Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-03-2010
    Vendndodhja
    France
    Postime
    263

    Katari njeh pavaresinë e Kosovës



    Konfirmohet njohja nga Katari

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se i është konfirmuar njohja e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran nga Katari.


    Thaçi ka thënë se konfirmimin e ka marrë nga kryeministri dhe princi i këtij vendi, të cilët i kanë thënë se çështja e njohjes së pavarësisë është e kryer, ndërsa tani vetëm pritet që kjo çështje të formalizohet sipas procedurave që ka Katari.

    Kryeministri ka thënë se pas Katarit, Kosovën do ta njohin shumë shpejtë edhe dy shtete tjera të atij rajoni, bëhet fjalë për Kuvajtin dhe Omanin.

    Ky konfirmim vjen pikërisht pas vizitës që kryeministri Thaçi i bëri vendit arab. /Telegrafi/

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-03-2010
    Vendndodhja
    France
    Postime
    263


    Edhe Katari, po

    Kryeministri Hashim Thaçi tha se i është konfirmuar njohja e pavarësisë së Kosovës nga Katari, ndërsa zyrtarizimi është çështje procedurash. Ai, po ashtu, pohoi se njohjet i pret edhe nga Kuvajti dhe Omani.


    Kryeministrit Hashim Thaçi i është konfirmuar njohja e pavarësisë së Kosovës nga Princi i Katarit Sheik Abdullah bin Khalifa Al Thani. Ai ka deklaruar se vendimi zyrtar është çështje e procedurave formale që do të përmbyllen së shpejti.

    Gjatë një interviste për Radio Televizionin e Kosovës, Kryeministri Thaçi pohoi se njohje për shtetin e ri së shpejti do të vijnë edhe nga Kuvajti dhe Omani.

    “M'u konfirmua nga Kryeministri i Katarit dhe po ashtu edhe nga Princi se çështja e njohjes së pavarësisë është e kryer. Tani vetëm pritet që kjo çështje të formalizohet sipas procedurave që ka Katari”, ka thënë Thaçi.

    Për vizitën e parë të delegacionit të Kosovës, Mbreti i Katarit ka shtruar një darkë, ka njoftuar Agjencia e lajmeve e Katarit QNA.

    “Bisedimet gjatë takimit kishin të bëjnë me bashkëpunimin e përbashkët dhe mjetet për forcimin e këtij bashkëpunimi në shumë fusha. Një varg çështjesh tjera të interesit të ndërsjellë, rajonale dhe ndërkombëtare, po ashtu janë diskutuar”, ka raportuar QNA.

    Sipas burimeve të RTK’së, pas Katarit, shtetin e Kosovës pritet ta njohin edhe disa vende tjera nga Gjiri Arabik.

    Kryeministri Thaçi ka pasur takime edhe me Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Katarit si dhe me ambasadorë të disa vendeve perëndimore në Doha.

    Gjatë qëndrimit në Katar, kreu i Qeverisë së Kosovës ka vizituar të hënën muzeun e artë në kryeqytetin Doha.

    Kryeministri Thaçi gjatë kësaj vizite u shoqërua nga Ambasadori i Kosovës në Arabinë Saudite, Rexhep Boja dhe këshilltarët e tij politikë.

    Ambasadori Boja e ka vlerësuar vizitën e Thaçit në Katar si shumë të rëndësishme, sidomos në aspektin e lobimit.

    “Besoj që posa të deklarohet Katari, Kosovën do ta njeh edhe Kuvajti dhe Omani”, ka thënë Boja për RTK.

    Katari është vend arab në Lindjen e Mesme, me popullsi 77 për qind myslimane, ndër vendet më të pasura në botë, me rezerva të mëdha të naftës dhe gazit.

    Nga Katari, Kryeministri Thaçi do të udhëtojë sot për në New York, për t’iu bashkuar delegacionit shtetëror të Kosovës, Presidentit Fatmir Sejdiu dhe Ministrit të Jashtëm, Skënder Hyseni. Atje do lobohet kundër rezolutës serbe dhe për njohje të reja për shtetin e ri. /express/

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Shumë mirë. Këta zakonisht kanë sjellur dhe më tepër grante nga të gjithë në Shqipëri e jo vec objekte fetare. Akoma habitem se si OIC nuk e ka njohur komplet Kosovën. Eshtë e papajtueshme që këto vende bëjnë lojën e Rusisë dhe përdridhen nga Serbia.

    71
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Mbinjeriu
    Anëtarësuar
    10-09-2009
    Postime
    397
    -Faleminderit Katar!
    -Shprespjë të vijnë edhe njohje të reja për shtetin e Kosoves,sidomos presë nga ato Arabe.
    Kjo goje nuk eshte per keta veshe

  5. #5
    TOMORROW NEVER DIES Maska e A.V.A.T.A.R
    Anëtarësuar
    28-01-2010
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    272
    shume falemenderit Katarit!!!!...do zoti te presim dhe njohje te reja ..

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-03-2010
    Vendndodhja
    France
    Postime
    263
    Katari është shteti i 18 nga Organizata e Konferencës Islamike që e njeh Kosovën njëherit shteti i 9 nga Liga Arabe.
    Me njohjet nga Kuvajti dhe Omani, shifra do te shkoj ne 20 nga OKI dhe 11 nga LA

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •