“Flamuri grek paçavure, Shqipëria është Bizanti”, deklaratat e furishme të historianit Gjergji Nezha
“Flamuri grek paçavure, Shqipëria është Bizanti”, deklaratat e furishme të historianit Gjergji Nezha
Historianët më profesionistë në botë, që ia vlen të lexosh, janë historianët rusë. Këta kanë arritur deri atje sa të dallojnë manipulime të hapura me historinë jo vetëm me historinë e bizantit e popullin shqiptar, por me historinë e gjithë botës. Historia është manipuluar jo vetëm në formë ngjarjesh, por është manipuluar edhe në rrjedhën kohore. Këta historianë rusë, kanë bërë studime rreth "shqiponjës me dy krena", pasi kjo është një emblemë që e gjejmë edhe në flamurin perandorak rus, dhe në gjithë flamujt e popujve sllavë orthodhoksë të Evropës Lindore. Dhe këta historianë rusë kanë dalë në përfundimin se "emblema bizantine" e shqiponjës ka lindur nga familja e Komnenëve në Durrës. Kjo familje është familje që ka nxjerrë edhe perandorë bizantinë gjatë 11 shekujve të Perandorisë Romake Bizantine. Kjo familje është familja e Gjergjit të Madh, Gjergj Arianitit, kokës së Dhespotëve të Epirit. Gjergj Arianiti ishte i pari që nisi luftën kundër turqve, për ti dalë zot Konstandinopojës e për ta çliruar nga turqit. 3 shekuj më parë familja e tij Mihal Komneni I dhe vëllai i tij Theodhori, bënë luftën kundër latinëve franko-venedikasit e Vatikanin, për ta çliruar nga latinët, të cilët e plaçkitën Konstandinopojën gjatë Kryqëzatës së IV.
Flamuri ynë kombëtar, shqiponja e Komnenëve ka qene me ngjyrë argjendi. Pas rënies së Konstandinopojës në duart e osmanllinjve, ngjyra e shqiponjës u bë e zezë, në formë zije të popullit epirot. Ajo që gjithashtu bie në sy është se dy familjet fisnike që bënë luftë për t'i dalë zot perandorisë pasi u pushtuan nga latinët e osmanët ishin Komnenët në Epir dhe Paleologët në Azinë e Vogël. Përsëri, një tjetër fakt që shqiptarët nuk e njohin, martesa e djalit të vetëm të Gjergjit, Joanit me Irena Paleologun, princeshën e fundit bizantine, nuk ishte jo pak domethënëse. Gjergj Kastrioti martoi të bijën e Gjergjit të Madh, Gjergj Arianitit, Androniqi Arianiti. Duke marrë kështu stafetën e flamurin nga vjehrri i tij, për t'i dalë zot perandorisë bizantine.
Kjo tezë e kthen përmbys variantin që u është imponuar shqiptarëve nga jashtë në lidhje me historinë e tyre. Dhe manipulimi këtu nuk është vetëm nga ana e osmanëve por edhe nga ana e latinëve (austri/itali/vatikan/france/britani). Kur vjen fjala tek shqiptarët, latinët mbështetën politikat osmane për ndalimin e mësimit të gjuhës shqipe dhe fshirjen nga kujtesa historike e gjithë historisë së të parëvë të tyre. Rilindasit tanë kombëtarë mësuan për historinë e të parëve tanë e luftën e tyre kundër osmanëve në bankat e gjimnazit grek, Zosimea Skoli. Pse? Sepse çdo formë tjetër e folur apo e shkruar për ta nga shekujt e kaluar ishte fshirë. Dhe dalim tek pyetja tjetër e rëndësishme:
- Pse gjithë kjo urrejtje ndaj shqiptarëve të sotëm e epirotëve të djeshëm nga fqinjët tanë si në Lindje edhe në Perëndim?
Deri më sot shqiptarët kanë besuar si të vërtetë se osmanët na ndëshkuan pasi ne ishim ata që i pritëm me luftë në Ballkan. Kjo është pjesërisht e vërtetë, por jo një e vërtetë e plotë. E vërteta e plotë është se ata na ndëshkuan pasi ne ishim shtylla e qytetërimit më jetëgjatë në historinë e njerëzimit, qytetërimit romak bizantin me qendër Konstandinopojën. Dhe urrejtja e latinëve ndaj nesh i ka rrënjët tek historia e Perandorit Konstandin, dhe vrasja e djalit të tij të parë nga gruaja e tij. Kjo e shtyu Perandorin Konstandinin që të lëvizi qendrën e gjithë perandorisë romake nga Roma në Bizantium. Romakët paganë asnjëherë nuk na e falën këtë gjë, pasi teksa qytetërimi bizantin shkëlqeu për 11 shekuj, Roma ra në epokën e errësirës. Babai i perandorit Konstandin ishte një gjeneral romak por nëna e tij ishte nga anët tona, Shën Elena. Aspekti tjetër i urrejtjes latine ishte kontributi i madh që të parët tanë kanë dhënë për të ruajtur e çliruar Krishtërimin nga persekutimi i romakëve paganë. Shënjat e paganizmit romak janë të prekshme në qytetin e Romës edhe sot e kësaj dite.
Më bëhet qejfi që e vërteta e ndaluar për shqiptarët po del ngadalë në dritë.
Gjergji Nezha nuk duhet të dali nëpë emisione televizioni por duhet të botojë faktet e mbledhura nga librat që ka lexuar në faqet e forumit shqiptar. Vetëm në këtë forum e vërteta triumfon mbi ideologjitë e kohës.
Albo
Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 26-03-2024 më 15:51
Hahaha...Njera thote jemi Hyjnor tjetri thote jemi Bizantin ,Dalipaj thote qe Kapsiku eshte deti qe nuk iku, Profesor-doktor Sazan Guri thote qe Laguna eshte e lagu a se lagu...
Ore nje pyetje kam une,ne ate vend ka ndoje njeri normal qe del ne TV ? Jo te zgjuar se u pa muhabeti po ndonje person normal ka mbetur ne ate vend ! Se keta po krijojne nje brez te paditurish qe po llahtarisin Boten.
Kocaqi dhe Nezha ja vlen të dëgjohen e lexohen dhe nuk mund t'i futësh në një grup me Dalipaj dhe Gurët. Nezha nuk jeton në Shqipëri, jeton në Francë. Dëgjoje dhe pastaj jep mendim. Të japësh mendim për dikë pa marrë mundimin fare ta dëgjosh atë që ka për të thënë, është gabim.
Albo
Folklor per folklor nuk kane ndonje dallim nga Dalipajt,te njejten rryme arsyetimi ndjekin qe çdo gje ne kete bote vjen nga Shqiptaret dhe shqipja. Longobardet thote teveqeli jane te bardhet. Ky ne Franc profesor Dalipajn ka pasur ?
Keta mor Albo do vij nje dite qe do turperojne nje popull te tere.
Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 02-05-2024 më 07:32
Mirë e ka Serafimi. Këta po na bëjnë gazi i botës. Se ne shqiptarët, nuk kemi plot 150 vjet që jemi bërë gazi i botës. Akademikët serbë na kanë nxjerrë "njerëz me bisht", kurse akademikët francezë e britanikë ishin më shumë të interesuar për projektin e tyre të madh të sllavëve të jugut, Jugosllavisë, në kurriz të popullit shqiptar që është popull autokton në ato troje. Na ndanë me kufij në 5 shtete, që të fshinin madhështinë e dikurshme të këtij populli. Kemi pastaj edhe akademikët turq që na thërrasin "Arnautë", (Arianitë), si për të na kujtuar që nuk ishin pasardhësit e Komnenëve që e çliruan Konstandinopojën nga latinët, por ishin mercenarët e Turkmenistanit të sotëm që Komnenët i punësuan si mercenarë në luftën e tyre kundër latinëve (frankëve + venedikasve) që në shekullin e XIII. Kemi edhe akademikët grekë që i ka zënë një hall i madh se nuk e zënë dot diellin me shoshë, dhe nuk e mbulojnë dot të vërtetën që e zbulon sot ADN-ja, që pjesa dërrmuese e grekërve të sotëm ndajnë ADN me shqiptarët. Platforma politike e "Voiro Epirit" ka për qëllim që të fshehi këtë të vërtetë të madhe. Na duhet t'u mbushim mendjen shqiptarëve që janë grekë si ne, para se ata të kuptojmë se e vërteta është se shqiptarët e bënë Greqinë shtet të pavarur. Njerëzit dinë të gënjëjnë, por a gënjen gjaku e antropologjia, o Serafim i Dilove?
Për këto gjëra flet Gjergji Nezha më lart. Ai nuk del në përfundime, ai i evidenton të gjitha këto fakte të antropoligjisë, arkeologjisë, historigrafisë dhe ua servir shqiptarëve sot. Dhe këto fakte e kthejnë gjithë versionin e historigrafisë shqiptare përmbys apo kokëposhtë: Që ishim popull i lashtë e autokton në Ballkan, të gjithë e dinim! Por që jemi një popull që ka ngritur qytetërime, perandori, e kultura me vlera botërore, këtë nuk e dinim. Kuptohet, Serafimi dhe brezi i tij gjithmonë i shikojnë gjërat ngushtë: "Si ka mundësi një shqiptar që deri dje mbahej i lidhur si qen me zinxhir, mund të ketë shkruar historinë për mijëravjeçarë?!" Serafimit i pëlqen të flasi për Longbardët e Italisë, por jo Justinianin e Madh që hodhi themelet e qytetërimit evropian!
Të parët tanë nuk ishin viktima të historisë siç ndihesh ti sot, o Serafim! Ata e shkruajtën historinë e gjithë kontinentit për mijëravjeçarë! Dhe një fjalë e urtë shqiptare thotë: "Atje ku më parë ka rrjedhur lumë, do të pikojë!"
Albo
Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 02-05-2024 më 13:21
Albo jam dakort qe shqiptaret kane ngritur perandori e qytetrime, jam dakort me te gjitha dokumentat e parashtruar,dhe kryeqendra e qytetrimeve dhe perandorive ka qene Qyteti Stalin. Akademiket serb kane gabuar,nuk duhet te na nxirrnin vetem me bisht por edhe qe kruanim koken me dy dyar dhe nxjerrim tingujt u-u-u .
Albo me duket se edhe ti je aty tek Kaspiku.Iku apo nuk iku.
Krijoni Kontakt