėshtė lėnė tė kuptohet) dhe kjo do tė thotė, se borxhi ynė publik, i cili sot ėshtė i barabartė me rreth 8 miliardė euro, na rritet “brenda ēastit” me 3.2 miliardė euro tė tjera dhe kėshtu nga 60-70% e GDP-sė shkon e bėhet sa GDP-ja vetė. Nė kėtė mėnyrė ia kalojmė Greqisė dhe i afrohemi Italisė. E duke qenė se s’kemi kėllqet e Italisė, rrezikojmė qė tė pėrfundojmė nė theqafje mė shpejt e mė keq se sa Greqia. Tė kuptohemi, nėse e gjithė kjo do tė ishte e vėrtetė. Por a ėshtė e vėrtetė?

    Ėshtė e ēuditshme se si, por ky lajm medemek bombastik mbeti fare pa vėmendje. Nuk pati asnjė jehonė nė mjedisin politik. Asnjė reagim. Asnjė debat. Asnjė shkrim. Tė nesėrmen e mbledhjes sė Kėshillit tė Ministrave, asnjė prej gazetave mė tė rėndėsishme tė vendit nuk e kish parė tė udhės ta njoftonte nė faqe tė parė (duke pėrjashtuar “Shekullin”, qė e kish ngucur brenda njė kuadrati tė kuq). Gazeta e re “Mapo”, edhe pse nuk e lajmėronte nė faqen e parė, i kish kushtuar kėtij lajmi gjysmėn e sipėrme tė faqes 3, ku mė i madh se sa shkrimi, ishte njė fotografi e Kryeministrit Berisha dhe e ministres Bregu.

    Dhe nuk mbaron kėtu. Pardje fola nė telefon me 5-6 ekonomistė, me tė cilėt konsultohem sa herė qė nuk u jap dot dum pikėpyetjeve tė mia nė lėmin e ekonomisė dhe tė financės nė pėrgjithėsi, e situatės ekonomiko-financiare tė vendit nė veēanti. Sikur ta kishin bėrė me fjalė, mė dhanė tė njėjtėn pėrgjigje: “Nuk ishte shumė e qartė ajo qė tha Kryeministri; mė jep pak kohė pėr tė marrė ca informacion mė tepėr dhe pastaj flasim”. Por edhe mė vonė, ndonėse e kishin lexuar lajmin pėr hesap tė tyre, apo ishin konsultuar me miq mė tė pėrditėsuar me ēalltisjet e qeverisė, nuk ishin nė gjendje ta kuptonin e shpjegonin deri nė fund informacionin e marrė. Amį shifra e 3.2 miliardė eurove tė marra hua nga bankat e huaja i linte gjithsesi si tė topitur. Ngado e sido qė t’i vish rrotull huasė nė fjalė, ajo sė pari ėshtė kolosale, e sė dyti ėshtė barrė e rėndė qė i shtohet barrės gjithashtu tė rėndė tė borxhit publik.

    Po pardje mė ra nė sy njė shkrim i Florjon Mimės nė gazetėn “Shqip”. E lexova dy herė, hėm ngaqė doja tė ndriēoja veten mbi atė qė ndodh brenda mazhorancės, hėm ngaqė doja tė pėrputhja deklaratėn e tė parit tė qeverisė me qėndrimet e njė eksperti tė mirinformuar afėr tij. Nuk gjeta pėrkitje; pėrkundrazi, dukej sikur pėrfaqėsonin/mbėshtesnin qeveri tė ndryshme. Berisha, njė ditė mė parė, e kish ngritur borxhin publik nė 90-100% tė GDP-sė, ndėrsa deputeti i tij, ish.zv.ministėr i Financave, kėndonte njė avaz tjetėr: qeveria ka marrė zotimin ta zbresė borxhin publik nė 50% tė GDP-sė. Nė tė njėjtėn ditė e po nė gazetėn “Shqip”, Ridvan Bode i binte, jo njė avazi tjetėr, por njė cyrle tjetėr: refuzonte njė ofertė huaje tė bėrė nga ana e FMN-sė. Po pėr ē’arsye refuzojmė ofertėn e FMN-sė, teksa jemi duke kėrkuar e marrė borxhe nga banka e fonde jo fort tė dėgjuara e jo fort tė besueshme? A mos vallė kėto tė fundit na japin hua me interes e me kushte mė tė favorshme se sa ato qė jep FMN-ja?

    Dhe ja, ku dolėm te njė pikė interesante. Kryeministri flet pėr huara tė marra nga lloj-lloj bankash, tė cilat (huatė) kapin nivele marramendėse dhe nuk na thotė dy fjalė lidhur me termat e kushtet e tyre, nuk na thotė se me ē’normė interesi duhen shlyer kėto huara, kur fillon livrimi i huasė, nė ē’hark kohor shtrihet ajo, ē’detyra e ē’detyrime kanė palėt nė njėrėn apo tjetrėn rrethanė. Dikush mund tė mendojė, se kėto nuk janė detaje kryeministrore; kėto mund tė gjenden nė tekstet e marrėveshjeve tė miratuara midis qeverisė sė Republikės sė Shqipėrisė dhe kėtyre bankave, fondeve, qeverive tė huaja. Epo mirė, ju ftoj tė futeni nė site-in www.keshilliministrave.al, aty ku normalisht duhet tė gjenden dhe detaje tė tilla. Dhe ēfarė do gjeni? Do tė gjeni, se gjithė-gjithė, bash atė ditė qė Kryeministri na hodhi fytyrės shifrėn trallisėse 3.2 miliardė euroshe, janė lidhur vetėm katėr marrėveshje, njėra me njė bankė austriake me emrin Unicredit, e dyta me Bankėn Islamike, e treta me Fondin e OPEC-ut dhe e katėrta me Bankėn Europiane tė Investimeve. Nuk duhet tė kemi pikėn e dyshimit, se tė katėrta kanė dashur muaj tė tėrė pėr t’u finalizuar dhe kjo do tė thotė se nuk kanė tė bėjnė asnjė ēikė me gjoja besimin qė qeveria shqiptare ngjall nė ditėt e sotme (kėtė na tha Kryeministri duke rrahur gjoksin) nė mjediset financiare ndėrkombėtare. Marrėveshja e parė ėshtė pėr financimin e modernizimit tė 6 spitaleve rajonale, ndėrsa tre tė tjerat janė pėr ndėrtimin e rrugėve rurale. Kaq. S’ka mė. Fundi i fabulės.

    Tekstet e marrėveshjeve mund t’i kėrkoni, por nuk keni pėr t’i gjetur dhe kėshtu nuk do tė merrni vesh se sa tė mėdha janė kėto hua dhe se me ēfarė kushtesh janė marrė. Kryeministri foli pėr hua tė buta, por sa kohė qė s’i kemi parė, kemi plot tė drejtė tė dyshojmė se mund tė jenė bajagi tė forta. Opozita dhe gazetat joqeveritare nuk do tė bėnin keq t’i kėrkonin kėto marrėveshje tė miratuara. Ka shumė gjasa tė mos dalin pa gjė nga ky “inkursion” i pamundimshėm nė Ministrinė e Financave. Sė pari, do tė marrim vesh detyrimet qė kėto marrėveshje vėnė pėr palėn shqiptare, d.m.th pėr qeverinė tonė. Nuk ėshtė ēudi qė ndonjėra prej kėtyre kredive tė jetė e natyrės komerciale, d.m.th me norma tė kripura interesi. Sė dyti – dhe kjo ėshtė ajo qė ka mė shumė rėndėsi – ėshtė e sigurt, qė do tė dalė nė shesh njė rrenė e madhe. Nuk ekziston asnjė hua prej 3.2 miliardė eurosh. E gjithė kjo ėshtė njė sendėrgji e Kryeministrit, i cili atė ditė ka nėnshkruar veē kėto katėr marrėveshje mbi huara modeste.

    Po ta pyesė ndonjė gazetar Berishėn mbi kėtė ngjarje, ai me siguri do tė thotė, se “unė nuk thashė qė i kemi marrė 3.2 miliardė euro kredi; unė thashė qė na janė premtuar”. Dhe ėshtė e kotė, qė i njėjti gazetar tė vijojė tė pyesė veten, se “pse dreqin e bėri fakt tė kryer kėtė punė, teksa kjo punė ėshtė prit gomar tė mbijė bar”. Ėshtė e kotė, pasi Berisha bėn llogaritė e veta. Ai thotė njė rrenė dhe ndoshta e harron shpejt atė qė thotė, por mijėra e mijėra tė tjerė qė e dėgjojnė disa herė nė ditė nga TVSH-ja e nga TV Klan-i nuk ėshtė e thėnė qė ta harrojnė; pėrkundrazi. Dhe ai i thotė kėto gjėra pikėrisht pėr kėta tė fundit, tė cilėt nuk dinė tė bėjnė kollaj dallimin midis informacionit e dizinformacionit, sė vėrtetės e gėnjeshtrės, rrenės e pėrgėnjeshtrimit, shtetarit serioz e Kryeministrit mashtrues.

  2. #2
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Dikur e lexoja kete Mustafen, tani qe ne dy fjalite e pare dhe nuk mundem te vazhdoj me tutje.Keta si Mustafa vetem te qajne e te tregojne me gisht dine por argumentet e tyre jane thjeshte argumente qe i degjon ne cilendo kafe periferie nga njerez te rendomte.Nuk ka nevoje me qene gazetar a analiste si e quajne keta veten.Analiste polivalent,per te gjitha fushat.A do per ekonomi pyet keta, a do per gjeografi,a do per sport, ado per bujqesi,a do per turizem, a do per arkitekture, a do per ceshtje nderkometare?Pyet Mustafen dhe keta analistet e tjere.Populli u lodh edhe me keta,populli do njerez qe kane vizion dhe zgjidhje eventale per problemet e shumta.Nuk ka nevoje me i tregu njerezve se ketu ka korrupsion se kjo dihet.Por si te luftohet korrupsioni,si te nderrohen mentalitetet,dhe duhen edhe njerez vizionare qe japin shembuj.Kush jep shembuj ne Shqiperi?Te gjithe turren ku ti japin ca euro me teper dhe nga te majte kthehen ne te djathe ose anasjelltas brenda nates.Ik se na cate menderen.

  3. #3
    Mustafa Nanoja mu duk i dyshimte qe kur vishte pantollona te kuqe.

    E pastaj u vrtetua, shkoi me Edwin Rame - TANGA
    Ndrysho Firmėn

  4. #4
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga murik Lexo Postimin
    Dikur e lexoja kete Mustafen, tani qe ne dy fjalite e pare dhe nuk mundem te vazhdoj me tutje.Keta si Mustafa vetem te qajne e te tregojne me gisht dine por argumentet e tyre jane thjeshte argumente qe i degjon ne cilendo kafe periferie nga njerez te rendomte.Nuk ka nevoje me qene gazetar a analiste si e quajne keta veten.Analiste polivalent,per te gjitha fushat.A do per ekonomi pyet keta, a do per gjeografi,a do per sport, ado per bujqesi,a do per turizem, a do per arkitekture, a do per ceshtje nderkometare?Pyet Mustafen dhe keta analistet e tjere.Populli u lodh edhe me keta,populli do njerez qe kane vizion dhe zgjidhje eventale per problemet e shumta.Nuk ka nevoje me i tregu njerezve se ketu ka korrupsion se kjo dihet.Por si te luftohet korrupsioni,si te nderrohen mentalitetet,dhe duhen edhe njerez vizionare qe japin shembuj.Kush jep shembuj ne Shqiperi?Te gjithe turren ku ti japin ca euro me teper dhe nga te majte kthehen ne te djathe ose anasjelltas brenda nates.Ik se na cate menderen.
    gazetaret, mor mik, kane per detyre te tregojne me gisht, ndersa te jap shume te drejte kur flet per analiste, sepse me duket se te gjithe "analista" jemi ...

    njerez me vizion duhen per shtetaret dhe politikanet, ndaj nuk duhet kerkuar tek nje gazetar si puna e muē nanos ...

    edhe per te dhene shembull, nuk ka pse te jete nje apo disa gazetare ...

    kthimin nga krahet majtas, djathtas e anasjelltas tregon se nuk perben problem ndrrimi i flamujve - e kemi treguar me vepra - shtetaret tane e kane perfeksionuar kete veti katastrofike per rjedhen e historise e te zhvillimit te kombetarise e te shtetarise Shqiptare, Kosovare, Iliridare ...

    por qe te kthehemi te problemi qe ngre artikull shkruesi, dhe jo tek muē nano - a mendoni se nuk perben problem shqetesues qe qeveria te genjeje e te mashtroje, ashtu si ne kohen e diktatures, dhe tani qe jane burime te shumta informacioni e ballafaqimi virtual, rrenat qeveritare te behen te modes ...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anėtarėsuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    rrofte brari gomari

    sali berisha ka te drejte
    ilir meta ka te drejte
    shqiperia merr hua
    dhe jemi me te forte

    ne goje te ujkut hedhim valle

    rrofte partia demokratike e madhe
    dhe partia komuniste nena jone

    rofte qeveria para ec shqiperia
    evropa ka nevoje per ne se jemi me
    ngritje ekonomike me te madhe

    sali ,ilir jemi ne trup i pazgjidh
    ju kane lidh me lesh k,,,a,,,,r,,,rrr,,,,,i
    sjene as te fundit as te parit
    nga pas u vjen brari
    por si kk..oqe kanari
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga landi45 : 18-07-2010 mė 07:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •