Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-07-2020
    Postime
    228

    Qeveria e Rilindjes: Studentët e mjekësisë duhet të punojnë 5 vjet në Shqipëri që të marrin diplomë

    Përse mungesa e mjekëve në Shqipëri duhet të shpallet një Urgjence Kombëtare?
    Sepse kjo urgjencë kombëtare ka filluar që pas fillimit të sistemit demokratik pra pas viteve `90 por INSTAT nuk ka një statistike se sa mjekë janë larguar pas viteve `90 kur Shqipëria kishtE 360 mjeke për 100.000 (ose 3.6 mjeke per 1.000) banorë. Ky numër erdhi duke u ulur dhe pas stabilizimit të gjëndjes socio-ekonomike pas vitit 2014, kur statistikat filluan të punojnë rregullisht numuri i mjekëve që largoheshin u bë i dukshëm për qeverinë por dhe për popullin.
    Disa statistika të domosdoshme për të kuptuar se ky problem përbën Emergjencë Kombëtare dhe është çështje e shtruar për zgjidhje.
    Po ta analizojmë me kujdes del se sipas OBSH por edhe sipas statistikave të iNSTAT, aktualisht Shqipëria sot ka nga 16.47 mjeke për 10.000 banorë në 2021-2022 pra, disa herë më pak mjekë për 10.000 banorë sesa vëndet e Europës perëndimore madje edhe në raport me vëndet e Ballkanit. Në vitin 2016 ky raport ishte edhe më negative rreth 12.2/10.000. Pra, Shqipëria ka më pak mjekë në dispozicion të popullatës së saj, të paktën dy herë më pak se mesatarja e Europës prej 47.6 mjekësh për 10 mijë banorë. Shteti i dytë me më pak mjekë në raport me popullsinë, sipas të dhënave të OBSH-së është Turqia, me tregues 18.7, me të dhënat e fundit të përditësuara për 2018-n. Më pas renditen Qipro (19.5), Polonia (23.8), Bosnja (21.62). Nga shtetet e rajonit, më shumë personel mjekësor ka Serbia (31.1).
    Në Europë, rekordin për një trupë të zgjeruar të personelit mjekësor, e mban italia, me 80 mjekë për 10 mijë banorë në 2019-n, e ndjekur nga Gjeorgjia (70.7), Franca (66.3), Greqia (62.3) (https://www.Who.int/data/gho/data/in...00-population).
    Gjithashtu në vëndin tonë ka dhe mungesë infermjerësh: Shqipëria ka 36 infermjerë / 10.000banorë në vënd të 60 infermjerë/10.000 banorë që ka BE, por po analizojmë sot problemin e mjekëve. Kanë ikur nga Shqipëria që pas vitit 2014 rreth 1500 mjekë vetëm në Gjeramni dhe disa dhjetra në vëndet e tjera të BE dhe në SHBA. Pesë vitet e fundit rreth 3 mijë mjekë shqiptarë dhe mbi 2 mijë infermierë, sipas urdhrit të infermierit kanë marrë vërtetimin për tu larguar nga vendi . Sipas Rektorit të Universitetit Mjekësor Arben Gjata i cili thoë se `largohen rreth 100-150 mjekë në vit` (Shëndetësia shqiptare lëngon nga eksodi i pandalshëm i mjekëve – Reporter.al).
    Analiza.
    Në Shqipëri problemet e shërbimit mjekësor mbeten kritike sepse nga 4360 mjekë që Ka Shqipëria sipas OBSH e cila bazohet tek raporti 16.47/10.000 banorë, 2800 mjekë specialist punojnë në të 42 Spitalet që ka Shqipëria, ndërsa 1560 mjekë të Familjes (sipas adresarit te mjekesve te Kujdesit Paresor 2023)punojnë në të gjithë Shqipërinë në Qëndrat Shëndëtësore .
    Sipas studimit të ekspertëve ilir Gëdeshi (Qendra e Studimeve Ekonomike dhe Sociale), Russell King (Departamenti i Gjeografisë, Universiteti i Sussex) dhe Amarildo Çeka (Shkolla e Popullsisë dhe Shëndetit Publik, British Columbia) tregoi se në vitin 2020, brenda vendit numëroheshin gjithsej 4745 doktorë, ndërsa jashtë vendit ishin 1028 të tillë (Studimi: 22% e mjekëve janë larguar nga Shqipëria. Më shumë se gjysma e diplomuarve në mjekësi në 4 vitet e fundit po bëhen gati të ikin jashtë vendit (panorama.com.al).
    Kuptohet se Shërbimi parësor mjekësor e vuan gjithashtu më shumë mungesën e mjekëve dhe po të bëjmë se sa mjekë për banorë mbulojnë mjekët e Familjes del se në Shqipëri mbulojnë me kujdes shëndetësor ambulator në realitet vetëm 5.7 mjekë për 10.000 banorë.
    Një problem tjetër i mprehtë negative është se specializimet pas Diplomimit 6 vjeçar të mjekëve janë 4-5 vjeçare, në fillim nëse deri para 10 vitesh askush nuk mund të futej në specializime, me një mesatare më të vogël se 8.5 të shkollës së lartë, këtë vit mesatarja e mjekëve specializantë, pra që do të kujdesen për shëndetin, u ul deri në notën 5, madje sërish mbetën kuota të paplotësuara.Pra sipas disa opinioneve, në Shqipëri po mbeten pjesa më e dobët e mjekëve dhe infermierëve, që nuk do të dinë të japin një shërbim cilësor. Mungesa për mjekë specialist shkon deri në 76 pozicione sipas M.SH (Shëndetësia shqiptare lëngon nga eksodi i pandalshëm i mjekëve – Reporter.al). Në vitin akademik 2022-2023, në fushat e studimit që lidhen me shëndetësinë, janë 22,834 studentë të cilët përbëjnë 18% të totalit të studentëve.
    Megjithatë shumica e tyre kërkojnë të largohen jashtë vëndit për arsye nga më të ndryshmet ku mbizotërojnë:
    -pagat e luta,
    -Dëshira për të punuar jashtëdhe për tu specializuar
    - pasiguria ekonomike për të krijuar familje në Shqipëri
    - mungesa e dëshirës për të punuar në zona të largëta të Shqipërise
    -të ndryshme
    Përgjegjësi të madhe ka në këtë rast Ministria e SHëndetësisë e cila nuk po e luan rolin e saj për të parashikuar dhe për të parandaluar fenomenin.
    Shkaku i revoltës së studentëve të vitit të fundit ishte sepse M.SH. nuk mund ta gjidhe problemin me rrugë afat shkurtra pikërisht vitin e diplomimit të tyre.DHE AS ME PAGESË prej 5000 eurosh. Këto janë zgjidhje aspak të rregullta.
    Nga ana tjetër edhe studentët që mbarojnë Fakultetin kanë edhe ata detyrime ndaj Familjes, qytetit e fshatit të tyre dhe vëndit të tyre, pra nëse ata pretendojnë se na preken të drejtat dhe liritë e njeriut, më parë duhet të mendojnë se ata mund të kontraktohen për një periudhe të shkrutër kohe rreth 3 vjet punë në Shqipëri. Kjo kërkon një reform të thellë nga ana e M.SH. dhe nga qeveria.
    Përse?
    Sepse së pari në fillim duhet bërë nëj draft për të quajtur këtë problem bazuar në ligj si Emergjencë kombëtare mungesën e mjekëve,
    së dyti që në vitin e parë studentët duhet të nënëshkruajnë që menjëherë pas mbarimit të Fakultetit Mjekësosë ata do të punojnë me kontratë 1-3 vjet në vëndet e tyre ku jeton familja e tyre.
    Së treti Bashkitë duhet të kenë një fond të veçantë për mjekët e rinj ku nëpërmjet kontratës tu sigurojnë atyre vëndin e punës, vënd-banimi, rrogë të madhë, facilitate për familje e tyre, etj.
    Së katërti Minstria e Shëndetësisë duhet të të bëjë një reform të thellë brënda Ministrisë dhe reformë të thellë spitalore duke vendosur si përparësi rritjen e pagave njëlloj sin ë Kosovë+ vendsojen e bonuseve për shërbimet mjekësore, reformë në manaxhimin e spitaleve publike duke shtuar kontrollin, futjen e mjekëve sipas standartit në punë, largimin e të pa-aftëve nga QSUT, kufizimin e dypunësimit, vendosjen e këshilltarëve të M.SH. vetëm me eksperiencë pune mbi 20 vjet sipas profileve, luftën kundër korrupsionit në tendera dhe kontrollin e PPP, aktivizimin e Kartës së Shënetit për të çrrënjosur mitmarrjes
    Në përfundim vendosja si prioritet reformën në Shëndetësi nga ana e qeverisjes mund të ngadalsojë fluksin e largimit të mjekëve dhe infermjerëve nga Shqipëria.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,715
    Postimet në Bllog
    18

    Qeveria e Rilindjes: Studentët e mjekësisë duhet të punojnë 5 vjet në Shqipëri që të marrim diplomë

    Qeveria merr vendim, studentët e mjekësisë duhet të punojnë 5 vjet në Shqipëri që të marrim diplomën, Rama: Populli s’paguan taksa që mjekët të ikin që ditën e parë

    Emri:  edi-rama884.jpg

Shikime: 175

Madhësia:  25.1 KB

    TIRANË
    Kryeministri Edi Rama bëri publik sot vendimin e qeverisë për studentët e mjekësisë që regjistrohen në vitin e parë, të cilët do duhet të punojnë për 5 vite pas mbarimit të studimeve për të marrë diplomën.

    Rama tha se nuk është kusht, por është formati i ri i universitetit të ri të mjekësisë për sa i përket marrjes së diplomës.

    Kryeministri u shpreh më tej se çdo student i mjekësisë që do të hyjë në universitetin e mjekësisë do të duhet paraprakisht të njihet me faktin që studimet i ka aq sa janë dhe për t’u pajisur me diplomë do duhen dhe 5 vite në shërbim të këtij populli. Për ata në proces vitet janë më të ulëta, të përshkallëzuara.

    “Jam këtu për të dhënë një mesazh lidhur një vendim të rëndësishëm të qeverisë sot që ka të bëjë me studentët e mjekësisë dhe me detyrimin për të shërbyer në vend për një kohë të caktuar. Detajet do t’i shpjegojnë ministret, por thelbi është shumë i qartë për çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë që paguan taksa. Shteti e financon universitetin publik, në këtë rast formimin e mjekëve të rinj për të mbrojtur jetën dhe për të garantuar shëndetin e të gjithë qytetarëve të vet. Nuk është njësoj si profesionet e tjera.
    Është një profesion i lidhur drejtpërdrejt me detyrimin e çdo shteti për t’u kujdesur për shëndetin e njerëzve dhe me të drejtën e çdo qytetari, e çdo familjeje, e çdo të moshuari dhe çdo fëmije për të pasur kujdes shëndetësor. Në kushtet kur Gjermania e para dhe vendet e tjera të pasura janë duke luftuar me demografinë e tyre, me plakjen e popullsisë, me nevojën gjithmonë e më të madhe për burime të freskëta që duhet të vijnë nga jashtë dhe kur janë bërë stacion i ndalesës së fundit për shumë profesionistë, për shumë njerëz të kualifikuar të të gjitha fushave, në këtë rast për mjekët ne e kemi absolutisht të domosdoshme të ndërmarrim këtë hap. Hapi më normal dhe hapi më i lehtë i mundshëm. Çdo student i mjekësisë që do të hyjë në universitetin e mjekësisë do të duhet paraprakisht të njihet me faktin që studimet i ka aq sa janë dhe për t’u pajisur me diplomë do duhen dhe 5 vite në shërbim të këtij populli. Për ata në proces vitet janë më të ulëta, të përshkallëzuara, por është absolutisht zgjedhja e tyre. Nuk është vetëm një zgjedhje. Për ata që do hyjnë në vitin e parë ka vetëm një zgjedhje. Nëse do duhet të studiojnë mjekësi në universitetin publik do duhet të pranojnë këtë kusht. Nuk është një kusht, por është formati i ri i universitetit të ri të mjekësisë për sa i përket marrjes së diplomës. Nuk ndryshon asgjë në thelb për të drejtën e ushtrimit të profesionit sepse ajo bëhet menjëherë pasi mbaron studimet, por këtu. Për këtë paguan populli taksa”, tha Rama.

    Ai theksoi se nuk paguan populli shqiptar taksa, që mjekët që formohen me tarifa simbolike dhe në universitet që mbahet nga taksat e popullit shqiptar, të ikin që ditën e parë.

    “Ama nuk iu ndalohet e drejta atyre që janë në universitet, që të largohen në rastet kur duhen. Por duhet të paguajnë një tarifë tjetër, e cila do të përcaktohet sipas ligjit, që mbulon kostot dhe nevojën që ka universiteti për të formësuar një student”, deklaroi Rama.


    Balkanweb

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,935

    Për: Qeveria e Rilindjes: Studentët e mjekësisë duhet të punojnë 5 vjet në Shqipëri që të marrim dip

    ky ka ik per shele,eshte bo si qoftelargu qe te internonte familjen nese dikush largohej nga shqiperia

  4. #4
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,329
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Qeveria e Rilindjes: Studentët e mjekësisë duhet të punojnë 5 vjet në Shqipëri që të marrim dip

    Kush do ta ndaloje, apo opozita qe sdi a ekziston me..

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,715
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Qeveria e Rilindjes: Studentët e mjekësisë duhet të punojnë 5 vjet në Shqipëri që të marrim dip

    Kuvendi fut me procedurë të përshpejtuar draftin për mjekët e rinj

    Projektligji i qeverisë i detyron studentët e Mjekësisë që të punojnë deri në pesë vite në Shqipëri përpara se të marrin diplomën – një kusht që po kundërshtohet përmes protestave nga studentët.

    Nga Blerina Gjoka

    Emri:  Studentet-e-mjekesise-ne-proteste-.jpg

Shikime: 97

Madhësia:  46.5 KB
    Studentët e Mjekësisë në protestë kundër projektligjit të qeverisë që i detyron ata të punojnë për 5 vite në Shqipëri përpara se të marrin diplomën. Foto: LSA.

    Një projektligj i qeverisë që synon parandalimin e eksodit të mjekëve të rinj, i prezantuar për publikun të mërkurën, u fut me procedurë të përshpejtuar në punimet e Kuvendit të enjten, pavarësisht kundërshtimit masiv të studentëve të Universitetit të Mjekësisë.

    Nisma ligjore, e cila parashikon një marrëveshje paraprake me studentët e Mjekësisë që të punojnë deri në 5 vite në vend pas mbarimit të studimeve, pritet të miratohet brenda korrikut në Kuvend dhe të hyjë në fuqi para nisjes së vitit të ri akademik në vjeshtë.

    Reagimi i qeverisë erdhi pas eksodit të lartë të mjekëve në vitet e fundit, kryesisht drejt Gjermanisë, duke e lënë sistemin shëndetësor shqiptar me mungesa të mjekëve specialistë.

    Duke përdorur terminologjinë “Trajtimi i veçantë” dhe “Punësim me prioritet”, në fakt projektligji parashikon klauzola detyruese për gjithë studentët e rinj dhe për ata që janë aktualisht duke ndjekur studimet.

    Nëpërmjet marrëveshjeve qeveri-student, kandidatët për degën “Mjekësi e Përgjithshme” do të duhet të bien dakord që diplomën ta tërheqin vetëm pas përmbushjes së kushtit të punësimit jo më pak se 5 vite në sistemin shëndetësor shqiptar pas përfundimit të studimeve. Detyrimi për punësim përfshin sektorin publik dhe atë privat.

    “Pranon kalimin zyrtarisht të diplomës përkatëse të arsimit të lartë nga institucioni publik i arsimit të lartë, ku ka përfunduar studimet, në institucionin shëndetësor ku punësohet, deri në shlyerjen e detyrimeve për punësim sipas afatit 5 (pesë)-vjeçar, me të drejtën që pas përmbushjes së detyrimit të punësimit të tërheqë diplomën universitare,” thuhet në projektligj.

    Parashikimet ligjore prekin dhe studentët e tjerë nga viti i dytë deri në të katërtin, të cilët do të jenë detyruar të nënshkruajnë marrëveshje para nisjes së vitit të ri akademik duke pranuar të punojë jo më pak se 3 vite në vend.

    Ndërsa për studentët e vitit të pestë dhe të gjashtë, detyrimi i punësimit në Shqipëri është deri në 2 vite.

    Për ata studentë që nuk pranojnë të nënshkruajnë marrëveshje me qeverinë do të aplikohet pagesa e vlerës së plotë të kostos së studimeve, e cila nuk bëhet e ditur në projektligj.

    “Metodologjia për përcaktimin e kostos së studimeve për programin e integruar tëstudimit të ciklit të dytë “Mjekësi e përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë dhe çdo mbështetje tjetër për studentët e këtij programi studimi përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave,” thuhet në projekligj.

    Qeveria i miklon studentët e Mjekësisë edhe me përfitime të tjera nga kjo marrëveshje detyruese, siç është përfshirja e tyre në programet sociale të strehimit.

    Këshilli i Ministrave argumenton se masat e ndërmarra nxiten nga interesi publik për të garantuar plotësimin e nevojave për burime njerëzore në kryerjen e shërbimeve të shëndetit publik. “…Dispozitat që përcillen përmes këtij projektligji janë hartuar në përputhje me nevojat e diktuara në vend për përmbushjen e këtij interesi të lartë publik”- thuhet në relacionin shoqërues të projekligjit.


    BIRN

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,715
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Qeveria e Rilindjes: Studentët e mjekësisë duhet të punojnë 5 vjet në Shqipëri që të marrim dip

    Projekt-ligji për studentët e mjekësisë/ Qeveria kopjon Nigerinë, ligji i njëjtë si në vendin afrikan

    Studentët e Mjekësisë zhvilluan paraditen e sotme një protestë kundër projekligjit të qeverisë, i cili i kufizon tërheqjen e diplomës pas përfundimit të studimeve. Ata kanë protestuar kundër marrjes së vendimit të qeverisë që kushtëzon largimin e studentëve të Mjekësisë nga vendi.

    Studentët dolën me pankarta të shumta, pas vendimit të marrë nga qeveria për punësimin e tyre me detyrim në shtet ose pagesën e tarifës së lartë të shkollimit. Nëse bëni një kërkim në internet, duket se Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e ka kopjuar ligjin nga Nigeria.

    Një fragment shkëputur nga një lajm i publikuar në mediat e huaja

    “Dhoma e Përfaqësuesve të Nigerisë kishte njoftuar më 6 prill se projektligji i sponsorizuar nga Ganiyu Abiodun Johnson për ta bërë të detyrueshëm që praktikantëve të mjekësisë dhe stomatologjisë të mos u jepet licenca e plotë e ushtrimit deri në pesë vjet pas diplomimit, ka kaluar në leximin e dytë. Sipas Asamblesë Kombëtare, projektligji është pjesë e masave për të ndaluar migrimin e mjekëve nigerianë në vende të tjera".

    Madje kundër ka dalë kryetari i Komisionit të Senatit për Shëndetësinë, senatori Ibrahim Oloriegbe, i cili ka thënë se mohimi i licencës së plotë të praktikës për mjekët, nuk është kurrë një zgjidhje për ikjen e 'trurit' në vend. Oloriegbe, i cili është gjithashtu një mjek, e zbuloi këtë në një seri postimesh në Tëitter të shtunën, më 8 prill.

    Ai shkroi: “Përveç kësaj, nuk janë vetëm mjekët që largohen nga vendi për kushte më të mira jashtë vendit, ka punonjës të tjerë shëndetësorë, si dhe profesionistë në fusha të tjera, të trajnuar por që largohen nga vendi çdo ditë për qëllime të ngjashme, për rrjedhojë, përqendrimi i vëmendjes vetëm te mjekët është si të kurosh një nga shumë sëmundjet që po kërcënojnë jetën e një pacienti që po vdes pa gjetur zgjidhje për të tjerat”.

    Teksa kthehemi tek çështja në Shqipëri, kryeministri Rama tha se të rinjtë që do të nisin studimet në mjekësi, do të duhet të punojnë pesë vite në Shqipëri me detyrim, në mënyrë që të diplomohen.

    Ai theksoi se është obligim për të gjithë studentët e vitit të parë që do të nisin studimet, që të marrin parasysh kriteret e reja tashmë të Universitetit të Mjekësisë dhe nëse duan apo jo, të nisin këtë rrugëtim.

    Syri

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,715
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Qeveria e Rilindjes: Studentët e mjekësisë duhet të punojnë 5 vjet në Shqipëri që të marrim dip

    FOTOT/ “Nuk është pronë e jotja diploma ime”, “Dua të bëhem internistë, jo të internohem”, pankartat e studentëve të Mjekësisë para Parlamentit

    Emri:  93246612-2aed-4004-a111-0258d9718f6d.jpg

Shikime: 97

Madhësia:  47.7 KB

    Me thirrje kundër qeverisë dhe vendimit që i ndalon për 5 vite, që të largohen nga vendi dhe të punojnë në Shqipëri e më pas të marrin diplomën, studentët e Mjekësisë janë stacionuar para Kuvendit.

    “Nuk është pronë e jotja diploma ime”, “Dua të bëhem internistë, jo të internohem”, ishin disa prej mesazheve në pankartat e studentëve të mjekësisë, të cilët paralajmërojnë se do të përshkallëzojnë protestën e tyre, deri në bojkot të mësimit.

    Për më tepër shihni fotot.

    Emri:  bff65764-6e4b-4fe0-b748-d3cd9c748432.jpg

Shikime: 97

Madhësia:  59.0 KB

    Video


    Balkanweb

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-07-2020
    Postime
    228

    Kufizimi i Emigracionit ne Mjekësi përbën Emergjence Kombetare dhe jo vetem per mjeket

    Problemet e pazgidhura e te mprehta te largimit te mjekëve nga Shqipëria të cilat vazhdojnë edhe tani kanë krijuar klimë të tensionuar jo vetëm tek studentët e Mjekësisë por kryesisht kanë krijur një shqetëësim të madh në popullatën shqiptare e cila po ndjen efektet e largimit të tyre jashtë vëndit. Dihet se nga Popullsia prej 2.87 milion banorë në Shqipëri rreth 51% janë në qytetet shqiptare dhe 49% janë në zonat rurale dhe tendenca është përsëri për tu pakësuar. i njëjti efekt është edhe tek personeli shëndetësor.
    Në artikujt e mëparshëm janë dhënë statisitka të sakta për numrin e mjekëve që janë larguar dhe egzaktësisht nga viti 1991 e deri më sot janë larguar nga Shqipëria. Sipas Aurora Dollenberg kryetare e federates se mjekëve shqiptarë në Europë janë larguar 3800 mjekë me origjinë shqiptare janë larguar në 10 vitet e fundit, pra nga viti 2013 e këtej , për të ushtruar profesionin e tyre në vendet evropiane (3800 mjekë me origjinë shqiptare janë larguar në 10 vite! “Eksodi”, mungojnë mjekët e sëmundjeve të brendshme - Shqiptarja.com).
    Deri më sot janë larguar rreth 22% e mjekëve gjatë gjithë viteve të pas `90. Dihet se që pas viteve `90 e deri në 2013 ka patur largim të mjekvë masivisht, gjithashtu sepse në atë kohë u larguan 1.7 milionë shqiptarë pra në raport me këtë popullatë duhet të jenë larguar nga vitet 1991 e deri në 2013 së bashku me popullatën e larguar rreth 2000 mjekë.
    Sot sipas të dhënave të instat ka 4750 mjekë nga të cilët 1500 punojnë në Shërbimin Parësor dhe pjesa tjetër në Shërbimin Spitalor rajonal dhe Terciar. Si rrjedhojë e migrimit masiv dhe faktorëve të tjerë, Shqipëria ka normën më të ulët të mjekëve për mbulimin e kujdesit shëndetësor për popullsinë, me 1.2 mjekë për 1000 banorë sot në 2023 (14924.pdf (fes.de).
    Sipas një Projekti të realizuar Friedrich&Ebert Stiftung dhe TFL (together for life) të realizuar nga Arlinda Shehu Gjypi viti 2018, përveç shkaqeve që dihen, për mjekët aktualisht në punë në Shqipëri argumente të tjera jane keto:
    e kënaqur vetëm 18% e mjekëvve
    I/e pakënaqur 27% e mjekëve
    I/e nënvlerësuar 24% e mjekëve
    I/e zhgënjyer 22% e mjekëve
    I/e parespektuar 18% e mjekëve
    I/e mbingarkuar me punë 27% e mjekëve
    I/e stresuar 24% e mjekëve
    Nën presion 23% e mjekëve
    Me kërkesa të paarsyeshme nga titullari 7% e mjekëve

