Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,821
    Postimet në Bllog
    18

    Labëria në protestë kundër Qeverisë së Qametit: Ndalni projektin e ujësjellësit të ri të Himarës!

    ‘Shpëtoni Shushicën’: Rritet protesta kundër projektit të ujësjellësit të ri Himarës

    Banorë të fshatrave që shtrihen përgjatë Shushicës, së bashku me aktivistë mjedisorë dhe shkencëtarë të huaj e vendas, protestuan të shtunën pranë fshatit Kuç kundër planeve të ngritjes së ujësjellësit të ri të Himarës, projekt i cili shihet si kërcënim për ekosistemin, ekonominë dhe të ardhmen e luginës.

    Nga Nensi Bogdan

    Emri:  Qindra-banore-te-fshatrave-qe-shtrihen-pergjate-lugines-se-Shushices-protestuan-ne-Uren-e-Laskos.jpg

Shikime: 29

Madhësia:  36.8 KB
    Qindra banorë të fshatrave që shtrihen përgjatë luginës së Shushicës protestuan në Urën e Laskos kundër ndërtimit të Ujësjellësit të Himarës. Foto_Nensi

    Me flamujt shqiptarë në duar dhe thirrjet: “Shpëtoni Shushicën tonë” , qindra protestues u mblodhën të shtunën në urën e Laskos pranë fshatit Kuç, të revoltuar nga planet e qeverisë dhe bashkisë Himarë për devijimin me tuba të ujit të lumit, me qëllim kanalizimin e tij drejt zonës turistike të Himarës.

    Banorët e 30 fshatrave të shtrirë përgjatë luginës si edhe 12 kryepleq të këtyre fshatrave gjetën mbështetje tek aktivistët dhe ekspertëve mjedisorë në protestën kundër projektit të ujësjellësit të Himarës, i cili rrezikon sipas tyre dëmtimin e ekosistemit.

    “Kishim shpresa të mëdha për Parkun Kombëtar dhe prisnim se do të nxiste zhvillimin ekonomik,” tha Elidon Kamaj, kryeplaku i fshatit Brataj.

    “Megjithatë, nëse uji ynë tani hiqet dhe Shushica humbet statusin e Parkut Kombëtar, e ardhmja jonë ekonomike do të jetë në rrezik”, paralajmëroi ai.

    Lumi Shushicë është një prej degëve kryesore të lumit Vjosë, ky i fundit i shpallur Park Kombëtar në mars të vitit 2023. Një vit pas vendimit që u trumbetua nga qeveria, Shushica përballet me mundësinë e heqjes nga statusi i mbrojtur.

    Sipas ekspertëve mjedisorë, projekti i ujësjellësit të Himarës, i financuar nga Banka Gjermane për Zhvillim, “Kreditanstalt für Wiederaufbau” (KfW) dhe Kuadri i Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF), planifikon të devijojë 140 litra ujë në sekondë nga lumit dhe rrezikon ta thajë plotësisht pjesën e sipërme të tij gjatë verës.

    Aktivistët mjedisorë theksojnë se, nëse ky projekt nuk tërhiqet, mund të përbëjë një precedent edhe për vepra të tjera shkatërrimtare për natyrën.

    “Veprimet që po zhvillohen sot në Shushicë mund të përsëriten nesër në pjesë të tjera të Parkut Kombëtar,” tha Olsi Nika, Drejtor Ekzekutiv i Eco Albania

    “Besueshmëria e të gjithë Parkut Kombëtar të lumit të egër është në rrezik”, shtoi ai.

    Edhe Ulrich Eichelmann, drejtor ekzekutiv i organizatës ndërkombëtare “Riverwatch”, bëri thirrje për ndalimin e këtij projekti.

    “Ky projekt devijimi rrezikon të gjithë Parkun Kombëtar,” theksoi Eichelmann.

    “Gjermania dhe WBIF duhet të tërhiqen nga projekti nëse Shqipëria nuk ndalon menjëherë punimet e ndërtimit dhe të urdhërojë një ‘Vlerësim të Ndikimit në Mjedis' të vërtetë”, shtoi ai.

    Shkencëtarët e huaj që merren prej vitesh me studimin e ekosistemit të Vjosës theksojnë se raporti i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis i cili ka shërbyer edhe për lëshimin e lejes së projektit, është i pabazuar në prova shkencore dhe është keqinformues.

    Për këto aryse, banorët e fshatrave, kryepleqtë, dhe aktivistët e kauzës për mbrojtjen e Shushicës kërkuan në protestën e së shtunës ndalimin e menjëhershëm të ndërtimit, kryerjen e një Vlerësimi të ri të Ndikimit në Mjedis, si edhe identifikimin e disa burimeve alternative ujore për zonën bregdetarë të Himarës.

    Nga ana tjetër, banorët e 30 fshatrave që preken nga ky projekt shprehen të revoltuar edhe me mungesën e transparencës lidhur me planet e zbatimit të projektit.

    “Ne nuk do të rrimë duarkryq teksa na vidhet uji,” tha gjatë fjalës së tij në protestë Astrit Balilaj, kryeplaku i fshatit Kuç, ndërsa shtoi se “ky projekt nuk na u komunikua kurrë” dhe “ekzistenca e tij doli në dritë vetëm kur u shfaqën makineritë e ndërtimit.”

    “Ne nuk do të tolerojmë që uji ynë të hiqet dhe jemi të përgatitur të ndërmarrim veprime për të ndalur ndërtimin”, përfundoi Balili.

    BIRN

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,821
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Labëria në protestë kundër Qeverisë së Qametit: Ndalni projektin e ujësjellësit të ri të Himarë

    Të padëgjuar dhe të përjashtuar: Konsultimet publike për ujësjellësin e Himarës

    Procesverbalet e konsultimeve publike lidhur me projektin e kontestuar të ujësjellësit në lumin e Shushicës tregojnë se shqetësimet e banorëve ranë në vesh të shurdhër, ndërsa organizatat mjedisore nuk u bënë pjesë e takimeve.

    Nga Nensi Bogdani

    Emri:  Protestues-per-mbrojtjen-e-lumit-te-Shushices-duke-mbajtur-banerin-me-mesazhin-Shpetoni-Shushice.jpg

Shikime: 14

Madhësia:  62.1 KB
    Banorët e fshatrave të lumit të Vlorës protestuan në mbrojtje të lumit Shushica më 24 Shkurt 2024. Foto: Nensi Bogdani.

    Më 23 shtator 2020, Razip Denaj udhëtoi nga fshati Kuç drejt Bashkisë së Himarës për të marrë pjesë në një takim konsultimi me zyrtarët vendorë, ku kundërshtoi projektin e ujësjellësit në lumin Shushicë – dega kryesore e lumit të Vjosës. Sot 77 vjeç, Denaj është i shqetësuar për ndikimin që do të ketë ky projekt në jetën e tyre.

    “Unë kam qenë në takimet e kryera si nga Bashkia Himarë, dhe në të tjera. Nuk kam pranuar kurrë dhe nuk kam folur kurrë pro këtij projekti që prek ujin tonë,” tha Denaj për BIRN.

    Banorët e fshatrave që shtrihen buzë lumit të Shushicës po protestojnë kundër projektit të qeverisë që synon të devijojë ujin e lumit drejt bregdetit të Jonit, pasi shqetësimet e tyre ranë në vesh të shurdhër prej më shumë se tre vitesh.

    Dokumentet e konsultimit publik të siguruara nga BIRN përmes një kërkese për të drejtë informimi tregojnë se banorët e fshatit Kuç, nga ku planifikohet edhe devijimi fillestar i ujit, i kanë kundërshtuar këto plane që në zanafillën e tyre. Ndërkohë, organizatat e mbrojtjes së mjedisit nuk janë bërë pjesë e takimeve dhe konsultimeve.

    Lumi Shushicë është një prej degëve kryesore të lumit Vjosë, ky i fundit i shpallur Park Kombëtar në mars të vitit 2023. Një vit pas vendimit që u trumbetua nga qeveria, Shushica përballet me mundësinë e heqjes nga statusi i mbrojtur.

    Projekti i ujësjellësit të Himarës, i financuar nga Banka Gjermane për Zhvillim, “Kreditanstalt für Wiederaufbau” (KfW) dhe Kuadri i Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF), planifikon të devijojë 140 litra ujë në sekondë nga lumit dhe rrezikon ta thajë plotësisht pjesën e sipërme të tij gjatë verës.

    Dokumentet e konsultimit publik të siguruara nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit tregojnë se pjesë e diskutimeve janë bërë një numër i limituar prej 23 banorësh nga fshatrat e prekur Kudhës, Pilur, Kuç dhe Buronjë në tre takime të mbajtura nga korrik-shtator 2020.

    Disa takime të tjera janë mbajtur në bashkinë e Himarës, ku banorët janë shprehur dyshues pavarësisht këmFobdbënguljes së investitorëve dhe kryebashkiakut në detyrë, Jorgo Goro lidhur me impaktin pozitiv të këtij projekti.

    “Fshatarët dëgjuan me vëmendje kryebashkiakun Goro dhe përfaqësuesit e FSHZH, por ishte e dukshme si shumë prej tyre mbetën të pabindur. Pyetjet e tyre treguan se ata kishin dyshime të vazhdueshme, sidomos për impaktin në terma afatgjatë të projektit në furnizimin e tyre me ujë dhe në praktikat e agrikulturës,” citon dokumenti që Bashkia Himarë i vuri në dispozicion BIRN.

    Banorët kanë shprehur edhe dyshimet lidhur me kapacitetin e tubacioneve dhe frikën se volumi i ujit që do të merret do të jetë më i madh sesa ai i parashikuar zyrtarisht, 139 litra për sekondë.

    “Një pjesë e banorëve shprehën shqetësimin se ky projekt po bëhet për të favorizuar resortet në Bashkinë Himarë, dhe jo për furnizimin me ujë të banorëve të fshatrave”, citon procesverbali.

    Banorët gjithashtu i frikësohen ndikimit që devijimi i ujit prej burimit të Lëpushës mund të ketë në prurjet e kanaleve të ujitjes, të cilat janë jetësore për bujqësinë e tyre si i vetmi burim ekonomik. Një çështje tjetër që ka shqetësuar vazhdimisht fshatarët ka qenë nëse palët e prekura janë marrë në konsideratë në procesin e vendimarrjes.

    Në një dëgjesë publike të mbajtur më 4 dhjetor 2023, përfaqësuesit e Fondit Shqiptar të Zhvillimit kanë shprehur shqetësimin e tyre për mosprezencën e organizatave mjedisore në takim. Por përfaqësuesit e organizatave mjedisore i thanë BIRN se nuk ishin njoftuar dhe as informuar në lidhje me projektin.

    Organizata mjedisore EcoAlbania, e cila prej vitesh merret me kauzën e mbrojtjes së lumit të egër të Vjosës dhe degëve të saj, si edhe lumenjve të tjerë në Shqipëri, nuk figuron në listën e palëve të prekura nga organizatat e shoqërisë civile me interes për t'u konsultuar mbi impaktin e këtij projekti.

    “Ne nuk na kanë njoftuar dhe as nuk na ka përfshirë njeri në këto takime,” i tha BIRN Olsi Nika, drejtor ekzekutiv i EcoAlbania.

    Qendra për Ruajten dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri, PPNEA dhe Qendra Mjedisore për Zhvillim, Edukim dhe Rrjetëzim, EDEN, janë të listuara në dokumente si grupe të interesuara, por nuk janë përfshirë më pas në konsultime publike.

    “Ne nuk jemi kontaktuar asnjëherë lidhur me këtë projekt. Nuk na është kërkuar prezenca në konsultime dhe nuk kemi patur asnjë dijeni për konsultime lidhur me të,” i tha BIRN Aleksandër Trajçe, drejtor ekzekutiv i PPNEA.

    Ngjashëm edhe Ermelinda Mahmutaj nga qendra EDEN tha se nuk ishin kontaktuar asnjëherë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit apo Bashkia e Himarës.

    “Nuk kemi patur asnjë komunikim prej tyre”, tha Mahmutaj, drejtore ekzekutive e qendrës mjedisore EDEN.

    BIRN

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,821
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Labëria në protestë kundër Qeverisë së Qametit: Ndalni projektin e ujësjellësit të ri të Himarë

    ‘Uji është jeta’: Banorët e luginës së Shushicës, peticion simbolik kundër Ujësjellësit

    Teksa projekti i Ujësjellësit të Himarës po vijon të ndërtohet pavarësisht kundërshtimeve, banorët përgjatë lumit të Vlorës kanë nisur një peticion simbolik duke hedhur firmat e tyre mbi tub.

    Nga Nensi Bogdani

    Emri:  COVER-PHOTO-protesta-kunder-Ujesjellesit-.jpg

Shikime: 4

Madhësia:  50.0 KB
    Banorët e fshatrave përgjatë luginës së Shushicës nisin një peticion simbolik kundër projektit të Ujësjellësit të Himarës. Foto: Nensi Bogdani.

    Banorët e fshatrave që shtrihen përgjatë luginës së lumit Shushica kanë nisur një peticion simbolik kundër projektit të ujësjellësit të Himarës, nëpërmjet hedhjes së firmave në një tub të marrë nga projekti në fjalë.

    “Është e drejta jonë të protestojmë në çdo lloj forme, jetojmë në demokraci dhe duhet të ngremë zërin për pronën tone,” i tha BIRN Leonard Malaj, banor i fshatit Brataj, duke iu referuar mbrotjes së ujit të lumit të Shushicës.

    Tubi që po përdoret për mbledhjen e nënshkrimeve është 6 metra i gjatë, me një diametër 45 cm. Ai është ndarë në dy pjesë prej 3 metra secila, të cilët po transportohen nga banorët e zonës në fshatrat e komunitetit të Lumit të Vlorës për të mbledhur firmat.


    Emri:  Foto-02.jpg

Shikime: 4

Madhësia:  48.9 KB
    Qemal Malaj, banor i fshatit Brataj duke lidhur tubin e mbledhjes së firmave mbi makinë. Banorët e komunitetit të Lumit të Vlorës nisën peticionin simbolik kundër ndërtimit të Ujësjellësit të Himarës në lumin e Shushicës. Foto: Nensi Bogdani.

    Projekti i Ujësjellësit të Himarës parashikon një tubacion prej 17.35 km në total për devijimin e ujit nga burimi i Shushicës dhe kanalizimin e këtij uji për furnizimin me ujë të Himarës dhe fshatrave përreth.

    Ky projekt po ndërtohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit si pjesë e Programit të Rehabilitimit të Ujësjellësve Rural IV.

    Emri:  Foto-03.jpg

Shikime: 4

Madhësia:  63.0 KB
    Ujësjellësi i Himarës kundërshtohet nga banorë të 30 fshatrave që shtrihen përgjatë luginës së Shushicës. Foto: Nensi Bogdani.
    Dokumentet e konsultimit publik të siguruara nga BIRN përmes një kërkese për të drejtë informimi tregojnë se banorët e fshatit Kuç, nga ku planifikohet edhe devijimi fillestar i ujit, i kanë kundërshtuar këto plane që në zanafillën e tyre. Ndërkohë, organizatat e mbrojtjes së mjedisit nuk janë bërë pjesë e takimeve dhe konsultimeve.

    Emri:  Foto-04.jpg

Shikime: 4

Madhësia:  67.5 KB
    Një banor i Peshkëpisë duke firmosur peticionin kundër Ujësjellësit të Himarës në luginën e Shushicës. Peticioni ka mbledhur mbi 100 firma në dy ditët e para dhe pritet të zgjasë 10 ditë. Foto: Nensi Bogdani.

    Mbledhja e nënshkrimeve në tubat e projektit është peticioni i dytë që ndërmerret nga banorët, teksa peticioni i parë në letër duket se ka rënë në vesh të shurdhër, pasi aktualisht vijojnë punimet për shtrirjen e tubacionit në zonat e planifikuara.

    Në dy ditët e para të tij peticioni ka mbledhur mbi 100 firma, teksa banorët janë të vendosur për ta vijuar atë deri në 10 ditë.

    Tubat që po përdoren për mbledhjen e firmave janë secili 3 metra të gjatë dhe me një diametër prej 45 cm. Ato po përdoren si simbolikë për kundërshtimin e projektit. Foto: Nensi Bogdani.
    “Ne do të triumfojmë. Nuk mund të na e marrin ujin, uji është jeta për ne”, i tha Sotir Zahoaliaj, një prej banorëve i cili po transporton tubin e firmave përgjatë fshatrave të luginës së Shushicës.

    BIRN

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-10-2023, 15:52
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-08-2023, 09:25
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2022, 09:02
  4. Protestë kundër shtrejtimit
    Nga Akuamarini në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-12-2017, 17:53
  5. PS protestë më 21 shtator, për përmbysjen e qeverisë
    Nga Deni_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-07-2011, 15:43

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •