Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,718
    Postimet në Bllog
    18

    Irak: Arrestohet 19 vjeçari shqiptar emigrant në Suedi për vrasjen e kreut të një grupi kriminal

    Artan Hoxha: Kush është 19-vjeçari shqiptar që ekzekutoi mafiozin më të madh në Irak

    Emri:  Capture-96.jpg

Shikime: 134

Madhësia:  33.0 KB

    Gazetari i kronikës Artan Hoxha ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, ku foli në lidhje me vrasjen e mafiozit të njohur irakien, Mustafa Aljiburi, i njohur me nofkën “Benzema”.

    Hoxha dhe se ekzekutori është një 19-vjeçar me origjinë shqiptare i rritur në Suedi, i identifikuar si Xhuliano Prenga, me origjinë nga Gjegjani i Pukës.

    Gazetari zbuloi se 19-vjeçari shkoi me avion në Bagdad më datë 7 janar dhe më datë 8 ekzekutoi me breshëri plumbash “Benzeman”, brenda makinës së tij, ku ai lëvizte i shoqëruar me eskort.

    Pas ngjarjes i riu shqiptar mundi të largohej me motorin që lëvizte, por u kap rastësisht nga një patrull e policisë. Ai u arrestua dhe rrezikon dënimin me vdekje.

    Ndërkohë që Benzema ishte një ndër mafiozët më të mëdhenj në Lindjen e mesme dhe Suedi, ku kontrollonte trafikun e kokainës.

    “Jemi shpërndarë kaq shumë sa duket çudi e madhe se si një komb kaq i vogël të ketë një shpërndarje gjeografike kaq të madhe. Ngjarja e fundit është një skenar hollivudian, mua m’u duk e jashtëzakonshme. E para si mund ta realizoj një 19-vjeçar, të niset nga një qyteti i vogël në veri të Stockholmit, të shkojë ditën e diel më datë 7 në Bagdat dhe të hënën më datë 8 të eliminoj një nga personazhet më të njohur të botës së krimit, i cili lëviz dhe me eskortë. Ai shkon e godet me 14 predha në një hapësirë diku tek 10 cm me 10, si tabelë.

    Mustafa Aljiburi është një nga tre drejtuesit e organizatës të njohur si “Dhelprat e Kurdistanit”. Personi që u vra është me shtetësi suedeze dhe për t’i shpëtuar ekstradimit mori kombësi turke, më pas kombësi irakiene, ndërkohë që ka patur dhe kombësinë iraniane. Organizata që drejton ka 6 mijë anëtarë, një organizatë shumë e dhunshme. Përveç narkotrafikut dhe klandestinëve që bëjnë në Lindjen e Mesme ata morën trafikun e kokainës në Skandinavi. Goditën të gjitha grupet e tjera dhe morën në dorë shpërndarjen me pakicë, se me atë me shumicë e kanë dhe organizatat e tjera përfshirë dhe shqiptarët”, tha gazetari.

    Hoxha theksoi se Xhuliano Prenga rrezikon të vritet në burgun e Bagdadit dhe nuk po i jepet një proces i drejtë gjyqësor për shkak se ai ka pasaportë suedeze dhe ambasada e këtij shteti në Irak është djegur për shkak të zhvillimeve me kuranin.

    “Ka një problem tani, ai ka vetëm pasaportën suedeze dhe ambasada suedeze në Irak është djegur për shkak të zhvillimeve me kuranin. Së dyti Iraku ka dënimin me vdekje dhe ai rrezikon seriozisht dënimin me vdekje sepse nuk ka asnjë ndihmë ligjore. Ai nuk ka as pasaportën shqiptare pasi deri në moshën 8-vjeç ka jetuar në Shqipëri dhe ai nuk e ka marrë pasaportën. Gjëja që kërkojnë familjarët e tij minimalisht tani është që atij t’i jepet një gjykim i drejtë, pasi frika është që ta elimnojnë që në burg”, tha Hoxha.



    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,718
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Irak: Arrestohet 19 vjeçari shqiptar emigrant në Suedi për vrasjen e kreut të një grupi krimina

    Vrau mafiozin më të madh në Irak, Ilir Kulla: Xhuliano Prenga rrezikon të ekzekutohet në burg

    Emri:  -900-0-1705842000x640-0-65abf53803a6e-1-257.jpg

Shikime: 65

Madhësia:  45.0 KB

    Analisti Ilir Kulla tha se 19-vjeçari Xhuliano Prenga, i cili ekzekutoi mafiozin më të madh të Irakut, Mustafa Aljiburi, rrezikon të vritet në burg nga ish-anëtarët e ISIS, pasi është katolik, por edhe nga pjesëtarë të grupit të mafiozit nga Bagdati.

    Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai tha se Prenga mund të jetë ndihmuar nga kumbarët vendas për të kryer vrasjen e Aljiburit.

    Kulla shtoi gjithashtu se Iraku është një vend ku herë pas here kryhen atentate të shumta dhe sipas tij, një nga profesionet më të mirëpaguara atje, janë security private.

    “Ka pasur kumbarët e tij vendas që e kanë orientuar atje. Udhëtimi deri në Irak është i lehtë, deri në momentin që ti mund të marrësh vizën. Natën ka shtetrrethim nga ora 10 deri në 6 të mëngjesit dhe nuk mund të shkosh nga aeroporti në Bagdat.

    Herë pas here ka atentat dhe një nga bizneset më të përhapur në Irak është seciurity privat. Shkon në 2000 dollarë dita. Ky personazh është nga një fis i madh që ka ndikim dhe influencë, është fis sunit. E gjithë mafia kurde dhe irakiane ka influencë në Suedi.

    Është një ngjarje e pamundur të bëhej vetëm nga ai djali dhe ai djali rrezikohet me jetë tani. Rrezikon dënim me vdekje, rrezikon edhe në burg, pasi burgjet e Irakut janë të mbushur me ish-pjesëtarët e ISIS dhe ky djali është katolik. Familja Xhiburi është një fis i madh dhe me influencë të madhe në Irak”, tha Kulla.


    Pamfleti
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 22-01-2024 më 17:23

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,718
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Irak: Arrestohet 19 vjeçari shqiptar emigrant në Suedi për vrasjen e kreut të një grupi krimina

    Ekzekutoi mafiozin më të madh të Irakut/ Suedia mbron shqiptarin, paguan 10 milionë euro që të shpëtojë nga burgimi i përjetshëm

    Emri:  Xhuliano-Prenga1.jpg

Shikime: 4

Madhësia:  41.1 KB

    Më datë 8 janar 2024, Xhuliano Prenga ka “nënshkruar” dënimin e tij me vdekje. Por se duket se situata për të tani ka ndryshuar. Më shumë detaje lidhur me fatin e shqiptarit që tashmë po mbahet i izoluar në burgun e Bagdadit për vrasjen e Mustafa Aljiburi, i njohur me nofkën “Benzema” ka dhënë gazetari Ervin Dushi. Në një intervistë që ka dhënë për “Jetë shqiptare”, Dushi ka zbuluar se shteti suedez ka ndërhyrë që të paktën, i riu shqiptar të mos dënohet me vdekje. Për këtë marrëveshje, shteti ka paguar të paktën 10 milionë euro Irakut, por kjo nuk e zgjidh problemin e të riut. Edhe pse nuk do të dënohet me vdekje, sërish nuk e bën që të shpëtojë nga burgu përjetë.

    Megjithatë për të riun, ende nuk është marrë një vendim.

    “Kemi tentuar që të kontaktojmë me nënën e tij, por nuk ia kemi dalë sepse duhet mirëkuptuar. Ka një fëmijë gjallë, që nuk e ka të gjallë. Ai vazhdon të jetë në Bagdad në burg dhe e vetmja e mirë është që shteti suedez pagoi për të “blerë” jetën e tij. Përdorën një klauzolë që kishin fiset atje, ku mund të bënin marrëveshje. Paguan rreth 10 milionë euro. Pritet që të shprehet gjykata, mund të dënohet me burg përjetë, por mjafton që të jetë gjallë. Mos ta asgjesojnë në mes të qytetit. Kjo është e vetmja e mirë. Mundësitë për deportim janë të pakta sepse duhet të vuajë dënimin në vendin që ka kryer krimin,”-tha Dushi.

    Mustafa Aljiburi, 34 vjeç, u qëllua për vdekje me datë 8 janar në një makinë në lagjen Ameria të Bagdadit, Irak. Një person, i cili sipas mediave irakiane ishte shfaqur me një motoçikletë dhe kishte hapur zjarr, u largua nga vendi i ngjarjes por më pas u arrestua nga Policia vetëm pak orër pas ngjarjes. 19-vjeçari Xhuliano Prenga që qëlloi për vdekje mafiozin që njihej edhe me nofkën e tij “Benzema”, ishte shqiptar. Duke qenë se i riu kishte pasaportë suedeze, u kuptua që ishte shqiptar vetëm nga një tatuazh me shqiponjë që kishte në krah.

    Shqiptari ishte përgatitur për të kryer të gjithë detyrën që i ishte ngarkuar me shumë gjasa nga banda kundërshtare. Duke marrë parasysh situatën e vështirë mes klaneve të drogës në Suedi, mediat nuk kanë publikuar më lajme lidhur me të riun, duke tentuar që të mbrojnë të paktën familjen e tij, nënën, motrën dhe të vëllanë, të cilët ende jetojnë në Suedi.

    (Balkanweb)

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2016, 15:40
  2. Itali: Arrestohet në Peruxhia 37 vjeçari shqiptar për trafikim kokaine
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-07-2015, 09:54
  3. Greqi, arrestohet 31 vjeçari shqiptar, akuzohet si vrasës serial
    Nga Albo në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-02-2015, 09:12
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-10-2014, 13:38
  5. 78-vjecari,4 vjet emigrant per te shkolluar mbesat.
    Nga kolombi në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-02-2004, 14:29

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •