Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,738
    Postimet në Bllog
    18

    Ilir Meta: Rama e ka kthyer Shqipërinë në narkoshtet. Ai i shërben mafies jo qytetarëvë shqiptarë.

    Mbledhja e Komitetit Drejtues/ Meta: Shqipëria sot është një narkoshtet, ku të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë rrëmbyer nga mafia në pushtet

    Emri:  auto_88106fa6-e6ad-480f-a55b-dfc967b3d8d71706803432.jpg

Shikime: 73

Madhësia:  19.5 KB

    Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komitetit Drejtues të PL, kreu i saj, Ilir Meta, u shpreh se Shqipëria është kthyer në një narkoshtet ku liritë dhe të drejtat e njeriut i ka rrëmbyer mafia në pushtet.

    Pjesë nga fjala e Metës:

    - Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë rrëmbyer nga mafia në pushtet;
    - Ku sistemi i kontrollit dhe balancave nuk ekziston për shkak të kapjes së shtetit;

    -Ku llogaridhënia është asgjësuar;
    - Kuvendi siç e shikoni është rrëmbyer nga Qeveria dhe veprimtaria politike e përfaqësuesve të zgjedhur të opozitës në Kuvend dhe pushtet vendor është kufizuar me ligje të posaçme dhe përjashtime;

    - Ku Opozita “emërohet” me vendime gjykatash dhe drejtuesit e saj realë arrestohen, izolohen, kërcënohen dhe shantazhohen;
    - Ku drejtësia është kapur në mënyrë mafioze dhe funksionon me regji duke bërë goditje selektive sipas interesit politik të ditës së Kryeministrit dhe në shërbim të agjendave elektorale të tij.

    Dhe natyrisht që ky degradim demokratik ka prodhuar rrënim ekonomik dhe shpopullim dramatik të vendit.
    Sipas INSTAT, nga viti 2011 deri në vitin 2021 mesatarisht 41 mijë qytetarë kanë emigruar çdo vit.

    Në 10 nga 12 Qarqet e Shqipërisë kemi një zbrazje demografike.

    Ndaj edhe të dhënat e Censusit se sa shqiptarë kanë mbetur në Shqipëri po mbahen sekret.

    Të dhënat e EUROSTAT-it bëjnë të ditur se rreth 78% e totalit të aplikimeve për azil, janë nën moshën 34 vjeç, pra forca më aktive e vendit dhe shoqërisë.
    Ky nivel kaq i lartë i migrimit potencial, vërehet edhe në universitetet e vendit ku thuajse 79% e rinisë universitare dëshiron të emigrojë pas studimeve


    Syri.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,526

    Për: Ilir Meta: Rama e ka kthyer Shqipërinë në narkoshtet. Ai i shërben mafies jo qytetarëvë shqipta

    Ky ka gjithmone te drejte,se Rama e beri president dhe keshtu na del qe Like floriri del se eshte ish presidenti i pare i narkoshtetit .


    Ne kemi nje opozite qe eshte aq e trashe sa per te akuzuar Ramen gjejne persona me keq se vet Rama. Kur e akuzojne per vjedhje nxjerrin Lulzim Bashen,kur e akuzojne per korrupsion nxjerrin Ilir Meten ndersa kur e akuzojne per diktature nxjerrin Sali Berishen. Mungon vetem qe te nxjerrin ndonje pornostar-e qe ta akuzojme Ramen per mos ndersheri seksuale.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,738
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Ilir Meta: Rama e ka kthyer Shqipërinë në narkoshtet. Ai i shërben mafies jo qytetarëvë shqipta

    “Zëvendësoi integrimin me korrupsionin”, Meta për Ditën e Europës: Është instaluar një narko-shtet! Qëllimi është shpopullimi

    Emri:  meta-aa.jpg

Shikime: 5

Madhësia:  18.3 KB

    Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta reagoi me rastin e Ditës së Evropës, duke theksuar se në Shqipëri është instaluar një narkoshtet dhe se vendi është shumë larg Bashkimit Evropian.

    Reagimi i plotë:

    “Instalimi i një regjimi shtypës të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, të korruptuar dhe të inkriminuar në çdo qelizë, që urren demokracinë dhe pluralizmin politik, që ka kapur drejtësinë dhe ka shkatërruar shtetin ligjor, ka asgjësuar çdo mundësi dhe shans të barabartë për shqiptarët për të ndërtuar të ardhmen e tyre të sigurt europiane në Atdhe. Drama e madhe e shpopullimit është dëshmia më e qartë se qëllimi i vetëm i “Rilindjes” është zhbërja e çdo vlere europiane dhe dëbimi i kujtdo që mbron këto vlera në vendin tonë. “Rilindja” edhe sot bëri “euro-krime” nëpërmjet ligjeve për të shndërruar Shqipërinë në një fermë surrogatesh dhe promovuar abortin, për ta shpopulluar tragjikisht vendin duke ju kundërvënë edhe Parlamentit Europian, që unanimisht i cilëson krime ndaj grave dhe nënave.

    Edi Rama zëvendësoi procesin e integrimit europian në procesin e korruptimit të disa zyrtarëve ndërkombëtarë dhe nëpërmjet “Ballkanit të Hapur” bëri çdo përpjekje për të na larguar gjithmonë edhe më shumë nga Europa.

    Por vokacioni dhe identiteti europian i popullit shqiptar është përcaktuar nga Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

    Partia e Lirisë, me 5 prioritetet për 4 milion shqiptarë plus, është e përkushtuar ndaj të vetmit objektiv dhe projekti gjithëpërfshirës për të cilin vendi ynë dhe i gjithë rajoni ka nevojë, anëtarësimin në Bashkimin Europian, duke e përshpejtuar nëpërmjet Planit Europian të Rritjes Ekonomike.

    E vetmja rrugë që lartëson dinjitetin e çdo shqiptari dhe shërbimi më i mirë që i bëjmë Shqipërisë, dinjitetit të saj dhe mbarë kombit tonë është të punojmë realisht dhe konkretisht për integrimin europian të vendit duke përqafuar pikërisht mesazhin e 9 Majit, për t’u çliruar nga ky regjim dhe për të ecur më shpejt, pa pengesa artificiale, drejt çeljes së negociatave dhe anëtarësimit në Bashkimin Europian.

    Balkanweb

Tema të Ngjashme

  1. Ilir Meta: Shokë socialistë, lidheni të marrin Edi Rama!
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-04-2021, 10:13
  2. Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 16-04-2021, 16:40
  3. Ilir Meta: Në Qeverinë e Rilindjes do bëhet si them unë e jo Rama!
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 13-11-2015, 13:50
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-12-2014, 12:44
  5. Ilir Meta: Edi Rama do te jete kryeminister i vendit
    Nga AlbaneZ në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 26-06-2013, 11:39

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •