Tre rusë sulmojnë me lëndë djegëse ushtarët në uzinën e Gramshit
Aug 20, 2022
Një incident është shënuar në uzinën ushtarake të Gramshit. Nga informacionet paraprake mësohet se tre shtetas rusë kanë hyrë në uzinë dhe kanë sulmuar me lëndë djegëse ushtarët.
Për pasojë dy prej tyre kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar në Spitalin e Traumës. Një grup ekspertësh janë nisur nga Ministria e Mbrojtjes dhe e Brendshme drejt uzinës.
Sipas informacioneve, rusët pretendonin se ishin turistë. Ata kanë fotografuar ish-uzinën e prodhimit të armëve në Gramsh. Ushtarët shqiptarë ju afruan dhe i kërkuan shpjegim pasi i kanë informuar se është zonë ushtarake e nuk lejohet fotografimi apo filmimi.
Rusët tentuan të largoheshin dhe ushtarët këmbëngulën për t’i verifikuar. Në këtë moment, rusët i helmuan me spaj djegës. Ata tentuan të largohen, por u kapën nga autoritetet dhe po hetohen.
Krijoni Kontakt