    Është e qartë se problem i emigracionit të punonjësve të mjekësisë është bërë alarmant dhe duhet patjetër të ngrihet një shtab për të përballuar këtë Emergjencë kombëtare të largimit të Mjekëve.
    Vendimi i qeverisë për studentët që do të fillojnë Fakultetin e Mjekësisë do të kryejnë 5 vite punë me kontratë pas përfundimit të Fakultetit, kurse për studentet e vitit 4 dhe të 5 deri në tre vite punë pas përfundimit të Fakultetit të Mjekësisë është pjesërisht i drejtë por:
    -së pari është shumë i vonuar sepse studentët janë në provime dhe duhej bërë më parë që në fillim të vitit akademik (https://ëëë.monitor.al/vendimi-i-qev...arre-diplomen/).
    Së dyti Ministrja e Shëndetësisë mban përgjegjësi për vonimin në delegimin e këtij problemi madhor tek Këshilli i Ministrave dhe në Parlament sepse ka mbi 8 vjet që është në këtë detyrë,
    Së treti, po kjo Ministre e Shëndetësisë ka grumbulluar rreth vehtes konsulentë ose militantë e amatorë që nuk njohin asgjë nga Mjekësia, ose mjekë të korruptuar të cilët e keq-informojnë e për këtë shkak Mjekësia publike është në kaos , me personel shëndetësor të pa-paguar mirë, që shumë nga këta mjekë specialistë merren me mitmarrje në të gjitha spitalet publike, madje po këta mjekë e kanë bërë mitmarrjen një fatkeqësi kombëtare edhe në Fakultetit mjekësore publike por kjo vihet re edhe në pedagogë të tjerë të fakulteteve publike jo mjekësore.
    Së katërti, Është përgjegjësi e Ministres së Shëndetësisë që nëpërmjet një miratimit të ligjit për Autonominë e Spitaleve publike i ka bërë këto spitale praktikisht spitale private, duke dëmtuar rëndë popullatën e sëmurë e cila duhet të paguajë plus deri në 50 mijë lekë të reja për person çdo vit plus , në një kohë që popullata e punësuar në sektorë publikë dhe private i paguan Siguracionet shëndetësore. Ministrja e Shëndetësisë i ka bërë që këto Siguracionie mjekësore të detyrueshme për çdo muaj që populli paguan me vite - të pavlefëshme- dhe se nuk dihet se ku përfundojnë paratë e taksapagonjësve shqiptarë. Ky është kulmi.
    Ngritja e një shtabi për të monitoruar këtë Emergjencë Kombëtare të largimit të Mjekëve është e domosdoshme madje duhet zgjeruar edhe në monitorimin dhe mbajtjen edhe të infermjerëve, Fizioterapeftëve, imazheristëve, Stomatologëve.
    Dihet gjithashtu se Numri i infermjerëve që largohen është jashtzakonisht i madh. Sipas Shoqatës së infermjrëve janë larguar deri më sot që pas demokracisë rreth 16 mijë infermjerë (por për 30 vite e jo 3), pavarësisht se numri i infermjerëve që dalin nga Fakultetet e infermjerisë ë të gjithë vëndin është rreth 800 infermjerë të licensuar në vit, emigrimi është i lartë dhe shqetësues sepse praktikisht cdo vit largohen me qindar infemjerë dhe mami.
    Dy vitet e fundit janë larguar rreth 6.500 infermjerë nga vëndi sipas Urdhërit të infermjerit https://ëëë.albinfo.ch/6-mije-e-500-...nga-shqiperia/.
    Prandaj edhe për këtë kontigjent duhen marrë masa efektive njëlloj si për mjekët. Edhe infermjerët duhet të puojnë me kontratë 3-5 vjet.
    E rëndësishme është që ky vendim të mbulojë dhe Fakultetet Private të Universiteteve Private të infermjerive por edhe Fakultetin e Mjekësisë privat të Zonjës së Këshillit të Mirë, në të cilin mjekët janë future në punë në shërbimet mjekësore publike dhe private e për pasojë mbajnë të njëjtën problem të emigracionit.
    Në përfundim mendij se është e domosdoshme ngritja e një shtabi të Emergjencës kundër Emigrimit masiv të mjekëve të cilët krahas masave që realizuar nga qeveria duhet të monitorojnë jo vetëm mjekët por dhe punonjësit teknicenë: infermjerë, mami, imazheristë, teknikë laboratory, fizioterapeftë, të dalë nga Fakultetet publike dhe private, dhe të mbajnë kontaktë të ngushta me Udhërat e infermjrit dhe të Mjekut, për të ndihmuar edhe Ministrine e Shëndetësisë e cila sipas mendimit ka dalë nga shinat dhe nuk kujeset për shërbimin shëndetësor ndaj popullsisë.
    Ky shtab Emergjence do të ndihmonte qeverinë për të stabilizuar pagat, Kartën e Shëndetit, Kontratat me mjekët dhe punonjësit e tjerë mjekësorë, dhe do të ndohmonte gjithashtu në manaxhimin më të mirë të spitaleve publike të cilat janë kthyer në spitale private. Në është ngritur gjithë kjo ngrehinë e Sistemit Shënetësor - është ngritur për të ruajtur Shëndetin e Popullatës.
    Kjo duhet të jetë parësore dhe për këtë, mjekët dhe infermjerët duhet të kuptojnë se vëndi ka nevojë për ta, familja e tyre ka nevojë për ta , rrethi dhe krahina e tyre ka nevojë për ta.
    Pastaj emigrimi.
    Nuk është shkelje e të drejtave të njeriut të punosh me kontratë në vëndin tënd. Në se një mjek a infermjer nuk e do vëndin e tij, ai bëhet egoist dhe cinik, atëhere ai nuk është as humanist dhe nuk mund ti shërbejë pacientit ashtu si duhet as këtu e as jashtë.

    Prof.Dr. Pirro Prifti

    priftipirro2017@gmail.com

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,715
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Studentët e Mjekësisë midis nevojave të Shqipërisë dhe kërkesës për tu larguar nga vëndi

    Kur piktoret behen kryeministra, hasim ne probleme te tilla. Dhe me e bukura eshte qe budallai kujton se do ta zgjidhi problemin duke e bere te detyrueshme punen per 5 vjet te mjekeve ne Shqiperi, qe te marrin diplomen. Jo vetem qe ligji nuk do ta ndali eksodin e mjekeve, por ka per ta pershpejtuar ate. Me kete akt qe kryeministri ndermori, u tregoi edhe mjekeve qe kane zgjedhur qe te jetojne e punojne ne Shqiperi, qe vendin e drejton nje psikopat qe kujton se te gjitha problemet e vendit zgjidhen "me nje te rene te lapsit", ose me mire te themi, "me nje te rene te penelit", meqenese kryeministrin e kemim piktor ne profesion.

    Dy jane problemet pse mjeket po largohen nga ai vend. Problemi i pare, eshte i njejti problem qe i shtyn gjithe shqiptaret te largohen nga ai vend, mjeket nuk bejne perjashtim: rritja e korrupsionit ne kulm nga nje qeveri qe nuk punon per llogari te qytetareve shqiptare, por per llogari te trafikanteve te medhenj te droges. Kjo duket jo vetem nga kultivimi i drogave ne vend, por kjo duket edhe nga perdorimi masiv i drogave ne vend, sidomos nga te rinjte. Mjeket jane te paret qe i shohin dhe preken nga keto fenomene se ata e kane te qarte se cfare e pret nje shoqeri te droguar. Rama e ka kthyer shtetin shqiptar ne nje piramide sociale, ku nderhyrjet e tij ne arsim dhe mjekesi, sektori publik ka gllaberuar lirine e mjekeve per te punuar per veten e tyre. Me elementarja ne cdo sistem eshte liria: liria per te studiuar e marre nje diplome si mjek ne shkolle; liria per te hapur nje klinike apo nje spital privat ku tu vihet ne ndihme njerezve. Por Rama e di se korrupsioni nuk behet ne privat, korrupsioni gjelon vetem ne publik. Dhe per aq kohe sa i takson e rrjep shqiptaret e mjere duke u premtuar "arsim e mjekesi falas", ai ka per te mbajtur ne kembe e ushqyer korrupsionin e njerezve te tij. Praktike e njohur socialiste kjo qe piktori e ka perfeksionuar brenda nje dekade. Shqiptaret e varfer e gjejne veten sot para nje realiteti ku sistemi publik mjekesor nuk mbulon as nevojat me elementare te tyre mjekesore, dhe detyrohen i zgjidhin hallet e tyre ne ato pak spitale private qe ka vendi. Pra paguajne per mjekesine dyfish: taksen ia japin Rames, dhe pagesen e spitalit privat qe u zgjidh hallin. Gjate pandemise se viteve te fundit gjithe shqiptaret e varfer thoshin: "Po u shtrove ne spitalin publik, i hape varrin vetes!" Kaq mjafton per te kuptuar gjendjen e ketij sistemi.

    Eshte gabim te shikosh largimin e mjekeve te ndare nga largimi masiv i shqiptareve ne kete 10 vjecar. Shqiperia po katandiset ne nje fshat dhe fajin per kete Edi Rama dhe te gjithe ata qe ia ja kane dhene voten Edi Rames, duhet ta shikojne ne nje pasqyre. Zgjedhjet kane pasoja, dhe pasojat nuk jane per xhepin e Edi Rames dhe hajduteve rreth tij, por per jeten e shqiptareve te varfer. Edi Rama u ka vrare shqiptareve ate me te shenjten, u ka vrare shpresen. Shpresen per te jetuar, krijuar familje, sjelle femije, e rritur femije ne ate vend. Shpopullimi i Shqiperise eshte merita e Rilindasit Edi Rama. Shqiptaret nuk kane pse te humbin kohen kot te jetes se tyre, duke pritur qe ai vend te ndryshoje. Askush nuk duhet te paragjykoje asnje shqiptar qe zgjedh te largohet nga ai vend ne kerkim te nje jete me te mire.

    Si ndalet eksodi i mjekeve?

    Ne vend te nxjerresh ligje te tilla, qeveria duhet te nxjerri ligje ku rrit kuotat e deges se mjekesise ne universitetet shqiptare. Qe keto shkolla cdo vit te nxjerrin sa me shume mjeke. Ligji do te kete efektin e kunder: perse duhet te studioj une per mjekesi, kur shteti shqiptar kerkon te me mbaje te mbyllur ne kafaz per 5 vjet, duke me shkelur me kembe lirite e mia si qytetar?! Gjeja tjeter qe shteti shqiptar duhet te beje eshte qe tu ofroje lehtesira te medha financiare mjekeve:

    - nuk do te paguani taksa per 10 vjet pasi te diplomoheni nese punoni ne Shqiperi.
    - shteti do t'iu subvencionoje shpenzimet nese hapni nje klinike ne zona te vendit ku nuk ka mjeke.
    - shteti eshte gati te krijoje nje fond per kredi per mjeket qe ata te mund te hapin zyrat e vete shendetesore qe t'iu ofrojne sherbime qytetareve.

    Zgjidhja e problemit nuk eshte sektori publik, eshte sektori privat. Dhe Rama duhet t'i japi fund sistemit te deshtuar te mjekesise e arsimit. Shteti nuk duhet te menaxhoje keto sisteme publike, nuk duhet as t'iu mbledhi taksa qytetareve, por duhet te luaje rolin e arbitrit dhe te krijoje nje sistem privat ne vend ku konkurrenca sjell uljen e cmimemeve dhe rritjen e cilesise se sherbimeve. Nese shteti shqiptar do ti bente te gjitha keto, jo vetem qe mjeket shqiptare do te zgjidhnin te punonin ne vend, por edhe mjeke te huaj do te vinin te hapnin klinikat e tyre ne Shqiperi pasi klima fiskale eshte e favorshme per ta.

    Shumica e mjekeve shqiptare po shkojne ne vende si Gjermania dhe Zvicra. Keto vende kane nevojat e tyre per mjeke pasi popullata e tyre po plaket. Ketu eshte deshtimi tjeter i madh i nje qeverie anti-shqiptare. Ky eksod i mjekeve shqiptare ndodh pasi shteti shqiptar e lejon nje gje te tille. Shume kollaj shteti shqiptar mund t'i thote shtetit gjerman se nuk mund te terheqesh mjeket tane ne kete menyre, ne dem te shendetit te shqiptareve. Perse kemi nje shtet, kur nuk eshte ne gjendje as te ngreje zerin ndaj vendeve mike kur keta bejne politika ne dem te interesave shqiptare? Ku dolem perseri? Dolem tek zemra e problemit:

    - Per aq kohe sa piktori rilindas do te jete ne krye te qeverise shqiptare, shqiptaret do te bien nga shiu ne bresher!

    Te gjithe ju qe i dhate voten Edi Rames, dhe sot ankoheni se nuk kini ku te mjekoheni, jeni po aq fajtore per situaten sa edhe Edi Rama. Edi Rama nuk ua solli korrupsionin dhe injorancen, ate ai e gjeti mes jush!

    Albo

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,715
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Qeveria e Rilindjes: Studentët e mjekësisë duhet të punojnë 5 vjet në Shqipëri që të marrim dip

    Projektligji për mjekësinë, 679 mijë lekë në vit është kostoja për një student

    Emri:  studentet.jpg

Shikime: 75

Madhësia:  50.7 KB

    Rreth 679 mijë lekë në vit është kostoja që shteti shqiptar paguan për formimin e një mjeku të përgjithshëm. Kjo tarifë e përllogaritur është bërë publike në relacionin për projektligjin “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “mjekësi e përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”.

    Duket se do të jetë kjo përllogaritje mbi bazë të së cilës do të përcaktohen edhe tarifat që do të aplikohen në vitin akademik 2023-2024, për të gjithë ata studentë që nuk do të nënshkruajnë marrëveshjen për punësim 2-5 vite në sistemin publik shqiptar pas diplomimit.

    Studentët e mjekësisë aktualisht kanë një tarifë vjetore prej 45 mijë lekësh, e cila përgjysmohet në bazë të mesatares. Sipas të njëjtit relacion, aktualisht janë 863 studentë të cilët përfitojnë përjashtimin nga tarifa e studimit, me efekt financiar 38. 835 000 lekë dhe sipas një skenari më realist, supozohet se 50% e studentëve do të pranojnë të nënshkruajnë marrëveshjen.

    Në projekt ligj është përcaktuar që për studentët e vitit të parë, detyrimi për të punuar në sistemin publik do të jetë 5 vite, ndërsa për studentët e vitit 2 deri në të 4, detyrimi do të jetë 3 vite dhe ata që janë në vitin e 5 dhe të 6 detyrimi do të jetë 2 vite.

    Në rastet kur do të pranohet marrëveshja, studenti do të paguajë vetëm 25 mijë lekë në vit. Në rastin kur studenti nuk do të pranojë marrëveshjen do të përballet me tarifat që vijnë nga kostoja reale që shteti shpenzon për to.

    Sipas ekspertëve, nëse asnjë student nuk do të pranojë marrëveshjen por do të paguaj tarifën, pritet të sjell 1,6 miliardë lekë shtesë në buxhetin e universitetit.

    Euronews

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,715
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Qeveria e Rilindjes: Studentët e mjekësisë duhet të punojnë 5 vjet në Shqipëri që të marrim dip

    Mjeku Ilir Alimehmeti: Ligji për studentët e mjekësisë është izolim

    Emri:  auto_dsfdgh1689455828.jpg

Shikime: 65

Madhësia:  30.3 KB

    Mjeku Ilir Alimehmeti thotë se shumë pak personel ikën nga Shërbimi i Urgjencës 127, i cili trajtohet ndryshe.

    Në emisionin “FactCheck”, ai shtoi se me këtë kuadër ligjor me këtë terren në të gjithë diskutimet dalin problem mbështetja financiare, mbështetja profesionale dhe roli dinjitoz i mjekut në Shqipëri dhe siguria në punë.

    Sipas tij, po të ndodhë diçka që ligjërisht mjeku në spital është i pambrojtur, nuk ka asnjë mbrojtje për stafin mjekësor, pasi shëndetësia ka dhe raste nuk shkojnë ashtu siç duhet ku pacientë dhe familjarë kanë të drejtë të kërkojnë dëmshpërblim, por nuk mund ta kërkojnë te individi por te shteti.

    Sa i përket ndryshimeve në ligjin për studentët e mjekësisë, të cilët do të jenë të detyruar të qëndrojnë për 5 vite në Shqipëri pas studiemeve, Alimehmeti deklaroi se këto ndryshime në ligj shkojnë drejt konceptit të privatizimit të universiteteve publike, duke nisur nga fakti që flitet për një kosto dhe tarifë. Sipas tij, vetë titulli i VKM për krijimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë, thotë që nga IAL, bëhet në IALPP.

    “Gjë e mirë është që qeveria të kuptojë që ka një problem me burimet njerëzore. Kjo gjë shtrohet karshi farmacistëve, laborantëve, mamive? Çfarë të ndalon ty? Liberalizimin na e dha Europa, izolimin po e bëjmë vetë! Problematikën do e ndjejmë pas një viti, por që këtë shtator do të ndjejmë rënie të numrit të studentëve të Mjekësisë, mund të shkojnë që 18 vjeç jashtë. Po t’i mbështesësh mjekët që sot qëndrojnë. Nuk mund të presim vitin 2039, problematika e situatës është sot, humbën shumë vite pa ndërhyrë. Kjo nuk bëhet në terma për ti shërbyer popullsisë.

    Syri

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,715
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Qeveria e Rilindjes: Studentët e mjekësisë duhet të punojnë 5 vjet në Shqipëri që të marrim dip

    Kur ilaçi është më i keq se sa sëmundja

    Plani i qeverisë shqiptare për të mbajtur mjekët e rinj në Shqipëri kundër dëshirës së tyre, me një kontratë skllavëruese, ka shumë gjasa që do të prodhojë shërbim shëndetësor edhe më të keq se sa ky që kemi.

    Nga Gjergj Erebara

    Emri:  Studentet-e-mjekesise-ne-proteste--2048x1365.jpg

Shikime: 44

Madhësia:  41.8 KB
    Studentët e mjekësisë në protestë kundër punës së detyrueshme pas diplomimit. Foto: Nensi Bogdani.

    Imagjinoje veten në spital pas pesë apo gjashtë vitesh. Je duke iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Një organ do të duhet të hapet dhe pastaj të qepet sërish. Ndërhyrje rutinë. Shpresoj të shkojë çdo gjë mirë për ty. Unë vetë, kam arsyet e mia të mos ndjehem rehat nëse do të isha në këtë situatë. Mjeku që është duke bërë ndërhyrjen ka gjasa nuk është i lumtur. Ai mundet të harrojë të bëjë diçka siç duhet ose e bën punën shkel e shko.

    Arsyeja se pse ai është i palumtur nuk lidhet me ty si pacient, lidhet me qeverinë. Vetëm se pasojat ka gjasa që do t'i vuash ti, sepse qeveria përbëhet nga anëtarë të pasur, të pasur mjaftueshëm sa mund t'i lejojnë vetes të shkojnë në spitale private, brenda apo jashtë vendit, ku mjekët janë të lumtur me jetën e vet dhe nuk i detyron kush të rrinë aty ku janë.

    Kjo është pak a shumë situata në të cilën ne do ta gjejmë veten në rast se qeveria vijon me planin e saj për të mbajtur me dhunë dhe kundër dëshirës së tyre mjekët e diplomuar rishtash në sistemin shëndetësor shqiptar. Mjekë dhe mjeke të palumtur përkundrejt një kërkese në rritje për shërbime shëndetësore. Sipas qeverisë, ata duhet të shërbejnë me detyrim për një numër vitesh para se të kenë të drejtë të fusin diplomën në xhep për të vajtur për të punuar aty ku u pëlqen, qoftë në spitalet private në Shqipëri apo në spitale në vende të tjera, fjala vjen, Gjermani.

    Nuk më ngjan se është pespektivë shumë e këndshme. Imagjino, nëse je 25 vjeç, i aftë dhe plotësisht i trajnuar si mjek, dëshiron që minimalisht të shohësh botë me sy (dhe nuk mendoj se ka ndonjë shqiptar apo ndonjë qenie në planetin tokë që në moshën 25 vjeç nuk e ka menduar së paku disa herë që të ikë nga një vend në një tjetër), por je i detyruar të punosh në Shqipëri. Mundesh që me të vërtetë të mos kesh nga t'ia mbash. Me diplomën e mbyllur në kasafortë, ndoshta ia vlen të presësh që të punosh si mjek në vend që të punosh si pjatalarës. Por vështirë se ka ndonjë lloj mënyre që të të detyrojë ta bësh punën mirë, saktë, me pasion. Ti vetë e ke në dorë të mos e bësh. Në një sistem pune ku çdo minutë vlen, mundesh të shkosh pesë minuta me vonesë në sallën e operacionit, ose të rrëkëllish një birrë në pesë minuta pushim.

    Kjo që po përpiqet të bëjë Rama me mjekët nuk është në fakt hera e parë në historinë e njerëzimit ku kontrata apo ligje duan t'i mbajnë njerëzit kundër vullnetit të tyre në një punë të caktuar. Në kohët e vjetra quhej skllavëri. Më vonë, në mesjetë, quhet bondage. Njerëzit, p.sh., nënshkruanin kontratë të tillë kur emigronin në Amerikë. Dikush i paguante kalimin e oqeanit me anije, në shkëmbim, emigranti detyrohej të punonte një numër vitesh te ferma e pronarit, zakonisht 12 vjet. Britanikët tentuan pa sukses të përdornin një skemë të tillë në Australi. Ata transportuan atje të dënuar për krime të vogla, ose njerëz krejtësisht të pafajshëm dhe tentuan t'i përdorin si punëtorë krahu me kontratë. Por në një vend ku toka ishte e pafundme, punëtorët i hoqën qafe gardianët, disa raste thjesht duke ikur, në disa raste të tjera, duke i hequr qafe në mënyra më koherente, duke i vrarë.

    Ekspertët dhe joekspertët e ekonomisë kanë debatuar gjerë e gjatë. Hipoteza kryesore është që skllavëria ofron punë më pak cilësore se sa punëtori që hyn në marrëdhënie kontraktuale me vullnet të lirë. Në të gjitha rastet, këto lloj debatesh janë bërë për skllevër të përdorur për punë të rëndomta. P.sh., për të punuar tokën. Adam Smith besonte se puna e skllavit nuk ka kurrfarë leverdishmërie. Njeriu për nga natyra dëshiron të hajë sa më shumë dhe të punojë sa më pak. Nëse pagesa nuk kushtëzohet me sasinë dhe cilësinë e punës, nuk vlen. Eric Williams besonte se në kushte të caktuara, kur ka tokë me bollëk, cilësia e punës ka rëndësi dytësore në raport me sasinë e për rrjedhojë, puna e skllavit është me leverdi. Në fakt, mendon ai, akumulimi i kapitalit nga puna e papaguar e skllavit është ajo që i ka dhënë formë kapitalizmit siç e njohim ne sot. Të tjerë gjykojnë se skllavëria apo bondazhi si ky që po përpiqet të përdorë Rama, nuk është një sistem i njëjtësuar, që është parë përgjatë historisë së njerëzimit siç e shohim ne sot. Skllavi mund të punojë mirë në rast se ka perspektivë të shpërblehet për këtë, fjala vjen, duke u bërë i lirë, ose duke u ushqyer apo paguar më mirë.

    Natyrisht që në lidhje me mjekët, pyetja nuk është nëse ata do të punojnë pa dëshirë dhe do të punojnë keq, pyetja është se çfarë shërbimi mund të presësh nga një i ri që mbahet në punë kundër vullnetit të tij? Dhe me çfarë premtimi qeveria mundet t'i bindë ata të injorojnë kushtin poshtërues që u kanë imponuar dhe… ta dashurojë kontratën shtrënguese. Asgjë nga këto nuk vlen. Një mjek i detyruar kundër dëshirës së vet nuk do të të japë shërbim cilësor. Problemi që ne kemi me mungesë mjekësh mbetet njësoj i pazgjidhur.

    Qeveria mundet me të drejtë të argumentojë se kostoja e arsimimit të një mjeku është kështu dhe ashtu dhe se mjekët e rinj kanë, qoftë edhe në rrafsh moral, detyrim për të shlyer në vendin ku janë arsimuar një pjesë të kostos që taksapaguesit kanë paguar për arsimimin e tij. Por ky argument nuk vlen nëse nuk shihet në kontekst. Arsimi i lartë publik në Shqipëri është i subvencionuar nga taksapaguesit në një masë të konsiderueshme dhe nga tarifat në një pjesë më të vogël. E pse dikush që është mjek duhet të ketë një kontratë të tillë shtrënguese, ndërsa një ekonomist, jurist apo tjetër, nuk e ka?!

    Për më shumë, problemi i largimit të mjekëve në Shqipëri është ana e dukshme e një krize më të gjerë. Shqiptarët po largohen në masë edhe pa qenë mjekë. Një krizë demografike me përmasa të përbindshme po akumulohet mbi kokat tona. Largimi i një kamarieri 25 vjeç heq nga skema e sigurimeve shoqërore një kontribues që duhet të punojë për pensionin e një pensionisti. Është një krizë që ka shumë gjasa që do të dënojë gjeneratën e sotme të shqiptarëve të mbyllin sytë me pensione edhe më të varfra se sa gjenerata e mëparshme.

    Në vend që të gjejë zgjidhje të tilla jofunksionale si skllavërimi me kontratë i mjekëve të rinj, qeveria duhet të vrasë mendjen se pse shqiptarët po largohen. Dukshëm nuk është pabarazia ekonomike mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. Një mjek në Gjermani mund të paguhet më shumë se sa në Shqipëri, por një i ri që shkon ta nisë nga zero atje do të duhet të paguajë qira. Në fund, pabarazia ekonomike vështirë se e shpjegon dëshirën e madhe për emigrim. Është më e mundur që mjekët dhe jomjekët po duan të ikin nga keqqeverisja dhe korrupsioni. Për këtë nuk vlejnë kyçjet e diplomave në kasafortë.


    BIRN

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-07-2020
    Postime
    228

    Ku gabojnë Studentët e Mjekësisë dhe ku gabon Shteti shqiptar

    Një pyetje shterruese që studentët dhe ata që i shtyjnë këta studentë,- të lënë pasdore studimet dhe auditorët dhe të merren me të ashtuquajturën të drejtat dhe liritë e njeriut që u qënkan mohuar sipas qëndresës qytetare apo të disa politiqenëve të foltores.
    Historia është fare e thjeshtë. Shqipëria për shkak të emigracionit ka mungesa kryesisht në profesione të veçanta për të cilat mund të gjëndet punë lehtësisht në perëndim si p.sh, mjekësia, infermjeria për të cilat po shkruaj.
    Realisht në Shqipëri ka 1 mjek për 1000 banorë dhe 3 infermjerë për 1000 banorë, në krahasim më nevojat e banorëve të Shqipërisë por edhe në krahasim më shërbimet shëndetësore në vëndet e Ballkanit dhe në Europë, ku dihet se psh. Greqia që është vënd në BE ka 6 mjekë për 1000 banorë dhe infermjerë deri në 10-12 infermjerë për 1000 banorë.
    Pra Shqipëria është në gjëndje të pafavorshme që të ketë një shërbimë shëndetësor dhe kujdes mjekësor normal për banorët e saj. Shkaqet e emigrimit të mjekëve dhe infermjerëve dihen sepse janë kryesisht ekonimoko-financiare si:
    -Rroga e ulët,
    -Mungesa e kontratave optimale të punës me mjekët dhe infermjerët që punojnë brënda dhe jashtë banimit të tyre, njëlloj si kontratat e punës për mjekë dhe infermjerë në BE dhe në Angli dhe SHBA, Zvicër, ku në to përveç pagës së mirë, janë edhe banesa, dhe facilitetet e tjera për familjen, fëmijët etj,
    -Probleme të infrastrukturës, mitmarrjes, korrupsionit në Spitalet publike me të cilat sipas `Qëndresës qytetare` stuentët duhet të largohen nga Shqipëria sepse kushtet janë të këqia?!
    -dëshira për të shkuar jashtë shtetit , ose tu diplomuar dhe punuar në një universitet apo spital perëndimor
    Këto janë katër problemet që kanë feedback negativ në të rinjtë shqiptarë të cilët mbështeten për tu larguar nga Shqipëria.
    Është e vërtetë se shteti shqiptar nuk ka bërë aq sa duhet për të rritur rrogat e punonjësve profesionistë mjekësorë por edhe të të tjerëve, është e vërtetë se piramida e pagave shtetërore dhe publike ka nevojë për një rishikim dhe revizionim rrënjësor, sepse për punonësit mjekësore të sistemit publik duhen shtuar disa eelementë kardinalë krahaas ngritjes së rrogës bazë, që do të rrisnin pagën, si ato në formë bonusesh të larta si: pagesa për punë jashtë orarit, pagesa për konsultat, pagesa për operacionet e vështira dhe për ata që punojnë në reanimacion, kirugji, djegie, etj, për ata që janë roje `on duty`, përzgjedhja e mjekëve dhe infermjerëve që punojnë në spitalet terciale të bëhet jo vetëm me intervistën por edhe me kontrollet e dijes (ngritja tekniko profesionale që bëhej në të kaluarën) çdo vit, kërkimi shkencor dhe dërgimi i studentëve jashtë shtetit për specializime etj.
    Por çfarë kanë gabim studentët e mjekësisë të cilët po protestojnë ndoshta edhe të shtyrë nga politika për të nxitur çregullime sociale dhe aspak për të mirën e tyre?
    Gabimi kryesor i tyre nuk është tek të drejtat dhe liritë e njeriut të sanksionuara me ligj të cilat nuk duhet të preken por problem qëndron tek të drejtat dhe liritë e komunitetit të familjes dhe të gjithë vëndit përsa i përket kujdesit shëndetësor dhe mjekësor ndaj pacientit si dhe ndaj popullsisë për të parandaluar sëmundjet.
    Shteti ka detyrim për të ruajtur dhe u kujdesur për shëndetin e popullatës, pacientëve në qëndrat shëndetësor,spitale shtëpi, azile, cerdhe e kopshte e shkolla, prandaj shteti, duke parë se këto detyrime janë dëmtuar për shkak të emigracionit -ka të drejtën të marrë masat përkatëse.
    Studenët kanë edhe një gabim tjetër të cilën nëse nuk e dinë për Mjekësinë do ta mësonin gjatë viteve të studimit 5 vjecar dhe viteve të specilizimit të cilat janë disa vjeçare.
    Gabimi është moral dhe etik sepse së pari Betimi i Hipokratit thotë : ``Në çastin kur po hyj në radhët e anëtarëve të profesionit mjekësor premtoj solemnisht se jetën time do ta vë në shërbim të humanitetit. Ndaj mësuesve do ta ruaj mirënjohjen dhe respektin e duhur. Profesionin tim do ta ushtroj me ndërgjegje e me dinjitet. Shëndeti i pacientit tim do të jetë brenga ime më e madhe. Do t’i respektoj e do t’i ruaj fshehtësitë e atij që do të më rrëfehet. Do ta ruaj me të gjitha forcat e mia nderin e traditës fisnike të profesionit të mjekësisë. Kolegët e mi do t’i konsideroj si vëllezër të mi. Në ushtrimin e profesionit ndaj të sëmurit tek unë nuk do të ndikojë përkatësia e besimit, e nacionalitetit, e racës, e politikës, apo përkatësia klasore. Që nga fillimi do ta ruaj jetën e njeriut në mënyrë absolute. As në kushtet e kërcënimit nuk do të lejoj të keqpërdoren njohuritë e mia mjekësore që do të ishin në kundërshtim me ligjet e humanitetit. Këtë premtim po e jap në mënyrë solemne e të lirë, duke u mbështetur në nderin tim personal``.
    Mendoj se studentët e sotëm dhe të nesërm që kanë hyrë në mjekësi mendokan se mjekësia është vetë për të fituar para.
    Jo. Mjekësia përveç fitimit të parave ka dhe tre rregulla kryesore që duhet ti dini:
    Së pari, duhet të jesh humanist, pra të ndihmosh cdo njeri që ka nevojë mjekësore për aq sa mjeku di,
    Së dyti, duhet të kesh moralin e duhur për të ndihmuar nga ana profesionale mjekësore të sëmurin,
    Së treti, mitmarrja dhe rrushfeti janë të dënuara në këtë profion shumë më rreptë se në profesionet e tjera.
    Këto element studentët e sapo hyrë në Mjekësi nuk i dinë, dhe kjo është gafa e Provimeve të maturë. Pse? sepse ata që duhet të hyjnë në Fakultetin e Mjekësisë duhet edhe të intervistohen për të pare jo vetëm inteleigjencën e personit, por në rradhë të parë për të parë nëse është humanist pra nëse është njerëzor ky person që do punojë si mjek apo jo, sepse mjek I mirë nuk është vetëm ai që del me dhjeta, por më shumë, ai që ndihmon të sëmurin dhe është njerëzor
    Së fundmi studentët duhet të dinë edhe këtë element kardinal tjetër: Po mirë mor studentë të nderuar që keni fituar konkursin; Ju doni patjetër ti ikni jashtë shtetit, dhe nuk doni të mbani asnjë përgjegjësi përfamiljen komunitetin ku keni jetuar dhe për atdheun. Po kaq të papërgjesheëm jeni ?
    Kush do të kujdeset për familjen tuaj, për komunitetin tuaj, në fund të fundit edhe për atdheun? Do ti leni të vuajnë të mos kenë shërbim dhe kujdes mjekësor?
    Çfarë duhet të bëjë shteti për këtë problem/ tju lejë të ikni pa mbajtur asnjë përgjegjësi/ çfarë jeni ju fëmijë që duan të mos ju merret lodra nga dora?
    Atëhere shteti do të jetë i detyruar të marrë mjekë dhe infermjerë nga bota, indianë, tajlandezë, filipinas, bangladeshas, për të mjekuar prindërit tuaj, komunitetin tuaj, atdheun tuaj dhe tonin.
    Po përse duhet ta bëjë këtë gjë në të ardhmen shteti kur ju mund të punoni dhe kontribuoni disa vjet në Shqipëri me kontrata njëlloj sin ë perëndim?
    Atëhere mos abuzoni me lirinë e të drejtat e njeriut ashtu si ju thonë disa politiqenër apo si qëndresa qytetare, por kujtoni se edhe Familja, komuniteti ku jetoni, edhe Atdheu kanë të drejtën dhe liritë e tyre për tu kujdesur dhe mjekuar nga ana shëndetësore.
    Ku ka gabuar shteti në ligjin për studentët?
    Në Kushtetutën e Shqipërisë egiston neni 17 i cili thotë:1. Kufizime të të drejtave dhe lirive të parashikuara në këtë Kushtetutë mund të vendosen vetëm me ligj për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Kufizimi duhet të jetë në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë.
    2. Këto kufizime nuk mund të cenojnë thelbin e lirive dhe të të drejtave dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.
    Pra qeveria duhet të bazohet në këtë nen për të bërë ligjin që studentët pasi të mbarojnë universitetin të punojnë për një farë kohe në Shqipëri duke i shërbyer vëndit.
    Këtë e aplikojnë shumë shtete për interesin e kombeve të tyre. Pse të mos e përdorë edhe Shqipëria?
    Në përfundim mund të them që ligji i përpiluar në Parlament është jo i plotë dhe duhet rregulluar bazuar në Nenin 17. Dhe këtu duhet të përfshihen edhe mjekët që dalin nga Universitetet private, pavarësisht nëse paguajnë apo jo.
    Problemi është një Emergjencë Kombëtare dhe duhet zgjidhur si i tillë.

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,715
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Qeveria e Rilindjes: Studentët e mjekësisë duhet të punojnë 5 vjet në Shqipëri që të marrin dip

    Studentët e mjekësisë ndërpresin bojkotin, pasi rektorati pranoi të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

    Rektorati i Universitetit të Mjekësisë ka pranuar kërkesat e studentëve, për të pritur vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese mbi kontratën për punësim të detyrueshëm pas përfundimit të studimeve. Pas vendimit studentët ndërprenë bojkotin.

    Nga Nensi Bogdani

    Emri:  Studentet-e-mjekesise-prej-nje-muaji-kane-bojkotuar-auditoret-duke-protestuar-per-ligjin-e-mirat.jpg

Shikime: 21

Madhësia:  90.0 KB
    Studentët e mjekësisë prej një muaji kanë bojkotuar auditorët, duke protestuar kundër ligjit të miratuar në Parlament që i detyron të punojnë në vend pas studimeve. Foto: Nensi Bogdani

    Studentët e mjekësisë ndërprenë të hënën pas një muaji bojkotin e vitit akademik, pasi rektori i Universitetit të Mjekësisë ka pranuar kërkesat e tyre të shprehura gjatë protestave dhe ka pezulluar zbatimin e ligjit që i detyron të nënshkruaj kontrata pune deri në vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese. Studentët kanë paditur ligjin e miratuar në Parlament mbi punën e detyruar në vend pas diplomimit, si shkelje të kushtetutës.

    “Sot është zhvilluar një takim midis studentëve të mjekësisë dhe rektoratit, ku studentët kërkuan të mos u paraqitet asnjë kontratë deri në një vendim përfundimtar të Gjyaktës Kushtetuese, kërkesë e cila është pranuar nga rektori i Universitetit të Mjekësisë, prof. Arben Gjata”, i tha BIRN Kristi Trako, përfaqësues i studentëve të mjekësisë në Senatin Akademik të UMT-së.

    Protestat e studentëve të mjekësisë kanë nisur që prej muajit Qershor kur flitej për mundësinë e një projektligji që do i detyronte ata të punonin në Shqipëri të paktën pesë vite pas diplomimit, projektligj ky i cili më pas u miratua në Parlament më 21 Korrik 2023.

    Pas pothuajse një muaji bojkot nga ana e studentëve, rektorati ka rënë dakord edhe për zëvendësimin e këtyre ditëve të humbura mësimi.

    “Rektorati ka dhënë garanci se do të përgatitet një plan për zëvendësimin e orëve të humbura, dhe se do të këtë një takim me Ministrinë e Arsimit, por nuk ka akoma një datë të caktuar për këtë të fundit”, është shprehur më tej kryetari i Bordit Kombëtar Studentor Gevio Tabaku për BIRN.

    Nga ana tjetër, studentët kanë pranuar t'i rikthehen auditorëve, por gjithmonë duke mbajtur nën vëmendje premtimet e rektoratit.

    “Ka një lloj besimi në reagim institucional, por gjithsesi do mbahet nën vëmendje përgjatë gjithë kohës”, i tha BIRN Kristi Trako.

    Edhe sipas Gevio Tabakut, nëse këto pika nuk do të respektohen, studentët do i rikthehen bojkotit dhe përshkallëzim të tij.


    BIRN

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,715
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Qeveria e Rilindjes: Studentët e mjekësisë duhet të punojnë 5 vjet në Shqipëri që të marrin dip

    Rama për studentët e mjekësisë: Shqiptarët s’paguajnë taksa për popullin gjerman

    Kryeministri Edi Rama tha në mbledhjen e Asamblesë së Zgjeruar të Partisë Socialiste se studentët e mjekësisë po pretendojnë të kenë studime me kosto zero të paguar nga taksapagesit shqiptar që më pas të shkojnë e të shërbejnë në Gjermani.

    Ai tha se nëse studentët e kanë ndarë mendjen për të ikur jashtë shtetit atëherë duhet të paguajnë tarifë, e cila gjithsesi nuk është e plotë. Rama tha se në këtë sektor shteti nuk mudn të rrijë të shikojë e të përgatisë studentët që sa mbarojnë shkollën, ikin të ofrojnë shërbimet jashtë vendit.

    “Mjekësia, kostoja e studimeve të mjekësisë në Shqipëri është 1/16 e kostos reale dhe nuk ka krahasim me koston e studimeve në Gjermani, nuk ka fare. Një nga arsyet se sot në Gjermani ka një problem me mjekët është kostoja shumë e lartë e studimeve. Bukur, atëherë për çfarë arsyeje të gjithë ju, që doni ti bëni studimet me kosto thuajse zero, të marrin diplomë për faktin se kostoja reale mbulohet nga taksat e të gjithëve ju doni të ikin në Gjermani direkt. Për çfarë paguan taksa sistemi shqiptar, për popullin gjerman. Ne kemi një sistem në shkollën e magjistraturës, që është e qartë që kush mbaron shkollën është i detyruar të punojë këtu. Si është e mundur që të pranojmë ne këtu.

    Nëse do të ikë në Gjermani duhet të paguajë tarifën, që nuk është e plota, por një tarifë tjetër. Merr diplomën më pas shko në Gjermani. Por nëse do të marrësh diplomën me tarifën që të paguajnë taksapaguesit shqiptar, ke një detyrimin që një periudhë kohe deri në 5 vite tua kthesh këtu investimin që kanë bërë te ti. Europa është turrur për ’mish njeriu’ dhe konkurrenca më e madhe do të jetë kush të kapi krahun e punës. Në një sektor të tillë nuk mund të rrimë të shikojmë si kalojnë vitet në universitet studentët dhe më pas ikin.

    Euronews

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,715
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Qeveria e Rilindjes: Studentët e mjekësisë duhet të punojnë 5 vjet në Shqipëri që të marrin dip

    Gjykata Kushtetuese rrëzon pjesërisht ligjin për studentët e mjekësisë

    Gjykata Kushtetuese njoftoi rrëzimin e pjesshëm të ligjit të miratuar në muajin Korrik 2023 për studentët e mjekësisë, që do t’i detyronte ata të punonin në vend për një minimum prej pesë vitesh, pa të drejtën e diplomimit.

    Nga Nensi Bogdani

    Emri:  perberja2023_popup_2412.jpg

Shikime: 11

Madhësia:  33.7 KB
    Anëtarët e Gjykatë Kushtetuese. Fotoaqja online e gjykatës.

    Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë vendosi në seancën plenare të së enjtes, rrëzimin e pjesshëm të nismës së qeverisë për ligjin e studentëvë të mjekësisë.

    Specifikisht, më 25 Janar u shfuqizua detyrimi për punësimin e detyruar në vend për pesë, tre dhe dy vite.

    “Ligji i miratuar me shpejtësi, me mllef dhe me mungesë profesionalizmi nga Parlamenti Shqiptar për të kushtëzuar jetën e studentëve të mjekësisë për pesë vite është rrëzuar sot nga Gjykata Kushtetuese”, tha Migen Qiraxhi nga organizata Qëndresa Qytetare, i cili e cilësoi këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese si një fitore absolute të studentëve.

    “Gjykata kushtetuese me shumicë votash vendosi shfuqizimin e fjalëve “pesë vjet” në nenin 4, pika 1, shkronja “b”, “5 vjeçar” në nenin 4, pika 1, shkronja “c”, “tre vjet”, në nenin 4, pika 2, shkronja “a”, “tre vjeçar”, në nenin 4, pika 3, shkronja “b”, “dy vjet” në nenin 4, pika 3, shkronja “a”, “dy vjeçar” në nenin 4, pika 3, shkronja “b” të ligjit nr.60/2023”, shkruan njoftimi i Gjykatës Kushtetuese.

    Parlamenti miratoi më 21 Korrik të vitit që lamë pas projektligjin e qeverisë që do i detyronte studentët e mjekësisë në Shqipëri të punonin në vend të paktën për pesë vite, duke u mbajtur atyre diplomën pas përfundimit të studimeve.

    Ligji në fjalë u prit me protesta të shumta nga studentët e Universitetit të Mjekësisë, të cilët e paditën atë në Gjykatën Kushtetuese.

    Gjykata ka vlerësuar se dispozitat e kundërshtuara sjellin kufizim të të drejtave për arsim dhe punësim, të garantuara nga nenet 49 dhe 57 të Kushtetutës.

    Në njoftimin e gjykatës theksohet se edhe pse kufizimi është vendosur për interes publik të garantimit të kujdesit shëndetësor, ky kufizim nuk është proporcional me afatet e shlyerjes së detyrimeve për punësim.

    “Afati pesë vjeçar është i parashikuar nga neni 4 i ligjit rezulton më i ashpër sesa nevoja për të përmbushur objektivin legjitim”, citon njoftimi i Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se ky afat tejkalon gjysmën e kohëzgjatjes së studimeve.

    Gjykata i caktoi Kuvendit detyrimin për të miratuar ndryshimet e nevojshme ligjore brenda tre muajve pas këtij vendimi.

    “Studentët ndoqën rrugën dhe formën e reagimit qytetar, institucionale por edhe atë në rrugë. Ata ia dolën të fitonin dhe ky është një shembull i cili duhet marrë nga çdo qytetar”, tha Migen Qiraxhi.

    “Kushdo që mendon se kundër qeverisë nuk mund te ankohesh dhe nuk mund të protestosh sigurisht që e pati gabim“, përfundoi ai.


    BIRN

  17. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,715
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Qeveria e Rilindjes: Studentët e mjekësisë duhet të punojnë 5 vjet në Shqipëri që të marrin dip

    3 vite punë me detyrim për mjekët e rinj, qeveria reflekton ndryshimet në projektligj për studentët e mjekësisë

    Emri:  proteste-studente.jpg

Shikime: 5

Madhësia:  67.6 KB

    Pasi Gjykata Kushtetuese shfuqizoi disa nene të projektligjit që detyronte studentët e mjekësisë që për 5 vite pas diplomimit të mos largohen për të punuar jashtë vendit, qeveria ka reflektuar disa ndryshime në projektligj. Pas argumentit të Gjykatës Kushtetuese që afati 5 vjetor është jo-proporcional, qeveria propozuar që ky afat për studentët e mjekësisë të ulet në 3 vite.

    Ligji parashikonte 5 vite punësim të detyruar për studentët e mjekësisë të vitit të parë, që tashmë me rishikimin ulet në 3 vite, ndërsa për studentët e vitit të dytë deri në vitin e katërt detyrimi për të dhënë kontributin ulet nga 3 vite në 2 vite, ndërsa ata që ishin në vitin e pestë dhe të gjashtë të studimit parashikohej detyrimi 2 vit, kufizim i cili minimizohet në 1 vit.

    “Në rastet kur punësimi nuk realizohet brenda 3 (tre) muajve, për shkaqe që nuk varen nga mjeku, deri në krijimin e mundësisë për punësim në institucionet shëndetësore publike, për një periudhë deri në 9 (nëntë) muaj, mjekut i lind e drejta të trajtohet me 80% të pagës së mjekut të përgjithshëm në kujdesin parësor, për një periudhë jo më të gjatë se ky afat, ose të zgjedhë të punësohet në institucionet shëndetësore jo publike në vend, duke njoftuar ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë, si dhe duke ruajtur të drejtën për punësim prioritar brenda periudhës 9 (nëntë) mujore në institucionet shëndetësore publike”,-thuhet ndër të tjera në projektligj.

    Koha Jone

Tema të Ngjashme

  1. Qeveria e Rilindjes kërkon 50 vjet burg për armëmbajtje pa leje!
    Nga Vinjol në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-03-2016, 17:07
  2. Qeveria e Rilindjes: Tatimorët do të marrin 6 rroga shtesë çdo vit!
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 21-12-2015, 13:29
  3. Përgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 27-07-2015, 18:34
  4. Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 08-05-2014, 09:10
  5. shqiperi edhe Kosova Duhet te marrin mesim nga Bavaria
    Nga dardani8 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-09-2012, 15:45

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •